Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Koha Jone

Debati me Keijsin në Prime, Miri: I bëj thirrje avokatit tim të ngrihet padi për shpifje

By: redi
17 January 2026 at 21:51

Disa debate të ashpra kanë ndodhur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 5”, ku protagonistët kryesorë janë Miri dhe Keijsi. Të dy banorët kaluan në ofendime dhe përplasje, me Mirin që gjatë Prime-t të së shtunës i kërkoi avokatit të tij të ngrinte padi ndaj Keijsit për deklaratën e tij në Prime-t të kaluar, ku u shpreh se këngëtari ka blerë lule në dyqanin e Stelinës për një lidhje…

Source

Dortmund fiton ndaj St Paulit, Bayern ndaj Leipzig

By: redi
17 January 2026 at 21:40

Dortmund koleksionon suksesin e dytë radhazi. Verdhezinjtë mundën 3-2 St Paulin dhe e shohin veten në vendin e dytë me 39 pikë. Bayern Munchen fitoi 1-5 ndaj Leipzig, në sfidën e luajtur në “Red Bull Arena”. Kampionët e Gjermanisë kryesojnë tabelën me 50 pikë. Kampionati gjerman luan të dielën ndeshje të tjera.

Source

Intriga për arbitrazh? Loja e pistë e Behgjet Pacollit me aeroportin e Vlorës

By: redi
17 January 2026 at 21:25

Në 8 maj të vitit të kaluar Behgjet Pacolli u ul në pistën e Aeroportit të Vlorës me një charter Embraer ERJ 145 të marrë me qera nga Travelcoup. Shqipëria ishte vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të përcaktonin shumicën qeverisëse për katër vitet e ardhshme dhe ky ishte fluturimi, të cilën propaganda e qeverisë e shiti si inaugurimin e Aeroportit të Vlorës.

Source

Surprizë që në nisje të Prime, Kristi prezanton këngën e bërë për Selinën

By: redi
17 January 2026 at 21:15

Ky Prime i ”Big Brother Albania Vip 5” nisi me një surprizë. Kristi ka prezantuar këngën e tij të bërë posaçërisht për Selin. Pjesë të kësaj këngë Kristi e ka kënduar shpesh herë në shtëpi. “Tunde moj Selinë tunde, të dalë nami në katunde”, kanë qenë kjo një pjesë e refrenit të këngës. Pasi përfundoi performimin e këngës, Kristi i premtoi Selinës se do të jetë pjesë e videoklipit. Për herë të parë…

Source

Trump kërcënoi me tarifa të reja disa vende, Ursula von der Leyen: BE qëndron me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës

By: redi
17 January 2026 at 21:12

Pas deklaratës së Trump për rritje të tarifave me disa vende të BE, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se integriteti territorial dhe sovraniteti janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare. “Ato janë thelbësore për Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale”, tha Von der Leyen. Sipas saj…

Source

Trump kërcënon me tarifë 25% ndaj aleatëve evropianë derisa Danimarka të shesë Groenlandën SHBA-së

By: nik
17 January 2026 at 20:58

Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e një tarife prej 25% ndaj disa vendeve evropiane, përfshirë Danimarkën, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën. Ky kërcënim shënon një përshkallëzim të jashtëzakonshëm të përpjekjeve të presidentit për të marrë territorin autonom danez. Në një postim të gjatë të shtunën në Truth Social…

Source

Debat mbi Groenlandën: Starmer kritikon ashpër tarifat e Trump ndaj vendeve evropiane

By: nik
17 January 2026 at 20:56

Keir Starmer, lideri i Partisë Laburiste, e ka cilësuar si “krejtësisht të gabuar” vendimin e Donald Trump për të vendosur tarifa 10% ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe shtatë vendeve të tjera evropiane lidhur me çështjen e Groenlandës. Ish-presidenti amerikan njoftoi se këto taksa do të aplikoheshin nga 1 shkurti ndaj anëtarëve të NATO-s, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë…

Source

Mbahet mbledhja e Kryesisë së PD në Vlorë, ja cili ishte fokusi i diskutimeve

By: redi
17 January 2026 at 20:49

Këtë të shtunë u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, Aurel Bylykbashi. Në fokus të mbledhjes ishte analiza politike dhe organizative e PD Vlorë në të gjitha njësitë, në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025…

Source

Napoli rikthehet te suksesi duke mposhtur Sassuolon

By: redi
17 January 2026 at 20:41

Napoli i përgjigjet Interit dhe rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Conte mposhti Sassuolon me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku iu desh të vuante jo pak. Napoli e zhbllokoi rezultatin në minutën e 7 kur Lobotka dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Muric pas gjuajtjes së Elmas. Goli i shkundi futbollistët e Sassuolos që u përpoqën të reagonin sidomos me Laurentie.

Source

Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim sonte në “Big Brother VIP Albania”

By: redi
17 January 2026 at 20:35

29 ditë që nga starti i ”Big Brother Albania Vip 5” dhe tashmë shtëpia është ndarë në grupe. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi këtë të shtunë dhe çfarë shihet brenda tij do të zbulohet sonte në Prime. Rrëfimi rrëqethës i Stelinës. Një ballafaqim i shumëpritur dhe shumë surpriza.

Source

Ministri Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

By: redi
17 January 2026 at 20:30

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, të zhvilluar në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesëmarrjen e 61 ministrave të bujqësisë dhe 14 përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare. Konferenca u fokusua në dialogun agro-politik mbi temën e këtij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë.”…

Source

Tensione tek protesta e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

By: redi
17 January 2026 at 19:54

Një mbyllje me tensione u pa në protestën nga “Shqipëria Bëhet” e thirrur nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë. Raportohet se nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat. Protestuesit mbajë në duar pankarta që pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar. …

Source

Berisha: Askush nga jashtë nuk do të na i zgjidhë problemet, përballje shesheve deri në fitoren e PD

By: redi
17 January 2026 at 19:44

Sali Berisha i kërkon qytetarëve të Tiranës që të ngrihen në protesta, për rrëzimin e qeverisë. Thirrjen kreu i PD-së i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët e Laprakës në Tiranë, ku tha se opozita dhe qytetarët duhet të përballen në sheshet e Tiranës me qeverinë Rama, të cilën ai e cilëson si një regjim. Berisha shtoi edhe se nuk do të vijë askush nga jashtë Shqipërisë që t’i zgjidhë…

Source

Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi në shtëpitë tona

By: redi
17 January 2026 at 19:38

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk u bë për vendin e qytetarët. “Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe…

Source

Kristjan Asllani pa busull, 5 ofertat që ka refuzuar

By: redi
17 January 2026 at 19:21

Kristjan Asllani po refuzon propozimet që kanë mbërritur në adresë të tij për vazhdimin e karrierës. Ai ka refuzuar 5 oferta të ndryshme për vijimësinë. Asllani do të largohet nga Torino pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, por mbetet për t’u parë cili do jetë klubi i ardhshëm. Interi synon t’i gjejë një destinacion, pasi ai nuk bën pjesë as në planet e zikaltërve në vijimin e edicionit.

Source

U përfol për një romancë, zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit

By: nilda
17 January 2026 at 14:48

Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i cili u përhap me shpejtësi dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë. Fotoja u konsiderua nga fansat si provë e xhirimeve të një videoklipi të ri, që supozohej të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë…

Source

Mister në ajër: Një avion me pasagjerë zhduket nga radarët, nuk dihet fati i tyre

By: nilda
17 January 2026 at 14:32

Autoritetet indoneziane kanë nisur pasdrekën e sotme një operacion kërkimi për të lokalizuar një avion të vogël me 11 persona në bord, me të cilin është humbur kontakti teksa fluturonte mbi pjesën lindore të Indonezisë. Siç citon noa.al, këtë e kanë bërë të ditur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) burime nga ekipet e shpëtimit. Avioni, në pronësi të kompanisë ajrore Indonesia Air Transport…

Source

Benet Beci nuk ndalet: Dita e dytë e ndërhyrjes, prishet objekti pa leje që bllokonte rrugën drejt Zogajt

By: nilda
17 January 2026 at 13:58

Projekti i rëndësishëm infrastrukturor që lidh Shirokën me Zogajn ka hyrë në një fazë intensive të pastrimit të terrenit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se ka vijuar edhe sot dita e dytë e ndërhyrjes për lirimin e hapësirës ku do të kalojë rruga e re. Sipas njoftimit, forcat e inspektoriatit dhe mjetet e rënda kanë ndërhyrë për shembjen e një objekti të ndërtuar në…

Source

“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës

By: nilda
17 January 2026 at 13:45

Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve. Këtë herë, përplasja ka qenë mes Brikenës dhe Keijsit, dy prej personazheve që deri më tani nuk kishin pasur konflikte të theksuara mes tyre. Situata nisi krejt papritur, në një moment që fillimisht dukej i qetë dhe pa asnjë ngarkesë emocionale. Të dy ndodheshin në…

Source

Brazili “prenoton” bazën në SHBA për Botërorin 2026, vendoset në New Jersey

By: nilda
17 January 2026 at 13:28

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar zyrtarisht bazën e përgatitjes së kombëtares për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kombëtarja braziliane do të qëndrojë në New Jersey gjatë fazës së grupeve të turneut. Seleção do të akomodohet në The Ridge Hotel, në Basking Ridge, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në Columbia Park…

Source

❌
❌