Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump është përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet e hedhura ndaj kombit iranian” gjatë protestave që kanë përfshirë vendin.
Ky është reagimi i parë i Khameneit në llogarinë e tij në gjuhën perse në platformën X që nga 12 janari. Më herët, ai kishte akuzuar protestuesit se po vepronin në emër të Trumpit dhe “terroristëve të huaj”.
Gjatë trazirave, disa protestues kanë djegur imazhe të Khameneit, ndërsa ndezja e fotografive të udhëheqësit 86-vjeçar me cigare është kthyer në një simbol të hapur të sfidës kombëtare ndaj regjimit të tij.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime.
Krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit dhe e ka qëlluar me çifte në momentin që ai po afrohej me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës.
Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.
Shqipëria synon të transformohet në një qendër jahtesh në Mesdhe duke synuar turizmin elitar.Prestigjozja Forbs shkruan se shteti ballkanik ka të gjitha pasuritë natyrore të fqinjëve të tij madje duke rivalizuar Greqinë dhe Malin e Zi me pastërtinë e ujit dhe pjesët e bregdetit me diell. Shqipëria konsiderohet si një vend në një pozicion ideal për të përfituar nga sezoni i jahteve në Mesdhe, megjithatë mbetet plotësisht jashtë radarit të industrisë.
Sipas Forbes zyrtarët shqiptarë kanë prezantuar planet për ta transformuar Shqipërinë në qendrën e ardhshme të superjahteve. Strategjia e tyre detare, e mbështetur nga investitorë privatë, parashikon ngritjen e një rrjeti marinash të ndërlidhura përgjatë bregdetit, duke krijuar një ndalesë tërheqëse për jahtet gjatë sezonit të Mesdheut.
Projektuesi italian i jahteve Luca Dini është ngarkuar me projektin të cilin thotë për Forbs se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ende kjo industri mund të zhvillohet në shkallë të gjerë.
Projekti ambicioz parashikon disa kilometra vijë bregdetare të shndërruara në një marinë dhe kompleks turistik, duke ofruar fusha sportive, meditim, yoga dhe mundësi për lutje dhe adhurim, ndërsa u ofron vizitorëve mundësinë të përfshihen në “kulturën tradicionale dhe ushqimin vendas”.
Në shkrimin e Forbs për Shqipërinë rrjeti i marinave pritet të ndikojë në përmirësimin e rritjes ekonomike përgjatë gjithë vijës bregdetare. Në fokus janë edhe zhvillimi i objekteve të reja të shërbimit që synojnë industrinë e jahteve, siç janë kantierët e riparimit, furnizuesit e jahteve, stacionet e riparimit dhe zonat e furnizimit me karburant me cilësi të lartë.
Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e shëtitores “Taulantia”, ku po vijon puna për transformimin e saj në një hapësirë funksionale për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Shëtitorja, e cila parashikohet të përfundojë në maj të këtij viti do të kompletohet me terrene të gjelbëruara, sistem ndriçimi, korsi të posaçme për këmbësorët dhe biçikletat, kënde e fusha sportive, të gjitha në funksion të turizmit.
Rama shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako gjatë inspektimit të punimeve.
Sakaq, kryeministri mesditën e sotme zhvilloi një takim me kryebashkiakët e vendit ku foli lidhur me sipërmarrjen vendore, trajtimin e mbetjeve dhe sezonin turistik.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryebashkiakët, bëri thirrje për krijimin e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive, me qëllim trajtimin e problematikave dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ.
Rama propozoi që grupi të drejtohet nga Ministria për Pushtetin Vendor, me përfshirjen e ministrive të Ekonomisë dhe të Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës, si dhe përfaqësues të disa bashkive kryesore. Sipas tij, ky grup do të shërbejë për të propozuar ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive për zhvillimin e shtetit sipërmarrës.
“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët midis qeverisë dhe bashkive, për të trajtuar problematikat dhe për t’i futur ato në vijë, si në aspektin rregullativ ashtu edhe në atë të çështjeve të natyrave të ndryshme.
Do të propozoja që ky grup të drejtohej nga Ministria për Pushtetin Vendor dhe të përfshinte Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës. Nga ana juaj, në këtë grup pune do të përfaqësoheshin kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Shkodër, Himarë, Durrës, si edhe një kryetar tjetër, ai i Roskovecit.
Këta do të ishin përfaqësuesit tuaj në këtë grup, ku do të trajtohen çështje specifike, ndërsa Ministria për Pushtetin Vendor do t’i paraqesë qeverisë propozime për ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive të reja për zhvillimin e shtetit sipërmarrës.”, tha Rama. / abcnews.al /
Sektori i ndërtimit do të kalojë në lupën e administratës tatimore për informalitet.Tashmë aksioni ka kaluar në fazën e kontrolleve në terren ndërsa në fokus do të jenë pagat e nëndeklaruara.
Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, kontrollet do të zhvillohen kryesisht në kompanitë e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing. Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, e miratuar në dhjetor te vitit 2025.Në të përcaktohet se me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë në sektorin e ndërtimit dhe veprimtaritë e lidhura me të nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë.
Me këtë nivel të pagave dysheme në ndërtim u rrit automatikisht rroga mesatare nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë dhe cdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh.
Në total në këtë sektor punësohen rreth 63 mijë persona .
Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.
Por përtej pagave në sektorin e ndërtimit në fokus do të jenë edhe shitjet apo transaksionet e kryera,blerjen e çdo malli shërbimi me faturë të rregullt tatimore,deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambjenteve. / abcnews.al /
ABC News siguron dosjen hetimore të arratisjes së Altin Ndocit, nga spitali i Durrësit, shoqërimi i të cilit sic thuhet në dosje është vlerësuar me risk standard nga komisioni i vlerësimit të burgut.
Sipas materialit zyrtar, shoqërimi i të paraburgosurit nga IEVP Durrës drejt Spitalit Rajonal ishte planifikuar nga strukturat përkatëse (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ligjor), me itinerar vajtje–ardhje brenda së njëjtës ditë. Transporti u krye me autoambulancën e IEVP-së, tip FIAT, me targa AB 141 OU.
Fillimisht, Altin Ndoci u dërgua në pavionin e Infektivit, ku ai shfaqi ankesa për dhimbje dhe u shoqërua në një dhomë izolimi në katin e tretë, e përshtatur me zgara hekuri. Për sigurinë e tij ishin caktuar punonjësit e Policisë së Burgjeve Sali Ferrollari dhe Fation Baçi, ndërsa një pjesë e grupit shoqërues ishte larguar.
Gjatë kohës së pritjes për trajtim mjekësor, mjekët rekomanduan mjekim dhe rikontroll pas dy orësh. Ndërkohë, i paraburgosuri ka kërkuar disa herë të shoqërohej në tualet, ku sipas raportit është dërguar rreth katër herë.
Ngjarja ka agravuar në momentin kur, sapo është hapur zgara e dhomës për ta shoqëruar sërish në tualet, Altin Ndoci ka goditur me grusht në kraharor punonjësin e policisë Fation Baçi. Si pasojë, Baçi është rrëzuar mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy kanë përfunduar në tokë.
I paraburgosuri ka përfituar nga situata dhe është larguar me vrap nëpër korridoret e spitalit. Dy efektivët kanë tentuar ta ndjekin, por gjatë ndjekjes Fation Baçi ka rrëshqitur në shkallë. Pavarësisht kësaj, ndjekja ka vazhduar deri në dalje të spitalit.
Në dalje kryesore, punonjësi i policisë ka qëlluar një herë me armë shërbimi në tokë për ta frikësuar dhe detyruar të dorëzohej, por i arratisuri ka vijuar largimin. Banorë të zonës kanë deklaruar se ai është larguar në drejtim të kodrave me një automjet të zi me targa AA 700 RS.
Tentativat për të njoftuar numrin 129 kanë rezultuar pa përgjigje, ndërsa më pas është njoftuar Shërbimi i Informacionit në IEVP Durrës.
Nga hetimet paraprake rezulton se procedura e përgatitjes së dokumentacionit shëndetësor për vizitën në spital, e kryer nga infermieri dhe përgjegjësja e sektorit shëndetësor në IEVP Durrës, ka qenë në kundërshtim me Ligjin nr. 81/2020 dhe VKMsë nr. 209, pasi vizita mjekësore ishte planifikuar pa u kryer më parë kontrolli mjekësor i detyrueshëm brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i cili u përhap me shpejtësi dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë. Fotoja u konsiderua nga fansat si provë e xhirimeve të një videoklipi të ri, që supozohej të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë…
Autoritetet indoneziane kanë nisur pasdrekën e sotme një operacion kërkimi për të lokalizuar një avion të vogël me 11 persona në bord, me të cilin është humbur kontakti teksa fluturonte mbi pjesën lindore të Indonezisë. Siç citon noa.al, këtë e kanë bërë të ditur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) burime nga ekipet e shpëtimit. Avioni, në pronësi të kompanisë ajrore Indonesia Air Transport…
Projekti i rëndësishëm infrastrukturor që lidh Shirokën me Zogajn ka hyrë në një fazë intensive të pastrimit të terrenit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se ka vijuar edhe sot dita e dytë e ndërhyrjes për lirimin e hapësirës ku do të kalojë rruga e re. Sipas njoftimit, forcat e inspektoriatit dhe mjetet e rënda kanë ndërhyrë për shembjen e një objekti të ndërtuar në…
Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve. Këtë herë, përplasja ka qenë mes Brikenës dhe Keijsit, dy prej personazheve që deri më tani nuk kishin pasur konflikte të theksuara mes tyre. Situata nisi krejt papritur, në një moment që fillimisht dukej i qetë dhe pa asnjë ngarkesë emocionale. Të dy ndodheshin në…
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar zyrtarisht bazën e përgatitjes së kombëtares për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kombëtarja braziliane do të qëndrojë në New Jersey gjatë fazës së grupeve të turneut. Seleção do të akomodohet në The Ridge Hotel, në Basking Ridge, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në Columbia Park…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, dy ditë më parë për grekët, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi. Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha, Mitsotakis thotë se e njeh prej vitesh Ramën dhe deklaratat e tij nuk i merr shumë seriozisht. “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me takimet e Ervin Salianjit me strukturat dhe mbështetësit e opozitës në bazë, duke theksuar se ish-deputeti është vetëlarguar nga partia. “Salianji është vetëpërjashtuar! Ndarja me këta njerëz nuk na dobëson, por na forcon”, tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij. Ai sqaroi se Salianji ka interesa private dhe…
Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit lajmëroi ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar dhe zgjidhur problematika të natyrave të ndryshme.
“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar të gjitha problemet e për t’i futur në vijë qoftë në aspektin rregullativ, qoftë në aspektin e problematikave të natyrave të ndryshme që e shihni të arsyeshme të trajtohen. Do të propozoja që këtë grup pune ta drejtoje ministri i Pushtetit Vendos, ndërsa në të, të jenë edhe ministri i Ekonomisë, ministri i Kulturës, dhe ai i mjedisit”, tha Rama.
Në këtë grup pune, nga pushteti vendor do të jenë kryetari i bashkisë Lezhë, kryetari i bashkisë Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec.
Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë për “degradimin total të narko-shtetit” dhe për kontroll të drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama. Në një komunikim drejtuar qytetarëve përmes rrjeteve sociale, Berisha tha se Rama ka marrë masa për të bllokuar veprimet e SPAK-ut dhe për të vendosur gjithçka nën kontroll.
“Zhvillimet në vend faktojnë degradimin total të narko-shtetit,” tha Berisha, duke shtuar se skandalet e qeverisë nuk kanë të sosur.
Ai akuzoi Ramën për përdorim të fondeve personale për imazh dhe për ndërhyrje në parlament për të bllokuar opozitën dhe drejtësinë.
“Pra, de facto ai ka pushtuar parlamentin dhe po e përdor atë në një grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë,” tha Berisha.
Ai theksoi se “fjala është vetëm e qytetarëve”, të cilët duhet të ngrihen për të shpëtuar Shqipërinë nga regjim që po vjedh buxhetin dhe pronat publike.
Berisha i bëri thirrje për bashkëpunim qytetarëve dhe opozitës në një betejë përfundimtare kundër “përfaqësuesve të narko-shtetit”.
Gazeta “Si” -Artisti, shpikësi dhe anatomisti Leonardo da Vinçi ishte shembulli i “njeriut të Rilindjes” dhe shkencëtarët synojnë të zbulojnë sekretet e gjeniut të tij në një nivel gjenetik. Por ka një problem: Më shumë se 500 vjet pas vdekjes së tij në 1519, ADN-ja e Leonardos ka rezultuar thuajse e pamundur për t’u gjetur.Ai nuk pati fëmijë, dhe vendvarrimi i tij në Kapelën e Shën Florentit në Amboise, Francë, u shkatërrua gjatë Revolucionit Francez në fund të viteve 1700.
Disa kocka thuhet se janë rimarrë nga rrënojat dhe janë varrosur përsëri, por identiteti dhe autenticiteti i tyre ka qenë i debatueshëm.Në mungesë të mbetjeve të verifikuara, shkencëtarët që marrin pjesë në Leonardo da Vinci Project kanë zgjedhur një qasje të zgjuar: marrjen e mostrave nga artefakte të lidhura me polimatikun italian për ADN. Leonardo la pas një pasuri të madhe pikturash, vizatimesh dhe letrash, gjëra që ai ka prekur dhe që mund të përmbajnë gjurmë të materialit gjenetik edhe sot.
Ekipi i projektit mori mostra nga letra të shkruara nga një i afërm i largët i Leonardos, si dhe nga një vizatim i quajtur “Holy Child”, që mund të jetë krijuar nga vetë artisti. Tregtari i artit, i ndjeri Fred Kline ia atribuoi veprën Leonardos, por ekspertë të tjerë kanë kundërshtuar autenticitetin e saj. Ekipi gjeti një sasi të madhe ADN-je në vizatim dhe në një nga letrat, përfshirë bakteret, bimët dhe një sekuencë që përputhej me kromozomin Y të një mashkulli. Gjetjet u publikuan më 6 janar në një studim që nuk është rishikuar ende nga kolegët shkencëtarë.
“Ka shumë material biologjik që vjen nga individi dhe mund të gjurmohet në një copë letre ose kanavacë që e thith atë,” tha bashkautori i studimit, dr. Norberto Gonzalez-Juarbe, profesor i asistencës në departamentin e biologjisë qelizore dhe gjenetikës molekulare në Universitetin e Maryland, College Park.
“Dhe nëse e mbulon me ngjyrë, ka një lloj shtrese mbrojtëse mbi të.”
Marrja e mostrave nga objektet për ADN mund të jetë një proces shkatërrues. Anëtarët e projektit, të vetëdijshëm për vlerën e paprekshme të këtyre objekteve, fillimisht synuan të identifikojnë një teknikë minimale invazive që mund të kapë gjurmë të mbetura gjenetike nga veprat dhe dokumentet. Pas testimeve, ekipi vendosi që swab-i i thatë (copë materiali thithës, shpesh shkop ose shufër, që përdoret në kirurgji dhe mjekësi për pastrimin e plagëve, aplikimin e ilaçeve ose marrjen e mostrave) mund të mblidhte ADN të mjaftueshme pa dëmtuar veprën.
“Materiali gjenetik nga “Holy Child” ofroi një pamje të përbërë të mjedisit ku u krijua dhe ruajt vepra gjatë 500 viteve të fundit” tha Gonzalez-Juarbe. Pas përjashtimit të mundësisë së kontaminimit mjedisor, si pluhuri, ekipi identifikoi shenja specifike bimësh, kafshësh dhe organizmave që sugjeronin se vepra kishte origjinë në Itali. Gonzalez-Juarbe dhe bashkëautorët gjetën ADN të pemës së portokallit në vizatimin e shekullit 15, që ata besojnë se mund të ketë ardhur nga kopshtet e familjes Medici , të famshme për pemët e rralla të agrumeve në rajonin e Toskanës në Itali. Ekipi gjithashtu detektoi ADN të derrave të egër. Furçat e pikturës të bëra nga qimet e këtyre kafshëve ishin të zakonshme gjatë Rilindjes dhe krijonin një teksturë të veçantë për pikturat me vaj.
“Jemi 100% të sigurt që kjo ADN e derrit vjen nga furça e pikturës. Përputhet me atë që dimë nga historia e artit,” tha Lee.
Pista e kromozomit Y
Lee dhe ekipi i tij analizuan sekuencat e kromozomit Y në një nga letrat dhe vizatimi dhe zbuluan se ato ishin gjenetikisht të lidhura. Ata krahasuan këto shenja me një panel prej rreth 90,000 shenjash të njohura në kromozomin Y, që ndihmoi për të përcaktuar se ADN-ja i përkiste haplogrupit E1b1. Haplogrupet kategorizojnë njerëzit që kanë një paraardhës të përbashkët, të identifikuar nga variacionet gjenetike të gjurmueshme përmes linjës paterne (kromozomi Y) ose linjës materne (ADN mitokondriale). ADN-ja e kromozomit Y është nga rajoni i Toskanës, duke u përputhur me vendin ku Leonardo lindi dhe jetoi. Para këtij studimi, Leonardo nuk ishte lidhur me ndonjë haplogrup të njohur. Identifikimi i të njëjtit kromozom Y në objekte të tjera mund të përdoret gjithashtu për të vendosur nëse “Holy Child” është vërtet vizatim i Leonardos për të zgjidhur debatin mbi autenticitetin.
Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë për materialet që duhen përdorur në kërkimin e ADN-së së Leonardos. Francesca Fiorani, profesoreshë e historisë së artit në Universitetin e Virginisë, tha se materialet e zgjedhura nuk ishin më të përshtatshmet për përpjekjen për rindërtimin e ADN-së së Leonardos. Megjithatë, metodologjia e përdorur mund të çojë në marrjen e suksesshme të ADN-së së Leonardos në të ardhmen, tha S. Blair Hedges, profesor i biologjisë dhe drejtues i Qendrës për Biodiversitetin në Universitetin Temple. Asamblimi dhe përfundimi i gjetjes së gjenetikës së Leonardos do të kërkonte verifikimin e ADN-së nga pasardhësit dhe ndoshta nga vetë mbetjet e tij, për t’u krahasuar me fragmentet gjenetike të marra nga artefaktet.
Kërkimi i gjeniut
Grupet e ndryshme të kërkimit po vazhdojnë punën për projektin Leonardo da Vinçi. Ekipi i Gonzalez-Juarbe po punon me qeverinë franceze për të marrë mostra nga artefakte të Leonardos të ruajtura në Francë, duke u përqendruar më shumë tek vizatimet dhe shënimet e tij më pak të njohura. Lee dhe Gonzalez-Juarbe shpresojnë që të gjitha studimet e ndara të bashkohen në një pikë.
“Dhe nëse të gjitha tregojnë se E1b1 shfaqet vazhdimisht në këto rrugë të ndryshme, atëherë mund të kontrollojmë ato kocka dhe të shohim nëse përmbajnë E1b1,” tha Lee.
“Dhe nëse e bëjnë, atëherë mund të themi me një probabilitet të lartë se Leonardo e mbante kromozomin Y E1b1.”Puna për të kuptuar se cilat shenja gjenetike kishte Leonardo mund të përdoret më pas për të kuptuar aftësitë e tij të vizionit. Megjithatë, objektet e lidhura me Leonardon ruhen shumë nga konservatorët, dhe bindja e pronarëve privatë është gjithashtu një sfidë, tha Lee. Për momentin, ekipi nuk di se çfarë do të gjejë, ose nëse do të çojë në zbulimin përfundimtar të ADN-së së Leonardos.
“Është si të shikosh një film. Nëse e di fundin, nuk ka kënaqësi. Por kur të befasohesh, nuk e di çfarë do të ndodhë. Kjo e bën udhëtimin më të kënaqshëm,” tha Lee.
Nga Gazeta Si- Ish-zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazaj dhe 2 prej efektivëve që kanë shoqëruar Altin Ndocin ditën e arratisjes, do të qëndrojnë në burg. Masat e sigurisë u caktuan sot nga Gjykata e Durrësit e cila vendosi të lirojë nga qelia 3 efektivët e tjerë të grupit të shoqërimit Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi, për të cilët caktoi masën detyrim paraqitjeje.
Edhe pse fillimisht u kërkua masa e sigurisë arrest në burg për të gjithë, gjatë seancës prokurori ka ndryshuar kërkesën për dy nga efektivët e policisë së burgut.
Ndërkohë kryeinfermieri Aulon Çuku dhe specialisja e inofrmacionit në burg Violeta Uka u lanë arrest në shtëpi.