Normal view

Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit - dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin

21 August 2026 at 16:55


Në këtë artikull, historiani austriak Ralf Grabuschnig shkruan se imazhi i Ballkanit si "fuçi baruti" nuk është një realitet natyror, por një stereotip perëndimor i formuar historikisht, i cili tregon më shumë për vetëperceptimin dhe projeksionet e Perëndimit sesa për shkaqet komplekse të dhunës në vetë Evropën Juglindore.

Ralf Grabuschnig

Kur në fillim të viteve 1990 shpërtheu lufta në ish-Jugosllavi, për shumë vëzhgues shpjegimi për këtë dhunë dukej i qartë: sërish Ballkani. Sërish fuçia e vjetër evropiane e barutit. Sërish shpërthimi i një urrejtjeje që gjoja gjëmon vazhdimisht nën sipërfaqe në këtë rajon. Kjo ishte një narrativë e rehatshme, e njohur - dhe e gabuar.

Mbi të gjitha: kjo narrativë ka traditë. Vetë termi "Ballkan" ka origjinë osmane. Në fakt, ai përshkruan një vargmal në Bullgarinë e sotme dhe në burimet osmane zakonisht përdorej pikërisht në këtë kontekst.

Që ky emër i një vargmali t'i vishej dikur gjithë gadishullit, i detyrohemi - jo krejt rastësisht - një gjeografi gjerman: August Zeune, i cili në vitin 1808 shkroi për herë të parë për "gadishullin ballkanik". Ai nuk ishte i vetmi evropian perëndimor që në këtë kthesë drejt shekullit XIX filloi të shkruante për Ballkanin.

Por çfarë saktësisht i përket Ballkanit dhe çfarë jo: kjo ishte e paqartë atëherë dhe mbetet e paqartë edhe sot. Si gadishull, kufijtë e rreptë gjeografikë janë të qartë vetëm në tri anë - perëndim, lindje dhe jug. Në veri, ndërkaq, kufijtë mbeten të paqartë deri sot. Përgjigjet për pyetjen se ku fillon "Ballkani" ndryshojnë ende shumë. Për ta kuptuar këtë paqartësi, mjafton të pyesësh njerëz në rrugët e Lubjanës, Zagrebit apo Budapestit. Ballkani fillon gjithmonë disa kilometra më tej.

Kjo paqartësi gjeografike nuk është rastësi. Ajo tregon diçka më themelore: Ballkani nuk është një rajon i përcaktuar qartë, por më shumë një ide. Një koncept. Dhe në fund të fundit: një ekran projeksioni.

Ky zhvillim vazhdoi së paku me përshkrimin e August Zeunes për "gadishullin". Që në shekullin XVIII, kur fuqia osmane në Evropë filloi ngadalë të dobësohej, rajoni u hap për udhëtarët perëndimorë. Fillimisht erdhën kryesisht tregtarë dhe diplomatë nga Perandoria Habsburgase dhe Venecia. Që nga fillimi i shekullit XIX, erdhën gjithnjë e më shumë udhëtarë të pasur, kryesisht nga Franca dhe Britania e Madhe, në kuadër të "Grand Tour"-it, të njohur atëherë nëpër Evropë.

Në Ballkan, ata kishin një destinacion të caktuar: Greqinë. "Djepin e qytetërimit evropian", siç e shihnin shumë prej tyre. Të rinjtë që udhëtonin donin të shkonin te Akropoli, në Delfi, te gjurmët e Athinës dhe Spartës.

Ajo që gjenin realisht atje, megjithatë, rrallë përputhej me pritshmëritë e tyre. Popullsia reale e Greqisë kishte pak të përbashkët me helenët e lashtë që kishin në mendje udhëtarët. Shkrimtari francez François-René de Chateaubriand madje u këshillonte turistëve të tjerë: "Mos e shihni kurrë Greqinë, zotëri, përveçse te Homeri. Kjo është mënyra më e mirë." (Maria Todorova: Imagining the Balkans, Oxford University Press, 1997, f. 94)

Ishte një qëndrim që më vonë do të shtrihej nga Greqia në të gjithë gadishullin ballkanik. Popullsia lokale përshkruhej në raportet perëndimore të udhëtimit të shekullit XIX si e prapambetur, arkaike dhe e paqytetëruar. Udhëtari anglez Harry de Windt e titulloi shkurt e shkoq një raport udhëtimi të vitit 1907 "Through Savage Europe" (Nëpër Evropën e egër), për të mos lënë asnjë dyshim në këtë drejtim.

Këto përshkrime, megjithatë, as atëherë nuk lindën në vakuum. Ato u shkruan nga njerëz prej dy perandorive më të mëdha koloniale të kohës: Britania e Madhe dhe Franca. Nga njerëz që ishin mësuar t'i shihnin pjesë të tjera të botës si të prapambetura dhe ta pranonin këtë prapambetje si justifikim për sundimin kolonial.

Kështu ishte tani edhe vështrimi ndaj Ballkanit, deri atëherë pak i njohur. Për shkak të pozicionimit të tij brenda Evropës, ai nuk mund të përshtatej si një "tjetër" krejtësisht i huaj, por u bë një lloj "tjetri brenda vetes". Jo krejtësisht oriental, por edhe jo vërtet evropian. Një hapësirë e ndërmjetme. Një zonë kufitare.

Historianja bullgare Maria Todorova e ka quajtur këtë fenomen "ballkanizëm", duke iu referuar konceptit të famshëm të orientalizmit të Edward Saidit. Ashtu si në rastin e Orientit, argumenton Todorova, edhe paraqitja e stereotipizuar e Ballkanit shërbente kryesisht për një qëllim: vetëpërkufizimin pozitiv të Perëndimit.

Duke e përshkruar Ballkanin si të egër, të dhunshëm dhe irracional, Perëndimi mund ta shihte veten si e kundërta e saktë: e ndriçuar, moderne, racionale dhe paqësore.

Deri në fund të shekullit XIX, ky perceptim i Ballkanit fitoi një përcaktim domethënës që mbetet edhe sot: "fuçi baruti". Përshkrimet që e paraqisnin rajonin si të rrezikshëm dhe shpërthyes filluan të shtoheshin nga vitet 1870: në kohën e Kongresit të Berlinit dhe të ndezjes së "çështjes maqedonase". Ideja e Ballkanit si "fitil në fuçinë e barutit evropian" (vetë rajoni shndërrohet në fuçi baruti më vonë) u vendos përfundimisht me Luftërat Ballkanike të viteve 1912/13 dhe shpërthimin e mëpasshëm të Luftës së Parë Botërore.

"Serbia është edhe sot fitili më i nxehtë i fuçisë evropiane të barutit. Nëse duam të parandalojmë një shpërthim, zjarri duhet të shuhet shpejt dhe me dorë të fortë", shkroi për shembull gazeta vjeneze “Neuigkeits-Welt-Blatt” në korrik të vitit 1914 - vetëm disa ditë para fillimit të luftës.

Në atë kohë, deklarata të tilla nuk ishin më raste të izoluara. Lidhja mes "Ballkanit" dhe "dhunës" ishte tashmë fort e ngulitur në kujtesën kolektive të Perëndimit që në fillim të shekullit XX - dhe atje do të mbetej.

Kështu, ky imazh i Ballkanit mbetet i pranishëm deri sot dhe pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë njëqind viteve të fundit. Përgjatë shekullit XX, metafora e fuçisë së barutit thjesht u ringjall sërish e sërish. Në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe, natyrisht, edhe në vitet 1990.

"Tani që komunizmi ka rënë, po qarkullojnë mbi Ballkanin emocione që kanë humbur funksionin e tyre legjitim", shkroi gazetari amerikan Robert Kaplan në vitin 1993, në librin e tij të suksesshëm “Balkan Ghosts” (Fantazmat e Ballkanit).

Libri arriti sukses ndërkombëtar pikërisht në mes të luftës në Jugosllavi dhe formësoi perceptimin e një brezi të tërë vendimmarrësish politikë, diplomatikë dhe ushtarakë. Kaplan skiconte një rajon pa përvojat formuese të Rilindjes (Renesansës) dhe Iluminizmit. Në vend të kësaj, rajoni ishte, sipas tij, i karakterizuar nga "urrejtja shekullore", e ngrirë nën sundimin osman e më pas komunist, e cila tani po dilte sërish në sipërfaqe me gjithë fuqinë e saj.

Kjo ishte një përsëritje e narrativës së vjetër për Ballkanin e dhunshëm dhe pati pasoja krejt reale edhe në vitet 1990. Bill dhe Hillary Clinton e kishin lexuar librin e Kaplanit, ashtu si edhe anëtarë të shumtë të komunitetit ndërkombëtar diplomatik. Dhe ideja se luftërat jugosllave ishin thjesht një shpërthim i një urrejtje ballkanike, të lashtë dhe irracionale, kontribuoi gjithashtu në faktin që Perëndimi ngurroi kaq gjatë të ndërhynte më vendosmërisht.

Ndërsa në Washington dhe Bruksel, në fillim të viteve 1990, po debatohej, Sarajeva mbeti e rrethuar për më shumë se tre vjet. Në vitin 1995, në Srebrenicë u vranë mbi 8000 njerëz.

Narrativa e rehatshme e "urrejtjes së lashtë" fshihte atë që në të vërtetë kishte ndodhur në Jugosllavi. Shpërbërja e dhunshme e këtij shteti pati sigurisht shumë shkaqe: kriza ekonomike, rënia e bllokut lindor, dështimi institucional dhe instrumentalizimi i qëllimshëm i narrativave nacionaliste nga elitat politike.

Të gjithë këta faktorë do të meritonin të diskutoheshin. Por fakti që në vend të kësaj u fol me zë të lartë për një urrejtje irracionale e të lashtë, e mbylli pamjen ndaj kompleksitetit real.

Aspekte të tilla si fakti që edhe në vitin 1985 - vetëm gjashtë vjet para fillimit të luftës - një përqindje jashtëzakonisht e lartë e të rinjve në Jugosllavi u identifikua në një sondazh për herë të parë kryesisht si "jugosllavë". Ose fakti që ende në vitin 1990, në pothuajse të gjitha qytetet e mëdha të vendit, kishte protesta të mëdha antiluftë. Ose fakti që shumë ushtarë, në javët dhe muajt e parë të luftërave, dezertuan ose refuzuan urdhrat.

Lufta nuk ishte ligj natyror. Ajo ishte një katastrofë e krijuar nga njerëzit, ashtu si të gjitha katastrofat e tilla, dhe mund të ishte parandaluar nga njerëzit.

Kjo është një e vërtetë që fshihet pas imazhit të rehatshëm dhe të thjeshtuar që Perëndimi ka për Ballkanin. Antropologia Tone Bringa e thotë shkurt e qartë: "Na vjen lehtë ta shohim ish-Jugosllavinë me një mendjemadhësi vetëkënaqëse. Por kjo histori mbart mësime për të gjitha shoqëritë. Sepse edhe gjetkë ekzistojnë rryma të fshehta të mosdurimit, racizmit dhe frikës nga 'tjetri'. Rryma që, kur nxiten nga të fuqishmit, mund të shndërrohen në dhunë, ose tolerohen nga shteti derisa lulëzojnë pa ndëshkim."

Këto rryma mund të bëhen të rrezikshme kudo, edhe "tek ne". Fuçia e barutit, siç duket, gjendet më pak në Ballkan e më shumë në kokat tona.

Ralf Grabuschnig është historian dhe krijues i mediave dixhitale. Në podkastin e tij "Deja-vu Geschichte" dhe në buletinin javor (newsletter) "Geschichtshappen", ai merret me rrënjët e së tashmes sonë. Ky shkrim bazohet në serialin e tij të podkastit "Ballkani si fuça e barutit". Teksti u botua në blogun e historisë të gazetës austriake “Standard”. Përktheu dhe redaktoi: E.R.

BeerFest Kosova 2026

21 August 2026 at 15:25


BeerFest Kosova 2026 rikthehet në Prishtinë nga 2 deri më 4 tetor, me një koncept të rifreskuar që bashkon birrën, gastronominë, muzikën dhe argëtimin në AMC Hall Parking.

Për tri ditë, festivali synon të krijojë një përvojë të plotë për vizitorët, me degustime, oferta gastronomike dhe një program muzikor me emra të njohur të skenës vendore. BeerFest Kosova rikthehet kështu si një hapësirë sociale dhe argëtuese për publikun mbi 18 vjeç.

Detajet

Data: 2–4 tetor 2026
Vendndodhja: AMC Hall Parking, Prishtinë
Mosha: 18+

Programi

Gjatë tri netëve të BeerFest Kosova 2026 do të performojnë një numër artistësh të njohur të skenës muzikore vendore.

Në mesin e emrave të paralajmëruar janë:

  • Capital T
  • Majk
  • Buta
  • Rina Balaj
  • Lluni
  • Shaolin Gang
  • Blerando
  • David Dreshaj
  • BB Poqi
  • Dafina Bytyqi
  • Melinda
  • Ya Nina

Programi do të shoqërohet me përvoja të ndryshme të degustimit, ushqim dhe aktivitete që plotësojnë atmosferën e festivalit.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të përjetuar konceptin e rifreskuar të BeerFest Kosova.
  • Për të ndjekur performanca nga artistë të njohur gjatë tri netëve.
  • Për të eksploruar oferta të ndryshme të birrës dhe gastronomisë.
  • Për të kaluar një mbrëmje festive me miqtë në një ambient social.
  • Për të qenë pjesë e rikthimit të një prej festivaleve të njohura të këtij formati në Kosovë.

Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrjen

Biletat kushtojnë 10 euro dhe mund të blihen online përmes platformës Rave Travel.

BeerFest Kosova është event i dedikuar vetëm për personat mbi 18 vjeç.

Kontakt: 045 666 220
Email: info@eventure.tv
Instagram: BeerFest Kosova
Website: beerfestkosova.com

Autoritetet ruse lëshojnë fletëarrest për gazetarin gjerman pas pyetjes për luftën në Ukrainë

21 August 2026 at 15:23


Autoritetet në Rusi kanë lëshuar një fletëarrest kundër korrespondentit të gazetës gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" (FAZ) për Ballkanin, Michael Martens.

Siç u bë e ditur të enjten në faqen e Ministrisë së Brendshme ruse, gazetari kërkohet sipas një neni të Kodit Penal.

Sipas burimeve të agjencisë ruse të lajmeve TASS, Martens akuzohet për "nxitje të urrejtjes", një vepër që nëse dënohet në Rusi mund të çojë deri në gjashtë vjet burgim.

Shkak për këtë masë u bë një pyetje që Martens bëri më 8 gusht gjatë një konferencë shtypi në Beograd, ku morën pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari e pyeti presidentin ukrainas se çfarë mund të bëjnë evropianët për ta ndihmuar Ukrainën që të "vrasë më shumë rusë", duke shtuar menjëherë: "ushtarë rusë, natyrisht".

Kjo deklaratë nxiti reagime dhe polemika të shumta, veçanërisht në Rusi dhe Serbi, por edhe në qarqet e ekstremit të djathtë dhe të majtë në Gjermani.

Më vonë, redaksia e "FAZ" sqaroi se pyetja ishte "formuluar në mënyrë të paqartë" dhe se nuk është politikë redaksionale e gazetës që "të vriten sa më shumë ushtarë rusë".

Nga ana e tij, vetë Martens deklaroi në rrjetin social X se pyetja ishte e mirëmenduar.

Ai sqaroi se bëhej fjalë për një aludim ndaj një citati të ish-kryeministrit britanik Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Churchill i kishte dhënë udhëzim oficerit të tij të ndërlidhjes, Fitzroy Maclean, përpara takimit me udhëheqësin komunist jugosllav Josip Broz Tito, duke i thënë të tregonte se si mund t'i ndihmonin partizanët "për të vrarë akoma më shumë gjermanë".

Krahas bërjes publike të fletëarrestit nga Rusia, Ambasada ruse në Berlin i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Berlinit, duke kërkuar një vlerësim juridik nëse formulimet e Martens përbëjnë vepër penale sipas ligjit gjerman, përfshirë nxitjen e urrejtjes ndaj një populli tjetër apo thirrjen publike për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria e Berlinit konfirmoi pranimin e shkresës dhe sqaroi se sipas ligjit është e detyruar të shqyrtojë nëse ekziston ndonjë dyshim fillestar, duke theksuar se kjo nuk do të thotë automatisht nisje e hetimit dhe se vlen prezumimi i pafajësisë.

Asociacioni i Gazetarëve Gjermanë (DJV) ka protestuar ashpër ndaj veprimeve të Moskës. Kryetari i Asociacionit, Mika Beuster, deklaroi se drejtësia, përfshirë atë ruse, nuk ka asnjë punë me pyetjet që gazetarët bëjnë në një konferencë shtypi.

Gazetarit Martens nuk i kanoset asnjë ekstradim nga Gjermania drejt Rusisë. Megjithatë, situata mund të bëhet më e rrezikshme për të gjatë punës në rajonin e Ballkanit ku ai vepron si korrespondent, e veçanërisht në Serbi, e cila mban marrëdhënie të afërta me Rusinë.

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës

21 August 2026 at 12:54


S.V dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Sarandës.

Të arrestuarit do të njihen me masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi Ksamilin dhe mbarë opinionin publik.

20-vjeçari, i cili po kalonte pushimet në Ksamil, humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së martës, pas një përleshjeje të dyshuar me mjete prerëse.

Policia ka arrestuar 11 persona në lidhje me vrasjen e të riut portugez. I dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i cili ka precedentë penalë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të lidhura me trafikun e drogës, mbajtjen e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit. /A2cnn.al/

Statistikat e reja në Zvicër: Popullsia po rritet dhe po plaket

21 August 2026 at 12:13


Zvicra po përjeton një rritje të vazhdueshme të popullsisë, e cila tashmë ka kaluar pragun e 9 milionë banorëve.

Sipas të dhënave më të fundit demografike të Entit Federal të Statistikave, ky zgjerim i popullsisë është kryesisht rrjedhojë nga imigrimi si dhe rritja e jetëgjatësisë, ndërkohë që vendi përballet me sfida të reja sa i përket plakjes së shoqërisë.

Faktori kryesor i rritjes mbetet imigrimi i fuqisë punëtore të kualifikuar nga vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Pa ardhjen e banorëve të rinj nga jashtë, popullsia zvicerane do të shënonte rënie, pasi shkalla e lindshmërisë tek gratë vendase mbetet në nivele të ulëta dhe nuk mjafton për të zëvendësuar brezat.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me strukturën e moshës.

Zvicra po plaket me ritme të shpejta: brezi i të ashtuquajturve “baby boomers” (të lindur në vitet '50 dhe '60) po del gradualisht në pension.

Kjo bën që përqindja e personave mbi 65 vjeç të rritet ndjeshëm, ndërsa numri i personave në moshë pune po pëson tkurrje relative.

Sipas projeksioneve zyrtare për dekadat e ardhshme, nëse këto tendenca vazhdojnë, popullsia e Zvicrës mund të arrijë deri në 10 milionë banorë rreth mesit të këtij shekulli.

Kjo rritje sjell me vete sfida të mëdha praktike për vendin, veçanërisht në menaxhimin e infrastrukturës, hapësirave të banimit, transportit publik si dhe financimin afatgjatë të sistemit të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/

Islami: Reagimi i Petkoviqit pjesë e luftës hibride për kontrollin e narrativës

21 August 2026 at 12:04


Analisti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar lidhur me deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas operacionit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit, ku u zbulua dhe konfiskua një sasi e konsiderueshme armatimi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Islami ka vlerësuar se reagimi i Petkoviqit ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pjesë e një përpjekjeje për ta minimizuar rëndësinë e aksionit të institucioneve të sigurisë.

Sipas Islamit, pretendimi i Petkoviqit se konferenca e Sveçlës në Zubin Potok ishte “sajim” synon të zhvendosë vëmendjen nga konfiskimi i arsenalit të armëve dhe ta kthejë debatin te akuzat e Beogradit ndaj Policisë së Kosovës për keqtrajtime dhe arrestime të pjesëtarëve të komunitetit serb.

“Ky reagim erdhi menjëherë pas goditjes që mori Beogradi zyrtar nga zbulimi dhe konfiskimi i një arsenali të madh armatimi në veri të vendit”, ka shkruar Islami.

Ai e ka cilësuar këtë qasje si pjesë të asaj që e quan “luftë asimetrike hibride” për kontrollin e narrativës ndërkombëtare.

Sipas tij, ndërsa institucionet e Kosovës veprojnë në kuadër të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe zbatimit të ligjit, Beogradi përpiqet që aksionet e tilla t’i paraqesë si presion ndaj komunitetit serb.

Islami ka thënë se incidentet dhe operacionet e sigurisë shpesh shndërrohen në mjete të përplasjeve politike dhe diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të reagimit të tij, analisti ka vlerësuar se, sipas tij, narrativat dhe deklaratat e pushtetit në Beograd po humbin besueshmërinë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, duke pretenduar se strategjia e dezinformimit po njihet gjithnjë e më shumë.

“Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare”, ka përfunduar Islami. /Telegrafi/


Konkurset e javës në Telegrafi Jobs: Mundësi të reja në disa fusha profesionale

21 August 2026 at 11:09


Tregu i punës në Kosovë vazhdon të lëvizë dhe kjo javë solli në Telegrafi Jobs disa konkurse që mbulojnë fusha mjaft të ndryshme nga njëra tjetra. Nga marketingu digjital e deri te zejet teknike, nga pozitat në menaxhim e deri te ato në shërbim ndaj klientëve, oferta është e larmishme dhe u drejtohet profileve të ndryshme profesionale.

Kjo javë solli një sërë ofertash pune në pozita kryesore nga sektorë të ndryshëm, të cilat po i paraqesim më poshtë për të gjithë ata që janë të interesuar për një mundësi të re karriere.

Nëse jeni duke kërkuar një pozitë në fushën e marketingut dhe krijimit të përmbajtjes, WONDGROUP LLC ka hapur konkurs për Real Estate Content & Marketing Assistant në Prishtinë, pozitë e përshtatshme për kandidatë me shkathtësi në krijim përmbajtjeje dhe marketing digjital.

Po ashtu, për ata me prirje nga puna teknike, Elkos Group po kërkon Mjeshtër/Servisim i Pirunjerëve në Pejë, pozitë që kërkon përvojë praktike në mirëmbajtjen e pajisjeve.

Vende pune ka edhe në fushën e menaxhimit dhe burimeve njerëzore. Hebs Kosova ka hapur njëherësh tre konkurse: Koordinator/e i/e Burimeve Njerëzore në Çagllavicë, Menaxher/e i/e Departamentit Teknik – Teknik për Pajisje Profesionale në Prishtinë, dhe Menaxher/e për Marketing në Çagllavicë.

Nëse preferoni një angazhim në shërbim ndaj klientëve ose gastronomi, po kërkohet Arkatare/Kuzhiniere në disa lokacione, përfshirë Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe Podujevë. Mund të aplikoni edhe për pozitën Staf Restoranti në Ferizaj, ose Shofer Delivery/Motorrist Delivery në Gjilan, të dyja gjithashtu nga Hebs Kosova.

Apliko sot

Gjeni pozitën që ju përshtatet dhe aplikoni direkt në Telegrafi Jobs - konkurset kanë afate të kufizuara, mos e humbisni mundësinë.


Mjeshtër/Servisim i Pirunjerëve


Apliko Tani!

Real Estate Content & Marketing Assistant


Apliko Tani!

Koordinator i Burimeve Njerezore


Apliko Tani!

Arkatare, Kuzhiniere


Apliko Tani!

Menaxher i Departamentit Teknik , Teknik per Pajisje Profesionale


Apliko Tani!

Shofer Delivery, Motorrist Delivery


Apliko Tani!

Staf Restoranti


Apliko Tani!

Arkatare,Kuzhiniere


Apliko Tani!

Menaxher/e per Marketing


Apliko Tani!

Frutex bëhet pronare e objektit historik "Nestor Hotel" në Ludwigsburg të Gjermanisë

21 August 2026 at 11:00


Kompania kosovare Frutex vazhdon të shënojë arritje të reja edhe në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar se është bërë pronare e kompleksit historik "Nestor Hotel", i vendosur në qytetin gjerman të Ludwigsburgut.

Objekti ikonik, i ndërtuar në vitin 1874, përfaqëson një nga ndërtesat më të njohura të qytetit dhe shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej 13,500 metrash katrorë, mbi një parcelë me sipërfaqe totale prej 1.35 hektarësh. Kompleksi përfshin 179 dhoma hoteli, restorant, salla për evente, si dhe objekte të tjera përcjellëse që plotësojnë ofertën e tij.

''Një pjesë e këtij kompleksi do të shërbejë si qendër për koordinimin e aktiviteteve të shitjes dhe zhvillimin e biznesit të produkteve Frutex në Gjermani dhe në tregjet evropiane, duke forcuar më tej praninë tonë dhe mbështetjen për partnerët në rajon

Sipas njoftimit të kompanisë, një pjesë e këtij kompleksi do të shndërrohet në qendër koordinuese për aktivitetet e shitjes dhe zhvillimin e biznesit të produkteve Frutex në Gjermani dhe në tregjet evropiane. Ky hap synon të forcojë praninë e kompanisë në rajon, duke ofruar njëkohësisht mbështetje më të madhe për partnerët e saj në Evropë'', theksohet në njoftim.

Ky investim vjen si dëshmi e rradhës e ambicieve në rritje të Frutex-it për t'u pozicionuar fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, duke bashkuar traditën e një objekti historik gjerman me vizionin modern të zhvillimit të biznesit kosovar jashtë vendit.

Me këtë hap, Frutex shton edhe një sukses tjetër në listën e arritjeve të saj, duke dëshmuar se kompanitë kosovare janë të gatshme dhe të afta të konkurrojnë e të investojnë me sukses edhe në tregjet evropiane.

Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër - mes tyre edhe dy emra shqiptarë

21 August 2026 at 10:40


Enti Federal i Statistikave në Zvicër ka publikuar klasifikimin zyrtar të emrave më të përhapur për foshnjat e lindura gjatë vitit 2025.

Në kategorinë e djemve, emri Noah vazhdon të ruajë kryesimin e listës, i ndjekur nga Liam dhe Gabriel.

Ndërkaq, te vajzat vendin e parë e zë emri Sofia, ndërsa pozicionet vijuese i mbajnë emrat Emma dhe Mia.

Emri Noah konfirmon edhe një herë dominimin e tij afatgjatë në vend.

Ai ka qenë më i preferuari për prindërit zviceranë në vitet 2010 e 2011, përgjatë periudhës nga viti 2013 deri më 2017, si dhe pa ndërprerje nga viti 2021 deri më 2024, duke e ruajtur sërish pozitën e parë gjatë vitit 2025.

Në anën tjetër, Sofia ngjitet në majë të klasifikimit për vajzat, pasi ka qenë vazhdimisht mes tre emrave më të pëlqyer gjatë periudhave 2017-2019 dhe 2022-2024.

Përtej kryesuesve, të dhënat e reja statistikore shfaqin edhe lëvizje të dukshme në preferenca.

Ngritjen më të madhe në ranglistë e shënuan emrat Liyana te vajzat dhe Arno te djemtë, të cilët mes viteve 2024 dhe 2025 u ngjitën përkatësisht me 279 dhe 199 pozicione.

Në krahun tjetër, rënien më të madhe e pësuan emri Linda, i cili humbi 69 vende te vajzat, si dhe emri Milan, i cili ra me 76 pozicione te djemtë.

Ndërkaq, pjesë e listës së 100 emrave më të përhapur për të porsalindurit u bënë për herë të parë edhe emrat Mina dhe Maleo. Në vendin e 23-të është emri Luan. Te vajzat emri Dua është në vendin e 65-të. /Telegrafi/

Pas 34 vitesh, gjenden mbetjet e dy alpinistëve të zhdukur në akullnajën e Zvicrës

19 August 2026 at 13:52


Një paqartësi gati 30-vjeçare në Alpet zvicerane më në fund ka marrë përgjigje. Në akullnajën Trift (Triftgletscher), mbi zonën e Saas-Grund në kantonin e Wallisit, janë gjetur mbetjet mortore të dy alpinistëve të cilët rezultonin të zhdukur që nga viti 1992.

Gjetja u bë e mundur nga një alpinist i zonës, i cili gjatë një ngjitjeje në akullnajë vuri re mbetjet dhe pajisjet e mbetura.

Pas njoftimit të menjëhershëm, policia lokale organizoi një aksion kërkim-shpëtimi në bashkëpunim me shërbimin ajror Air Zermatt, duke bërë të mundur tërheqjen e mbetjeve dhe dërgimin e tyre për ekzaminim mjeko-ligjor.

Analizat e ADN-së të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmuan zyrtarisht identifikimin e dy viktimave.

Bëhet fjalë për dy shtetas zviceranë, përkatësisht të ditëlindjes 1954 dhe 1957, të cilët kishin humbur çdo kontakt me familjarët dhe autoritetet gjatë një ekspedite në gusht të vitit 1992.

Tërheqja e akullnajave si pasojë e ngrohjes globale po nxjerr gjithnjë e më shpesh në sipërfaqe trupa dhe sende personale të personave të zhdukur dekada më parë në male.

Policia e kantonit Wallis mban një regjistër zyrtar me qindra raste të personave të zhdukur në Alpe që nga shekulli i kaluar, shumë prej të cilëve po zbardhen vetëm vitet e fundit me shkrirjen e akullit. /Telegrafi/

Diplomacia pa diplomatë – rasti Donald Trump dhe 97 vende pa ambasador amerikan

19 August 2026 at 10:08


Në një artikull shumë interesant gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) shkruan se si presidenti amerikan Donald Trump nuk po tregon ndonjë interesim për diplomatët amerikanë të karrierës dhe si pasojë SHBA-të nuk kanë ambasadorë në 97 vende të botës!

Kështu ka shkruar Enver Robelli në rrjetin e tij social në Facebook.

Ai po ashtu thotë se “NZZ" shkruan: ‘Në të vërtetë, në mbarë botën janë 196 poste për ambasadorë amerikanë, të cilët përfaqësojnë vendin e tyre në nivelin më të lartë diplomatik pranë një shteti tjetër ose një organizate ndërkombëtare. Por edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të mandatit të dytë të Trumpit, 97 poste ambasadorësh mbeten të zbrazëta. Kjo është pothuajse gjysma e të gjitha posteve’.

“Një numër kaq i lartë vendesh boshe nuk është parë kurrë në historinë e kohëve të fundit të SHBA-së, thekson gazeta zvicerane. Gati dy vjet pas fillimit të mandatit të parë të Trumpit, vetëm 45 nga 188 poste ambasadorësh të asaj kohe ishin të zbrazëta”.

Për më shumë lexoni të plotë postimin e Robellit:


“Let’s Dance” shënon edicionin e 10-të me muzikë dhe mbështetje për nënat e fëmijët

18 August 2026 at 13:37


“Let’s Dance” rikthehet më 30 shtator 2026 në AMC Hall në Prishtinë, duke shënuar edicionin e 10-të të një prej mbrëmjeve bamirëse të organizuara nga Action for Mothers and Children.

Eventi bashkon muzikën dhe argëtimin me një qëllim humanitar, duke mbledhur fonde për programe që synojnë përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Përveç performancës muzikore, mbrëmja krijon hapësirë për komunitetin, mbështetësit dhe miqtë e organizatës që të bëhen pjesë e një kauze me ndikim social.

Detajet

Data: 30 shtator 2026
Ora: 19:30
Vendndodhja: AMC Hall, Prishtinë
Lloji i eventit: Event bamirësie / Mbrëmje muzikore
Çmimi i biletës: 25 euro

Programi?

Programi përfshin:

  • Mbrëmje muzikore
  • Performancë live nga String String
  • Aktivitete për mbledhje fondesh
  • Takime dhe socializim me komunitetin e Action for Mothers and Children

Fondet e mbledhura gjatë eventit do të përdoren për programe që mbështesin shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të shijuar një mbrëmje me muzikë live nga String String.
  • Për të qenë pjesë e edicionit të 10-të të “Let’s Dance”.
  • Për të mbështetur programe që kontribuojnë në shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve.
  • Për të takuar miq, mbështetës dhe anëtarë të komunitetit të Action for Mothers and Children.
  • Për të kombinuar argëtimin me kontributin për një kauzë sociale.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Biletat kushtojnë 25 euro dhe mund të blihen online përmes Rave Travel.

Për njoftime të tjera rreth eventit, mund të ndiqni Action for Mothers and Children në rrjetet sociale.

Instagram:
https://www.instagram.com/amckosovo

Festivali i dizajnit dhe artit "REDO Prishtina"

18 August 2026 at 13:28


REDO Prishtina rikthehet nga në Kino ARMATA, me edicionin e 14-të të një prej ngjarjeve më të njohura multidisiplinare në vend. Për tri ditë, festivali do të mbledhë dizajnerë, artistë dhe profesionistë kreativë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Programi ndërthur ligjërata, prezantime, muzikë dhe botime, duke krijuar hapësirë për mësim, shkëmbim idesh dhe networking mes profesionistëve të fushave kreative. REDO synon të sjellë perspektiva të ndryshme mbi dizajnin dhe artin, duke afruar publikun me praktika dhe qasje ndërkombëtare.

Detajet

Data: 2–4 tetor 2026
Ora e fillimit: 20:00
Vendndodhja: Kino ARMATA, Rr. Brigada e Kosovës, Prishtinë

Programi?

Programi i REDO Prishtina përfshin:

  • Ligjërata dhe prezantime nga profesionistë ndërkombëtarë
  • Program muzikor
  • Temporary Bookshop
  • Networking dhe shkëmbim idesh
  • Mundësi për bashkëpunim mes profesionistëve kreativë

Folësit dhe artistët:

  • SILEX (Zvicër)
  • Félicité Landrivon (Francë)
  • Jungmyung Lee (Holandë)
  • Goda Budvytyte (Lituani)
  • Astrid Seme (Austri)
  • Moe Choucair (Liban)
  • Tevfik Rada (Kosovë)

Temporary Bookshop:
Werkplaats Typografie (Holandë)

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të takuar dizajnerë dhe artistë nga vende të ndryshme të botës.
  • Për të ndjekur ligjërata dhe prezantime nga profesionistë me praktika të ndryshme kreative.
  • Për të krijuar kontakte të reja dhe mundësi bashkëpunimi.
  • Për të eksploruar libra dhe publikime përmes Temporary Bookshop.
  • Për të përjetuar një program që ndërthur dizajnin, artin, muzikën dhe kulturën.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Biletat mund të blihen online përmes Rave Travel.

Për më shumë informata:

Email:
info@redoprishtina.com

Instagram:
https://www.instagram.com/redoprishtina

Facebook:
https://www.facebook.com/redoconf/

Në kërkim të një prone? Këto janë përzgjedhjet e javës në Telegrafi Real Estate

17 August 2026 at 11:17


Nëse jeni në kërkim të një prone për banim në Prishtinë, përzgjedhja e kësaj jave në Telegrafi Real Estate sjell disa alternativa në zona të ndryshme të kryeqytetit, me sipërfaqe dhe karakteristika që u përshtaten nevojave të ndryshme familjare.

Nga një banesë e bollshme te Rruga C dhe një pronë pranë qendrës në Lakrishtë, deri te penthouse me tarraca në Lagjen e Spitalit dhe Dragodan, këto janë disa nga pronat që kanë tërhequr më shumë interes gjatë javës.

Banesë 158m² për shitje te Rruga C

Në Rrugën C ofrohet për shitje një banesë me sipërfaqe prej 158m²158m², me çmim prej 180,000 euro.

Banesa ndodhet në kompleksin HIG, ndërtim nga Hoxha Invest Group, dhe ka një organizim të përshtatshëm për familje që kërkojnë më shumë hapësirë. Ajo përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe dy ballkone.

Objekti është i pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim, ndërsa lokacioni në Rrugën C mundëson qasje të përshtatshme në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Penthouse 160m² + 80m² tarracë me qira në Lagjen e Spitalit

Për ata që kërkojnë një pronë me më shumë hapësirë banimi dhe tarracë të madhe, në Lagjen e Spitalit ofrohet me qira një penthouse me 160m² hapësirë të brendshme dhe 80m² tarracë.

Prona ka çmim prej 2,200 euro në muaj dhe përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe depo.

Ngrohja realizohet përmes Termokos dhe pompës termike, ndërsa në dispozicion janë edhe dy garazha. Sipërfaqja e madhe, tarraca dhe organizimi i brendshëm e bëjnë këtë pronë të përshtatshme për familje që kërkojnë më shumë hapësirë dhe komoditet në Prishtinë.

Banesë 98.96m² për shitje në Lakrishtë

Në Lakrishtë, në rrugën “Tirana”, ofrohet për shitje një banesë me sipërfaqe prej 98.96m²98.96m², pjesë e kompleksit Prime Residence 3, ndërtim nga Prime Group Construction.

Banesa ka çmim prej 242,450 euro dhe orientim nga lindja dhe jugu, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Pozicionimi në Lakrishtë ofron qasje të shpejtë drejt qendrës dhe zonave të tjera të qytetit, duke e bërë këtë pronë një alternativë të përshtatshme për ata që kërkojnë banim në një prej zonave me zhvillim të vazhdueshëm të Prishtinës.

Penthouse 127.5m² me tarracë 25m² për shitje në Dragodan

Në Dragodan ofrohet për shitje një penthouse me 127.5m² sipërfaqe të brendshme dhe tarracë prej 25m².

Prona kombinon hapësirën e brendshme me një tarracë shtesë, ndërsa lokacioni në Dragodan siguron afërsi me qendrën dhe qasje të përshtatshme në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Për ata që kërkojnë një pronë me më shumë hapësirë dhe një pozicion të favorshëm brenda qytetit, ky penthouse përbën një tjetër alternativë në përzgjedhjen e kësaj jave.

Telegrafi Real Estate mund të gjeni këto dhe shumë prona të tjera për shitje dhe me qira. Shfletoni ofertat, krahasoni karakteristikat dhe gjeni pronën që i përshtatet më së miri nevojave tuaja për banim ose investim.

AEREA sjell techno, vokale live dhe atmosferë immersive në Pallatin e Rinisë

17 August 2026 at 10:14


AEREA, projekti elektronik me bazë në Berlin dhe Madrid, vjen në Prishtinë më 28 gusht 2026 me një performancë speciale në Burned Hall, Pallati i Rinisë. Përmes techno-s, sintetizatorëve, vokaleve live dhe atmosferave immersive, projekti sjell një qasje bashkëkohore ndaj muzikës elektronike.

Performanca ndërthur tekstura industriale me elemente organike, duke krijuar një përvojë muzikore që kalon nga energjia e techno-s te soundscapes më të thella dhe emocionale. Për publikun që ndjek muzikën elektronike dhe performancat live, mbrëmja sjell një format të fokusuar në zë, atmosferë dhe interpretim.

Detajet

Data: 28 gusht 2026
Vendndodhja: Burned Hall, Pallati i Rinisë, Prishtinë
Lloji i eventit: Koncert

Programi?

Në qendër të programit është performanca live e AEREA, me:

  • Techno
  • Sintetizatorë
  • Vokale live
  • Soundscapes atmosferike
  • Elemente industriale dhe organike

Detajet e tjera të programit do të publikohen nga organizatorët.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të përjetuar një performancë elektronike live nga AEREA.
  • Për të zbuluar një qasje moderne ndaj techno-s, me vokale live dhe tinguj atmosferikë.
  • Për të dëgjuar ndërthurjen e teksturave industriale me elemente organike.
  • Për të përjetuar një performancë që kombinon energjinë elektronike me momente më të thella muzikore.
  • Për të qenë pjesë e një nate të veçantë në Burned Hall të Pallatit të Rinisë.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Biletat mund të blihen online përmes faqes zyrtare të Rave Travel:

https://www.rave-travel.com/event-detailsen.nspx?eventid=4113

Për më shumë informata:

Telefon:
+383 49 759 859

Email:
info@rave-travel.com

Facebook:
https://www.facebook.com/ravefestivalks

Instagram:
https://www.instagram.com/p/DYZcBaijaHB/

Meeting of Styles Kosovo 2026

17 August 2026 at 10:09


Meeting of Styles Kosovo feston 10 vjet me mbi 100 artistë në Prishtinë.

Meeting of Styles Kosovo 2026 – Togetherness rikthehet në Prishtinë nga 28 deri më 30 gusht, këtë herë me një edicion jubilar që shënon 10-vjetorin e festivalit ndërkombëtar të artit urban në Kosovë.

I organizuar nga Q’art, festivali do të mbledhë mbi 100 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të krijojnë murale dhe vepra graffiti përgjatë linjës hekurudhore, në zonën e trenave. Përveç artit urban live, programi përfshin muzikë, DJ, urban bazar, aktivitete për fëmijë, ekspozita dhe programe të ndryshme për komunitetin.

Detajet

Data: 28–30 gusht 2026
Vendndodhja: Prishtinë, hapësirat përgjatë linjës hekurudhore, në zonën e trenave
Hyrja: Falas

Programi?

Festivali nis më 28 gusht me hapjen zyrtare të edicionit të 10-të dhe prezantimin e artistëve pjesëmarrës.

Gjatë tri ditëve do të zhvillohen:

  • Realizimi live i muraleve dhe veprave graffiti
  • Mbi 100 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë të artit urban
  • Muzikë live dhe DJ
  • Urban bazar
  • Aktivitete për fëmijë
  • Ekspozita
  • Aktivitete kreative dhe programe për komunitetin

30 gusht, festivali përmbyllet me prezantimin e punëve të realizuara dhe një program muzikor përmbyllës.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të parë nga afër mbi 100 artistë duke krijuar vepra të reja në hapësirën publike.
  • Për të njohur artistë dhe krijues nga skena vendore dhe ndërkombëtare e artit urban.
  • Për të përjetuar një festival që kombinon graffiti-n, muzikën dhe kulturën urbane.
  • Për të qenë pjesë e edicionit jubilar që shënon 10 vjet të Meeting of Styles Kosovo.
  • Për të parë se si hapësirat përgjatë linjës hekurudhore transformohen përmes artit.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në festival është falas dhe nuk kërkohet regjistrim paraprak.

Eventi është i hapur për të gjitha moshat dhe zhvillohet në hapësirë publike, pa kufizim të paracaktuar të kapacitetit.

Parkimi rekomandohet në hapësirat publike pranë lokacionit, ndërsa komunikimi gjatë festivalit zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kontakt:
+377 44 350 117
qendraart@gmail.com

Instagram:
https://www.instagram.com/mos_kosovo/

Konkurset e javës në Telegrafi Jobs: Pozita të reja në media, financa dhe shitje

17 August 2026 at 10:03


Po mendoni për një ndryshim në karrierë, po kërkoni punën e parë apo thjesht një mundësi më të mirë profesionale? Kjo javë mund të sjellë pozitën që po kërkoni. Telegrafi Jobs ka përzgjedhur konkurse të reja nga kompani të njohura në Kosovë, me vende pune në media, financa, shërbim ndaj klientëve dhe shitje me pakicë.

Telegrafi ka hapur konkurs për pozitën Gazetar/e – Edicioni Diasporë, me vend pune në redaksinë në Prishtinë. Pozita fokusohet në raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, veçanërisht në Zvicër, si dhe në koordinimin editorial ndërmjet zyrave në Prishtinë dhe Zvicër. Afati për aplikim është deri më 18 gusht 2026.

Për kandidatët që preferojnë komunikimin dhe punën e drejtpërdrejtë me klientë, Padel Zone në Prishtinë po kërkon Recepsionist/e për dy pozita. Roli përfshin pritjen e klientëve, menaxhimin e pagesave dhe rezervimeve, ndihmën në bar dhe dyqan, si dhe kujdesin për hapësirat e qendrës.

Mundësi të reja këtë javë ka edhe për profesionistët e financave. ATD Academy po kërkon Financier/e – Kontabilist/e me orar të plotë në Prishtinë. Pozita përfshin menaxhimin e të hyrave dhe shpenzimeve, faturave, evidencave kontabël dhe raporteve financiare, ndërsa konkursi mbetet i hapur deri më 21 gusht 2026.

Në të njëjtën fushë, Hebs Kosova ka hapur pozitën Zyrtar/e për Financa në Prishtinë. Detyrat përfshijnë përpunimin e faturave, kontrollin e të hyrave dhe shpenzimeve, rakordimin e llogarive dhe mbështetjen në proceset e kontabilitetit dhe auditimit. Mundësia u drejtohet edhe kandidatëve që janë në fillimet e karrierës së tyre profesionale.

Një numër më i madh vendesh pune këtë javë vjen nga Viva Fresh Store, me konkurse të hapura në Skenderaj, Gjakovë, Ferizaj, Drenas dhe Fushë Kosovë. Pozitat përfshijnë Arkatar/e, Sektorist/e, Pranues Malli dhe Department Manager, me mundësi për kandidatë me përvojë të ndryshme në sektorin e shitjes me pakicë.

Telegrafi Jobs mund të gjeni këto dhe shumë mundësi të tjera pune nga kompani të ndryshme. Zgjidhni pozitën që i përshtatet profilit tuaj dhe aplikoni me kohë.

Gazetar/e - Edicioni Diasporë


Apliko Tani!

Recepsionist/e


Apliko Tani!

Financier/e – Kontabilist/e


Apliko Tani!

Zyrtar/e per Financa


Apliko Tani!

Arkatare


Apliko Tani!

Pranues Malli


Apliko Tani!

Department Manager


Apliko Tani!

Sektorist/e


Apliko Tani!


Luftërat dhe kriza nuk ia lënë shenjë Zvicrës - rrogat vazhdojnë të rriten

17 August 2026 at 09:53


Pavarësisht krizave globale, tensioneve gjeopolitike dhe presionit mbi bizneset, pagat në Zvicër pritet të rriten edhe gjatë vitit 2027. Kompanitë zvicerane planifikojnë një rritje mesatare nominale prej 1,2 për qind, sipas një sondazhi të Qendrës për Kërkime Ekonomike pranë Universitetit Teknik ETH Zürich (KOF), shkruan gazeta “Neue Zürcher Zeitung”.

Në sondazh morën pjesë rreth 3500 kompani të sektorit privat. Sipas KOF-it, inflacioni në vitin 2027 pritet të jetë rreth 0.5 për qind. Nëse ky parashikim realizohet, punonjësit do të përfitojnë një rritje reale të pagave prej afërsisht 0.7 për qind, që nënkupton një përmirësim të fuqisë së tyre blerëse.

Rritja e parashikuar shihet si e konsiderueshme në një perspektivë historike. Nga viti 2014 deri më 2023, pagat reale në Zvicër u rritën mesatarisht vetëm 0.2 për qind në vit.

Michael Siegenthaler, drejtues i kërkimeve për tregun e punës në KOF, vlerëson se parashikimet janë premtuese, veçanërisht duke pasur parasysh tarifat amerikane dhe tensionet ndërkombëtare që po rëndojnë mbi ekonominë zvicerane, thekson “Neue Zürcher Zeitung”.

Megjithatë, ekziston një dallim mes pritjeve të ekspertëve dhe atyre të kompanive. Ndërmarrjet e anketuara presin një inflacion prej 1.1 për qind. Në këtë rast, rritja reale e pagave do të ishte minimale. Ekspertët e KOF-it theksojnë se kompanitë zvicerane në të kaluarën kanë pasur prirje ta mbivlerësojnë inflacionin.

Në të njëjtën kohë, ritmi i rritjes së pagave nominale po ngadalësohet. Një vit më parë, kompanitë parashikonin rritje prej 1.3 për qind, ndërsa në vitin 2024 pritjet ishin 1.6 për qind. Ndër faktorët kryesorë përmenden rënia e inflacionit dhe ftohja e lehtë e tregut të punës që nga viti 2023.

Sektori i ndërtimit pritet të ketë rritjen më të madhe të pagave. Kompanitë e këtij sektori parashikojnë një rritje nominale prej 2 për qind, nga 1.6 për qind sa ishte parashikimi i një viti më parë.

Rreth 90 për qind e kompanive të ndërtimit planifikojnë t’i rrisin pagat me të paktën 1 për qind. Kjo lidhet me ecurinë e mirë të sektorit dhe mungesën e vazhdueshme të punëtorëve të kualifikuar, nënvizon “Neue Zürcher Zeitung” dhe bën këtë renditje:

Bankat: Rritja e parashikuar ka rënë nga 1.4 në 0.8 për qind. Në këtë zhvillim kanë ndikuar shkurtimet e vendeve të punës pas bashkimit të bankave UBS-së dhe Credit Suisse, automatizimi dhe konkurrenca nga shërbimet bankare online.

Industria kimike dhe farmaceutike: Kompanitë presin rritje prej vetëm 1 për qind, krahasuar me 1.5 për qind më parë. Sektori po përballet me tarifat amerikane, kostot e larta të energjisë dhe presionin për uljen e çmimeve të barnave.

Industria e eksportit: Dobësimi ekonomik në tregje të rëndësishme, veçanërisht në Gjermani dhe Kinë, vazhdon të ndikojë mbi pagat dhe punësimin.

Sindikatat zvicerane i konsiderojnë këto rritje të pamjaftueshme. Organizatat Travail Suisse, Syna dhe Transfair pritet të paraqesin kërkesa më të larta gjatë negociatave për pagat e vitit 2027. Ato paralajmërojnë se çmimet e konsumit mund të rriten sërish për shkak të konflikteve ndërkombëtare dhe kostove të energjisë.

Sipas sindikatave, rritja e produktivitetit për orë pune dëshmon se rritjet më të mëdha të pagave janë të nevojshme, të arsyeshme dhe të përballueshme. /Telegrafi/

PriForum 2026 - Prifest

17 August 2026 at 09:52


PriForum - Best Pitch Competition rikthehet në Prishtinë nga 8 deri më 13 shtator 2026, si një platformë profesionale e PriFest që prezanton projekte të reja filmike nga rajoni para profesionistëve të industrisë.

Në këtë edicion, tetë projekte nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të prezantohen para një jurie ndërkombëtare, me mundësi për të fituar çmime, mbështetje profesionale dhe përkrahje konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të filmave.

Detajet

Data: 8–13 shtator 2026

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë

Lloji i eventit: Konkurs profesional / Pitch Competition për projekte filmike

Programi?

Në PriForum – Best Pitch Competition 2026 marrin pjesë këto projekte:

  • Nobody Loves Sadik – Maqedonia e Veriut
  • A Brighter Word Than Bright – Turqi
  • Colors Under My Skin – Shqipëri
  • Luleborë – Shqipëri
  • Ada – Kosovë
  • Tozbaba – Turqi
  • Last Debt – Kosovë
  • The Space Between – Shqipëri

Projektet do të prezantohen nga ekipet e tyre kreative para një jurie ndërkombëtare me profesionistë të industrisë së filmit.

Në kuadër të konkursit ndahen:

  • Vanessa Redgrave Award for Best Pitch
  • Full Sound Re-recording Mix & Technical Delivery Package – 18,000 euro në natyrë
  • Video Post-Production Support – 10,000 euro në natyrë
  • Production Equipment Support – 7,000 euro në natyrë

Programi përfshin gjithashtu networking, mundësi për bashkëprodhime dhe zhvillim profesional përmes PriForum.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të zbuluar projekte të reja dhe zëra premtues të kinemasë rajonale.
  • Për të parë nga afër mënyrën se si projektet filmike prezantohen para profesionistëve ndërkombëtarë.
  • Për të mësuar më shumë rreth zhvillimit, financimit dhe rrugëtimit profesional të një projekti filmik.
  • Për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi me profesionistë të industrisë së filmit.
  • Për të njohur projektet që mund të bëhen pjesë e së ardhmes së kinemasë rajonale.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Nuk janë publikuar informata për bileta apo çmimin e pjesëmarrjes.

Për më shumë informata rreth PriForum dhe PriFest:

Email:
info@prifest.net

Webfaqe:
https://prifest.net/

Mitrovica International Jazz Days 2026

17 August 2026 at 09:44


Mitrovica do të jetë nikoqire e një prej emrave të njohur të jazz-fusion më 16 shtator 2026. Snarky Puppy, grupi amerikan fitues i pesë çmimeve Grammy, vjen në Kosovë në kuadër të Mitrovica International Jazz Days 2026, si pjesë e turneut evropian të këtij viti.

Koncerti në Mitrovicë do të jetë ndalesa e vetme e Snarky Puppy në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij turneu, duke sjellë para publikut vendas një performancë që ndërthur jazz-in, funk-un, rock-un dhe elemente të muzikës botërore.

Për adhuruesit e jazz-it dhe muzikës live, mbrëmja sjell mundësinë për ta parë grupin për herë të parë në Kosovë, ndërsa për Mitrovica International Jazz Days është një tjetër hap në sjelljen e artistëve ndërkombëtarë para audiencës vendase.

Detajet

Data: 16 shtator 2026
Ora: 19:00
Vendndodhja: Komuna e Mitrovicës, Mitrovicë
Lloji i eventit: Koncert
Çmimi i biletës: 20 euro

Programi?

Në program është performanca live e Snarky Puppy, grupit amerikan jazz-fusion që ka fituar pesë çmime Grammy.

Koncerti zhvillohet në kuadër të Mitrovica International Jazz Days 2026 dhe është pjesë e turneut evropian të grupit për vitin 2026.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për ta parë Snarky Puppy live për herë të parë në Kosovë.
  • Për të ndjekur performancën e një grupi fitues të pesë çmimeve Grammy.
  • Për të përjetuar ndërthurjen e jazz-it, funk-ut, rock-ut dhe muzikës botërore.
  • Për të qenë pjesë e ndalesës së vetme të turneut të grupit në Ballkanin Perëndimor.
  • Për të ndjekur një koncert që e sjell skenën ndërkombëtare të jazz-it në Mitrovicë.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Biletat kushtojnë 20 euro dhe mund të blihen online përmes Rave Travel. Informata për koncertin dhe turneun gjenden gjithashtu në faqen zyrtare të Snarky Puppy.

Për njoftime të tjera rreth festivalit, publiku mund të ndjekë edhe faqen e Mitrovica International Jazz Days në Facebook.

❌