Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Supermodele me art dhe inteligjencë”, Parashqevi Simaku surprizon Mozën në “Ferma VIP”, fermerja emocionohet: Të dua je e paarritshme

✇Albeu
By: M C

Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë pasditen e sotme nga qielli, me një mesazh që e ka emocionuar.

Ajo është surprizuar nga një dron, i cili i është dërguar nga Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku, të cilët e kanë vlerësuar atë, duke e cilësuar si “supermodele”.

“Moza supermodele me art dhe inteligjencë”, shkruhej në mesazhin shoqërues të surprizës.

E emocionuar, Moza është shfaqur e lumtur në mes të fermës, duke mos i kursyer fjalët e dashurisë dhe mirënjohjes për të dy.

“Ju dua, ju dua. O Zot, çfarë kryeveprash jeni të dy. O Zot ndoshta një ditë takohemi dhe bëjmë një projekt bashkë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevinë, duke e rikthyer dhe ekspozuar para njerëzve, që të kuptojnë çfarë dimesionesh ka njeriu. Nuk është turp të jetosh në metro. Nuk është turp fare me qenë ai që ndihesh. Parashqevi, të dua je e paarritshme”, është shprehur Moza.

The post “Supermodele me art dhe inteligjencë”, Parashqevi Simaku surprizon Mozën në “Ferma VIP”, fermerja emocionohet: Të dua je e paarritshme appeared first on Albeu.com.

Debat i fortë mes Mimozës dhe Zhakut: Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim, Servile, e pafytyrë…

✇Albeu
By: V K

Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava, ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda shtëpisë së “Ferma VIP”.

Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet.

Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh. Në klipin prezantues ajo u shpreh: “Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal”.

Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes në fermë. Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka nisur të kriset, ndërsa debatet dhe thumbat mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-t, tensioni mes dy mikeshave u vu re hapur para publikut. Por përplasja nuk përfundoi aty.

Pas mbylljes së spektaklit, debati mes tyre vijoi edhe më i ashpër, duke nxjerrë në pah pakënaqësi dhe akuza të ndërsjella.

Moza hodhi akuza për Zhakun, duke i thënë se ka një histori me ish-bashkëshortin e saj.

Debati:

Zhaku: “Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare”.

Moza: “Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike”.

Zhaku: “Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne”.

Moza: “Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori”.

Zhaku: “Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente”.

Moza: “Unë do t’i jap çdo njeriu hakun”.

The post Debat i fortë mes Mimozës dhe Zhakut: Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim, Servile, e pafytyrë… appeared first on Albeu.com.

Sara e rënduar pas debateve me Zhakun, Moza: Ishte fërkim momenti, s’mund t’ia thuash troç pa e njohur

✇Albeu
By: M C

Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që kamë pas.

Me tone të larta dhe të ashpra, Zhaku i ka drejtuar një sërë fjalë Sarës, e cila është ndjerë e dhunuar nga ana psikologjike dhe ka kërkuar edhe ndihmë.

“Për mua nuk ka qenë e vështirë komunikimi, por Zhaku ka ardhur nga jashtë dhe jam sulmuar që në sekondën e parë. Unë nuk kam pasur asnjë informacion për Zhakun, ajo ka pasur për mua. Ka qenë një “luftë” e padrejtë. Prisja më shumë nga Zhaku sepse ka qenë opinioniste në sezonin më parë dhe e di sa presion ka. I kam dhënë disa herë shanse për të më njohur. Nuk e di sa e drejtë është kjo gjë. Më përmend terapi, djallin ndërkohë që thotë se beson në zot dhe nga një grua që është paragjykuar, nuk e kam pritur të paragjykohem. Unë jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht dhe kam kërkuar ndihmë nga psikologu”, tha Sara.

Por për Zhakun, asnjë debat nuk është nga jashtë, por nga situatat e bashkëjetesës në fermë.

“Janë konkluzione që kam, nga bashkëjetesa. Sa herë Sara hap gojën dhe nxjerr xhevahire, mua më përforcohet mendimi për të”, tha Zhaku.

Për Sonin, qëndrimi i Zhakun ndaj Sarës nuk ka qenë i drejtë.

“Perceptimi që ka nga jashtë për Sarën është i gabuar. Sara është vajzë e mirë dhe e ka treguar. Edhe Zhaku do e tregonte e doja ti tregojë që sulmi është i padrejtë”, tha Soni.

Edhe Moza ka qenë në të njëjtën linjë. Sipas saj, pa pasur njohje dhe marrëdhënie më të afërta, s’mund tt;ia thuash troç çdo fjalë.

“Situata është komplekse nga ana teknike. Ata që hyjnë në fermë janë të informuar. Mendoj që kur nuk je futur në raport, Zhaku duhet të priste sa të gjente raportin sa të ndizte shkrepsen. E drejta e rifillimit të vetes është e drejtë njerëzore. Nga pikëpamja e momentit, pa asnjë fërkim e pa e njohur t’ia thuash troç. Ajo që ndodhi ishte përplasje kokë më kokë, e momentit”, tha Moza.

The post Sara e rënduar pas debateve me Zhakun, Moza: Ishte fërkim momenti, s’mund t’ia thuash troç pa e njohur appeared first on Albeu.com.

Moza flet për sfidat me partnerin e sëmurë: 8 vite sakrifica të llahtarshme

✇Albeu
By: M C

Poetja Mimoza Ahmeti është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, teksa vazhdon të ndajë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me partnerin e saj, Leo, i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Gjatë një bisede me fermerët, ajo foli hapur për sakrificat dhe sfidat që ka përjetuar ndër vite përkrah partnerit të saj.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, është shprehur poetja.

Gjithashtu ajo tregoj edhe një moment nga marrëdhënia e saj, duke treguar një bisedë me humor me partnerin e saj:

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.

The post Moza flet për sfidat me partnerin e sëmurë: 8 vite sakrifica të llahtarshme appeared first on Albeu.com.

“‘8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për partnerin

Poetja Mimoza Ahmeti vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me karakterin e saj që ka treguar nga dita e parë në Ferma Vip. Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj Leo, i cili ka një problem shëndetësor. Moza e ka risjellë sërish në vëmendje këtë gjë teksa ka qenë duke biseduar me Zhakun dhe […]

The post “‘8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për partnerin appeared first on BoldNews.al.

“Ferma Vip”/ Moza flet për partnerin: Tetë vite me atë që mbaj, kanë qenë llahtar…

✇Albeu
By: V K

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me karakterin e saj që ka treguar nga dita e parë në “Ferma Vip”.

Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj Leo, i cili ka një problem shëndetësor.

Moza e ka risjellë sërish në vëmendje këtë gjë, teksa ka qenë duke biseduar me Zhakun dhe Kostanën.

Ajo tregon sakrificën që ka kaluar, teksa shton se për problemin që partneri i saj ka, mund të trajtohen në Europë, por është çështje lekësh.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është cështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, tha Moza.

Ajo më tej me batura shtoi:

“I thashë një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thashë të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta koplikosh këtë gjë. Pse i thashë e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.

The post “Ferma Vip”/ Moza flet për partnerin: Tetë vite me atë që mbaj, kanë qenë llahtar… appeared first on Albeu.com.

Situata mes Adionit dhe Mozës, Agai merr vendimin e fortë

Një sfidë dhe një lojë argëtuese është kthyer në “mollë sherri” mes Adionit dhe Mozës. Fermerëve u ishin dhënë disa tollumbace, të cilat duhet ti mbanin sa më gjatë të fryra. Tentativa nga fermerët për të çarë tollumbacet e njëri-tjetrit kanë qenë nga më të ndryshmet. Por në një moment kur Adi i çan tollumbacen në fytyrë Mozës, kjo e fundit e qëllon me bisht fshese, duke deklaruar se të gjithën…

Source

Tensionet, Moza u përgjigjet akuzave të vajzave: Nëse s’doni spektakël, mos ma zini emrin në gojë

Tensione dhe debate të forta ka pasur gjatë këtyre ditëve në Ferma Vip. Një fjalë e Mozës, e cila gjatë qëndrimit tek Fakiri me një pjesë tjetër të fermerëve, i ka thënë Olës dhe Gresës “do u heq të mbathurat dhe do u nxjerr si u ka bërë nëna” ka shkaktuar reagime të forta. Në atë moment, vajzat e kanë kaluar me të qeshur këtë moment, por më pas kanë pasuar me një sërë debatesh.

Source

“Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno: Të pëlqesh…

Aktorja Egla Ceno ka zhvilluar së fundmi një replikë virtuale me një prej ndjekësve në platformat sociale, pas një komenti lidhur me shkrimtaren Mimoza Ahmeti.

Komentuesi pretendoi se aktorja mban qëndrim negativ pasi pretendon se u injorua kur i kërkoi një libër Ahmetit gjatë një transmetimi.

Në sqarimin e saj, Ceno hodhi poshtë këto aludime, duke thënë: “Unë të paktën kërkoj libra, jo lek. Hiç nuk jam ndjerë e injoruar, do kërkoja libra gjithë jetën.”
Më tej, aktorja e zhvendosi theksin e përgjigjes së saj drejt një analize mbi preferencat e publikut dhe nivelin e komunikimit që pëlqehet aktualisht nga masa, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj përdorimit të fjalorit denigrues për të tërhequr vëmendje.

“Po më dhimbset “intelektualizmi” sepse të të pëlqejë masa për “pirdh pirdh se lirohesh” apo “të q*fsha robt” do të thotë qartazi se masa të shikon si qenie njështresore dhe argëtohet qamet me ty. Më ruajt Zoti mendt e kokës nga ky delir,” theksoi ajo në deklaratën e saj.

Ceno e përfundoi reagimin duke refuzuar përshtatjen me këto standarde për përfitime financiare: “Nuk do isha e lumtur po të ushqeja dembelizmin intelektual për dy groshë më shumë në xhep. Sigurisht kjo ka kosto dhe nuk mund të kesh një formim prej amebe.”

Ajo e mbylli postimin e saj me fjalët: “Për ta mbyllur unë them: “Fol fol se lirohesh, paramec””.

The post “Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno: Të pëlqesh… appeared first on Albeu.com.

Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor

✇Albeu
By: M C

Një televotim mes Blerinës, Malborës dhe Klod Dedjas ka vendosur fatin e këtij të fundit në Ferma VIP, duke e nxjerrë jashtë garës për çmimin e madh.

Vendimi i publikut i dha fund rrugëtimit të tij brenda formatit.

Pas daljes nga reality show, Klodi ishte i ftuar në Ferma Club, ku ndau përshtypjet e tij për eksperiencën në fermë, të cilën e përshkroi si intensive dhe me shumë dinamika të forta.

Ai u ndal te marrëdhëniet dhe grupimet brenda lojës, duke theksuar se sipas tij ishin krijuar dy kampe që ndikonin në rrjedhën e lojës dhe e vështirësonin për individët që hynin si lojtarë më të pavarur.

Ai shtoi se shpesh është ndjerë i përfshirë në situata që i ka perceptuar si të ndërlikuara brenda lojës.

Duke folur për debatet dhe përplasjet, Klodi u shpreh se ato janë pjesë e natyrshme e një formati të tillë, duke theksuar se secili reagon ndryshe në kushte presioni dhe izolimi.

I pyetur për një koment specifik gjatë intervistës, ai sqaroi se deklaratat e tij nuk kishin për qëllim individë të veçantë, por ishin më shumë reflektim mbi dinamikat dhe mënyrën se si zhvillohet loja në përgjithësi.

Në fund, Klodi theksoi se pjesëmarrjen në Ferma VIP nuk e kishte parë si garë për fitore, por si një eksperiencë të vlefshme personale dhe të veçantë.

The post Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor appeared first on Albeu.com.

“Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë…

✇Albeu
By: V K

Një situatë mes Adit dhe Mozës, ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Shkak u bë një mision që Agai i kishte dhënë Mozës, Sonit dhe Donës, për të prishur lojrat që po bëheshin.

Për të ndaluar prishjen e lojrave, Adi ka kapur Mozën nga krahët, duke e penguar. Vetë Moza ka treguar detaje nga ajo ngjarje.

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha.

Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që te isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, tha Moza.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kërkur Mozës që të sqarojë nëse është ndjerë e dhunuar apo intimiduar nga Adi. Në rast se është ndjerë e tillë, sipas moderatores, Adi largohet nga Ferma Vip.

“Moza nëse je ndjerë e dhunuar na e thuaj, sepse kjo gjë i rrezikon qëndrimin atij djalit aty”, tha Arbana.

Por Moza e mohoi një gjë të tillë.

“Jo aman mos ma nxirrni këtë. Adin e dua këtu”, vazhdoi Moza.

The post “Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë… appeared first on Albeu.com.

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në ’Ferma VIP’

Gara në Ferma VIP po hyn në një fazë gjithnjë e më vendimtare, ndërsa votat e publikut kanë përcaktuar qartë pesë fermerët më të preferuar deri në këtë pikë të lojës. Bëhet fjalë për Adin, Olën, Gresën, Indrin dhe Mozën, të cilët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen më të madhe nga shikuesit. Falë këtij rezultati, […]

The post Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në ’Ferma VIP’ appeared first on BoldNews.al.

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në “Ferma VIP”

✇Albeu
By: V K

Gara në Ferma VIP, po hyn në një fazë gjithnjë e më vendimtare, ndërsa votat e publikut kanë përcaktuar qartë pesë fermerët më të preferuar deri në këtë pikë të lojës.

Bëhet fjalë për Adin, Olën, Gresën, Indrin dhe Mozën, të cilët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Falë këtij rezultati, ata kanë mundur të shmangin përballjen me sfidat e radhës, duke fituar një avantazh të rëndësishëm në garë dhe duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarë të fortë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve nuk ka qenë po aq me fat. Ata do të duhet të përballen me sfidën, e cila pritet të jetë vendimtare për vazhdimësinë e tyre në lojë.

Sipas rregullores, fermerët do të ndahen në dy grupe, ku secili grup do të përballet në prova që kërkojnë strategji, qëndrueshmëri dhe bashkëpunim.

Nga kjo përballje, vetëm dy fermerë ata që do të dalin të parët në sfidë do të sigurojnë shpëtimin e menjëhershëm. Të gjithë të tjerët do të shkojnë automatikisht në televotim, duke e lënë fatin e tyre në dorën e publikut.

The post Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në “Ferma VIP” appeared first on Albeu.com.

“Kanë përparuar”, Malbora dhe Mimoza me lëvdata për kosovarët në Ferma VIP

Në ambientet e Ferma VIP ku debatet dhe rrëfimet mes banorëve shpesh kthehen në temë diskutimi edhe jashtë shtëpisë, së fundmi është veçuar një bisedë me tone krejt pozitive për Kosovën.

Mimoza Ahmeti dhe Malbora Gurra kanë ndarë vlerësime të larta për zhvillimin dhe kulturën shoqërore.

Malbora u ndal te ndryshimet e mëdha që, sipas saj, Kosova i ka arritur brenda një periudhe të shkurtër, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës janë shumë të përgatitur dhe të avancuar në disa drejtime, edhe pse kanë kaluar vetëm pak më shumë se 20 vjet nga lufta.

Ajo veçoi veçanërisht përparimin në arkitekturë, standardin e hoteleve, si dhe cilësinë e restoranteve dhe të ushqimit.

Nga ana tjetër, Mimoza e solli fokusin te aspekti social, duke e vlerësuar lart emancipimin e grave dhe vajzave në Kosovë.

Poetja u shpreh e impresionuar nga liria e tyre, duke thënë se kjo liri ‘të trondit’ në kuptimin më të mirë të fjalës.

Sipas saj, vajzat atje kanë një ‘shkujdesje’ të bukur ndaj jetës, por në të njëjtën kohë tregojnë kujdes të madh për veten, çka, siç nënvizoi, lidhet me një frymë liberalizimi dhe mendjehapjeje.

The post “Kanë përparuar”, Malbora dhe Mimoza me lëvdata për kosovarët në Ferma VIP appeared first on Albeu.com.

Mimoza Ahmeti bën deklaratën e papritur: Jam mësuar të tor*urohem, unë jam pa kujtesë dhe jeta më pëlqen e gjallë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Raporti mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit dhe togfjalëshat që janë përdorur gjatë kësaj jave kanë qenë në fokus të diskutimit të kësaj mbrëmje në “Ferma Vip”.

Moza, në mënyrë metaforike, ka përdorur disa fjalë, të cilat tek qytetarët e thjeshtë mund të marrin konotacion tjetër.

Por e oyetur se çfarë ndjen nga ato që sheh, Moza tha:

“Mallkim të ëmbël ndjej. Unë jam mësuar të torturohem. Torturën e kam normale. Nuk jam dakord ta djeg njeriun. Raporti është duke u zbutur. Ndoshta do kemi bashkëpunim. Unë jam pa kujtese, sepse jam diku tjetër gjithmonë. Jeta më pëlqen e gjallë, shyqyr u përplasëm e u kapëm”.

E pyetur nëse ka dashur t’i vendosë limite Ilirit, Moza shtoi:Jeta ime private është ashtu siç është. Porn ë Shqipëri tortura është modë dhe unë e duroj. Bota ime interior e mbron esencën e vet”.

Ndërsa Iliri ka ndarë mendimin e tij në raport me Mozën.

“Unë dua të eksploroj njerëz, e një ndër ta është Moza. Disa fjalë që përdor Moza, si torturë, janë të tepërta. Unë nuk e kam në gen ta bëj. Mendoj se nuk ka asnjë gjë të keqe. Unë këtë referatë që Moza bëri I vlerësoj, përveç disa fjalëve që i heq”, tha Iliri.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

The post Mimoza Ahmeti bën deklaratën e papritur: Jam mësuar të tor*urohem, unë jam pa kujtesë dhe jeta më pëlqen e gjallë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai: Përtoj të ngrihem, sa u rregullova

✇Albeu
By: M C

Poetja Mimoza Ahmeti me karakterin e saj të veçantë, tërheq gjithëmonë vëmendje.

Në nisje të prime, moderatorja Arbana Osmani e ka ftuar Mozën të shkojë tek Agai, për të folur mbi zhvillimet dhe marrëdhënien e saj të fundit me Ilir Shaqirin.

Por Moza, ka “thyer rregullin”, duke refuzuar të shkojë, me argumentin se përtonte të ngrihej.

“Përtoj të ngrihem. Se u lodha kur u rregullova e sa gjeta rehat. Nuk po ngrihem. E flasim këtu”, tha Moza.

The post Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai: Përtoj të ngrihem, sa u rregullova appeared first on Albeu.com.

Suprizë në Ferma VIP! Tayna dërgon një dron posaçërisht për Moza Ahmetin!

Një moment mjaft i bukur dhe i papritur ka surprizuar banorët e “Ferma VIP”, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë poetja Mimoza Ahmeti.

Ajo ka marrë një mesazh mbështetës nga qielli përmes një droni, por ajo që i habiti të gjithë ishte dërguesi.

Droni i dedikuar për Mozën ka ardhur pikërisht nga reperja e njohur, Tayna. Shkak për këtë gjest të veçantë është bërë vetë qëndrimi i poetes në shtëpi, ku ka treguar anën e saj më rinore dhe plot energji.
Ajo është dëgjuar shpesh nga publiku dhe banorët teksa këndon këngët e Taynës nëpër ambientet e fermës, duke u kthyer në një nga momentet më virale dhe simpatike të këtij edicioni.

Kjo vëmendje dhe mbështetje e papritur nga reperja e ka gëzuar pamasë Mozën, duke sjellë një atmosferë shumë pozitive dhe të qeshura mes fermerëve, të cilët e kanë uruar për këtë surprizë unike.

Kjo tregon edhe një herë se si formati po bashkon përmes ekranit personazhe nga zhanre dhe breza krejtësisht të ndryshëm.

The post Suprizë në Ferma VIP! Tayna dërgon një dron posaçërisht për Moza Ahmetin! appeared first on Albeu.com.

Të përjashtohet!/ Ndjekësit shpërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit

✇Albeu
By: V K

Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit, ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”. Ajo që nisi si një shaka mes banorëve, ka degraduar në një veprim që, jashtë mureve të fermës, është cilësuar gjerësisht si i papranueshëm.

Pas përfundimit të gatimit, Iliri ka nisur të ngacmojë Mimoza Ahmetin, duke i thënë me humor se kishte ruajtur një “bisht pule” posaçërisht për të.

Por, situata mori një rrjedhë tjetër kur Iliri, i ndihmuar nga Adioni, e kanë kapur Mozën fizikisht, e kanë shtrirë dhe e kanë detyruar t’ia fusin ushqimin me pahir në gojë.

Ndonëse mes fermerëve ky moment kaloi me të qeshura dhe u trajtua thjesht si një “lojë”, publiku e ka përjetuar krejtësisht ndryshe. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë “përmbytur” nga komente negative ndaj djemve.

Ndjekësit e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e quajtur të tepruar dhe duke kërkuar përjashtimin e tyre.

Pavarësisht se vetë Moza zgjodhi ta kalonte me sportivitet, nuk e dramatizoi dhe nuk u viktimizua nga kjo situatë, ndjekësit e formatit theksojnë se veprime të tilla fizike, të bëra kundër dëshirës së personit, nuk duhet të normalizohen në ekran.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ketë një reagim lidhur me këtë ngjarje që ka trazuar ujërat në rrjet.

 

The post Të përjashtohet!/ Ndjekësit shpërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit appeared first on Albeu.com.

Mimoza Ahmeti tregon historinë e njohjes me partnerin: Nuk ndahem dot…

Mimoza Ahmeti, e cila tashmë është pjesë e “Ferma VIP”, ka ndarë me publikun dhe banorët një histori mjaft të ndjerë dhe të veçantë nga jeta e saj personale. Gjatë një bisede të sinqertë me Ervinin, ajo ka folur për partnerin e saj, një djalë me origjinë nga Polonia, i cili është disa vite më i ri se ajo.

“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër,” – theksoi ajo.

Gjatë bisedës, ajo ndau edhe momentin kur u njohën. Mimoza tregoi se djali ishte një ndjekës i saj në Facebook dhe i shkruante prej vitesh.

“Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot”

The post Mimoza Ahmeti tregon historinë e njohjes me partnerin: Nuk ndahem dot… appeared first on Albeu.com.

U shpall e preferuara e publikut, fermerët dalin kundër për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat!

Shpallja e Mimozës si e preferuara ka ndezur tension në shtëpi, pasi banorët e tjerë e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë. Sipas tyre, Mimoza ka përfituar duke thyer rregullat dhe duke përdorur strategji që i japin avantazh ndaj pjesëmarrësve të tjerë. Akili dhe disa banorë të tjerë shprehen zhgënjim se vendimi nuk reflekton përpjekjet dhe performancën e tyre, ndërsa disa e shohin si një lëvizje…

Source

❌