Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

"E kishin lënë makinën ndezur", Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December 2025 at 11:49


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana.
Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.

"Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.

Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.

“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.

Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.
Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt./Telegrafi/

Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale "trafikim me fëmijë" dhe "përdhunim"

24 December 2025 at 16:45


Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale "trafikim me fëmijë" dhe "përdhunim"
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave nga Tetova, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale trafikim i fëmijës dhe sulm seksual.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të dyshuarit tashmë janë arrestuar.

"Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë BSP-së së në kuadër të MPB-së (Njësia Kombëtare për Shtypjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore), për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve, sot (24.12.) në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, si më poshtë: kundër personit F.M. (25) - për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 1 dhe paragrafi 2), kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 3) dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale "sulm seksual dhe përdhunim" (186, paragrafi 1 dhe paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

telegrafi.com

Sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i raportuari i parë F.M. në periudhën nga maji 2023 deri në fund të vitit 2024, duke e mashtruar viktimën fëmijë - atëherë 15 vjeç, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën të përdorë drogë narkotike dhe të shfrytëzojë seksualisht. Me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të raportuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe duke përfshirë persona të tjerë të panjohur, u ka mundësuar atyre të kryejnë akte seksuale ndaj viktimës fëmijë, dhe në disa vende në zonën e Tetovës.

I raportuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe me forcë, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale ndaj fëmijës./Telegrafi/

Një fëmijë 15-vjeçar është dërguar i vdekur në Spitalin e Gostivarit

24 December 2025 at 12:46


SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç.

Nga atje thonë se mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.

“Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/

SPB Tetovë: Ndalohet një grua nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur ar në vlerë nëntë mijë euro

23 December 2025 at 15:20


Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar.
Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove.

“Më 22.12.2025, në orën 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të policisë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati Kalishtë i Gostivarit. Ajo dyshohet se më herët gjatë ditës kishte kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari në vlerë rreth 9.000 euro".

"Stoli e marrë është gjetur dhe iu është kthyer pronarit, ndërsa M.S. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të ndiqet me kallëzim të përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.

Kallëzim penal ndaj një personi dhe një kompanie nga Tetova, dyshohen për mashtrim me transportin e nxënësve

17 December 2025 at 11:06


SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa.

“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt, e lidhur midis tyre dhe një shkolle të mesme, kishte skaduar, pa bazë ligjore përgatitën fatura në shumën prej 15.034.110 denarësh për të dy muajt dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim të kryerjes së pagesës. Të denoncuarit nuk arritën t’i mashtrojnë shërbimet përgjegjëse të shkollës, pas çka para noterit dhanë deklaratë të rreme dhe dorëzuan faturat duke kërkuar që noteri të përgatiste një vendim për urdhër pagese noterial, i cili u miratua nga noteri".

"Po ashtu, SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër Q.F. (59) nga fshati Shemshovë dhe një personi juridik nga i njëjti fshat, për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt e lidhur me një shkollë të mesme në Tetovë kishte skaduar, më 10.06.2025, pa bazë ligjore përgatitën fatura për muajin shtator dhe tetor 2024 në shumën totale prej 2.152.447 denarësh, dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim që t’i mashtrojnë dhe të kryhet pagesa e faturave të dorëzuara”, thonë nga MPB.

Denoncimet e rrejshme për bomba, protestojnë nxënësit e gjimnazit të Tetovës

15 December 2025 at 13:22


Nxënësit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë sot protestuan për denoncimet e rrejshme për bomba që po bëhen vazhdimisht për këtë shkollë.

Nxënësit, përcjell TV21, thonë se po dëmtohen pasi për 8 here me radhë janë detyruar që ta ndërpresin mësimin, shkaku i ktëyre denoncimeve, ndërsa kërkojnë nga organet e rendit që të marrin masa.

“Me mos-mbarëvajtjen e mësimit, dëmi më i madh bie mbi faktorin nxënës, gjë që nuk është e pranueshme nga ana jonë. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit, dhe jo për përsëritjen e këtyre dukurive”, tha një nxënës i këtij gjimnazi.

Tetë persona të lënduar në magjistralen Tetovë-Gostivar, devijohet qarkullimi

13 December 2025 at 22:55


Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Tetovës ka njoftuar se pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Tetovë-Gostivar, janë lënduar tetë persona dhe të njejtët po trajtohen në spitalin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës "Kamenjan", ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh "BMW" me targa të Tetovës.

Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.

Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse" thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. /Telegrafi/

Në avion ishin dy shtetas të Kosovës, piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin - detaje nga rrëzimi i avionit në Maqedoni

12 December 2025 at 15:04


Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi QMK.

Avioni, siç theksojnë, është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave. Dy udhëtarët që kanë qenë në avion janë shtetas të Kosovës.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D. M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.
Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023 .

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

Në profilin e tij në rrjetet social, D.M ka shkruar se jeton në Londër, ndërsa është pilot privat në “The Pilot Centre Denham UK”, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi Tetovë.

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë D.M, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB-Tetovë./TV21/

SPB Tetovë jep detaje për rrëzimin e avionit në Mavrovë, janë lënduar dy shtetas të Kosovës

12 December 2025 at 14:01


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me informacione shtesë në lidhje me avionin e vogël, që sot u rrëzua në liqenin e Mavrovës.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në avion kanë qenë dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

"Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”".

"Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore".
"Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen", thonë nga SPB Tetovë.

MPB: Zbardhet rasti i vrasjes në Gostivar, ngritët kallëzim penal ndaj një personi

12 December 2025 at 10:58


MPB Maqedoni njofton se e ka zbardhur rastin e vrasjes në Gostivar dhe se Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vrasje".

Siç thonë nga MPB, më 09.12.2025, J.M. (34) nga rajoni i Gostivarit ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, rajoni i Gostivarit, është larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë ka vërejtur se më 07.12.2025 po hipte në një automjet pasagjerësh "Fiat", pas së cilës nuk ishte e disponueshme në telefon.

"Ai gjithashtu ka raportuar se në kamerat e sigurisë ka vërejtur se natën midis 06.12 dhe 07.12.2025, S.M. ka hyrë dhe ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe se nga dhoma e tij janë marrë para. Më 11.12.2025 në orën 02:15, S.M. u privua nga liria me dyshimin se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të".

"Pas marrjes së masave në lidhje me rastin, pas verifikimit të videoregjistrimeve, u përcaktua se i akuzuari kishte dhënë deklaratë të rreme në stacionin e policisë. Në të njëjtën kohë, nga lista e thirrjeve të pranuara u përcaktua se H.A. e kishte kontaktuar për herë të fundit më 07.12.2025".

"Më vonë, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e S.M., pas çka edhe gruaja e tij G.V. (48) u privua nga liria. Në një intervistë zyrtare në stacionin e policisë, G.V. pranoi se burri i saj S.M. e kishte vrarë H.A. me armë, dhe tregoi edhe vendin ku ishte varrosur. Pas kësaj, oficerët e policisë nga Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar, në prani të një prokurori publik, inspektuan vendin në afërsi të fshatit Negotinë ku u gjet trupi i H.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi", thonë nga MPB.

Bastisje në rajonin e Tetovës, konfiskohet drogë, armë dhe municione - ndalohet një person

11 December 2025 at 12:27


SPB Tetovë njofton se sot rreth orës 08:00, zyrtarët policor e privuan nga liria 30-vjeçarin F.R. nga fshati Orash, komuna e Jegunovcës.

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orashje, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë automatike 7.62 mm me dy karikatorë me gjithsej 22 fishekë 7.62 mm, 78 fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një mulli dhe një peshore dixhitale".

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet edhe I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila u arrestua dhe u ndalua në stacion policor për tejkalim të afatit të qëndrimit të saj turistik", thonë nga SPB Tetovë.

Gjithashtu thonë se F.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

Ndalohen dy të rinj nga rrethina e Tetovës, kapen me lëndë narkotike

9 December 2025 at 14:20


SPB Tetovë ka njoftuar për dy raste të ndryshme, në të cilat janë ndaluar dy të rinj për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.
Nga SPB Tetovë thonë se ndaj tyre do të dorëzohen aktakuza përkatëse.

"Më 08.12.2025 në orën 20:00 në një rrugë lokale në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.F. (24) nga fshati Tearcë e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve "Opel" me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të tij personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. A.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse".

"Më 08.12.2025 në orën 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Grupçin e kanë privuar nga liria personin M.I. (25) nga fshati Pallaticë për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të hartohet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

Gjobiten 25 shoferë në Tetovë dhe Gostivar

4 December 2025 at 11:55


SPB Tetovë njofton se ka gjobitur 25 shoferë për shkelje të rregullave në trafik.

"Gjatë ditës së djeshme (03-dhjetor) në territorin e SPB Tetovë, është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 25 shoferë (TE-17 dhe GV-8) për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete (TE-11 dhe GV-7) janë ngritur me automjetin special "merimangë".

Janë sanksionuar edhe 59 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-35 dhe GV-24)", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

SPB Tetovë: Qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit të ngrohjes, të mbrohen nga zjarret e mundshme

1 December 2025 at 13:14


SPB Tetovë ka dalë me apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit dimëror dhe si të mbrohen nga zjarret e mundshme.
Nga SPB u rekomandojnë pronarëve dhe banorëve të ndërtesave dhe shtëpive që të pastrojnë oxhaqet, por edhe të mos i mbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrike në të njëjtën kohë.

"Me fillimin e sezonit të ngrohjes, rritet ndjeshëm mundësia e zjarreve, kryesisht si pasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve elektrike të vjetruara dhe të amortizuara në ndërtesa, furrave me defekt dhe oxhaqeve të papastruara në shtëpi ose ndërtesat e banimit. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel qytetarëve për kujdes maksimal, përkatësisht të mos i lënë të ndezura trupat ngrohës kur nuk janë në shtëpi apo në hapësirat e punës për një kohë të gjatë, e sidomos jo ngrohëset, kondicionerët apo stufat me dru".

"Sepse, nevojitet vetëm një shkëndijë e vogël për të shkaktuar zjarr me pasoja serioze materiale dhe të tjera. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi i zjarreve është shumë më i vështirë, për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe qasjes së vështirësuar në ndërtesa, kryesisht për arsye ndërtimore apo të tjera".

"Pronarëve dhe banorëve të ndërtesave u rekomandohet të kontrollojnë dhe pastrojnë oxhaqet, të paktën dy herë në vit, por edhe të mos i mbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrike në të njëjtën kohë. Kjo pasi, sipas nenit 288 të Kodit Penal, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, përbën vepër penale për të cilën është parashikuar dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, e nëse është kryer nga pakujdesia, dënimi është deri në tre vjet burg".

"Prandaj, u bëjmë apel qytetarëve t'i respektojnë këto udhëzime, për të parandaluar zjarret e mundshme dhe me këtë të parandalojnë pasoja më serioze për jetën dhe pasurinë e tyre, si dhe jetën dhe pasurinë e të tjerëve", thonë nga SPB Tetovë.

SPB Tetovë: Ndalohen dy persona në Gostivar, sulmuan fizikisht një 22-vjeçare

28 November 2025 at 12:15


SPB Tetovë njofton se dje (27.11.2025) në orën 20:20, punonjës policie nga Stacioni Policor i Gostivarit, në rrugën „Banjeshnica“ në Gostivar, kanë privuar nga liria personat Z.Sh. (58) dhe Gj.Sh. (54) nga Gostivar.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ata u denoncuan nga Gj.Sh. (34) nga Gostivar se rreth orës 20:00, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.Sh. (22).

"Sipas denoncimit, Z.Sh. kishte tentuar të sulmonte denoncuesin dhe persona të tjerë edhe me një send të mprehtë, si dhe u kishte drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

U raportua si i humbur, gjendet i vdekur një person në Nerasht të Tetovës

24 November 2025 at 18:32


SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me ngjarjen në Nerasht të Tetovës, ku është gjetur i vdekur një person.

Siç thonë nga SPB Tetovë, sot (24.11.2025) në ora 02:00 në SPB Tetovë, B.B. (33) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova është larguar nga shtëpia me automjetin e tipit "Audi" me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

"Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar "Audi Q5" me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen".

"Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët janë duke kryer këqyrjen dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin A.B. nga Tetova", thonë nga SPB Tetovë.

Ndalohen dy të mitur në rrugën Tetovë - Shkup, kapen me marihuanë

20 November 2025 at 12:35


SPB Tetovë njofton se dje (19.11.2025), në orën 20:40, në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në nyjen e Grupçinit, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor Grupçin kanë ndaluar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç nga fshati Grupçin.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit "Volkswagen Golf" me targa të Tetovës, me të cilin po udhëtonin, dhe gjatë kontrollit personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

"Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

Aksion policor në rajonin e Gostivarit, ndalohen gjashtë shtetase shqiptare

19 November 2025 at 12:56


SPB Tetovë njofton se policia ka kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Gostivarit, ku janë ndaluar gjashtë shtetase shqiptare.

"Мë datë 18/19.11.2025 periudhën prej orës 23:00 deri në orën 04:00, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike (lokale) në rajonin që mbulon DPB Gostivar. Me këtë rast, në një objekt hotelierik në rrugën "Ilinden" në Gostivar, në pronësi të personit J.A. (49) nga Gostivari, janë gjetur dhe ndaluar V.A. (32), L.A. (36), A.P. (36) dhe K.K. (50), të gjitha nga Shqipëria. Ndërsa, në një objekt hotelierik në f. Zubovcë, komuna Vrapçisht, në pronësi të R.B. (50) ngaGostivari, janë gjetur dhe ndaluar E.U. (39) dhe Xh.K. (25) nga Shqipëria.

Gjashtë shtetaset shqiptare janë ndaluar për shkak se kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit. Ato janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të bëhen parashtresat përkatëse", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

SPB Tetovë: Digjet një makinë në rrugën Tetovë - Shkup

18 November 2025 at 11:01


SPB Tetovë njofton se dje (17.11.2025) në orën 06:25 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, para nyjes rrugore të Grupçinit, është djegur një makinë.

"Bëhet fjalë për një automjet pasagjerësh të tipit "Opel", me targa të Gostivarit, i cili ishte në lëvizje dhe drejtohej nga M.M. (34) nga Gallatë e Gostivarit".

"Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin", thonë nga SPB Tetovë.

Gjendet një person i vdekur Draçevë, trupi është dorëzuar për autopsi

17 November 2025 at 16:30


Më 16.11.2025 në orën 12:40, është raportuar se Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup ka gjetur të ndjerin M.A. (55) nga Shkupi në një shtëpi në zonën e Draçevës.

Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Një ekip inspektimi nga Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup ka kryer një inspektim./Telegrafi/

❌
❌