Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

By: e xh
23 December 2025 at 07:59

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, shkruan Elle Hammond në të përditshmen britanike “Saga”.

Po kërkoni alternativa të përballueshme për të kaluar pushimet tuaja në vitin 2026, ekspertët e “Saga Holidays” ju sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit.

Nëse ju pëlqejnë aventurat e guximshme në një vend të largët apo një vendpushim i qetë diku më familjar, këto shtatë destinacione të rekomanduara ofrojnë diçka për çdo lloj vizitori

Shqipëria

Shqipëria rekomandohet si një nga destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, falë plazheve të pazbuluara, ujërave ngjyrë bruz dhe çmimeve të përballueshme.

Ekspertët e udhëtimit e kanë krahasuar Shqipërinë me Kroacinë.

Shqipëria po bëhet me shpejtësi një nga vendet më të njohura në Evropë.

Vendi i bukur mesdhetar i ka të gjitha – nga plazhet te kultura bizantine por me një çmim të shkëlqyer.

Vendet kryesore përfshijnë:

  • Plazhet me ujërat ngjyrë bruz të Ksamilit – të cilin mund ta vizitoni duke bërë një udhëtim me traget nga Korfuzi.
  • Berati – i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve” është i famshem për arkitekturën e tij osmane dhe shqiptare.
  • Gjithashtu, mos humbisni një vizitë në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, Tiranën.

Ndërsa popullariteti i Shqipërisë rritet, kjo është koha e përkryer për ta eksploruar atë përpara se vendi të përfshihet nga turizmi masiv.

Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë në vitin 2026?

Interesi për Shqipërinë vazhdon të rritet, ku sipas një raporti, turizmi u rrit me 5% në fillim të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shqipëria është aktualisht një nga vendet më të lira në Evropë.

Vendi mesdhetar tërheq turistë nga e gjithë bota falë akomodimit, ushqimit dhe transportit cilësor dhe të përballueshëm.

Revista britanike e udhëtimeve “Saga” e ka renditur Shqipërinë ndër shtatë vendet më të mira për pushime në vitin 2026:

1. Shqipëria
2. Japonia
3. India
4. Afrika e Jugut
5. Kosta Rika
6. Uzbekistani
7. Italia

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

By: e xh
23 December 2025 at 07:58

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: e xh
23 December 2025 at 07:56

Dashi

Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do qëndroni gjithë kohës pranë njeri-tjetrit. Beqarët do ndërmarrin edhe rreziqe vetëm për ta bërë për vete personin që kanë pëlqyer. Financat do jenë të kënaqshme kështu që nuk keni çfarë të kërkoni më shumë.

Demi

Nëse tregoheni realiste sot në jetën tuaj në çift do e kuptoni se lidhja juaj është vërtet e mrekullueshme dhe problemet që keni janë shume të vogla. Beqarët nuk do parapëlqejnë të fillojnë një histori dashurie pa qenë të sigurt se ai është personi i duhur. Me financat duhet të tregoni sa më shumë maturi që të mundeni. Po gabuat do i vuani gjatë pasojat.

Binjaket

Sot do kaloni shumë peripeci juve që jeni në një lidhje. Partneri nuk do ndihet gati te hedhe hapat qe doni ju dhe kjo do ju mërzitë paksa. Beqarët do e takojnë në momentin që më pak e presin personin ideal.

Mos e humbni këtë rast. Në planin financiar situata do jetë e paqëndrueshme. Nuk rekomandohet të kryeni shpenzime të pamenduara.

Gaforrja

Ndryshimet në jetën tuaj ne çift do jenë rrënjësore sot. Do i shihni gjërat ndryshe tashmë. Ata që kanë pasur probleme të mëdha do i zgjidhin një e nga një. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jenë të mëdha. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.

Luani

Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni të bekuar nga yjet. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të krijojnë menjëherë një lidhje sepse do zhgënjehen pa mase dhe do vuajnë. Financat do jenë goxha të mira. Të gjithë do habiten sesi ju do arrini ta përmirësoni aq shpejt situatën pas vështirësive të kaluara.

Virgjëresha

Do merrni kritika të shumta nga partneri juaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni paksa keq. Mundohuni të shihni anën pozitive të gjithë kësaj. Beqarët do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse dëshironi. Në planin financiar do e keni të vështirë te ruani ekuilibrin sado që do mundoheni. Kërkoni ndihmën e të afërmve.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta te javës. Gjithçka do ju realizohet si me magji kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni. Beqarët duhet të pranojnë ftesat para se ata persona të fillojnë të joshin të tjerë. Në planin financiar do kaloni një krize goxha te vështirë. Do ju duhet ndihmë e miqve për t’ia dalë.

Akrepi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mirë për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet që keni mbajtur nga e kaluara. Beqarët nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jenë të mira. Në planin financiar duhen mare disa masa para se situata të bëhet delikate.

Shigjetari

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot me në fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Në planin financiar do duhet ta shtrëngoni pak rripin në mënyrë që të mos keni probleme serioze.

Bricjapi

Klima nuk do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do kapeni pas disa detajeve te vogla dhe do debatoni me partnerin. Beqaret me ne fund do e takojnë personin tyre te ëndrrave i cili do ua ndryshoje jetën. Urani do ndikojë negativisht tek financat. Ai do iu bëjë më të papërgjegjshëm me shpenzimet dhe aspak të kujdesshëm.

Ujori

Priten shumë mosmarrëveshje sot në jetën tuaj ne çift për shkak te kokëfortësisë suaj. Duhet me patjetër të ndryshoni sjellje. Beqarët do njihen me persona interesante gjatë një udhëtimi që do realizojnë. Përfitoni sa më shume që te mundeni. Ne planin financiar duhet te ruani sa më shume gjakftohtësinë sepse përndryshe nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen.

Peshqit

Nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj një personi që do iu vije rreth e rrotull sot dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Në fakt do shkatërroni gjithçka thjesht për disa emocione momentale. Beqarët do kenë njohje te reja dhe do mund të fillojnë histori dashurie afatgjata. Shpenzimet duhet t’i kufizoni deri ne maksimum sepse në të kundërt gjendja mund t’iu përkeqësohet.

08:59 Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

By: Kesjana
23 December 2025 at 08:59

Rusia po përgatitet për luftë në hapësirë. Të paktën kështu paralajmërojnë dy shërbime perëndimore të inteligjencës, sipas të cilave Moska po zhvillon një sistem të ri sulmi ushtarak që synon goditjen e satelitëve në orbitë, veçanërisht atyre të rrjetit Starlink, në pronësi të kompanisë së Elon Musk.

Sipas këtyre burimeve, projekti rus bazohet në krijimin e një “reje” me mikroprojektilë, të aftë për të shkatërruar ose çaktivizuar lloje të ndryshme satelitësh. Një armë e tillë, nëse do të realizohej dhe vihej në funksion, do të ishte vendimtare në përballjen ushtarake me Perëndimin, pasi sot pothuajse të gjitha sistemet moderne të mbrojtjes mbështeten te udhëzimi satelitor. Përmes tyre drejtohen raketat dhe ndërtohen rrjete për të zbuluar e interceptuar sulmet armike.

Në Ukrainë, për shembull, një nga kontributet kryesore të Shteteve të Bashkuara ka qenë pikërisht asistenca logjistike e bazuar në satelitë, e cila ka luajtur rol kyç në operacionet ushtarake në terren.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte një hap i mëtejshëm në përshkallëzimin e sfidës ushtarake të Kremlinit: një garë drejt hapësirës që, ndryshe nga ajo e viteve ’60, nuk ka të bëjë me eksplorimin, por me dominimin ushtarak përtej atmosferës së Tokës. Jo rastësisht, edhe NATO që prej vitit 2019 ka miratuar një “strategji hapësinore”, duke e konsideruar hapësirën një fushë të re të konfliktit. Kontrolli i Tokës nga lart do të thotë avantazh strategjik.

Megjithatë, ekspertët e Aleancës Atlantike mbeten të ndarë. Disa dyshojnë se Rusia ka arritur realisht të projektojë një armë të tillë, pasi rreziku që “reja” e mikroprojektilëve të godasë pa dallim edhe satelitë të vendeve mike, përfshirë Kinën, mbetet shumë i lartë. Të tjerë, si gjenerali Christopher Horner, komandant i divizionit hapësinor të ushtrisë kanadeze, nuk e përjashtojnë mundësinë që teknologjia ruse të ketë arritur këtë nivel, madje paralajmërojnë se Moska mund të jetë duke punuar edhe për një armë bërthamore në hapësirë.

Sipas raportit të inteligjencës perëndimore, skenari parashikon lëshimin në orbitë të satelitëve të vegjël, të aftë për të shpërndarë mikroprojektilë vetëm disa milimetra të mëdhenj, praktikisht të padukshëm për sistemet aktuale të mbikëqyrjes. Modeli krahasohet me dronët që mbajnë brenda tyre dronë më të vegjël, të cilët lëshohen në momentin e duhur. Analistët, megjithatë, mbeten skeptikë për kontrollin e trajektores së këtyre mbetjeve, të cilat mund të përplasen pa dallim me satelitë të tjerë.

Rusia ka zhvilluar edhe më parë programe raketore për të goditur objekte në hapësirë, ndaj nuk përjashtohet që një studim i tillë të jetë realisht në zhvillim. Por për momentin, dyshimet mbi efektivitetin e kësaj arme mbeten të mëdha. Ajo që duket e qartë është se fronti i ri i luftës është zhvendosur shumë lart, mes yjeve./kb

08:47 Confindustria Albania kundër draftit të Kodit Penal: Rrezik për biznesin, paralizon investimet

By: Kesjana
23 December 2025 at 08:47

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e të përbashkëta, ka shprehur qëndrimin e saj të ashpër zyrtar kundër projektligjit të ri të Kodit Penal, i hedhur së fundmi për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke paralajmëruar se nëse miratohet në ketë formë do të rrezikojë paralizimin e investimeve të huaja.

Confindustria Albania ndryshimet në Kodin Penal i cilëson të panevojshëm, të cilat rrisin ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenojnë klimën e investimeve në vend.

“Nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonjë boshllëk në legjislacion penal, që të justifikojë nevojën për të shkuar drejt hartimit dhe miratimit të një kodi të ri penal. Mbi të gjitha vërehet se nga hartuesit e projektit të Kodit të ri Penal nuk është bërë një analizë shteruese e ndikimit të faktorëve ekonomikë dhe socialë në lidhje me rëndimin me penalizime të reja, siç propozohet, për veprat penale të kryera nga personat juridikë”, nënvizohet në qëndrim.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me kriminalizimin e tepruar të veprimeve me natyrë administrative, si shkeljet tatimore formale, mangësitë në dokumentacion apo shkelje të brendshme në shoqëritë tregtare, të cilat deri më tani janë trajtuar përmes masave administrative ose civile. Sipas Confindustria Albania, kjo qasje rrit presionin penal mbi biznesin dhe krijon pasiguri në ushtrimin e aktivitetit ekonomik.

Confindustria Albania shpreh gjithashtu kundërshtime ndaj zgjerimit të përgjegjësisë penale për personat juridikë, duke vënë në dukje se projekti parashikon përgjegjësi edhe për vepra penale që, sipas saj, nuk mund të lidhen logjikisht me natyrën e personit juridik. Kjo, sipas Confindustria Albania, bie ndesh me parimet themelore të së drejtës penale dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Europian, ku përgjegjësia penale e personave juridikë është e kufizuar në fusha të caktuara si korrupsioni, krimi i organizuar dhe veprat kundër mjedisit.

Një tjetër problem që ngrihet është edhe mungesa e harmonizimit të draftit me legjislacionin ekzistues dhe praktikën gjyqësore, si dhe mbivendosja me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, veçanërisht përmes tentativës për të kriminalizuar pozitën dominuese në treg. Sipas Confindustria Albania, kjo mund të paralizojë investimet, të rrisë arbitraritetin në zbatim dhe të dëmtojë konkurrencën e lirë.

“Kriminalizimi i një sjellje që kërkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri të thellë juridike, duke bërë që sjellje të zakonshme të biznesit si përqendrimet të mund të interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i përgjegjësisë penale mbi përqendrimet e ndërmarrjeve rrezikon të paralizojë investimet, të zbehë transaksionet dhe të dobësojë klimën konkurruese të tregut për shkak të rrezikut të shtuar të ndjekjes penale, në çdo rast ku çdo ndërmarrje mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në treg. Në praktikë, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi ndërmjet autoriteteve dhe një rrezik të lartë arbitrariteti në zbatim”, theksohet ndër të tjera në qëndrimin e Cofindustria Albania.

Në përfundim, Confindustria Albania vlerëson se projektiligji i ri i Kodit Penal, në formën aktuale, rrit ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe përbën pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. Rekomandohet që drafti të mos përparojë dhe që fokusi të jetë përmirësimi i Kodit Penal ekzistues përmes një procesi të thelluar, gjithëpërfshirës dhe të mirëkonsultuar institucionalisht.

Drafti paraprak më herët është kundërshtuar edhe nga Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL). Nëpërmjet një letre dërguar ish ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja APL kërkoi rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.

Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL solli në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.

Drafti paraprak i kodit të Ri Penal më herët është publikuar në faqen zyrtare të Ministria së Drejtësisë.

Kodi Penal është miratuar në janar 1995, pothuajse 28 vite më parë. Në kohën e miratimit ky kod kishte 362 nene, ndërsa Kodi i Ri i propozuar ka mbi 600 nene. Sipas Ministrisë së Drejtësisë vit pas viti, Kodi i është nënshtruar mbi 30 herë amendimeve dhe shtesave të vazhdueshme, për t’iu përgjigjur nevojës së tranzicionit shoqëror dhe ekonomik që ka kaluar Shqipëria.

Ministria e Drejtësisë thekson se si pasojë e këtyre ndërhyrjeve në Kod është konstatuar ndjeshëm një mungesë e harmonizimit të përmbajtjes së Kodit Penal, veçanërisht përsa i përket llojeve dhe masave të dënimeve penale për çdo vepër penale bazuar në rrezikshmërinë e saj.

Qëndrim Zyrtar i Confindustria Albania për projektin e ri të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

Vlerësim i përgjithshëm dhe mungesa e nevojës për një Kod të ri

Confindustria Albania shpreh shqetësimin në lidhje me projektin e Kodit Penal të hedhur kohët e fundit për konsultim publik. Kodi Penal, siç dihet, është një akt me rëndësi themelore për sistemin juridik, ekonomik dhe politik të vendit. Në lidhje me këtë projekt, kemi zhvilluar diskutime të gjera me juristë dhe avokatë, përfaqësues të shoqërive anëtare që Confindustria Albania përfaqëson. Nisur nga këto diskutime, na rezulton se ky draft nuk vjen si pasojë e ndonjë nevoje apo kërkese reale të sistemit penal apo i problemeve në zbatimin e Kodit Penal aktual. Përkundrazi, mendimi i përgjithshëm është se sistemi penal me Kodin Penal ekzistues, si një shtyllë e këtij sistemi, ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka manifestuar rezultate pozitive, duke përfshirë këtu edhe trajtimin e çështjeve që lidhen me personat juridikë. Argumenti i përsëritur nga autorët e projektit të ri të Kodit Penal se “ndryshimet e shpeshta në Kodin aktual kërkojnë hartimin e një Kodi të ri” nuk është i bazuar dhe i qëndrueshëm. Ndryshimet ligjore janë reflektim i ndryshimeve në jetën sociale, politike dhe ekonomike të vendit. Projekti i Kodit të ri Penal sjell një varg ndryshimesh të rëndësishme thelbësore dhe strukturore. Nuk mendojmë se është kjo që kërkohet në këtë moment. Në këtë moment kërkohet forcimi dhe konsolidimi i zbatimit të Kodit ekzistues.

Ndryshimet rrënjësore apo të shumta në këtë moment nuk do të kontribuonin në forcimin e sistemit penal. Përkundrazi, kjo lloj qasjeje cenon sigurinë juridike, parashikueshmërinë ligjore dhe besimin e subjekteve ekonomike në sistemin e drejtësisë. Nga diskutimet rezultoi e qartë se mungojnë arsyet, faktorët apo motivet që të nxisin apo të shtyjnë për bërjen e një kodi të ri penal. Gjithashtu, nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonjë boshllëk në legjislacion penal, që të justifikojë nevojën për të shkuar drejt hartimit dhe miratimit të një kodi të ri penal. Mbi të gjitha vërehet se nga hartuesit e projektit të Kodit të ri Penal nuk është bërë një analizë shteruese e ndikimit të faktorëve ekonomikë dhe socialë në lidhje me rëndimin me penalizime të reja, siç propozohet, për veprat penale të kryera nga personat juridikë.

Kriminalizimi i tepruar i veprimeve dhe akteve administrative

Një shqetësim thelbësor i Confindustria Albania lidhet me tendencën për të kriminalizuar veprime dhe akte që kanë natyrë të theksuar administrative dhe që deri më tani janë trajtuar me mjete administrative ose civile. Shembuj të tillë janë:

Shkeljet në fushën e tatimeve dhe mbajtjes së dokumentacionit tatimor;

Kërkesat e parregullta apo mosmbajtja e regjistrave;

Shkelje të kryera në shoqëritë tregtare;

Shkelje të karakterit formal që nuk përbëjnë rrezik penal, por vetëm mangësi administrative.

Kjo qasje rënduese penale përbën një rrezik për klimën e biznesit, pasi vendos presion penal mbi aktivitetin tregtar dhe sjell pasiguri në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. Në këtë kuadër, theksojmë se projektkodi nuk ruan një raport të drejtë ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Përveç ruajtjes së një raporti të drejtë dhe proporcional ndërmjet këtyre përgjegjësive, jemi të mendimit se në zbatimin e përgjegjësisë penale ndaj personave juridikë duhet të evitohet ndëshkimi i biznesit në vetvete ose i punonjësve që lidhen me të. Në radhë të parë, fokusi duhet të jetë krijimi i një klime të shëndetshme bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërmjet organeve publike, si: tatimet, doganat, konkurrenca, etj, nga njëra anë, dhe biznesit nga ana tjetër.

Presion i shtuar penal ndaj personave juridikë

Në projektin e Kodit të ri Penal është vërejtur shtim i konsiderueshëm i veprave penale për të cilat mund të përgjigjet personi juridik (ose më saktë përfaqësuesit ligjorë të tij). Ky zhvillim:

është përtej logjikës juridike të dallimit ndërmjet personit fizik dhe juridik;

ngarkon padrejtësisht shoqëritë tregtare me përgjegjësi që nuk u takojnë;

krijon mundësi për interpretime arbitrare gjatë zbatimit nga organet kompetente.

Në disa dispozita, projekti parashikon që personi juridik mund të dënohet për vepra penale absurde, si p.sh. vrasja, plagjiatura apo keqtrajtimi i kafshëve, çka është në kundërshtim me parimet themelore të përgjegjësisë penale dhe të funksionimit të shoqërive tregtare. Gjithashtu, konstatojmë se shumë vepra penale parashikojnë si rrethanë cilësuese apo rënduese rastin kur vepra penale kryhet nga personi juridik.

Ndërkohë që disa prej figurave të veprave penale nuk kuptohet se si mund të kryhen nga personi juridik, për disa të tjera mendojmë se parashikime të tilla e rëndojnë në mënyrë joproporcionale pozitën e personave juridikë dhe janë të paqarta. Për më tepër, konstatojmë dispozita ku gjykatës i jepet një diskrecion i tepruar për vendimmarrje mbi bazën e “rrethanave konkrete”, duke cenuar sigurinë dhe parashikueshmërinë ligjore. Prej vitesh Bashkimi Evropian është i orientuar drejt përgjegjësisë penale të personave juridikë, por e kufizuar kjo në fusha, si: korrupsioni, krimi i organizuar apo veprat penale kundër ambientit.

Ekspertët e Confindustria Albania vlerësojnë që përgjegjësia penale e personave juridikë duhet të kufizohet vetëm për vepra penale të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin ekonomik dhe përfitimin në dobi të shoqërisë, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme të theksohet se për veprat penale të kryera nga personi juridik ekziston tashmë një ligj i posaçëm siç është ligji nr. 9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, i cili mendojmë se rregullon në mënyrë të mjaftueshme dhe të duhur përgjegjësinë penale për personat juridikë në rastin e kryerjes së një vepre penale.

Mungesa e harmonizimit me ligjet ekzistuese dhe praktikat gjyqësore

Në kuadër të një shteti demokratik, një ligj penal duhet të priret nga përqafimi i parimeve moderne të drejtësisë penale dhe jo atyre që tregojnë qasje represive ndaj biznesit dhe konkurrencës së lirë. Projekti i Kodit të ri Penal nuk merr në konsideratë parimet bazë të drejtësisë penale dhe asaj civile kur bëhet fjalë për normimin e përgjegjësisë penale të personit juridik, parime këto të konsoliduara nga doktrina dhe jurisprudenca moderne e vendeve perëndimorë prej më shumë se 100 vjetësh. Në veçanti, në shumë figura të veprave penale konstatohet shkelja e parimeve të përgjithshme të së drejtës, të tilla si: parimi i specialitetit, parimi i proporcionalitetit, parimi i humanizmit, apo edhe vetë parimi i ligjshmërisë.

Kodi aktual së bashku me ligjin “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” dhe ligjin “Për shoqëritë tregtare” kanë krijuar një kuadër të qartë dhe të integruar për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me subjektet tregtare. Në praktikë ky sistem ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, të konfirmuara edhe nga vendimet e Gjykatës së Lartë. Konkretisht, praktika gjyqësore që është zhvilluar së fundmi nga ana e Kolegjeve Penale të Gjykatës së Lartë tregon se kur merret në analizë përgjegjësia penale e personit juridik, duhet të udhëhiqemi nga disa rregullime specifike që nuk i gjejmë në rregullat që sanksionojnë përgjegjësinë penale të individit (për referencë vendimi nr. 154, datë 16.05.2023, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë). Projekti i Kodit të ri Penal nuk e merr parasysh këtë përvojë dhe për më tepër injoron parimet bazë të ndarjes ndërmjet përgjegjësisë civile dhe asaj penale të organeve të personit juridik. Ai shfaq mospërputhje të dukshme me logjikën dhe terminologjinë e ligjeve tregtare dhe nuk reflekton njohuri të mjaftueshme për funksionimin e shoqërive tregtare. Ndër të tjera, një problem i veçantë dhe i rëndësishëm është integrimi në Kodin Penal i një dispozite të re që mund të kriminalizojë pozitën dominuese në treg.

Kjo dispozitë përbën mbivendosje të drejtpërdrejtë dhe të pajustifikuar me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, i cili tashmë rregullon në mënyrë të specializuar abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara dhe kontrollin e përqendrimeve.

Kriminalizimi i një sjellje që kërkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri të thellë juridike, duke bërë që sjellje të zakonshme të biznesit si përqendrimet të mund të interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i përgjegjësisë penale mbi përqendrimet e ndërmarrjeve rrezikon të paralizojë investimet, të zbehë transaksionet dhe të dobësojë klimën konkurruese të tregut për shkak të rrezikut të shtuar të ndjekjes penale, në çdo rast ku çdo ndërmarrje mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në treg. Në praktikë, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi ndërmjet autoriteteve dhe një rrezik të lartë arbitrariteti në zbatim.

Ndikimi negativ në klimën e investimeve dhe në sigurinë juridike

Projekti, në formën aktuale, rrit ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenon klimën e investimeve në Shqipëri. Në vend që ta thjeshtojë dhe modernizojë legjislacionin penal, ai e komplikon, e zgjat në mënyrë të panevojshme dhe krijon pasiguri për subjektet ekonomike. Për pasojë, Confindustria Albania e konsideron projektin si represiv ndaj funksionimit normal të kompanive, pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rrezik për përkeqësimin e klimës së biznesit në vend.

Rekomandim për procesin e mëtejshëm

Duke marrë parasysh rëndësinë themelore të Kodit Penal, çdo rishikim i tij duhet të ndodhë vetëm mbi bazën e një analize të thelluar, me konsultim të gjerë institucional, akademik dhe ekonomik, dhe jo përmes një projekti të papjekur e të nxituar.

Confindustria Albania rekomandon që:

Drafti aktual të mos përparojë në këtë formë;

Të synohet përmirësimi i Kodit ekzistues, jo zëvendësimi i tij total./monitor.al/kb

08:32 Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

By: Kesjana
23 December 2025 at 08:32

Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vërën se afatet për të plotësuar disa kërkesa të lidhura me rregulloren përkatëse që mbulon këtë çështje kanë mbaruar prej vitesh tashmë por përafrimi mbetet ende në faza diskutimi.

“Shqipëria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar një autoritet kompetent për përgatitjen ndaj rreziqeve, pavarësisht se afatet përkatëse kanë përfunduar më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.

Një version pune i projektligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike, i shqyrtuar nga Sekretariati në korrik 2025, synon të transpozojë disa dispozita të Rregullores (BE) 2019/941. Ky projektligj parashikon që ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë elektrike të jetë autoriteti kompetent dhe vendos detyrimin që ky autoritet të miratojë një plan përgatitjeje ndaj rreziqeve”, thuhet në raport.

Ky i fundit nënvizon se megjithatë, transpozimi i plotë dhe zbatimi i Rregullores do të kërkojnë përpjekje të mëtejshme për hartimin dhe miratimin e legjislacionit parësor dhe atij dytësor përkatës. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.

“Zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri përfshijnë miratimin në vitin 2024 të Ligjit të ri gjithëpërfshirës nr. 25/2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde më të gjera evropiane. Përveç kësaj, është krijuar Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), për të mbikëqyrur dhe koordinuar përpjekjet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike”, vlerëson raporti.

Ky dokument analizon edhe ecurinë sa i takon sigurisë së furnizimit me gaz dhe atë të furnizimit me naftë dy çështje që mbeten secila në hallka të ndryshme të zbatimit të kërkesave ku më e avancuar ajo e gazit teksa ajo e naftës me një realizim  vetëm 23 për qind të planit të përafrimit./kb

08:28 BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

By: Kesjana
23 December 2025 at 08:28

Ndërsa Rusia ftoh sërish pritshmëritë duke paralajmëruar se negociatat e paqes po ecin “ngadalë”, Bashkimi Europian hedh poshtë akuzat se është i përçarë. Gjithçka nisi nga ftesa e presidentit francez Emmanuel Macron për një dialog me Vladimir Putinin, një nismë që ka ngjallur jo pak shqetësime në kryeqytetet europiane.

Frika kryesore lidhet me dy pika: se Franca mund të dobësojë unitetin europian dhe se Kremlini mund ta shfrytëzojë këtë hap për të përçarë BE-në. Për këtë arsye, një zëdhënës i Komisionit Europian u përpoq të ulë tonet, duke theksuar se “mbetemi të koordinuar me shtetet anëtare për çdo kontakt dypalësh të mundshëm me Rusinë, në funksion të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Sipas Brukselit, çdo përpjekje që synon paqen është e mirëpritur.

Megjithatë, mbetet një çështje e pazgjidhur që krijon siklet në institucionet europiane. Kush do ta përfaqësonte realisht BE-në në një takim të mundshëm me presidentin rus? Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian? Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian? Apo Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas? Pyetje që aktualisht nuk kanë përgjigje të qarta dhe që kanë shtyrë ekipin e Von der Leyen të zbusë konturet e propozimit të Macron-it.

Edhe Gjermania ka mohuar çdo përçarje me Francën. Pas dy humbjeve politike të Berlinit në nivel europian, për përdorimin e aseteve ruse të ngrira dhe për dështimin e marrëveshjeve tregtare me Mercosur-in, qeveria gjermane ka theksuar se uniteti europian mbi luftën në Ukrainë nuk është vënë në diskutim.

“Nuk kemi asnjë shqetësim që qëndrimi i përbashkët europian të lëkundet”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer. Megjithatë, Kancelaria ka konfirmuar se nuk janë planifikuar bisedime mes Macron-it dhe kancelarit Merz, as përfshirje gjermane në kontakte me Kremlinin.

Ndërkohë, Brukseli ka rinovuar sanksionet ekonomike ndaj Moskës, përfshirë embargon e naftës dhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi Swift.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, një kthesë e shpejtë drejt paqes në Ukrainë duket ende larg. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfaqet më optimist lidhur me planin e përgatitur së bashku me Shtetet e Bashkuara.

“Do t’i kem detajet nesër në mëngjes. Plani përfshin 20 pika. Jo gjithçka është perfekte, por plani është gati”, deklaroi ai, duke theksuar se parashikohen garanci sigurie mes Ukrainës, Europës dhe SHBA-ve.

Çelësi mbetet qëndrimi i Rusisë. Nga Moska, sinjalet janë të ftohta. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, pranoi se përparimi është i ngadaltë dhe se “dikush po përpiqet ta sabotojë procesin”.

Ai theksoi se Rusia është e gatshme të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së marrëveshjeve të Anchorage-it, duke kërkuar që çdo paqe të marrë parasysh “territoret e reja”. Një referencë që në praktikë përjashton shumicën e propozimeve të paqes të hedhura në tryezë javët e fundit./kb

08:12 “Putini dëshiron më shumë”, CIA tregon qëllimet e vërteta të Kremlinit

By: Kesjana
23 December 2025 at 08:12

Sipas disa raporteve, agjencitë e inteligjencës amerikane vazhdojnë të supozojnë se Presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të pretendojë territore të ish-perandorisë sovjetike.

Raporti më i fundit i inteligjencës ishte i shtatorit, tha një nga gjashtë personat e njohur me vlerësimet për mediat gjermane, shkruan A2. Sipas tij, gjetjet e SHBA-së përputhen me pikëpamjet e qeverive evropiane.

“Komuniteti i inteligjencës gjithmonë ka supozuar se Putini dëshiron më shumë”, tha përfaqësuesi demokrat Mike Quigley i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve. Ky vlerësim bie ndesh me përpjekjet për paqe të administratës amerikane nën Presidentin republikan Donald Trump, i cili ka deklaruar se Putini dëshiron t’i japë fund luftës.

Megjithatë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, deklaroi në një artikull në shërbimin online të lajmeve X se zyrtarët e inteligjencës i kishin informuar ligjvënësit se “Rusia dëshiron të shmangë një luftë të madhe me Evropën”. Situata në Ukrainë, argumentoi ajo, tregon se Moska aktualisht është e paaftë të pushtojë “të gjithë Ukrainën, e lëre më Evropën”. Çështjet territoriale mbeten një pikë qendrore e mosmarrëveshjes në planin e paqes. Rusia aktualisht kontrollon rreth 20 përqind të Ukrainës. Ndërsa Trump thuhet se po ushtron presion mbi qeverinë në Kiev që të lëshojë territor, sipas dy burimeve të brendshme, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e hedh poshtë këtë.

Ndërkohë, shërbimet e inteligjencës së vendeve anëtare të NATO-s dyshojnë se Rusia po zhvillon një armë të re anti-satelitore për të synuar raketat e Starlink të Elon Musk në orbitë, me qëllim frenimin e superioritetit hapësinor perëndimor që e ka ndihmuar Ukrainën në fushën e betejës. Gjetjet e inteligjencës së NATO të bërë publike nga ‘Associated Press’ thonë se e ashtuquajtura armë “efekti i zonës” do të kërkonte të përmbyste orbitat e Starlink me qindra mijëra fishekë me dendësi të lartë, duke çaktivizuar potencialisht shumë satelitë në të njëjtën kohë, por gjithashtu duke rrezikuar dëme kolaterale katastrofike në sisteme të tjera në orbitë.

Analistët që nuk i kanë parë gjetjet thonë se dyshojnë se një armë e tillë mund të funksionojë pa shkaktuar kaos të pakontrollueshëm në hapësirë për kompanitë dhe vendet, përfshirë Rusinë dhe aleatin e saj Kinën, që mbështeten në mijëra satelitë në orbitë për komunikime, mbrojtje dhe nevoja të tjera jetësore.

Pasoja të tilla, duke përfshirë rreziqet për sistemet e veta hapësinore, mund ta largojnë Moskën nga vendosja ose përdorimi i një arme të tillë, thanë analistët. Komandanti i Divizionit Hapësinor të ushtrisë kanadeze, Gjenerali i Brigadës Christopher Horner, tha se një punë e tillë ruse nuk mund të përjashtohet në dritën e akuzave të mëparshme të SHBA-së se Rusia gjithashtu ka qenë duke ndjekur një armë bërthamore, me bazë në hapësirë pa dallim./kb

07:59 ERE: Klientët e lidhur në 6 kv të marrin masa për të dalë në treg të lirë nga 1 janari 2026

By: Kesjana
23 December 2025 at 07:59

Bizneset e lidhur në tension 6 kilovolt do të duhet të sigurojnë të vetëm energjinë në tregun e lirë nga një furnizues privat.

Pas një seri njoftimesh nga kompanitë që janë pjesë e OSHEE Group edhe Enti Rregullator i Energjisë kërkoi që këta të fundit të marrin masa për t’ju përshtatur kësaj etape të fundit të liberalzimit.

“Nga data 1 janar 2026, klientët e lidhur në nivelin e tensionin 6 kV, që gjithashtu plotësojnë kriteret ligjore dhe teknike për të dalë në tregun e liberalizuar të furnizimit me energji elektrike, kanë detyrimin të gjejnë furnizuesin e tyre në treg të lirë.

Lidhur me sa më sipër, sjellim në vëmendje të të gjithë konsumatorëve që i përkasin kësaj kategorie, por edhe çdo konsumatori tjetër që ka plotësuar kriteret për daljen në tregun e lirë të energjisë, që të marrë masat për të gjetur e kontraktuar furnizuesin e tij nga lista e furnizuesve të licencuar nga ERE në këtë veprimtari”, thuhet në njoftimin e Entit.

Ky i fundit bën me dije se në faqen e tij të internetit mund të gjenden furnizuesit e licencuar si dhe modalitetet e kontaktimit dhe kontraktimit të tyre.

“Po ashtu, ju sjellim në vëmendje se, në platformën e krahasimit të çmimeve PCT (Price Comparison Tool), të ndërtuar nga ERE https://pct.ere.gov.al/, mund të kërkoni dhe gjeni ofertat me të mira të furnizimit për kategorinë së cilës i përkisni” nënvizon ERE.

Rregullatori nënvizon se të gjithë konsumatorët që kanë plotësuar kriteret për daljen në treg të lirë dhe që nuk kanë mundur të kontraktojnë vetë një furnizues ose kanë humbur furnizuesin e tyre, mund të përfitojnë nga furnizimi nëpërmjet “Furnizuesit të Mundësisë së Fundit” i cili është një furnizues i caktuar në përputhje me dispozitat e ligji të sektorit të energjisë elektrike, dhe që ofron për një periudhë të kufizuar kohe (60 ditë) shërbimin e furnizimit, në kushte të rregulluara.

Ndërkohë në çdo rast subjektet mund të ndryshojnë pa pagesë furnizuesin pasi kjo është një e drejtë që ua njeh ligji.

Procesi i liberalizimit nisi nga viti 2018 kur dolën në treg të lirë bizneset e lidhura në tension 35 kv. Nga ajo kohë e në vazhdim liberalizimi ka ecur me faza duke nxjerrë më pas në treg të lirë bizneset në tension 20 kilovolt dhe më pas ata në 10 kilovolt.

Në këtë fazë të fundit janë rreth 2300 subjekte të verifikuar në tension 6 kilovolt të cilët do të dalin në treg të lirë teksa një pjesë tjetër janë në faza verifikimi për shkak të detyrimeve që kanë ndaj furnizuesit aktual./monitor /kb

07:48 Shqetësimet për sigurinë/ SHBA-të pezullojnë projektet e erës në det të hapur

By: Kesjana
23 December 2025 at 07:48

SHBA-të po ndërpresin menjëherë kontratat e qirasë për projektet e energjisë së erës në det të hapur që po ndërtohen aktualisht pranë bregdetit të Atlantikut, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Në një deklaratë, Departamenti i Brendshëm tha se po ndalonte pesë projekte të mëdha për të hetuar se si mullinjtë me erë mund të ndërhyjnë me radarët dhe të krijojnë rreziqe të tjera për qytetet e bregdetit lindor.

Presidenti Donald Trump e ka kundërshtuar prej kohësh energjinë e erës, duke thënë se është e pabesueshme dhe rrit kostot dhe u përpoq të ndalonte të gjitha projektet kur u kthye në detyrë. Sekretari i Brendshëm Doug Burgum ka thënë se parqet eolike nuk kanë të ardhme në rrjetin energjetik të SHBA-së.

Kompanitë e energjisë së rinovueshme, si dhe udhëheqësit shtetërorë, kanë shprehur alarm për qëndrimin e administratës.

Në deklaratën e tij, Departamenti i Brendshëm tha se pauza “adreson rreziqet e reja të sigurisë kombëtare, duke përfshirë evolucionin e shpejtë të teknologjive përkatëse kundërshtare dhe dobësitë e krijuara nga projektet e erës në shkallë të gjerë në det të hapur me afërsi pranë qendrave tona të popullsisë në bregun lindor”.

Pesë parqet eolike që janë tani në ndalesë po ndërtohen pranë brigjeve të Nju Jorkut, Virxhinias, Masaçusets, Rhode Island dhe Connecticut.

Në mënyrë specifike, njoftimi vuri në dukje se zyrtarët janë të shqetësuar për “rrëmujën” e ndërhyrjes së radarit që mund të errësojë objektivat reale në lëvizje ose, anasjelltas, të krijojë objektiva të rremë. Ai shtoi se pragu i radarit për zbulimin e alarmit të rremë mund të rritet për të zvogëluar disa rrëmujë, por vetëm me rrezikun e humbjes së objektivave realë.

Projektet e energjisë së erës mund ta bëjnë të vështirë “përcaktimin e asaj që është mik dhe armik në hapësirën tonë ajrore”, tha Burgum në një intervistë me Fox Business të hënën, ku ai përmendi sulmet me dronë midis Rusisë dhe Ukrainës dhe midis Iranit dhe Izraelit si shembuj.

Dominion Energy, kompania që qëndron pas parkut eolik në Virxhinia, tha se projekti i saj është shumë larg në det të hapur dhe “nuk ngre shqetësime për ndikimin vizual”.

“Dy turbinat pilot të projektit kanë funksionuar për pesë vjet pa shkaktuar ndonjë ndikim në sigurinë kombëtare”, tha ajo në një deklaratë.

Dominion pa çmimin e aksioneve të saj të binte me më shumë se 3% pas njoftimit. Orsted, gjiganti danez i energjisë së erës, regjistroi një rënie prej 12% në çmimin e aksioneve të saj, ndërsa aksionet e prodhuesit të turbinave Vestas ranë me 2.6%.

Guvernatori i Connecticutit, Ned Lamont, një demokrat, e përshkroi pauzën si një veprim “të çrregullt” që “do të rrisë çmimin e energjisë elektrike në Connecticut dhe në të gjithë rajonin”.

“Ky projekt po i afrohet përfundimit dhe po siguron vende pune të paguara mirë në energjinë e pastër. Bizneset dhe banorët meritojnë parashikueshmëri ekonomike, megjithatë me nisjet dhe ndalesat e vazhdueshme të administratës, ata mbeten me të kundërtën”, shtoi ai.

Më herët në dhjetor, një gjykatës federal rrëzoi një përpjekje të Presidentit Trump për të ndaluar projektet e reja të energjisë së erës në SHBA, duke e quajtur atë “arbitrare dhe kapriçioze dhe në kundërshtim me ligjin”.

Në ditën e parë të administratës së tij në janar, Trump lëshoi ??një memorandum që ndalonte lejet dhe kontratat e reja të qirasë derisa të ndërmerrej një shqyrtim federal. Pesë muaj më vonë, 17 shtete amerikane të udhëhequra nga Nju Jorku paditën administratën, duke e quajtur ndalimin një kërcënim “ekzistencial” për industrinë amerikane të energjisë së erës.

Kërkesa në SHBA për energji pritet të zgjerohet ndjeshëm në vitet në vijim, e nxitur nga nevojat e firmave të inteligjencës artificiale. Javën e kaluar, Trump Media, kompania mëmë e Truth Social, që zotërohet me shumicë nga presidenti, tha se po hynte në biznesin e energjisë, duke njoftuar një bashkim me një firmë shkrirjeje, TAE Technologies./Kb

07:37 Kursi i këmbimit, 23 Dhjetor 2025

By: Kesjana
23 December 2025 at 07:37

Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.8 lekë.

Euro blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 109.3 lekë dhe shitet me 110.5 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme./kb

Kursi i këmbimit, e martë, 23 dhjetor 2025

07:25 Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

By: Kesjana
23 December 2025 at 07:25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë.

Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në banesa të mbipopulluara, një shifër shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që në vitin 2024 ishte 16.9%.

Sipas Eurostat niveli më i lartë regjistrohet në Mal të Zi, ku 61.6% e popullsisë jetojnë në banesa të mbipopulluara.

Kur një banesë quhet e mbipopulluar

Eurostat e quan një banesë të mbipopulluar kur familja që jeton aty nuk ka mjaftueshëm dhoma për numrin dhe përbërjen e anëtarëve të saj.

Sipas këtij standardi, një banesë duhet të ketë të paktën:
-një dhomë për familjen në tërësi,
-një dhomë për çdo çift,
-një dhomë për çdo të rritur të vetëm,
-një dhomë për dy fëmijë të vegjël,
-ose dhoma të veçanta për adoleshentët, sipas moshës dhe gjinisë.

Nëse këto kushte minimale nuk plotësohen dhe shumë persona ndajnë pak dhoma, banesa klasifikohet si e mbipopulluar, pavarësisht madhësisë në metra katrorë. Ky tregues përdoret nga

Eurostat për të matur cilësinë e kushteve të jetesës dhe presionin mbi strehimin.

Shqipëria, rekord për shpenzimet në ndërtim

Të dhënat e tjera të Eurostat, bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.

Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%.

Pavarësisht dërtimeve, familjet shqiptare nuk arrijnë të blejnë dot apartamente për shkak të shtrenjtimit shumë më të shpejtë të tyre në raport me të ardhurat.

Sipas të dhënave të përpunuara më herët nga Monitor, për të blerë një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë. Për të blerë këtë apartament tashmë duhen gati 19 paga vjetore reale bruto (18.6), ose gati 6 vite më shumë sesa një dekadë më pare, që është ndër më të lartat në Europë.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 16.9% e popullsisë në Bashkimin Europian jetonte në banesa të mbipopulluara, një rënie e lehtë nga 18.1% në vitin 2014.

Mbi 30% e popullsisë në 5 vende të BE-së jetonte në banesa të mbipopulluara. Rumania raportoi përqindjen më të lartë (40.7%), e ndjekur nga Letonia (39.3%), Bullgaria (33.8%), Polonia (33.7%) dhe Kroacia (31.7%).

Në të kundërt, normat më të ulëta të mbipopullimit u regjistruan në Qipro (2.4%), Maltë (4.4%) dhe Holandë (4.6%).

Marrë nga Monitor/kb

07:13 Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025

By: Kesjana
23 December 2025 at 07:13

Last Updated on 23/12/2025 by Kesjana

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin. Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit. Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Parashikohet mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Në det do të ketë dallgëzim të forcës 2-3 ballë./kb

Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania përdoret për udhëtime qeveritare –

By: 27
23 December 2025 at 09:00

Një punonjës i kompanisë ajrore “Air Albania” ka denoncuar së fundmi, atë që tashmë po shihet hapur si rrëshqitja e kompanisë drejt falimentimit.

Sipas tij, situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët.

Punonjësi bën me dije se stafi i Air Albania ka rreth katër muaj pa marrë paga, ndërsa sigurimet shoqërore nuk janë paguar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ai thotë se kjo gjendje ka krijuar pasiguri të plotë për qindra familje që varen nga kjo punë.

Sipas informacionit të dhënë, disa nga avionët e kompanisë janë tërhequr ose sekuestruar nga kompanitë pronare për shkak të qirave mujore të papaguara. Një avion tjetër i marrë me qira nga një kompani bullgare ka mbetur përkohësisht në përdorim, por edhe atij i është hequr licenca e operimit pasi nuk plotësonte kushtet minimale të kërkuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Pavarësisht këtij realiteti, Air Albania vijon të shesë bileta online, ndërkohë që fluturime të shumta anulohen në moment të fundit. Sipas denoncimit, pasagjerët shpesh mbeten pa asnjë sqarim dhe, në shumë raste, pa rimbursim të parave, duke u lënë në mëshirë të fatit.

Punonjësi denoncon gjithashtu se anulime të fluturimeve ndodhin edhe për arsye jo komerciale, pasi avionët përdoren për udhëtime zyrtare qeveritare, ndërsa pasagjerët e zakonshëm mbeten të bllokuar dhe pa zgjidhje.

Ky denoncim përforcon një sërë ankesash të publikuara më herët, ku dhjetëra pasagjerë kanë raportuar anulime të përsëritura, mungesë totale informacioni, zyra të mbyllura dhe një kaos komunikimi mes Air Albania dhe Turkish Airlines për fluturimet e përbashkëta.

Situata e krijuar po ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin real të kompanisë ajrore, e cila u promovua me bujë si “linja kombëtare”, por sot duket se po shembet mbi kurrizin e punonjësve dhe qytetarëve.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, mblidhet sot Sekretariati i Etikës –

By: 27
23 December 2025 at 08:50

Sekretariati i Etikës do të mblidhet mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të partisë demokratike.

PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve demokratë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit, në Kuvend, me argumentin se veprimet e deputetëve kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda.

Sipas qëndrimit të mazhorancës, aktet e dhunës nuk ishin spontane, por të organizuara nga drejtues të Partisë Demokratike, duke përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin.

Në kërkesë, mazhoranca kërkon ndëshkime disiplinore që variojnë nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat plenare dhe nga punimet e komisioneve parlamentare për deputetët e përfshirë.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

 

Rrezik për biznesin, paralizon investimet –

By: 27
23 December 2025 at 08:30

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e të përbashkëta, ka shprehur qëndrimin e saj të ashpër zyrtar kundër projektligjit të ri të Kodit Penal, i hedhur së fundmi për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke paralajmëruar se nëse miratohet në ketë formë do të rrezikojë paralizimin e investimeve të huaja.

Confindustria Albania ndryshimet në Kodin Penal i cilëson të panevojshëm, të cilat rrisin ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenojnë klimën e investimeve në vend.

“Nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonjë boshllëk në legjislacion penal, që të justifikojë nevojën për të shkuar drejt hartimit dhe miratimit të një kodi të ri penal. Mbi të gjitha vërehet se nga hartuesit e projektit të Kodit të ri Penal nuk është bërë një analizë shteruese e ndikimit të faktorëve ekonomikë dhe socialë në lidhje me rëndimin me penalizime të reja, siç propozohet, për veprat penale të kryera nga personat juridikë”, nënvizohet në qëndrim.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me kriminalizimin e tepruar të veprimeve me natyrë administrative, si shkeljet tatimore formale, mangësitë në dokumentacion apo shkelje të brendshme në shoqëritë tregtare, të cilat deri më tani janë trajtuar përmes masave administrative ose civile. Sipas Confindustria Albania, kjo qasje rrit presionin penal mbi biznesin dhe krijon pasiguri në ushtrimin e aktivitetit ekonomik.

Confindustria Albania shpreh gjithashtu kundërshtime ndaj zgjerimit të përgjegjësisë penale për personat juridikë, duke vënë në dukje se projekti parashikon përgjegjësi edhe për vepra penale që, sipas saj, nuk mund të lidhen logjikisht me natyrën e personit juridik. Kjo, sipas Confindustria Albania, bie ndesh me parimet themelore të së drejtës penale dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Europian, ku përgjegjësia penale e personave juridikë është e kufizuar në fusha të caktuara si korrupsioni, krimi i organizuar dhe veprat kundër mjedisit.

Një tjetër problem që ngrihet është edhe mungesa e harmonizimit të draftit me legjislacionin ekzistues dhe praktikën gjyqësore, si dhe mbivendosja me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, veçanërisht përmes tentativës për të kriminalizuar pozitën dominuese në treg. Sipas Confindustria Albania, kjo mund të paralizojë investimet, të rrisë arbitraritetin në zbatim dhe të dëmtojë konkurrencën e lirë.

“Kriminalizimi i një sjellje që kërkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri të thellë juridike, duke bërë që sjellje të zakonshme të biznesit si përqendrimet të mund të interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i përgjegjësisë penale mbi përqendrimet e ndërmarrjeve rrezikon të paralizojë investimet, të zbehë transaksionet dhe të dobësojë klimën konkurruese të tregut për shkak të rrezikut të shtuar të ndjekjes penale, në çdo rast ku çdo ndërmarrje mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në treg. Në praktikë, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi ndërmjet autoriteteve dhe një rrezik të lartë arbitrariteti në zbatim”, theksohet ndër të tjera në qëndrimin e Cofindustria Albania.

Në përfundim, Confindustria Albania vlerëson se projektiligji i ri i Kodit Penal, në formën aktuale, rrit ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe përbën pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. Rekomandohet që drafti të mos përparojë dhe që fokusi të jetë përmirësimi i Kodit Penal ekzistues përmes një procesi të thelluar, gjithëpërfshirës dhe të mirëkonsultuar institucionalisht.

Drafti paraprak më herët është kundërshtuar edhe nga Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL). Nëpërmjet një letre dërguar ish ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja APL kërkoi rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.

Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL solli në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.

Drafti paraprak i kodit të Ri Penal më herët është publikuar në faqen zyrtare të Ministria së Drejtësisë.

Kodi Penal është miratuar në janar 1995, pothuajse 28 vite më parë. Në kohën e miratimit ky kod kishte 362 nene, ndërsa Kodi i Ri i propozuar ka mbi 600 nene. Sipas Ministrisë së Drejtësisë vit pas viti, Kodi i është nënshtruar mbi 30 herë amendimeve dhe shtesave të vazhdueshme, për t’iu përgjigjur nevojës së tranzicionit shoqëror dhe ekonomik që ka kaluar Shqipëria.

Ministria e Drejtësisë thekson se si pasojë e këtyre ndërhyrjeve në Kod është konstatuar ndjeshëm një mungesë e harmonizimit të përmbajtjes së Kodit Penal, veçanërisht përsa i përket llojeve dhe masave të dënimeve penale për çdo vepër penale bazuar në rrezikshmërinë e saj.

Qëndrim Zyrtar i Confindustria Albania për projektin e ri të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

1.Vlerësim i përgjithshëm dhe mungesa e nevojës për një Kod të ri

Confindustria Albania shpreh shqetësimin në lidhje me projektin e Kodit Penal të hedhur kohët e fundit për konsultim publik. Kodi Penal, siç dihet, është një akt me rëndësi themelore për sistemin juridik, ekonomik dhe politik të vendit. Në lidhje me këtë projekt, kemi zhvilluar diskutime të gjera me juristë dhe avokatë, përfaqësues të shoqërive anëtare që Confindustria Albania përfaqëson. Nisur nga këto diskutime, na rezulton se ky draft nuk vjen si pasojë e ndonjë nevoje apo kërkese reale të sistemit penal apo i problemeve në zbatimin e Kodit Penal aktual. Përkundrazi, mendimi i përgjithshëm është se sistemi penal me Kodin Penal ekzistues, si një shtyllë e këtij sistemi, ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka manifestuar rezultate pozitive, duke përfshirë këtu edhe trajtimin e çështjeve që lidhen me personat juridikë. Argumenti i përsëritur nga autorët e projektit të ri të Kodit Penal se “ndryshimet e shpeshta në Kodin aktual kërkojnë hartimin e një Kodi të ri” nuk është i bazuar dhe i qëndrueshëm. Ndryshimet ligjore janë reflektim i ndryshimeve në jetën sociale, politike dhe ekonomike të vendit. Projekti i Kodit të ri Penal sjell një varg ndryshimesh të rëndësishme thelbësore dhe strukturore. Nuk mendojmë se është kjo që kërkohet në këtë moment. Në këtë moment kërkohet forcimi dhe konsolidimi i zbatimit të Kodit ekzistues.

Ndryshimet rrënjësore apo të shumta në këtë moment nuk do të kontribuonin në forcimin e sistemit penal. Përkundrazi, kjo lloj qasjeje cenon sigurinë juridike, parashikueshmërinë ligjore dhe besimin e subjekteve ekonomike në sistemin e drejtësisë. Nga diskutimet rezultoi e qartë se mungojnë arsyet, faktorët apo motivet që të nxisin apo të shtyjnë për bërjen e një kodi të ri penal. Gjithashtu, nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonjë boshllëk në legjislacion penal, që të justifikojë nevojën për të shkuar drejt hartimit dhe miratimit të një kodi të ri penal. Mbi të gjitha vërehet se nga hartuesit e projektit të Kodit të ri Penal nuk është bërë një analizë shteruese e ndikimit të faktorëve ekonomikë dhe socialë në lidhje me rëndimin me penalizime të reja, siç propozohet, për veprat penale të kryera nga personat juridikë.

  1. Kriminalizimi i tepruar i veprimeve dhe akteve administrative

Një shqetësim thelbësor i Confindustria Albania lidhet me tendencën për të kriminalizuar veprime dhe akte që kanë natyrë të theksuar administrative dhe që deri më tani janë trajtuar me mjete administrative ose civile. Shembuj të tillë janë:

  • Shkeljet në fushën e tatimeve dhe mbajtjes së dokumentacionit tatimor;
  • Kërkesat e parregullta apo mosmbajtja e regjistrave;
  • Shkelje të kryera në shoqëritë tregtare;
  • Shkelje të karakterit formal që nuk përbëjnë rrezik penal, por vetëm mangësi administrative.

Kjo qasje rënduese penale përbën një rrezik për klimën e biznesit, pasi vendos presion penal mbi aktivitetin tregtar dhe sjell pasiguri në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. Në këtë kuadër, theksojmë se projektkodi nuk ruan një raport të drejtë ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Përveç ruajtjes së një raporti të drejtë dhe proporcional ndërmjet këtyre përgjegjësive, jemi të mendimit se në zbatimin e përgjegjësisë penale ndaj personave juridikë duhet të evitohet ndëshkimi i biznesit në vetvete ose i punonjësve që lidhen me të. Në radhë të parë, fokusi duhet të jetë krijimi i një klime të shëndetshme bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërmjet organeve publike, si: tatimet, doganat, konkurrenca, etj, nga njëra anë, dhe biznesit nga ana tjetër.

  1. Presion i shtuar penal ndaj personave juridikë

Në projektin e Kodit të ri Penal është vërejtur shtim i konsiderueshëm i veprave penale për të cilat mund të përgjigjet personi juridik (ose më saktë përfaqësuesit ligjorë të tij). Ky zhvillim:

  • është përtej logjikës juridike të dallimit ndërmjet personit fizik dhe juridik;
  • ngarkon padrejtësisht shoqëritë tregtare me përgjegjësi që nuk u takojnë;
  • krijon mundësi për interpretime arbitrare gjatë zbatimit nga organet kompetente.

Në disa dispozita, projekti parashikon që personi juridik mund të dënohet për vepra penale absurde, si p.sh. vrasja, plagjiatura apo keqtrajtimi i kafshëve, çka është në kundërshtim me parimet themelore të përgjegjësisë penale dhe të funksionimit të shoqërive tregtare. Gjithashtu, konstatojmë se shumë vepra penale parashikojnë si rrethanë cilësuese apo rënduese rastin kur vepra penale kryhet nga personi juridik.

Ndërkohë që disa prej figurave të veprave penale nuk kuptohet se si mund të kryhen nga personi juridik, për disa të tjera mendojmë se parashikime të tilla e rëndojnë në mënyrë joproporcionale pozitën e personave juridikë dhe janë të paqarta. Për më tepër, konstatojmë dispozita ku gjykatës i jepet një diskrecion i tepruar për vendimmarrje mbi bazën e “rrethanave konkrete”, duke cenuar sigurinë dhe parashikueshmërinë ligjore. Prej vitesh Bashkimi Evropian është i orientuar drejt përgjegjësisë penale të personave juridikë, por e kufizuar kjo në fusha, si: korrupsioni, krimi i organizuar apo veprat penale kundër ambientit.

Ekspertët e Confindustria Albania vlerësojnë që përgjegjësia penale e personave juridikë duhet të kufizohet vetëm për vepra penale të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin ekonomik dhe përfitimin në dobi të shoqërisë, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme të theksohet se për veprat penale të kryera nga personi juridik ekziston tashmë një ligj i posaçëm siç është ligji nr. 9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, i cili mendojmë se rregullon në mënyrë të mjaftueshme dhe të duhur përgjegjësinë penale për personat juridikë në rastin e kryerjes së një vepre penale.

  1. Mungesa e harmonizimit me ligjet ekzistuese dhe praktikat gjyqësore

Në kuadër të një shteti demokratik, një ligj penal duhet të priret nga përqafimi i parimeve moderne të drejtësisë penale dhe jo atyre që tregojnë qasje represive ndaj biznesit dhe konkurrencës së lirë. Projekti i Kodit të ri Penal nuk merr në konsideratë parimet bazë të drejtësisë penale dhe asaj civile kur bëhet fjalë për normimin e përgjegjësisë penale të personit juridik, parime këto të konsoliduara nga doktrina dhe jurisprudenca moderne e vendeve perëndimorë prej më shumë se 100 vjetësh. Në veçanti, në shumë figura të veprave penale konstatohet shkelja e parimeve të përgjithshme të së drejtës, të tilla si: parimi i specialitetit, parimi i proporcionalitetit, parimi i humanizmit, apo edhe vetë parimi i ligjshmërisë.

Kodi aktual së bashku me ligjin “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” dhe ligjin “Për shoqëritë tregtare” kanë krijuar një kuadër të qartë dhe të integruar për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me subjektet tregtare. Në praktikë ky sistem ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, të konfirmuara edhe nga vendimet e Gjykatës së Lartë. Konkretisht, praktika gjyqësore që është zhvilluar së fundmi nga ana e Kolegjeve Penale të Gjykatës së Lartë tregon se kur merret në analizë përgjegjësia penale e personit juridik, duhet të udhëhiqemi nga disa rregullime specifike që nuk i gjejmë në rregullat që sanksionojnë përgjegjësinë penale të individit (për referencë vendimi nr. 154, datë 16.05.2023, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë). Projekti i Kodit të ri Penal nuk e merr parasysh këtë përvojë dhe për më tepër injoron parimet bazë të ndarjes ndërmjet përgjegjësisë civile dhe asaj penale të organeve të personit juridik. Ai shfaq mospërputhje të dukshme me logjikën dhe terminologjinë e ligjeve tregtare dhe nuk reflekton njohuri të mjaftueshme për funksionimin e shoqërive tregtare. Ndër të tjera, një problem i veçantë dhe i rëndësishëm është integrimi në Kodin Penal i një dispozite të re që mund të kriminalizojë pozitën dominuese në treg.

Kjo dispozitë përbën mbivendosje të drejtpërdrejtë dhe të pajustifikuar me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, i cili tashmë rregullon në mënyrë të specializuar abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara dhe kontrollin e përqendrimeve.

Kriminalizimi i një sjellje që kërkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri të thellë juridike, duke bërë që sjellje të zakonshme të biznesit si përqendrimet të mund të interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i përgjegjësisë penale mbi përqendrimet e ndërmarrjeve rrezikon të paralizojë investimet, të zbehë transaksionet dhe të dobësojë klimën konkurruese të tregut për shkak të rrezikut të shtuar të ndjekjes penale, në çdo rast ku çdo ndërmarrje mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në treg. Në praktikë, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi ndërmjet autoriteteve dhe një rrezik të lartë arbitrariteti në zbatim.

  1. Ndikimi negativ në klimën e investimeve dhe në sigurinë juridike

Projekti, në formën aktuale, rrit ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenon klimën e investimeve në Shqipëri. Në vend që ta thjeshtojë dhe modernizojë legjislacionin penal, ai e komplikon, e zgjat në mënyrë të panevojshme dhe krijon pasiguri për subjektet ekonomike. Për pasojë, Confindustria Albania e konsideron projektin si represiv ndaj funksionimit normal të kompanive, pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rrezik për përkeqësimin e klimës së biznesit në vend.

  1. Rekomandim për procesin e mëtejshëm

Duke marrë parasysh rëndësinë themelore të Kodit Penal, çdo rishikim i tij duhet të ndodhë vetëm mbi bazën e një analize të thelluar, me konsultim të gjerë institucional, akademik dhe ekonomik, dhe jo përmes një projekti të papjekur e të nxituar.

Confindustria Albania rekomandon që:

  • Drafti aktual të mos përparojë në këtë formë;
  • Të synohet përmirësimi i Kodit ekzistues, jo zëvendësimi i tij total./Monitor

 

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo –

By: 27
23 December 2025 at 08:24

Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik, sfida të vlefshme për javën e 18-të. 2 duele mjaft delikate dhe shumë të luftuara do të luhen paralelisht në orën 18:00.

Vëmendja do të jetë në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos, me ekipet që do të përplasin “brirët” për 3 pikët.

Ndërkohë në “Niko Dovana” përballë njëra – tjetrës do të vihen Teuta dhe Egnatia. Një duel që merr vëmendjen, pasi ekipet synojnë të mbyllin këtë vit me fitore.

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani

 

Këmbimi valutor 23 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
23 December 2025 at 08:00

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.4 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Screenshot_7

 

Horoskopi për ditën e sotme, 23 dhjetor 2025 –

By: 27
23 December 2025 at 07:34

DASHI

Kjo është një javë (dhe periudhë) shumë emocionuese. Dashi ndjen nevojën për të ndërmarrë veprime, për të ndryshuar ritmin, për t’i provuar diçka vetes para të tjerëve. Qielli ju ftojnë të merrni përsipër një projekt që e keni lënë të papërfunduar: tani keni më shumë forcë, më shumë qartësi. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë, ndoshta tepër: kini kujdes me fjalët tuaja, sepse ato mund të lëndojnë më shumë se heshtja. Beqarët duan pasion të vërtetë, jo masa gjysmake.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 dhjetor 2025), është një kohë rindërtimi të ngadaltë por të fortë. Ke përjetuar tensione ose pengesa, por tani qielli kërkon durim dhe besim. Gjërat e mira po piqen, edhe nëse nuk janë ende të dukshme. Në dashuri, ke nevojë për siguri: nëse një marrëdhënie është e vërtetë, ajo forcohet; nëse është e brishtë, mund të ndihesh i lodhur duke e mbajtur të gjithën vetëm.

BINJAKËT

Kjo është një periudhë e gjallë, kurioze dhe mendore. Binjakët janë përsëri në qendër të vëmendjes, me ide brilante dhe dëshirë për lëvizje. Por kini kujdes të mos shpërqendroheni: shumë gjëra në të njëjtën kohë mund t’ju lodhin. Në dashuri, jeni simpatik dhe komunikues, por paksa të pakapshëm. Ata që ju duan duan më shumë prani, më pak fjalë. Beqarët mund të bëjnë takime stimuluese, veçanërisht përmes miqësive ose mjediseve të reja.

GAFORRJA

Një fazë delikate, por e rëndësishme. Emocione të forta, rishfaqje kujtimesh, nevojë për mbrojtje. Qielli ju ftojnë të mos mbylleni në vetvete, por të ndani atë që ndjeni. Në dashuri, ekziston një dëshirë për të vërtetën: ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë diçka, ata që janë beqarë duhet të ndalojnë së menduari për të kaluarën. Puna kërkon guxim: mos e nënvlerësoni veten, sepse jeni më të vlefshëm nga sa mendoni. Është koha të besoni më shumë në veten tuaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 dhjetor 2025), pas një periudhe vështirësish ose pritjeje, tani mund të dilni përsëri në qendër të vëmendjes. Qielli ju mbështet në marrjen e vendimeve të guximshme. Në dashuri, jeni pasionantë, bujarë, por edhe krenarë: kini kujdes që të mos e shndërroni një diskutim në një sfidë. Beqarët janë magnetikë. Në punë, është koha e duhur për t’u bërë të dukshëm, për të bërë pyetje dhe për të dhënë sugjerime. Mos kini frikë të merrni rreziqe.

VIRGJËRESHA

Po kaloni një periudhë reflektimi të thellë. Po riorganizoni jetën tuaj, duke pastruar mendjen dhe emocionet tuaja. Është e lodhshme, por e nevojshme.
Në dashuri, jeni më kërkues: dëshironi qartësi, stabilitet dhe konkretësi. Ata që nuk mund t’i ofrojnë këto mund të distancohen. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por duhet të mësoni të delegoni dhe të mos e ngarkoni veten me gjithçka. Parajsa kërkon ekuilibër.

PESHORJA

Kjo është një kohë për të bërë vetë-kërkim. Peshoret ndiejnë nevojën për të rizbuluar harmoninë, veçanërisht në marrëdhënie. Disa marrëdhënie kanë nevojë për ribalancim, të tjera për ripërcaktim. Në dashuri, jeni më të ndjeshëm se zakonisht: kini kujdes të mos e teproni me idealizimin. Beqarët duhet ta lënë veten të befasohen, pa pritshmëri të tepërta.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 dhjetor 2025), po e ndërroni lëkurën tuaj, po lini pas dore atë që nuk ju përfaqëson më. Është një periudhë e fuqishme, por emocionalisht sfiduese. Në dashuri, dëshironi gjithçka ose asgjë: pasione të forta, lidhje autentike. Kini kujdes nga xhelozia ose heshtjet ndëshkuese. Puna i shpërblen ata që guxojnë: nëse keni një ide, ndiqeni atë pa frikë. Qielli është në anën tuaj.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, je i etur të lëvizësh, të eksplorosh dhe të ndryshosh perspektivën tënde. Qielli të fton të shikosh larg përpara, jo të kënaqesh me rehatinë. Në dashuri, je i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe ndoshta pak i paduruar: ji i qartë për atë që dëshiron vërtet. Beqarët mund të përjetojnë flirtime stimuluese. Hapen rrugë të reja në vendin e punës, veçanërisht për ata që punojnë jashtë vendit, në studime ose në komunikim.

BRICJAPI

Kjo është një kohë përgjegjësie, por edhe kënaqësie. Po ndërtoni diçka të rëndësishme, hap pas hapi. Ka shumë punë të vështirë, por rezultatet po vijnë. Në dashuri, jeni më të hapur se zakonisht, edhe nëse keni vështirësi të shprehni ndjenjat tuaja. Ata përreth jush duhet të kuptojnë heshtjet tuaja. Në punë, jeni të vendosur: kjo është koha e duhur për të konsoliduar një pozicion ose për të bërë një zgjedhje afatgjatë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 22 dhjetor 2025), keni nevojë për një ndryshim peizazhi, për të thyer modelin, për t’u ndjerë i lirë. Qielli favorizon inovacionin. Në dashuri, jeni të paparashikueshëm: ata që ju duan duhet t’ju ndjekin pa u përpjekur t’ju mbajnë prapa. Beqarët tërhiqen nga njerëzit që mendojnë jashtë kornizave. Puna kërkon ide të reja: guxoni, eksperimentoni, por qëndroni konkretë.

PESHQIT

Intuitë të forta, ëndrra intensive, emocione të thella. Qielli ju fton të dëgjoni intuitën tuaj, por pa humbur veten. Në dashuri, jeni romantikë, të ëmbël, por të prekshëm: mbroni zemrën tuaj, zgjidhni ata që ju respektojnë vërtet. Në punë, keni nevojë për më shumë qartësi: organizoni energjitë tuaja më mirë, sepse keni talent, por duhet të besoni më shumë në të.

 

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

By: 27
23 December 2025 at 07:32

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit. Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Screenshot_1

Screenshot_2

 

❌
❌