❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 February 2026Ekonomi

Projekti 80 mln euro për ujin, BB: Progres mesatarisht i kënaqshëm, u disbursuan 28.68 mln euro

13 February 2026 at 11:00

Banka Botërore bëri një vlerësim të fundit për Programin i Modernizimit të Sektorit të Ujit dhe Kanalizimeve në Shqipëri i financuar nga kjo e fundit me rreth 80.1 milionë euro përmes IBRD dhe një granti shtesë prej 6.3 milionë dollarësh.

Në raportin e publikuar progresi tërësor vlerësohet si mesatarisht i kënaqshëm duke vënë theksin tek aspektet që kanë pasur ecuri të mirë dhe ato që paraqesin nevojë për përmirësim.

Referuar statusit të zbatimit të hartuar nga ekipi i Bankës disa prej komponentëve kanë shënuar nivel të mirë disbursimi teksa për të tjerët përqendrimi do të jetë në dy vitet e ardhshme.  Kështu DLI 1 është arritur plotësisht dhe është disbursuar e gjithë shuma prej 9 milionë eurosh, pas miratimit të instrumenteve të financimit sektorial dhe udhëzimeve të bazuara në performancë.

DLI 2 Ă«shtĂ« pjesĂ«risht i arritur, me 6.26 milionĂ« euro tĂ« disbursuara (28% e alokimit), ndĂ«rsa disbursimet kryesore priten nĂ« vitet fiskale 2026–2028.

DLI 3, që lidhet me përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të sektorit, është gjithashtu pjesërisht i arritur, me 5.85 milionë euro të disbursuara (65%), ndërsa arritja e plotë pritet gjatë vitit 2026.

DLI 4, qĂ« mat vazhdimĂ«sinĂ« e furnizimit me ujĂ« (minimumi 18 orĂ« nĂ« zona urbane), nuk ka gjeneruar ende disbursime pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« verifikimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« presionit tĂ« ujit. Prokurimi i pajisjeve matĂ«se Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r fillim tĂ« vitit 2026, me disbursime tĂ« parashikuara nĂ« 2027–2028.

DLI 5, që lidhet me lidhjet e reja funksionale për familjet, ka disbursuar 2.8 milionë euro (16%), ndërsa pjesa më e madhe e fondeve pritet të lëvrohet në dy vitet e fundit të programit.

Raporti thekson se komponenti i grantit/IPF po ecën më ngadalë se parashikimi, ndonëse disa aktivitete janë përfunduar, përfshirë angazhimin e agjencisë së verifikimit të pavarur dhe auditimet e eficiencës së energjisë në disa njësi rajonale. Projekti, i miratuar në maj 2022 dhe me afat përfundimi në dhjetor 2027, synon përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare të ujësjellësve, si dhe rritjen e aksesit në shërbime të sigurta të furnizimit me ujë./ N.Maho

 

The post Projekti 80 mln euro për ujin, BB: Progres mesatarisht i kënaqshëm, u disbursuan 28.68 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Be kritikon Google për reklamat në kërkim, shqetësime për konkurrencë të pandershme

13 February 2026 at 10:15

Google, pjesë e konglomeratit teknologjik Alphabet, po përballet me një valë të re shqetësimesh antitrust nga Komisioni Evropian, në lidhje me mënyrën se si kompania vendos çmimet për reklamimet në shfletuesin e saj të kërkimit. Regulatorët evropianë i kanë dërguar një letër reklamuesve ku theksojnë shqetësimin se ankandet e reklamave për Google Search mund të jenë duke çuar në çmime më të larta të pasakta, në dëm të reklamuesve dhe konkurrencës së lirë në tregun dixhital.

Në letrën, që është dërguar biznesve që përdorin sistemin e reklamimit të Google, Komisioni nxjerr në pah shqetësimet se kompania mund të jetë duke rritur në mënyrë artificiale çmimin e ankandeve për reklamët, duke dëmtuar aksesin e reklamuesve të vegjël dhe mesëm në ankande më të favorshme dhe duke dobësuar konkurrencën. Rregullatorët i kanë dhënë reklamuesve kohë deri më 2 mars për të dërguar reagimet e tyre, ndërsa organet evropiane vazhdojnë monitorimin e praktikave të tregut.

Google dominon tregun global të reklamave online me shifra miliarda dollarë, dhe sipas një zëdhënësi të kompanisë, çmimet e reklamave përcaktohen nga një ankand në kohë reale që synon të shfaqë reklama sa më relevante bazuar në konkurrencë dhe cilësinë e reklamave. Google gjithashtu vlerëson se sistemi i tij ndihmon bizneset e vogla të konkurojnë kundrejt markave të mëdha dhe qëmban internetin të lirë për përdoruesit.

NdĂ«rkohĂ«, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit Evropian ka theksuar se nuk Ă«shtĂ« hapur njĂ« hetim i formalizuar deri mĂ« tani, por se autoritetet “vĂ«zhgojnĂ« praktikat e mundshme antikonkurente nĂ« tĂ« gjitha sektorĂ«t dhe janĂ« gati tĂ« nisin hetime kur ka prova konkrete pĂ«r kĂ«tĂ« sjellje”. Kjo deklaratĂ« tregon qartĂ« se autoritetet po kalojnĂ« nga faza e shqetĂ«simit nĂ« njĂ« kontroll mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« mĂ«nyrĂ«s se si kompanitĂ« kryesore tĂ« teknologjisĂ« funksionojnĂ« brenda tregut njĂ«qind pĂ«r qind konkurrues tĂ« Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim vjen pak kohë pasi Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Google për manipulim të ankandeve të reklamave me formula që favorizojnë interesat e kompanisë, duke ngritur tensione ndërmjet rregullatorëve amerikanë dhe atyre evropianë mbi mënyrën e trajtimit të gigantëve amerikanë të teknologjisë. Dëmet financiare eventuale për Google mund të jenë të konsiderueshme nëse Komisioni arrin të provoje se praktikat shkelin rregullat e konkurrencës, përfshirë edhe gjoba që arrijnë deri në një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave globale të kompanisë nën rregulloret antitrust të Bashkimit Evropian.

Shfaqja e kësaj letre dhe kërkesa për reagime sinjalizojnë një rritje të presionit të BE-së ndaj kompanive të mëdha teknologjike që operojnë në tregun e brendshëm, një lëvizje që pasqyron tendencën e vazhdueshme të rregullatorëve evropianë për të riformësuar mënyrën se si funksionon ekonomia dixhitale globale dhe për të mbrojtur konkurrencën e ndershme në epokën e dominimit të pak kompanive./ REUTERS

The post Be kritikon Google për reklamat në kërkim, shqetësime për konkurrencë të pandershme appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria rritet vetëm në Tiranë, 7 qarqe drejt shuarjes natyrore

13 February 2026 at 10:00

Megjithë rënien e fortë të lindjeve, shtesa natyrore e vendit mbeti në territor pozitiv në vitin 2025 pasi vdekjet pësuan tkurrje më të fortë.

Shifrat e fundit të INSTAT mbi shtesën natyrore të popullsisë (lindjet minus vdekjet) dëshmojnë për një krizë demografike që po godet më fort qytetet jashtë aksit Tiranë-Durrës.

Edhe pse në nivel kombëtar shtesa natyrore paraqitet me një trend rritës, ky rezultat është tërësisht i kushtëzuar nga pesha e madhe që zë kryeqyteti, ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit vdekjet i kanë tejkaluar lindjet.

Tirana mbulon krizën e rretheve

Qarku i Tiranës vazhdon të jetë i vetmi bastion i fuqishëm demografik në vend, me një shtesë natyrore pozitive prej 3,803 lindje më shumë se vdekje vitin e kaluar. Në kryeqytet është përqendruar popullsia në moshë riprodhuese të ardhura nga qarqet e tjera për mundësi më të mira pune dhe arsimimi.

Pas saj, renditet Durrësi me një shtesë modeste prej 501 personash, i ndjekur nga Kukësi (+213) dhe Dibra (+125), zona këto që historikisht kanë pasur norma më të larta lindshmërie, megjithëse edhe atje rritja po ngadalësohet.

Lezha ndodhet në pragun kritik të qëndrueshmërisë me një shtesë pothuajse zero (+4).

Juglindja dhe Jugu nĂ« “infarkt” demografik

Situata në lidhje me shtesën natyrore ndryshon rrënjësisht kur analizohet pjesa tjetër e vendit. Shumica e qarqeve kryesore të Shqipërisë, 7 prej tyre, rezultojnë me shtesë natyrore negative, duke konfirmuar se vdekshmëria po mposht lindshmërinë.

Qarku i Korçës mban rekordin negativ me -742 lindje se vdekjet, shifër që tregon një plakje të shpejtë të popullsisë. Fieri, dikur një nga qarqet më të populluara, vijon me shtesë natyrore negative -497. Qyteti bregdetar i Vlorës regjistron një humbje natyrore prej -454, ndërsa Berati ndodhet në kuotën -348 lindje më pak se vdekje.

Gjirokastra po shkon drejt një tkurrjeje të pandalshme me shtesë natyrore negative -323, ndërsa Shkodra, pavarësisht madhësisë së saj, shënon -247. Edhe qyteti industrial i Elbasanit ka kaluar në territor negativ me -120. Emigrimi masiv i të rinjve ka lënë pas një popullsi të moshuar, ku vdekshmëria është e lartë dhe vullneti për të krijuar familje të reja është i ulët për shkak të pasigurisë ekonomike në periferinë e vendit.

Nëse ky trend vazhdon, brenda dekadës së ardhshme, shumë prej këtyre qarqeve do të përballen me mungesë akute të krahut të punës dhe me një rënie të mëtejshme të shërbimeve bazë, duke e kthyer Tiranën në qytet-shtet në një vend që po shuhet në mënyrë natyrale.

The post Shqipëria rritet vetëm në Tiranë, 7 qarqe drejt shuarjes natyrore appeared first on Revista Monitor.

Kompensim nga DIVA, do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

12 February 2026 at 23:03

Ema, punonjëse në një media, kur bëri deklarimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore për vitin 2025 i rezultoi një vlerë prej 3,172 lekësh si tatim i mbipaguar.

Ajo u habit, sepse nuk kishte plotësuar që ka fëmijë dhe vitet e tjera ky zë ( kolona 57-tatim i mbipaguar)[1] gjithmonë i kishte rezultuar me zero. Edhe një kolegeje të saj, (pa fëmijë) i doli tatim i mbipaguar një shumë prej 1500 lekësh.

Çdo individ qĂ«, pas plotĂ«simit dhe dorĂ«zimit tĂ« DIVA-s, rezulton me tatim tĂ« mbipaguar, ka tĂ« drejtĂ« tĂ« pĂ«rfitojĂ« kompensim apo rimbursim, pavarĂ«sisht nĂ«se ka fĂ«mijĂ« apo jo dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« risi qĂ« po zbatohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kĂ«tĂ« vit. MĂ« herĂ«t, individĂ«ve nuk u dilte tatim i mbipaguar.

Përveç individëve që kanë në ngarkim fëmijë nën 18 vjeç dhe përfitojnë zbritjen prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë si edhe deri në 100 mijë lekë për shpenzimet arsimore, kompensim do të përfitojnë edhe ata individë që nuk kanë fëmijë në ngarkim, por që nga rillogaritja vjetore e tatimit rezultojnë me mbipagesë.

Rozana Çelmeta, drejtore e procesit tĂ« biznesit nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” ndĂ«r tĂ« tjera sqaroi se tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« pas plotĂ«simit tĂ« DeklaratĂ«s Individuale tĂ« tĂ« Ardhurave Vjetore (DIVA 2025) rezultojnĂ« me tatim tĂ« mbipaguar, kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r rimbursimin e shumĂ«s.

Zonja Çelmeta nĂ«nvizoi se tatimi i mbipaguar pĂ«r kĂ«tĂ« individĂ« vjen pasi, kĂ«tĂ« vit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, tatimi mbi tĂ« ardhurat nga punĂ«simi rillogaritet mbi bazĂ« vjetore dhe jo mujore. Si rezultat i kĂ«saj rillogaritjeje, njĂ« pjesĂ« e individĂ«ve mund tĂ« rezultojnĂ« me mbipagesĂ« tatimore, nĂ« varĂ«si tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« tĂ« ardhurave gjatĂ« vitit dhe tatimit tĂ« mbajtur nga punĂ«dhĂ«nĂ«si.

NĂ«se pas plotĂ«simit tĂ« DIVA, nĂ« rubrikĂ«n pĂ«rkatĂ«se tĂ« “tatimit tĂ« mbipaguar” shfaqet vlerĂ« pozitive, individi ka tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« rimbursimin e kĂ«saj shume.

“ParashikojmĂ« qĂ« nĂ« total tĂ« jenĂ« rreth 200 mijĂ« individĂ« qĂ« do tĂ« dorĂ«zojnĂ« DeklaratĂ«n Individuale tĂ« tĂ« Ardhurave Vjetore. Shtimi i numrit tĂ« tyre nuk Ă«shtĂ« i lidhur vetĂ«m me risinĂ« e aplikimit tĂ« kompensimit pĂ«r shpenzimet e arsimit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r arsyet e shtimit tĂ« deklaruesve, por jo e vetmja.

Për herë të parë këtë vit aplikohet parimi i të ardhurave vjetore. Përveç zbritjeve dhe përfitimeve që individët do të kenë për numrin e fëmijëve në ngarkim apo për shpenzimet arsimore, ata do të kenë mundësinë të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi.

Pra, për herë të parë këtë vit kemi të bëjmë me parimin vjetor të llogaritjes së tatimit për të ardhurat. Përveç individëve që do të aplikojnë për zbritjen e shpenzimeve arsimore për fëmijët apo zbritjen nga baza tatimore për fëmijët në ngarkim, do të jenë edhe individët që kanë mbipaguar tatim, pasi ka ndryshuar parimi i rillogaritjes së tatimit për të ardhurat.

Rillogaritja e tatimit kryhet mbi bazë vjetore të të ardhurave dhe jo mbi bazë mujore, siç ka qenë vitin e kaluar. Rillogaritja bëhet në Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore.

GjatĂ« vitit, tĂ« ardhurat nga punĂ«simi deklarohen mbi bazĂ« mujore nĂ« listĂ«pagesĂ«, ndĂ«rsa pĂ«rllogaritja vjetore nĂ« DIVA bĂ«het pasi plotĂ«sohet vlera e tĂ« ardhurave totale nga punĂ«simi. ParaplotĂ«sohen automatikisht zbritjet e lejuara sipas kufirit tĂ« tĂ« ardhurave dhe nĂ« deklaratĂ« llogaritet tatimi qĂ« u takon kĂ«tyre tĂ« ardhurave pĂ«r t’u paguar.

Nga tatimi i rillogaritur zbritet tatimi i paguar gjatĂ« vitit dhe, duke qenĂ« se pĂ«rllogaritja bĂ«het mbi bazĂ«n e tĂ« ardhurave vjetore, mund tĂ« rezultojĂ« qĂ« individi, nĂ« varĂ«si tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« tĂ« ardhurave dhe tatimit tĂ« paguar gjatĂ« vitit, tĂ« dalĂ« me rezultat zero, mbipagesĂ« (pĂ«r tĂ« cilĂ«n ka tĂ« drejtĂ« tĂ« bĂ«jĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim), ose detyrim pĂ«r pagesĂ«, pra qĂ« i detyrohet t’i kthejĂ« shumĂ«n tatimeve. Kjo varet nga shpĂ«rndarja e tĂ« ardhurave gjatĂ« vitit dhe tatimi i paguar”, nĂ«nvizoi zonja Çelmeta.

Si aplikohet për rimbursim dhe kompensim; Dokumentacioni

Drejtoresha e drejtorisĂ« sĂ« procesit tĂ« biznesit nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve Rozana Çelmeta tha ndĂ«r tĂ« tjera se tĂ« drejtĂ«n pĂ«r aplikimin pĂ«r kompensim apo rimbursim e kanĂ« tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« pasi kanĂ« plotĂ«suar DIVA rezultojnĂ« me tatim tĂ« mbipaguar. Aplikimi pĂ«r kompensim do tĂ« bĂ«het nĂ« llogarinĂ« e tyre e-Filing.

“Si fillim te “e-Filing Im”, do tĂ« klikohet mbi rubrikĂ«n “Profili im” nĂ« modulin “Detajet e BankĂ«s” do tĂ« plotĂ«sohet formulari me tĂ« dhĂ«nat e kĂ«rkuara, qĂ« nga emri i bankĂ«s (e dhĂ«nĂ« qĂ« listohet nga sistemi) dhe pĂ«rzgjidhet nga deklaruesi, IBAN qĂ« plotĂ«sohet manualisht, lloji i monedhĂ«s qĂ« pĂ«rzgjidhet sipas alternativave tĂ« llojit tĂ« monedhĂ«s sĂ« llogarisĂ« bankare tĂ« deklaruar, dhe te e vlefshme do tĂ« shĂ«nohet data e hapjes sĂ« llogarisĂ« bankare.

PĂ«r tĂ« krijuar çështje si kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim, do tĂ« klikohet mbi modulin “e-Filing Im”, duke pĂ«rzgjedhur â€œĂ‡Ă«shtjet e mia” mbi tĂ« cilin do tĂ« klikohet.

MĂ« pas do tĂ« dalĂ« moduli Lloji i Çështjes (ku tĂ« mundĂ«son 4 opsione zgjedhjeje), por do tĂ« klikohet mbi opsion e dytĂ« me emrin Pyetje tĂ« PĂ«rgjithshme, pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« çështje tĂ« re.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).

KĂ«rkesa do tĂ« plotĂ«sohet me pĂ«rshkrimin: “UnĂ«, (emĂ«r, mbiemĂ«r), me numĂ«r identifikimi (
), paraqes kĂ«rkesĂ«n pĂ«r rimbursim/kompensim tĂ« tatimit tĂ« mbipaguar sipas DIVA.”

Sipas saj për rastet kur pasi është plotësuar DIVA dhe deklaruesi nuk ka vendosur manualisht numrin e fëmijëve, përveç kërkesës për rimbursim do të deklarohen edhe të dhënat e bankës, përfshirë numrin IBAN të llogarisë bankare. Në këtë rast deklaruesi nuk detyrimin për ngarkimin e certifikatës familjare.

Ndërsa aplikuesit për përfitim të kompensimit për arsimin e fëmijëve përveç kërkesës duhet të bashkëngjitë edhe dokumentacionin përkatës: Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare (IBAN); Certifikatën familjare; Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve dokumentet e pagesës, pra faturat e fiskalizuara të shpenzimeve për arsim për fëmijët për vitin 2025.

“Mund tĂ« ngarkohen edhe kontratat pĂ«r shkollĂ«n apo pĂ«r kopshtin si dokumente mbĂ«shtetĂ«se. Por vetĂ«m faturat e fiskalizuara tĂ« shpenzimeve si pĂ«r shkollĂ«n, kurset qĂ« ndjek qĂ« ndjek njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« shkollĂ« apo nĂ« sistemin parashkollor justifikojnĂ« shpenzimet arsimore”, u shpreh Çelmeta.

Afati për dorëzimin e DIVA është deri më 31 mars.

Pas këtij afati, administrata tatimore do të nisë verifikimin e kërkesave dhe dokumentacionit. Shpërndarja e kompensimit pritet të nisë në muajin Prill.

“Ligji parashikon qĂ« e drejta pĂ«r rimbursim nuk humbet pĂ«r 5 vite. NĂ«se individi nuk aplikon menjĂ«herĂ«, shuma e mbipaguar mbetet si tepricĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ«. ShpĂ«rndarja e rimbursimeve do tĂ« kryhet nĂ« disa faza, menjĂ«herĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« verifikimeve nga administrata tatimore”, shpjegoi drejtoresha e drejtorisĂ« sĂ« procesit tĂ« biznesit nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi këtë vit është plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve për arsim. Për përfitim kompensimi DIVA plotësohet nga të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave. / Dorina Azo

[1] Kolona 57 llogaritet si diferenca mes kolonës 38 (tatimi mbi të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit) dhe kolonës 37 (shuma e tatimit të llogaritur).

The post Kompensim nga DIVA, do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet appeared first on Revista Monitor.

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

12 February 2026 at 23:01

Struktura e shpenzimeve tĂ« familjeve shqiptare ka pĂ«suar ndryshime tĂ« dukshme nĂ« periudhĂ«n 2020–2025, duke reflektuar, rritjen e pasigurisĂ« financiare dhe transformimin e stilit tĂ« jetesĂ«s drejt shĂ«rbimeve digjitale dhe shpenzimeve mĂ« tĂ« domosdoshme.

INSTAT bëri në këtë fillim vit një rifreskim të mënyrës se si mat inflacionin. Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët po zhvendosin gradualisht prioritetet nga konsumi i mallrave dhe shërbimeve dytësore drejt sigurisë financiare dhe shërbimeve bazë.

Risi Ă«shtĂ« pĂ«rfshirja si kategori e re e shpenzimit “sigurimet financiare”, tĂ« cilat zĂ«nĂ« 1.5% tĂ« shpenzimeve totale mujore tĂ« familjeve. Kjo kategori nuk ka qenĂ« mĂ« parĂ« nĂ« grupet bazĂ« tĂ« matjeve. Kjo tendencĂ« lidhet me rritjen e ndĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r rreziqet ekonomike, pasiguritĂ« nĂ« tregun e punĂ«s dhe interesin nĂ« rritje pĂ«r produkte financiare mbrojtĂ«se, si sigurimet e jetĂ«s, sigurimet shĂ«ndetĂ«sore apo produktet e kursimit.

Rritje e dukshme është regjistruar edhe në shpenzimet për komunikim, të cilat janë shtuar nga 3.0 në 2020 në 3.6 në 2025, ose me 0.6 pikë %. Zgjerimi i përdorimit të internetit, shërbimeve online, platformave digjitale dhe paketave të komunikimit ka rritur peshën e kësaj kategorie në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, rënia më e fortë është regjistruar te kujdesi personal dhe mallrat e lidhura me të, të cilat janë tkurrur nga 5.6 në 4.5, ose me 1.1 pikë. Kjo sugjeron një reduktim të shpenzimeve për produkte dhe shërbime jo thelbësore, duke reflektuar një fokus më të madh në shpenzimet bazë.

Në rënie janë edhe shpenzimet për mobilie dhe pajisje shtëpiake, të cilat kanë zbritur nga 7.5 në 7.0, ose me 0.5 pikë, duke sinjalizuar frenim të investimeve në mallra afatgjata. Po ashtu, janë tkurrur edhe shpenzimet për argëtim dhe kulturë, nga 2.3 në 2.0 (-0.3 pikë), si dhe shërbimet arsimore, nga 3.4 në 3.0 (-0.3 pikë), duke reflektuar racionalizim të konsumit në kategori që nuk konsiderohen të domosdoshme në afat të shkurtër.

Rënie më e lehtë është regjistruar edhe në shpenzimet për shëndetin, nga 3.5 në 3.2 (-0.2 pikë), si dhe në ushqime dhe pije joalkoolike, nga 34.3 në 34.1 (-0.2 pikë), çka lidhet më shumë me ndryshimin e peshës relative të kategorive sesa me ulje reale të shpenzimeve në këto kategori.

Ndërkohë, shpenzimet për transport kanë shënuar rritje nga 6.1 në 6.4, ose me 0.3 pikë, të lidhur me kostot e karburanteve dhe shtimin e lëvizshmërisë. Një rritje më e lehtë është regjistruar edhe në kategorinë e qirasë, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse, nga 20.1 në 20.2 (+0.1 pikë), si dhe te pijet alkoolike dhe duhani, nga 4.9 në 5.0 (+0.1 pikë).

Shpenzimet për veshje dhe këpucë kanë shënuar një rënie të lehtë, nga 3.9 në 3.8 (-0.1 pikë), ndërsa shpenzimet për hotele, kafene dhe restorante kanë mbetur të pandryshuara në nivelin 5.7./ B.Hoxha

The post Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat appeared first on Revista Monitor.

Poliçan, një kompani private synon prodhimin e eksplozivëve civilë

12 February 2026 at 23:00

Një kompani private ka kërkuar autorizimet për të ngritur një linjë prodhimi eksplozivësh për përdorim civil në Poliçan.

Sipas dokumenteve tĂ« dorĂ«zuara pranĂ« autoriteteve, EXPLO-CHEM INDUSTRIES Shpk ka lidhur qĂ« nga gushti i vitit tĂ« kaluar njĂ« kontratĂ« qiraje me BashkinĂ« e Poliçanit, ndĂ«rsa aktiviteti do tĂ« zhvillohet nĂ« zonĂ«n “Ish Uzina Mekanike Zona B”.

Kompania shpjegon se linja e prodhimit synon të ulë varësinë e industrisë shqiptare nga importet e lëndëve plasëse, duke përfshirë përdorimin në minierat e kromit, hekurit dhe bakrit, hapjen e tuneleve, ndërtimin e puseve, si dhe prodhimin e materialeve ndërtimore si gur gëlqeror dhe dekorativ.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« krijojmĂ« njĂ« linjĂ« prodhimi plotĂ«sisht tĂ« licencuar dhe nĂ« pĂ«rputhje me ligjin shqiptar, pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kĂ«rkesat e rritura tĂ« ekonomisĂ« pĂ«r lĂ«ndĂ« plasĂ«se dhe mjete shpĂ«rthyese,” thuhet nĂ« dokumentin e dorĂ«zuar. Sipas kompanisĂ«, prodhimi nĂ« vend do tĂ« ulĂ« kostot e importit dhe do tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime pĂ«r ekonominĂ« lokale.

Kompania rezulton e regjistruar nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit gusht 2024. Sipas ekstraktit rezulton se ka si aksionerĂ« shtetasin Devrim GĂŒlsuna me 10 pĂ«r qind tĂ« aksioneve, Novak Cetkovic me 40 pĂ«r qind dhe EKSPLO-ALB me 50 pĂ«r qind.

Kayo dhe trashëgimia e Kombinatit Mekanik

Uzina e Poliçanit është pjesë edhe e projekteve të qeverisë përmes KAYO SH.A, një kompani shtetërore e themeluar në 2024 dhe e zotëruar plotësisht nga Ministria e Mbrojtjes. Kayo ka në objekt të aktivitetit ndër të tjera projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas faqes së saj zyrtare, Kayo ka trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzines së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzines Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan./ N.Maho

The post Poliçan, një kompani private synon prodhimin e eksplozivëve civilë appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 12 February 2026Ekonomi

Tatimet publikojnë linkun: Verifikoni a duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore

By: Ornela
12 February 2026 at 16:33

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim elektronik, përmes të cilit çdo qytetat mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar deklaratën vjetor të ardhurave individuale, të njohur si DIVA.

Kushdo mund të verifikojë menjëherë në Tax Test, shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, në faqen zyrtare:

https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave

Sipas njoftimit, Tax Test është shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2025.

I thjeshtë në përdorim, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij.

Tatimet sqarojnë individët se nuk është e nevojshme të vendoset emri i përdoruesit apo fjalëkalimi, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidencial, por dhe është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2025.

Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2025, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2026 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2025 janë ata individë që:

  • KanĂ« realizuar tĂ« ardhura bruto 1.200.000 lekĂ« ose mĂ« shumĂ« nga tĂ« gjitha burimet, jo vetĂ«m nga paga;
  • KanĂ« qenĂ« nĂ« mĂ« shumĂ« se 1 marrĂ«dhĂ«nie punĂ«simi gjatĂ« tĂ« paktĂ«n 1 muaji;
  • GjatĂ« vitit 2025 kanĂ« realizuar tĂ« ardhura mĂ« shumĂ« se 50.000 lekĂ«, pĂ«r tĂ« cilat nuk Ă«shtĂ« mbajtur tatim (shembull: QiradhĂ«nie pĂ«r individĂ« tĂ« paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).

Tatimet sqarojnë se edhe nëse nuk keni detyrim ligjor për deklarim, por plotësoni kushtet për të përfituar rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, duhet ta dorëzoni DIVA 2025 për të përfituar nga këto zbritje.

 

The post Tatimet publikojnë linkun: Verifikoni a duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore appeared first on Revista Monitor.

Vendosja e doganës së Kosovës në Durrës, rriten me 25% volumet e mallrave drejt Kosovës

12 February 2026 at 14:30

Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, priti Drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, duke konfirmuar partneritetin efikas mes dy doganave.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare theksoi se vendosja e Zyrave të Doganës së Kosovës pranë Doganave të Shqipërisë në Portin e Durrësit dhe Porto Romano ka rritur me 25% volumet e tregtisë nga portet e Shqipërisë drejt Kosovës.

Prania e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit u vlerësua nga të dy palët si një vlerë e shtuar strategjike, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në lehtësimin e procedurave doganore, rritjen e efikasitetit operacional dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset dhe operatorët ekonomikë në të dy anët e kufirit.

Në eksport, volumi i mallrave të eksportuara drejt Kosovës gjatë vitit 2025 u rrit me 6%, duke arritur mbi 1 milion e 21 mijë ton dhe ka zënë një peshë specifike prej 26.345% ndaj peshës totale të eksporteve tona drejt të gjitha vendeve. Kryesisht drejt Kosovës gjatë vitit 2025 janë eksportuar çimento, stuko xhami, stuko transplantimi, çimento me rezinë, përbërje stukuese dhe mastikë të tjera; mbushje që përdoren në piktura; preparate jo refraktare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane të brendshme apo të ngjashme me to, etj.

Në fjalën e tij, z. Beja theksoi se proceset e dixhitalizimit të shërbimeve doganore mbeten një prioritet strategjik për Administratën Doganore Shqiptare, pasi kontribuojnë në rritjen e transparencës, thjeshtimin e procedurave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj bizneseve. Ai nënvizoi se shkëmbimi elektronik i të dhënave dhe zhvillimi i sistemeve të përbashkëta dixhitale do të vijojnë të jenë në fokus, në funksion të përshpejtimit të proceseve, forcimit të kontrollit dhe luftës kundër paligjshmërisë.

Drejtori i Doganës së Kosovës vlerësoi se hapja e Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit përbën një arritje të jashtëzakonshme për ekonominë e Kosovës, pasi mundëson përpunim më të shpejtë të mallrave, kursen kohë dhe ul ndjeshëm kostot për bizneset, duke rritur konkurrueshmërinë e tyre dhe duke krijuar lehtësi konkrete për operatorët ekonomikë kosovarë.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, u theksua se procedurat e pĂ«rshpejtuara dhe funksionimi i pikĂ«s unike “One Stop Shop” nĂ« MorinĂ« kanĂ« ndikuar ndjeshĂ«m nĂ« rritjen e volumit tregtar mes ShqipĂ«risĂ« dhe KosovĂ«s, si dhe nĂ« rritjen e fluksit tĂ« pasagjerĂ«ve, duke reflektuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« lehtĂ«simin e lĂ«vizjes sĂ« mallrave dhe njerĂ«zve. LehtĂ«sitĂ« procedurale dhe ulja e kostove janĂ« ndjerĂ« konkretisht nga bizneset dhe tregtarĂ«t, çka ka sjellĂ« reduktim tĂ« kohĂ«s sĂ« pritjes, ulje tĂ« kostove financiare dhe rritje tĂ« shkĂ«mbimeve tregtare ndĂ«rmjet dy vendeve.

The post Vendosja e doganës së Kosovës në Durrës, rriten me 25% volumet e mallrave drejt Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

12 February 2026 at 13:28

Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe thatësirat.

Çmimet e vajit tĂ« ullirit pĂ«r konsumatorĂ«t u rritĂ«n ndjeshĂ«m vitet e fundit, duke u rritur me 78% midis 2022 dhe 2024.

NĂ« vitin 2025, ato ranĂ« me 23% nĂ« tĂ« gjithĂ« BE-nĂ«, rĂ«nia e parĂ« pas katĂ«r vitesh rritje radhazi — sipas Eurostat. RĂ«nia ishte edhe mĂ« e madhe nĂ« disa vende, kryesisht prodhuesit kryesorĂ«. Por ky trend rĂ«nĂ«s nuk u reflektua nĂ« ShqipĂ«ri.

Në vitin 2025 sipas Eurostat, Shqipëria kryesonte për rritjen më të madhe të çmimit të vajit të ullirit, me 7.2%, e ndjekur nga Rumania me 6.2%.

Pra pse po bien çmimet e vajit të ullirit në të gjithë Europën pas një periudhe rritjesh të forta? Dhe cilat vende kanë parë rëniet më të mëdha të çmimeve të vajit të ullirit?

 

Vite me rritje çmimesh

Çmimet u rritĂ«n me 4.1% nĂ« 2021, 14.5% nĂ« 2022, 34.4% nĂ« 2023 dhe 32.2% nĂ« 2024.

Duke parë ndryshimet mujore nga viti në vit, inflacioni i çmimeve të vajit të ullirit kaloi 50% në disa muaj që nga fillimi i vitit 2021 në BE.

Në mars 2024, norma arriti në 52.4%. Ajo ishte mbi 50% edhe në disa muaj në fund të vitit 2023.

“PĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« prodhimit nĂ« dy sezonet e mĂ«parshme (nga 2022 nĂ« 2024), tĂ« shkaktuar nga thatĂ«sira ekstreme qĂ« preku tĂ« gjithĂ« rajonin e Mesdheut, por veçanĂ«risht SpanjĂ«n, e kombinuar me stoqe tĂ« ulĂ«ta, e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« rregulluar tregun ishte rritja e çmimeve”, tha Mariana Matos, sekretare e pĂ«rgjithshme e Casa do Azeite, Shoqata Portugeze e Vajit tĂ« Ullirit, pĂ«r Euronews Business.

 

Rënie e fortë e prodhimit

Të dhënat nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit (IOC) tregojnë një rënie të fortë të prodhimit të vajit të ullirit në BE në sezonet e fundit. Prodhimi ra me 39% në sezonin 2022/23, duke zbritur në 1.39 milionë tonë nga 2.27 milionë tonë në 2021/22.

Prodhimi u rikuperua në 1.55 milionë tonë në 2023/24, por mbeti ende shumë nën mesataren.

Shifrat paraprake sugjerojnë se prodhimi do të rritet në rreth 2,110 mijë tonë në sezonin 2024/25. Më pas pritet të mbetet pak nën këtë nivel në 2025/26.

IOC theksoi se vala e të nxehtit në verën e vitit 2022 ndikoi ndjeshëm vendet kryesore prodhuese të ullirit në rajonin e Mesdheut.

“NĂ« çdo treg, ndryshimet nĂ« ofertĂ« krijojnĂ« presione pĂ«r ulje ose rritje tĂ« çmimeve,” tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i IOC pĂ«r EuroneĂ«s Business.

Spanja është prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në BE, duke përfaqësuar më shumë se 65% të prodhimit të BE-së në sezonin e fundit.

Mes 35 vendeve europiane, Spanja regjistroi rënien më të madhe të çmimeve të vajit të ullirit për konsumatorët në 2025, me 38.9%. Greqia pasoi me një rënie prej 29.2%, ndërsa Portugalia me 24%. Këto ishin të vetmet tre vende ku çmimet ranë më shumë se mesatarja e BE-së.

Mes “katĂ«rshes sĂ« madhe” tĂ« BE-sĂ«, Franca shĂ«noi rĂ«nien mĂ« tĂ« vogĂ«l, ndĂ«rsa çmimet ranĂ« mĂ« fort nĂ« Itali dhe Gjermani.

Turqia nuk përfshihet në të dhënat e Eurostat. Sipas statistikave turke, çmimet për vajrat e tjerë ushqimorë, përfshirë vajin e ullirit dhe vajin e lulediellit, u rritën me 31% midis dhjetorit 2024 dhe dhjetorit 2025.

Korrje të dobëta dhe kostot e energjisë

“GjatĂ« dy viteve tĂ« fundit, kombinimi i korrjeve tĂ« dobĂ«ta radhazi, mungesave nĂ« furnizim dhe kostove tĂ« energjisĂ« i shtyu çmimet pĂ«r konsumatorĂ«t nĂ« nivele historikisht tĂ« larta,” tha Rafael Pico Acevedo, drejtor i ShoqatĂ«s sĂ« Eksportuesve SpanjollĂ« tĂ« Vajit tĂ« Ullirit (ASOLIVA), pĂ«r Euronews Business.

“PĂ«rmirĂ«simi i ndjeshĂ«m i prodhimit nĂ« sezonin 2024/25, veçanĂ«risht nĂ« EuropĂ«n Jugore, ka ndihmuar nĂ« normalizimin e furnizimit dhe nĂ« zbutjen e kĂ«tyre presioneve, duke sjellĂ« rĂ«nie tĂ« theksuara tĂ« çmimeve.”

Acevedo theksoi se ndryshimet mes vendeve pasqyrojnë kryesisht rolin e tyre në zinxhirin e vlerës. Në vendet kryesore prodhuese, si Spanja, Greqia dhe Portugalia, rritja e disponueshmërisë së produktit përcillet më shpejt te çmimet në burim dhe më pas te çmimet për konsumatorët.

“NĂ« kĂ«to tregje, ndikimi i njĂ« korrjeje tĂ« mirĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe mĂ« i dukshĂ«m, gjĂ« qĂ« shpjegon rĂ«niet mĂ« tĂ« forta,” tha ai.

Mariana Matos tha se, krahas rritjes së ofertës që po kthehet në nivele mesatare, edhe kërkesa më e ulët po shtyn çmimet poshtë. Rritjet e mëparshme të çmimeve çuan në një rënie të fortë të konsumit të vajit të ullirit./ Euronews

 

The post Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2% appeared first on Revista Monitor.

Presidenti i KE: Europa duhet të ndërmarrë reforma rrënjësore për të zhbllokuar ekonominë

12 February 2026 at 12:44

Costa, fajëson kryeqytetet kombëtare për ngërçin që e ka lënë ekonominë pas Kinës

Europës i duhet një ndryshim rrënjësor, në të cilin kryeqytetet e BE-së të lënë mënjanë interesat kombëtare dhe më në fund të përballen me inercinë rregullatore që e ka lënë kontinentin pas SHBA-së dhe Kinës, ka deklaruar presidenti i Këshillit Europian.

Presidenti i Komisionit Europian AntĂłnio Costa tha se problemet e EuropĂ«s burojnĂ« po aq nga “dora e rĂ«ndĂ«â€ e rregullatorĂ«ve kombĂ«tarĂ« sa edhe nga mbirregullimi nĂ« Bruksel.

“Duhet tĂ« japim njĂ« shtysĂ« tĂ« re politike. Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« nĂ« vitin 2026 pĂ«r konkurrueshmĂ«rinĂ« atĂ« qĂ« bĂ«mĂ« vitin e kaluar pĂ«r mbrojtjen”, tha ish-kryeministri portugez, duke iu referuar marrĂ«veshjeve pĂ«r rritjen e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen dhe pĂ«r bashkimin e prokurimeve.

Duke kërkuar një gatishmëri politike për kompromis që të përputhet me retorikën e përhapur pro-rritjes ekonomike, Costa argumentoi në favor të reformave ndërsektoriale në të gjithë tregun e përbashkët për të ulur burokracinë.

Një shembull do të ishte vendosja e parimit që kompanitë të dorëzojnë të dhëna tek një autoritet në Europë vetëm një herë, dhe jo në çdo shtet anëtar ku operojnë, shtoi ai.

Ai dĂ«shiron qĂ« liderĂ«t tĂ« japin udhĂ«zime tĂ« qarta pĂ«r tĂ« ndalur “kapjen pas detajeve” nga kryeqytetet kombĂ«tare, e cila ka bllokuar pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« union tĂ« tregjeve tĂ« kapitalit nĂ« BE apo njĂ« rrjet energjetik vĂ«rtet tĂ« integruar.

Sa i pĂ«rket zbatimit tĂ« rregullave ekzistuese, ai u bĂ«ri thirrje liderĂ«ve “tĂ« japin njĂ« mesazh shumĂ« tĂ« fortĂ« politik qeverive tĂ« tyre” pĂ«r tĂ« ndalur tĂ« ashtuquajturin “gold-plating”, ku rregullat e rĂ«nduara tĂ« BE-sĂ« “shumĂ«fishohen nga 27 burokracitĂ« kombĂ«tare”.

Costa tha se njĂ« nga qĂ«llimet e takimit tĂ« sĂ« enjtes, i mbajtur nĂ« njĂ« kĂ«shtjellĂ« belge tĂ« shekullit tĂ« 16-tĂ«, do tĂ« jetĂ« arritja e njĂ« kompromisi pĂ«r shtytjen franceze drejt njĂ« politike “Blej nĂ« EuropĂ«â€, e cila do tĂ« kĂ«rkonte qĂ« disa mallra kyçe tĂ« prodhohen nĂ« EuropĂ«, njĂ« ide e papranueshme pĂ«r vendet me orientim mĂ« tĂ« theksuar tĂ« tregut tĂ« lirĂ«.

Costa theksoi se BE-ja duhet tĂ« mbetet njĂ« “treg i hapur” dhe tĂ« refuzojĂ« proteksionizmin, por pranoi se do tĂ« nevojiten masa pĂ«r tĂ« mbrojtur industri strategjike si kimikatet, çeliku dhe alumini.

Costa, i cili kryeson dhe pĂ«rcakton agjendĂ«n e samiteve tĂ« liderĂ«ve tĂ« BE-sĂ«, tha se synon tĂ« sigurojĂ« marrĂ«veshje politike pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« masash, pĂ«rfshirĂ« heqjen e barrierave nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« BE-sĂ« dhe krijimin e njĂ« “tregu tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t” nĂ« energji, telekomunikacion dhe tregjet e kapitalit.

Ai do tĂ« nxisĂ« gjithashtu bllokun tĂ« lidhĂ« mĂ« shumĂ« marrĂ«veshje tregtare, tĂ« pĂ«rdorĂ« masa hakmarrĂ«se dhe tĂ« rishikojĂ« rregullat e konkurrencĂ«s “pĂ«r t’u mundĂ«suar kompanive tona tĂ« rriten nĂ« shkallĂ«â€ brenda kontinentit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« konkurrojnĂ« globalisht.

“Nuk mund tĂ« jemi naivĂ«. NĂ«se disa aktorĂ« globalĂ« po na sfidojnĂ« me konkurrencĂ« tĂ« pandershme, duhet tĂ« reagojmĂ«â€, shtoi ai. “NĂ«se tĂ« tjerĂ«t po e pĂ«rdorin tregtinĂ« si kĂ«rcĂ«nim, si instrument presioni, ne duhet tĂ« pĂ«rdorim mjetet tona.”

Një nga pjesët kyçe të përpjekjes për të ringjallur rritjen ekonomike në Europë ishte përshpejtimi i përpjekjeve për të reduktuar rregullimin e rënduar, pjesë e madhe e të cilit ka lindur nga legjislacioni i bllokut.

Shumë biznese kanë mbështetur përpjekjet e BE-së për thjeshtim, megjithëse janë të kujdesshme se ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion po rrezikojnë sinjalet për investime.

“Nuk kemi nevojĂ« tĂ« ndotim mĂ« tej shoqĂ«rinĂ« tonĂ« me mbirregullim pĂ«r tĂ« arritur qĂ«llimet tona pĂ«r uljen e emetimeve”, tha Costa.

Ai u shpreh me kujdes lidhur me mundësinë që shtetet anëtare me qëndrime të ngjashme të ecin përpara me legjislacion për të anashkaluar veton e vendeve si Hungaria, një opsion i përmendur si nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ashtu edhe nga Kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

“PĂ«r momentin, nuk shoh ndonjĂ« arsye tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« kaluar tek ‘bashkĂ«punimi i pĂ«rforcuar’, sepse sipas kuptimit tim aktual, tĂ« gjithĂ« liderĂ«t, tĂ« 27-tĂ«, kanĂ« njĂ« ndjenjĂ« tĂ« qartĂ« urgjence pĂ«r t’i zgjidhur kĂ«to probleme”, tha Costa. / FT

The post Presidenti i KE: Europa duhet të ndërmarrë reforma rrënjësore për të zhbllokuar ekonominë appeared first on Revista Monitor.

AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë

12 February 2026 at 12:23

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Partneritetit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Memorandumi, i nënshkruar nga Kryeadministratorja Risena Xhaja dhe u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së në Kosovë, Alban Sutaj, përbën një hap konkret drejt institucionalizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e menaxhimit dhe ripërdorimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale.

Sipas Memorandumit, palët angazhohen të ndërtojnë marrëdhënie mbi parimet e barazisë, partneritetit të drejtë, ndihmës reciproke, transparencës dhe përgjegjësisë së përbashkët për rezultatet e bashkëpunimit.

Qëllimi kryesor është forcimi i kapaciteteve institucionale në menaxhimin e aseteve që rrjedhin nga korrupsioni dhe krime të tjera, duke shkëmbyer përvojat më të mira dhe duke harmonizuar praktikat me standardet evropiane në kuadër të procesit të integrimit.

Memorandumi parashikon organizimin e seminareve, konferencave, forumeve dhe webinarëve të përbashkët; krijimin e grupeve të përbashkëta të punës; shkëmbimin e praktikave mbi: administrimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara; format e tjetërsimit të tyre; ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara; metodologjitë e vlerësimit të aseteve. Gjithashtu marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit (duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave); si edhe asustencë për bashkëpunim me organizata dhe fondacione ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti:

“Ky Memorandum nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« dokument formal, por njĂ« platformĂ« konkrete pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« model tĂ« pĂ«rbashkĂ«t rajonal nĂ« administrimin e pasurive tĂ« sekuestruara dhe tĂ« konfiskuara. ShqipĂ«ria dhe Kosova ndajnĂ« sfida tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« luftĂ«n kundĂ«r krimit tĂ« organizuar. PĂ«rmes kĂ«tij bashkĂ«punimi do tĂ« rrisim eficiencĂ«n, transparencĂ«n dhe profesionalizmin nĂ« menaxhimin e aseteve qĂ« rrjedhin nga veprimtari kriminale.”

Ajo nënvizoi se koordinimi që në fazat e hershme të procedurave të sekuestrimit është thelbësor për të garantuar ruajtjen e vlerës së aseteve dhe për të maksimizuar përfitimin publik nga konfiskimi i tyre.

Nga ana e tij, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së në Kosovë, Alban Sutaj, u shpreh:

“Ky partneritet krijon njĂ« bazĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r bashkĂ«punim afatgjatĂ«, duke na mundĂ«suar tĂ« shkĂ«mbejmĂ« ekspertizĂ« dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« procedurat tona pĂ«r administrimin, vlerĂ«simin dhe ripĂ«rdorimin e pasurive tĂ« konfiskuara. Forcimi i mekanizmave institucionalĂ« mes dy vendeve tona Ă«shtĂ« njĂ« investim i drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« sundimin e ligjit.”

Në kuadër të vizitës zyrtare, delegacioni i AAPSK u prit edhe nga Prokurori dhe Drejtuesi i Zyrës për Rikuperimin e Aseteve (ARO) në Kosovë, z. Bahri Hyseni.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e planifikimit të hershëm dhe koordinimit ndërinstitucional përpara sekuestrimit; shkëmbimin e informacionit operacional në funksion të ruajtjes së vlerës së pasurive; ndërtimin e mekanizmave të përbashkët për menaxhimin efektiv të aseteve me karakter ndërkufitar.

Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të administrimit të pasurive dhe atyre të rikuperimit të aseteve është vendimtar për të garantuar që konfiskimi të mos mbetet vetëm një masë penale, por të përkthehet në përfitim konkret për shtetin dhe shoqërinë.

Vizita zyrtare e AAPSK në Kosovë shënon një fazë të re në thellimin e marrëdhënieve institucionale mes dy vendeve. Memorandumi i nënshkruar krijon bazën për një model të qëndrueshëm bashkëpunimi, me fokus në profesionalizëm, transparencë dhe përdorim sa më eficient të pasurive të konfiskuara në interes të publikut.

The post AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Buxheti i Kosovës 2026 prej 4 miliardë euro dërgohet në Kuvend, parashikohet edhe paga e 13-të

12 February 2026 at 12:18

Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera totale e buxhetit arrin 4 miliardë euro. Janë dhënë shpjegime edhe për pagën e 13-të.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

“Sot po e riprocedojmĂ« nĂ« Kuvend edhe projektligjin pĂ«r buxhetin e viti 2026 tĂ« cilin e patĂ«m miratuar nĂ« mbledhjen e 31 tetorit tĂ« vitit tĂ« kaluar. ËshtĂ« buxhet nĂ« vlerĂ« prej 4 miliardĂ« eurosh, ku pĂ«r komunat e KosovĂ«s parashihen 867 milionĂ« euro”.

Ai ka thënë se ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti dhe e cila sipas tij, do të paguhet sapo të hyjë në fuqi buxheti.

Kurti ka thënë se buxheti përmban edhe vlerën që mundëson rritjen e shtesës për 15 vjetët e para të përvojës së punës.

Ai  ka theksuar se paga e 13 për punëtorët e sektorit publik, do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin.

“Ky buxhet e pĂ«rmban edhe pagĂ«n e 13 pĂ«r punĂ«torĂ«t e sektorit publik qĂ« paguhen nga buxheti, pagĂ« e cila do tĂ« paguhet sapo tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi Ligji i buxhetit”.

Shtesat për fëmijë, Kurti deklaroi se do të shkojnë në 90 euro, për çka tha se me këtë rritje Kosova do i lë prapa edhe disa vende të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, ai premtoi edhe rritje të shtesave për nënat lehona.

“Shtesat pĂ«r fĂ«mijĂ« janĂ« sot 30-45 euro pĂ«r fĂ«mijĂ«, ndĂ«rkaq mandatin e ardhshĂ«m do t’i dyfishojmĂ« ato. Pra nga zero sa i gjetĂ«m nĂ« 45, dhe mandatin e radhĂ«s nga 45 nĂ« 90 euro pĂ«r familjet me tre e mĂ« shumĂ« fĂ«mijë  Edhe shtesat pĂ«r nĂ«nat e reja lehohnat do t’i rrisim nga 500 euro nĂ« muaj pĂ«r gjashtĂ« muaj”.

PĂ«rgjatĂ« mandatit tĂ« kaluar, Kurti tha se si Qeveri kanĂ« shtuar punĂ«simin, me fokus rininĂ« dhe gratĂ«. Ai bĂ«ri me dije se do tĂ« krijohet platforma “Superpuna” edhe pĂ«r gratĂ«.

“Kemi shtuar punĂ«simin nga 350 mijĂ« tĂ« punĂ«suar nĂ« 430 mijĂ« tĂ« punĂ«suar, me fokus te rinia dhe gratĂ« si dhe kemi arritur qĂ« tĂ« ardhurat e familjes tĂ« ngriten, duke rritur pagĂ«n minimale, pensionet, shtesat pĂ«r fĂ«mijĂ«, por edhe pagat nĂ« sektorin publik, tĂ« cilat gjatĂ« kĂ«tij mandati qĂ« po e pĂ«rmbyllim tash kanĂ« shĂ«nuar rritje mesatare prej 47%”.

Ndërkohë ministri i financave Hekuran Murati ka thënë se në vlerën prej 4 miliardë euoshe, të hyra buxhetore janë 3.64 miliardë euro. Pjesa tjetër ka thënë se financohet nga huamarrjet dhe metodat e tjera të deficitit.

Murati ka thënë se për shkak të ndryshimit të dikastereve do të nevojitet një rishikim, por se për shkak të urgjencës ai to të procedohet në Kuvend dhe pastaj do të rishikohet.

Ministri i Financave ka shpjeguar se paga e 13-të, të cilën edhe e kishin premtuar do ta marrin punëtorët e sektorit publik të cilët kanë marrë 12 paga, ndërsa ata që sapo kanë filluar do të mund të përfitojnë nga kjo vetëm pasi të arrijnë tek paga e 12-të.

“Kjo parashihet qĂ« paga e 13-tĂ« vjen pĂ«r ata qĂ« i kanĂ« marrĂ« 12 paga. Me fjalĂ« tĂ« tjera, nĂ«se dikush ka filluar rishtazi do ta marrĂ« pagĂ«n e 1-tĂ« nĂ« vitin e ardhshĂ«m. KĂ«shtu qĂ« kjo Ă«shtĂ« e paraparĂ« qĂ« paga e 13-tĂ« paguhet pĂ«r punĂ«torĂ«t qĂ« marrin pagĂ« nga buxheti i shtetit, por qĂ« kanĂ« punuar sĂ« paku 12 muaj, para se tĂ« paguhet paga e 13-tĂ«â€.

Kabineti i ri qeveritar nĂ« mbledhjen e parĂ« pas zgjedhjes, ka miratuar edhe Projektligjin pĂ«r Ratifikimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Financimit pĂ«r Programin e ParĂ« pĂ«r “Financimin e Politikave Zhvillimore pĂ«r Efektivitetin Fiskal, KonkurrushmĂ«rinĂ« dhe Rritjen e GjelbĂ«r” mes KosovĂ«s dhe Asociacionit NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Zhvillim (pjesĂ« e BankĂ«s BotĂ«rore).

Kjo marrëveshje prek vlerën e 90.3 milionë eurove, ndërsa siç tregoi ministri i Financave, Hekuran Murati, periudha e kthimit është 12 vjet.

“Periudha e kthimit Ă«shtĂ« 12 vjet, norma e interesin zero pĂ«r qind. Konsideruar rĂ«ndĂ«sinĂ« e marrĂ«veshjes dhe kushtet e mira financiare ju ftoj ta miratojmĂ« pĂ«r ta proceduar nĂ« Kuvend pĂ«r ratifikim”.

 

The post Buxheti i Kosovës 2026 prej 4 miliardë euro dërgohet në Kuvend, parashikohet edhe paga e 13-të appeared first on Revista Monitor.

Mjaftueshmëria e kapitalit e sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në fund të 2025

12 February 2026 at 12:00

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit përsëri gjatë vitit 2025 dhe arriti nivelin më të lartë historik.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të dhjetorit ky tregues u rrit në 20.36%, nga 19.82% që kishte qenë një vit më parë.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve, të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut. Gjatë tremujorit të tretë, rritja e këtij treguesi ka ardhur njëkohësisht nga shtimi i kapitalit rregullator të sektorit dhe nga ulja e vlerës së aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku.

Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në fund të dhjetorit 2025 arriti në 232.2 miliardë lekë, në rritje me 12.1% krahasuar me një vit më parë. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksionar, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara. Kontributin kryesor në rritjen e kapitalit rregullator në vitet e fundit e ka dhënë performanca e mirë financiare dhe zgjerimi i fitimit të sektorit.

Nga ana tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të vitit 2025 arriti në 1140 miliardë lekë, në rritje me 9.1% me bazë vjetore.

Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për sektorin privat. Rritja e vlerës së aktiveve të ponderuara me rrezik në thelb është e lidhur me vazhdimin e rritjes me ritme të larta të kredisë për ekonominë.

Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera të lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si edhe atë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme. Kjo i ka rritur ndjeshëm kërkesat për kapital, duke ndikuar edhe në një rritje graduale të niveleve mesatare të këtij treguesi për sektorin.

Duke shtuar edhe shtesën konservuese të kapitalit, prej 2.5%, raporti total i mjaftueshmërisë së kapitalit arrin në 14.5%. Ndërsa duke llogaritur edhe shtesat kundërciklike të miratuara deri tani nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2025 raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për të gjitha bankat arriti në 15.5%.

Ndërkohë, kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike. Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka Intesa Sanpaolo kanë shtesa të tjera në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, në masën midis 0.5% dhe 1%.

Gjithashtu, bankat me rëndësi sistemike që nga 1 janari 2024 duhet të plotësojnë edhe shtesën e kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit që lidhet me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL)./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Mjaftueshmëria e kapitalit e sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në fund të 2025 appeared first on Revista Monitor.

Qiratë mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12 February 2026 at 11:07

Qiratë dominuan rritjen e inflacionit edhe në janar, tendencë që nisi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« sotshme tĂ« INSTAT norma e inflacionit e matur me indeksin e Çmimeve tĂ« Konsumit (IÇK) nĂ« muajin Janar 2026 ishte 2,3 pĂ«r qind, nga 1,9 pĂ«r qind qĂ« ishte nĂ« janar 2025. Krahasuar me muajin Dhjetor 2025, çmimet e konsumit u rritĂ«n me 0,4 pĂ«r qind.

Qiratë po rendojnë djeshëm koston e jetesës në kryeqytet. Rritja e tyre po ndikohet nga qiradhënia ditore në platforma, teksa një pjese e banesave rrinë stok si investim që synon rikthimin në treg me çmim më të lartë.

Rritja vjetore e çmimeve nĂ« Janar 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “ArgĂ«tim, sport dhe kulturĂ«â€ me 4,9%, pasuar nga “Qira, ujĂ«, energji elektrike, gaz dhe karburante tĂ« tjera” dhe “Sigurime dhe shĂ«rbime financiare” me 4,4% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,7%.

“Kujdesi personal dhe mallra e shĂ«rbime tĂ« ndryshme” u rrit me 2,6%, “Restorante dhe shĂ«rbime akomodimi“ me 2,4%, “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ me 2,0%, “ShĂ«rbimi arsimor” me 1,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, etj.

Krahasuar me dhjetor 2025, rritja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« grupin “Sigurime dhe shĂ«rbime financiare” 4,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Kujdesi personal dhe mallra e shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 0,6%, “ArgĂ«tim, sport dhe kulturĂ«â€ me 0,5%, etj.

Nga ana tjetĂ«r, grupi “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ shĂ«noi ulje me 0,5%, pasuar nga “Qira, ujĂ«, energji elektrike, gaz dhe karburante tĂ« tjera” me 0,4 % dhe “Restorante dhe shĂ«rbime akomodimi“ me 0,1%.

INTAT argumentoi se rritja vjetore e çmimeve nĂ« muajin Janar Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujĂ«, energji elektrike, gaz dhe karburante tĂ« tjera” me +0,87 pikĂ« pĂ«rqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,61 pikĂ« pĂ«rqindje. Gjithashtu, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ dhe “Restorante dhe shĂ«rbime akomodimi” ndikuan me +0,14 pikĂ« pĂ«rqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,13 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me +0,11 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “ArgĂ«tim, sport dhe kulturĂ«â€ me +0,09 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shĂ«rbime financiare” me +0,07 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “ShĂ«rbimi arsimor” me +0,06 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,03 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ dhe “ShĂ«ndeti” me +0,01 pikĂ« pĂ«rqindje secili.

Burimi: INSTAT

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

The post Qiratë mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3% appeared first on Revista Monitor.

Një revolucion i qetë: Pse të rinjtë po largohen nga rrjetet sociale

By: Megi Dumi
12 February 2026 at 10:26

Matt Richards, 23 vjeç, fshiu vitin e kaluar të gjitha aplikacionet e rrjeteve sociale nga telefoni i tij dhe u habit kur pa se jeta e tij ndryshoi për mirë.

Richards kishte përdorur smartphone që në moshën 11-vjeçare dhe ishte rritur me këtë pajisje, si shumica e të rinjve të brezit Z dhe mijëvjeçarëve.

Megjithatë, vitet e fundit ai vuri re se rrjetet sociale nuk ishin më aq argëtuese, me përmbajtje të prodhuar nga IA që dominonte, influencerë që reklamonin marka dhe krahasime të vazhdueshme stili jete.

Ai shprehet se më parë njerëzit bënin pushim nga bota reale duke hyrë në telefon, ndërsa tani po bëjnë pushim nga telefoni për të kaluar kohë në botën reale.

Ndërsa shumë nga miqtë e tij bashkëmoshatarë bënë të njëjtën gjë, ai vuri re përfitime të menjëhershme, nga lidhja me njerëzit në jetën reale deri te rritja e vetëbesimit.

Të qëndruarit offline në mënyrë të vazhdueshme është trendi më i fundit mes të rinjve dhe, në mënyrë ironike, po bëhet viral në rrjetet sociale.

Ka pasur një rritje të videove në TikTok të njerëzve që premtojnë të fshijnë aplikacionet e rrjeteve sociale në 2026 dhe të angazhohen më shumë me përvoja reale, fizike, pa ekran dhe pa algoritme (aktivitete analoge).

Gazetarët raportojnë se postimet në LinkedIn për këtë trend kanë marrë dhjetëra reagime nga të rinjtë e brezit Z dhe mijëvjeçarët, që ndajnë histori për detoks nga rrjetet sociale dhe lodhje dixhitale.

Ata flasin për zëvendësimin e smartphone-ve me telefona me kapak, vizita në dyqane disqesh, hobi analoge si qëndisja dhe, mbi të gjitha, lidhje sociale në jetën reale.

Një sondazh i Deloitte për trendet e konsumatorëve në 2025 me më shumë se 4,000 britanikë zbuloi se pothuajse një e katërta e konsumatorëve kishin fshirë një aplikacion rrjeti social në 12 muajt e fundit, ndërsa për brezin Z kjo shifër afrohej te një e treta.

Ndërkohë, përdorimi i rrjeteve sociale ka rënë gradualisht që nga kulmi i vitit 2022, sipas një analize të zakoneve online të 250,000 të rriturve në më shumë se 50 vende nga Financial Times dhe GWI.

Globalisht, të rriturit mbi 16 vjeç shpenzonin mesatarisht 2 orë e 20 minuta në ditë në platformat sociale në fund të vitit 2024, rreth 10% më pak se në 2022, me rënien më të fortë te të rinjtë.

“PlatformĂ« presioni”

Të rinjtë që fshijnë rrjetet sociale përmendin presionin online dhe ndikimin në shëndetin mendor. Sondazhi i Deloitte tregoi se gati një e katërta e atyre që fshinë aplikacione thanë se këto platforma ndikuan negativisht në shëndetin mendor dhe u merrnin shumë kohë.

Ekspertët theksojnë se kompanitë teknologjike përballen me presion të madh për të monetizuar përmbajtjen, duke rritur reklamimin, gjë që largon brezat e rinj, tashmë më të ndjeshëm ndaj marketingut.

Offline është trendi i ri

Richards vĂ«ren se personat qĂ« janĂ« offline po perceptohen si mĂ« interesantĂ«. Dikur ishte “cool” tĂ« kishe shumĂ« ndjekĂ«s, ndĂ«rsa tani po rritet vlerĂ«simi pĂ«r ata qĂ« nuk kĂ«rkojnĂ« njohje dhe vlerĂ«sim pĂ«rmes pĂ«lqimeve apo ndjekĂ«sve.

Ndërkohë, të rinjtë po orientohen drejt eventeve fizike, si takime sociale dhe njohje profesionale, ndërsa ekspertët e medias dixhitale e shohin këtë si përpjekje për të rikthyer kontrollin mbi jetën personale.

Rikthimi i analogut

Gjithnjë e më shumë të rinj po kthehen te mediat fizike dhe pajisjet e vjetra, si disqet vinil dhe telefonat klasikë. Për shumë prej tyre, rikthimi te përvojat reale, fizike dhe më pak të lidhura me botën dixhitale nuk do të thotë heqje dorë nga teknologjia, por rivendosje e marrëdhënies me të. / CNBC, Shqip.al

The post Një revolucion i qetë: Pse të rinjtë po largohen nga rrjetet sociale appeared first on Revista Monitor.

Turizmi kulturor, gati ndërhyrja në Kalanë e Rozafës, nga muzeu tek parkimi

12 February 2026 at 10:00

Kalaja e RozafĂ«s nĂ« ShkodĂ«r do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« sĂ«rĂ« ndĂ«rhyrjesh qĂ« synojnĂ« rivitalizimin dhe rritjen e potencialit tĂ« turizmit kulturor.

Një procedurë e hapur në sistemin e prokurimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u bën thirrje operatorëve ekonomikë të interesuar të shprehin interesin për pjesëmarrje në projekt.

Nisma Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit “Albania Infrastructure and Tourism – Enabling Programme”, i financuar nga Bashkimi Evropian pĂ«rmes asistencĂ«s teknike dhe granteve tĂ« investimit nĂ« njĂ« vlerĂ« totale prej 40 milionĂ« eurosh, si dhe nga njĂ« kredi sovrane plotĂ«suese e ofruar nga BERZH pĂ«r QeverinĂ« e ShqipĂ«risĂ«.

Ndërhyrjet në Kalanë e Rozafës

Sipas përshkrimit projekti do të zhvillohet në Kalanë e Rozafës, monument kulture nën administrimin e Bashkisë Shkodër. Pozicioni gjeografik dhe kushtet natyrore të territorit i japin zonës një klimë tipike mesdhetare, faktor që rrit potencialin për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.

Projekti “PĂ«rmirĂ«simi i potencialit tĂ« turizmit kulturor pĂ«rmes ndĂ«rhyrjeve nĂ« KalanĂ« e RozafĂ«s nĂ« ShkodĂ«r” pĂ«rfshin:

–    Restaurimin e shtegut jashtĂ« kalasĂ«;

–   Restaurimin e muzeut tĂ« kalasĂ« dhe fasadĂ«s sĂ« godinĂ«s, rikualifikimin e Oborrit nr. 4, rehabilitimin e shĂ«rbimeve sanitare ekzistuese (pjesĂ« e strukturĂ«s bar-kafe) dhe rikonstruksionin e linjĂ«s sĂ« furnizimit me ujĂ« sipas rrjetit ekzistues;

–   Krijimin e njĂ« hapĂ«sire rekreative nĂ« Oborrin nr. 2, tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike;

–  NdĂ«rhyrje pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e ndriçimit nĂ« zonĂ«n e brendshme tĂ« kalasĂ«, pĂ«rfshirĂ« rrjetin ekzistues;

–    Restaurimin e dy pikave panoramike brenda territorit tĂ« kalasĂ« dhe ndĂ«rhyrje konsoliduese nĂ« muret hyrĂ«se;

–    Zgjerimin e hapĂ«sirĂ«s sĂ« parkimit pĂ«r autobusĂ« dhe furgonĂ«, si dhe ndĂ«rtimin e ambienteve tĂ« reja sanitare nĂ« zonĂ«n e parkimit, nĂ« rrĂ«zĂ« tĂ« kodrĂ«s sĂ« kalasĂ«, nĂ« lagjen Pazar;

–    NdĂ«rhyrje nĂ« dizajnin urban, pĂ«rfshirĂ« vendosjen e stolave, koshave tĂ« mbeturinave dhe sinjalistikĂ«s turistike brenda territorit tĂ« kalasĂ«.

 Programi më i gjerë

Projekti “Infrastruktura dhe Turizmi nĂ« ShqipĂ«ri” po zbatohet nĂ« disa rajone tĂ« vendit me synim rritjen e potencialit turistik, duke u fokusuar nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e aksesit, infrastrukturĂ«s dhe evidentimin e aseteve natyrore e kulturore.

Më herët, Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi për ndërhyrje në fshatrat e Korçës në funksion të turizmit të aventurës. Projekte të tjera përfshijnë ndërhyrje në rrugët turistike të Velipojës, përmirësimin e infrastrukturës dhe transportit në Bogë, investime në Parkun Kombëtar të Tomorit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës, aksesit dhe mobilitetit në zonën e Labërisë.

Programi synon të forcojë rolin e turizmit si një motor i rritjes ekonomike, duke integruar investimet infrastrukturore me zhvillimin e qëndrueshëm të destinacioneve./ N.Maho

 

The post Turizmi kulturor, gati ndërhyrja në Kalanë e Rozafës, nga muzeu tek parkimi appeared first on Revista Monitor.

Kosova bëhet me Qeveri,  Kurti merr kompetencat e plota sërish si kryeministër

11 February 2026 at 22:57

Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Kjo pasi që, Albin Kurti është zgjedhur sërish kryeministër i vendit.

 

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor

Para votimit, mandatar i Qeverisë, Albin Kurti, mbajti fjalën e tij,  ekspozenë, para deputetëve, ku paraqiti prioritetet dhe drejtimet kryesore të qeverisjes në mandatin e ri.

Ai theksoi të arriturat, sipas tij, të mandatit të kaluar, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke përmendur rritjen ekonomike, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

“NĂ« katĂ«r vitet e ardhshme do tĂ« forcojmĂ« aleancat, do tĂ« investojmĂ« 1 miliard euro nĂ« mbrojtje, do tĂ« rekrutojmĂ« ushtarĂ« tĂ« rinj, do tĂ« shumĂ«fishopjmĂ« numrin e oficerĂ«ve, do ta funksionalizojmĂ« fabrikĂ«n e municionit, do ta zhvillojmĂ« industrinĂ« ushtarake tĂ« KosovĂ«s dhe do tĂ« prodhojmĂ« dronĂ«t luftarakĂ« Made in Kosova”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut duke thënë se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ.

“Normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve me fqinjin tonĂ« verior, SerbinĂ« do ta ndjekim pĂ«rmes dialogut konstruktiv e kreativ, pĂ«rmes marrĂ«veshjes sonĂ« bazike tĂ« Brukselit dhe ankesit tĂ« zbatimit tĂ« Ohrit. Por siç kemi vepruar nĂ« katĂ«r vitet e kaluara, normalizimi Ă«shtĂ« çështje e rregullimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve nĂ« mes dy shteteve, pra si raport bilateral i jashtĂ«m e jo ndĂ«rhyrje apo pĂ«rzierje nĂ« çështje tĂ« brendshme. Qeveria do tĂ« mbrojĂ« dhe zbatojĂ« KushtetutĂ«n dhe ligjet nĂ« fuqi nĂ« çdo cep tĂ« vendit tonĂ«â€

.Ai ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Procesin e Berlinit.

“Do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« mbĂ«shtesim fuqishĂ«m Procesin e Berlint dhe tregun e pĂ«rbashkĂ«t rajonal mbi bazĂ«n e barazisĂ« dhe tĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« barabartĂ« sepse besojmĂ« qĂ« fqinjĂ«sia e mirĂ« evropiane dhe bashkĂ«punimi rajonal i kontribuojnĂ« si paqes ashtu edhe sigurisĂ«. Do tĂ« punojmĂ« me kĂ«do qĂ« shtrin dorĂ«n e bashkĂ«punimit mbi bazĂ«n e respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«t”, ka theksuar Kurti.

Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të nisin projektin superpuna.

“E pĂ«r gjithĂ« progresin e bĂ«rĂ« nĂ« zvogĂ«limin e pabarazisĂ« pĂ«rmes shtesave pĂ«r lehona. Do tĂ« fillojĂ« projekti superpuna pĂ«r gratĂ«. QĂ« kur punĂ«sohet njĂ« grua qeveria mbĂ«shtet nĂ« lartĂ«si pagĂ«s minimale 500 euro pĂ«r 6 muaj. GjyshĂ«rit qĂ« kujdesen pĂ«r fĂ«mijĂ«t marrin nga 100 euro shtesĂ« muaj mbi pensionin bazĂ«. Jo vetĂ«m ndihmojmĂ« prindĂ«rit gjyshĂ«rit por edhe familjen e ekonominĂ«â€.

Kabineti qeveritar:

ZĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i parĂ« dhe MinistĂ«r i JashtĂ«m – Glauk Konjufca

ZĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i dytĂ« dhe Ministre e DrejtĂ«sisĂ« – Donika GĂ«rvalla

ZĂ«vendĂ«sministĂ«r i tretĂ« pĂ«r çështje tĂ« pakicave – Fikrim Damka

MinistĂ«r i Financave – Hekuran Murati

MinistĂ«r pĂ«r PunĂ«, Familje dhe MirĂ«qenie Sociale – Andin Hoti

MinistĂ«r i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

MinistĂ«r i PunĂ«ve tĂ« Brendshme – Xhelal Sveçla

MinistĂ«r i AdministratĂ«s Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

MinistĂ«r i ShĂ«ndetĂ«sisë  – Arben Vitia

MinistĂ«r i Arsimit dhe ShkencĂ«s– Hajrullah Çeku

MinistĂ«r i KulturĂ«s – Saranda Bogujevci

MinistĂ«r i Sportit – Blerim Gashani

MinistĂ«r Administrimit tĂ« Pushtetit Lokal –Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit HapĂ«sinor – Fitore Pacolli

MinistĂ«r i BujqĂ«sisĂ« – Armend Muja

MinistĂ«r i InfrastrukturĂ«s – Dimal Basha

Ministre e TregtisĂ« – Mimoza Kusari

Ministre e EkonoimisĂ« – Artane Rizvanolli

MinistĂ«r pĂ«r Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

MinistĂ«r pĂ«r Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri.

The post Kosova bëhet me Qeveri,  Kurti merr kompetencat e plota sërish si kryeministër appeared first on Revista Monitor.

Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm


11 February 2026 at 23:03

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvaje apo trena urbanë.

Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusët vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecësh më këmbë.

Anketa e Komisionit Europian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Europiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë.

Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Europën, shkruan MSN.

Sipas anketës, vetëm 29% e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja. Ndërsa transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke ndikuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.

Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë. Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.

Edhe në kryeqytetin shqiptar, vetëm 29% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

“Tirana nuk ka shĂ«rbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusĂ«ve Ă«shtĂ« shpesh i mbipopulluar dhe i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturĂ«s Ă«shtĂ« shumĂ« i nevojshĂ«m”.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik. Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.

Sipas Eurostat nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.

Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq në Europë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia.

Në Podgoricë vetëm 37% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.

Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44%.

“Beogradi ka njĂ« sistem tĂ« gjerĂ« autobusĂ«sh dhe tramvaji, por ai Ă«shtĂ« i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohĂ«sh Ă«shtĂ« ende nĂ« fazat e hershme tĂ« ndĂ«rtimit”.

“Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbĂ«shtetet plotĂ«sisht te autobusĂ«t. ShĂ«rbimi Ă«shtĂ« i kufizuar dhe pronĂ«sia e lartĂ« e makinave ndikon nĂ« nivelin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« kĂ«naqĂ«sisĂ«â€.

Qytetarët e cilit kryeqytet në Europë janë më të kënaqur me transportin publik?

Vjenë, Austri: 91%

Transporti publik i Vjenës njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak./ Eralda Zito

 

The post Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë, na e kalon vetëm
 appeared first on Revista Monitor.

DIVA, Kompensimi për arsimin pritet të sjellë 75 mijë deklarues të rinj

11 February 2026 at 23:01

Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimin të Deklaratës Individuale të Ardhurave Vjetore apo të DIVA 2025 (deklarata plotësohet dhe dorëzohet deri më 31 Mars 2026) sipas të dhënave të administratës tatimore për Monitor në total nga të gjitha kategoritë deri tani numri i deklarimeve ka arritur në 10 mijë individë.

Tatimet parashikojnë që numri i deklaruesve për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 të jetë deri në 200 mijë deklarime, duke pasur parasysh hyrjen në fuqi të zbatimit për herë të parë të kompensimit për arsimin e fëmijëve.

Për shkak të aplikimeve të zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve me vlerë 48 mijë lekë dhe 100 mijë lekë DIVA po plotësohet edhe  nga individët që nuk kanë detyrimin ta dorëzojnë, pra ata me të ardhura bruto vjetore nën 1.2 mln lekë.

Krahasuar me numrin e 2025 për deklarimet e DIVA 2024, administrata tatimore parashikon që numri i deklaruesve të rritet me rreth 75 mijë apo 60% më shumë sesa 2025.

https://monitor.al/hapet-aplikimi-per-diva-e-tax-llogarit-automatikisht-kompensimin-e-arsimit/

Vjet, sipas të publikuara më herët nga Tatimet, DIVA 2024 u plotësua nga 124,416  individë me një rritje në numër, prej 58,5 mijë deklaruesish.

DIVA për 2024 (por që u plotësua dhe u dorëzua në 2025), pësoi disa ndryshime.

Së pari, detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

Së dyti, në detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale të 2024-s, për herë të parë u përfshinë edhe ata individë që kanë realizuar më shumë se 50,000 lekë nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim, sipas përcaktimeve të ligjit.

Në 2025, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara. Vjet ndryshoi gjithashtu edhe afati për dorëzimin e DIVA nga 30 Prill afati për dorëzimin e DIVA u vendos deri më 31 Mars.

https://monitor.al/hapen-aplikimet-per-perfitim-te-kompensimit-per-arsimin-procedura-dhe-dokumentacioni-qe-dorezohet/

 

The post DIVA, Kompensimi për arsimin pritet të sjellë 75 mijë deklarues të rinj appeared first on Revista Monitor.

Energjia, ERE nis procedurat për heqjen e 11 licencave, subjektet nuk kanë paguar

11 February 2026 at 23:00

Enti rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur së fundmi procedurat për heqjen e 11 licencave ndaj një sërë subjekteve të cilët sipas saj nuk kanë shlyer në kohë pagesat rregullatore.

Bëhet fjalë kryesisht për licenca në prodhimin e energjisë, tregtimin e saj apo edhe të dyja së bashku. Në vendimet që janë marrë nga Bordi i Komisionerëve të Entit që mbajnë datën 4 shkurt argumentohen arsyet e kësaj procedure.

Konkretisht me një vendim të majit 2025 Enti ka miratuar pagesat rregullatore që operatorët duhet të paguajnë në llogari të tij.

“Ky vendim Ă«shtĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare nr. 105, datĂ« 17.06.2025. PĂ«rveç marrjes dijeni nga Fletorja Zyrtare, tĂ« licencuarit i Ă«shtĂ« dĂ«rguar fatura e fiskalizuar, sĂ« bashku me detyrimin respektiv” nĂ«nvizon Enti.

Ajo që ka ndodhur më pas është që subjektet për të cilat ka nisur heqja e licencës nuk kanë kundërshtuar vendimin e bordit të ERE-s nr. 112/2025, dhe nuk kanë përcjellë në ERE dokumentacion mbi mos shlyerjen e detyrimit.

“Ndaj konstatohet se ky i licencuar ka kryer shkeljen si vijon: Mosshlyerjen nĂ« afat tĂ« pagesĂ«s sĂ« rregullimit pĂ«r vitin 2025” thuhet nĂ« 11 vendimet e Entit.

Sipas ligjit nĂ« fuqi nr. 43/2015 “PĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike”, i ndryshuar, nĂ« nenin 107 parashikohet se “pĂ«r moskryerjen e pagesĂ«s rregullatore nga ana e tĂ« licencuarit brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, ERE ndĂ«shkon me gjobĂ« deri nĂ« 3 pĂ«r qind tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« vitit paraardhĂ«s tĂ« tĂ« licencuarit si dhe ka tĂ« drejtĂ« tĂ« aplikojĂ« njĂ« kamatĂ«vonesĂ« mbi vlerĂ«n e pagesĂ«s rregullatore, nĂ« masĂ«n e 0.2 % tĂ« xhiros ditore pĂ«r çdo ditĂ« vonesĂ« nĂ« pagesĂ«n e saj dhe nĂ« germĂ«n ç) tĂ« nenit 42 parashikon se, ERE heq njĂ« licencĂ« kur i licencuari nuk kryen pagesat e rregullimit, tĂ« vendosura nga ERE, siç pĂ«rcaktohet nga neni 17 i kĂ«tij ligji”.

Në rastet kur nga ana e subjekteve nuk merren masa as pas vendosjes së gjobave dhe as detyrimi primar nuk shlyhet ligji i jep të drejtën Entit të vendosë për heqjen e licencës. Subjekteve në fjalë u është lënë afat 30 ditor për të reaguar mbi këtë masë të marrë nga Enti./ N.Maho

 

The post Energjia, ERE nis procedurat për heqjen e 11 licencave, subjektet nuk kanë paguar appeared first on Revista Monitor.

❌
❌