Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Koha Jone

Premier League/ Burnley i Brojës ndal United, City bën tjetër hap fals

By: rozalb
7 January 2026 at 23:30

Manchester United nuk arriti të kthehej te fitorja as në transfertën ndaj Burnleyt, duke u ndalur në një barazim 2-2 që lë shije të hidhur për “Djajtë e Kuq”. Skuadra e drejtuar nga Darren Fletcher, në rolin e trajnerit të përkohshëm deri në emërimin e pasuesit të Amorim, u detyrua të përmbyste rezultatin pasi Burnley kaloi i pari në avantazh. United reagoi mirë dhe për disa minuta dha…

Source

Yesterday — 7 January 2026Koha Jone

Interi mund Parmën dhe blindon kreun e tabelës

By: rozalb
7 January 2026 at 22:47

Interi ka shfrytëzuar në maksimum ndalesën e Napolit, duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit. Nën një mjegull të dendur në “Tardini”, zikaltërit treguan pjekuri dhe konkretësi, duke dalë me tri pikë të arta. Christian Chivu, i rikthyer si kundërshtar në stadiumin ku u formua si futbollist në elitë…

Source

Barcelona mund me manita Bilbaon dhe shkon në finalen e Superkupës

By: rozalb
7 January 2026 at 22:31

Barcelona e Hansi Flick ka prerë biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës, duke dhuruar spektakël 5-0 nsaj Athletic Bilbaos. Një ndeshje pa shumë histori, e mbyllur praktikisht brenda 38 minutave të para, ku katalanasit treguan forcë, ritëm dhe cilësi të lartë loje. Edhe pse Lamine Yamal e nisi takimin nga stoli, Barcelona hyri në fushë “zjarr”. U deshën vetëm 22 minuta që Ferran Torres…

Source

Hasimja: Përmbytjet sa herë bie shi nuk janë normale, fajtor edhe ndërtimet pa kriter

By: redi
7 January 2026 at 21:59

Për përmbytjet në vend, analisti Ermal Hasimja ka vënë gishtin te kaosi urban dhe ndërtimet problematike edhe si shkaktarë të situatës në qytetet e mëdha. Për të realiteti i përditshëm është i dukshëm për të gjithë: qytetet kryesore paralizohen sa herë ka reshje. Analisti nënvizoi se situata në dy qendrat më të mëdha urbane, Tiranë dhe Durrës, është kthyer në një rregullsi shqetësuese.

Source

Rama poston videon e ministres nga Durrësi: Të dy hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë

By: redi
7 January 2026 at 21:49

Kryeministri Edi Rama bën me dije se dy hidrovoret e Bashkisë së Durrësit janë aktualisht në funksion me kapacitet të plotë, ndërsa ndërhyrjet në terren po vijojnë pa ndërprerje për të garantuar normalizimin e situatës. Paralelisht ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale të shkaktuara. Kryeministri thekson se të gjitha strukturat shtetërore dhe vendore ndodhen në gatishmëri të…

Source

Protesta e pandalshme tek Kryeministria, Lapaj: Ja arsyet e ”bezdisjes” së Ramës nga qëndresa jonë

By: redi
7 January 2026 at 21:30

Kreu i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj akuzon institucionet për dhunë ndaj protestuesve dhe shkelje të ligjit, ndërsa theksoi se qëndresa qytetare po rritet. Sipas tij, edhe vetë Gjykata ka konstatuar se ndërhyrja është kryer brenda orarit të lejuar të protestës. ”Kanë thyer lejen e protestës. Nëse do të kishin kundërshtime për çadrat, ndërhyrja mund të bëhej pas përfundimit të orarit…

Source

Rritet niveli i Lanës nga reshjet, Balla: Bashkia e Tiranës në gatishmëri për ndërhyrje

By: redi
7 January 2026 at 21:13

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana në Tiranë, duke krijuar rrezik për dalje nga shtrati, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryetar i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh dhe drejtues politik në Njësinë 5 në kryeqytet, Taulant Balla thotë se ekipet e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër…

Source

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat në zonën e ish-Kënetës

By: redi
7 January 2026 at 21:02

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë punën në terren për largimin e ujit nga banesat e përmbytura si pasojë e reshjeve të shiut gjatë dy ditëve të fundit. Në terren ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për të parë nga afër situatën. …

Source

Alba debat të fortë me Labin, i përmend edhe Kuranin

By: redi
7 January 2026 at 20:59

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Alba Pollozhanit dhe Labinot Rexhës në ”Big Brother Kosova Vip 4”. Debati nisi në momentin kur Labi u shpreh se e konsideron veten si një nga banorët më të fortë të këtij edicioni. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe me tone të ashpra, duke e kundërshtuar hapur atë. Alba shkoi edhe më tej në replikën e saj, duke i përmendur Labit…

Source

Lajmi fundit/ Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë

By: redi
7 January 2026 at 20:42

Niveli i ujit në lumin Vjosë vijon që të rritet dhe si pasojë këtë mbrëmje ka dalë nga shtrati. Ndërkohë emergjencat civile të bashkisë së Vlorë, efektivë të policisë ndodhen në zonë. Autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës. Ndërsa më shumë se 20 banorë janë evakuuar. Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, deklaroi se prurjet janë në pikën…

Source

Nga 0-2 në 2-2, Napoli shmang humbjen ndaj Veronës

By: rozalb
7 January 2026 at 20:39

Java e 19-të e kampionatit sjell një ndalesë të papritur për Napolin, që në transfertë ndaj Veronës shmang humbjen vetëm në minutat e fundit, 2-2. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte rrezikon të përsërisë skenarin e hidhur me të cilin ishte hapur sezoni i kaluar, duke zhvilluar një pjesë të parë për t’u harruar. Të zotët e shtëpisë e nisin fuqishëm dhe në minutën e 16-të kalojnë në avantazh me…

Source

Rreziku nga vërshimet, Osmani dhe Kastrati inspektojnë digën e Mirushës

By: redi
7 January 2026 at 20:35

Sot në orët e mbrëmjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi i drejtpërdrejtë me gjendjen e krijuar nga reshjet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Malishevës. Pas takimit, presidentja Osmani dhe kryetari Kastrati vizituan digën e Liqenit të Mirushës…

Source

Instituti i Gjeoshkencave lajmëron që edhe nesër ka reshje intensive. Me pas vjen ngrica e akulli

By: njeshi
7 January 2026 at 20:28

Dhe nesër shira të shumta e me pas vjen akulli e ngrica. Ky është parashikimi për motin në vazhdim. Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se nesër (e enjte, dt. 08) priten reshje intensive në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Source

Rama mbledh grupin parlamentar, caktohet data

By: redi
7 January 2026 at 20:19

Me datë 16 janar, kryeministri Edi Rama mbledh grupin parlamentar për herë të parë për këtë vit. Mbledhja e grupit do të dalë jashtë Kuvendit, pasi është parashikuar të mbahet në Pallatin e Brigadave, në orën 10:00. Ky takim i parë i gjen socialistët përpara disa zgjedhjeve të vështira, siç është vendimi që duhet të marrin për imunitetin e Ballukut në Këshillin e Mandateve.

Source

Nga ish-rivalë në hetues: Shabani mbron Lapajn përmes institucionit

By: nik
7 January 2026 at 20:06

Ish-aleanca politike mes Endri Shabanit, drejtues i Nismës, dhe Adriatik Lapajt, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, e cila u formua për zgjedhjet e 11 majit, përfundoi në mënyrë të papritur. Shkaku i shpërbërjes së këtij bashkëpunimi ishte një mosmarrëveshje e ashpër mbi ndarjen e një mandati deputeti, duke çuar në prishjen e marrëdhënieve mes dy figurave politike. Aktualisht…

Source

Infantino: Botërori 2026, më i madhi i të gjitha kohërave me ndihmën e Inteligjencës Artificiale

By: nik
7 January 2026 at 20:04

Kupa e Botës 2026 do të shënojë një integrim të thellë të Inteligjencës Artificiale, veçanërisht përmes avatarëve 3D të krijuar për të ndihmuar arbitrat dhe për të përmirësuar përvojën e transmetimit. Kjo risi teknologjike, fryt i partneritetit mes FIFA-s dhe kompanisë Lenovo, pritet të transformojë mënyrën e organizimit dhe përjetimit të ngjarjes madhore sportive. Inovacioni më i rëndësishëm…

Source

Sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, eksperti tregon se kush do të paguajë më pak

By: redi
7 January 2026 at 19:52

Këtë muaj nis zbatimi i sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, i parashikuar nga ligji i miratuar në vitin 2021. Ky mekanizëm i cili do të zbatohet nga kompanitë e sigurimeve, synon të sjellë ndikim pozitiv në menaxhimin e riskut dhe në shpërndarjen e kostove të sigurimit. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë se penalizimi në këtë sistem do të bjerë vetëm…

Source

Aeroporti i Amsterdamit anulon të paktën 800 fluturime për shkak të dëborës dhe erës

By: nik
7 January 2026 at 19:50

Dëbora dhe akulli kanë shkaktuar kaos në pjesë të Evropës, duke anuluar fluturime dhe bllokuar rrugë. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit anuloi të paktën 800 fluturime të mërkurën, një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit. Rreth 1,000 persona u detyruan të kalonin natën në aeroport, ndërsa stafi pastronte pistat. Stephan Donker, zëdhënës i aeroportit, e quajti situatën “të jashtëzakonshme”…

Source

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” në mes

By: redi
7 January 2026 at 18:52

Nga Aladin Stafa Viti 2026 nisi me fuqishëm se kurrë. Më 3 janar, në fundjavën e parë dhe që duhet të ishte ndër më të paqtat e vitit, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro bashkë me gruan e tij, Cilia Flores u arrestuan me disa akuza nga forcat speciale amerikane, të quajtura ndryshe dhe si Delta. E gjitha e organizuar në një operacion rrufe brenda apartamentit të tyre në pallatin luksoz…

Source

Tjetër mandat për Osmanin, apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

By: redi
7 January 2026 at 18:47

Albulena Haxhiu një prej grave më të votuara në Kuvendin e Kosovës, flet për temën e Presidentit të vendit, duke qenë se Vjosa Osmani është në fundin e mandatit të saj. Osmani e ka treguar hapur që synon një mandat tjetër. Ka një dakordim mes Kurtit dhe Osmanit për një tjetër mandat si Presidente të kësaj të fundit? “Thashë që kurdo që do të ketë takime, opinioni publik do të njoftohet.

Source

❌
❌