❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Ekonomi

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

By: Mira Leka
24 December 2025 at 17:36

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin.

Ndërsa periudha nga  2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.

Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe  parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procesi KĂ«shilli i Ministrave miratoi disa ndryshime nĂ« vendimin nr.171, datĂ« 28.3.2018,  tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme  tĂ« TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ«â€.

Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, duke theksuar rolin e saj në mbështetje të bashkive për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Drejtoria ka përgjegjësi për menaxhimin e regjistrit qendror të pasurive (Kadastra fiskale), përditësimin e të dhënave, asistencën teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit për taksën mbi ndërtesat.

Ajo gjithashtu monitoron saktësinë e të dhënave, verifikon përputhshmërinë e vendimeve të këshillave bashkiakë me ligjin, asiston në shërbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashkëpunon me institucionet shtetërore si AKSHI, përgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurinë e procesit dhe të ardhurat e mbledhura.

NdĂ«r tĂ« tjera vendimi gjithashtu parashikon qĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ« tĂ« asistojĂ« bashkitĂ« nĂ« regjistrimin e pagesave tĂ« taksĂ«s mbi pasurinĂ« e paluajtshme nĂ« pikat e autorizuara, si dhe pĂ«rmes portalit “e-Albania”.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të japë udhëzime për llogaritjen e taksës dhe për procesin e dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksapaguesve, duke siguruar që pagesat të kryhen korrekt dhe në kohë. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon saktësinë e të ardhurave të mbledhura nga këto taksa.

Vendimi ngarkon MinistrinĂ« e Financave dhe DrejtorinĂ« e TaksĂ«s pĂ«r zbatimin e tij dhe hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i miratuar

  1. Pikat 2 dhe 3, tĂ« vendimit nr.171, datĂ« 28.3.2018, tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave ,“PĂ«r organizimin dhe funksionimin e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ«â€,  ndryshohen, si mĂ« poshtĂ« vijon:

“2. Drejtoria e PĂ«rgjithshme e TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ« ka si mision kryesor mbĂ«shtetjen e njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore (bashkitĂ«) nĂ« zbatimin e legjislacionit qĂ« rregullon taksĂ«n mbi pasurinĂ« e paluajtshme.

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:
  2. a) Administron regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra  fiskale) dhe është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban ai;
  3. b) Ofron asistencë për bashkitë gjatë procesit të regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar;
  4. c) Monitoron rregullisht të dhënat e regjistruara nga bashkitë në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mangësitë, gabimet ose mospërputhjet, si dhe u jep udhëzime bashkive mbi mënyrën e adresimit të tyre;

ç) Regjistron dhe pĂ«rditĂ«son tĂ« dhĂ«nat në  regjistrin qendror tĂ« bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra fiskale), siç pĂ«rcaktohet nĂ« vendimin pĂ«rkatĂ«s tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r krijimin e  bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore “Regjistri qendror  i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra fiskale)”;

  1. d) Pajis pĂ«rdoruesit e sistemit informatik tĂ« regjistrit qendror tĂ« bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vĂ« nĂ« dispozicion kredencialet e pĂ«rdoruesve (aksesit), nĂ« pĂ«rputhje me vendimin pĂ«rkatĂ«s tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r krijimin e bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore “Regjistri qendror i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra Fiskale )”;
  2. dh)  Miraton me vendim të drejtorit të Përgjithshëm modelet tip të:
  3.  njoftimit të vlerësimit të taksës mbi ndërtesën;
  4. kërkesës për korrigjim;

iii. formularit të vetëdeklarimit;

  1. formularit të evidentimit në terren;
  2. kërkesës për pajisjen me kod hyrës dhe kredencialet e aksesit në sistemin informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  3. ekstraktit të të dhënave nga regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale).
  4. e) Asiston bashkitë në adresimin e kërkesave dhe problematikave që mund të lindin gjatë punës për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si më poshtë:
  5. Jep  udhëzime teknike për hyrjen dhe përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  6. Jep udhëzime për përcaktimin e bazës së taksës për njësitë e ndërtesës dhe llogaritjen e taksës për to;

iii. Jep asistencĂ« pĂ«r adresimin e kĂ«rkesave dhe problematikave qĂ« lidhen me procesin e gjenerimit dhe dĂ«rgimit tĂ« njoftimeve tĂ« vlerĂ«simit tĂ« taksĂ«s sĂ« taksapaguesit, pĂ«rmes portalit “e-Albania”, si dhe regjistrimin e pagesave nĂ« pikat e autorizuara tĂ« pagesĂ«s;

  1. Jep asistencë për çështje ose kërkesa të tjera që lidhen me proceset e ndryshme të punës së bashkive në administrimin e taksës mbi ndërtesën.

ë) Monitoron dhe vlerëson rregullisht zbatimin e legjislacionit që lidhet me përcaktimin e bazës së taksës (vlerës së taksueshme), detyrimit për taksën dhe aspekte të tjera të administrimit të taksës mbi ndërtesat në bashkitë e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e udhëheqjes së këtij procesi;

  1. f) Kërkon nga bashkitë korrektimin e të dhënave të ndryshme, që përcaktojnë bazën e taksës mbi ndërtesën dhe detyrimet tatimore, si dhe adresimin e çështjeve të tjera, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e legjislacionit;
  2. g) Verifikon përputhshmërinë e parashikimeve të vendimeve të këshillave bashkiakë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme me legjislacionin që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe informon bashkitë për rezultatet e verifikimit;
  3. gj) Administron procesin e mirëmbajtjes, operimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), që kanë lidhje me procesin e regjistrimit, përcaktimit të bazës së taksës, taksimit, faturimit, mbledhjes së detyrimeve tatimore apo aspekte të tjera të sistemit informatik, me qëllim sigurimin e pajtueshmërisë së sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me legjislacionin në fuqi dhe nevojat funksionale;
  4. h) Bën testimin dhe pranimin përfundimtar të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  5. i) Bashkëpunon dhe mban takime të rregullta me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për:
  6. adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me mirëmbajtjen, operimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale); dhe
  7. sigurimin e ndërveprimit dhe adresimit të nevojave për përmirësimin e ndërveprueshmërisë së regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me bazat e tjera shtetërore të të dhënave.
  8. j) Asiston bashkitë në aktivitetet dhe proceset e punës që lidhen me informimin dhe shërbimin ndaj taksapaguesve si dhe organizon, kur është e mundur,  fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për të promovuar përmirësimin e nivelit të pajtueshmërisë me detyrimet ligjore;
  9. k) Kërkon nga bashkitë informacion të detajuar mbi:
  10. procesin e administrimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme;
  11. shërbimin ndaj taksapaguesve;

iii. të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme;

  1. l) Harton dhe i propozon ministrisë përgjegjëse për financat ndryshime në kuadrin ligjor që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme;
  2. ll) Trajnon stafet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme në të gjitha bashkitë;
  3. m) Përgatit manuale informuese për zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe për përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  4. n) Informon në mënyrë periodike ministrin përgjegjës për financat mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe mbi të ardhurat e mbledhura nga këto taksa;
  5. nj) BashkĂ«punon dhe mban marrĂ«dhĂ«nie institucionale me agjentin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r mbledhjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesat, ofruesit e shĂ«rbimeve dhe autoritetet e tjera qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r zbatimin e legjislacionit nĂ« fuqi qĂ« rregullon taksĂ«n mbi pasurinĂ« e paluajtshme.”.
  6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

 

Lexoni edhe:

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

 

The post Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania appeared first on Revista Monitor.

Anomalia, 23% e buxhetit 2025 shpenzohet në dhjetor

By: Nertila
24 December 2025 at 17:02

Përqendrimi i shpenzimeve publike në muajin dhjetor me gati një të katërtën e buxhetit është shndërruar në problem kronik.

Të dhënat e sotshme nga Ministria e Financave tregojnë se në përfundim të 11 mujorit shpenzimet buxhetor arritën në 638,6 miliardë lekë ose 77 për qind e totalit vjetor.

Në muajin dhjetor mbeten për tu shpenzuar 193 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë që janë  sa 23 5 e buxhetit total të këtij viti.

Bie ritmi i grumbullimit te të ardhurave

Në nëntor grumbulluan 59,5 miliardë lekë me rritje vjetore 4% duke shfaqur ngadalësim.  Për periudhën Janar-Nëntor 2025 të ardhurat totale arritën në rreth 687.7 miliardë lekë  një realizim në masën 99 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 39.7 miliardë lekë më shumë ose 6.1 % më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në shumën 453.2 miliardë lekë, 36.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 8.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në vlerën 218.2 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024, një realizim në masën 98.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore për vitin 2025.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë 144.2 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë realizuar në shumën 63.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në shumën 1.8 miliardë lekë, një realizim prej 95.7 % kundrejt planit të periudhës Janar- Nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në vlerën 8.6 miliardë lekë, 455 milionë lekë ose 5.6% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 235 miliardë lekë, 27.5 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë, 8.9 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024, dhe me realizim në shumën prej 2.3 miliardë lekë ose 3.7% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Nëntor 2025 janë në shumën 22.4 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 52.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë, ose 3% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë në shumën 75.9 miliardë lekë, 15.8 miliardë lekë ose 26.2% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani i periudhës Janar-Nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 42.7 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 3.2% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 917 milionë lekë ose 2.2% më shumë se plani i periudhës.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 163.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 100.5% të planit të periudhës.

Shpenzimet, 1 e pesta e buxhetit ne dhjetor

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 638.6 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 91% e planit të periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar rreth 11% për qind më i lartë ose rreth 62.2 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 77.4% të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 76.8% e planit vjetor sipas Aktit Normativ Nr. 10, datë 08.10.2025.

Shpenzimet korente, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 561 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.5% më i lartë ose rreth 48.5 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente u realizuan në rreth 96% të planit vjetor.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 76.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 20% më i lartë ose rreth 12.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale u realizuan në rreth 65.2% të planit vjetor.

The post Anomalia, 23% e buxhetit 2025 shpenzohet në dhjetor appeared first on Revista Monitor.

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

24 December 2025 at 14:41

Kursi i këmbimit Euro-Lek po shfaq tendenca të mëtejshme në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit në treg ka ofertë të shtuar të valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të monedhës europiane.

Rënia vjetore e kursit ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.

Megjithatë, ecuria më e stabilizuar e kursit gjatë këtij viti i detyrohet më shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë sesa forcave të tregut.

Nga informacionet e deritanishme, Banka Qendrore ka kryer blerje të mëdha të valutës edhe gjatë vitit 2025. Deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove, ndërsa për vitin 2024 kishte blerë 933 milionë euro të tjera. Në mungesë të ndërhyrjeve të bankës së Shqipërisë kursi i këmbimit të monedhës europiane me siguri do të kishte arritur nivele edhe më të ulëta në raport me Lekun.

NdĂ«rkohĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« rrisĂ« mĂ« tej blerjet e planifikuara tĂ« valutĂ«s nĂ« tregun e brendshĂ«m pĂ«r vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon tĂ« blejĂ« pĂ«rmes ankandeve 330 – 450 milionĂ« euro, me objektiv rritjen e rezervĂ«s valutore. Objektivi i blerjeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me projeksionet nĂ« intervalin 270-350 milionĂ« euro tĂ« parashikuar pĂ«r vitin 2025.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

MegjithatĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« argumenton se synimi i ndĂ«rhyrjeve tĂ« saj nuk ka Ă«shtĂ« mbrojtja e ndonjĂ« niveli tĂ« caktuar tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, por amortizimi i shpejtĂ«sisĂ« sĂ« ndodhjes sĂ« kĂ«tij fenomeni. PĂ«rmbushja e kĂ«tij objektivi u gjykua e dobishme, sepse cektĂ«sia e tregut tĂ« brendshĂ«m valutor ishte premisĂ« pĂ«r njĂ« volatilitet tĂ« shtuar tĂ« kursit dhe – nĂ« raste ekstreme -potencialisht edhe pĂ«r shmangie tĂ« tij nga fondamentet. MegjithatĂ«, sipas BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, kjo ndĂ«rhyrje nuk cenon regjimin valutor tĂ« kursit tĂ« lirĂ« tĂ« aplikuar nĂ« ShqipĂ«ri.

Një ndikim shtesë në forcimin e Lekut edhe këtë vit ka luajtur politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare, karakterizuar nga një suficit i gjerë buxhetor. Për 10-mujorin 2025, ky suficit arriti vlerën e pothuajse 49 miliardë lekëve. Siç ka ndodhur rregullisht në vitet e fundit, pritet që deficiti buxhetor të shpenzohet i gjithi në ditët e fundit të dhjetorit. Kjo mund të sjellë një ringritje të përkohshme të kursit të Euros gjatë ditëve në vazhdim.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

The post Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit appeared first on Revista Monitor.

SHBA shtyn njoftimin për tarifat ndaj çipave kinezë deri në 2027

By: Megi Dumi
24 December 2025 at 14:15

Administrata e presidentit Donald Trump deklaroi se do tĂ« vendosĂ« tarifa mbi importet kineze tĂ« gjysmĂ«pĂ«rçuesve, pĂ«r shkak tĂ« asaj qĂ« e cilĂ«soi si pĂ«rpjekje “tĂ« paarsyeshme” tĂ« Pekinit pĂ«r tĂ« dominuar industrinĂ« e çipave, por se zbatimi i kĂ«tij vendimi do tĂ« shtyhet deri nĂ« qershor tĂ« vitit 2027.

Norma e tarifave do tĂ« shpallet tĂ« paktĂ«n 30 ditĂ« pĂ«rpara hyrjes nĂ« fuqi, sipas dokumentit zyrtar, i cili pason njĂ« hetim njĂ«vjeçar mbi praktikat e padrejta tregtare, sipas nenit “Section 301”, lidhur me eksportet kineze tĂ« çipave “legacy”, ose tĂ« teknologjisĂ« mĂ« tĂ« vjetĂ«r, drejt SHBA-sĂ«. Ky hetim ishte nisur nga administrata e ish-presidentit Joe Biden.

“Synimi i KinĂ«s pĂ«r dominim nĂ« industrinĂ« e gjysmĂ«pĂ«rçuesve Ă«shtĂ« i paarsyeshĂ«m dhe rĂ«ndon ose kufizon tregtinĂ« e SHBA-sĂ«, ndaj Ă«shtĂ« i dĂ«nueshĂ«m,” deklaroi PĂ«rfaqĂ«suesi i TregtisĂ« i SHBA-sĂ« nĂ« njoftimin zyrtar.

Ambasada kineze nĂ« Uashington shprehu kundĂ«rshtimin e saj ndaj çdo tarife. “Politizimi, instrumentalizimi dhe shndĂ«rrimi nĂ« armĂ« i çështjeve tĂ« tregtisĂ« dhe teknologjisĂ«, si dhe destabilizimi i zinxhirĂ«ve globalĂ« industrialĂ« dhe tĂ« furnizimit, nuk i sjell dobi askujt dhe nĂ« fund do tĂ« kthehet mbrapsht,” thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ«. “Ne do tĂ« marrim tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r tĂ« mbrojtur me vendosmĂ«ri tĂ« drejtat dhe interesat tona legjitime.”

Ky veprim, i cili ruan mundësinë e Trump për të vendosur këto detyrime doganore, synon të ulë tensionet me Pekinin, në një kohë kur Kina ka vendosur kufizime mbi eksportet e metaleve të rralla, nga të cilat varen kompanitë globale të teknologjisë dhe mbi të cilat Kina ka kontroll të madh.

Si pjesë e negociatave me Kinën për të shtyrë këto kufizime, Uashingtoni ka shtyrë gjithashtu një rregull që do të kufizonte eksportet amerikane të teknologjisë drejt njësive të kompanive kineze tashmë të futura në lista të zeza. Po ashtu, ka nisur një rishikim që mund të çojë në dërgesat e para drejt Kinës të çipave të dytë më të fuqishëm të inteligjencës artificiale të Nvidias, pavarësisht shqetësimeve serioze të disa zyrtarëve kundër Kinës në SHBA, të cilët frikësohen se këta çipa mund të forcojnë kapacitetet ushtarake të Kinës.

Industria e çipave po pret gjithashtu vendimin e administratës mbi një hetim shumë më të gjerë për tarifat ndaj importeve globale të gjysmëpërçuesve.

Ky hetim, sipas nenit “Section 232” mbi sigurinĂ« kombĂ«tare, mund tĂ« sjellĂ« tarifa shtesĂ« jo vetĂ«m pĂ«r çipat kinezĂ«, por edhe pĂ«r njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« pajisjesh elektronike qĂ« i pĂ«rmbajnĂ« ato, nga tĂ« gjitha vendet. MegjithatĂ«, zyrtarĂ« amerikanĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« privatisht se kĂ«to tarifa mund tĂ« mos vendosen sĂ« shpejti.

Ndërkohë, administrata Biden kishte vendosur tashmë një tarifë shtesë prej 50% mbi gjysmëpërçuesit kinezë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2025. / Reuters

The post SHBA shtyn njoftimin për tarifat ndaj çipave kinezë deri në 2027 appeared first on Revista Monitor.

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

24 December 2025 at 14:00

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.

Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.

Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.

Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.

NĂ« qarqe tĂ« tjera si Elbasani, Fieri, DurrĂ«si dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i pĂ«rhapur, me rreth 35–40% tĂ« familjeve tĂ« pĂ«rfshira. NĂ« kĂ«to zona, raporti mes emigrantĂ«ve jashtĂ« dhe atyre tĂ« kthyer Ă«shtĂ« mĂ« i balancuar, duke reflektuar njĂ« kombinim tĂ« migrimit tĂ« vazhdueshĂ«m dhe rikthimeve graduale, shpesh tĂ« lidhura me moshĂ«n, investimet nĂ« banesa apo hapjen e aktiviteteve tĂ« vogla ekonomike.

Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.

Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.

Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.

Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./ B.Hoxha

 

The post Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% appeared first on Revista Monitor.

Dhjetë zbulimet shkencore që kanë ndryshuar botën në 25 vitet e fundit

By: Megi Dumi
24 December 2025 at 13:16

Në çerekshekullin e fundit, shkenca ka përjetuar një hov të jashtëzakonshëm, duke sjellë zbulime që deri pak vite më parë konsideroheshin të pamundura.

Nga deshifrimi i ADN-së njerëzore dhe revolucionet në mjekësinë gjenetike, te vëzhgimi i vrimave të zeza dhe zbulimi i planetëve të largët, kërkimi shkencor ka ndryshuar mënyrën si kuptojmë jetën, shëndetin dhe universin.

Këto përparime jo vetëm kanë shpëtuar miliona jetë dhe kanë përmirësuar cilësinë e tyre, por kanë hapur edhe horizonte të reja për dekadat që vijnë, duke treguar se investimi në shkencë mbetet një nga motorët kryesorë të përparimit njerëzor.

Pikërisht këto dhjetë zbulime përfaqësojnë arritjet më të rëndësishme dhe më të kuptueshme të kësaj periudhe, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe në mënyrën si e shohim botën.

  1. Harta e ADN-së njerëzore (Human Genome Project)
    Për herë të parë u deshifrua i gjithë kodi gjenetik i njeriut, duke hapur rrugën për diagnostikim më të saktë, mjekësi të personalizuar dhe trajtime gjenetike për sëmundje të rënda.
  2. CRISPR – “gĂ«rshĂ«rĂ«t” e ADN-sĂ«
    Teknologjia që lejon prerjen dhe rregullimin e gjeneve me saktësi të madhe, duke mundësuar shërime gjenetike, përmirësim të kulturave bujqësore dhe trajtime për sëmundje të rralla.
  3. Vaksinat mRNA dhe revolucioni në shëndetësi
    Vaksinat kundër Covid-19 shpëtuan miliona jetë dhe hapën një epokë të re për parandalimin e infeksioneve dhe trajtimin e disa formave të kancerit.
  4. AlphaFold dhe inteligjenca artificiale në biologji
    IA arriti të parashikojë formën e proteinave, një problem i pazgjidhur për dekada, duke përshpejtuar zhvillimin e barnave dhe kërkimin mjekësor.
  5. Terapia CAR-T kundër kancerit
    Qelizat imune të pacientit modifikohen gjenetikisht për të luftuar kancerin, me norma shumë të larta shërimi për disa forma të rënda të sëmundjes.
  6. Zbulimi i grimcës Higgs
    Konfirmoi një teori themelore të fizikës dhe shpjegoi pse grimcat kanë masë, duke forcuar modelin standard të universit.
  7. Valët gravitacionale
    PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« u “dĂ«gjua” pĂ«rplasja e vrimave tĂ« zeza, duke hapur njĂ« mĂ«nyrĂ« krejt tĂ« re pĂ«r tĂ« studiuar universin.
  8. Teleskopi James Webb
    Na ka dhënë pamjet më të hershme të universit, ka zbuluar galaktika shumë të vjetra dhe ka analizuar atmosferat e planetëve jashtë sistemit diellor.
  9. Zbulimi i mijëra planetëve të tjerë (ekzoplanetë)
    U vërtetua se planetët janë të zakonshëm në galaktikë dhe u rritën shanset për të gjetur botë potencialisht të banueshme.
  10. Ndryshimet klimatike: nga teori në prova direkte
    Shkenca tani mund të lidhë drejtpërdrejt valët e të nxehtit, përmbytjet dhe zjarret ekstreme me ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu.

25 vitet e fundit tregojnĂ« se kĂ«rkimi bazĂ«, edhe kur duket “pa pĂ«rdorim tĂ« menjĂ«hershĂ«m”, mund tĂ« ndryshojĂ« rrĂ«njĂ«sisht mjekĂ«sinĂ«, energjinĂ« dhe mĂ«nyrĂ«n si kuptojmĂ« jetĂ«n dhe universin. / NatGeo, Shqip.al

The post Dhjetë zbulimet shkencore që kanë ndryshuar botën në 25 vitet e fundit appeared first on Revista Monitor.

FMN: “Paqja Fiskale” minon progresin nĂ« administrimin fiskal

24 December 2025 at 13:16

MarrĂ«veshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerĂ«simin preferencial tĂ« pasqyrave financiare, rrezikon tĂ« minojĂ« progresin e mĂ«parshĂ«m nĂ« administrimin dhe pajtueshmĂ«rinĂ« tatimore, vlerĂ«soi Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tare nĂ« deklaratĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se  pas konsultimit e marrĂ«veshjes me ShqipĂ«rinĂ«.

Fondi vlerësoi se, reformat e brendshme në kohë janë thelbësore për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të mbyllur boshllëqet reformuese me BE-në.

ÇelĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« do tĂ« jetĂ« ruajtja e amortizatorĂ«ve fiskalĂ« pĂ«rmes mobilizimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tĂ« ardhurave, ruajtja e stabilitetit tĂ« çmimeve dhe atij financiar pĂ«rmes politikĂ«s monetare fleksibile dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« mjeteve prudenciale, si dhe avancimi i reformave gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se nĂ« kapitalin njerĂ«zor, tregjet e punĂ«s dhe qeverisjen.

Rritja e nxitur nga turizmi dhe perspektivat makroekonomike të Shqipërisë pritet të mbeten të forta. Pas një mesatareje prej 4.3 për qind në periudhën pas pandemisë, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 për qind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros.

Rreziqet për perspektivën janë zhvendosur në rënie për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm. Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave dhe pasiguria e zgjatur mund të ndikojnë te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme.

Nëse qeveria shqiptare nuk tregohet e kujdesshme me shpenzimet publike, vendi përballet me sfida fiskale nga ndryshimet demografike, shpenzimet për mbrojtjen dhe shpenzimet që lidhen me klimën, veçanërisht përtej vitit 2030, lajmëroi FMN.

Për të ruajtur amortizatorët fiskalë, stafi rekomandon reforma të të ardhurave që favorizojnë rritjen, duke përmirësuar shpenzimet tatimore, duke modernizuar sistemet e taksës së pronës dhe duke përmirësuar administrimin tatimor. Këto ndërhyrje duhet të shoqërohen me përmirësime në cilësinë e shpenzimeve dhe transparencën fiskale, argumenton Fondi.

Fondi cilësoi se, Banka e Shqipërisë duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj kushteve në zhvillim të tregut, ndërsa blerjet e valutave duhet të kufizohen në adresimin e luhatjeve jo-themelore.

Me pritjet për inflacionin dhe inflacionin bazë afër objektivit, norma aktuale e politikës monetare prej 2.5 për qind dhe qëndrimi i politikës monetare afër neutralit janë të përshtatshme.

Megjithatë, BSH-ja duhet të përshtasë shpejt qëndrimin e saj monetar, duke përfshirë edhe nëse efektet e raundit të dytë nga rritja e pagave janë më të forta se sa pritej. Meqenëse mbiçmimi i qëndrueshëm i kursit të këmbimit nxitet kryesisht nga themelet, BSH-ja duhet të lejojë fleksibilitet më të madh dhe të mbështetet në normat e interesit për stabilitetin e çmimeve. Objektivat e linjës së kreditit të subvencionuar nga banka qendrore mund të arrihen më mirë përmes politikave fiskale të synuara dhe duke trajtuar çështjet themelore strukturore.

Dobësitë nga ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj, ekspozimet ndaj valutave dhe sovranëve, si dhe rritja e shpejtë e kreditimit për pasuri të paluajtshme kërkojnë monitorim vigjilent dhe hartim politikash proaktive dhe prudenciale.

FMN sugjeroi se nevojiten reforma gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« ringjallur produktivitetin dhe pĂ«r tĂ« nxitur konvergjencĂ«n e tĂ« ardhurave me BE-nĂ«. Politikat duhet tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e aftĂ«sive pĂ«rmes mbulimit mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« trajnimeve dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« arsimit, krijimin e vendeve tĂ« punĂ«s me cilĂ«si tĂ« lartĂ«, rritjen e produktivitetit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« firmave dhe pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit tĂ« biznesit pĂ«rmes reformave tĂ« mĂ«tejshme tĂ« qeverisjes. Legjislacioni mĂ« i fortĂ« parandalues ​​dhe monitorimi i pĂ«rmirĂ«suar i administratĂ«s publike janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r pĂ«rpjekjet kundĂ«r korrupsionit, ndĂ«rsa pavarĂ«sia operacionale dhe burimet e SPAK-ut duhet tĂ« mbrohen.

The post FMN: “Paqja Fiskale” minon progresin nĂ« administrimin fiskal appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e varur nga importet, Kosova me 469.9 milionë euro deficit tregtar në nëntor

24 December 2025 at 12:58

Deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 469,9 milionë euro gjatë muajit nëntor 2025, duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Krahasuar me një vit më parë, eksportet shënuan rënie prej 9,5%, ndërsa importet ranë për 1,6%.

Në strukturën e eksporteve, peshën më të madhe e kishin metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 20,3%, të pasuara nga produktet minerale (15,4%), plastika dhe goma (11,2%), ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (11,1%), si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,2%).

Partnerët tregtarë kryesorë

Eksportet e Kosovës vazhdojnë të orientohen kryesisht drejt vendeve të rajonit dhe BE-së.

Shqipëria zë vendin e parë me 20.4% të eksporteve,

Zvicra me 10.6%,

Gjermania me 8.3%,

Maqedonia e Veriut me 7.9%.

Nga ana tjetër, importet dominohen nga:

Gjermania me 11.7%,

Turqia me 10.9%,

Serbia me 8.4%,

Kina me 7.2%.

Ndërkohë, importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

Sa i përket tregtisë me Bashkimin Evropian, eksportet e Kosovës drejt vendeve të BE-së arritën në 26,6 milionë euro, ose 30,3% të eksporteve totale, duke shënuar rënie prej 20,9%.

Partnerët kryesorë të eksportit në BE ishin Gjermania, Italia dhe Holanda.

Importet nga BE-ja kapën vlerën 240,3 milionë euro, apo 43,1% të importeve të përgjithshme, me rënie prej 0,9%.

Eksportet me vendet e CEFTA-s arritën në 42,8 milionë euro, ose 48,8% të eksporteve totale, me rënie prej 6,1%.

Partnerët kryesorë në këtë grup ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, importet nga CEFTA shënuan rritje prej 6,2%, duke arritur në 76,5 milionë euro.

Eksportet drejt vendeve të tjera arritën në 18,3 milionë euro, ose 20,9%, ku Zvicra dhe Turqia ishin partnerët kryesorë. Importet nga këto vende kapën vlerën 240,8 milionë euro, me Turqinë dhe Kinën si burimet kryesore të importit.

ÇfarĂ« eksporton dhe importon Kosova mĂ« shumĂ«?

Eksportet përbëhen kryesisht nga:

Metale bazë dhe artikuj prej tyre (20,3%),

Produkte minerale (15,4%),

Plastika dhe goma (11,2%),

Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan (11,1%),

Artikuj të ndryshëm të prodhuar (10,2%),

Makineri dhe pajisje elektrike (6,4%).

Importet dominohen nga pajisjet dhe ushqimet

Në anën tjetër, importet kryesore përbëhen nga:

Makineri dhe pajisje elektrike (13,3%),

Ushqime, pije dhe duhan (13,1%),

Produkte minerale (13,0%),

Mjete transporti (12,4%),

Metale bazë dhe artikuj prej tyre (9,1%)..

 

The post Ekonomia e varur nga importet, Kosova me 469.9 milionë euro deficit tregtar në nëntor appeared first on Revista Monitor.

Furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit, Ujësjellësi i Durrësit tender për zonat me probleme

24 December 2025 at 12:45

Ujësjellësi i Durrësit parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë euro, të ndërhyjë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona me boshllëqe të theksuara në pjesën turistike të Gjirit të Lalëzit.

Procedura e çelur kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ«nvizon se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« projekt “çelĂ«sa nĂ« dorĂ«â€, i cili pĂ«rfshin tĂ« gjitha fazat, nga projekt-ideja deri te zbatimi i plotĂ«.

“Projekti ‘Furnizimi me ujĂ« i zonĂ«s sĂ« Gjirit tĂ« LalĂ«zit’ Ă«shtĂ« bazuar nĂ« nevojĂ«n pĂ«r sigurimin e njĂ« furnizimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« vazhdueshĂ«m me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r popullsinĂ« e zonĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« fshatin FushĂ«-Draç dhe zonat turistike, si dhe nĂ« domosdoshmĂ«rinĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kapacitetit dhe funksionalitetit tĂ« rrjetit ekzistues tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit.

Ky projekt synon tĂ« adresojĂ« boshllĂ«qet nĂ« linjat kryesore dhe shpĂ«rndarĂ«se, si dhe tĂ« garantojĂ« presion optimal dhe debit tĂ« mjaftueshĂ«m nĂ« tĂ« gjitha nyjet e rrjetit”, thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

Po ashtu, specifikohet se për realizimin e projekt-idesë dhe projektit të plotë të zbatimit është parashikuar një periudhë 30-ditore nga data e lidhjes së kontratës, ndërsa afati për kryerjen e punimeve të ndërtimit do të jetë 5 muaj nga data e lirimit të sheshit të ndërtimit.

Në dokumentacionin shoqërues, Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës argumenton se kjo ndërhyrje synon sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për popullsinë dhe zonat turistike, përmes kompletimit dhe rritjes së kapacitetit të rrjetit ekzistues.

Projekti parashikon pĂ«rmirĂ«simin e eficiencĂ«s dhe menaxhimit tĂ« sistemit, reduktimin e humbjeve, garantimin e sigurisĂ« dhe standardeve tĂ« ujit, si dhe rritjen e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« rrjetit pĂ«r t’u pĂ«rballur me nevoja aktuale dhe zhvillime tĂ« ardhshme urbane e turistike.

The post Furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit, Ujësjellësi i Durrësit tender për zonat me probleme appeared first on Revista Monitor.

“Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«, u rrit me vetĂ«m 1.25% nĂ« T III

24 December 2025 at 11:30

Me turisttët që sa vijnë e bëhen më koprracë dhe popullsinë vendase që është tkurrur për shkak të emigracionit, bizneset vendase ankohen për konsum të dobët edhe në kulmin e sezonit të verës, çka bëri që shumë mallrat tu mbeteshin stok.

Ky perceptim i tyre tashmë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT.

Turizmi “zhgĂ«njen” nĂ« konsum, kompanive u mbeten produktet stok

Sipas INSTAT Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 1,25 %, në tremujorin e tretë 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në kontrast, konsumi final i qeverisë u rrit me 7,72 %.

Shifrat e INSTAT japin një panoramë krejt të ndryshme nga të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë për shpenzimet e të huajve në Shqipëri, sipas bilancit të pagesave.

Sipas bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Shifrat e rritjes së ndjeshme të publikuara nga Banka e Shqipërisë nuk janë në linjë me deklarimet e operatorëve turistikë, që thonë se turistët që vijnë në Shqipëri po shpenzojnë gjithnjë e më pak, apo me kompanitë e mëdha shpërndarëse dhe prodhuese që thanë se u mbeti malli stok për shkak se prodhuan shumë në pritje të konsumit të lartë nga turizmi, por u zhgënjyen.

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë prodhimi i brendshëm bruto i vendit u rrit me 3.75%, por të dhënat e detajuara tregojnë që ekonomia reale, pra bizneset, ndikuan vetëm në 34% të kësaj performance, ndërsa efekti tjetër erdhi nga administrata publike dhe taksat neto.

Kjo ecuri e dobët e bizneseve shpjegon dhe rritjen minimale të konsumit në një periudhë kur supozohet që ekonomia merr një stimul për shkak të shtimit të lëvizjeve në sezonin e verës dhe të turistëve.

Burimi: Instat

The post “Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«, u rrit me vetĂ«m 1.25% nĂ« T III appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

24 December 2025 at 11:05

Ndonëse ekonomia ka përshpejtuar lehtë ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, të dhënat e INSTAT tregojnë se sërish, ashtu si në 2024-n përmirësimi ka ardhur nga efekti i administratës publike, përmes rritjes së pagave në shtet dhe nga taksat neto mbi produktet.

Sektorët e tjerë tradicionale që kanë mbështetur rritjen janë tregtia e akomidimi, të lidhur me turizmin, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Bujqësia dhe industria vijojnë të jenë në territor negative.

Sipas njoftimit të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,75 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024.

E matur sipas sektorĂ«ve, ekonomia reale Ă«shtĂ« rritur vetĂ«m me 1.31%, ndĂ«rsa kontributi tjetĂ«r ka ardhur nga “Administrata publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sia” me +1,68 pikĂ« pĂ«rqindje dhe Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikĂ« pĂ«rqindje. Si rrjedhojĂ«, sipĂ«rmarrja private ka sjellĂ« vetĂ«m 35% tĂ« rritjes ekonomike nĂ« 9 mujorin 2025, duke pasur njĂ« tendencĂ« tĂ« pĂ«rkeqĂ«suar nga 2024-a, kur kontributi ishte 49%.

 

“Rikthim nĂ« socializĂ«m”; Bie biznesi, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« 30 vjet, shteti po mban nĂ« kĂ«mbĂ« ekonominĂ«

 

Sipas INSTAT, Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike në tremujorin e tretë 2025 paraqitet si më poshtë:

“Administrata publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sia” me +1,68 pikĂ« pĂ«rqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe ShĂ«rbim ushqimor” me +0,62 pikĂ« pĂ«rqindje, “Aktivitete tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme” me +0,50 pikĂ« pĂ«rqindje, “NdĂ«rtimi” me +0,48 pikĂ« pĂ«rqindje, “Aktivitete profesionale dhe ShĂ«rbime administrative” me +0,15 pikĂ« pĂ«rqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,21 pikĂ« pĂ«rqindje, “Arte, argĂ«tim dhe çlodhje; aktivitete tĂ« tjera shĂ«rbimi” me +0,08 pikĂ« pĂ«rqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe tĂ« Sigurimit” me +0,01 pikĂ« pĂ«rqindje.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,48 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “BujqĂ«si, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,26 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikĂ« pĂ«rqindje.

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sisia” shĂ«noi rritje prej 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri tĂ«

Paluajtshme” me njĂ« rritje prej 10,55 %. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shĂ«noi rritje prej 10,40 %,

aktiviteti i “NdĂ«rtimit” shĂ«noi njĂ« rritje prej 4,75 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argĂ«tim dhe çlodhje dhe aktivitete tĂ« tjera shĂ«rbimi” shĂ«noi rritje prej 4,13 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe ShĂ«rbim ushqimor” shĂ«noi njĂ« rritje prej 2,62 %. Grupi “Aktivitete profesionale dhe ShĂ«rbime administrative” shĂ«noi rritje me 2,11 %, dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe tĂ« Sigurimit” shĂ«noi njĂ« rritje prej 0,65 %.

Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe UjĂ«â€ shĂ«nuan rĂ«nie prej 4,75 % dhe “BujqĂ«si, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1,73 %.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 5,39 %.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,09 %.

Me rritje pozitive u vlerĂ«suan: grupi “Arte, argĂ«tim dhe çlodhje, aktivitete tĂ« tjera shĂ«rbimi” me 5,15 %, grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 5,13 %, grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 4,31 %, “Aktivitete profesionale dhe ShĂ«rbime administrative” me 4,28 %, grupi “Aktiviteti i AdministratĂ«s Publike, Arsimit dhe ShĂ«ndetĂ«sisĂ«â€ me 3,64 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe ShĂ«rbim ushqimor” me 0,87 % dhe grupi “Aktiviteti i Pasurive tĂ« Paluajtshme” me 1,49 %.

NdĂ«rsa, me rĂ«nie u vlerĂ«suan: “Aktiviteti i IndustrisĂ«, EnergjisĂ« dhe Ujit” me 5,11 %, “Aktiviteti i NdĂ«rtimit” me 1,90 %, dhe grupi “BujqĂ«si, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,51 %.

“Taksat Neto” mbi produktet shĂ«nuan rritje me 3,26 %.

“Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«, u rrit me vetĂ«m 1.25% nĂ« T III

 

The post Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, prekin minimum të ri që nga maji 2022

24 December 2025 at 10:00

Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.44%, nga 2.49% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Nga 6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkuar nga investitorët në ankand arriti në afërsisht 7 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese të pranuara rezultoi 41.17%.

Yield-i i bonove 12-mujore ka prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2022. Madje, në raport me normën normën bazë të interesit, spread-i bonove ka prekur një minimum historik, me 0.06 pikë përqindje poshtë këtij treguesi.

Edhe ankandet e fundit të vitit po konfirmojnë tendencën për yield-e shumë të ulëta të titujve afatshkurtër të qeverisë shqiptare. Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me gjendjen e lartë të likuiditetit në treg, uljen e primeve të rrezikut dhe reduktimin e kërkesës së qeverisë për borxh në tregun e brendshëm financiar.

Shuma e programuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m, (duke pĂ«rfshirĂ« edhe rifinancimet e instrumenteve tĂ« maturuar) nĂ« tremujorin e fundit tĂ« kĂ«tij viti ishte nĂ« ulje me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretĂ« dhe me 4.6% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Edhe projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel relativisht të ulët huamarrjeje, ndërsa Banka e Shqipërisë në opinionin e saj për këtë projektbuxhet shprehet se fokusimi i huamarrjes në tregun e brendshëm ndihmon në reduktimin e ekspozimit të buxhetit të shtetit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, ndërkohë që është i mbështetur edhe me kushtet e mira financiare në tregun vendas.

Vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m do tĂ« jetĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me atĂ« tĂ« parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Rënia e yield-eve të bonove, sidomos të atyre 12-mujore, ndikon direkt edhe në normat e interesit të kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase janë të ndërtuara zakonisht mbi ecurinë e bonove 12-mujore, plus një marzh fiks interesi, rënia e yield-eve reflektohet edhe në norma më të ulëta të interesit të kredive.

Kreditimi i ekonomisë ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, i mbështetur sidomos nga kreditimi i individëve, si për qëllime, konsumi, ashtu edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat relativisht të ulëta të interesit janë një faktor që po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë. / E,Shehu

Burimi: BSH

The post Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, prekin minimum të ri që nga maji 2022 appeared first on Revista Monitor.

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

24 December 2025 at 00:03

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

NĂ« vitin 2024, mediana rritet mĂ« tej, nga 55,200 lekĂ« nĂ« 58,000 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2025 arrin nĂ« mbi 63,000–63,456 lekĂ«, duke treguar njĂ« pĂ«rshpejtim tĂ« ritmit tĂ« rritjes sĂ« pagave nĂ« segmentin e mesĂ«m dhe sidomos nĂ« administratĂ«n publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj appeared first on Revista Monitor.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

24 December 2025 at 00:02

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës.

Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë.

Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Ecuria e 11 mujorit

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia.

Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« saj shĂ«noi rritje 6 pĂ«r qind kĂ«tĂ« 11 mujor nĂ« raport me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 2024./ N.Maho

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on Revista Monitor.

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

24 December 2025 at 00:01

Nga janari 2026 do tĂ« nisĂ« zbatimi i ligjit “PĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale”.

Bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« takimin me sipĂ«rmarrjen pĂ«r paketĂ«n fiskale 2026 tha se kĂ«rkesa e biznesit pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale me administratĂ«n tatimore pasi tĂ« shqyrtohet nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore.

“KĂ«rkesa pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale do tĂ« bĂ«het online pĂ«rmes sistemit e-Tax nga subjektet, tĂ« cilat mĂ« pas do t’i marrĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve, do t’i shqyrtojĂ« dhe mĂ« pas do t’i delegojĂ« drejtorisĂ« rajonale tatimore. MegjithatĂ« edhe udhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se nĂ« funksion tĂ« zbatimit tĂ« ligjit do tĂ« dalin shumĂ« shpejt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« detajojĂ« procedurĂ«n se si do tĂ« bĂ«het marrĂ«dhĂ«nia e paqes fiskale”, pohoi ministri Malaj.

Ligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.

GjatĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje me afat 1 vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri 2 herĂ«), biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit, t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur. Pra biznesi nuk do tĂ« parapaguajĂ« njĂ« tatim tĂ« çfarĂ«doshĂ«m, por qĂ« do tĂ« llogaritet mbi bazĂ«n e tatueshme e pĂ«rbĂ«rĂ« nga fitimi i tatueshĂ«m i vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus 18% rritje. NĂ«se fitimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus njĂ« marzh shtesĂ« prej 18%), mbi kĂ«tĂ« shtesĂ« do tĂ« paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja që propozohet nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%

Në këmbim të kësaj marrëveshje, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./ D.Azo

 

Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

 

The post Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 23 December 2025Ekonomi

Sejko në takimin me mediat: Komunikimi, element kyç për besimin e bankës qendrore

23 December 2025 at 16:33

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e komunikimit të qartë, të saktë dhe profesional në një mjedis ekonomik dhe financiar gjithnjë e më kompleks, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me median është thelbësor për transparencën dhe mirëkuptimin publik të politikave të bankës qendrore.

“Komunikimi i besueshĂ«m dhe profesional Ă«shtĂ« njĂ« element kyç pĂ«r ndĂ«rtimin e besimit dhe pĂ«r funksionimin e njĂ« banke qendrore moderne,” u shpreh Guvernatori Sejko, duke nĂ«nvizuar se media ka njĂ« rol tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« shpjegimin e vendimmarrjes monetare dhe financiare.

Guvernatori u ndal gjithashtu në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025, duke theksuar se ajo ka vijuar të shfaqë rritje të qëndrueshme, një treg pune të fortë dhe inflacion të ulët, në kushtet e një mjedisi të jashtëm të pasigurt. Në këtë kontekst, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, duke synuar një ekuilibër të qëndrueshëm mes kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.

“Vendimet tona kanĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve dhe tĂ« bizneseve, ndaj transparenca dhe shpjegimi i tyre mbeten njĂ« prioritet i vazhdueshĂ«m pĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko iu referua edhe 100-vjetorit të krijimit të Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment historik për institucionin dhe një mundësi reflektimi mbi rolin e bankës qendrore në ndërtimin e shtetit, ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe forcimin e besimit publik. Ai theksoi se ky përvjetor ka shërbyer si një platformë komunikimi dhe transparence me publikun, duke lidhur trashëgiminë institucionale me sfidat dhe prioritetet e së ardhmes.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të medias në luftën kundër dezinformimit financiar, ku Guvernatori e cilësoi median profesionale si një partnere të rëndësishme në rritjen e kulturës ekonomike dhe financiare në vend. Ai nënvizoi se dialogu i hapur dhe kritik me gazetarët dhe analistët kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe të besueshmërisë institucionale, elemente thelbësore këto për stabilitetin ekonomik afatgjatë.

NjĂ« pjesĂ« e veçantĂ« e aktivitetit iu kushtua ndarjes sĂ« Çmimit tĂ« Guvernatorit pĂ«r DiplomĂ«n mĂ« tĂ« MirĂ« pĂ«r vitin 2025, si dĂ«shmi e angazhimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r nxitjen e kĂ«rkimit shkencor dhe ekselencĂ«s akademike. KĂ«tĂ« vit, nĂ« kĂ«tĂ« konkurs aplikuan 38 studentĂ« me punime universitare dhe master, qĂ« trajtonin tema me rĂ«ndĂ«si pĂ«r politikĂ«bĂ«rjen ekonomike dhe financiare nĂ« vend.

Çmimi i ParĂ« iu akordua studentes Guina ShkĂ«mbi, nga Frankfurt School of Finance and Management, pĂ«r temĂ«n e masterit “The Current Road to SEPA: Assessing Compliance Challenges and Economic Impact in Albania”. Studimi analizon pĂ«rfitimet ekonomike tĂ« integrimit nĂ« SEPA, sfidat rregullatore dhe operative, si dhe nivelin e pĂ«rputhshmĂ«risĂ« sĂ« sistemeve tĂ« pagesave nĂ« ShqipĂ«ri me standardet evropiane, duke ofruar rekomandime konkrete pĂ«r pĂ«rshpejtimin e kĂ«tij procesi.

Çmimi i DytĂ« iu akordua studentes Eva Billa, nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i TiranĂ«s, pĂ«r temĂ«n “Efektet e PolitikĂ«s Monetare nĂ« tĂ« Ardhurat nga Puna nĂ« ShqipĂ«ri”. Studimi vlerĂ«son ndikimin e politikĂ«s monetare mbi tĂ« ardhurat nga puna gjatĂ« periudhĂ«s 2014–2024 dhe ndihmon nĂ« kuptimin e mekanizmit tĂ« transmetimit tĂ« politikĂ«s monetare nĂ« tregun e punĂ«s.

Çmimi i TretĂ« iu akordua studentes Eris Hoti, nga King’s College London, MSc Financial Policy and Regulation, pĂ«r temĂ«n “Bank Size and Competition in Albania: Evidence from the Panzar and Rosse Model”. Teza analizon konkurrencĂ«n nĂ« sektorin bankar shqiptar dhe evidenton dallimet nĂ« sjelljen konkurruese sipas madhĂ«sisĂ« sĂ« bankave.

 

 

 

 

The post Sejko në takimin me mediat: Komunikimi, element kyç për besimin e bankës qendrore appeared first on Revista Monitor.

Bankat qendrore kryesore në 2025 nisën lehtësimin më të madh që nga kriza financiare

23 December 2025 at 14:50

Bankat qendrore kryesore kanë realizuar ulje të normave të interesit në vitin 2025 me ritmin më të shpejtë dhe në shkallën më të madhe që nga kriza financiare, ndërsa lehtësimi i politikës monetare nga vendimmarrësit në vendet në zhvillim u përshpejtua gjithashtu.

Nëntë nga bankat qendrore që mbikëqyrin 10 monedhat më të tregtuara në botë ulën normat e tyre bazë të kreditimit në vitin 2025, konkretisht Rezerva Federale e SHBA-së, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, por edhe Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Suedia, Norvegjia dhe Zvicra.

Ato realizuan gjithsej 850 pikë bazë ulje përmes 32 uljeve të normave këtë vit, numri më i madh i uljeve që nga viti 2008 dhe shkalla më e madhe e lehtësimit që nga viti 2009.

Kjo shënon një përmbysje të fortë krahasuar me vitet 2022 dhe 2023, kur politikëbërësit rritën normat për të luftuar inflacionin, ndërsa çmimet e energjisë u rritën pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Japonia ishte përjashtimi këtë vit, duke rritur normat dy herë.

Disa analistë presin që viti 2026 të sjellë një ndryshim të madh, duke vënë në dukje se muajt e fundit kanë treguar tashmë një ndryshim të qartë toni nga disa banka qendrore të vendeve të G10-ës, veçanërisht Kanadaja dhe Australia, duke ngritur mundësinë e rikthimit të rritjeve të normave të interesit.

“Ne mendojmĂ« se BQE-ja do t’i rrisĂ« normat vitin e ardhshĂ«m dhe se Banka Qendrore e AustralisĂ« (RBA) dhe Banka e KanadasĂ« (BOC) do t’i afrohen kĂ«saj,” tha James Rossiter, drejtues i strategjisĂ« globale makro nĂ« TD Securities.

Ndërkohë, Rezerva Federale përballet me ndërthurje të ndryshme të dinamikave të tregut të punës dhe inflacionit.

“GjatĂ« vitit 2025 patĂ«m kĂ«tĂ« dinamikĂ« ku nĂ« çdo mbledhje tĂ« Fed-it ose do tĂ« qĂ«ndronim nĂ« vend ose do tĂ« ulnim normat; nuk po diskutonim kurrĂ« pĂ«r rritje,” tha Luis Oganes, drejtues i kĂ«rkimit global makro nĂ« JPMorgan.

“Por gjatĂ« vitit 2026 kjo ka shumĂ« gjasa tĂ« ndryshojĂ« dhe, veçanĂ«risht nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit, do tĂ« ketĂ« pak mĂ« shumĂ« rrezik nga tĂ« dyja anĂ«t.”

Ngadalësimi i ritmit të lehtësimit u bë gjithashtu i dukshëm në të dhënat mujore. Nga nëntë bankat qendrore që u mblodhën në dhjetor, vetëm Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë ulën normat, ndërsa Japonia i rriti ato.

Në vendet në zhvillim, uljet e normave vazhduan me ritëm të shpejtë në dhjetor.

Tetë banka qendrore nga një kampion i Reuters me 18 ekonomi në zhvillim, nga të cilat 14 mbajtën mbledhje këtë muaj, realizuan 350 pikë bazë ulje, Turqia, Rusia, India, Meksika, Tajlanda, Filipinet, Polonia dhe Kili.

Ky shtytje e fundit e çoi totalin vjetor të vitit 2025 në ekonomitë në zhvillim në 3.085 pikë bazë lehtësimi përmes 51 lëvizjeve, dukshëm më shumë se 2.160 pikët bazë të realizuara në vitin 2024 dhe përpjekja më e madhe lehtësuese që të paktën nga viti 2021. / Euronews

The post Bankat qendrore kryesore në 2025 nisën lehtësimin më të madh që nga kriza financiare appeared first on Revista Monitor.

Kurum International do investojë 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër

23 December 2025 at 14:32

Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. njoftojnë se kanë nënshkruar zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane.

Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë së çelikut.

Drejtori i FinancĂ«s i Kurum International, Z. Arif Shkalla u shpreh se: “Kjo ditĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne pasi kemi arritur tĂ« firmosim njĂ« partneritet strategjik, njĂ« kontratĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne, pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« fabrike totalisht tĂ« re pĂ«r prodhimin e çelikut nĂ« qytetin e Elbasanit me njĂ« vlerĂ« investimi prej 150 milionĂ« euro. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« EuropĂ« futet koncepti MIDA nĂ« kĂ«tĂ« industri e cila bazohet nĂ« çelik tĂ« gjelbĂ«r e cila do te sjellĂ« nje zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r ambjentin i cili ka emetim zero tĂ« karbonit nĂ« atmosferĂ«. Ky projekt nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« investim industrial por Ă«shtĂ« njĂ« angazhim i qartĂ« pĂ«r zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, modernizim teknologjik dhe vlerĂ« afatgjatĂ«. Me ndĂ«rtimin e impiantit te parĂ« MIDA nĂ« EuropĂ«, ShqipĂ«ria forcon pozicionin e saj strategjik dhe do tĂ« jetĂ« konkurruese nĂ« njĂ« tĂ« ardhme europiane qĂ« na pret nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt.”

Me realizimin e këtij projekti, Shqipëria do të bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun europian të çelikut të gjelbër. Teknologjia MIDA mundëson efikasitet të lartë energjetik, reduktim të ndjeshëm të ndikimit mjedisor dhe standarde të avancuara prodhimi, në përputhje me politikat europiane për dekarbonizimin e industrisë.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«rfaqesuesi i Danieli Group, Z. Federico Rocchetti, vuri theksin nĂ« faktin qĂ« impianti qĂ« Kurum ka pĂ«rzgjedhur, implementohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« EuropĂ«. “Ky koncept i ri nĂ« prodhimin e celikut pĂ«r ndĂ«rtim, ul ndjeshĂ«m konsumin e energjisĂ«, minimizon emetimet e karbonit, duke plotĂ«suar kushtet dhe garantuar parametrat mjedisore perfekt pĂ«r çertifikimin si çelik i gjelbĂ«r, pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike tĂ« rajonit tĂ« Elbasanit, duke rijetĂ«suar industrinĂ« shqiptare”, u shpreh ai.

Kryetari BashkisĂ« Elbasan, Gledian Llatja, nĂ« fjalĂ«n e tij pĂ«rshĂ«ndetĂ«se, tha: “Ne si bashki po lidhim kontratat klimatike ku KURUM sĂ« bashku me biznese tĂ« tjera nĂ« zonen industriale janĂ« ndĂ«r tĂ« parat me tĂ« cilat kemi filluar diskutimet prej vitit 2021, tĂ« cilat patĂ«n njĂ« qasje positive pĂ«r ndryshimin e teknologjisĂ«.”

Për këtë projekt totali i investimit është rreth 150 milionë Euro, duke arritur kapacitetin e prodhimin vjetor në afër një milion ton hekur ndërtimi dhe produktet e tjera të celikut. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj dhe me vënien në punë të kësaj fabrike të re, do të rikthehen eksportet e çelikut shqiptar në rajon, duke synuar tregjet europiane së bashku me udhëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

Investimi pritet të kontribuojë ndjeshëm në modernizimin industrial, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit me vlerë të shtuar dhe forcimin e zinxhirit industrial vendas. Njëkohësisht, projekti përforcon rolin e Elbasanit si qendër industriale strategjike dhe rrit atraktivitetin e Shqipërisë për investime të avancuara dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit, thuhet në njoftimin për shtyp.

The post Kurum International do investojë 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër appeared first on Revista Monitor.

“BIE SHTETI ONLINE”, nuk kryhet dot asnjĂ« veprim, bizneset: Kjo Ă«shtĂ« e patolerueshme

23 December 2025 at 14:17

Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve online, po ashtu dhe individët.

NdonĂ«se tashmĂ« kemi dhe Ministren e Shtetit pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale, me emrin “Diella”, qĂ« vepron nĂ« formĂ« virtuale, dhe ShqipĂ«ria doli nĂ« lajmet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r kĂ«tĂ« risi, realiteti Ă«shtĂ« krejt ndryshe.

Në orën 14.00 nëse hap faqen e E-Albania, faqja hapet normalisht, por nëse kërkon të bësh një shërbim, faqja del e padisponueshme.

Bizneset ankohen se prej disa ditësh nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe kjo është një situatë e patolerueshme.

NĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB) nuk bĂ«hen dot aplikime pĂ«r regjistrim tĂ« shoqĂ«rive tĂ« reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), sistemi “self care” pĂ«rmes tĂ« cilat nxirren faturat punon me vĂ«shtirĂ«si, ose nuk punon fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nuk janë funksionale.

Ngarkesë me SelfCare dhe e-Albania, sistemi bëhet funksional pas orës 16.00

Nga kjo situatĂ« janĂ« prekur dhe individĂ«t. ËshtĂ« e pamundur tĂ« bĂ«sh rezervim pĂ«r pasaportĂ« e karta pasi sistemi i gjendjes civile nuk punon fare (nw E-Albania njoftohet qw Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Gjendjes Civile gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme do tĂ« realizojĂ« njĂ« operacion mirĂ«mbajtjeje dhe pĂ«rmirĂ«simi tĂ« sistemit elektronik tĂ« saj dhe kjo mund tw ndikojw te shwrbimet). Kjo ka ndikuar dhe bizneset, qĂ« nuk arrijnĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r raportet e pĂ«rfitimeve afat shkurtra pĂ«r punonjĂ«sit si raporte barrĂ« lindje.

“RĂ«nia e njĂ«kohshme ose mosfunksionimi i sistemeve kryesore online tĂ« shĂ«rbimeve pĂ«r biznesin, si e-Albania, QKB dhe SelfCare, pĂ«rbĂ«n njĂ« shqetĂ«sim serioz pĂ«r funksionimin normal tĂ« aktivitetit ekonomik dhe marrĂ«dhĂ«nien e bizneseve me administratĂ«n publike apo e profesionistĂ«ve me klientĂ«t e tyre”, thotĂ« Julian Saraçi, ekspert fiskal.

“KĂ«to platforma janĂ« sot infrastruktura bazĂ« pĂ«r regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe pĂ«rmbushje detyrimesh ligjore. NdĂ«rprerja e tyre, qoftĂ« edhe e pĂ«rkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesĂ« pĂ«r bizneset dhe profesionistĂ«t e lirĂ«, tĂ« cilĂ«t varen pothuajse tĂ«rĂ«sisht nga shĂ«rbimet digjitale. Fenomeni ngre pikĂ«pyetje jo vetĂ«m mbi qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« teknike tĂ« sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativĂ« qĂ« duhet tĂ« aktivizohen nĂ« raste tĂ« tilla”, shton ai.

Në këtë kontekst, bizneset vlerësojnë si të domosdoshme:
‱ transparencĂ« mĂ« tĂ« madhe mbi shkaqet e ndĂ«rprerjeve dhe kohĂ«zgjatjen e tyre;
‱ forcimin e sigurisĂ«, qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« dhe redundancĂ«s sĂ« sistemeve digjitale;
‱ parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike tĂ« afateve ligjore nĂ« raste mosfunksionimi tĂ« platformave;
‱ komunikim tĂ« qartĂ« dhe nĂ« kohĂ« me pĂ«rdoruesit, pĂ«r tĂ« shmangur pasigurinĂ« dhe keqinterpretimet.

“Digjitalizimi Ă«shtĂ« njĂ« arritje e rĂ«ndĂ«sishme, por ai kĂ«rkon investim tĂ« vazhdueshĂ«m, testim rigoroz dhe qasje serioze ndaj riskut operacional. Ne inkurajojmĂ« institucionet pĂ«rgjegjĂ«se qĂ« ta trajtojnĂ« kĂ«tĂ« çështje me prioritet, nĂ« dialog me komunitetin e biznesit dhe profesionistĂ«ve, pĂ«r tĂ« garantuar shĂ«rbime publike digjitale tĂ« besueshme, funksionale dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”, thotĂ« Saraçi.

The post “BIE SHTETI ONLINE”, nuk kryhet dot asnjĂ« veprim, bizneset: Kjo Ă«shtĂ« e patolerueshme appeared first on Revista Monitor.

Tender 2.5 mln euro për 3-katëshin në Zall Herr, ku do vendoset Komanda e Shtabit të Forcës Tokësore

23 December 2025 at 13:31

Në një distancë prej 9.3 kilometrash nga kryeqyteti do të ndërtohet një strukturë trekatëshe, e cila do të shërbejë për akomodimin e Komandës së Shtabit të Forcës Tokësore, me një kosto prej rreth 2.5 milionë euro, ose të paktën kaq është fondi limit.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i përzgjedhur për të qenë autoritet kontraktor për këtë procedurë, në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik jep detaje mbi këtë investim.

“Zona pĂ«r tĂ« cilĂ«n realizohet ky studim ndodhet nĂ« Zall Herr, TiranĂ«, nĂ« njĂ« largĂ«si prej 9.3 km nga qendra e qytetit. QĂ«llimi i projektit: hartimi i kĂ«tij projekti synon tĂ« sigurojĂ« ambiente komode dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r njĂ« institucion tĂ« tillĂ«â€, thuhet nĂ« dokument.

Të njëjtat specifikojnë edhe mënyrën e organizimit të kateve dhe funksionet që do të kryejnë ato.

Konkretisht, kati zero, apo pĂ«rdhesi, Ă«shtĂ« kati ku ndodhet hyrja kryesore e objektit. Ambientet i dedikohen kryesisht zyrave; gjithashtu, nĂ« kĂ«tĂ« kat do tĂ« ketĂ« edhe njĂ« sallĂ« tĂ« madhe mbledhjesh. Planimetria e katit pĂ«rdhe parashikon njĂ« holl tĂ« madh, i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« edhe pĂ«r mbledhje ceremoniale. Ky kat ka njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 800 mÂČ.

(Kati +1) Ă«shtĂ« i organizuar gjithashtu me zyra. NĂ« kĂ«tĂ« kat, nĂ« anĂ«n e majtĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« ndarje e disa ambienteve qĂ« do tĂ« funksionojnĂ« si tĂ« veçanta. Pozicioni i zyrĂ«s sĂ« komandantit Ă«shtĂ« parashikuar nĂ« anĂ«n veriore, me pamje nga sheshi. Ky kat ka njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 800 mÂČ.

Kati i dytĂ« (Kati +2), ashtu si katet +1 dhe 0, Ă«shtĂ« i organizuar me zyra nĂ« funksion tĂ« objektit. Po ashtu, nĂ« çdo kat, sa i pĂ«rket flukseve dhe lĂ«vizjeve vertikale, parashikohet njĂ« bllok shkallĂ«sh dhe njĂ« shkallĂ« antizjarr me dalje nga ana e djathtĂ« e objektit, si dhe grupet e nyjeve higjieno-sanitare, tĂ« ndara sipas gjinisĂ«. Ky kat ka njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 800 mÂČ.

The post Tender 2.5 mln euro për 3-katëshin në Zall Herr, ku do vendoset Komanda e Shtabit të Forcës Tokësore appeared first on Revista Monitor.

❌
❌