Normal view

“Fshehja” e ndërtimit, sipërfaqja e lejeve në 6MI vlerësohet 4 herë më e madhe se statistika zyrtare

28 August 2026 at 13:38

INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë janë miratuar 460 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rritje prej 30,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u miratuan 352 leje.

Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 307.127 m², duke shënuar një rritje prej 10,3%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025 (278.389 m²).

Duke iu referuar dhe të dhënave të tremujorit të mëparshëm, për 6-mujorin e parë, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimit për periudhën janar-qershor është 684 mijë metra katror, me rritje gati 12% në krahasim me 6-mujorin e parë 2025.

Por, në krahasim me 6-mujorin e parë 2024, sipërfaqja e lejeve rezulton të ketë rënë me 43%.

Në fakt, kjo nuk është rënie reale, por lidhet thjesht me faktin se që nga viti 2025, INSTAT raporton vetëm lejet e dhënë nga Bashkitë dhe kjo lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i territorit të Ujit, që jep vendimet për resortet dhe kullat. Historia është krejt ndryshe nga sa tregojnë shifrat.

 

Sipërfaqja e dhënë është gati 4 herë më e lartë se deklarimi zyrtar

INSTAT sqaron se që prej fillimit të vitit 2025, botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara bazohen vetëm në burimet bashkiake dhe nuk raporton të dhënat e Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), i cili jep lejet për ndërtimet mbi 7 kate.

 (Sipas VKM nr. 418, datë 23.7.2025, që ndryshoi nenin 19 të Rregullores së Zhvillimit të Territorit,  KKTU është përgjegjës për lejet e ndërtimit për objektet brenda brezit bregdetar dhe për “çdo objekt mbi 6 kate, kur shtrihet jashtë kësaj zone).

Muajt e fundit Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport. Këto leje nuk raportohen në statistikat zyrtare, duke krijuar mungesë transparence.

Në mungesë të përditësimit të të dhënave nga INSTAT për sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, që raporton prej fillimit të vitit 2025 vetëm pushtetin vendor dhe jo lejet e Këshillit Kombëtare të Territorit dhe Ujit (KKTU), të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë treguesi më i saktë për përmasat që pritet të marrë ndërtimi në vend.

Ndonëse sipërfaqja e ndërtimit rezulton me rritje modeste në raport me 6 muajt e parë të 2025-s dhe rënie prej 43% nga 6 mujori i parë 2024, të dhënat e tjera nga të ardhurat nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë tregojnë një histori ndryshe.

Në total, për 6 mujorin e parë 2026 janë arkëtuar nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’ në të gjithë vendin 18.3 miliardë lekë, ose tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë (+200%).

Edhe në krahasim me vitin 2024, që deri tani mbante rekordin e dekadës së fundit për të ardhurat nga kjo taksë lejet e sipërfaqes më të lartë të lejeve të dhëna, të ardhurat mëse janë dyfishuar (+120%).

Për krahasim, për 6 mujorin e parë të vitit 2024, që është viti i fundit kur INSTAT i raportoi të dhënat e plota, ishin dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 1.2 milionë metra katror.

Për tënjëjtën periudhë, të ardhurat nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë ishin 8.7 miliardë lekë. Nga të dhënat rezulton se në 2024-n u arkëtuan rreth 7200 lekë për çdo metër katror tëdhënë për ndërtim.

Me të njëjtën supozim (arkëtimi prej 7.2 mijë lekë për metër katror të dhënë për ndërtim për një të ardhur prej 18.3 miliardë lekë), në 6-mujorin e parë 2026 vlerësohet të jenë dhënë 2.5 milionë metra katror për ndërtim, ose gati 4 herë (3.7) herë më shumë sesa raportohet nga INSTAT për të njëjtën periudhë prej 684 mijë metra katror.

Sipas të dhënave nga Ministra e Financave, 68% e të ardhurave në 6 mujorin e parë 2026 kanë ardhur nga Bashkia Tiranë, ose 12.5 miliardë lekë, që është gati sa shuma e arkëtuar për gjithë vitin 2025 dhe 362% më shumë se e njëjta periudhë e 2025-s, ose gati 5 herë më shumë (në 6 muajt e parë të 2025-s u arkëtuan 2.7 miliardë lekë). Kjo nënkupton që një pjesë e madhe e lejene janë dhënë për kryeqytetin.

Ndryshimi i fundit i çmimeve referuese për apartamentet në Bashkinë Tiranë është bërë në korrik 2023, me VKM nr. 457, datë 26.07.2023. Çmimet e reja hynë në fuqi në fund të korrikut 2023 dhe zbatohen për 32 zonat kadastrale të Tiranës, çka nënkupton që rritja e të ardhura është tërësisht si rrjedhojë e shtimit të sipërfaqes së dhënë për leje ndërtimi.

Theksojmë se ky është një vlerësim, që bëhet në mungesë të transparencës së informacionit nga institucionet zyrtare.

Monitor i është drejtuar zyrtarisht dhe KKUT për sipërfaqen e lejeve të dhëna për ndërtim, por ata na dërguan vetëm link ku publikohen vendimet (që nuk janë të gjitha) dhe për të “Zbuluar” sipërfaqet kërkohet një punë kolosale e shkarkimit të vendimit dhe hedhjes manuale të të dhënave të sipërfaqeve.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post “Fshehja” e ndërtimit, sipërfaqja e lejeve në 6MI vlerësohet 4 herë më e madhe se statistika zyrtare appeared first on Revista Monitor.

Kostoja e ndërtimit arrin nivel rekord në Kosovë, rritet 4.4% brenda një viti

28 August 2026 at 13:25

Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur me 4.4% brenda një viti, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë të 2026-s shënoi rritje prej 0.9%. Transporti u shtrenjtua më së shumti me 11.2%, pasuar nga pagat me 8.6% dhe kostot e tjera me 5.6%.

Ndërtimi në Kosovë po përballet me një tjetër rritje të kostove, me çmimet e pagave, transportit dhe materialeve që vazhdojnë të shtyjnë lart koston e përgjithshme të sektorit.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje prej 0.9 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave, indeksi u ngrit nga 156.0 pikë në TM1 2026 në 158.4 pikë në TM2 2026, duke shënuar një tjetër rritje të kostos së ndërtimit brenda vetëm tre muajve.

Rritja tremujore është nxitur nga pothuajse të gjitha kategoritë kryesore të kostos. Energjia u shtrenjtua për 2.3 për qind, ndërsa pagat u rritën për 2.0 për qind.

Në të njëjtën periudhë, materialet dhe transporti u rritën nga 1.5 për qind secila, ndërsa kostot e tjera u shtuan për 0.9 për qind. Për dallim nga këto kategori, te makineritë është regjistruar ulje prej 0.6 për qind.

Por rritja bëhet edhe më e theksuar kur krahasohet tremujori i dytë i vitit 2026 me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në këtë krahasim, Indeksi i Kostos së Ndërtimit është rritur për 4.4 për qind, duke treguar se ndërtimi vazhdon të jetë më i kushtueshëm se një vit më parë.

Në bazë vjetore, transporti ka shënuar rritjen më të madhe me 11.2 për qind, duke qenë komponenti që ka ndikuar më së shumti në rritjen e kostos së ndërtimit.

Pas tij vijnë pagat me një rritje prej 8.6 për qind, ndërsa kostot e tjera janë rritur për 5.6 për qind. Edhe materialet kanë shënuar rritje prej 4.4 për qind, ndërsa energjia është rritur për 2.3 për qind.

Të dhënat e indeksit tregojnë se kostoja e ndërtimit ka pasur një rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2020, mesatarja vjetore e indeksit ishte 103.4 pikë, ndërsa në vitin 2021 u rrit në 116.9 pikë. Në vitin 2022, indeksi arriti në 139.1 pikë, për të shënuar një mesatare prej 140.0 pikësh në vitin 2023. Në vitin 2024, mesatarja vjetore u ngrit në 144.7 pikë, ndërsa në vitin 2025 arriti në 151.1 pikë.

Rritja ka vazhduar edhe gjatë vitit 2026. Në tremujorin e parë, indeksi ishte 156.0 pikë, ndërsa në tremujorin e dytë arriti në 158.4 pikë. Kjo tregon se, pavarësisht luhatjeve të disa komponentëve, kostoja e përgjithshme e ndërtimit ka vazhduar të marrë kah rritës.

Nëse krahasohet niveli i TM2 2026 me vitin bazë 2016, kur indeksi është vendosur në 100, rritja bëhet edhe më e dukshme. Në TM2 2026 indeksi ka arritur në 158.4 pikë, që nënkupton se niveli i kostos së ndërtimit është rreth 58.4 për qind më i lartë se niveli i vitit bazë 2016.

Të dhënat e viteve të fundit tregojnë gjithashtu se rritja më e fortë është regjistruar pas vitit 2020. Nga një mesatare vjetore prej 103.4 pikësh në vitin 2020, indeksi u ngrit në 116.9 pikë në vitin 2021 dhe më pas në 139.1 pikë në vitin 2022. Edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar pas kësaj periudhe, indeksi nuk është kthyer në nivelet e mëparshme, por ka vazhduar të rritet, duke arritur në 151.1 pikë në vitin 2025 dhe 158.4 pikë në TM2 2026.

Me rritjen e indeksit në 158.4 pikë, tremujori i dytë i vitit 2026 shënon nivelin më të lartë të regjistruar. Krahasuar me nivelin bazë prej 100 pikësh të vitit 2016, kostoja e ndërtimit tashmë është dukshëm më e lartë, ndërsa vetëm gjatë një viti të fundit indeksi është rritur edhe për 4.4 për qind.

The post Kostoja e ndërtimit arrin nivel rekord në Kosovë, rritet 4.4% brenda një viti appeared first on Revista Monitor.

Pse bizneset e vogla në Serbi e kanë të vështirë të kalojnë në fazën e rritjes?

28 August 2026 at 12:53

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), të cilat përbëjnë rreth 99% të ekonomisë së Serbisë, punësojnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në sektorin privat, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe përfaqësojnë rrugën më të zakonshme drejt sipërmarrjes për qytetarët serbë, sipas një analize të NALED. Megjithëse Serbia ka tregues makroekonomikë relativisht të fortë, sektori i NVM-ve përballet me kufizime rregullatore që po pengojnë zhvillimin e tij.

NALED paralajmëron se politika aktuale tatimore nuk është e favorshme për NVM-të. “Pavarësisht digjitalizimit të konsiderueshëm të Administratës Tatimore dhe reformave administrative të ndërmarra vitet e fundit, sektori i NVM-ve, veçanërisht sipërmarrësit individualë, vazhdon të përballet me një barrë tatimore dhe administrative në mënyrë disproporcionale më të lartë krahasuar me kompanitë e mëdha”, tha për Bloomberg Adria, Nevena Janjić, koordinatore për Reformën Rregullatore në NALED.

Sipas saj, ndryshimi kryesor nuk qëndron vetëm te niveli i detyrimeve tatimore, por edhe tek aftësia për të përballuar kërkesat administrative pa ndikuar ndjeshëm në operacionet e biznesit. “Organizatat e mëdha kanë ekipe të brendshme ligjore, tatimore dhe financiare që mund të monitorojnë ndryshimet rregullatore dhe të përballojnë kostot administrative, ndërsa për bizneset e vogla, edhe ndryshime relativisht të vogla rregullatore shpesh përfaqësojnë një barrë shtesë financiare dhe operacionale”, thekson Janjić.

 

Skema e taksimit të thjeshtuar për sipërmarrësit: një problem i kahershëm

Një nga çështjet më të ndjeshme në sistemin tatimor të Serbisë është regjimi i thjeshtuar i taksimit për sipërmarrësit, i cili u mundëson bizneseve të vogla të paguajnë taksa sipas një formule të thjeshtuar deri në një nivel të caktuar xhiroje. Kufiri i xhiros prej gjashtë milionë dinarësh, i cili përcakton të drejtën për të përdorur regjimin më të thjeshtë tatimor, ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2013. “Ndërkohë, inflacioni, pagat dhe kostot operative janë rritur ndjeshëm”, kujton Janjić.

Në praktikë, kjo do të thotë se sipërmarrësit kalojnë shpesh në një regjim tatimor më kompleks jo sepse janë bërë “kompani të mëdha”, por sepse ky prag ka humbur rëndësinë e tij. Megjithëse Serbia ka rritur vitet e fundit pragun për regjistrimin në TVSH në 8 milionë dinarë, kufiri për tatimin e thjeshtuar ka mbetur i pandryshuar, duke krijuar një hendek fiskal që shumë biznese të vogla e kanë të vështirë ta kapërcejnë.

Si pasojë e kësaj mospërputhjeje, shpjegon Janjić, sipërmarrësit “hyjnë para kohe në një regjim më kompleks tatimor dhe kontabël”, duke u detyruar të përballojnë kosto kontabiliteti dhe administrimi përpara se bizneset e tyre të kenë arritur rritje të qëndrueshme. Ndërsa kompanitë e mëdha zakonisht kanë departamentet e tyre financiare, sipërmarrësit e vegjël mbështeten shpesh te kontabilistët e jashtëm.

“Për rrjedhojë, shumë sipërmarrës angazhojnë kontabilistë dhe fillojnë të përgatiten për një model biznesi më të ndërlikuar nga pikëpamja administrative edhe para se të arrijnë pragun prej 6 milionë dinarësh, çka përfaqëson një kosto dhe barrë shtesë për bizneset e vogla”, thotë Janjić. Kjo është veçanërisht e pafavorshme, pasi bizneset po hyjnë në një fazë ku fondet mund të përdoreshin për zgjerim, punësime të reja ose investime të tjera.

Megjithëse Serbia e ka përmirësuar mjedisin e biznesit vitet e fundit përmes digjitalizimit dhe programeve mbështetëse, të intervistuarit besojnë se pa reforma në trajtimin tatimor dhe pa akses më të lehtë në kapital investues, sektori i NVM-ve nuk do të jetë në gjendje të realizojë potencialin e tij të plotë të rritjes.

Deri në momentin e publikimit të artikullit, Ministria e Ekonomisë e Serbisë nuk i ishte përgjigjur kërkesës së Bloomberg Adria për informacion lidhur me situatën aktuale dhe reformat e mundshme në sistemin e tatimit.

 

Cilat mundësi financimi janë në dispozicion për sektorin e NVM-ve në Serbi?

Formalisht, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Serbi kanë akses në një sërë mundësish financimi, përfshirë kreditë bankare, subvencionet qeveritare dhe programet e zhvillimit, si dhe fondet ndërkombëtare, si programi IPARD i Bashkimit Europian. Megjithatë, Serbia mbetet “i vetmi vend në Europë” ku kreditë tatimore, në praktikë, janë të disponueshme vetëm për ndërmarrjet e mëdha dhe jo për bizneset e vogla dhe të mesme, megjithëse nuk ekziston asnjë kufizim formal, tha për Bloomberg Adria ekonomisti Nemanja Šormaz.

“Bizneset po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për stimujt shtetërorë, siç janë kreditë tatimore. Ky instrument mund të zbatohet relativisht shpejt dhe mund të nxisë rritjen e investimeve deri në 40%”, thekson Šormaz.

Të dhënat nga Enti Statistikor i Republikës së Serbisë tregojnë se NVM-të investojnë më shumë në inovacion sesa kompanitë e mëdha. Sipas Treguesit të Aktivitetit të Inovacionit, më shumë se 48% e kompanive të mëdha përdorën inovacione vitin e kaluar, krahasuar me rreth 58% të ndërmarrjeve të mesme dhe deri në 67% të bizneseve të vogla.

Ka dy faktorë kryesorë që kontribuojnë në nëninvestimin në këtë sektor. “Njëri është edukimi financiar, i cili mbetet relativisht i ulët në Serbi, ashtu si edhe ndërgjegjësimi për instrumente të tjera financiare”, thotë Šormaz. Faktori i dytë, sipas tij, është mungesa e besimit mes NVM-ve dhe bankave.

“Në Serbi, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme nuk i shohin bankat si partnerë, por më tepër si një zgjidhje të fundit, institucione ku drejtohen për të mbuluar boshllëqet financiare, dhe jo për të siguruar financim për investime dhe rritje”, argumenton Šormaz.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) investoi më shumë se 800 milionë euro në Serbi përmes 42 projekteve gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe e fondeve u orientua drejt sektorit privat dhe forcimit të konkurrueshmërisë së NVM-ve. Mbështetje shtesë për investime këtë vit po ofrohet edhe nga Ministria e Ekonomisë e Serbisë, e cila jep grante të pakthyeshme që mbulojnë deri në 50% të kostove të investimit. Financimi për projekt kufizohet në rreth 3 milionë dinarë (24,000 euro). /Serbian Monitor

The post Pse bizneset e vogla në Serbi e kanë të vështirë të kalojnë në fazën e rritjes? appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi i ekonomisë po rritet për të gjashtin vit radhazi

28 August 2026 at 11:59

Kredia e re për ekonominë shënoi një rritje të fortë edhe për muajin korrik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re kishte vlerën e 38.2miliardë lekëve, 32% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ecuria e deritanishme progresive tregon që kredia për ekonominë gjatë 2026 po vijon ciklin rritës për të gjashtin vit radhazi.

Për periudhën janar-korrik,  janë dhënë gjithsej 261.1 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 12.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e kreditimit këtë vit paraqitet relativisht e balancuar mes dy segmenteve kryesore të tregut, ndërmarrjeve private dhe individëve.

Kredia për bizneset në muajin korrik kishte vlerën e 19.1 miliardë lekëve, 26.7% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Bilanci progresiv i 7-mujorit është gjithashtu në rritje. Kompanitë private përfituan gjithsej 172.9 miliardë lekë kredi, me një rritje prej 14.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas një rritjeje më të ngadaltë gjatë vitit të kaluar, për 2026 kredia për bizneset po shënon ritme të përshpejtuara të rritjes. Kredia e re për bizneset po rritet me ritme të kënaqshme si nëLekë, ashtu edhe në Euro. Megjithatë, për të dytin vit radhazi huadhënia në Lekë po kryeson portofolin e kredisë së re edhe për bizneset.

Kredia e re për individët në korrik u përmirësua përsëri, në linjë me një tendencë të nisur qysh në fillim të tremujorit të dytët.

Kredia e re kishte vlerën e 13.9 miliardë lekëve, në rritje me 41.8% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Ecuria e korrikut e ka përmirësuar më rritjen progresive të 7-mujorit. Ajo arriti vlerën e 87.3 miliardë lekëve, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë.

Kredia për individët po dominohet gjithnjë e më shumë nga huadhënia në monedhën vendase, që për 7-mujorin përbënte pothuajse 87% të gjithë disbursimeve. Kredia në Euro, ndërkohë, paraqitet në rënie të mëtejshme.

Kreditimi i individëve po rritet të dy segmentet kryesore, të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe financimit të konsumit.

Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, kaloi për herë të parë vlerën e 1 trilion lekëve, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.

Rritja është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 423 miliardë lekëve, në rritje me 17.3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 541.3 miliardë lekë, në rritje me 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Kreditimi i ekonomisë po rritet për të gjashtin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

AI po e bën punën më të lehtë, por punonjësit po ndihen më të vetmuar

28 August 2026 at 10:00

Inteligjenca artificiale po i ndihmon punonjësit të kursejnë kohë, të reduktojnë lodhjen dhe të përqendrohen në detyra me më shumë vlerë. Megjithatë, ndërsa produktiviteti rritet, një efekt anësor po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: vetmia në vendin e punës. Sipas një analize të Fast Company, teknologjia po zëvendëson gjithnjë e më shumë ndërveprimet e përditshme mes kolegëve, duke dobësuar lidhjet njerëzore që ndërtojnë kulturën e një organizate.

Artikulli mbështetet në një studim global të Workday, sipas të cilit 62% e punonjësve që përdorin AI thonë se ndihen më pak të lodhur në punë, ndërsa 86% raportojnë rritje të produktivitetit dhe aftësi më të mira për t’u fokusuar te detyrat strategjike. Gati dy të tretat besojnë se AI i ka bërë më të sigurt për karrierën e tyre të ardhshme.

Por të njëjtat mjete që rrisin efikasitetin po pakësojnë edhe momentet spontane të bashkëpunimit. Punonjësit po i drejtohen AI-së për të shkëmbyer ide, për të kërkuar këshilla ose për të zgjidhur probleme që më parë diskutoheshin me kolegët. Si pasojë, zvogëlohen bisedat informale që krijojnë besim, ndjenjë përkatësie dhe marrëdhënie brenda ekipeve.

Studimi tregon se fenomeni prek veçanërisht të rinjtë. Një në pesë punonjës të Brezit Z deklaron se është ndier më i vetmuar në punë që kur ka filluar të përdorë rregullisht inteligjencën artificiale. Edhe pse teknologjia i ndihmon të kryejnë detyrat më shpejt, ajo nuk zëvendëson ndjenjën e përkatësisë që krijohet përmes bashkëpunimit me njerëzit.

Ekspertët paralajmërojnë se sfida për kompanitë nuk është përdorimi i AI-së, por mënyra se si ajo integrohet në kulturën organizative. Nëse teknologjia zëvendëson çdo ndërveprim njerëzor, organizatat rrezikojnë të humbasin një element thelbësor të performancës: lidhjen mes njerëzve. Ndaj drejtuesit duhet të krijojnë më shumë mundësi për bashkëpunim, mentorim dhe komunikim të drejtpërdrejtë, në mënyrë që përfitimet e AI-së të mos shoqërohen me izolim social.

Në fund, paradoksi është i qartë: inteligjenca artificiale mund ta bëjë punën më të shpejtë dhe më efikase, por nuk mund të zëvendësojë marrëdhëniet njerëzore. Sa më shumë që bizneset investojnë në automatizim, aq më shumë duhet të investojnë edhe në krijimin e një kulture pune ku bashkëpunimi, komunikimi dhe ndjenja e komunitetit mbeten po aq të rëndësishme sa teknologjia./ FAST COMPANY

The post AI po e bën punën më të lehtë, por punonjësit po ndihen më të vetmuar appeared first on Revista Monitor.

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

28 August 2026 at 10:00

Shumë njerëz mezi presin të veshin një bluzë apo fustan të sapoblerë, por dermatologët këshillojnë që rrobat e reja të kalojnë fillimisht në lavatriçe. Edhe pse duken të pastra, ato mund të përmbajnë mbetje kimikatesh nga procesi i prodhimit, si edhe të jenë ekspozuar ndaj shumë duarve gjatë transportit dhe shitjes.

Sipas ekspertëve të cituar nga TIME, një nga problemet më të zakonshme janë ngjyruesit e përdorur në pëlhurat sintetike, si poliesteri dhe najloni. Këto substanca mund të shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit, një reaksion që shfaqet me skuqje, kruarje dhe irritim të lëkurës disa ditë pasi rrobat janë veshur. Djersa dhe fërkimi me lëkurën e bëjnë më të lehtë çlirimin e këtyre ngjyruesve nga pëlhura.

Përveç ngjyruesve, rrobat e reja mund të përmbajnë edhe mbetje të kimikateve të përdorura gjatë prodhimit për të parandaluar rrudhosjen, mykun, njollat ose për të fiksuar ngjyrat. Disa studime kanë identifikuar përbërës si quinoline, nitroanilinat dhe benzotiazolat, të cilët janë lidhur me efekte të mundshme negative për shëndetin, megjithëse ndikimi i tyre te njerëzit ende po studiohet.

Një arsye tjetër për t’i larë është higjiena. Nga fabrika deri në raftin e dyqanit, një veshje kalon në shumë ambiente dhe preket nga shumë persona. Edhe nëse blihet online, nuk ka garanci që produkti nuk është kthyer më parë nga një klient tjetër. Larja ndihmon në largimin e papastërtive, baktereve dhe mbetjeve të mundshme nga transporti dhe magazinimi.

Ekspertët rekomandojnë që rrobat e reja të lahen sipas udhëzimeve në etiketë, zakonisht me ujë të ftohtë ose të vakët dhe detergjent të butë. Veshjet me ngjyra të forta duhen larë veçmas herën e parë, pasi mund të lëshojnë bojë dhe të njollosin rroba të tjera.

Edhe pse një larje nuk eliminon plotësisht çdo substancë kimike të përdorur gjatë prodhimit, dermatologët theksojnë se ajo ul ndjeshëm ekspozimin ndaj tyre dhe zvogëlon rrezikun e irritimeve të lëkurës. Për këtë arsye, këshilla e tyre është e thjeshtë: para se të vishni një rrobë të re, lajeni fillimisht./TIME

The post Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit? appeared first on Revista Monitor.

Pse teknologjia e vjetër ndonjëherë është më e mbrojtur nga hakerët

28 August 2026 at 09:44

Frika nga sulmet kibernetike po i shtyn disa njerëz t’u rikthehen teknologjive që kriminelët modernë pothuajse i kanë harruar.

Eksperti finlandez i sigurisë, Mikko Hyppönen, përdori për vite programin e vjetër të emailit Eudora, edhe pasi mbështetja teknike kishte përfunduar. Sipas tij, hakerët nuk kanë interes të sulmojnë sisteme që përdoren vetëm nga pak njerëz. Ai e quan këtë “siguri përmes vjetërsisë”.

I njëjti parim u vërtetua edhe nga studiuesi Matt Bishop. Një sistem i vjetër që ai vendosi si kurth për hakerët nuk tërhoqi pothuajse asnjë sulm; sapo u përditësua me një version modern, sulmet nisën menjëherë.

Teknologjitë analoge ruajnë avantazhe të tjera. Në Ukrainë përdoren ende harta letre dhe busulla, sepse nuk mund të bllokohen elektronikisht. Irlanda po mban në funksion sinjalizuesit radio tokësorë si alternativë ndaj GPS-it, ndërsa ushtritë vazhdojnë të përdorin radio të vjetra, të testuara prej dekadash.

Edhe shiritat magnetikë mbeten të rëndësishëm për ruajtjen e të dhënave. Ata mund të shkëputen fizikisht nga rrjeti dhe të shërbejnë si kopje rezervë pas një sulmi ransomware.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se për përdorimin e përditshëm, teknologjia moderne, e përditësuar dhe me arnimet më të fundit të sigurisë, mbetet zgjedhja më e sigurt. E vjetra funksionon vetëm në raste të veçanta: kur është jashtë internetit, pak e përdorur ose e pamundur për t’u ndërhyrë nga distanca./BBC

The post Pse teknologjia e vjetër ndonjëherë është më e mbrojtur nga hakerët appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse; Rajoni i rikthen

28 August 2026 at 06:02

Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve me pakicë ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive të vendeve të rajonit për uljen e akcizës te nafta, përveç Shqipërisë, ndonëse kjo e fundit ka çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Në Shqipëri, prej rreth një jave nafta po tregtohet me çmim prej 219 lekë për litër. I konvertuar në euro, çmimi i naftës është rreth 2.3 euro për litër nga 2.06 euro për litër që ishte çmimi në muajin korrik, ndërsa benzina po tregtohet me rreth 2.1 euro për litër.

Në vend krahasuar me muajin korrik çmimi është rritur me rreth 0.24 euro për litër apo 21 lekë për litër.

Nga të dhënat krahasuese të korrespodentëve të Monitor për vendet e Ballkanit Perëndimor, rezulton se në Shqipëri çmimet e karburanteve janë dukshëm në nivele më të larta, duke rikthyer debatin për uljen e taksave të karburanteve.

Nafta në Shqipëri kushton 41% më e shtrenjtë se në Maqedoninë e veriut, që është më e lira në rajon dhe 17% më shumë se në Serbi, i dyti më i shtrenjti në rajon pas nesh. Nafta në Shqipëri është 30% më e shtrenjtë se mesatarja e rajonit prej 1.77 lekë për litër, sipas përllogritjeve të “Monitor”.

Nafta në vend është më e shtrenjta, për shkak të barrës më të rëndë fiskale.

Nëse për të gjitha vendet e rajonit zbatohet një strukturë e thjeshtë për llogaritjen e çmimit të naftës (çmimi bazë + akcizë dhe mbi këtë shumë llogaritet TVSH-ja), në Shqipëri përveç akcizës 0.37 euro për litër dhe TVSh-së 20%, mbi çmimin e naftës aplikohet edhe dy taksa të tjera shtesë.

Taksa e qarkullimit (27 lekë për litër) dhe taksa e karbonit (3 lekë për litër). Kjo bën që struktura fiskale në Shqipëri të jetë dukshëm më e rënduar, duke përbërë rreth 50% të çmimit apo 100 lekë për litër.

Por pavarësisht rritjes së çmimeve, deri tani nga qeveria nuk është bërë e ditur asnjë masë e re fiskale për uljen e çmimeve.

Në muajin mars u miratua vendimi për uljen e akcizës te karburantet me 20% nëse çmimi i naftës kalonte vlerën e 220 lekëve për litër me pakicë dhe për benzinën masa zbatohet nëse çmimi kalon 200 lekë për litër.

Por përdorimi i kësaj mase ishte i kufizuar. Ministri i Financave Petrit Malaj më herët pohoi gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë se masa është përdorur 2 herë dhe efekti financiar llogaritej 37 mln lekë apo rreth 400 mijë euro.

Ulja e akcizës te nafta me 20%, Malaj: Masa është përdorur dy herë, efekti në buxhet 37 milionë lekë

 

Mali i Zi ul sërish akcizën

Në Malin e Zi, çmimi i naftës referencë “Eurosuper 98” ka arritur 1,79 euro për litër dhe eurodiesel 1,87 euro për litër dhe çmimi i benzinës ka arritur 1,76 euro për litër, sipas të dhënave të korrespodentit të Monitor.

Krahasuar me muajin korrik çmimi i naftës është rritur nga 0.11 deri 0.21  euro për litër.

Pas rritjes, sërish qeveria e Malit të Zi është ndër të parat që reagoi me masa të reja fiskale. Më 25 Gusht u miratua vendimi për uljen e akcizës së naftës me 20% dhe për benzinën pa plumb me 5%. Akcizat e reja do të mbeten në fuqi deri më 5 Shtator.

Mali i Zi ul më tej akcizën për karburantet

Edhe pas nisjen së luftës në Lindjen e Mesme, qeveria e Malit të Zi ishte ndër të parat që reagoi menjëherë me uljen e taksave te karburantet me zbutjen e efekteve te fuqia blerëse e konsumatorit. Më 22 Mars qeveria miratoi vendimin për uljen me 50% të akcizës te nafta dhe me 25% te benzina.

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mban ende në fuqi uljen e akcizës

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës për muajin gusht ka arritur 1.63 euro për litër dhe benzinës 1.54 euro për litër. Nafta në raport me çmimet mesatare të muajit korrik u rrit me 0.21 euro.

Për momentin, edhe nga qeveria e Maqedonisë së Veriut raportohet se nuk ka masa të reja fiskale për karburantet, por ende është në fuqi vendimi i miratuar më 22 Mars për uljen e akcizës për naftën me 0.06 euro dhe për benzinën me 0.03 euro për litër.

Po ashtu më 22 Mars u zbatua edhe vendimi për uljen e TVSH-së të karburantet me 8%. Nga 18%, niveli i TVSH-së u vendos 10%. Më 5 prill, Qeveria mori një vendim të dytë, që ulja e TVSH-së të mbetet në fuqi deri në përfundimin e krizës.

Ende nuk ka një vendim të qeverisë për rikthimin e uljes së TVSH-së me 8%.

 

Serbia zgjat vendimin për uljen e akcizës 

Në Serbi çmimi i naftës arrin 1.96 euro për litër, nga 1.82-1.87 euro për litër që luhatej në muajin korrik. Çmimi është rritur nga 0.09 deri në 0.14 euro krahasuar me muajin paraardhës.

Pas kësaj rritje edhe qeveria e Serbisë zgjati deri në fund të muajit gushtit vendimin për uljen me 20% të akcizës për derivatet e naftës, ndërsa Ministria e Tregtisë vijon të përcaktojë çdo javë çmimin maksimal të shitjes së naftës dhe benzinës.

 

Bosnje-Hercegovina nis zbatimin e vendimit për kufizimin e marzheve

Në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës në pikat e karburanteve me pakicë, çmimi i naftës varion nga 1,69 deri 1,82 euro për litër sipas të dhënave të korrespodentit. Krahasuar me muajin korrik nafta është rritur me 0.29 euro për litër.

Pas zgjidhjes së ngërçit legjislativ, në këtë valë të dytë të rritjeve të çmimeve, qeveria ka ndërhyrë me zbatimin e  vendimit për kufizimet e marzheve të fitimit.

Sipas vendimit, marzhi maksimal për produktet e naftës pa aditivë është përcaktuar në rreth 0.03 euro për litër në tregtinë me shumicë, ndërsa në tregtinë me pakicë marzhi maksimal është vendosur 0.13 euro për litër.

Vendimi që kufizonte marzhet e fitimit deri në 0.13 euro për litër te shitjet me pakicë te shitja u miratua nga qeveria në muajin mars, por masa nuk u arrit të zbatohej. Pezullimi i vendimit u mbaj nga mosmiratimi i ndryshimeve në ligjin “Për akcizat” nga njëra dhomë e Parlamentit.

 

Kosova mban kufizimin e marzheve

Në Kosovë sipas korrespodentit të Monitor, çmimi i naftës ka rritur 1,76 euro për litër nga 1.56 euro për litër që ishte në muajin korrik. Nafta është rritur me 0.2 euro për litër. Benzina ka arritur 1,53 euro për litër.

Edhe në Kosovë pavarësisht rritjes së çmimeve nuk ka vendimmarrje të qeverisë për ulje të taksave përveç mbajtjes ende në fuqi të udhëzimit të miratuar në muajin mars, që lejon marzhin e fitimit deri në 12 eurocent/litër te pakica, dhe 2 eurocent/litër te shumica  për shitjen e naftës. / D.Azo

 

Burimi: Korrespodentët e rajonit

The post Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse; Rajoni i rikthen appeared first on Revista Monitor.

Fuel prices rise again across the Western Balkans; Albania remains the region’s most expensive

28 August 2026 at 06:02

Retail fuel prices are rising again across the Western Balkans, prompting several governments in the region to revive or extend measures aimed at easing the impact on consumers. Albania remains the exception so far, despite having the highest diesel price in the region.

In Albania, diesel has been selling at around ALL 219 per litre for roughly a week. Converted into euros, the price is about €2.30 per litre, up from around €2.06 per litre in July, while petrol is selling at approximately €2.10 per litre.

Compared with July, the diesel price has increased by around €0.24 per litre, or ALL 21 per litre.

Comparative data collected by Monitor correspondents across the Western Balkans show that fuel prices in Albania remain significantly above those in neighbouring countries, reviving the debate over the country’s heavy fuel taxation.

Diesel in Albania is around 41% more expensive than in North Macedonia, which currently has the lowest price in the region, and about 17% more expensive than in Serbia, the second-most expensive market after Albania.

At around €2.30 per litre, diesel in Albania is also approximately 30% above the regional average of €1.77 per litre, according to Monitor calculations.

 

Albania’s higher prices largely reflect its heavier fiscal burden on fuel

While most countries in the region apply a relatively straightforward pricing structure ( base price plus excise duty, with VAT then charged on the total) Albania imposes two additional taxes on top of the €0.37 per litre excise duty and 20% VAT.

These are the circulation tax of ALL 27 per litre and the carbon tax of ALL 3 per litre. As a result, taxes account for roughly 50% of the retail price of diesel, or around ALL 100 per litre.

Despite the latest rise in prices, the Albanian government has so far announced no new fiscal measures to reduce the burden on consumers.

In March, the government approved a decision allowing a 20% reduction in fuel excise duties if the retail diesel price exceeded ALL 220 per litre. For petrol, the mechanism applies when the price exceeds ALL 200 per litre.

The measure has been used only to a limited extent. Finance Minister Petrit Malaj previously told the Albanian Parliament that it had been activated twice, with a total fiscal cost of ALL 37 million, or around €400,000.

Montenegro cuts excise duties again

In Montenegro, the reference price of Eurosuper 98 has reached €1.79 per litre, while Eurodiesel is selling at €1.87 per litre and petrol at around €1.76 per litre, according to Monitor’s correspondent.

Compared with July, diesel prices have increased by between €0.11 and €0.21 per litre.

Following the rise, Montenegro was again among the first governments in the region to respond with new fiscal measures.

On 25 August, the government approved a 20% reduction in diesel excise duties and a 5% reduction for unleaded petrol. The new excise rates will remain in force until 5 September.

Montenegro had also been among the first countries to cut fuel taxes after the outbreak of the conflict in the Middle East, seeking to soften the impact on household purchasing power. On 22 March, the government approved a 50% reduction in diesel excise duties and a 25% cut for petrol.

 

North Macedonia keeps excise duty cuts in place

In North Macedonia, the diesel price reached €1.63 per litre in August, while petrol was selling at €1.54 per litre.

Compared with the average price in July, diesel has increased by around €0.21 per litre.

The government has not announced new fiscal measures for fuel, but the decision adopted on 22 March remains in force, reducing excise duties by €0.06 per litre for diesel and €0.03 per litre for petrol.

On the same date, the government also implemented an 8 percentage-point reduction in fuel VAT, cutting the rate from 18% to 10%.

On 5 April, the government adopted a second decision allowing the lower VAT rate to remain in force until the end of the crisis. No new decision has yet been announced on restoring the 8 percentage-point VAT reduction.

 

Serbia extends the excise duty cut

In Serbia, diesel has reached €1.96 per litre, up from a range of €1.82-1.87 per litre in July.

The price has therefore risen by between €0.09 and €0.14 per litre compared with the previous month.

Following the increase, the Serbian government extended until the end of August its decision to reduce excise duties on petroleum products by 20%.

At the same time, the Ministry of Trade continues to set maximum weekly retail prices for diesel and petrol, maintaining direct government intervention in the fuel market.

 

Bosnia and Herzegovina starts enforcing margin limits

In Sarajevo, the capital of Bosnia and Herzegovina, retail diesel prices range from €1.69 to €1.82 per litre, according to Monitor’s correspondent.

Compared with July, the diesel price has increased by around €0.29 per litre.

After resolving a legislative deadlock, the government has responded to the second wave of fuel price increases by implementing its decision to cap profit margins.

Under the measure, the maximum margin for petroleum products without additives is set at around €0.03 per litre in wholesale trade, while the maximum retail margin is €0.13 per litre.

The decision to cap retail profit margins at €0.13 per litre had originally been approved in March, but implementation was delayed because amendments to the Excise Law failed to secure approval in one chamber of Parliament.

 

Kosovo keeps profit margin restrictions

In Kosovo, diesel has risen to €1.76 per litre, from around €1.56 per litre in July, according to Monitor’s correspondent.

The price has therefore increased by about €0.20 per litre. Petrol has reached around €1.53 per litre.

Despite the increase, the government has not introduced new tax cuts. However, the regulation adopted in March remains in force, limiting the profit margin on diesel sales to €0.12 per litre at retail level and €0.02 per litre at wholesale level.

Source: Regional correspondents

The post Fuel prices rise again across the Western Balkans; Albania remains the region’s most expensive appeared first on Revista Monitor.

Autoriteti i Konkurrencës, udhëzim për imunitetin e “të penduarit” të karteleve

28 August 2026 at 06:01

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një udhëzim të ri “Për imunitetin nga gjobat dhe lehtësimin e gjobave në rastet e marrëveshjeve të ndaluara”.

Udhëzimi parashikon që Autoriteti i Konkurrencës do të japë imunitet nga çdo gjobë që përndryshe do t’i ishte vendosur një ndërmarrjeje që zbulon pjesëmarrjen e saj në një kartel të dyshuar që ndikon në tregun shqiptar, nëse ajo ndërmarrje është e para që paraqet informacion dhe prova të cilat do ta lejojnë Autoritetin e Konkurrencës të kryejë një inspektim të posaçëm në lidhje me kartelin e supozuar ose të konstatojë shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” në lidhje me kartelin e pretenduar.

Për të përfituar imunitet nga gjoba, firma duhet të paraqesë një përshkrim të detajuar të marrëveshjes së dyshuar të kartelit, duke përfshirë, për shembull, qëllimet, aktivitetet dhe funksionimin e tij; produktin ose shërbimin në fjalë, shtrirjen gjeografike, kohëzgjatjen dhe vëllimet e vlerësuara të tregut të prekura nga karteli i dyshuar; datat specifike, vendet, përmbajtjen dhe pjesëmarrësit në kontaktet e dyshuara të kartelit, si dhe të gjitha shpjegimet përkatëse në lidhje me provat e ofruara në mbështetje të kërkesës.

Për tu kualifikuar, një ndërmarrje duhet të jetë e para që ofron prova inkriminuese të kartelit të pretenduar, si dhe një deklaratë që përmban llojin e informacionit, i cili do t’i mundësonte Autoritetit të Konkurrencës të gjente një shkelje të ligjit.

Imuniteti nuk do të jepet nëse, në kohën e paraqitjes së kërkesës, Autoriteti i Konkurrencës kishte prova të mjaftueshme për të miratuar një vendim për të kryer një inspektim në lidhje me kartelin e supozuar ose e kishte kryer tashmë inspektimin në lidhje me kartelin.

Përveç kushteve të mësipërme, ndërmarrja që aplikon për imunitet nga gjoba duhet të  bashkëpunojë sinqerisht, plotësisht, në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpejtësi që nga momenti kur paraqet kërkesën e saj dhe përgjatë gjithë procedurës administrative të Autoritetit të Konkurrencës.

Ajo duhet t’i ofrojë menjëherë Autoritetit të Konkurrencës të gjitha informacionet dhe provat përkatëse në lidhje me kartelin e supozuar që vijnë në zotërim të saj ose janë në dispozicion të saj; të qëndrojë në dispozicion të Autoritetit të Konkurrencës për t’iu përgjigjur menjëherë çdo kërkese që mund të kontribuojë në përcaktimin e fakteve; të vendosë në dispozicion e punonjësve dhe drejtorëve aktualë për intervista me Autoritetin e Konkurrencës; të mos shkatërrojë, falsifikojë ose fshehë informacionin ose provat përkatëse që lidhen me kartelin e supozuar dhe të mos zbulojë aplikimin e saj për imunitet nga gjoba përpara se Autoriteti i Konkurrencës të ketë lëshuar një vendim në lidhje me rastin.

Gjithashtu, ndërmarrja duhet t’i ketë dhënë fund përfshirjes së saj në kartelin e dyshuar menjëherë pas aplikimit të saj, përveç asaj që, sipas vlerësimit të Autoritetit të Konkurrencës, do të ishte e nevojshme në mënyrë të arsyeshme për të ruajtur integritetin e inspektimeve.

Ndërmarrjet që zbulojnë pjesëmarrjen e tyre në një kartel të dyshuar që ndikon në tregun shqiptar, të cilat nuk i plotësojnë kushtet për të përfituar imunitet nga gjoba, megjithatë, mund të kualifikohen për të përfituar nga një ulje gjobe që mund të ishte vendosur.

Për t’u kualifikuar, një ndërmarrje duhet t’i paraqesë Autoritetit të Konkurrencës prova të shkeljes së pretenduar, të cilat përfaqësojnë vlerë të shtuar të konsiderueshme në lidhje me provat që tashmë ka Autoriteti i Konkurrencës. Koncepti i ‘vlerës së shtuar’ i referohet masës në të cilën provat e ofruara forcojnë, nga vetë natyra ose niveli i detajeve të tyre, aftësinë e Autoritetit të Konkurrencës për të provuar kartelin e supozuar.

Në këtë vlerësim, Autoriteti i Konkurrencës në përgjithësi do të konsiderojë provat me shkrim që burojnë nga periudha kohore së cilës i përkasin faktet si të kenë një vlerë më të madhe sesa provat e përcaktuara më pas. Provat inkriminuese që lidhen drejtpërdrejt me faktet në fjalë në përgjithësi do të konsiderohen si të kenë një vlerë më të madhe sesa ato me vetëm rëndësi indirekte.

Autoriteti i Konkurrencës do të përcaktojë në çdo vendim të miratuar në fund të procedurës administrative nivelin e reduktimit të cilin do të përfitojë një ndërmarrje, në krahasim me gjobën që përndryshe do të vendosej.

Për ndërmarrjen e parë që ofron vlerë të shtuar të konsiderueshme mund të vendoset një ulje nga gjoba prej 30%-50%; për ndërmarrjen e dytë një ulje prej 20%-30%; për ndërmarrjet pasuese që ofrojnë vlerë të shtuar të konsiderueshme një ulje deri në 20%./ E.Shehu

The post Autoriteti i Konkurrencës, udhëzim për imunitetin e “të penduarit” të karteleve appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

27 August 2026 at 12:30

Shqipëria është ndër vendet europiane ku interneti përdoret më pak për të parë televizion, filma apo video online. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, vetëm 49.91% e përdoruesve shqiptarë të internetit kishin parë TV ose video përmes internetit në vitin 2024, kundrejt 78.75% mesatarisht në Bashkimin Europian.

Mes vendeve europiane për të cilat Eurostat publikon të dhëna, vetëm Rumania kishte një nivel më të ulët, me 43.99%. Pas Shqipërisë renditej Bullgaria me 55.07%, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës streaming-u i videove është përdorur nga mbi dy të tretat e përdoruesve të internetit.

Hendeku i Shqipërisë me mesataren e BE-së arrin në gati 29 pikë përqindjeje. Diferenca është e madhe edhe me vendet që kryesojnë Europën. Në Holandë, 96.07% e përdoruesve të internetit shikonin TV ose video online, në Finlandë 95.77%, në Norvegji 94% dhe në Qipro 93.88%.

Sipas Eurostat, streaming-u i TV-së dhe videove ishte aktiviteti kulturor online më i përhapur në BE gjatë vitit 2024.

 

Shqipëria mbetet pas edhe Ballkanit

Diferenca është e fortë edhe me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Në Malin e Zi, 81.92% e përdoruesve të internetit shikonin TV ose video online, në Kosovë 80.02%, në Serbi 78.43% dhe në Maqedoninë e Veriut 74.13%.

Edhe Bosnjë-Hercegovina, me 65.33%, kishte një përdorim dukshëm më të lartë se Shqipëria. Brenda rajonit, përqindja shqiptare ishte kështu më e ulëta dhe rreth 32 pikë përqindjeje poshtë Malit të Zi.

Pozicioni ndryshon kur bëhet fjalë për leximin e lajmeve në internet. Në vitin 2025, 73.27% e përdoruesve shqiptarë të internetit lexonin faqe lajmesh, gazeta ose revista online, një nivel pak më i lartë se mesatarja e BE-së prej 70.81%.

Megjithatë, Shqipëria mbetej pas shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi kishte nivelin më të lartë në rajon, me 86.39%, i ndjekur nga Serbia me 83.82%, Bosnjë-Hercegovina me 82.92% dhe Kosova me 77.62%. Maqedonia e Veriut ishte më poshtë Shqipërisë, me 67.66%.

Në BE, Çekia kryesonte për leximin e lajmeve online, me 92.02% të përdoruesve të internetit, ndërsa Finlanda ishte në 91.38% dhe Qipro në 91.15%. Eurostat vëren se leximi i lajmeve ishte aktiviteti i dytë kulturor më i përhapur online pas videove.

 

Edhe muzika online përdoret më pak se në BE

Në dëgjimin apo shkarkimin e muzikës përmes internetit, Shqipëria gjithashtu mbetet nën mesataren europiane. Në vitin 2024, 54.26% e përdoruesve shqiptarë të internetit përdornin internetin për muzikë, kundrejt 64.97% në BE.

Në Ballkan, Kosova kishte nivelin më të lartë, me 65.70%, pak mbi mesataren e BE-së. Maqedonia e Veriut ishte në 58.43%, Shqipëria në 54.26%, Mali i Zi në 46.95% dhe Bosnjë-Hercegovina në 42.22%.

Serbia kishte nivelin më të ulët në rajon për këtë aktivitet, me vetëm 30.19%.

Në vendet europiane ku konsumi digjital është më i zhvilluar, përqindjet janë shumë më të larta. Norvegjia ishte në 82.26%, Irlanda në 82.08%, Suedia në 81.52% dhe Danimarka në 81.46%.

 

Për lojërat, Shqipëria më pranë mesatares

Diferenca me Europën është më e vogël në përdorimin e internetit për të luajtur ose shkarkuar lojëra. Në Shqipëri, 28.05% e përdoruesve të internetit e përdornin atë për këtë qëllim në 2024, përkundrejt 33.70% në BE.

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova kishte përqindjen më të lartë, me 32.52%, e ndjekur nga Shqipëria me 28.05%, Maqedonia e Veriut me 26.11%, Serbia me 25.84% dhe Mali i Zi me 23.63%. Bosnjë-Hercegovina kishte nivelin më të ulët, me 16.80%.

Në BE, lojërat mbeten aktiviteti kulturor online më pak i përdorur nga katër kategoritë që analizon Eurostat. Danimarka kishte nivelin më të lartë, me 51.84%, ndërsa Holanda ishte në 50.35%.

Të dhënat e Eurostat u referohen personave të moshës 16-74 vjeç që kishin përdorur internetin gjatë tre muajve përpara anketës. Për shikimin e TV-së dhe videove, muzikën dhe lojërat, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024, ndërsa për leximin e lajmeve online janë të vitit 2025.

 

Në BE po rriten edhe pagesat për përmbajtjen kulturore

Konsumi kulturor online nuk kufizohet më vetëm te përdorimi falas. Sipas Eurostat, në vitin 2025 39% e përdoruesve të internetit në BE kishin blerë online shërbime kulturore, një nivel që përfaqësonte 37% të gjithë popullsisë së Bashkimit Europian. Pesha e abonimeve me pagesë u rrit me më shumë se 3 pikë përqindjeje brenda një viti.

Abonimet për filma, seriale ose transmetime sportive ishin forma më e zakonshme e pagesës, të përdorura nga 33% e përdoruesve të internetit. Blerja online e biletave për eventekulturore ose aktivitete të tjera arrinte në 29%, ndërsa 23% paguanin abonime për shërbime muzikore. Vetëm 6% kishin abonime në shërbimet streaming të lojërave.

Irlanda, Holanda dhe Danimarka janë ndër vendet ku pagesat për kulturën online janë më të përhapura. Në Irlandë, 64% e përdoruesve të internetit kishin abonim me pagesë për filma, seriale ose sport, në Danimarkë 61%, në Holandë 59% dhe në Suedi 54%.

Në anën tjetër, Rumania dhe Bullgaria kishin ndër nivelet më të ulëta të blerjeve kulturore online në BE. Edhe për biletat e eventeve diferencat janë të mëdha: 52% e përdoruesve në Irlandë kishin blerë bileta online, ndërsa në Holandë dhe Danimarkë përqindja ishte 48%.

Në tetë vende të tjera të BE-së, mes tyre Greqia, më shumë se një e treta e përdoruesve kishin bërë një blerje të tillë. Mosha, arsimi dhe vendbanimi ndikojnë ndjeshëm edhe te gatishmëria për të paguar. Personat 25-34 vjeç janë grupi që blen më shpesh shërbime kulturore në internet, ndërsa banorët e qyteteve paguajnë dukshëm më shumë për bileta dhe abonime muzikore sesa ata që jetojnë në zonat rurale.

Në qytete, 34% kishin blerë bileta online për evente, kundrejt 23% në zonat rurale, ndërsa për abonimet muzikore raporti ishte 27% kundrejt 18%.

Të dhënat e Eurostat bazohen në anketën vjetore për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga familjet dhe individët dhe përfshijnë personat e moshës 16-74 vjeç që kishin përdorur internetin gjatë tre muajve para anketës.

Për shikimin e videove, dëgjimin e muzikës dhe lojërat, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024, ndërsa për leximin e lajmeve dhe shumicën e blerjeve kulturore online janë të vitit 2025.

The post Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme appeared first on Revista Monitor.

Qeveria propozon përgjysmimin e kuotës së detyrimit për punësimin e grupeve të veçanta

27 August 2026 at 12:00

Qeveria pritet të ndryshojë kriteret e kuotës  për detyrimin e punëdhënësve për punësimin e personave nga grupet e veçanta.

Për çdo 25 punonjësit e parë kompanitë kanë detyrimin të punësojnë 1 person me aftësi të kufizuara. Kuota propozohet të rritet 1 i punësuar nga grupet e veçanta për 125 punonjësit e parë.

Po ashtu propozohet edhe ulje me 50% të pagesës së kontributet në rastet se nuk plotësohen kuotat e punësimit.

Një projektligj i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit sjell disa ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, duke parashikuar një regjim tranzitor deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndryshimi kryesor lidhet me kuotën e punësimit të personave nga grupet e veçanta. Sipas ligjit aktual, çdo punëdhënës duhet të punësojë një person nga grupet e veçanta për çdo 25 punonjësit e parë, si dhe një person shtesë për çdo 50 punonjës të tjerë.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit””, i ndryshuar propozon që gjatë periudhës tranzitore ky detyrim të zbutet. Punëdhënësit do të duhet të punësojnë një person nga grupet e veçanta për 125 punonjësit e parë dhe një person shtesë për çdo 125 punonjës të tjerë.

Ndryshon edhe detyrimi financiar për kuotat e paplotësuara. Sipas rregullit aktual, punëdhënësi duhet të derdhë në Fondin Social të Punësimit një kontribut në masën 100% të pagës minimale në shkallë vendi për çdo kuotë të paplotësuar.

Me projektligjin e ri, gjatë regjimit tranzitor, kontributi do të jetë 50% e pagës minimale në shkallë vendi për çdo person që duhej të ishte punësuar.

Sipas relacionit, kjo qasje synon të krijojë kushtet për funksionimin gradual të Fondit Social të Punësimit dhe financimin e programeve të punësimit, aftësimit profesional, rehabilitimit për punë dhe përshtatjes së vendeve të punës.

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, parashikohet të zbatohet regjimi i plotë i kuotave i përcaktuar në ligjin nr. 15/2019.

Zgjerohen shërbimet për punëtorët e huaj

Projektligji sjell ndryshime edhe në mënyrën se si trajtohen shtetasit e huaj në tregun shqiptar të punës.

Një prej ndryshimeve është zgjerimi i kategorisë së përfituesve të shërbimeve të punësimit. Përveç shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi që ndodhen dhe qëndrojnë ligjërisht në Shqipëri për qëllime punësimi, përfshihen edhe ata që synojnë të hyjnë dhe të qëndrojnë ligjërisht në vend për të punuar.

Kjo do të mundësojë që informacioni, orientimi, këshillimi dhe ndërmjetësimi për punësim të ofrohen edhe përpara hyrjes së tyre në tregun shqiptar të punës.

Ndryshimi synon të lehtësojë integrimin e fuqisë punëtore të huaj dhe të mbështesë punësimin e ligjshëm. Projektligji harmonizon gjithashtu terminologjinë me legjislacionin në fuqi për të huajt, duke zëvendësuar termin “leje pune” me “leje unike”. Ky nuk është një koncept i ri në legjislacion, por një përmirësim dhe harmonizim terminologjik me kuadrin aktual ligjor për të huajt.

Një tjetër ndryshim lidhet me rolin e punëdhënësve. Projektligji përcakton më qartë se punëdhënësit dhe subjektet e tregut të punës që zbatojnë programe aktive të tregut të punës do të konsiderohen përfitues të masave mbështetëse të parashikuara në ligj.

Sipas relacionit, kjo krijon bazën ligjore për një përfshirje më të gjerë të punëdhënësve në masat e nxitjes së punësimit dhe qartëson statusin e tyre si përfitues të instrumenteve mbështetëse.

Projektligji synon gjithashtu të konsolidojë instrumentet ekzistuese të politikave të punësimit, përfshirë Garancinë Rinore, dhe parashikon hapa për integrimin e Shqipërisë në rrjetin europian EURES.

Një tjetër risi është forcimi i rolit të Observatorit të Tregut të Punës, i cili do të shërbejë për identifikimin më të mirë të nevojave për profesione dhe aftësi në treg.

Projektligji parashikon gjithashtu zhvillimin e Pasaportës Digjitale, përmes së cilës qytetarët do të kenë akses në historikun e tyre të punësimit dhe aftësive.

Në tërësi, ndryshimet synojnë të përshtatin kuadrin e punësimit me nevojat e tregut dhe me procesin e integrimit europian, duke sjellë njëkohësisht një regjim tranzitor për kuotat e punësimit të personave nga grupet e veçanta, zgjerim të shërbimeve për fuqinë punëtore të huaj dhe instrumente të reja digjitale për tregun e punës./D.Azo

The post Qeveria propozon përgjysmimin e kuotës së detyrimit për punësimin e grupeve të veçanta appeared first on Revista Monitor.

Cili është udhëtimi i ëndrrave për ty? Ja çfarë sugjeron personaliteti yt

27 August 2026 at 10:40

Jo të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë nga pushimet. Disa ëndërrojnë aventura në natyrë, të tjerë duan të zhyten në kulturë, ndërsa ka edhe nga ata që pushimet perfekte i lidhin me qetësinë dhe relaksin. Sipas një artikulli të Stylist, zgjedhja e destinacionit mund të lidhet ngushtë me personalitetin e secilit, duke e bërë udhëtimin shumë më të kënaqshëm.

Për ata që janë vazhdimisht në kërkim të sfidave dhe adrenalinës, rekomandimi është një aventurë në Malet Shkëmbore të Kanadasë. Ecjet shumëditore, liqenet me ngjyrë smeraldi dhe peizazhet spektakolare janë ideale për udhëtarët aktivë që duan të testojnë kufijtë e tyre.

Nëse je një person kurioz që pëlqen historinë, traditat dhe kulturat e reja, Japonia mbetet një nga destinacionet më të pasura. Nga tempujt shekullorë në Kioto deri te ritmi futurist i Tokios, vendi ofron një kombinim unik të së kaluarës me teknologjinë moderne.

Për ata që kërkojnë qetësi dhe një ritëm më të ngadaltë, një lundrim mes ishujve të Tajlandës ofron plazhe tropikale, ujëra të kristalta dhe mundësinë për t’u shkëputur nga rutina e përditshme. Është një zgjedhje ideale për ata që e shohin udhëtimin si një mënyrë për të rikuperuar energjitë.

Nëse të pëlqen të njohësh njerëz të rinj dhe të udhëtosh me një komunitet, Stylist sugjeron një udhëtim të organizuar vetëm për gra në Indi. Përveç vizitës në destinacione ikonike, këto ture ofrojnë mundësinë për të krijuar lidhje të reja dhe për të përjetuar kulturën lokale nga një këndvështrim më autentik.

Ndërkohë, për ata që kanë një anë më kreative dhe romantike, një udhëtim me tren nëpër Alpet Zvicerane ose një arratisje në fshatrat piktoreskë të Evropës mund të jetë përvoja ideale. Rruga bëhet po aq e rëndësishme sa destinacioni, ndërsa peizazhet dhe ritmi i ngadaltë krijojnë hapësirë për reflektim dhe frymëzim.

Sipas ekspertëve të udhëtimeve, pushimet më të mira nuk janë domosdoshmërisht ato më të shtrenjtat apo më ekzotiket, por ato që përputhen me mënyrën se si je dhe me atë që kërkon nga një përvojë. Kur destinacioni i përshtatet personalitetit, gjasat janë shumë më të mëdha që udhëtimi të kthehet në një kujtim të paharrueshëm./TIME

The post Cili është udhëtimi i ëndrrave për ty? Ja çfarë sugjeron personaliteti yt appeared first on Revista Monitor.

Subvencionet për bujqësinë në vendnumëro deri në 2029

27 August 2026 at 10:00

Mbështetja direkte nga buxheti për fermerët pritet të mbetet pothuajse e pandryshuar në tre vitet e ardhshme, pavarësisht rritjes së ndjeshme të fondeve të përgjithshme të programit për zhvillimin rural. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 të Ministrisë së Bujqësisë, fondet e parashikuara për përfituesit e masave mbështetëse në bujqësi arrijnë në rreth 5.23 miliardë lekë në vitin 2027 në krahasim me 5.2 miliardë lekë që u dhanë ketë vit.

Në vitin 2028, fondi parashikohet të ulet lehtë në 5.21 miliardë lekë, ose me rreth 15 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Vetëm në vitin 2029 parashikohet një rritje më e dukshme, në rreth 5.42 miliardë lekë.

Në të gjithë periudhën 2027-2029, fondet buxhetore që shkojnë për mbështetjen e fermerëve rriten me vetëm 190 milionë lekë, ose rreth 3.6%.

Rritja e fondeve është më e ulët se ajo e numrit të përfituesve. Për vitin 2027 parashikohen rreth 72,250 përfitues nga masat mbështetëse në bujqësi, ndërsa në vitin 2028 numri rritet në 75 mijë dhe në 2029 në 76 mijë.

Teksa numri i fermerëve që synohet të përfitojnë nga skemat rritet me rreth 5.2% në tre vjet, fondi në dispozicion shtohet me vetëm 3.6%.

Ecuria e fondeve direkte për fermerët është dukshëm më e ngadaltë se ajo e të gjithë programit “Zhvillimi Rural”. Buxheti i këtij programi parashikohet në rreth 8.31 miliardë lekë në vitin 2027, rritet në 9.71 miliardë lekë në 2028 dhe arrin në rreth 10.55 miliardë lekë në vitin 2029.

Një pjesë e konsiderueshme e rritjes së buxhetit për zhvillimin rural është e lidhur me zgjerimin e shpenzimeve kapitale.

Sipas planifikimit afatmesëm, shpenzimet kapitale të programit rriten nga rreth 2.3 miliardë lekë në vitin 2027 në rreth 4.36 miliardë lekë në vitin 2029..

Kjo përfaqëson një rritje prej afro 89% brenda dy viteve dhe shpjegon pjesën më të madhe të zgjerimit të buxhetit të përgjithshëm të programit.

Të dhënat e PBA-së tregojnë ndryshim në strukturën e financimit të zhvillimit rural, pasi buxheti i përgjithshëm zgjerohet, por rritja përqendrohet kryesisht te investimet, ndërsa mbështetja direkte për fermerët mbetet pothuajse e pandryshuar./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave, buxheti afatmesëm 2027-2029

The post Subvencionet për bujqësinë në vendnumëro deri në 2029 appeared first on Revista Monitor.

Pse Tesla është përfshirë në tërheqjen masive të makinave nga tregu në Kinë

27 August 2026 at 09:35

Dorezat e fshehura të dyerve, një element elegant dhe shumë i përdorur te automjetet elektrike, janë vendosur në qendër të vëmendjes në Kinë. Të popullarizuara nga Tesla e Elon Musk, këto doreza janë përhapur edhe te shumë prodhues të tjerë, por autoritetet kanë ngritur shqetësime se mund ta vështirësojnë hapjen e dyerve në raste emergjence, veçanërisht kur automjeti humbet energjinë elektrike.

Kina ka urdhëruar tërheqjen më të madhe të automjeteve në historinë e saj, duke përfshirë më shumë se katër milionë makina të prodhuara nga nëntë kompani, mes tyre Tesla, XPeng dhe Xiaomi.

Prodhuesit do të duhet të vendosin shenja më të qarta për mekanizmat e hapjes së dyerve dhe të kryejnë përditësime të programeve kompjuterike. Masa synon të shmangë situatat kur pasagjerët mund të mbeten të bllokuar brenda makinës ose kur ekipet e shpëtimit nuk arrijnë t’i hapin dyert shpejt pas një aksidenti.

Tërheqja masive tregon gjithashtu se Kina, tregu më i madh në botë për automjetet elektrike, po merr një rol më të fortë në përcaktimin e standardeve të sigurisë për këtë industri. Ndryshimet e kërkuara nga Pekini mund të ndikojnë edhe në projektimin e automjeteve që kompanitë shesin në tregjet e tjera.

Tesla është përfshirë jo sepse problemi kufizohet vetëm te makinat e saj, por sepse ishte ndër kompanitë që e bëri të njohur përdorimin e dorezave elektronike të futura brenda karrocerisë./BBC

The post Pse Tesla është përfshirë në tërheqjen masive të makinave nga tregu në Kinë appeared first on Revista Monitor.

Norvegjia synon të ashpërsojë rregullat për përdorimin e syzeve inteligjente

27 August 2026 at 09:08

Norvegjia po planifikon të kufizojë përdorimin e syzeve inteligjente dhe pajisjeve të ngjashme, për shkak të shqetësimeve në rritje lidhur me privatësinë.

Ministria norvegjeze e Digjitalizimit njoftoi se po kërkon një rregullim më të rreptë të kësaj teknologjie dhe u bëri thirrje institucioneve publike dhe kompanive private të hartojnë udhëzimet e tyre për përdorimin e saj.

“Shohim se privatësia dhe mbrojtja e të dhënave po vihen nën presion nga teknologjitë e reja. Për këtë arsye, do t’i rregulloj syzet inteligjente dhe pajisjet e ngjashme në mënyrë më të rreptë se sot”, deklaroi ministrja e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Karianne Tung.

Sipas saj, masat mund të përfshijnë ndalimin e funksioneve të tilla si njohja e fytyrës së personave të tjerë në hapësirat publike. Ministria do të krijojë gjithashtu një grup ekspertësh, i cili do ta këshillojë për rregullimin e kësaj teknologjie.

Syzet inteligjente mund të përmbajnë kamera, mikrofona dhe ekrane me realitet të shtuar, duke u mundësuar përdoruesve të fotografojnë, të regjistrojnë video ose të shohin informacione të projektuara përpara syve.

Përdorimi i tyre është bërë gjithnjë e më i debatueshëm. Kritikët paralajmërojnë për cenimin e privatësisë dhe mundësinë e përdorimit të tyre për mbikëqyrje. Nga ana tjetër, pajisjet mund të ofrojnë përfitime të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht për të verbrit dhe personat me dëmtime të shikimit./EURONEWS

The post Norvegjia synon të ashpërsojë rregullat për përdorimin e syzeve inteligjente appeared first on Revista Monitor.

Brezi Z po ndryshon vendin e punës. Tani është radha e drejtuesve të përshtaten

27 August 2026 at 09:00

Inteligjenca artificiale, transformimi dixhital dhe ndryshimi i pritshmërive të punonjësve po e detyrojnë biznesin të rishikojë mënyrën se si udhëhiqet. Në qendër të këtij transformimi është Brezi Z, i cili po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun e punës dhe po sfidon modelet tradicionale të menaxhimit. Sipas një analize të publikuar nga CEOWORLD Magazine, organizatat që do të kenë sukses në dekadën e ardhshme do të jenë ato që arrijnë të kombinojnë vendosmërinë në drejtim me empatinë, besimin dhe transparencën.

Autorja argumenton se strukturat klasike të tipit “komandë dhe kontroll” nuk funksionojnë më me të rinjtë, ndërsa modelet tepër të lira shpesh krijojnë mungesë përgjegjësie dhe koordinimi. Zgjidhja, sipas saj, është ajo që e quan “udhëheqje e vendosur” (assertive leadership), një stil drejtimi që ofron qartësi në objektiva, autonomi në punë dhe përgjegjësi të qarta, pa rënë në mikromenaxhim apo autoritarizëm.

Ndryshe nga stereotipi se Brezi Z nuk e pranon autoritetin, analiza thekson se kjo gjeneratë nuk refuzon drejtimin, por menaxhimin e paqartë, mungesën e transparencës dhe komunikimin e dobët. Ata presin objektiva të qarta, feedback të vazhdueshëm, fleksibilitet në mënyrën e punës dhe një kulturë organizative ku vlerat e kompanisë përputhen me sjelljen e drejtuesve.

Për Brezin Z, vlerësimi një herë në vit nuk mjafton më. Punonjësit e rinj preferojnë komunikim të shpeshtë, korrigjime të menjëhershme dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi profesional. Ata gjithashtu kërkojnë që puna të ketë një qëllim të qartë, të ndihen pjesë e vendimmarrjes dhe të kenë më shumë autonomi në realizimin e detyrave. Këto pritshmëri po ndikojnë drejtpërdrejt në angazhimin, produktivitetin dhe mbajtjen e talenteve në kompani.

Sipas autores, roli i drejtuesit po ndryshon. Në vend të figurës tradicionale të “shefit” që kontrollon çdo detaj, organizatat kanë nevojë për liderë që veprojnë si trajnerë. Ata duhet të vendosin drejtimin, të largojnë pengesat, të ndihmojnë ekipin të zhvillohet dhe të krijojnë kushte që punonjësit të japin maksimumin, pa qenë nevoja për kontroll të vazhdueshëm. “Brezi Z nuk ka nevojë për një shef; ka nevojë për një trajner”, thekson autorja.

Analiza paralajmëron se sfida e kompanive nuk lidhet më vetëm me tërheqjen apo mbajtjen e talenteve, por me aftësinë për të modernizuar vetë lidershipin. Bizneset që vazhdojnë të mbështeten te modelet e vjetra të drejtimit rrezikojnë të përballen me largim të punonjësve, mungesë angazhimi dhe vështirësi në zbatimin e strategjive. Për këtë arsye, zhvillimi i lidershipit nuk duhet parë më si një program i burimeve njerëzore, por si një investim strategjik që ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë dhe performancën e kompanisë./CEOWORLD

The post Brezi Z po ndryshon vendin e punës. Tani është radha e drejtuesve të përshtaten appeared first on Revista Monitor.

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

27 August 2026 at 06:02

Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e punonjëseve shqiptare me profesionin rrobaqepëse, për t’u punësuar në fabrikat e prodhimit të veshjeve në Itali.

Nga njoftimet e publikuara mësohet se punonjëseve u ofrohet punësim i rregullt në Itali, me kontratë pune sipas rregullave italiane. Paga neto nis nga 1,300 euro në muaj.

Sipas njoftimeve, gjithashtu punonjëset përfitojnë 13 paga vjetore, pushime të paguara, akomodim të siguruar nga punëdhënësi, kushte pune dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë. Për aplikim kërkohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në ndërmarrjet fason në Shqipëri.

Monitor kontaktoi një prej agjencive të ndërmjetësimit, e cila sqaroi se kandidatet që kërkohen për t’u punësuar si rrobaqepëse në fabrikat italiane duhet të kenë eksperiencë pune në sektorin fason të veshjeve në Shqipëri dhe të jenë të grup-moshës 20 deri në 50 vjeç.

Përveç punësimit kompania ofronte edhe akomodimin. Ofertat për punësim sipas agjencisë vijnë nga fabrika të prodhimit të veshjeve të linjta në Pisa, Bergamo dhe Peruxhia.

 

Pse Italia po kërkon rrobaqepëse shqiptare?

Rekrutimi i punonjëseve shqiptare për fabrikat italiane vjen në një kohë kur edhe industria italiane e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Unioncamere ( Unioni Italian i Dhomave të Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë) dhe Ministrisë Italiane të Punës, përmes Sistemit Informativ Excelsior, kompanitë italiane parashikojnë rreth 568 mijë hyrje të reja në punë për muajin korrik 2026 dhe rreth 1,5 mln gjatë periudhës korrik–shtator.

Në industrinë e tekstilit, veshjeve dhe këpucëve parashikohen rreth 7 mijë hyrje në korrik dhe rreth 20 mijë gjatë tremujorit. Vështirësia për gjetjen e punonjësve në këtë sektor arrin në 56.2%, duke evidentuar një mospërputhje të konsiderueshme mes kërkesës së kompanive dhe ofertës së fuqisë punëtore.

Në të gjithë sektorët, 42.6% e pozicioneve të parashikuara për t’u plotësuar në Itali rezultojnë të vështira për t’u mbushur. Kjo tregon se mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem të rëndësishëm edhe për kompanitë italiane.

Po ashtu një nga arsyet edhe rregullorja për forcimin e rregullave të produkteve të pashitura për veshje dhe këpucë, ku ndalohet riciklimi i tyre. Rregullorja europiane 2024/1781 parashikon që për kompanitë e mëdha, ndalimi i shkatërrimit të këtyre produkteve të zbatohet nga 19 korriku 2026, ndërsa për kompanitë e mesme nga 19 korriku 2030.

Rregullat e reja po sjellin edhe ndryshime në menaxhimin e prodhimit dhe stokut të kompanive europiane. Për prodhuesit italianë të veshjeve transferimi i fabrikës në vendin e tyre, duke e larguar nga shtetet aziatike apo afrikane ku u transferuan për shkak të kostos të lirë së fuqisë punëtore, do të thotë se  mund të menaxhojë më lehtë sasinë e prodhimit dhe stokut që nuk lejohet më të riciklohet, por vetëm të dhurohet.

Por rekrutimi i rrobaqepëseve shqiptare për në Itali po krijon një kontrast për industrinë fason në vend.

Prej vitesh, përfaqësuesit e sektorit fason në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Në vitin 2023 drejtues të sektorit kanë folur për një nevojë që arrinte deri në 20 mijë vende të lira pune.

Mungesa e punonjësve ishte aq e theksuar sa shumë fabrika nisën të rekrutonin gra nga Nepali Filipinet dhe Birmania për të plotësuar vendet vakante.

Në të njëjtën kohë, kompanitë nisën të hapnin linja të reja prodhimi deri në zonat rurale, aty ku më parë nuk kishte industri fason. Kjo krijoi edhe një tendë të re për sektorin, duke nisur të zhvillohej industria atje ku nuk ekzistonte më parë.

Fasonët u shkojnë punonjësve te “dera”, hapin linja të reja prodhimi për zonat rurale

Edhe së fundmi fabrika të sektorit të veshjeve të industrisë fason në Tiranë pohuan për Monitor mungesën e fuqisë punëtore vendase. Për rrjedhojë po punësojnë gra të huaja nga shtetet aziatike.

Po teksa ndër vite kompanitë shqiptare kanë ngritur shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore, numri i të punësuarve në sektor ka ardhur në rënie.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024 në sektorin e tekstileve dhe këpucëve ishin të punësuar rreth 41,2 mijë persona. Prej tyre, rreth 25 mijë punonin në industrinë e tekstileve dhe 16,2 mijë në sektorin e këpucëve. Krahasuar me vitin 2022, numri i të punësuarve në këto industri ishte ulur me rreth 8 mijë persona, ose 19.4%.

Problemet e sektorit nuk lidhen vetëm me mungesën e fuqisë punëtore.

Fasonët janë përballur edhe me rënien e kontratave dhe porosive, forcimin e lekut dhe rritjen e kostove të punës. Këta faktorë kanë sjellë jo vetëm shkurtim të vendeve të punës, por edhe mbylljen e disa fabrikave.

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune; Masat e propozuara

Në mars 2026, përfaqësues të sektorit iu drejtuan Komisionit Parlamentar të Ekonomisë me një paketë kërkesash për mbështetjen e industrisë, ku përfshihej rishikimi i taksave dhe mbështetja për investimet në teknologji dhe amortizim.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës ProEksport Albania, gjatë vitit 2025 sektori i manifakturës humbi rreth 12 mijë vende pune, si pasojë e zhvlerësimit të euros, rënies së kontratave të porosive dhe rritjes së kostos së punës.

Nga zerim i taksës për lëndët e para, TAP mbi 50 mijë lekë, fasoni kërkon mbështetje tek Ekonomia

 

Kjo tendencë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT, ku eksportet e tekstileve e këpucëve janë në rënie për katër vjet radhazi. Për periudhën janar- korrik 2026, eksportet e këtij grupi ishin 59.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për vite me radhë industria fason ka krijuar një bazë punonjësish të specializuar, veçanërisht rrobaqepëse me eksperiencë në prodhimin për kompani dhe marka europiane.

Nëse punonjësit me eksperiencë largohen drejt tregjeve europiane për shkak të pagave më të mira, drejtues të fabrikave shqiptare paralajmërojnë se jo vetëm që do të rriten vështirësitë për rekrutime të reja, por edhe për përmbushje të kontratave dhe porosive të reja. / D.Azo

Burimi: INSTAT

The post Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve appeared first on Revista Monitor.

Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

27 August 2026 at 06:01

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit.

Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km.

Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%.

Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%.

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon.

E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës.

Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë.

Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta.

Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori.

Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6% appeared first on Revista Monitor.

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

27 August 2026 at 06:00

Makinat elektrike po fitojnë terren në Ballkanin Perëndimor, por ritmi i kalimit drejt tyre ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin, ndërsa qeveritë, importuesit dhe konsumatorët përballen me çmime, politika fiskale dhe infrastrukturë të ndryshme.

Shqipëria po shënon një rritje të fortë të regjistrimeve të automjeteve elektrike. Në Kosovë, importet po shtohen dhe automjetet që vijnë nga Kina dominojnë tregun. Mali i Zi po përdor subvencione për të nxitur blerjet, edhe pse rrjeti i karikimit mbetet i kufizuar.

Në Bosnjë-Hercegovinë, ndërkohë, tregu i makinave plotësisht elektrike mbetet relativisht i vogël, ndërsa kompanitë dhe industria po kërkojnë mundësi që lidhen me elektromobilitetin.

Ndryshimet vijnë ndërsa tregu europian po zhvendoset gradualisht nga motorët tradicionalë. Sipas të dhënave, në tremujorin e parë të vitit 2026 në Bashkimin Europian u regjistruan 546,937 makina të reja plotësisht elektrike, duke arritur një pjesë tregu prej 19.4%. Automjetet hibride kishin 38.6% të tregut.

 

Peshë e ulët e makinave elektrike në Ballkan

Makinat elektrike vijojnë të kenë një peshë shumë të ulët në flotën e automjeteve të pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat më të fundit të Eurostat, për fundin e vitit 2024, tregojnë se në të gjitha vendet e rajonit automjetet elektrike përbëjnë më pak se 1% të totalit të makinave në qarkullim.

Shqipëria ka peshën më të lartë në rajon, me 0.738% të flotës së makinave të pasagjerëve me energji elektrike, por edhe ky nivel mbetet rreth tre herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 2.219%.

Pas Shqipërisë renditen Maqedonia e Veriut me 0.260%, Mali i Zi me 0.232% dhe Serbia me vetëm 0.107%. Në Bosnjë-Hercegovinë pesha e makinave elektrike ishte 0.047%, ndërsa për Kosovën e dhëna e fundit e disponueshme është e vitit 2021 dhe rezulton vetëm 0.017%.

Në Europën Qendrore dhe Jugore, hendeku është më i vogël. Gjermania ka një peshë prej 3.35%, Franca 2.85% dhe Portugalia 2.69%. Italia, me 0.676%, mbetet madje pak poshtë Shqipërisë, ndërsa Greqia është në 0.298%. Spanja, me 0.780%, është vetëm pak mbi Shqipërinë.

Diferenca me vendet kryesuese është shumë e madhe: në Norvegji pesha e makinave elektrike është 27% e totalit, ose rreth 37 herë më e lartë se në Shqipëri, ndërsa në Danimarkë (12.1%) dhe Islandë (12%) rreth 16 herë më e lartë. (shiko grafikun në fund).

 

Shqipëria

Tregu shqiptar po regjistron një rritje të shpejtë të makinave plotësisht elektrike.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, në Shqipëri u regjistruan për herë të parë 5,714 automjete All-Electric, një rritje prej 182% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rritja po shoqërohet edhe me një ndryshim të përbërjes së tregut të makinave të reja. Sipas DPSHTRR-së, automjetet elektrike, hibride dhe plug-in hibride përbënin 73.1% të autoveturave me zero kilometra të regjistruara gjatë periudhës janar-qershor 2026.

Mjetet elektrike përbënin rreth 11% të regjistrimeve për herë të parë në gjashtë muajt e parë të vitit.

Në fund të qershorit, Regjistri Kombëtar Shqiptar numëronte rreth 1.1 milion mjete aktive në total. DPSHTRR publikon si të dhënat mbi regjistrimet e reja, ashtu edhe të dhënat mbi flotën aktive, të përditësuara më 30 qershor 2026.

 

Bosnjë-Hercegovina

Në Bosnjë-Hercegovinë, makinat plotësisht elektrike vazhdojnë të zënë një pjesë të kufizuar të tregut. Gjatë vitit 2025, tregu automobilistik u karakterizua nga hyrja dhe zgjerimi i markave të reja, veçanërisht atyre kineze, si dhe nga një ofertë më e madhe e automjeteve hibride dhe plug-in hibride.

Çmimet e larta, fuqia e kufizuar blerëse dhe infrastruktura e pamjaftueshme e karikimit përmenden ndër arsyet kryesore të zhvillimit më të ngadaltë të tregut të makinave elektrike. Në të njëjtën kohë, tregu vazhdon të dominohet nga automjetet e përdorura të importuara, ndërsa hibridet plug-in po shihen gjithnjë e më shumë si një zgjidhje praktike kalimtare për një numër të madh drejtuesish.

Anela Karahasan, eksperte e lartë për industrinë dhe shërbimet në Dhomën e Ekonomisë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe sekretare e Shoqatës për Elektromobilitetin, thotë se elektromobiliteti tashmë është pjesë e transformimit të sistemit modern të transportit.

“Sot mund të themi me siguri se elektromobiliteti nuk është më e ardhmja apo një eksperiment i entuziastëve – ai është bërë një realitet strukturor i sistemit modern të transportit. Megjithatë, dinamika e zhvillimit ka ndryshuar ndjeshëm. Nuk po flasim më vetëm për një mënyrë alternative transporti, por për transformimin e të gjithë sistemit energjetik dhe të transportit,” tha Karahasan.

Sipas saj, makinat elektrike tashmë janë pjesë e një koncepti më të gjerë që përfshin qytetet inteligjente, tranzicionin e gjelbër dhe pavarësinë energjetike. Zhvillimi i elektromobilitetit, thotë ajo, duhet të shoqërohet me investime më të shpejta në infrastrukturën e karikimit, dixhitalizimin e transportit dhe integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Karahasan veçon gjithashtu përparimin në teknologjinë e baterive, ku prodhuesit po punojnë për të rritur autonominë e automjeteve, për të shkurtuar kohën e karikimit dhe për të ulur kostot.

“Sot, makinat elektrike arrijnë një autonomi mesatare prej 450 deri në 600 kilometra, ndërsa falë arkitekturës së baterive 800 volt, ato mund të karikohen nga 10% në 80% për vetëm 15 deri në 20 minuta – praktikisht gjatë një pushimi për kafe,” tha ajo.

Në Europë, sipas Karahasan, fokusi nuk është më vetëm te automjeti, por te krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm, që përfshin prodhimin e baterive, riciklimin e lëndëve të para, zhvillimin e zinxhirëve lokalë të vlerës dhe ekonominë qarkulluese. Synimi është ulja e çmimeve të makinave elektrike dhe rritja e aksesit të tyre për një numër më të madh qytetarësh.

Duke iu referuar të dhënave për tremujorin e parë të vitit 2026, ajo tha se në Bashkimin Europian u regjistruan 546,937 automjete të reja elektrike me bateri, duke arritur një pjesë tregu prej 19.4%. Makinat hibride arritën ndërkohë në 38.6% të tregut.

Regjistrimet e makinave me benzinë ranë me 18.2%, ndërsa pjesa e përbashkët e makinave me benzinë dhe naftë ra në 30.3%, nga 38.2% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Karahasan e konsideron infrastrukturën një nga elementët kryesorë për zhvillimin e mëtejshëm të tregut.

“Çelësi për zhvillimin e elektromobilitetit mbetet infrastruktura – zhvillimi i rrjeteve të karikimit, menaxhimi inteligjent i karikimit dhe teknologjitë e karikimit pa kabllo,” tha ajo.

Sipas saj, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe karikimit dydrejtimësh, që lejon makinën të përdoret si burim energjie për një familje, biznes apo pajisje elektrike.

“Sigurisht, sfidat vazhdojnë të ekzistojnë dhe ndryshojnë nga një treg në tjetrin – nga kuadri rregullator dhe infrastruktura te çmimet e automjeteve dhe disponueshmëria e teknologjisë. Megjithatë, drejtimi i zhvillimit është i pandalshëm,” tha Karahasan.

Në vitet e fundit, Bosnjë-Hercegovina ka bërë hapa drejt zhvillimit më sistematik të industrisë automobilistike. Sipas Karahasan, zhvendosja e industrisë globale drejt makinave elektrike mund të krijojë mundësi të reja edhe për ekonominë e vendit.

“Ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian, Bosnjë-Hercegovina fatkeqësisht ende nuk i ndjek tendencat e zhvillimit të elektromobilitetit me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtën shkallë, por nuk mund të themi se ai mungon apo se nuk është bërë përparim,” tha ajo.

Sipas Karahasan, është veçanërisht inkurajuese që kompanitë po i njohin gjithnjë e më shumë përfitimet e makinave elektrike përmes kostove më të ulëta operative, standardeve ESG dhe reduktimit të emetimeve të CO₂.

Tradita industriale e Bosnjë-Hercegovinës, pozicioni gjeografik, fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot konkurruese të prodhimit përbëjnë, sipas saj, potencial për të tërhequr investime në elektromobilitet dhe industri të lidhura me të.

“Në këtë kontekst, elektromobiliteti përfaqëson një mundësi të rëndësishme biznesi për Bosnjë-Hercegovinën, e cila tashmë, edhe pse në mënyrë modeste, po njihet përmes iniciativave dhe projekteve të para vendase,” tha Karahasan.

Ajo përmend zhvillimin dhe prodhimin e automjetit të parë elektrik vendas për transport mallrash dhe biçikletës elektrike, prezantimin e prototipit të skuterit të parë elektrik boshnjak, si dhe prodhimin lokal të karikuesve për automjetet elektrike. Vendi po kërkon gjithashtu mundësi në prodhimin e komponentëve, sistemet e baterive, infrastrukturën energjetike dhe zgjidhjet software që lidhen me mobilitetin.

Përveç prodhimit, sipas saj, po zhvillohen edhe modele të reja biznesi, nga sistemet car-sharing te menaxhimi inteligjent i karikimit dhe infrastruktura për makinat elektrike.

“Elektromobiliteti nuk përfshin vetëm automjetet, por zhvillimin e një ekosistemi të tërë – nga energjia dhe dixhitalizimi te arsimi, kërkimi dhe zhvillimi i teknologjive të reja,” tha Karahasan.

“Pikërisht për këtë arsye, Bosnjë-Hercegovina ka një mundësi të pozicionohet si partnere rajonale në zinxhirët e furnizimit dhe në zhvillimin e mobilitetit të qëndrueshëm,” përfundoi ajo.

 

Mali i Zi

Numri i automjeteve elektrike dhe hibride po rritet edhe në Malin e Zi. Sipas të dhënave të MONSTAT, vendi kishte 326,711 automjete të regjistruara në vitin 2025, 6.5% më shumë se 306,680 një vit më parë.

Në vitin 2023, në Malin e Zi ishin regjistruar 552 automjete elektrike dhe 1,232 hibride. Numri i makinave elektrike u rrit me afro 30% gjatë vitit 2024.

Qeveria po përdor subvencionet për të nxitur zgjerimin e tregut. Fondi shtetëror Eco Fund rriti mbështetjen për blerjen e makinave elektrike deri në 7,500 euro, ndërsa automjetet hibride dhe plug-in hibride mund të përfitojnë subvencione deri në 4,000 euro.

Gjithsesi infrastruktura mbetet një problem. Përfaqësues të sektorit thonë se Mali i Zi ende nuk ka një rrjet të zhvilluar të karikimit, ndërsa çmimi i makinave të reja elektrike mbetet i lartë për një pjesë të konsumatorëve.

Importuesit kanë ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve. Një prej tyre, i cituar në kushte anonimiteti, kërkon që mbështetja të zgjerohet edhe për automjetet e përdorura hibride dhe elektrike deri në një moshë të caktuar.

 

Kosova

Në Kosovë, importet e makinave elektrike janë rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në vitin 2022 u importuan 150 makina elektrike. Numri u rrit në 350 në vitin 2023, në 550 në 2024 dhe në 590 në vitin 2025. Vetëm gjatë janarit dhe shkurtit 2026 u importuan edhe 109 automjete elektrike.

Në vlerë monetare, importet e dy muajve të parë të vitit arritën në rreth 1.7 milionë euro.

Vlera e importeve të makinave elektrike ishte 5.6 milionë euro në 2022, 11.7 milionë euro në 2023, 10.8 milionë euro në 2024 dhe 11 milionë euro në 2025, sipas të dhënave doganore.

Kina është burimi kryesor i automjeteve elektrike që hyjnë në Kosovë. Në janar dhe shkurt 2026, 75% e tyre u importuan nga Kina, krahasuar me 73% gjatë gjithë vitit 2025.

Përfaqësues të Toyota-s në Kosovë kanë vlerësuar se industria automobilistike e vendit do të përballet me sfida gjatë tranzicionit drejt elektrifikimit. Sipas kompanisë, politikat aktuale fiskale nuk e mbështesin mjaftueshëm procesin krahasuar me praktikat e përdorura në Bashkimin Europian, ku automjetet me emetime më të ulëta përfitojnë shpesh stimuj.

 

Serbia prodhon, por nuk i përdor

Në Serbi, përdorimi i makinave elektrike mbetet ende shumë i ulët, edhe pse vendi po përpiqet të zhvillojë njëkohësisht prodhimin, infrastrukturën dhe subvencionet për elektromobilitetin. Sipas Eurostat, në fund të vitit 2024 makinat elektrike përbënin vetëm 0.107% të flotës së autoveturave, një nga nivelet më të ulëta në rajon.

Sipas Forbes Serbia, gjatë vitit 2026 në vend numëroheshin rreth 7,200 automjete elektrike, ndërsa rrjeti publik kishte rreth 230 pika karikimi. Autoritetet po përgatisin edhe një kuadër të ri ligjor për zgjerimin e infrastrukturës së karikimit dhe karburanteve alternative.

Sipas Biznis.rs, qeveria serbe ka vijuar subvencionet për blerjen e automjeteve elektrike, me një fond prej 170 milionë dinarësh për vitin 2026 dhe mbështetje deri në 5,000 euro për automjet.

Ndërkohë, sipas eKapija, Serbia po forcon rolin si bazë prodhuese për automjetet elektrike. Fabrika e Stellantis në Kragujevac prodhon Fiat Grande Panda elektrike, krahas versioneve hibride dhe modeleve të tjera elektrike. Kjo krijon një kontrast të fortë: Serbia po prodhon automjete elektrike për tregun europian, ndërsa përdorimi i tyre në tregun vendas mbetet ende minimal.

 

Në këtë artikull kontribuuan: Naida Kurdija (Bosnjë Hercegovina); Sefer Zogaj (Kosovë); Aneta Dodevska, (Maqedoni e Veriut); Ivan Ivanovic (Mali i Zi)

The post Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe appeared first on Revista Monitor.

❌