Pas hedhjes së votës në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve si moment kyç për funksionimin demokratik të vendit, duke bërë thirrje për një proces të qetë dhe pa incidente.
Konjufca u shpreh se përmes votës së lirë qytetarët e Kosovës po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.
“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem, të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pa ekscese”, tha Konjufca.
Ai shtoi se vetëm një proces i qetë dhe korrekt e dëshmon pjekurinë demokratike të vendit.
“Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesave të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.
Duke iu referuar zhvillimit institucional ndër vite, Konjufca theksoi se Kosova ka më shumë se dy dekada që po punon në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë.
“Po bëhen mbi dy dekada që Kosova po e dëshmon pjekurinë e vet demokratike. Dëshiroj që gjithçka sot të shkojë mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, përfundoi Konjufca.
Nga Gazeta ‘Si’– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë.
Pas hedhjes së votës, ajo uroi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike.
“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote.
Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojne me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të Qeverisë së Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë.
Dua të falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt”, tha ajo.
Nga Gazeta Si – Sporti mund të ndryshojë jetën. Qoftë duke e luajtur atë, apo duke parë disa nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave që shfaqin mjeshtërinë e tyre elegante, duke qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes në çdo cep të Botës.
Pa sportin, Globi do të ishte një vend shumë më i varfër, me shumë pak argëtim. Natyrisht, sportet ndryshojnë nga njëri-tjetri sa iu përket rregullave dhe procedurave.
Futbolli është krejtësisht ndryshe nga “rugby”, ashtu si bejsbolli është i kundërt me basketbollin.
Megjithatë, në çdo sport kanë ekzistuar Legjenda, të cilat e kanë çimentuar vendin e tyre në histori falë vazhdimësisë dhe suksesit, shpesh edhe kundër të gjitha gjasave.
Më poshtë ju njohim me 15 skuadrat më të mëdha të të gjitha kohërave. Përzgjedhja tregon sa konkurruese ka qenë Bota e sportit ndër vite dhe çdo ekip në këtë listë mund të ishte shumë mire në vendin e parë; të gjitha janë të klasit botëror.
Faktorët e renditjes • Trofe/tituj të fituar – Janë përfshirë vetëm skuadrat që kanë fituar trofe madhorë. • Cilësia e sportistëve – Nëse ata sot konsiderohen si Legjenda. • Stili i lojës – Nëse ishin tërheqës dhe emocionues për t’u ndjekur në sportin e tyre përkatës.
15.AC Milan (1989–1990) Futboll -Trofetë: European Cup 2x, UEFA Super Cup 2x, Italian Super Cup -Trainer: Arrigo Sacchi -Shënuesi më i mirë: Marco van Basten (25)
14.New England Patriots (2001–2017) Futboll amerikan -Trofetë: Super Bowl 5x, AFC Conference Championship 8x, AFC East Division Title 15x -Trainer: Bill Belichick -Kapiteni i skuadrës: Tom Brady
13.Real Madrid (2016–2018) Futboll -Trofetë: Champions League 3x, La Liga, UEFA Super Cup 2x, FIFA Club World Cup 2x -Trainer: Zinedine Zidane -Shënuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo
12.Miami Dolphins (1972) Futboll amerikan -Rekordi: 17-0 -Kapiteni i skuadrës: Jake Scott -Super Bowl: 14-7 vs Washington Redskins
11.Golden State Warriors (2014–2019) Basketboll -Sezoni 2016 -Fitore: 73 -Humbje: 9 -Lojtari më i mirë: Stephen Curry
10.Pittsburgh Steelers (1974–1980) Futboll amerikan -Sezoni 1974 -Rekordi: 10-3-1 -Kapiteni i skuadrës: Glen Edwards -Super Bowl: 16-6 vs Minnesota Vikings
9.Bashkimi Sovietik (1981–1984) Hokej në akull -Botërori i vitit 1981 1.Bashkimi Sovjetik 10 2.Suedia 7 3.Çekosllovakia 6
8.Chicago Bulls (1990-1998) Basketboll -Sezoni 1995/96 -Fitore: 72 -Humbje: 10 -Finalja në NBA: 4-2 vs Seattle SuperSonics
7.Real Madrid (1955–1960) Futboll -Sezoni 1956/57 -Tituj: La Liga, European Cup -Trainer: Jose Villalonga -Shënuesi më i mirë: Alfredo Di Stefano (31 gola)
6.Boston Celtics (1956–1969) Basketboll -Sezoni 1960/61 -Fitore: 57 -Humbje: 22 Finalja në NBA: 4-1 vs St. Louis Hawks
5.Ajax (1969–1972) Futboll -Sezoni 1971/72 -Trofetë: Eredivisie, European Cup, KNVB Cup -Trainer: Stefan Kovacs -Shënuesi më i mirë: Johan Cruyff (33 gola)
4.Brazil (1970) Futboll -Botërori i vitit 1970 -Titulli: Kampion -Trainer: Mario Zagallo -Shënuesi më i mirë: Jairzinho (7 gola) -Golevarazhi: 19-7
3.Zelandë e Re, “All Blacks” (2011–2015) Rugby -Kupa e Botës 2011 -Faza e grupeve Zelandë e Re 41-10 Tonga Zelandë e Re 83-7 Japon Zelandë e Re 37-17 Francë Zelandë e Re 79-15 Kanada -¼ finale Zelandë e Re 33-10 Argjentinë -½ finale Zelandë e Re 20-6 Australi -Finale Zelandë e Re 8-7 Francë
2.Barcelona (2008–2011) Futboll -Sezoni 2008/09 -Trofetë: La Liga, Champions League, Copa del Rey -Trainer: Pep Guardiola -Shënuesi më i mirë – Samuel Eto’o (30 gola)
1.New York Yankees (1949–1954) Bejzboll -Viti 1950 -Fitore: 98 -Humbje: 56 -World Series Final: 4-0 vs Philadelphia Phillies
Nga Gazeta Si – Jo Kategoria Superiore, por Superkupa do ta mbyllë vitin kalendarik dhe futbollistik 2025.
Kampionët e fundit në Superiore dhe fituesit në fuqi të Superkupës do të luajnë përballë fituesve të Kupës së Shqipërisë.
Ndryshe, Egnatia do të presë Dinamo City-n në “Air Albania” në sfidën që do të dorëzojë trofeun e parë sezonal.
Pas 18 javëve të luajtura në kampionat, Egnatia kryeson me 37 pikë, 5 më shumë se blutë e kryeqytetit në vendin e 3.
Katër fitore dhe 1 humbje për të besuarit e Tetovës në 5 ndeshjet e fundit. E njëjta ecuri edhe për “bandën” e Dajës që kërkon trofeun e dytë pas kthimit në krye të bluve.
Nëse për tifozët e futbollit mund të jetë thjeshtë një ndeshje, për ata të Egnatias dhe Dinamo City-t do të jetë emocioni i rradhës, ndërsa për vetë skuadrat, trofeu do të jetë dhurata më e mirë e fundvitit.
Ky është edicioni i 3 rradhazi për Egnatian që në 2023 u mund nga Partizani. Ndërsa për Dinamo City-n, është edicioni 7 që merr pjesë.
Fituese në vitet 1989 dhe 2008. Ndërsa është mundur në vitet 1990, 2002, 2003 dhe 2010.
Nga Gazeta ‘Si’- Përpara një vizite të planifikuar të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida të dielën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se asgjë nuk do të vendoset derisa ai ta miratojë atë. “
Ai nuk ka asgjë sa kohë që unë nuk jap pëlqimin”, tha Trump në një intervistë me revistën “Politico” të premten. “Pra, do të shohim se çfarë do të ketë.”
Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën në Palm Beach, Florida. Mbetet e paqartë nëse do të ketë bisedime edhe me palën ruse. Rusia nuk u përmend në njoftim.
Zelensky optimist
Vetë presidenti Zelensky njoftoi më parë se një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe SHBA-së ishte “pothuajse e përfunduar”. Drafti i një plani 20-pikësh ishte përfunduar 90 përqinga agjencia e lajmeve Reutersd, shkroi Zelensky në një bisedë në WhatsApp me gazetarët.
Zelensky i kishte thënë më parë portalit të lajmeve Axios se SHBA-të kishin ofruar një marrëveshje garancie sigurie 15-vjeçare, e cila mund të zgjatej. Megjithatë, Kievi dëshironte një afat më të gjatë.
“Mbështetje e plotë” nga Evropa dhe Kanadaja
Përpara udhëtimit në SHBA, Zelensky u konsultua edhe me aleatët europianë. Me iniciativën e Kancelarit Friedrich Merz, presidenti ukrainas informoi një numër krerësh shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s rreth bisedimeve të tij të ardhshme me Trump, njoftoi qeveria gjermane në mbrëmje.
Deri më tani nuk janë publikuar detaje specifike. Në një deklaratë thuhet, se njëmbëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish nga Evropa dhe Kanadaja, si dhe udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së, e kanë siguruar Ukrainën për “mbështetjen e tyre të plotë” dhe theksuan angazhimin e tyre për të punuar “në koordinim të ngushtë me SHBA-në për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë”.
Zelensky theksoi të shtunën, se Evropa duhet të vazhdojë të punojë së bashku. “Ne po koordinojmë qëndrimet tona dhe të gjithë në Evropë duhet të bashkohen për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës evropiane, pavarësinë e shteteve tona dhe paqen në Evropë. Duhet të ketë paqe”, shkroi Zelensky në Platformën X./DW
Nga Gazeta ‘Si’- Kosova u drejtohet sërish kutive të votimit këtë të diel në një klimë pasigurie dhe tensionesh diplomatike.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti luan kartën e “vullnetit të mirë” duke pranuar emigrantët e refuzuar nga administrata Trump për të shlyer borxhin historik të vitit 1999, vendi mbetet i mbërthyer në një paralizë institucionale.
Albin Kurti krijoi befasi më 12 dhjetor, kur konfirmoi se Kosova ishte e gatshme të priste emigrantë “të cilët Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e tyre”, madje duke shtuar se “një ose dy mund të kenë mbërritur tashmë”, shkruan gazeta “Le Temps”.
Kosova, sipas këtij mendimi, në pranverë nënshkroi një marrëveshje që parashikon pritjen e 50 emigrantëve të refuzuar nga SHBA-ja. Prishtina ka përmendur “borxhin moral” që Kosova ndien që prej bombardimeve të pranverës 1999, të cilat i mundësuan vendit të shkëputej nga tutela e Beogradit.
Kryeministri Albin Kurti po përpiqet gjithashtu të përmirësojë marrëdhëniet me Washingtonin, ndërkohë që ndodhet në shënjestër të administratës Trump, e cila vazhdimisht përsërit se nuk e konsideron atë si “partner të besueshëm”.
“Në fakt”, shpjegon Belgzim Kamberi, analist në Institutin Musine Kokalari për Politika Sociale në Prishtinë, “Albin Kurti do të donte ta bindte opinionin publik kosovar se është ende në linjë me Washingtonin, qoftë për çështjen e refugjatëve apo për atë të Izraelit: për një politikan kosovar është shumë e vështirë të paraqitet si armik i Shteteve të Bashkuara”.
Ndërkohë që partia e Kurtit, Vetëvendosje, e cila vetëpërkufizohet si e majtë sovraniste, ka mbështetur prej kohësh kauzën palestineze, Kosova është rreshtuar me qëndrimin amerikan dhe madje ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem. Por asgjë nuk ka mjaftuar për ta qetësuar zemërimin e administratës Trump.
Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të kaluar, Vetëvendosje doli forcë e parë, por me 48 deputetë nga 120 gjithsej, andaj partia e kryeministrit nuk arriti të formojë shumicë, për shkak të mungesës së marrëveshjeve me forcat e tjera politike. Kosova u detyrua kështu t’u rikthehet kutive të votimit këtë 28 dhjetor, pas një viti të konsideruar “të humbur”, pa asnjë përparim real në fushat kryesore, sidomos në marrëdhëniet me Beogradin.
Skena politike mbetet po aq e fragmentuar sa më parë: Vetëvendosje pritet të ruajë vendin e parë, por pa arritur shumicën absolute. Pas saj renditen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, e djathtë) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), formacioni i Hashim Thaçit, ish-kryeministër dhe ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po përballet me një proces gjyqësor në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Albin Kurti po zhvillon një fushatë të fortë të personalizuar, me tone luftarake, duke bërë thirrje “të mos lëshohet pe” – një aludim i qartë për situatën gjithmonë të tensionuar në veriun e vendit, të banuar kryesisht nga serbë.
“Ai po llogarit sërish në mobilizimin e diasporës. Ky është i vetmi shans për ta përmbysur situatën. Brenda Kosovës, po e ka gjithnjë e më të vështirë të bindë votuesit”, thotë Kamberi.
Situata komplikohet edhe më tej, pasi parlamenti do të duhet të zgjedhë në muajin mars presidentin ose presidenten e re të shtetit, për çka kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, synon një mandat të dytë. Aleate e Albin Kurtit, ajo duhet të sigurojë mbështetjen e forcave të tjera politike, pa humbur atë të Vetëvendosjes. Ekuacioni është delikat dhe, nëse parlamenti dështon ta zgjedhë kreun e shtetit, ai do të shpërndahet: zgjedhjet e së dielës rrezikojnë kështu të çojnë shpejt drejt një bllokimi të ri institucional.
Ndërkohë, Vjosa Osmani ka intensifikuar udhëtimet ndërkombëtare. Këtë vjeshtë, ajo shënoi dy suksese simbolike me njohjen e Kosovës nga Siria dhe nga Bahamas. Pavarësia e shpallur në vitin 2008 njihet ende nga rreth 110 shtete, ndërsa Kosova nuk është anëtare as e Kombeve të Bashkuara, as e Këshillit të Europës. Gjatë dekadës së fundit, vetëm tre shtete të reja e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që rreth dhjetë të tjera e kanë tërhequr njohjen nën presionin e lobimit intensiv serb dhe rus.
Megjithatë, dinamika rifilloi në vitin 2025, kur Kenia dhe Sudani hapën rrugën. Njohja nga Siria, e shpallur nga Vjosa Osmani nga Riadi, është rezultat i presioneve turke dhe amerikane mbi Damaskun dhe mund të paralajmërojë njohje të tjera në botën arabe, ku Arabia Saudite ka qenë për një kohë të gjatë aleati i vetëm i Prishtinës. Duke u rreshtuar me rendin e ri botëror që Shtëpia e Bardhë po përpiqet të formësojë, Vjosa Osmani shpreson të fitojë simpatinë e Washingtonit.
Vendi ka nënshkruar tashmë një marrëveshje për të pritur të burgosur të dënuar në Danimarkë, të cilët do të vuajnë dënimet e tyre në burgjet kosovare, nën regjimin juridik danez. Transferimet e para priten së shpejti, pavarësisht indinjatës së organizatave për të drejtat e njeriut. Një marrëveshje e ngjashme është në diskutim edhe me Belgjikën.
Sipas mediave britanike, Kosova së bashku me Maqedoninë e Veriut po negocion gjithashtu me Mbretërinë e Bashkuar për pritjen e emigrantëve, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar. Dështimi praktik i qendrës së pritjes për azilkërkues në Itali, e cila ka selinë në Shqipëri, nuk i ka dekurajuar vendet europiane të vazhdojnë këtë qasje.
Më 8 dhjetor, ministrat e Brendshëm të BE-së miratuan parimin e hapjes së qendrave të pritjes për azilkërkues jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit pritet të jenë ndër të parat që do ta ndiejnë këtë politikë./ Le Temps
Nga Gazeta ‘Si’- Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u bë një simbol seksi ndërkombëtar përpara se t’i kthente shpinën industrisë së filmit për t’u bërë aktiviste për të drejtat e kafshëve, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Bardot fitoi famë ndërkombëtare me filmin e vitit 1956 “Dhe Zoti Krijoi Gruan”, shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm Roger Vadim, dhe për dy dekadat e ardhshme mishëroi idenë e “koteles së seksit”.
Megjithatë, në fillim të viteve ’70, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi dhe u bë gjithnjë e më aktive politikisht. Mbështetja e saj e hapur për të drejtat e kafshëve evoluoi në një mbështetje të hapur për Frontin Nacional të ekstremit të djathtë të Francës, duke u pasuar nga një sërë dënimesh për urrejtje racore.
E lindur në vitin 1934 në Paris, Bardot u rrit në një familje të begatë dhe tradicionale katolike, por shkëlqeu si balerinë saqë iu lejua të studionte balet, duke fituar një vend në Konservatorin prestigjioz të Parisit. Në të njëjtën kohë ajo gjeti punë si modele, duke u shfaqur në kopertinën e “Elle” në vitin 1950 kur ishte ende 15 vjeç.
Si rezultat i punës së saj si modele, asaj iu ofruan role filmike; në një audicion ajo takoi Vadimin, me të cilin do të martohej në vitin 1952, pasi mbushi 18 vjeç. Bardot u zgjodh në role të vogla, me një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Ajo luajti interesin e dashurisë së Dirk Bogarde në “Doctor at Sea”, një hit i madh në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1955.
Por ishte filmi i Vadimit “Dhe Zoti krijoi gruan”, në të cilin Bardot luajti një adoleshente të shfrenuar në Saint-Tropez, që konsolidoi imazhin e saj dhe e shndërroi atë në një ikonë ndërkombëtare. Filmi ishte një hit i madh në Francë, si dhe ndërkombëtarisht, dhe e katapultoi Bardot në radhën e parë të interpretuesve francezë të ekranit.
Përveç audiencës së kinemasë, Bardot u bë shpejt një frymëzim për intelektualët dhe artistët. John Lennon dhe Paul McCartney kërkuan që të dashurat e tyre të atëhershme t’i lyenin flokët bionde në imitim të saj. Kolumnisti Raymond Cartier shkroi një artikull të gjatë rreth “le cas Bardot” në Paris-Match në vitin 1958, ndërsa Simone de Beauvoir botoi esenë e saj të famshme Brigitte Bardot dhe Sindroma e Lolitës në vitin 1959, duke e paraqitur aktoren si gruan më të çliruar të Francës. Në vitin 1969, Bardot u zgjodh si modelja e parë e jetës reale për Marianne, simbolin e republikës franceze.
Në fillim të viteve 1960, Bardot u shfaq në një sërë filmash francezë të profilit të lartë, duke përfshirë dramën e nominuar për çmimin Oscar të Henri-Georges Clouzot, “The Truth, Very Private Affair” të Louis Malle (përballë Marcello Mastroianni) dhe “Contempt” të Jean-Luc Godard. Në gjysmën e dytë të dekadës, Bardot pranoi një numër ofertash nga Hollywood. Këto përfshinin “Viva Maria!”, një komedi të periudhës meksikane me Jeanne Moreau dhe “Shalako”, një film western me Sean Connery.
Bardot pati gjithashtu një karrierë paralele muzikore, e cila përfshinte regjistrimin e versionit origjinal të “Je T’Aime … Moi Non Plus” të Serge Gainsbourg, të cilin Gainsbourg e kishte shkruar për të ndërsa ata kishin një lidhje jashtëmartesore. (E frikësuar nga skandali pasi bashkëshorti i saj i atëhershëm, Gunter Sachs, e zbuloi, Bardot i kërkoi Gainsbourg të mos e publikonte; ai vazhdoi ta riregjistronte atë me Jane Birkin, duke rezultuar në një sukses të madh komercial.)
Megjithatë, Bardot e gjeti presionin e famës gjithnjë e më bezdisës, duke i thënë “The Guardian” në vitin 1996: “Çmenduria që më rrethonte gjithmonë dukej joreale. Nuk isha kurrë e përgatitur vërtet për jetën e një ylli.”
Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973, në moshën 39 vjeç. Fokusi i saj kryesor u bë aktivizmi për mbrojtjen e kafshëve, duke u bashkuar me protestat kundër gjuetisë së fokave në vitin 1977 dhe duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986.
Më pas, Bardot u dërgoi letra proteste udhëheqësve botërorë për çështje të tilla si shfarosja e qenve në Rumani, vrasja e delfinëve në Ishujt Faroe dhe therja e maceve në Australi. Ajo gjithashtu shprehu rregullisht pikëpamje të hapura mbi therjen fetare të kafshëve. Në vitin 2003, në librin e saj “Një britmë në heshtje”, ajo përkrahu politikën e krahut të djathtë dhe sulmoi burrat dhe lezbiket gej, mësuesit e shkollave dhe të ashtuquajturin “islamizim të shoqërisë franceze”, duke marrë një dënim për nxitje të urrejtjes racore.
Bardot kishte një histori të gjatë në mbështetjen e Frontit Nacional të Francës. Për këtë i tha gazetës “The Guardian”: “Lidhur me rritjen e tmerrshme të imigracionit, unë i ndaj plotësisht pikëpamjet e [Jean-Marie Le Pen].” Në vitin 2006, një letër drejtuar ministrit të brendshëm të atëhershëm, Nicolas Sarkozy, tha se popullsia myslimane e Francës po “shkatërronte vendin tonë duke imponuar veprimet e saj”.
Bardot u martua 4 herë: me Vadim midis viteve 1952 dhe 1957, me Jacques Charrier midis viteve 1959 dhe 1962 (me të cilin pati një djalë, Nicholas, në vitin 1960), me Sachs (1966-1969) dhe me ish-këshilltarin e Le Pen, Bernard d’Ormale, me të cilin u martua në vitin 1992. Ajo gjithashtu pati një numër marrëdhëniesh intime me njerëz të profilit të lartë
Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Abdixhiku, pas votimit, u shpreh para gazetarëve se shpreson që qytetarët të votojnë për zhvillim dhe stabilitet.
“Uroj që qytetarët e Kosovës, të cilët përcaktojnë fatin e katër viteve të ardhshme, të zgjedhin zhvillim, stabilitet dhe një të ardhme euroatlantike, duke u larguar nga zymtësia, bllokada dhe përçarja që na ka shoqëruar gjatë këtyre viteve”, deklaroi Abdixhiku.
Para Abdixhikut kanë votuar edhe tre kandidatët e tjerë që garojnë për pozitën e kryeministrit: Albin Kurti, Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj.
LDK-ja kishte pranuar dy ftesa nga Lëvizja Vetëvendosje për të bërë koalicion, por të dyja u refuzuan nga kjo parti për shkak të mospajtimeve politike.
Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me hetimin e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe tenderët e këtij institucioni, duke marrë në mbrojtje drejtoreshën Mirlinda Karçanaj.
Gjatë Podkastit “FLASIM”, Rama e cilësoi akuzën ndaj Karçanajt si “të hatashme”, duke theksuar se e vërteta mund të dalë vetëm nga procesi gjyqësor dhe jo nga ajo që ai e quajti “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.
Rama theksoi se sipas tij Karçanaj ka udhëhequr me dije, vullnet dhe përkushtim realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit shqiptar.
“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanaj, që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë për transformimin digjital të qeverisë për 12 vite me radhë, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme. Për këtë duhet pritur me durim vetëm drejtësia”, u shpreh Rama.
Ai e lidhi reagimin e tij edhe me raportin më të fundit të Bankës Botërore, GovTech Maturity Index 2025, i cili vlerëson nivelin e transformimit digjital të sektorit publik në 197 vende të botës.
Rama tha se Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm, duke u renditur në vendin e 14-të, nga vendi i 64 që mbante në vitin 2022.
Sipas tij, ky rezultat është fryt i drejtpërdrejtë i punës së AKSHI-t dhe ekipit të drejtuar nga Karçanaj. Shqipëria, tha Rama, jo vetëm që vijon të jetë pjesë e Grupit A, grupi me maturitet të lartë digjital, por ka arritur 0.939 pikë nga maksimumi 1, duke lënë pas vende si Danimarka, Singapori dhe Mbretëria e Bashkuar.
Kryeministri theksoi se raporti i Bankës Botërore është objektiv dhe profesional, por nënvizoi se ai nuk justifikon asnjë shkelje të mundshme të ligjit.
“Nëse ka pasur shkelje, këtë mund ta thotë vetëm drejtësia”, tha Rama, duke shtuar se zhurma politike dhe mediatike sipas tij nuk e zhbën dot rezultatin e arritur nga Shqipëria në fushën e qeverisjes digjitale.
Nga Gazeta ‘Si’- Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në Komunën e Mitrovicës.
Në një prononcim për media, Hamza, tha se pret rezultat të mirë, duke ftuar kështu qytetarët që të dalin sa më masivisht për të shfrytëzuar të drejtën e tyre.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë, të votojnë sipas bindjeve të tyre të lira. Jam i bindur që kjo do të jetë një ditë e qetë një ditë e mirë. Pres rezultat të mirë. Uroj që gjithçka të shkojë mbarë”.
Nga Gazeta ‘Si’- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.
“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para gazetarëve.
Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre. Kurti iu drejtua mediave në shqip, anglisht dhe serbisht.
Ai foli edhe për çështjen e koalicionit, duke thënë se koalicioni që ishte refuzuar, është rezultat i zgjedhjeve që po mbahen sot.
“Unë kam ofruar koalicion në prillin edhe majin e këtij viti. Sot jemi në zgjedhjet e parakohshme pikërisht sepse u refuzuan koalicionet.
Uroj që legjislatura e 10 të konstituohet sa më shpejt dhe ta formojmë qeverinë sa më shpejt. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse ndikon edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”.
Nga Gazeta ‘Si’- Ndonjëherë karikaturistët janë vëzhguesit më të mprehtë të realitetit.
Pak para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që mbahen këtë të diel, karikaturisti i njohur Jeton Mikullovci vizatoi një aeroplan, një anije, një autobus udhëtimi dhe një makinë me targën “Diaspora”. Në timonin e secilit mjet ndodhet një Babagjysh i Vitit të Ri.
Është fundi i dhjetorit dhe qytetet e fshatrat e Kosovës po ringjallen. Tani është koha e kthimeve në atdhe: e njerëzve që janë sistemuar në Zvicër, Gjermani, Austri apo gjetkë në Evropën Perëndimore.
Në shtëpi ata nuk quhen pa arsye “Babagjyshë të Vitit të Ri”: diaspora jo vetëm që mbështet familjarët, por mban gjallë edhe ekonominë e vendit. Vitin e kaluar, nga diaspora drejt Kosovës u dërguan 1.32 miliardë euro – që përbëjnë 12.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
19 mijë votues në Zvicër
Diaspora ka ndikim edhe politik – aq sa mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Rreth 80 mijë kosovarë me banim jashtë vendit janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare, prej tyre gati 19 mijë në Zvicër. Ata votojnë me postë ose në përfaqësitë diplomatike. Shumë të tjerë do ta hedhin votën në Kosovë, pasi festat i kalojnë në atdhe.
Sipas mediave lokale, që nga mesi i dhjetorit gati 400 mijë njerëz kanë hyrë në Kosovë. Vetëm nga Zvicra, të premten pritej të uleshin nëntëmbëdhjetë avionë në aeroportin e Prishtinës. Sipas Bankës Botërore, më shumë se 700 mijë njerëz me prejardhje kosovare jetojnë jashtë vendit. Në vetë Kosovën jetojnë rreth 1.6 milionë banorë.
Fushatë zgjedhore edhe në Zyrih dhe Grenchen
Fushata zgjedhore prej kohësh po zhvillohet edhe jashtë vendit. Në mesin e dhjetorit, kryeministri Albin Kurti nga lëvizja e majtë Vetëvendosje kërkoi vota në Zyrih dhe i vlerësoi anëtarët e diasporës si “heronj të heshtur”. Por edhe rivalët po mobilizohen: në Grenchen u mblodhën simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo forcë politike, sot e treta për nga fuqia, udhëhoqi në vitet 1990 rezistencën paqësore kundër shtypjes serbe.
Jo të gjithë janë të kënaqur me rolin e diasporës në politikën kosovare. Disa gazetarë sensacionalistë në Prishtinë kanë kërkuar madje t’u hiqet e drejta e votës kosovarëve jashtë vendit. Kjo është megjithatë jorealiste: sipas Kushtetutës, çdo qytetar dhe qytetare e vendit mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë vote.
Kritikët e akuzojnë Vetëvendosjen se po e instrumentalizon diasporën. Premtimi i Kurtit për të qeverisur me “duar të pastra” gjen jehonë te të mërguarit: duke jetuar në shtete me sundim funksional të ligjit, ata reagojnë veçanërisht ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe nepotizmit në atdhe.
Një ngërç dhjetëmujorsh
Bilanci i Kurtit që nga fitorja e tij e bujshme në zgjedhjet e vitit 2021 është zhgënjyes. Edhe pse arriti të frenojë korrupsionin sistemik të partive të vjetra të rrënjosur që nga fundi i luftës më 1999, ai u rrethua me ministra të papërvojë, disa edhe të paaftë. Reformat e rëndësishme dhe projektet infrastrukturore mbetën pezull. Ai nuk e shfrytëzoi shumicën absolute për të forcuar kohezionin e brendshëm të vendit. Përkundrazi, opozitës iu qas me përçmim dhe humbi mundësinë për të ndërtuar ura politike.
Zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele janë tashmë të dytat këtë vit. Në fillim të shkurtit, Vetëvendosje doli partia më e madhe, por nuk arriti shumicën absolute. Pasoi një ngërç dhjetëmujorsh, gjatë të cilit Kurti nuk gjeti partner koalicioni. Me partitë që dolën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kryeministri nuk pranoi të bashkëqeverisë – ai i konsideron ato përgjegjëse për korrupsionin endemik në vend.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzoi bashkëpunimin me Kurtin, duke e akuzuar për populizëm dhe për përkeqësim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Arsyeja qëndron te veprimet e njëanshme të Kurtit: ai shpesh merrte vendime pa u konsultuar më parë me SHBA-në dhe BE-në, çka solli tensione diplomatike.
Një mbret i nëntokës mbetet i paprekur
Në thelb, bëhet fjalë për përpjekjen e qeverisë për ta vënë veriun e Kosovës, të banuar kryesisht nga serbë, nën kontrollin shtetëror. Ky rajon ishte për vite me radhë i drejtuar nga Beogradi përmes partisë Lista Serbe dhe aktorëve të krimit të organizuar.
Situata u përshkallëzua në fund të vitit 2022, kur qeveria qendrore në Prishtinë kërkoi që automjetet në veri të pajiseshin me targa kosovare. Me urdhër nga Beogradi, policët e pakicës serbe dhanë dorëheqjen dhe kthyen uniformat; edhe gjyqtarët dhe kryetarët e komunave braktisën postet e tyre në shenjë proteste. Një vit më vonë, zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, organizoi një sulm terrorist në veri të Kosovës, ku u vra një polic. Radoiçiç, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit autokrat serb Aleksandar Vuçiç, u arratis në Serbi bashkë me dhjetëra persona të armatosur. Atje jeton ende sot – i paprekur nga drejtësia serbe.
Diplomatët perëndimorë kërkojnë dialog
Në tetor, serbët i dhanë fund bojkotit dhe morën pjesë në zgjedhjet lokale. Kandidatët e Listës Serbe fituan në nëntë komuna, përfshirë katër në veri të vendit.
Marrja e pushtetit kaloi paqësisht – gjë që u vlerësua nga Brukseli dhe Uashingtoni. Si reagim, BE-ja hoqi disa sanksione ndaj Kosovës, siç ishte ngrirja e fondeve të zhvillimit.
Pavarësisht këtij lehtësimi, diplomatët perëndimorë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me kursin e ashpër dhe pa kompromis të Kurtit në veri. Edhe zëra nga shoqëria civile në Prishtinë kërkojnë që ai të intensifikojë dialogun me pakicën serbe.
Por një nismë e tillë shpesh është e pamundur: çdo serb që bashkëpunon me institucionet kosovare shpallet tradhtar nga Beogradi dhe vihet nën presion.// Tages Anzeiger
Nga Gazeta ‘Si’- Nga ora 7:00 deri në ora 19:00 rreth 2 milionë shtetas kosovarë me të drejtë vote do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Prej tyre, 1.019,891 janë burra dhe 979.314 gra. Jashtë Kosovës ishin regjistruar 77.085 votues te cilët gjithashtu patën mundësi të votojnë përmes procedurave të përcaktuara nga KQZ.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 27 për qind, apo mbi 160 mijë qytetarë.
Komuna me numrin më të madh të votuesve mbetet Prishtina me 219.517 qytetarë me të drejtë vote, e ndjekur nga Prizreni me 187.233 dhe Ferizaj me 121.287.
Në garë janë 24 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandiat i pavarur. Për 120 ulëset e Parlamentit të Kosovës po garojnë 1800 kandidatë.
Koalicioni Demokracia në Veprim (DnV), që po monitoron zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, bëri të ditur se vetëm 3% e vendvotimeve janë hapur me vonesë, kryesisht për shkak të mungesës së komisionerëve, ndërsa në dy vendvotime shkak ishte edhe ndërprerja e energjisë elektrike.
Një numër i vogël vendvotimesh pati probleme me kamerat dhe vendosjen e kabinave, ndërsa 16% e qendrave nuk kanë infrastrukturë adekuate për personat me aftësi të kufizuara, sipas raportit të DnV-së.
Rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar në mbarë Kosovën për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Më 9 shkurt në zgjedhjet e rregullta parlamentare, sipas numrit të ulëseve që siguruan në Kuvendin e Kosovës, partitë u renditën kështu: LVV me 48 deputetë; PDK me 24 deputetë; LDK me 20 deputetë; Lista Serbe me 9 deputetë, AAK-Nisma me 8 deputetë
Nga Gazeta ‘SI’ – Kosova mban të dielën zgjedhje të parakohshme parlamentare pas gati një viti paralizë politike, në një votim që shihet si vendimtar për formimin e institucioneve të reja dhe për të ardhmen e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Zgjedhjet vijnë pasi votimi i shkurtit prodhoi një fitues të qartë, partinë Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e cila mori 42 përqind të votave, por pa arritur shumicën absolute për të formuar qeveri. Përpjekjet e mëvonshme për krijimin e një koalicioni dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dështuan, duke çuar në një ngërç institucional.
Kryeministri në detyrë Kurti madje ofroi dorëheqjen për të zhbllokuar situatën, por partitë kryesore opozitare – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – refuzuan çdo bashkëpunim me Vetëvendosjen. Si pasojë, presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhje të parakohshme në nëntor, duke i bërë këto zgjedhjet e shtata parlamentare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Partitë opozitare e kritikojnë Kurtin për qasjen e tij populiste dhe për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht për shkak të veprimeve në veriun e Kosovës me shumicë serbe, që sollën edhe masa ndëshkuese nga partnerët perëndimorë. Sipas Haki Abazit nga AAK-ja, Kurti shihet si një figurë “toksike dhe fragmentuese”, çka e bën të pamundur një koalicion me të.
Nga ana tjetër, Vetëvendosje mbron bilancin qeverisës, duke theksuar forcimin e institucioneve demokratike, përmirësimin e treguesve ekonomikë dhe zgjerimin e mbrojtjes sociale. Kandidatja e partisë, Liza Gashi, deklaroi se partia hyn në zgjedhje me mbështetje të gjerë publike dhe një rekord të fortë qeverisës.
Ndërkohë, procesi i integrimit evropian i Kosovës mbetet i bllokuar. Aplikimi për anëtarësim në BE, i dorëzuar në vitin 2022, ende nuk ka avancuar, ndërsa vendi rrezikon të humbasë aksesin në Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor nëse nuk formon shpejt një qeveri funksionale.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi së fundmi heqjen e sanksioneve të vitit 2023 dhe zhbllokimin e mbi 400 milionë eurove ndihmë për Kosovën.
Presidentja Osmani shprehu besimin se zgjedhjet do të përmbushin standardet demokratike dhe do të sjellin formimin e shpejtë të institucioneve. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se shpreson në një rezultat të fortë për Listën Serbe, partinë kryesore serbe në Kosovë, për të përfaqësuar interesat e komunitetit serb.
Nga Gazeta ‘SI’ –Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në qytetin e Korçës, si pjesë e turit të “Foltores”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se shqetësimet për korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar tashmë nuk janë vetëm çështje të brendshme, por sipas tij kanë ndezur ‘sirenat e alarmit’ edhe në Uashington, duke e cilësuar situatën në Shqipëri si rrezik për demokracinë dhe stabilitetin europian.
Berisha vazhdoi me akuzat ndaj qeverisë duke thënë se Rama dhe Balluku i kanë ditët e numëruara, teksa theksoi se në qeverisjen e PD nuk i bëhej rezistencë Prokurorisë dhe ish-kryeprokurores “armike e betuar” e tij, Ina Ramës, por hiqej imuniteti i deputetit kur kërkohej.
Më tej Berisha tha se qëllimi i Ramës dhe mazhorancës është të copëtojnë opozitën.
“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi gjallë, në këmbë, të fortë dhe të sigurtë në fitore. Jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrë të padrejtë u morën akte brutale, të turpshme, në projektin Shqipëria pa opozitë, projekt për copëtimin e saj, me qëllimin Shqipëria pa opozitë. Për izolimin më të thellë të forcës më properëndimore në historinë e kombit, megjithatë ne triumfuam. Ne u ringritëm me kauzat tona, nga izolimi, si feniksi nga hiri u ringritëm”.
Berisha hodhi akuza edhe ndaj Ramës, se ka marrë të gjitha pushtetet.
“Donin të na shkatërronin, kauzat tona u sanksionuan me 7 rezoluta. Rama donte të na zhdukte, si diktaturë, që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij”, u shpreh kreu i selisë blu.
Teksa viti 2025 po i afrohet fundit, Google ka publikuar përmbledhjen vjetore të kërkimeve më të shpeshta, duke reflektuar ngjarjet, personazhet dhe temat që kanë dominuar interesin publik gjatë vitit në mbarë botën.
Në Shtetet e Bashkuara, lista e kërkimeve kryesohet nga emri i Charlie Kirk, i cili u shndërrua në termin më të kërkuar për shkak të një ngjarjeje tragjike. Themeluesi i organizatës Turning Point USA u vra më 10 shtator gjatë një fjalimi në kampusin e Universitetit Utah Valley, ngjarje që shkaktoi një valë të gjerë kërkimesh dhe la në hije zhvillime të tjera të rëndësishme të vitit.
Pas tij, në pesëshen e parë të kërkimeve renditen filmi i suksesshëm i Netflix “KPop Demon Hunters”, lodra virale prej pelushi Labubu, modeli i ri i Apple, iPhone 17, si dhe ligji i njohur si “One Big Beautiful Bill Act”, i cili hyri në fuqi në muajin korrik.
Interes të lartë ngjallën edhe emra dhe tema të tjera, përfshirë kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, platformën e inteligjencës artificiale DeepSeek, mbylljen e qeverisë amerikane, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe tarifat tregtare. Këto kërkime pasqyrojnë një vit të mbushur me tensione politike, zhvillime teknologjike dhe ngjarje sportive me ndikim global.
Në kategorinë e lajmeve, më të kërkuarat ishin Akti “One Big Beautiful Bill”, mbyllja e qeverisë federale dhe vrasja e Charlie Kirk. Po ashtu, interes të madh patën temat që lidhen me tarifat, protestat “No Kings”, zjarret masive në Los Angeles, zgjedhjen e një Pape të ri, publikimin e dokumenteve Epstein, inaugurimin e presidentit të SHBA-së dhe uragani shkatërrues Melissa.
Sa i përket personave më të kërkuar, kryesimin e mban Zohran Mamdani, i ndjekur nga Tyler Robinson dhe muzikanti D4VD. Në listë përfshihen edhe Erika Kirk, Papa i ri Leo XIV, sportisti Shediur Sanders, Caroline Leavitt, Andy Byron dhe prezantuesi i njohur Jimmy Kimmel. Në botën e kinemasë, aktori Pedro Pascal ishte më i kërkuari, përpara emrave si Malachi Burton, Walton Goggins, Pamela Anderson dhe Charlie Sheen.
Në industrinë e filmit, “KPop Demon Hunters” kryesoi kërkimet, ndërsa “Sinners” dhe “The Minecraft Movie” patën gjithashtu interes të lartë. Në televizion, seriali “The Hunting Wives” dominoi kërkimet, i ndjekur nga “The White Lotus” dhe “The Pitt”, si dhe nga sezonet e reja të serialeve shumë të ndjekura “Squid Game” dhe “Severance”. Në muzikë, D4VD ishte artisti më i kërkuar, ndërsa grupe dhe artistë si KATSEYE, Bad Bunny, Sombr dhe Doechii fituan vëmendje të konsiderueshme. Në sport, më i kërkuari ishte futbollisti amerikan Shediur Sanders, përpara boksierit Terence Crawford dhe talentit të basketbollit Cooper Flagg.
Viti 2025 u shënua edhe nga humbja e disa figurave të njohura publike. Në krye të listës së personave të ndjerë ishte Charlie Kirk, ndërsa kërkime të shumta u bënë edhe për Gene Hackman, Ozzy Osbourne dhe Papa Françeskun. Po ashtu, interes pati për ndarjen nga jeta të Ann Burrell, Diane Keaton, Michelle Trachtenberg, Hulk Hogan, Malcolm-Jamal Warner dhe Val Kilmer.
Një tjetër kategori që tërhoqi vëmendje ishte ajo e frazave të përdorura nga brezat e rinj, e titulluar “Çfarë thonë fëmijët?”. Termat “6-7”, “Sigma”, “41”, “Skibidi” dhe “Ohio” kryesuan këtë listë, duke treguar se zhargoni digjital vijon të evoluojë me shpejtësi. Për krahasim, kërkimet kryesore të vitit të kaluar në SHBA përfshinin zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, lojën “Connections” të New York Times, New York Yankees dhe zëvendëspresidenten e atëhershme Kamala Harris.
Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik.
Gazetari i rubrikës rozë, Elton Tozaj është dhunuar rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten shqetësuese dhe të paqarta.
Sipas informacioneve të bëra publike nga familjarët e tij, gazetari është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët, sipas tyre, janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ndaj Tozajt ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike.
Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje.
Familjarët shprehen të tronditur nga ajo që ka ndodhur dhe kërkojnë që autorët të vihen sa më parë përpara drejtësisë.
Nga Gazeta “SI”-Në një epokë ku komunikimi digjital dhe rrjetet sociale mundësojnë lidhje të menjëhershme gjatë udhëtimeve, edhe në Shqipëri kartolinat e dërguara me postë tradicionale vazhdojnë të ekzistojnë, megjithëse në mënyrë gjithnjë e më të zbehtë. Edhe pse sot konsiderohen nga shumë si një relike e së shkuarës, kartolinat mbeten një formë e veçantë dhe domethënëse komunikimi, që dikur ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në lidhjet emocionale mes shqiptarëve.
Sipas të dhënave ndërkombëtare, përdorimi i kartolinave ka rënë ndjeshëm në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të përhapjes së mesazheve të menjëhershme dhe rrjeteve sociale. Në Shtetet e Bashkuara, dërgesat e postës së klasit të parë, që përfshijnë letra dhe kartolina, kanë rënë me rreth 50% në 15 vitet e fundit, ndërsa shërbimet postare në disa vende europiane, si Danimarka, kanë nisur të reduktojnë ose të ndërpresin dërgesat tradicionale të letrave. Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, kartolinat nuk janë zhdukur plotësisht.
Ekspertët e historisë së turizmit theksojnë se kartolinat u shfaqën në mesin e shekullit të 19-të, paralelisht me zhvillimin e industrisë së udhëtimeve. Ato shërbenin si një mënyrë e lirë dhe e thjeshtë për të ndarë përvojat e udhëtimit, duke promovuar njëkohësisht destinacione të ndryshme turistike. Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, kartolinat përjetuan një periudhë kulmore, të njohur si “Epoka e Artë e Kartolinave”, kur miliona prej tyre dërgoheshin çdo vit në mbarë botën.
Kartolina përfaqëson në vetvete një format katërkëndësh (ose formë tjetër) letre të trashë, apo kartoni të hollë i prodhuuar për shkrimin e mesazheve relativisht të shkurtra e të shpejta dhe postimin, zakonisht, pa zarf. Kartolina më e vjetër në botë konsiderohet ajo e dërguar shkrimtarit Theodore Hook (1788-1841) nga Fulham në Londër në vitin 1840 dhe është stampuar me një vulë të zezë me vlerë 1 peni. Në SHBA kartolina e parë komerciale u emetua më 1861 nga John P. Charton nga Filadelfia, i cili ia shiti të drejtat për printim Hymen Lipman-it (1817-1893). Këto ishin kartolina pa figura vizuale.
Edhe sot, shumë udhëtarë nga breza të ndryshëm vazhdojnë të ruajnë këtë traditë. Për ta, kartolina përfaqëson më shumë sesa një mesazh të shkurtër: ajo është një kujtim i prekshëm, një shenjë vëmendjeje dhe një dëshmi se dikush është menduar edhe nga larg. Ndryshe nga komunikimi digjital, kartolina kërkon kohë, përkushtim dhe një zgjedhje të vetëdijshme për të ndarë një moment personal.
Në rrjetet sociale, interesi për kartolinat ka filluar të ringjallet, veçanërisht mes të rinjve. Hashtagë të ndryshëm dhe iniciativa globale për shkëmbimin e kartolinave dëshmojnë se kjo formë komunikimi vazhdon të ketë vlerë emocionale dhe kulturore. Për shumë njerëz, kartolina mbetet një mënyrë më e sinqertë dhe më intime për të komunikuar, krahasuar me mesazhet e shpejta dhe fotografitë e kuruara në internet.
Kartolinat nëShqipëri
Në Shqipëri, përdorimi i kartolinave për urime apo edhe si një kujtim i vlefshëm nga një udhëtim është zhdukur pothuajse tërësisht. Nga një traditë e gjallë e viteve të komunizmit, e cila la gjurmët e saj edhe në fillimet e viteve ’90, kartolinat dikur përbënin një nga format më të rëndësishme të komunikimit dhe shprehjes së vëmendjes personale.
Kartolina “Përurimi i Urës në Dardhë” (1904) është ndër shembujt më të hershëm të kartolinave fotografike në Shqipëri. Ajo dokumenton inaugurimin e një ure guri, ndërtuar me iniciativë filantropike nga Kristo Themeli Gajo për të lehtësuar kalimin e lumit në hyrje të fshatit. Fotografia, realizuar nga Perikli Kaçauni, tregonte me detaje ura, njerëzit e pranishëm dhe pjesëmarrjen masive të fëmijëve, duke reflektuar jo vetëm një moment festiv, por edhe vitalitetin social dhe urban të Dardhës në fillim të shekullit XX.
Kartolina u printua dhe qarkulloi në Korçë, duke përfaqësuar një ndër format e para të kujtesës vizuale të fshatrave shqiptare. Mbishkrimet në gjuhët greke dhe rumune nënvizojnë rol të dhuruesit dhe origjinën e saj ndërkombëtare. Sot, kjo kartolinë konsiderohet një dokument historik dhe kulturor që pasqyron zhvillimin infrastruktural, shoqëror dhe identitar të Dardhës në periudhën e hershme moderne.
Me përhapjen e telefonave celularë dhe më pas të mesazheve të shkurtra, kartolinat nisën të humbnin gradualisht funksionin e tyre praktik, por edhe simbolikën që mbartnin. Komunikimi i menjëhershëm e bëri të panevojshme pritjen, ndërsa kartolina, që kërkonte kohë, përkushtim dhe durim, u zëvendësua nga forma më të shpejta dhe më efikase të shkëmbimit të urimeve dhe kujtimeve.
Disa librari në Tiranë, si edhe dyqane suveniresh, ofrojnë ende kartolina për shitje, me çmime relativisht të përballueshme. Megjithatë, interesi për to vazhdon të mbetet i ulët. Kjo lidhet, ndër të tjera, me faktin se kartolinat në Shqipëri përkojnë me një periudhë të errët të jetës politike dhe shoqërore të vendit, ndaj sot shpesh perceptohen si objekte që i përkasin së shkuarës dhe jo realitetit modern.
Për shumë qytetarë, kartolinat mbeten të lidhura me kujtime të një kohe kur komunikimi ishte i kufizuar dhe dërgimi i tyre ishte një nga format e pakta të lidhjes me botën e jashtme. Kjo ndoshta ka ndikuar që ato të mos kenë të njëjtën vlerë emocionale për brezat e rinj, të rritur në epokën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm.
Ndërkohë, edhe karakteri i kartolinave ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me ato tradicionale. Dikur, kartolinat përbëheshin kryesisht nga imazhe të aktorëve dhe këngëtarëve të njohur të kohës, si figura të kinemasë turke apo yje hollivudianë që ishin shumë në modë, si Leonardo DiCaprio apo Brad Pitt, të cilët zinin pjesën më të madhe të stampimeve. Këto kartolina shërbenin jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si objekte koleksionimi, veçanërisht për të rinjtë.
Sot, kartolinat moderne kanë marrë një tjetër formë. Ato janë kryesisht artizanale, të punuara me dorë, dhe përmbajnë elementë festivë, simbolikë ose mesazhe domethënëse, të përshtatura sipas rastit. Në vend që të shërbejnë si mjet i përditshëm komunikimi, ato konsiderohen më tepër si objekte estetike ose dhurata simbolike.
Në realitetin shqiptar të sotëm, kartolinat po shihen gjithnjë e më shumë si objekte ekzotike, që më shumë se sa përdoren, zgjojnë ndjesinë e nostalgjisë dhe kureshtjes, sidomos te brezi i ri. Ato përfaqësojnë një formë komunikimi të ngadaltë dhe të qëllimshme, në kontrast me ritmin e shpejtë të jetës moderne, duke mbartur një vlerë kulturore dhe emocionale që, ndonëse e zbehur, nuk është zhdukur plotësisht.
Megjithëse përballet me sfida, si rritja e kostove postare dhe vështirësia për t’i gjetur në disa destinacione, dërgimi i kartolinave shihet ende si një investim në marrëdhënie njerëzore. Në një botë gjithnjë e më digjitale, kartolina vazhdon të simbolizojë ngadalësinë, kujdesin dhe dëshirën për të ruajtur lidhjet përtej distancës.
Gazeta Si – Në vitin 2025, Arabia Saudite kreu 347 ekzekutime, numri më i lartë që kur organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare filluan të mbanin gjurmët.
Kjo konfirmon përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të dënimit me vdekje në vend: rekordi i mëparshëm (345) u vendos në vitin 2024.
Shumica dërrmuese e ekzekutimeve ishin për krime të zakonshme të lidhura me drogën, dhe ata që u ekzekutuan përfshinin një gazetar dhe disa disidentë.
OJQ-ja Human Rights Watch (HRW) e përshkroi të dhënat e të drejtave të njeriut në vend si “katastrofike” dhe sistemin gjyqësor si të paaftë për të respektuar parimet themelore të sundimit të ligjit dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Që kur u bë udhëheqës “de facto” i Arabisë Saudite në vitin 2017, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman është përpjekur ta paraqesë vendin si më modern dhe të moderuar, për shembull duke inkurajuar pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore dhe në vendin e punës dhe duke lehtësuar kufizimet e alkoolit.
Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi të kontrollonte gjyqësorin në një mënyrë despotike, veçanërisht në lidhje me krimet e lidhura me drogën, dhe shtypi me dhunë çdo lloj mospajtimi.
Shkeljet e të drejtave të njeriut, të denoncuara nga organizata të shumta dhe të rrëfyera në dëshmi të shumta, nuk kanë krijuar probleme të mëdha politike për Bin Salmanin.
Qendra Faisaliah, një nga rrokaqiejt e Riadit
Nëntorin e kaluar, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e priti atë në Shtëpinë e Bardhë me nderime të plota, dhe në përgjithësi, të gjitha vendet perëndimore bëjnë biznes me Arabinë Saudite, e cila është bërë një lojtare e rëndësishme në sektorët e argëtimit dhe sportit: ndër të tjera, asaj iu dha titulli i organizatorit të Kupës së Botës 2034 dhe ditët e fundit ndeshjet e Superkupës së Italisë u luajtën në stadiumet saudite.
Gjatë dekadës së fundit, ajo ka siguruar gjithashtu një rol të rëndësishëm diplomatik, në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke shfrytëzuar pasurinë e madhe që rrjedh nga rezervat e saj të mëdha të naftës.
Megjithatë, nuk ka pasur përparim në fushën e të drejtave të njeriut dhe garancive për gjykim të drejtë. Vetëm Kina dhe Irani kryejnë më shumë dënime me vdekje në të gjithë botën. Sipas ligjit saudit, çdo ekzekutim duhet të miratohet nga mbreti ose princi i kurorës.
OJQ-ja me seli në Mbretërinë e Bashkuar, “Reprieve”, rindërton dhe certifikon ekzekutimet në Arabinë Saudite, falë kontakteve me familjet e të dënuarve, si dhe me të burgosurit në pritje të vdekjes (domethënë, ata që presin ekzekutimin).
Sipas të dhënave, dy të tretat e të dënuarve u vranë për vepra penale “jo-vdekjeprurëse” të lidhura me drogën; gjysma ishin të huaj; 96 morën dënimin me vdekje për krime që përfshinin vetëm hashash; dhe pesë ishin gra.
Ka disa raste ekstreme, siç është ai i një burri jemenas dhe një gruaje saudite të dënuar për rrëmbim foshnjash dhe kryerje magjie, ose ai i dy adoleshentëve të vrarë për pjesëmarrje në një protestë si të mitur.
Dënimet për “terrorizëm” janë të shumta dhe përkufizimi përdoret për të përfshirë pak nga gjithçka: çdo formë mospajtimi, edhe nëse shprehet në mënyrë paqësore ose thjesht në mediat sociale, mund të çojë në arrestim, torturë dhe dënime me vdekje. Shpesh, në gjyqe, rrëfimet e nxjerra nën torturë janë prova e vetme e përdorur për të përcaktuar dënimin.
Saudi Crown Prince executes Saudi journalist who criticised his policies on Twitter. Turki al-Jasser had been tweeting under a pseudonym. Bin Salman hired two spies at X to find out who was behind the account. They informed him it was Turki. Turki was executed today.
— Sami Hamdi سامي الهاشمي الحامدي (@SALHACHIMI) June 14, 2025
Në qershor, Turki al-Jasser. Ai ishte shkrimtar, gazetar dhe bloger. Ai shkroi fillimisht për gazetën “Al-Taqreer”, e cila u mbyll nga autoritetet në vitin 2015, dhe më pas për profilin në Twitter (tani X) “Kashkool”, përmes të cilit denoncoi korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga familja në pushtet.
Në disa mënyra, ekzekutimi i al-Jasser ishte i ngjashëm me shumë të tjerë: familja nuk u njoftua paraprakisht për ekzekutimin e afërt dhe nuk e mori trupin më pas.
Autoritetet as nuk zbulojnë se si ekzekutohet dënimi, por pothuajse gjithmonë kryhet duke prerë kokën me shpatë nga një ekzekutor, dhe në raste të tjera me pushkatim.
Dëshmitë e mbledhura nga Reprieve raportojnë se pothuajse çdo ditë, një listë me emrat e njerëzve që do të vriten atë ditë u lexohet të burgosurve që presin ekzekutimin.
Të burgosurit e listuar më pas hiqen nga qelitë e tyre dhe çohen diku tjetër. Procedura krijon një klimë terrori dhe stresi të madh të përditshëm, i cili mund të zgjasë me vite.
Jeed Basyouni, drejtori i Reprieve për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, i tha BBC-së: “Duket sikur nuk ka rëndësi për ta se kë ekzekutojnë, por përkundrazi t’i dërgojnë mesazh shoqërisë se ekziston një politikë zero tolerance për çfarëdo çështjeje që diskutojnë, qofshin protesta, liri shprehjeje apo drogë.” Basyouni thotë gjithashtu se Arabia Saudite aktualisht gëzon “mosndëshkim total” ndërkombëtarisht.
Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, më 27 dhjetor, në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 69-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku një 29-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, ka përplasur 69 vjeçarin R. B., i cili po lëvizte me biçikletë.
Ai është dërguar në spital, ku fatkeqësisht më pas ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë njoftuar se pas aksidentit, arrestuan në flagrancë drejtuesen e mjetit me inicialet Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës.