Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Ekonomi

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

22 January 2026 at 00:03

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth 184 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 129 miliardë lekë. Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 80 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

E-Albania ëshë kthyer në një makth për bizneset. Ekonomistet janë bërë si policët që u zënë pritë makinave. Policët e bëjnë këtë që të dallojnë ata që bëjnë shkelje e tu vënë gjoba, ekonomistet që të dallojnë se kur funksionon sistemi e të bëjnë ndonjë punë.

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

Bizneset janë ankuar vazhdimisht pranë Monitor që shpesh nuk arrijnë të hyjnë në sistemin e self care përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, të verifikojnë faturat e blerje e shitjeve në fund të muajit, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

“e-Albania kthehet në makth”, mëngjesi i biznesit fillon me përpjekje për t’u lidhur me sistemet

Ekonomistët thonë se ata nuk dinë ku të ankohen kur sistemi nuk punon. “Në këtë moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonjësit e një biznesi që shet produkte ushqimore nuk u nisën për në Durrës dhe shoferët po rrinë, pasi nuk mund të lëvizin mallin pa faturë shitje, ose faturë shoqëruese”.

“Të paktën shkruani ju se nuk e pranon njeri që sistemet nuk punojnë”, thotë me ironi përfaqësuesi i një subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situatë dhe nga fakti që ata nuk po dinë ku të ankohen që të gjejnë zgjidhje.

E vetmja alternativë është që ti shkruajnë ministres së shtetit për inteligjencën artificiale, “Diellës”, që u paraqit nga kryeministri Rama si një revolucion dhe risi në botë. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, ndërsa administrata publike fundjave është pushim, apo kur ditët e festave bien pranë fundjavës i gëzohet dhe ndonjë dite më shumë pa punë.

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

Kush mban përgjegjësi për kostot

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

 

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo të profesionistëve me klientët e tyre.

Ekspertët e teknologjisë pohojnë se rritja e shpejtë e investimeve në teknologji nuk është shoqëruar gjithmonë me forcim proporcional të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve.

Një pjesë e projekteve digjitale janë ndërtuar me logjikë fragmentare, pa integrim të plotë dhe pa testime të mjaftueshme nën ngarkesë të lartë përdorimi.

Problemet e fundit kanë nxjerrë në pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real të administratës publike.

Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kanë marrë 149 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro ose rreth 18 për qind të shpenzimeve buxhetore të vitit 2025. Kjo shumë ishte 108% më e lartë se në vitin 2014.

 

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

The post 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon! appeared first on Revista Monitor.

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

22 January 2026 at 00:02

Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 64,572 punonjës, duke reflektuar një përqendrim të madh të pagave në fashat e ulëta dhe të mesme, sipas dokumentit “Plani i menaxhimit të riskut për sektorin e ndërtimit (informaliteti dhe pagat referencë)”, të publikuar nga administrata tatimore

Rreth një e katërta e punonjësve në sektor, ose afërsisht 25% e totalit, përfitojnë paga që përfshihen në fashën 40,001 – 50,000 lekë në muaj, duke e bërë këtë fashë atë me përqindjen më të lartë të punonjësve.

Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve paguhen gjithashtu në fashat 50,001 – 70,000 lekë, ku përfshihen rreth 22% e totalit, si dhe në fashën 40,000 lekë, me rreth 18% të punonjësve.

Ndërkohë, 12% e punonjësve rezultojnë të paguhen me paga deri në 39,999 lekë, po aq sa edhe ata që marrin paga në fashën 70,001 – 100,000 lekë.

Përqindja e punonjësve me paga më të larta është dukshëm më e ulët. Vetëm 3% e tyre përfitojnë paga nga 100,001 deri në 120,000 lekë, ndërsa 7% marrin paga mbi 120,000 lekë në muaj.

Në dokument administrata tatimore thekson se sektori i ndërtimit mbetet një nga prioritetet e institucionit për shkak të nivelit të lartë të informalitetit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore dhe në tregun e punës.

Vendosja e pagave referuese dhe përdorimi i analizës së thelluar të riskut për identifikimin e rasteve të nën-deklarimit përbëjnë një instrument të rëndësishëm në formalizimin e sektorit dhe forcimin e administrimit tatimor.

Ndërtimi dominohet nga ndërtesat rezidenciale, të përqendruara 27% e kompanive

Ndër të tjera, dokumenti i administratës tatimore evidenton se, në total, në vend janë 8,784 tatimpagues aktivë në sektorin e ndërtimit. Rreth 4,123 subjekte, ose 47% e tyre, ushtrojnë aktivitet në Tiranë. 14% e firmave të ndërtimit operojnë në Durrës, ndërsa 6% në Vlorë dhe 6% në Fier.

Sa i përket ndarjes sipas llojit të aktivitetit, 27% e totalit të subjekteve të ndërtimit ushtrojnë aktivitet në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale. Ndërkohë, ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokë përfaqëson aktivitetin me përqindjen më të ulët të tatimpaguesve, me rreth 0.1% të totalit të tatimpaguesve të gjithë sektorit.

Në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar gjithsej 64,572 punonjës, nga të cilët rreth 40% janë të angazhuar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale./ D.Azo

Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara

 

 

 

The post 25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë appeared first on Revista Monitor.

Mungojnë anëtarët e rinj, dështon mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

22 January 2026 at 00:01

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar edhe kalendarin e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2026.

Sipas kalendarit, mbledhja e parë duhej të zhvillohej ditën e sotme. Objekt i mbledhjes ishte informacioni lidhur me aktivitetin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja nuk u zhvillua, por pati vetëm një takim informues mes anëtarëve ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës.

Në praktikën e viteve të mëparshme, kalendari vjetor i mbledhjeve miratohej në mbledhjen e parë të vitit.

Por, në këtë rast, Këshilli Mbikëqyrës e miratoi kalendarin në mbledhjen e fundit të vitit në mbyllje, për shkak të mungesës së pritshme të kuorumit për vendimmarrje në fillim të këtij viti.

Mbledhja e ardhshme është parashikuar të zhvillohet më datë 4 shkurt, me objekt shqyrtimin e raportit tremujor të Politikës Monetare dhe vendimmarrjen për normën bazë të interesit.

Megjithatë, pothuajse me siguri, edhe mbledhja e ardhshme do të dështojë.

Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka vendosur në programin dyjavor të punës zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës.

Sipas burimeve nga Kuvendi, pritet që procesi në Kuvend të nisë me dëgjesat e kandidatëve që kanë aplikuar në javën e parë të muajit shkurt.

Rrjedhimisht, zgjedhja e anëtarëve të rinj mund të bëhet vetëm gjatë javëve vijuese dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të ketë kuorum vendimmarrës, në rastin më të mirë, për mbledhjen e datës 4 mars.

Mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha, Violeta Staka, Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa, përfundoi në muajin dhjetor 2025.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.

Për këtë arsye, që prej dhjetorit, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja në të është faktikisht e paralizuar.

Siç ndodh shpesh, procedurat për përtëritjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj kanë nisur me vonesë.

Tre prej vendeve vakante duhet të plotësohen me propozim të vetë Kuvendit, ndërsa tre të tjerë janë kuotat që propozohen nga Këshilli i Ministrave.

Kuvendi e ka mbyllur procedurën e aplikimit në 9 dhjetor dhe në të kanë shprehur interes 20 kandidatë.

Ndërsa, Këshilli i Ministrave e ka mbyllur pranimin e aplikimeve më datë 26 dhjetor dhe deri tani nuk ka njoftuar listë kandidatësh dhe as i ka dërguar zyrtarisht Kuvendit propozimet e veta.

Kjo nuk është hera e parë që procesi i plotësimit të vakancave në institucionet rregullatore të tregut ka vonesa.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati.

Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.

 

The post Mungojnë anëtarët e rinj, dështon mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës të BSH appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 21 January 2026Ekonomi

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale

By: Megi Dumi
21 January 2026 at 15:57

Një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) paralajmëron se inteligjenca artificiale (IA) dhe mënyra se si kompanitë menaxhojnë talentet do të përcaktojnë se kush fiton dhe kush mbetet pas në tregun e punës deri në vitin 2030.

Pyetja nuk është më nëse IA do të ndryshojë ekonominë globale, por sa shpejt dhe sa thellësisht do ta bëjë këtë.

Sipas serisë së fundit të skenarëve të WEF, “Katër skenarë për punën në ekonominë e re: IA dhe talentet 2030”, bota po lëviz mes disa rrugëve të mundshme: nga bashkëpunimi i suksesshëm mes njerëzve dhe makinave, deri te skenarë ku teknologjia ecën më shpejt sesa aftësia e punonjësve për t’u përshtatur.

Vendimet që kompanitë dhe qeveritë marrin sot për inovacionin dhe zhvillimin e talenteve do të jenë përcaktuese për dekadën që vjen.

Drejtues të mëdhenj biznesi e përshkruajnë këtë periudhë si një përplasje forcash.

Gunter Beitinger nga Siemens thotë se komercializimi i IA, transformimi i tregut të punës dhe fragmentimi gjeoekonomik po ndërthuren për të krijuar një realitet të ri.

Automatizimi nuk mjafton më: kompanitë që do të fitojnë janë ato që do të ndryshoinë proceset e tyre rreth bashkëpunimit mes njerëzve dhe IA, duke investuar seriozisht në rikualifikimin e punonjësve.

Në sektorët e shërbimeve, Dante Disparte nga Circle sheh një tjetër ndryshim të thellë: kufiri mes shërbimit njerëzor dhe atij të ofruar nga sistemet e drejtuara nga IA po zhduket.

Kjo mund të rrisë produktivitetin, por njëkohësisht rrezikon t’i bëjë edhe më të pakapshme shkallët e mobilitetit ekonomik për punonjësit në fillim të karrierës.

Në industri dhe prodhim, Cyril Perducat nga Rockwell Automation flet për një kalim nga automatizimi drejt autonomisë, ku makineritë jo vetëm kryejnë detyra, por edhe vetë-optimizohen.

Në këtë model, njerëzit lirohen nga punët monotone dhe fokusohen në mbikëqyrje, përmirësim dhe krijimtari, por vetëm nëse teknologjia zbatohet me kujdes dhe me njerëzit në qendër.

Edhe arsimi po përballet me një transformim të madh.

Sulaekha Kolloru nga Pearson thekson se IA gjeneruese do të sjellë mësim të personalizuar në kohë reale dhe zhvillim të vazhdueshëm të aftësive, duke e bërë aftësinë për të mësuar po aq të rëndësishme sa vetë profesionet.

Në sektorin e energjisë, Antonio de la Torre Diaz nga Repsol e sheh kombinimin e IA me ekspertizën njerëzore si çelës për të përballuar një tranzicion gjithnjë e më kompleks, ndërsa Adam Hines nga Hines paralajmëron se IA po riformëson edhe pasuritë e paluajtshme, nga qendrat e të dhënave te mënyra se si kompanitë mendojnë për hapësirat e punës.

Mesazhi që del nga Davosi është i qartë: IA nuk do ta përcaktojë e vetme të ardhmen e punës.

Ajo do të varet nga mënyra se si drejtuesit sot zgjedhin të investojnë te njerëzit, te aftësitë dhe te një tranzicion që nuk lë askënd pas. / WEF, Shqip.al

The post Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale appeared first on Revista Monitor.

2027-2028, qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste

21 January 2026 at 15:26

Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029 qeveria mbajti të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, me pritshmëri zgjerimi 4% këtë vit, 3.9 për qind në 2027 dhe 4.1% në 2028, sipas dokumentit që u botua në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare projekton një rritje të qëndrueshme të ekonomisë në vitet 2027–2029, të mbështetur nga konsumi, investimet dhe turizmi, në një kohë kur tre shtyllat kryesore të ekonomisë prodhuese, eksportet, bujqësia dhe industria  janë në rënie.

Sipas projeksioneve afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumi privat dhe investimet, ndërsa kërkesa e huaj neto (eksport-import) parashikohet të ketë vetëm një ndikim të moderuar pozitiv.

Konsumi pritet të rritet mesatarisht me rreth 2.9% në vit, ndërsa investimet me 4.9%, të nxitura nga përmirësimi i besimit dhe nga kushtet më të lehta të kreditimit.

Eksportet parashikohen të vijojnë “trendin pozitiv”, me një rritje mesatare prej 4.6% në vit në periudhën 2027–2029, të mbështetur kryesisht nga turizmi. Por këto parashikime bien në kontrast të fortë me zhvillimet reale të viteve të fundit, ku eksportet e mallrave kanë rënë, prodhimi bujqësor është tkurrur dhe industria ka humbur peshë në ekonomi, duke reflektuar dobësimin e bazës prodhuese dhe konkurruese të vendit.

Edhe nga ana e ofertës, vetë projeksionet e qeverisë tregojnë një ekonomi që po mbështetet gjithnjë e më shumë te shërbimet, dhe gjithnjë e më pak te prodhimi. Bujqësia parashikohet të rritet me vetëm 0.2% në vit, praktikisht pa ndikim në PBB. Industria me 2.6%, me një kontribut minimal në rritje. Ndërkohë, shërbimet dhe ndërtimi do të mbajnë peshën kryesore të zgjerimit ekonomik.

Edhe punësimi pritet të rritet vetëm simbolikisht, me rreth 0.1% në vit, ndërsa zgjerimi i forcës së punës do të vijë kryesisht nga rritja e pjesëmarrjes dhe jo nga hapja e vendeve të reja të punës në sektorët prodhues.

Në këtë kuadër, projeksionet optimiste të rritjes nuk mbështeten në zhvillime reale në ekonomi, por në supozime për konsum më të lartë, turizëm më të fortë dhe klimë më të mirë financiare, ndërkohë që baza prodhuese e vendit po dobësohet.

 

The post 2027-2028, qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste appeared first on Revista Monitor.

Qyteti nordik Oulu po shndërrohet në surprizën kulturore të Europës

By: Megi Dumi
21 January 2026 at 15:25

Oulu ka një program njëvjeçar aktivitetesh që vë në qendër kulturën Sámi dhe ndryshimet klimatike. Pas një ceremonie hapje fundjavën e kaluar, Oulu në Finlandë është tashmë Kryeqyteti më i Ri Europian i Kulturës për vitin 2026.

Duke marrë stafetën nga Nova Gorica në Slloveni dhe Gorizia në Itali, kryeqyteti i parë ndërkufitar i kulturës, si edhe nga Chemnitz në Gjermani, qyteti finlandez do të zhvillojë një program të pasur eventesh gjatë gjithë vitit.

Ngjarjet kryesore në Oulu 2026

Oulu 2026 do të fokusohet te ndryshimet klimatike, si në kuptimin kulturor, duke forcuar industrinë krijuese të qytetit për vitet që vijnë, ashtu edhe në kuptimin real.

Ky i fundit do të vihet në pah në qershor me nisjen e shtegut artistik Climate Clock, që përfshin shtatë vepra të vendosura në hapësira të ndryshme, të porositura nga artistë finlandezë dhe ndërkombëtarë.

Mes tyre janë No.1574 Stone e Rana Begum, me pesë skulptura guri të frymëzuara nga akullnajat, si edhe Architectural Snowflakes: Letters from Heaven nga Takahiro Iwasaki, një instalacion me qindra flokë dëbore simetrike që ngjasojnë me arkitekturën e kishës lokale.

Duke shfrytëzuar pozicionin e Oulu-t në veriun e Finlandës, programi fton vizitorët të përjetojnë ekstremet sezonale të vendit.

Në mes të shkurtit, Nallikari SnowFest do të mbledhë 10 ekipe që do të krijojnë skulptura dëbore nën temën “Nga deti (Meren äärellä”), brenda vetëm tre ditësh. Pak më vonë, Nallikari do të presë Frozen People, një festival muzikor elektronik i zhvilluar mbi detin e ngrirë.

Në verë, netët e errëta zëvendësohen nga dielli pothuajse i pandërprerë, me perëndimin që ndodh në orët e para të mëngjesit.

Më 4 korrik, qyteti do të organizojë një vrapim nën diellin e mesnatës, me distanca nga 10 km deri në maratonë të plotë. Ndërsa ditët shkurtohen sërish, në nëntor Oulu do të presë Lumo Art & Tech Festival, me dhjetë ditë artesh dhe eventesh dixhitale.

Gjatë gjithë vitit, vizitorët do të mund të zbulojnë shijet lokale përmes Arctic Food Lab, me aktivitete si Sense Fest dhe Arctic Tasting.

Në qendër të vëmendjes: kultura Sámi

Populli Sámi, një komunitet indigjen që jeton tradicionalisht në veriun e Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë, si edhe në pjesë të Rusisë, do të ketë një rol të veçantë.

Opera Ovllá, e shkruar nga dramaturgia Sámi Siri Broch Johansen, sjell në skenë historinë e shtypjes dhe asimilimit të tyre përmes një tregimi të frymëzuar nga ngjarje reale.

Ndërkohë, Muzeu i Artit i Oulu do të shndërrohet në qendrën e parë të Sápmi Triennial, që deri në maj do të shfaqë art bashkëkohor Sámi dhe duodji, artizanatin tradicional.

Çfarë është programi i Kryeqyteteve Europiane të Kulturës?

Që nga viti 1985, më shumë se 60 qytete janë shpallur Kryeqytete Europiane të Kulturës. Nisma synon të nxjerrë në pah larminë kulturore të Europës dhe t’i vendosë qytetet në hartën kulturore të kontinentit.

Numri i kryeqyteteve ndryshon nga viti në vit; në 2026 janë dy: Oulu dhe Trenčín në Sllovaki, ku programi nis në shkurt. / Euronews, Shqip.al

The post Qyteti nordik Oulu po shndërrohet në surprizën kulturore të Europës appeared first on Revista Monitor.

Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

21 January 2026 at 15:12

Pas kapërcimit të pengesave të mëdha politike pas më shumë se dy dekadash, marrëveshja gjigante tregtare tani përballet me vonesa të mëtejshme në pritje të një vendimi gjyqësor.

Parlamenti Europian votoi të mërkurën që ta referojë marrëveshjen tregtare BE–Mercosur në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian, një hap që e vonon ndjeshëm marrëveshjen dhe mund të rrezikojë miratimin përfundimtar.

Siç pritej, votimi ishte i ngushtë: 334 deputetë votuan pro referimit, 324 kundër dhe 11 abstenuan.

Komisioni Europian ende mund ta zbatojë përkohësisht marrëveshjen, me kusht që kjo të miratohet nga shtetet anëtare.

Marrëveshja u nënshkrua më 17 janar dhe synon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me mbi 700 milionë banorë. Ajo është e diskutueshme në mbarë Europën dhe disa vende, si Franca dhe Polonia, e kanë kundërshtuar me vendosmëri.

Përkrahësit e marrëveshjes e konsiderojnë atë një mundësi të madhe për industritë europiane dhe një mënyrë për të forcuar pozicionin gjeostrategjik të BE-së, veçanërisht në një kohë tensionesh të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Por ajo ka shkaktuar gjithashtu zemërim tek fermerët, të cilët shqetësohen për pasojat e futjes në tregun europian të produkteve ushqimore më të lira dhe me standarde më të ulëta nga vendet e Amerikës së Jugut.

Protesta masive u zhvilluan një ditë para votimit në Strasburg, ku mijëra fermerë, duke drejtuar traktorë, rrethuan Parlamentin Europian dhe u përplasën me policinë.

 

Çfarë ndodh tani

Gjykata do të shqyrtojë nëse marrëveshja tregtare është në përputhje me standarded e BE-së.

Deputetët që propozuan referimin vlerësojnë se ndarja e marrëveshjes për të lënë pjesën tregtare për miratim vetëm nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian ishte një taktikë e Komisionit Europian për të “penguar parlamentet kombëtare të shteteve anëtare që të shprehen për marrëveshjen”, dhe kjo mund të konsiderohet e paligjshme nga gjyqtarët.

Rezoluta që kërkon sfidimin e marrëveshjes vë në pikëpyetje edhe ligjshmërinë e të ashtuquajturit “mekanizëm ribalancimi” të futur në marrëveshje, i cili do t’u lejonte vendeve të Mercosur-it të merrnin masa kompensuese nëse ligje të ardhshme të BE-së do të ulnin eksportet e tyre drejt Europës.

Referimi i miratuar të mërkurën pezullon procedurën e miratimit në Parlamentin Europian, e cila ishte planifikuar për një votim përfundimtar në muajt në vijim. Vendimi i gjykatës më të lartë të BE-së mund të marrë më shumë se një vit për t’u dhënë dhe, ndërkohë, miratimi i marrëveshjes do të mbetet i ngrirë.

Komisioni Europian ende mund të vazhdojë me zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes ndërsa apeli i Parlamentit po shqyrtohet, pavarësisht se, ishte zotuar se do të përmbahej nga një veprim i tillë.

Kjo është teknikisht e mundur, siç e bëri të qartë një zëdhënës i Komisionit, por rrezikon të tensionojë marrëdhëniet mes institucioneve të BE-së.

 

Parlament i ndarë

Votimi tregoi gjithashtu se Parlamenti është i ndarë pothuajse në dy gjysma, me një diferencë prej vetëm 10 votash, dhe se disa grupe politike janë të përçara lidhur me marrëveshjen e kontestuar me vendet e Amerikës Latine.

Votimi përçau pothuajse të gjitha grupet politike të Parlamentit.

Reneë Europe, Të Gjelbrit/EFA dhe E Majta e promovuan referimin dhe në përgjithësi janë kundër marrëveshjes tregtare, megjithëse me disa përjashtime.

Grupi i ekstremit të djathtë Patriots for Europe ishte gjithashtu në favor të referimit dhe nuk hezitoi të votonte për një nismë që vinte nga krahu i majtë i Parlamentit, siç e kishte njoftuar presidenti i grupit, Jordan Bardella.

Partia Popullore Europiane dhe Socialistët & Demokratët, grupet më të mëdha të Parlamentit, e mbrojtën marrëveshjen tregtare dhe votuan kundër referimit në gjykatë. Megjithatë, në të dyja grupimet politike, disa deputetë sfiduan linjën e grupit.

Konservatorët dhe Reformistët Europianë u lejuan ligjvënësve të tyre një votë të lirë dhe u shfaq një ndarje: deputetët polakë dhe francezë votuan pro referimit, ndërsa deputetët italianë, çekë, belgë dhe baltikë votuan kundër. / Euronews

The post Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së appeared first on Revista Monitor.

“Albcontrol” heq nga vetja “Air Albania”-n e falimentuar, ia kalon pronësinë Ministrisë së Ekonomisë

21 January 2026 at 14:59

Shoqëria shtetërore, që menaxhon trafikun ajror “Albcontrol” nuk do të jetë më aksionere në kompaninë e fluturimeve “Air Albania”.

Sipas një njoftimi në fletoren zyrtare, Këshilli i Ministrave ka vendosur që kuotat e kapitalit, në masën 10% (dhjetë për qind), që zotërohen nga shoqëria “Albcontrol”, sh.a., në shoqërinë “Air Albania” sh.p.k., transferohen tek Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me transferimin e kuotave, vendimi, ushtron të gjitha të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqërinë “Air Albania” sh.p.k.

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA, siç u reklamua nga Kryeministri Rama një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA.

Por, në nëntor të vitit të kaluar Air Albania filloi të kishte probleme. Turkish Airlines njoftoi se vendosi të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania.

Një javë më pas Turkish bllokoi dhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar ata që kishin blerë bileta tranziti të shkonin në Stamboll përmes Podgoricës ose Prishtinës. Këtu filluan dhe problemet për operatorin shqiptar. Air Albania filloi të anulonte fluturimet drejt Stambollit.

Turkish Airlines ndërkohë njoftoi në janar se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana, duke spostuar përfundimisht Air Albania, që tashmë duket se ka mbetur një emër më shumë në pronësinë e Ministrisë së Ekonomisë.

Air Albania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ka qenë 4-5 miliardë lekë në vit, ndërsa operatori ka rezultuar gjithmonë me humbje, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar dhe duke bërë që Turkish ta braktisë atë.

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

The post “Albcontrol” heq nga vetja “Air Albania”-n e falimentuar, ia kalon pronësinë Ministrisë së Ekonomisë appeared first on Revista Monitor.

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

21 January 2026 at 13:48

Prej mëngjesit të sotëm, aktiviteti i bizneseve është paralizuar, për shkak të mosfunksionimit të e-Albania.

Subjektet ankohen se nuk po arrijnë të bëjnë dot asnjë veprim, teksa nuk po nxjerrin dot as fatura për pagesa.

Burime nga tatimet thanë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e e-Albania po punojnë dhe sistemi pritet të rregullohet së shpejti.

Ndërkohë që vetë AKSHI nuk përgjigjet, ndërsa në reagimin e parë për “Monitor” tha që sistemi është në rregull. “Na rezulton gjithçka në rregull, sapo e ritestuam”, thanë burime zyrtare nga E-Albania për Monitor.

Por, bizneset pohojnë se ata janë totalisht të bllokuar dhe nuk po arrijnë të kryejë asnjë veprim. “E-Albania hapet deri në njëfarë pike dhe pastaj rrotullohet”, thotë një ekonomist i acaruar nga ky problem që tashmë po zgjat prej javësh. Ai ka dërguar dhe fotot, teksa përpiqet që të hyjë në sistemin self-care, përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët.

Bizneset nuk po arrijnë të bëjnë fiskalizim fature. “Nëse shkon tani në dyqan teorikisht ti nuk duhet ta marrësh shërbimin, sepse malli nuk del pa kupon por edhe arka nuk mund të arketojë pa kupon”, thotë një ekonomiste. “Pagesat e faturave të fiskalizuara nuk paguhen dot nga bankat e nivelit të dytë”.

“E albania hapet, por nuk punon self care nuk bën dot fatura as nga kasat”, thotë një tjetër biznes.

Kjo situatë po vazhdon që prej fundit të vitit të kaluar dhe bizneset nuk po arrijnë të punojnë të qetë, për shkak të problematikave që po hasin dhe ndërprerjes së vazhdueshme të shërbimeve.

“E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet”, thuhet në faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta dhe për më tepër askush nuk po i sqaron apo të thotë se kur do të zgjidhet problemi.

 

“e-Albania kthehet në makth”, mëngjesi i biznesit fillon me përpjekje për t’u lidhur me sistemet

Sistemi self care në orën 2 pasdite të së mërkurës

The post Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi appeared first on Revista Monitor.

Kursi i Euros prek minimum të ri historik në 96.44 lekë

21 January 2026 at 13:45

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 96.44 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit të mëparshëm prej 96.46 lekësh, që ishte shënuar më datë 24 dhjetor.

Në përgjithësi, kursi i këmbimit ka tendencën të shënojë një korrigjim të lehtë në rritje gjatë muajit janar, por këtë vit një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe në muajin e parë të vitit, Euro ngelet pranë niveleve më të ulëta historike, madje duke prekur një rekord të ri, çka është e pazakontë për këtë periudhë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një situatë e tillë reflekton kërkesën e pakët për Euro në këtë periudhë, kombinuar me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane.

Një faktor tjetër që besohet se e mbajti Euron në nivele të ulëta ishte edhe efekti i munguar i shpenzimeve buxhetore. Në vitet e mëparshme, rritja e shpenzimeve në ditët e fundit të vitit kishte sjellë rritje të shpejtë ofertës së Lekut dhe zhvlerësim të përkohshëm të monedhës vendase në kursin e këmbimit. Gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 ky efekt ishte i papërfillshëm, çka mund të jetë një tregues se shpenzimet buxhetore gjatë vitit të kaluar nuk u realizuan dot në masën e planifikuar.

Tendencat mbiçmuese e Lekut në kursin e këmbimit me Euron vijoi edhe vitin e kaluar. Vetëm blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e ngadalësuan rënien e kursit Euro-Lek.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të pestin vit radhazi në 2025 dhe preku një minimum të ri historik. Euro u këmbye vitin e kaluar mesatarisht me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2025 në nivelin 96.77 lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun në 31 dhjetor ka rënë me 1.4%. Por, ndërkohë, edhe fillimi i vitit 2026 po shfaq një tendencë të mëtejshme të rënies së kursit të Euros.

 

The post Kursi i Euros prek minimum të ri historik në 96.44 lekë appeared first on Revista Monitor.

Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara

By: Mira Leka
21 January 2026 at 13:38

Pas një fushate informuese që nisi në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar, përmes njoftimeve drejtuar kompanive të ndërtimit nëpërmjet sistemit e-Filing, dhe që zgjati 30 ditë, administrata tatimore ka nisur tashmë kontrollet në terren, duke filluar nga 16 janari 2026.

Deri tani nga kontrollet e kryera (dje u ushtruan kontrolle në 9 agjenci imobiliare, ndër më të mëdhatë në vend), rezultoi shkelje si evazion me çmimet e shitjes së apartamenteve, nëndeklarim të pagave për punonjësit etj. Gjatë kontrolleve të ushtruara tatimet sekuestruan edhe kompjutera si bazë të provave materiale për dokumentim të shkeljeve dhe referim të tyre në prokurori.

Por në sektorin e ndërtimit sipas administratës tatimore rezulton se janë evidentuar një sërë problematikash. Problematikat kryesore të identifikuara nga Drejtoria e Manaxhimit të Riskut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u bënë publike te dokumenti i “Plani i menaxhimit të riskut për sektorin e ndërtimit (informaliteti dhe pagat referencë)”.

Sipas dokumentit sektori i ndërtimit rezulton me risk për pastrim parash për shkak të përdorimit të lartë të parasë cash-it dhe fryrjes artificiale të kostove, lëshimit të  faturave fiktive për furnitorët, deklarim shitjes të apartamenteve me çmime nën nivelin e çmimeve të deklaruara në treg dhe nën çmimet e referencës, shitje të apartamenteve në fazat e para të ndërtimit (gropë apo karabina) pa faturë, nëndeklarim pagash për punonjësit etj.

Problematikat kryesore të konstatuara në sektorin e ndërtimit

Drejtoria e Menaxhimit të Riskut identifikon disa grup-risqe kryesore për sektorin:

-Mosdeklarimi i plotë i xhiros dhe i sipërfaqeve

Deklarim i çmimeve të shitjes nën çmimet e tregut dhe poshtë çmimeve të referencës; Shitje “cash” pa lëshim fature/fiskalizim, sidomos në fazat e para të projektit (kapar, parapagime informale).

-Nëndeklarimi i kostove të punës dhe punësimi informal

Numër i ulët i punonjësve të deklaruar në raport me vëllimin e punimeve; Paga të deklaruara shumë më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e ndërtimit; Përdorimi i punëtorëve të përkohshëm ose të padeklaruar për fazat intensive të punimeve.

-Furnitorë fiktivë dhe fatura të rreme

Përdorimi i subjekteve me risk (pa staf, pa aktivitet real, me histori mospagesash) për të rritur artificialisht kostot dhe për të ulur fitimin e tatueshëm dhe TVSH-në e pagueshme.

Mospërputhje midis lejeve të ndërtimit dhe deklarimeve tatimore

Sipërfaqe të deklaruara për qëllime tatimore më të vogla se sipërfaqet e miratuara në lejet e ndërtimit ose të regjistruara në hipoteka/kadastra;

Projekte të përfunduara fizikisht, por me deklarime të vonuara ose të pjesshme të të ardhurave.

Rrezik për pastrim parash

Duke qenë sektor me volum të madh transaksionesh cash dhe me vështirësi në përcaktimin e kostos reale, ndërtimi shfaqet shpesh në raportet për pastrimin e produkteve të veprës penale si sektor i favorizuar për fshehje dhe riciklim kapitali.

Deklarimin dhe vlerësimin e te ardhurave nga arkëtimet sipas kontratave dhe marrëveshjeve mes palëve të realizuara para shitjes përfundimtare të ndërtesës; Moslëshimi i faturës tatimore për çdo shitje apartamenti, ndërtese, pasurie të paluajtshme, të kryer, pavarësisht nëse është e përjashtuar ose jo nga tvsh-ja; Moslëshimi i faturës tatimore për të gjitha arkëtimet paradhënie për porosi apo shitje apartamentesh.

Fokusi i aksionit të tatimorëve

“Plani i menaxhimit të riskut për sektorin e ndërtimit (informaliteti dhe pagat referencë)” përcakton se aksioni i tatimeve në sektorin e ndërtimit do të fokusohet tek kontrolli i tatimit të mbajtur në burim për pagesat ndaj jorezidentëve, qiratë dhe shërbimet profesionale, për të siguruar që tatimi mbahet sipas ligjit dhe nuk ka shkelje.

Gjithashtu, do të verifikohen tatimet mbi fitimin e kompanive të ndërtimit për të identifikuar manipulime të fitimit të tatueshëm, fryrje të kostove, shpenzime të pa lidhura me aktivitetin dhe mos-përputhje midis ciklit të projektit dhe deklarimeve.

Aksioni do të përfshijë edhe rishikimin e situacioneve mujore dhe faturimit, krahasimin e TVSH-së së zbritur me vëllimin e punimeve dhe sipërfaqet e lejuara në lejet e ndërtimit, si dhe verifikimin e furnitorëve me rrezik të lartë ose të rremë.

Administrata tatimore do të krahasojë marzhin e fitimit të kompanive me mesataret e sektorit dhe çmimet referencë, si dhe do të kontrollojë pasuritë e deklaruara dhe rezervat e fshehura për të evidentuar kompanitë me rrezik të lartë për shmangie tatimore. Përveç kësaj, kontrolli do të përqendrohet tek raportimet e pagave dhe të punësuarve, tek pagesat për shërbime profesionale të kontraktuara jashtë vendit, dhe tek çdo aktivitet që mund të mosraportohet saktë, me qëllim rritjen e transparencës dhe respektimin e ligjit nga subjektet e ndërtimit.

 

Lexoni edhe:

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet nisin kontrollin për ndërtimin, kompanitë njoftohen për deklarimin e pagave dhe shitjeve

Tatimet publikojnë pagat referencë për sektorin e ndërtimit, jo më pak se…

 

 

 

The post Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara appeared first on Revista Monitor.

Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën

21 January 2026 at 12:46

Presidenti është nisur drejt Forumit Ekonomik Botëror me një avion të ri, pasi problemet elektrike e detyruan Air Force One të kthehej pas

Ari arriti një nivel rekord ndërsa Donald Trump u nis drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos për bisedime lidhur me Groenlandën, gjë që e ka zhytur aleancën transatlantike në krizën më të madhe të dekadave të fundit.

Ai pritet t’i drejtohet forumit më vonë gjatë ditës, por do të mbërrijë me vonesë pasi avioni i tij Air Force One u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të problemeve teknike.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos (World Economic Forum Annual Meeting 2026) po zhvillohet që nga 19 deri më 23 janar 2026 në Davos-Klosters, Zvicër, ku liderë nga qeveritë, biznesi dhe shoqëria civile diskutojnë sfidat kryesore globale nën temën “A Spirit of Dialogue”.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos këtë vit është dominuar nga tensione gjeopolitike dhe pasiguri financiare, ndërsa rikthimi i Donald Trump në skenën ndërkombëtare me një axhendë agresive, nga kërcënimet tregtare ndaj Europës te përplasja me Danimarkën për Groenlandën, ka errësuar diskutimet mbi rritjen ekonomike dhe tranzicionin energjetik.

Në vend të fokusit tradicional mbi investimet dhe bashkëpunimin global, tregjet dhe liderët politikë po përballen me një klimë pasigurie, e reflektuar edhe në rritjen rekord të arit dhe luhatjet e bursave, duke e kthyer Davosin e këtij viti në një forum më shumë për menaxhimin e krizave sesa për planifikimin e prosperitetit.

Ari u rrit me më shumë se 2 për qind, teksa investitorët kërkuan një strehë të sigurt nga tensionet gjeopolitike. Por tregjet më të gjera financiare u stabilizuan, me aksionet e Wall Street që pritet të rikuperojnë një pjesë të vogël të humbjeve të mëdha të së martës.

Trump tha të martën se kishte “rënë dakord për një takim të palëve të ndryshme” në Davos lidhur me përplasjen mbi Groenlandën.

Para se të nisej, Trump tha gjithashtu se “nuk mund të ketë kthim pas” në planin e tij për ta marrë Groenlandën nga Danimarka. I pyetur se sa larg do të ishte i gatshëm të shkonte në ndjekjen e ishullit arktik, presidenti i SHBA-së u përgjigj: “Do ta zbuloni”.

Qeveritë europiane kanë hezituar të kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit të Trumpit për të vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj tetë shteteve europiane që së fundmi kanë dërguar personel ushtarak në territorin arktik. / FT

The post Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

AMF, bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për zhvillimin e tregjeve financiare

21 January 2026 at 12:42

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës teknike (OTA), për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare, i shtrirë në disa fusha kyçe, përfshirë teknologjinë e informacionit, tregun e sigurimeve, mbrojtjen konsumatore, edukimin financiar dhe veçanërisht zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.

Në një takim të zhvilluar, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali së bashku me ekipin e saj, diskutoi me përfaqësuesit e OTA-s, Arthur Simonson dhe Ralph Scholtz mbi ecurinë e asistencës teknike dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një tregu kapitalesh funksional dhe të qëndrueshëm.

Projekti synon zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, përfshirë nxitjen e emetimit të obligacioneve, me objektiv krijimin e alternativave të reja të financimit për ekonominë shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AMF vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ekspertëve të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke theksuar se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit në tregje dhe zgjerimit të mundësive të financimit për sektorin publik dhe privat në Shqipëri.

The post AMF, bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për zhvillimin e tregjeve financiare appeared first on Revista Monitor.

Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite

21 January 2026 at 12:00

Për dekada, Shqipëria bëri hapa para në rritjen e eksporteve duke përmirësuar bilancin e saj tregtar dhe varësinë nga importet, por në tre vitet e fundit, situata ka ndryshuar në të kundërt. Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Vitin e kaluar eksportet shënuan 346,2 miliardë lekë më rënie vjetore mbi 6 për qind. Nga ana tjetër importet shënuan 887,2 miliardë lekë më rënie vjetore vetëm 0.8%. Rënia më e madhe e eksporteve sesa importit ka përkeqësuar raportin e mbulimit.

Në mungesë të prodhimit nga rënia e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, ekonomia e vendit po rrit varësinë nga importet. Nga ana tjetër, rritja e kërkesës nga turizmi po shoqërohet me rritje më të shpejtë të importeve se sa prodhimit.

Eksportet tona mbeten të përqendruara në pak sektorë me vlerë të shtuar të ulët ose të paqëndrueshme, si fasoneria, lëndët e para minerare dhe energjia elektrike, të cilat varen fort nga ciklet ndërkombëtare dhe kushtet klimatike. Kjo po i bën eksportet të paqëndrueshme dhe të paafta për të ndjekur ritmin e rritjes së importeve në periudha zgjerimi ekonomik.

Forcimi i lekut në vitet e fundit ka ulur vlerën në lekë të eksporteve dhe njëkohësisht ka bërë importet relativisht më të lira, duke penalizuar konkurrueshmërinë e eksporteve dhe duke nxitur më tej importet.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30%.

Sektorët prodhues të vendit kanë hyrë në një cikël krize të zgjatur duke zbehur perspektivën e eksporteve edhe në vitin në vijim./ B.Hoxha

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

Burimi: INSTAT

The post Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite appeared first on Revista Monitor.

Bankat raportojnë shtrëngim të standardeve në kredinë për shtëpi

21 January 2026 at 11:47

Bankat raportuan shtrëngim të standardeve të kreditimit për blerjen e banesave në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, shtrëngimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave.

Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.

Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u krye nëpërmjet kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë me qëllim financimin e blerjes së banesave. Të gjitha elementet e tjera çmim dhe joçmim u raportuan të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore, standardet e kreditimit u raportuan të pandryshuara.

Pavarësisht shtrëngimit të standardeve në segmentin e kredisë për shtëpi, shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua më e lartë në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas bankave, rritja e shkallës së miratimeve për kredi të individëve u ndikua nga statusi i kredive aktuale dhe historiku i marrëdhënieve të kredimarrësit me bankën.

Kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e fundit, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.

Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë më e lartë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në kreditë konsumatore.

Pej korrikut 2025, kanë hyrë në fuqi disa masa kufizuese të Bankës së Shqipërisë, që kanë qëllim të ngadalësojnë rritjen e kredisë për blerjen e banesave nga individët. Megjithatë, efekti i këtyre masave deri tani nuk ka qenë shumë i ndjeshëm. Të dhënat progresive të 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik. Sektori bankar disbursoi pothuajse 59 miliardë kredi, 24.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

The post Bankat raportojnë shtrëngim të standardeve në kredinë për shtëpi appeared first on Revista Monitor.

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

21 January 2026 at 11:08

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka ndërmarrë një nismë informuese për të rikujtuar bizneset, por jo vetë ata, edhe qytetarët që kanë pronë e cila përdoret për qëllim tregtar, mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, si një hap thelbësor për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026.

Në muajin shkurt nis procesi i përllogaritjes së detyrimeve vendore për çdo biznes dhe për pronarët që përdorin pronat e tyre për qëllime tregtare, përfshirë taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.

Bashkia e Tiranës fton bizneset dhe pronarët e pronave tregtare që, përpara rillogaritjes së detyrimeve, të përditësojnë të dhënat e tyre në rast se gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime, si p.sh. në xhiron vjetore, vendndodhjen e biznesit apo sipërfaqen e pronës së përdorur për qëllime tregtare.

Kjo përbën një mundësi për përditësimin e të dhënave në rast të ndryshimeve të tyre, duke garantuar saktësi në llogaritjen e detyrimeve.

Në kuadër të kësaj nisme, formulari i vetëdeklarimit u është dërguar tashmë taksapaguesve në profilin e tyre në portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”. Plotësimi i këtij formulari mundëson përditësimin e të dhënave reale dhe shmang pasaktësitë në llogaritjen e detyrimeve vendore.

Procesi i plotësimit është i thjeshtë dhe kryhet përmes disa hapave: hyrja në portalin e-Albania me kredencialet përkatëse si qytetar ose biznes, aksesimi i rubrikës “Dokumentat e mia”, plotësimi i formularit dhe dorëzimi i tij.

Formulari i plotësuar mund të dorëzohet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me anë të shërbimit postar, ose online në adresën zyrtare të e-mail: taksat@tirana.al.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, thekson se vetëdeklarimi i saktë, para fillimit të procesit të përllogaritjes, garanton një vlerësim korrekt të detyrimeve vendore dhe rrit transparencën në marrëdhënien me taksapaguesit.

Në rastet kur formulari nuk shfaqet në profilin e taksapaguesit në portalin e-Albania, qytetarët dhe bizneset ftohen të përditësojnë të dhënat e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa e realizueshme është kjo, kur platforma e-Albania vazhdon të mos funksionojë normalisht.

 

“e-Albania kthehet në makth”, mëngjesi i biznesit fillon me përpjekje për t’u lidhur me sistemet

The post Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania appeared first on Revista Monitor.

“e-Albania kthehet në makth”, mëngjesi i biznesit fillon me përpjekje për t’u lidhur me sistemet

21 January 2026 at 10:05

Mëngjesi i kësaj të mërkure po rezulton stresues për shumë biznese, siç po ndodh rëndom këto dy muajt e fundit. E-Albania, sistemi përmes të cilit funksionojnë shumë shërbime dhe për të cilin është investuar aq shumë, nuk funksionon.

Diella “fiket” sërish, bizneset mbeten pa punë

“E-albania hapet deri në një farë pike dhe pastaj rrotullohet”, thotë një ekonomist i acaruar nga ky problem që tashmë po zgjat prej javësh. Ai ka dërguar dhe fotot, teksa përpiqet që të hyjë në sistemin self-care, përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, Bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

“Plus që çdo fund muaji verifikojmë blerje shitje, importe etj të programit që ne punojmë me selfcare (Sepse selfcare bën kalimin automatk të librave në e-tax)

Dhe nëse sefcare ka probleme (si sot) programi që kemi për fiskalizim faturash nuk bën fiskalizim”, thotë drejtuesja e një zyre kontabiliteti e konsulencë për biznesin.

Ekonomistë janë bërë si “gjurmues” të sistemit, duke e ndjekur minut pas minuti nëse punon apo jo, por kjo po përkthehet në kohë të humbur për ta, që askush nuk ua justifikon.

Probleme dhe për individët

Një tjetër burim i tha Monitor se edhe te kolaudimi i makinave ka rënë sistemi.

Edhe nëse do të shkarkosh një certifikatë personale është e pamundur, sipas një prove të Monitor. Ndonëse mund të hyhet në llogarinë e individit, kur i jep opsionin përdor, dokumenti nuk shkarkohet. Ndërkohë në faqe prej të paktën një muaj del njoftimi që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. “Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”

Lehtësim apo makth

“E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet”, thuhet në faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

 

The post “e-Albania kthehet në makth”, mëngjesi i biznesit fillon me përpjekje për t’u lidhur me sistemet appeared first on Revista Monitor.

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

21 January 2026 at 00:03

Sipas ndarjes së re të propozuar nga qeveria për çmimet e reja të referencës sipas rretheve, qyteti i Durrësit aktualisht ka një çmim të vetëm reference prej 67,500 lekësh për metër katror. Me hartën e re të çmimeve kadastrale, qyteti i Durrësit parashikohet të ndahet në 12 zona.

Zona nr. 12 do të përfshijë të gjitha fshatrat e qytetit, për të cilat është propozuar një çmim reference prej 67,500 lekësh për metër katror, i njëjtë me çmimin aktual të qytetit. Ndërkohë, çmimet e referencës për 11 zonat e tjera kadastrale, në të cilat do të ndahet qyteti i Durrësit, do të variojnë nga 68,000 lekë deri në 200,000 lekë për metër katror.

Skema e re e propozuar nga qeveria, ku për herë të parë përcaktohen çmime reference edhe për fshatrat, ndjek në përgjithësi të njëjtin parim. Çmimet e referencës për zonat rurale janë propozuar në nivele të barabarta me çmimet aktuale që aplikohen për rrethet.

Monitor publikon zonat kadastrale të fshatrave ku çmimet fiskale do të barazohen me çmimet aktuale në rrethe.

Përveç përfshirjes për herë të parë të fshatrave në skemën e çmimeve të referencës, qeveria propozon edhe një risi tjetër në vlerat e reja. Për shumë zona rurale bregdetare, si ato në bashkitë Durrës, Himarë, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Shkodër etj., nuk do të aplikohen çmime të njëjta me vlerat aktuale të rretheve.

Konkretisht, për fshatin Dhërmi, në bashkinë Himarë, qeveria ka propozuar çmime reference më të larta krahasuar me fshatrat e tjera. Për vijën bregdetare në Dhërmi, çmimi i propozuar është 140,000 lekë për metër katror. Ndërsa për zonat e tjera të fshatit Dhërmi, pra pas bregdetit propozohet të ketë çmim reference 58,000 lekë, sa çmimi actual për Himarën. Ndërsa Himara ndahet në 5 zona kadastrale ku çmimi më I lartë do të jetë 140 mijë lekë (ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë).

Po ashtu, vija e parë bregdetare e Gjirit të Lalzit dhe Hamallajt do të ketë një çmim reference prej 190,000 lekësh për metër katror, ndërsa zonat e tjera të këtyre fshatrave do të kenë çmim reference të barabartë me çmimin aktual të qytetit të Durrësit, prej 67,500 lekësh për metër katror.

https://monitor.al/fshatrat-me-te-shtrenjte-sa-do-jene-cmimet-fiskale-nga-gjiri-i-lalezit-dhermi-ksamil-ne-velipoje/

Nëse me ndarjen e re brenda qyteti i Pogradecit është i ndarë në dy zona kadastrale me çmime për zonën nr.1  (përfshihet zona e banuar buzë vijës liqenore) 60 mijë lekë për metër katror dhe për zonën nr.2 ( zona e banuar pas vijës së liqenit) çmimi reference 50 mijë lekë. Pas rishikimit të projektvendimit të parë, qytetit të Pogradecit i shtohet edhe një zonë e tretë kadastrale që përfshin të gjithë fshatrat, nga fshatrat afër liqenit deri në fshatrat e Mokrës për të cilat është propozuar çmimi i referencës 49,900 lekë i njëjtë me çmimin e referencës që aplikohet sot për qytetin.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon.

Me ndarjen e re në total vendi është i ndarë në 176 zona kadastrale (pa përfshirë 31 zonat kadastrale të Tiranës). Numri i zonave rurale arrin në 60.

https://monitor.al/hartat-cmimet-e-reja-te-references-do-zbresin-edhe-ne-fshat-barazohen-me-referencat-e-rretheve/

 

ÇMIMET E REFERENCËS NË FSHATRA

Berat

Çmimi  41,400 lekë/m2

Fshatrat: Malinat, Bilçë, Drobonik, Bardhaj i Ri, Starovë, Velabisht, Veterrik, Remanicë, Gjoroven, Palikësht, Veleshnje, Duhanas, Kodras, Lapardha 1, Lapardha 2, Qereshnik, Balibardhë, Dyshnik, Moravë, Ullinjas, Vodëz e Sipërme, Orizaj, Otllak,Sinjë, Mbolan, Mbjeshovë, Mbreshtan, Galinë, Sadovicë, Paftal, Kamçisht, Levan, Velçan, Osmënzezë 1, Osmënzezë 2, Plashnik i Vogël, Molisht, Bogdan i Poshtëm, Bogdan i Sipërm, Dardhë, Karkanjoz, Kostren i Madh, Kostren i Vogël, Mimias, Perisnak, Qafë Dardhë, Roshnik Qendër, Roshnik i Vogël, Vojnik, Rabjak.

 

Dimal

Çmimi i referencës 37,000 lekë/m2

Fshatrat: Bistrovicë, Konisbaltë, Pashalli, Vokopolë, Skrevan, Poshnje, Polizhan, Çiflik, Arrëz, Agim, Banaj, Gajdë, Malas Gropë, Syzez, Sheq Gajdë, Hingë, Kuç, Kutalli, Sqepur, Drenovicë, Samaticë, Pobrat, Rërëz, Protoduar, Goriçan Qendër, Goriçan Çlirim, Malas Breg, Donofrosë, Slanicë, Cukalat, Allambres, Krotinë, Çetë

Kuçovë

Çmimi i referencës 36,000 lekë/m2

Fshatrat: Havalehas, Kozare, Feras Kozare, Salcë Kozare, Vlashuk, Demollarë, Fier Mimar, Zdravë, Gegë, Drizë, Frashër, Perondi, Magjatë, Tapi, Goraj, Velagosht, Rreth Tapi, Polovinë, Lumas, Luzaj, Pëllumbas, Katundas, Zelevizhdë, Belesovë, Mëndrak, Sheqës, Bardhaj, Pashtraj, Vodëz, Krekëz, Koritëz

Çorovodë

Çmimi i referencës 25,000 lekë/m2

Fshatrat: Zogas, Kalanjas, Dhores, Veseshtë, Polenë, Osojë, Grepckë, Liqeth, Rehovicë, Orizaj, Cerovë, Veleshnjë, Nishicë, Sharovë, Çerenisht, Buzuq, Munushtir, Radësh, Koritë, Mollas, Gradec, Vërzhezhë, Slatinjë, Strorë, Bogovë, Kakrukë, Dobrushë, Përparim, Bargullas, Novaj, Nishovë, Jaupas, Selan,  Lavdar, Spatharë, Therepel, Valë, Vëndreshë e Madhe 1, Vëndreshë e Vogël 2, Vëndreshë e Malit 3, Ibro, Çepan, Muzhakë, Rog, Zabërzan i Ri, Zabërzan, Blezënckë, Malind, Muzhënckë, Sevran i madh, Sevran i Vogël, Qeshibes, Strënec, Kakos, Prishtë, Potom, Gjergjovë, Koprënckë, Gërmenj, Visockë, Qafë, Helmës, Backë, Melskë, Nikollarë, Dyrmish, Staraveckë, Turbohovë, Kapinovë, Krastë, Krushovë, Faqekuq, Gostënckë, Leshnje, Vlushë, Bërsakë, Mëlovë, Zaloshnjë, Gjerbës, Ujanik, Gradec, Strafickë, Vishanj, Barçi 1, Barçi 2, Kuç, Rehovë, Grëmsh, Gjogovicë, Floq, Grevë, Posten, Kovaçanj, Gurazez, Çorrotat, Cericë, Zhepë, Leskovë, Trebël, Dunckë, Rromas, Tërrovë, Dobrenj, Buranj, Luadh, Shpatanj.

Qyteti Poliçan

Çmimi i referencës 26,000 lekë /m2

Fshatrat: Tërpan, Teman, Paraspuar, Tozhar, Vokopolë, Dodovec, Rehovë, Zhapokikë, Çorogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas, Zhitom i Madh, Zhitom i Vogël, Mbrakull, Vërtop, Kapinovë, Zgërbonjë, Vodicë, Fushë Peshtan, Peshtan, Drenovë, Lybeshë, Tomor i Madh, Tomor i Vogël, Bregas

Peshkopi

Çmimi I referencës 49,000 lekë/m2

Fshatrat: Tomin, Brezhdan, Cetush, Dohoshisht, Pilafe, Pollozhan, Rrashnapojë, Selane, Ushtelenxë, Bahute, Staravec, Shimçan, Zimur, Zdojan, Melan, Cerjan, Rabdisht, Zagrad, Begjunec, Trepçë, Grevë, Ilnicë, Bellovë, Pejkë, Pjeçë, Trenë, Kastriot, Brest i Sipërm, Brest i Poshtëm, Kishavec, Kandër, Kukaj,Vakuf, Fushë-Kastriot, Borovjan, Deshat, Limjan, Sohodoll, Sohodoll i Vogël, Vrenjt, Përgjegje, Fushë-Lurë, Borie-Lurë, Arth, Gurë-Lurë, Lurë e Vjetër, Arrëmollë, Krej-Lurë, Pregj-Lurë, Sumej, Vlashej, Maqellarë, Bllatë e Poshtme, Bllatë e Sipërme, Burim, Çernen, Fushë e Vogël, Katund i Vogël, Kërçisht i Sipërm, Kërçisht i Poshtëm, Kllobçisht, Kovashicë, Majtarë, Pocest, Pesjak, Podgorc, Vojnik, Dovolan, Erebarë, Grezhdan, Herbel, Popinar, Gradec, Muhurr, Bulaç, Fushë-Muhurr, Hurdhë-Muhurr, Rreth-Kale, Shqath, Vajmëdhej,  Katund i Ri, Hotesh, Lishan i Poshtëm, Lishan i Sipërm, Arap i Sipërm, Arap i Poshtëm, Selishtë, Kacni, Lukan, Murrë, Qafë-Murrë, Selishtë e Sipërme,Sllovë, Kallë, Vleshë, Zall-Kalis, Dypjakë, Palaman, Sllatinë, Shumbat, Venisht, Trojak, Ceren, Kullas, Ploshtan, Radomirë, Shullan, Tejzë, Ujëmirë, Vasie, Zall-Dardhë, Lashkizë, Lugjej, Menesh, Nezhaj, Qa, Soricë, Shënlleshën, Tartaj, Zall-Reç, Bardhaj-Reç, Draj-Reç, Gur-Reç, Hurdhë-Reç, Kraj-Reç, Ndërshenë, Qafdraj, Tharkë,Fushë Çidhën, Blliçe, Laçe, Rrenz,  Arras, Gur i Zi, Lazrej, Kodër Leshaj, Mustafe, Sinë e Sipërme, Sinë e Poshtme, Çidhën, Grykë Nokë

Bulqizë

Çmimi i referencës 41,800

Qyteti: Krastë; Fshatrat: Vajkal nr1, Vajkal nr 2, Gjon, Lenë, Peshk, Val, Stavec, Mëlcu, Ndërfushas, Fushë – Bulqizë, Dushaj, Dragua, Koçaj, Zerqan, Krajkë, Peladhi, Smollik, Sofraçan, Sopot, Strikçan, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Valikardhë, Zall-Sopot, Zall-Strikçan, Godvi, Shupenzë, Vlashaj, Boçevë, Homesh, Okshatinë, Kovashicë, Zogjaj, Shtushaj, Topojan, Mazhicë, Gjuras, Bllacë, Gjoricë e Sipërme, Gjoricë e Poshtme, Çerenec i Sipërm, Çerenec i Poshtëm, Viçisht, Lubalesh, Ostren i Madh, Radovesh, Kojavec, Lejçan, Orzhanovë, Okshtun i Madh, Oreshnjë, Okshtun i Vogël, Ostren i Vogël, Tuçep, Lladomericë, Pasinkë, Tërbaç,  Klenjë, Gjinovec, Trebisht- Balaj, Trebisht- Çelebi, Trebisht- Mucinë, Vërnicë.

Burrel

Çmimi i referencës 44,300 lekë /m2

Qyteti: Ulëz; Fshatrat: Baz, Fushë-Baz, Rreth Baz, Karicë, Drita, Derjan, Urxallë, Barbullej, Dukagjin, Gjoçaj, Lam i Madh, Zall Gjoçaj, Bruç, Prellë, Rremull, Rukaj, Laç, Urakë, Macukull, Dej Macukull, Shëlli, Vig, Shqefën, Komsi, Kodër Qerre, Frankth, Selixë, German, Batër e Vogël, Batër e Madhe, Midhë, Fshati Burrel, Zall-Shoshaj, Lis, Vinjoll, Gjalish, Burgajet, Zenisht, Shoshaj, Mallunxë,  Kokërdhok, Stojan, Madhesh, Lundre, Bushkash.

Klos

Çmimi i referencës 32,000 lekë /m2

Fshatrat: Bejnë, Klos Katund, Shëngjun, Plani i Bardhë, Fullqet, Dars, Fshat, Bel, Unjate, Pleshë, Cerrujë, Patin, Bërshi, Xibër Murriz, Petralbë, Shkallë, Xibër Hane, Gur i Bardhë, Ketë, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj, Suç, Kujtim, Rripë, Gurrë e Vogël, Mishtër, Shulbatër, Dom, Gurrë e Madhe.

Durrës   

Çmimi i referencës 67,500 lekë /m2

Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.

Shijak     

Çmimi i referencës 41,000 lekë /m2

Fshatrat: Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas, Rubjek, Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj, Vllazërimi, Gjepalaj, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i Vogël, Likesh, Kënetë, Shtrazë, Shahinaj, Shetël.

Krujë     

Çmimi i referencës 51,000 lekë /m2

Fshatrat: Barkanesh, Picërragë, Brret, Fushë Krujë, Arrameras 1, Luz 1, Hasan, Larushk 1, Halil, Zgërdhesh, Zallë, Luze 2, Larushke 2, Arrameras 2, Bubq, Bilaj, Budull, Mazhë – Madhe, Mazhë – Vogël, Mallkuç, Murqinë, Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj, Zezë, Kodër-Thumanë, Borizanë, Derven, Gramëz, Thumanë, Bushnesh, Dukagjin i Ri, Sukth-Vendas, Miliska, Derven Kodër, Cudhi-Zall, Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Cudhi – Kant, Kroi Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë.

Elbasan

Çmimi i referencës 50,300 lekë /m2

Fshatrat: Labinot-Fushë, Godolesh, Griqan i Sipërm, Griqan i Poshtëm, Xibrakë, Mengel, Labinot-Mal, Guri Zi, Sericë, Lamollë, Benë, Lugaxhi, Qafë, Qerret, Shmil, Dritas, Gjinar, Lleshan, Valesh, Pashtresh, Derstilë, Lukan, Sterstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr, Pobrat, Shushicë, Shelcan, Mlizë, Hajdaran, Fush-Bull, Vasjan, Polis i Vogël, Polis Vale, Vreshtaj, Gjergjan, Bujaras, Gjonmë, Kështjellë, Kodër Bujaras, Muriqan, Thanë, Branesh, Bixëlle, Prec e Sipërme, Cerujë, Korrë, Mollagjesh, Krrabë e Vogël, Prec e Poshtme, Stafaj, Shirgjan, Bathes, Bujqës, Jagodinë, Kuqan, Kryezjarr, Mjekës, Tregan, Blerimas, Bizhdan, Cikallesh, Gurisht, Kacivel, Kyçyk, Muçan, Shinavlash, Shilbater, Trepsenisht, Tudan, Gracen, Plangaricë, Tërbaç, Bodin, Shingjin, Gjorm, Pajengë, Mamel, Dopaj, Bradashesh, Balëz Lart, Balëz Poshtë, Kusarth, Kozan, Karakullak, Letan, Rrilë, Shtemaj, Ulën, Katund i Ri, Fikas, Petresh, Shëmhill, Shijon, Reçan, Gurabardh, Zavalinë, Seltë, Kamiçan, Joronishtë, Nezhan, Burrishtë, Papër, Broshkë, Murras, Valas, Vidhas, Pajun, Bizhutë, Papër-Sallak, Vidhas-Hasgjel, Lugaj, Jatesh, Balldre, Ullishtaj.

Qyteti Cërrik

Çmimi i referencës 38,300 lekë /m2

Fshatrat: Gostimë, Gjyral, Shtepanj, Shushicë, Shtermen, Malasej, Çartalloz, Mollas, Selitë, Kamuna, Dragot, Topojan, Linas, Dasar, Shalës, Liçaj, Kurtalli, Xibrakë, Xherie, Kodras, Klos, Selvias, Qyrkan, Lumas, Qafë, Floq, Trunç, Banjë.

Belsh

Çmimi i referencës 35,000 lekë /m2

Fshatrat: Belsh Qëndër, Çepe, Dushk, Belsh, Stanaj, Shkozë, Qafë Shkallë, Seferan, Trojas, Shkëndi, Gradisht, Marinëz, Shtith, Grekan, Dëshiran, Guras, Rrenës, Kajan, Dragot, Lisaj, Dragot-Dumre, Gjinuk, Gjolen, Turbull, Çestije, Merhoj, Drizaj, Fierzë, Hardhi, Çerragë, Kosovë, Rrasë e Sipërme, Shegas, Guri i Bardhë, Rrasë e Poshtme.

Peqin

Çmimi i referencës 39,000 lekë /m2

Fshatrat: Pajovë, Gryksh i Madh, Bishqem, Paulesh, Bishqem Fushë, Leqit, Lazarej, Haspiraj, Hasnjok, Çengelaj, Garunjë e Paprit, Cacabej,Karinë, Kazije, Rozejë, Progër, Sinametaj, Drangaj, Garunjë e Vogël, Përparim, Galush, Lisnajë, Bicaj, Caushaj, Fatish, Garunjë e Madhe, Arven, Gjevur, Kodras, Lolaj, Katesh, Çopanaj, Uruçaj, Gjocaj, Bregas, Çelhakaj, Kurtaj, Vashaj, Rumbullak, Hasmashaj, Bardhas, Blinas, Sallbegaj, Shezë e Madhe, Karthnekë, Shezë e Vogël, Pekisht, Trash, Algjinaj, Gryksh i Vogël.

Gramsh

Çmimi i referencës 43,000 lekë /m2

Fshatrat: Pishaj, Trashovicë, Shëmrizë, Ostenth, Gurrëz, Cerunjë, Çekin, Qerret, Koçaj, Vinë, Fshat-Gramsh, Drizë, Cingar i Sipërm, Cingar i Poshtëm, Galigat, Kotorr, Gjergjovinë, Strorë, Liras, Tervol, Kodovjat, Bratilë, Bulçar, Kishtë, Kokel, Posnovisht, Shelcan, Bërsnik i Poshtëm, Bërsnik Sipërm, Mashan, Broshtan, Zamshe, Kukur, Grazhdan, Gribë, Kalaj, Mukaj, Rashtan, Rmath, Snosëm, Sojnik, Kushovë, Bregas, Gjeraqinë, Dumberas, Bërsnik, Ulovë, Sotirë, Kerpicë, Lenie, Bicaj, Grabovë e Poshtme, Grabovë e Sipërme, Kurate, Valth, Poroçan, Lleshan, Gjerë, Kabash, Holtas, Skënderbegas, Bletëz, Ermenj, Fushëz, Harunas, Kotkë, Kullollas, Lemnushë, Nartë, Siman, Sëmbërdhenj, Vidhan, Zenelas,Sult, Mazrek, Dushk, Kukuçovë, Kutërqar, Kodër Zgjupe, Zgjup Fushë, Dufshan, Grekan,  Tunjë, Duzh, Irmanj, Jançe Qëndër, Jançe Mal, Katërlis, Lubinjë, Oban, Prrenjas, Plepas, Saraselë, Tunjë e Re.

Librazhd

Çmimi i referencës 44,000 lekë /m2

Fshatrat: Librazhd Qëndër, Arrëz, Babje, Dorëz, Dragostunjë, Kuturman, Gizavesh, Librazhd Katund, Marinaj, Qarrishtë, Spathar, Togëz, Merqizë, Semes, Hotolisht, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Vehçan, Xhyrë, Çerçan, Lunik, Prevall, Dranovicë, Kostenjë, Letëm, Zgosht, Koshorisht, Stëblevë, Zabzun, Borovë, Llangë, Sebisht, Moglicë, Prodan, Polis, Mirakë, Gostimë, Sheh, Gurëshpatë, Vilan, Orenjë, Floq, Gurakuq, Ballgjin, Rinas, Zdrajsh Verri, Zdrajsh, Neshtë, Mëxixë, Funarës.

Prrenjas

Çmimi i referencës 41,780 lekë /m2

Fshatrat: Prrenjas-Fshat, Rrashtan, Qukës Shkumbin, Qukës Skënderbej, Skroskë, Mënik, Gurrë, Bërzeshtë, Fanjë, Karkavec, Dritaj, Pishkash, Pishkash Veri, Rrajcë, Sutaj, Skënderbej, Bardhaj, Katjel, Kotodesh, Urakë, Stravaj, Stranik, Farret, Shqiponjë, Sopot.

Fier

Çmimi i referencës 53,100 lekë /m2

Fshatrat: Cakran, Cakran i Ri, Floq, Buz Madh, Hambar, Varibop, Vjosë, Kreshpan, Gjorgos, Vreshtas, Gorishovë, Gjonç, Mbrostar, Verri, Vajkan, Petov, Kallmi i Madh, Kallmi i Vogël, Libofshë, Rreth Libofshë, Vanaj, Daullas, Agimi, Metaj, Gozhdaras, Havaleas, Ndërnënas, Hasturkas, Adriatik, Çlirim, Mujalli, Grecalli, Daullas, Afrim i Ri, Vadhizë, Zhupan, Drizë, Drizë Myrteza, Romët,Dërmenas, Pojan, Kryegjatë, Havaleas, Hoxharë, Radostinë, Sulaj, Hamil, Muçaj, Baltëz, Povelçë, Darëzezë e Re, Topojë, Seman, Gjokalli, Sheq Marinas, Sheq, Fushë, Grykë, Seman i Ri, Kavaklli, Levan, Ferras, Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Shtyllas, Bishan, Bashkim, Boçovë, Martinë, Pishë Poro, Qarr, Frakull e Madhe, Frakull e Vogël, Adë, Peshtan Bregas, Kafaraj, Kashishtë, Sheq Musalala, Çerven, Portëz, Mbyet, Plyk, Kraps, Lalar, Patos Fshat.

Patos

Çmimi i referencës 28,000 lekë /m2

Fshatrat: Kuqar, Dukas, Rërës, Margëlliç, Rusinjë, Griz, Banaj, Zharëz, Fshat i Ri, Frashër, Verbas, Sheqishtë, Belinë, Ruzhdie, Siqecë, Gjynaqarë, Drenie, Kasnicë.

Roskovec

Çmimi i referencës 30,000 lekë /m2

Fshatrat: Jagodinë, Kuman, Marinëz, Vidhishtë, Luar, Kurjan, Mbërs, Ngjeqan, Vlosh, Strum, Arapaj, Suk 1, Suk 2, Velmish.

Lushnjë

Çmimi i referencës 40,100 lekë /m2

Fshatrat: Karbunarë, Saver,  Toshkës, Zhelizhan, Delisufaj, Biçakaj i vjetër, Allkaj, Lifaj i Ri, Çukas i Ri, Mazhaj, Bubullimë, Eskaj, Gjonas, Halilaj, Pirrë, Kamçishtë, Imsht, Hysgjokaj, Kurtin, Çanakaj, Kupaj, Lekaj, Golem i Madh, Allprenaj, Shegas, Hajdaraj, Plug, Golemi i Vogël, Gramsh, Dushk Peqin, Konjat, Zham Fshat, Dushk i Madh, Zham Sektor, Thanasaj, Karbunarë e Sipërme, Mollas, Kasharaj, Kashtëbardhë, Stankarbunarë, Zgjanë, Balaj, Skilaj, Murizë Peqin , Biçakaj,Ballagat, Gjuzaj, Garunjas, Gjyshaj, Jazexhi, Manasufaj, Xibrakë, Jeta e Re, Kosovë e Vogël, Fier Shegan, Koçaj, Barbullinjë, Çinar, Sejmenas, Thanë, Çukas i Vjetër, Murriz Kozare, Qerret i Vjetër, Qerret i ri, Biçakaj i Ri, Kolonjë, Gorre, Bishqethëm, Lumth, Rrapës Fshat, Shakuj, Ardenicë, Bitaj, Rrapës Sektor, Krutje e Sipërme, Krutje e Poshtme, Fier i Ri, Zhym, Rrupaj, Lifaj i Vjetër, Kadiaj, Ngurrës i Madh, Ngurrës i Vogël, Arrës, Gjaz.

 Divjakë

Çmimi i referencës 40,100 lekë /m2

Fshatrat: Mizë, Xengë, Germenj i Madh, Germenj i Vogël, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Cam, Zharnec, Bishtçukas, Çermë Shkumbin, Çermë Proshkë, Sulzotaj, Çermë e Sipërme, Tërbuf, Shënepremte, Çermë Pasha, Grabjan, Stravec, Ferras, Këmishtaj, Mertish, Goricaj, Sopës, Fier Seman, Gradishtë, Gungas, Spolet, Babunjë, Remas, Muçias, Karavasta Fshat, Gure, Kryekuq, Kamenicë, Karavasta e re, Adriatik.

Ballsh

Çmimi i referencës 30,000 lekë /m2

Fshatrat: Visokë, Belishovë, Belistan, Drenovë, Drenovë Fushë, Kash, Usojë, Ngraçie, Lavdan, Lapulec, Lofkënd, Dukas, Greshicë, Greshicë e Re, Aranitas, Panahor, Kalenjë, Cfir, Metoh, Çyçen, Hekal, Klos, Mollaj, Rromës, Ngraçan, Riban,Kutë, Drizar, Anëbreg, Çorrush, Poçëm, Behaj, Damës, Gadurovë, Malas, Kremenar, Ninësh,  Selitë, Gjerbës, Kapaj, Çërrilë.

Gjirokastër

Çmimi i referencës 47,400 lekë /m2

Fshatrat: Fushëbardhë, Zhulat, Taroninë, Mashkullorë, Palokastër, Çepun, Kodër, Plesat, Kardhiq, Prongji, Humelicë, Lazarat, Kordhoce, Picar, Shtëpëz, Kolonjë, Golem, Kaparjel, Qesorat, Dhoksat, Këllëz, Mingul, Nokovë, Erind, Gjat, Kakoz, Karjan, Valare, Andon Poçi, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël, Asim Zeneli, Arshi Lengo, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht.

Libohovë

Çmimi i referencës 27,000 lekë /m2

Fshatrat: Labovë e Sipërme, Labovë e Poshtme, Suhë, Stegopull, Bulo, Drino, Nepravishtë, Sheper, Nivan, Konckë, Vithuq, Hoshtevë, Doshnicë, Zhej, Lliar, Topovë, Nderan.

Tepelenë

Çmimi i referencës 32,500 lekë /m2

Fshatrat: Dukaj, Salari, Turan, Mamaj, Veliqot, Bënçë, Dragot, Beçisht, Mezhgoran, Peshtan, Hormovë, Lekël, Kodër, Luzat, Sinanaj, Matohasanaj, Dorëz, Dhëmblan, Lab Martalloz, Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin.

Memaliaj

Çmimi i referencës 15,000 lekë /m2

Fshatrat: Memaliaj Fshat, Vasjar, Cerrilë, Mirinë, Damës, Kallëmb, Kashisht, Bylysh, Izvor, Luftinjë, Luftinjë e Sipërme, Rrapaj, Rabie, Gllavë e Vogël, Maricaj, Arrëz e Madhe, Vagalat, Tosk Martalloz, Dervishaj, Zhapokikë, Zhapokikë e Sipërme, Ballaj, Luadhaj, Buz, Kalemaj, Badër, Kurtjez, Golemaj, Arrëz e Vogël, Shalës, Xhafaj, Gllavë, Selckë, Selckë e Vogël, Komar, Bardhaj, Krahës, Krahës i Sipërm, Zhulaj, Lulëzim, Levan, Allkomemaj, Kalivaç, Përparim, Leshnjë, Xhaxhaj, Qesarat, Iliras, Amanikaj, Toç, Anëvjosë, Koshtan, Kamçisht

Përmet

Çmimi i referencës 37,000 lekë /m2

Fshatrat: Çarçovë, Vllaho – Psilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Draçovë, Iliar – Munushtir, Strëmbec, Pëllumbar, Kanikol, Frashër, Zavalan, Ogren – Kostrec, Gostivisht, Miçan, Vërçisht, Kreshovë, Soropull, Petran, Leshnicë, Leus, Lipë, Qilarishtë, Badilonjë, Benjë – Novoselë, Delvinë, Kaludh, Lupckë, Gjinakar, Ogdunan, Lipivan-Trabozishtë, Tremisht, Bodar, Piskovë, Bual, Kosinë, Rapckë, Mokricë-Zleushë, Kutal, Kosovë, Hotovë, Odriçan, Raban, Alipostivan, Borockë, Gosnisht, Pagri, Pacomit, Grabovë, Argovë.

Qyteti Këlcyrë

Çmimi i referencës 24,600 lekë /m2

Fshatrat: Fshat Këlcyrë, Mbrezhdan, Maleshovë, Limar, Leskaj, Ballaban, Vinokash, Vinokash Fushë, Komarak, Mazhar, Kondas, Psar, Ball, Kajcë, Pavar, Toshkëz, Bubës 1, Bubës 2, Beqaraj, Sukë, Goricë, Fshat i Ri, Rodenjë, Podgoran, Podgoran Fushë, Ujmirë, Zhepovë, Shelq, Topojan, Luar, Delilaj, Çorogunj, Taroninë, Beduqas, Tolar, Panarit, Riban, Varibop, Kuqar, Mërtinjë, Xhanaj, Bënjë, Fratar, Senican, Katundishtë, Leskovec, Gërdas, Kodrishtë

Fshati Jorgucat çmimi i referencës 30,600 lekë/m2

Fshatrat: Dervican, Goranxi, Vanistër, Haskovë, Dhuvjan, Sofratikë, Terihat, Goricë, Frashtan, Lugar, Grapsh, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme, Glinë, Vrahogoranxi, Radat, Jorgucat, Zervat, Bularat, Bodrishtë, Kërrë, Vodhinë, Pepel, Klishar, Selo, Likomil, Llovinë, Krioner, Sotirë, Llongo, Koshovicë, Dritë, Kakavie, Vrisera, Poliçan, Skore, Sopik, Çatistër, Mavrojer, Hllomo, Selckë çmimi i referencës 27,000 lekë/m2.

Korçë

Çmimi i referencës 45,800 lekë/m2

Fshatrat: Bulgarec, Lumalas, Biranj, Melcan, Porodinë, Dishnicë, Shamoll, Belorta, Kuç i Zi, Barç, Çiflig, Malavec, Neviçisht,  Voskop, Dërsnik, Polen, Vinçan, Goskovë Lart, Goskovë Poshtë, Damjanec, Voskopojë, Shipskë, Krushovë, Gjonomadh, Lavdar, Lekas, Marjan, Gjonbabas, Gurmujas, Shkozan, Xerje, Tudas, Gjergjevicë, Lavdar  Brozdovec, Mazrek, Poponivë, Vithkuq, Leshnje, Gjanc, Lubonjë, Rehovë, Roshanj, Trebickë, Grabockë, Treskë, Stratobërdh, Panarit, Shtyllë, Cemericë, Mollaj, Floq, Pulahë, Ujë Bardhë, Kamenicë, Drenovë, Mborje, Boboshticë, Moravë, Qatrom, Ravonik, Turan, Dardhë.

Maliq    

Çmimi i referencës 27,800 lekë/m2

Fshatrat: Kolanec, Goce, Gjyras, Bickë, Fshat Maliq, Plovisht, Libonik, Drithas, Vloçisht, Vashtëmi, Pocestë, Symiz, Klocë, Shkozë, Kembëthekër, Beras, Zboq, Memël, Manastirec,  Zvarisht, Dolan, Lozhan, Lozhan i Ri, Senisht, Tresovë, Strelcë, Shalës, Selcë, Velçan, Mesmal, Moçan, Mjaltas, Marjan, Desmirë, Qënckë, Babjen, Dolanec,Moglicë, Gopesh, Dobërçan, Maliq-Opar, Gurkuq, Bardhas, Zerec, Dushar, Torovec, Shpatmal  Peshtan, Lumaj, Protopapë, Osojë, Gurshqipe, Kucakë, Nikollarë, Vreshtas, Sheqeras, Bregas, Podgorie, Pirg, Gurishtë, Zvirinë, Leminot, Qershizë, Kakaç, Shqitas, Veliternë, Sovjan, Novoselë, Bubuq, Pojan, Zvezdë, Shëngjergj, Kreshpanj, Plasë, Zëmblak, Burimas, Pendavinj, Terovë, Rov, Orman, Rëmbec.

Qyteti Pustec

Çmimi i referencës 35,000 lekë/m2

Fshatrat: Pustec, Diellas, Lajthizë, Zaroshkë, Cerje, Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Kallamas, Gollomboc.

Leskovik

Çmimi i referencës 23,000 lekë/m2

Fshatrat: Starie, Bejkovë, Psar, Selenicë, Kreshovë, Gostivisht, Lëngës, Kodras, Kabash, Borovë, Taç Qëndër, Taç Poshtë, Taç Lartë, Rehovë, Gjonç, Prodan, Pobickë, Cerckë, Radat, Radovë, Postenan, Lashovë, Peshtan, Podë, Kovaçisht, Vrepckë, Gërmenj, Radanj, Glinë, Gjirakar, Novoselë, Mesiçkë, Kagjinas, Zharkan, Piskal, Vitisht, Shijan, Kaduç, Ndërrmarr, Mbreshtan,  Barmash, Leshnjë, Shalës, Gozhdorazhd, Sanjollas, Kamnik, Bënjëz, Radimisht, Arrëz, Rajan,Mollas, Skorovot, Qinam, Vodicë, Qafzez, Helmës, Shtikë, Pepellash, Butkë, Kozel, Milec, Bezhan, Boshanj, Blush, Çlirim, Qesarak, Kaltanj, Qytezë, Selenicë e Pishës, Luaras, Lënckë, Kurtez, Orgockë, Qinam- Radovickë, Radovickë, Psar i Zi.

Bilisht

Çmimi i referencës 35,000 lekë/m2

Fshatrat: Bitinckë, Tren, Buzliqen, Vërnik, Vishocicë, Kuç, Poloskë, Kapshticë, Trestenik, Kurilë, Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, Përparimaj, Grapsh, Çipan, Borsh, Bradvicë, Progër, Mançurisht, Cangonj, Pilur, Vranisht, Bickë, Rakickë, Shyec, Miras, Vidohovë, Arrëz, Çetë, Qytezë, Sinicë, Nikolicë, Menkulas, Ponçarë, Braçanj, Koshnicë, Dobranj, Fitore, Ziçisht, Gjyres, Sul.

 Pogradec

Çmimi i referencës 49,900 lekë/m2

Fshatrat: Udenisht, Memlisht, Çervenakë, Piskupat, Lin, Buqez, Buçimas, Tushemisht, Peshkëpi, Gurras, Gështënjas, Remenj, Vërdovë, Bahçallëk, Çërravë, Blacë, Bletas, Alarup, Pretushë, Grabovicë, Nizhavec, Kodras, Leshnicë, Lumas, Qershizë, Dardhas, Stropckë, Grunjas, Prenisht, Derdushë, Osnat, Lekas, Nicë, Stërkanj, Trebinjë, Çezmë e Madhe, Çezmë e Vogël, Hondisht, Selcë e Sipërme, Llëngë, Plenisht, Hoshtecë, Zemcë, Potgozhan, Malinë, Kalivaç, Pevelan, Dunicë, Guri i Bardhë, Proptisht, Rodokal Sipër, Rodokal Poshtë, Homezh, Slabinjë, Somotinë, Kriçkovë, Selcë e Poshtme, Homçan, Vërri, Golik, Slatinë, Baribardhë, Selishtë, Zalltore, Velçan, Buzahishtë, Shpellë, Bishnicë, Jollë, Losnik, Laktesh, Senishtë.

Kukës

Çmimi i referencës 54,000 lekë/m2

Fshatrat: Gostil, Drinas, Shëmri, Shtanë, Petkaj, Mgulle, Çam, Gdheshte, Pistë, Spas, Shikaj, Dukagjin, Kalimash, Kryemadh, Bushat, Bicaj, Osmane, Mholaj, Mustafaj, Nangë, Kolesjan, Domaj, Gabricë, Tërshenë, Lusën, Zallë, Malqene, Resk, Ujmisht, Skavicë, Tejdrine, Morinë, Bardhoc 1, Bardhoc 2, Breg-Lumë, Pobreg, Gjegjan, Shtiqën, Koder Lume, Krenze, Gjallicë, Orgjost, Kosharisht, Pakisht, Zapod, Orçikël, Bele, Lojmë, Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrezë, Borje, Oreshkë, Cërnalevë, Topojan, Xhaferraj, Turaj, Brekije, Nimçë, Bushtricë, Gjegje, Matranxh, Palush, Vilë, Barruç, Shpat, Fshat, Çajë, Buzëmadhe, Shkinak,  Gështejë, Kodër-Gështejë, Kalis, Gurrë, Pralisht, Çinamak, Fusharë, Surroj, Aliaj, Arrën, Arrëz, Barrë, Vërrij, Tejmollë, Kolsh, Mamëz, Myç-Mamëz.

Krumë

Çmimi i referencës 24,500 lekë/m2

Fshatrat: Krumë, Gajrep, Cahan, Mujaj-Dajç, Zahrisht,Fajza, Vranisht, Tregtan, Likeni i Kuq, Metaliaj, Brenogë, Gjinaj, Pusi i Thatë, Myç-Has, Domaj, Pogaj, Kishaj, Golaj, Nikoliq, Bardhaj, Perollaj, Vlahen, Letaj, Peraj, Dobrunë, Zgjeç, Qarr, Helshan, Kosturr.

Bajram-Curri

Çmimi i referencës 27,900 lekë/m2

Qyteti: Fierzë; Fshatrat: Tpla, Dushaj i Poshtëm, Degë, Breg-Lum, Brisë, Salce, Palç, Peraj, Gjonpepaj, Lekbibaj, Tetaj, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Betoshe, Qerreç Mulaj, Curraj i Sipërm,Margegaj, Fushë Lumi, Koçanaj, Shoshan, Lagja Paqës, Bradoshnicë, Dragobi, Çerem, Valbonë, Rragam, Bukovë, Jaho Salihi, Llugaj, Luzhë, Rrez-Mali, Rragam,Bujan, Rosujë, Dojan, Markaj, Gri, Lekurtaj, Selimaj, Bllatë, Gri e Re,Pac, Zherkë, Vlad, Çorraj-Veliç, Berishë, Visoçë, Mash, Zogaj, Prush, Kepenek, Kam, Leniq, Astë, Kojel, Viçidol, Kasaj, Gegaj, Buçaj, Papaj, Sopot, Babinë, Begaj, Shumice-Ahmetaj, Myhejan, Kovaç, Kërrnajë, Shkëlzen.

Shëngjin

Çmimi i referencës 56,000 lekë/m2

Fshatrat: Ishull-Shëngjin, Ishull- Lezhë, Mali-Shëngjin, Mali- Rencit, Kodër Mulliri, Zejmen, Tresh, Pruell, Berzane, Pllanë, Markatomaj, Spiten,  Shënkoll, Rilë, Tale 1, Tale 2, Barbullojë, Grykë-Lumi, Gajush, Alk,  Balldren, Mali-Kakariq, Qëndër-Kakariq, Gocaj, Balldren i Ri, Torovicë, Malecaj, Koljakaj, Kallmet i Madh, Kallmet i Vogël, Rraboshtë, Mërqi, Blinisht, Troshan, Fishtë, Krajnë, Piraj, Baqel, Kodhel, Dajç, Gjadër, Gramsh, Mabë, Dragush, Kotërr, Zojs, Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Ras-Butë, Zinaj, Fregen, Kaluer, Sukaxhi, Kolsh, Gjash, Kacinar, Patalej, Lalm, Lalm Lukaj, Velë, Manati, Grykë, Barbullojë e Re.

Qyteti Rrëshen

Çmimi i referencës 29,500 lekë/m2

Qytetet: Kurbnesh, Reps; Fshatrat: Ndërfushas, Ndërfan, Gëziq, Tarazh, Jezull, Kodër Rrëshen, Sheshaj, Fushë-Lumth, Malaj, Malaj Epërm, Tenë, Lurth, Bukmirë, Kulmë, Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Velës, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz, Bulger, Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh-fshat, Mërkurth, Kumbull, Perlat Qendër, Perlat i Sipërm, Shebe, Tharr, Trojë, Prosek, Rrushkull, Ujë, Shtrezë,  Klos, Shtrungaj, Bisakë, Fan, Zall-Xhuxhë, Katundi i Ri, Konaj, Shëngjin, Petoq, Xhuxhë, Dardhëz, Thirrë, Sang, Hebe, Domgjon, Gjakëz, Munellë, Kullaxhi, Blinisht, Pshqesh, Mashtërkor, Shëmri, Grykë Orosh, Lgjin, Bulshar, Planet, Ndërshen, Nënshejt, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç, Lajthizë, Kullaxhi, Blinisht, Pshqesh, Mashtërkor, Shëmri, Grykë Orosh, Lgjin, Bulshar, Planet, Ndërshen, Nënshejt, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç, Lajthizë,Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Simon, Shëngjergj, Shtuf, Shpërdhezë.

Laç-Milot

Çmimi i referencës 34,000 lekë/m2

Fshatrat: Laç (Sanxhak), Fushë-Mamurras, Shpërthet, Shëmri, Zhejë, Katund i Ri, Gjorm, Drojë, Skuraj, Mal Milot, Fushë Milot, Mal i Bardhë, Mal i Bardhë i Sipërm, Gallatë, Selitë, Gernac, Vinjoll, Shullaz, Prozhmë, Delbnisht, Ferr-Shkopet, Shkopet, Fushë – Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Gurëz.

Koplik

Çmimi i referencës 40,500 lekë/m2

Qyteti Bajzë; Fshatrat: Gruemirë, Boriç i Vogël, Grudë-Fushë, Grilë, Kurtë, Linaj-egç-lepurosh, Omaraj, Rrash, Vorfë, Demiraj, Ktosh, Gjormë, Mshqerrë, Vajush, Boriç i Madh, Kerraj, Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rapshë, Vukpalaj, Premal, Goraj-Budishtë, Kastrat, Bratosh, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Selcë, Vukël, Lëpushë, Vermosh, Nikç, Bogiç-Palvar, Dobër, Jubicë, Kamicë-Flakë, Kalldrun, Koplik i Sipërm, Stërbeq, Lohe e Poshtme, Dedaj, Bogë, Bzhetë, Bzhetë-Markaj, Lohe e Sipërme, Vrith, Vuç-Kurtaj, Zagorë, Qaf-Gradë, Reç, Rrepisht, Kokpapaj.

 Shkodër

Çmimi i referencës 58,000 lekë/m2

Fshatrat: Oblikë, Babot, Muriqan, Shtuf, Dramosh, Oblikë e Sipërme, Obot, Vallas, Velinaj, Vidhgar, Bërdice e Madhe, Bërdice e mesme, Bërdice e siperme, Trush, Beltoje, Mali Hebaj, Dajç, Samrisht i Ri, Samrisht i Sipërm, Belaj, Mali i Gjymtit, Pentar, Rrushkull, Mushan, Darragjat, Suka-Dajç, Shirq, Guri i Zi, Juban, Ganjollë, Kuç, Rrencë, Vukatanë, Gajtan, Rragam, Sheldi, Mazrek, Shpor, Mes, Dragoç, Boks, Kullaj, Myselim, Drisht, Ura e shtrenjtë, Domen, Shakotë, Prekal, Vilëz, Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj, Mgull, Dobraç, Grudë e Re, Shtoj i Ri, Guci e Re, Shtoj i Vjetër, Zues, Golem, Hot i Ri, Bleran, Bardhaj, Breg-Lumi, Abat, Nicaj-Shale, Lekaj, Vuksanaj, Pecaj, Theth, Nderlysaj, Gimaj, Nënmavriq, Lotaj, Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, Brashtë, Velipojë, Pulaj, Luarzë, Baks-Rrjoll, Gomsiqe, Baks i Ri, Pulaj, Reç i Ri, Ças, Mali  Kolaj.

Vau Dejes

Çmimi i referencës 24,300 lekë/m2

Fshatrat: Mjedë, Spatharë, Shelqet, Kaç, Naraç, Dush, Karmë, Gomsiqe, Bushat, Shkjezë, Plezhë, Kosmaç, Stajkë, Ashtë, Rranxa, Fshat i Ri, Mali i Jushit, Plepan-Konaj, Melgush, Barbullush, Kukël, Hoten, Mnelë e Madhe, Mnelë e Vogël, Vig,  Hajmel, Dheu i Lehtë, Pistull, Paçram, Nënshatë, Koman, Qerret, Arrë, Vilë, Telum, Kllogjen, Malagji-Kajvall, Toplanë, Sermë, Gushtë, Vukjakaj-Gegaj, Palaj-Gushaj, Benë, Kroni i Madh, Barcollë, Vukaj, Uk-Bibaj.

Pukë

Çmimi i referencës 22,000 lekë/m2

Fshatrat: Pukë, Lajthizë, Dom, Gjegjan, Gojan i Vogël, Rras, Kuzhnen, Gojan i Madh, Shkozë, Kimëz, Kalivare, Mesul, Breg, Rrapë, Kabash, Buhot, Bicaj, Blinisht, Lumzi, Meçe,  Qelëz, Bushat, Dushnezë, Midhë, Buzhalë, Dedaj, Levrushk, Ukth, Qerret i Vogël, Qerret, Luf, Dush, Karmë, Kçirë, Luf-Plan, Korthpulë, Kaftall, Tejkodër, Gomsiqe, Vrith, Plet.

Fushë-Arrëz

Çmimi i referencës 7,500 lekë/m2

Fshatrat: Fushë-Arrës, Miçaj, Lumëardhe, Fierzë, Porav, Bugjon, Kokdodë, Arst, Miliska, Mëzi, Aprip-Guri, Flet, Xeth, Kulumri, Trun, Blerim, Dardhë, Qebik, Qafë-Mali, Armiraj, Srriqe, Mollkuqe, Lajthizë, Lumbardhë, Tuç, Kryezi, Orosh, Iballë, Sapaç, Levosh, Berishë e Vogël, Berishë Vendi, Berishë e Sipërme, Shopel, Mërtur.

Kamëz

Çmimi i referencës 52,000 lekë/m2

Fshatrat: Bathore, Laknas, Valias, Frutikulturë, Bulçesh, Zall-Mner, Paskuqan, Babrru Qëndër, Kodër e Kuqe, Shpat, Fushë e Kërçikëve, Kodër Babrru, Paskuqan Fushë, Paskuqan Kodër.

Vorë       

Çmimi i referencës 51,500 lekë/m2

Fshatrat: Vorë, Marqinet, Shargë, Gërdec, Gjokaj, Kuc, Marikaj, Picar, Prezë, Ahmetaq, Palaq, Fushë Prezë, Gjeç- Kodër, Ndërmjetës, Breg – Shkozë, Bërxullë, Mukaj, Domje.

Kavajë

Çmimi i referencës 51,000 lekë/m2

Fshatrat: Synej, Butaq, Rrikaj, Hajdaraj, Peqinaj, Rrakull, Bago, Luz i Vogël, Vorrozen, Beden, Blerimaj, Golem, Kryemëdhej, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qeret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i Ri, Helmas, Zikular, Lis-Patros, Shtodhër, Çetë, Momël, Habilaj, Çollakaj, Kryezi, Cikallesh.

Rrogozhinë

Çmimi i referencës 41,000 lekë/m2

Fshati: Rrogozhinë, Kryevidh, Ballaj, Rreth-Greth, Patkë-Milot, Zhabjak, Spanesh, Spille, Domën, Stërbeg, Shardushk, Kazie, Sinaballaj, Methasanaj, Hazdushk, Hamenraj, Koçaj-Sheshaj, Thartor, Rrostej, Fliballije, Demarkaj, Lekaj, Harizaj, German, Zambish, Mushnik, Mlik, Okshtun, Luz i Madh, Shkozet , Kryeluzaj, Gosë e Madhe, Gosë e Vogël, Kalush, Kërçukaj, Vilë-Ballaj.

Vlorë

Çmimi i referencës 61,800 lekë/m2

Fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, Radhimë, Bestrovë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Hoshtimë, Kaninë, Kërkovë, Nartë, Sherishtë, Panaja, Xhyherinë, Zvërnec, Sazan, Novoselë, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dëllenjë, Delisuf, Trevllazër, Cerkovinë, Skrofotinë, Fitore, Akërni, Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili.

Selenicë

Çmimi i referencës 25,000 lekë/m2

Fshatrat: Armen, Karbunarë, Rromës, Treblovë, Lubonjë, Picar, Mesarak, Vllahinë, Kocul, Mërtiraj, Rexhepaj, Hadëraj, Mallkeq, Gërnec, Petë, Kropisht, Vezhdanisht, Peshkëpi, Penkovë, Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë, Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë, Sevaster, Golimbas, Dushkarak, Shkozë, Mazhar, Ploçë, Lezhan, Amonicë, Brataj, Lepenicë, Gjorm, Velçë, Ramicë, Mesaplik, Matogjin, Bashaj, Vërmik, Malas.

Himarë  

Çmimi i referencës 58,000 lekë/m2

Fshatrat: Pilur, Kudhës, Qeparo fshat, Qeparo Fushë, Vuno, Iliaz, Dhërmi, Gjilekë, Palasë, Lukovë, Borsh, Fterrë, Çorraj, Piqeras, Sasaj, Qazim Pali, Shënvasil, Nivicë, Vranisht, Kuç,  Kuç Buronjë, Bolenë, Kallarat, Tërbaç.

Sarandë 

Çmimi i referencës 56,000 lekë/m2

Fshatrat: Gjashtë, Metoq, Çukë, Shelegar, Ksamil.

Konispol

Çmimi i referencës 28,000 lekë/m2

Fshati: Çiflik, Xarrë, Mursi, Shkallë, Vrinë, Shëndëlli, Dishat, Vërvë, Shalës, Markat, Ninat, Janjar.

Finiq

Çmimi i referencës 28,000 lekë/m2

Fshatrat: Livadhja, Kulluricë, Llazat, Kalcat, Kodër, Lefter Talo, Gravë, Qesarat, Komat, Karroq, Grazhdan, Zminec, Sopik, Pandalejmon, Vagalat, Dhivër, Rumanxë, Memoraq, Navaricë, Dermish, Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Janicat, Llupsat, Cerkovicë, Shëndre, Malcan,  Aliko, Çaush, Neohor, Tremul, Rahullë, Pllakë, Jermë, Vurgu i Ri, Halo, Dritas, Finiq, Buronjë, Çlirim, Vrion, Karahaxhë, Bregas, Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Krane, Ardhasovë, Kardhikaq, Pecë, Muzinë.

Delvinë

Çmimi i referencës 26,750 lekë/m2

Fshatrat: Bamatat, Vllahat, Rusan, Lefterhor, Kakodhiq, Sopot, Stjar, Vanë, Blerimas, Vergo, Tatzat, Kalasë, Fushë Vërri, Senicë, Kopaçez, Qafë Dardhë, Bajkaj.

Dorina Azo

 

The post Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin appeared first on Revista Monitor.

Nga hotelet, qiratë, kafetë e argëtimi, si turistët ndikuan në 54% të rritjes së çmimeve në dhjetor

21 January 2026 at 00:02

Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të rritjes së së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi me 0.96 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.15 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.08 pikë përqindje.

Ndërsa në dhjetor ishte më e dukshme, kjo tendencë ka qenë e pranishme përgjatë gjithë vitit. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi ishte 2.2% në vitin 2025, por struktura e tij tregon se një pjesë e rëndësishme e rritjes së çmimeve buron nga turizmi, përmes akomodimit, shërbimeve, ushqimit jashtë shtëpisë, transportit dhe qirave dhe kafeve e restoranteve.

Të dhënat e INSTAT për 2025 tregojnë se presionet inflacioniste po përqendrohen dhe po bëhen më selektive, të lidhura më shumë me kërkesën sezonale dhe flukset turistike, sesa me fuqinë vendase të konsumit.

Në krye të rritjes vitin e kaluar qëndruan shërbimet e akomodimit, me një rritje prej 6.5%, si dhe argëtimi dhe kultura (+5.6%), duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe rritjen e kërkesës për shërbime rekreative.

Paralelisht, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet dhe produktet e konsumit jashtë shtëpisë, si kafeja, çaji dhe kakaoja (+5.4%), pijet alkoolike (mbi 3%), si dhe ushqimet që përdoren gjerësisht nga sektori i bareve dhe restoranteve, si mishi dhe bylmeti.

Shërbimet e transportit u rritën me 3.9%, pavarësisht se grupi i transportit në total shfaq rënie, për shkak të uljes së çmimeve të karburanteve. Kjo ndarje tregon se kërkesa turistike ka rritur koston e shërbimeve, edhe kur faktorë të tjerë kanë vepruar në drejtim të kundërt.

Një element kyç në strukturën e inflacionit të vitit 2025 janë qiratë, të cilat shënuan rritje mesatare prej 4.5%. Rritja ishte e fortë në gjysmën e dytë të vitit, ku kulmi arriti në dhjetor me 8%. Ky zhvillim lidhet ngushtë me orientimin e një pjese të konsiderueshme të banesave drejt tregut të qiradhënies afatshkurtër për turistët, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare.

Përshpejtimi i rritjes në fund të vitit 2025 tregon se presioni mbi tregun e strehimit pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, duke e kthyer çështjen e qirave nga një problem tregu në një sfidë sociale dhe ekonomike. Në mungesë të politikave për rritjen e ofertës së banesave të përballueshme dhe frenimin e spekulimit, ritmi aktual i rritjes sugjeron se qiratë në Shqipëri po hyjnë në një fazë të re shtrenjtimi, shumë më agresive se ajo e viteve të mëparshme.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Rritja e çmimeve ka qenë e pranishme edhe në disa nën-grupe të tjera që lidhen me turizmin, të tilla si furnizimi i hoteleve me mobilie dhe tapiceri, importet dhe çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Çmimet e tekstileve dhe tapeteve u rritën 5–6.4%.

Në vitin 2025, vendin e kanë vizituar më shumë se 12 milionë shtetas të huaj, të cilët kanë rritur kërkesën për shërbime të shumta, por ka kryesuar, akomodimi, kafeja e restorantet e argëtimi, çka siç shihet nga të dhënat e inflacionit, po përkthehet në një shtrenjtim të kostos së jetesës për vendasit.

The post Nga hotelet, qiratë, kafetë e argëtimi, si turistët ndikuan në 54% të rritjes së çmimeve në dhjetor appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrja estetike 5.5 mln euro në bregdetin e Durrësit ankimohet në KPP

21 January 2026 at 00:01

Tenderi që synon të ndërhyjë në aspektin estetik dhe përmirësimin funksional të bregdetit të Durrësit si pjesë e projekteve që po zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ankimuar së fundmi në Komisionin e  Prokurimit Publik(KPP).

Bëhet fjalë për procedurën me objekt kontrate  “Investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në zona model zhvillimi,etj. Faza III Rajonet 1&2:Ndërhyrje për rritjen e ofertës turistike dhe për përmirësimin funksional dhe estetik të bregdetit, Bashkia Durrës” me fond limit 540 milionë lekë apo rreth 5.5 milionë euro.

Pranë KPP ankesa është kategorizuar e lidhur me vlerësimin që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për procedurën e hapur në 4 dhjetor dhe i mbyllur në 22 dhjetor 2025. Tashmë mbetet në dorë të Komisionit për të marrë vendim lidhur me hapat që mund të hidhen në vazhdim nga autoriteti kontraktor. Por çfarë parashikon në fakt projekti?

Ndërhyrja në Durrës

FSHZH parashikon të ndërhyjë në Durrës duke nisur nga rivelimi i një sipërfaqeje rreth 544 mijë m2, e cila përfshin zonën nga porti i Durrësit deri tek Kavalishenca.

“Ky projekt ka për qëllim të transformojë zonën bregdetare të qytetit të Durrësit në një destinacion bashkëkohor turistik, rekreativ dhe urban, përmes ndërhyrjeve arkitekturore dhe urbane të planifikuara me kujdes.

Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës bregdetare, zhvillimin e hapësirave publike shumë funksionale dhe integrimin e infrastrukturave të reja rekreative dhe sportive.

Gjatësia e zonës së ndërhyrjes është rreth 2.8 km, me një zgjerim të vijës bregdetare deri në 100 metra drejt detit, duke krijuar hapësira të reja publike për banorët dhe vizitorë”, thuhet në dokument./ N.Maho

The post Ndërhyrja estetike 5.5 mln euro në bregdetin e Durrësit ankimohet në KPP appeared first on Revista Monitor.

❌
❌