Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi siguron shumicë dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme

Kryeministrja konservatore e Japonisë, Sanae Takaichi, ka shënuar një fitore dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme, sipas sondazheve dalëse. Takaichi, e cila mori detyrën në tetor si udhëheqëse e Partisë Liberal Demokrate (LDP) në pushtet, pritet të fitojë midis 274 dhe 326 vendeve nga gjithsej 465, duke tejkaluar ndjeshëm 233 vendet e nevojshme për shumicën. Sondazhet e transmetuesit publik…

Source

MOTORI – Boeing 777X gati për fluturim: Projekti dhe karakteristikat e mahnitshme

Pritja po merr fund: avioni i parë i prodhimit Boeing 777X pritet të kryejë fluturimin e tij të parë në prill, sipas një dokumenti të brendshëm të kompanisë. Ky avion i ri me dy motorë, me rreze të gjatë veprimi, nga prodhuesi amerikan, është projektuar si pasardhës dhe zëvendësues si për modelin aktual 777, ashtu edhe për 747-ën tashmë të vjetër. I lançuar në vitin 2013, projekti ka pësuar vonesa…

Source

INTER – Erdha, fitova… dhe u largova. Viti i Fabio Grossos te Interi, mes një note 5 në debutim dhe Skudetos.

Fabio Grosso, njeriu i providencës dhe i momentit të fundit, i cili shënoi penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Botës, do të përballet sërish me të kaluarën e tij si trajner. Njëzet vjet më parë, si kampion bote, ai veshi fanellën e Interit për vetëm një sezon. Një aventurë e nisur me fitoren në Superkupë dhe e përfunduar me fitimin e Skudetos. Kjo periudhë mund të përshkruhet si një…

Source

JUVENTUS – Yildiz, paga e re kërkon performancë të lartë: Misioni i parë, kualifikimi në Champions

Me firmosjen e kontratës së re, ka nisur zyrtarisht epoka e re e Kenan Yildiz te Juventus. Talenti turk, i cili tashmë zë një hapësirë të konsiderueshme në buxhetin e pagave të klubit, pritet të flasë në fushë dhe të tregojë vlerat e tij. Nuk ka më vend për diskutime rreth mospërputhjes mes pagës dhe rolit; pavarësisht moshës së re, Yildiz ka detyrën të marrë skuadrën mbi supe dhe ta shtyjë përtej…

Source

Policia italiane përdor topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia italiane ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve, të cilët hodhën fishekzjarrë, bomba tymi dhe shishe pranë një prej ambienteve të Lojërave Olimpike Dimërore. Oficerët, të pajisur me mburoja dhe veshje kundër trazirave, u përballën me rreth 100 protestues, disa prej të cilëve kishin mbuluar fytyrat me kapele dhe shall, pasi ata u shkëputën nga një demonstratë kryesore…

Source

Tragjedi në Alpet italiane: Tre skiatorë vdesin nga ortëqet pranë Qendrës Olimpike

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga ortëqet në Italinë veriore, ndërsa po skijonin në të njëjtin rajon alpin që aktualisht pret Lojërat Olimpike Dimërore. Shërbimet alpine të shpëtimit gjetën trupin e një burri në Punta Rocca, një majë 3,292 metra në Marmolada, mali më i lartë në Dolomite. Dy skiatorë të tjerë vdiqën në fshatin Albosaggia, në luginën e poshtme të Valtellinës…

Source

22:59 Trajnim i përbashkët SHBA-Shqipëri/ Fokus në neutralizimin e sigurt të municioneve

Një trajnim i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë ka pasur në fokus praktikat e neutralizimit të sigurt të municioneve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka ndarë pamje nga trajnimi që u zhvillua në poligonin e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese në Shqipëri.

“Oficeri i Lartë i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara Anthony Bennett tregon se si teknikët e Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (EOD) neutralizojnë në mënyrë të sigurt municionet dhe si ushtarët e Forcave të Armatosura praktikojnë këto procedura”,-thuhet ndër të tjera në njoftim./mxh

22:45 Stuhia ‘Marta’ godet Iberikun/ Një viktimë në Portugali dhe përmbytje të mëdha në Spanjë

Stuhia ‘Marta’ ka goditur sot Portugalinë dhe Spanjën, duke shkaktuar përmbytje, dëme të mëdha dhe ka shënuar një viktimë.

Një 54 vjeçar zjarrfikës portugez humbi jetën gjatë një patrullimi për vëzhgim pranë brigjeve të një lumi, në komunën e Campo Maior në zonën qendrore të Portalegres.

Stuhia ‘Marta’ ka sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe përmbytje të mëdha, sidomos në pjesë të Andaluzisë jugore në Spanjë, ku autoritetet kanë shpallur alarm të motit dhe kanë urdhëruar evakuime të banorëve për arsye sigurie.

Autoritetet e të dy vendeve kanë nxjerrë paralajmërime për rritje të nivelit të lumenjve, si dhe për rreziqe të mundshme shembjesh dhe rrëshqitjesh dheu në zonat e mbushura me ujë. Rrugë të shumta janë bllokuar, stacionet hekurudhore janë bllokuar dhe mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të përmbytjeve dhe kushteve ekstreme të motit./mxh

22:38 Chivu i bind të gjithë, Interi përgatit kontratën e re

Interi ka vendosur t’i ofrojë trajnerit Cristian Chivu një kontratë të re përtej vitit 2027.

Sipas “Tuttosport”, klubi zikaltër pritet t’ia paraqesë ofertën teknikut rumun në fund të sezonit.

Marrëveshja e re parashikohet të zgjasë bashkëpunimin të paktën deri në vitin 2028. Politika e klubit është të mos nisë asnjë sezon me një trajner që i skadon kontrata.

Fillimisht, Chivu nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve, por puna e bërë ka bindur klubin për vazhdimësinë.

Paralelisht, Interi po punon edhe për rinovimin e Federico Dimarco. Kontrata aktuale e mbrojtësit përfundon në vitin 2027. Dimarco konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të Interit./mxh

22:26 Përplasjet me Lapajn/ Shabani: Kishim një histori të përbashkët, por na ndau vizioni

Endri Shabani, që ka marrë prej pak javësh detyrën e Avokatit të Popullit, ka ndarë në një intervistë në Euronews Albania një qëndrim shpjegues në lidhje me Adriatik Lapajn, që deri në zgjedhjet e 11 majit ishin bashkëdrejtues koalicioni.

Shabani theksoi se përplasjet me Lapajn u zhvilluan për shkak të dallimeve në vizion.

Sipas Shabanit, qasjet politike dhe ato personale janë tanimë të ndara me detyrën e tij të re, në një institucion që sipas tij do ta depersonalizojë.

“Ne kishim bashkëpunuar si aktivistë dhe kishim një histori të përbashkët, por pas disa dallimeve në vizion, u ndamë. Unë zgjodha të largohem nga aktiviteti politik dhe të fokusohem në detyrën time si Avokat i Popullit. Ky është një institucion dhe dua ta depersonalizoj. Nuk ka rëndësi nëse më pëlqen apo jo një person, ne duhet t’i shërbejmë të gjithëve njësoj,” tha Shabani./mxh

22:18 Napoli e bën dramë, fiton me 10 lojtarë dhe penallti në fund

Napoli fitoi 3-2 në transfertë ndaj Genoa, në një ndeshje të vendosur në minutën e 95-të.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me penallti të realizuar nga Ruslan Malinovskyi. Napoli reagoi shpejt dhe përmbysi rezultatin në pjesën e parë me golat e Rasmus Hojlund dhe Scott McTominay.

Në pjesën e dytë, Genoa barazoi me Lorenzo Colombo pas një gabimi në mbrojtjen e Napolit. Miqtë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Juan Jesus.

Në kohën shtesë, Hojlund realizoi nga pika e penalltisë dhe i dha Napolit fitoren.

Pas këtij suksesi, Napoli mban vendin e tretë me 49 pikë dhe ngushton diferencën me Interin kryesues në gjashtë pikë./mxh

22:10 Shpërthejnë të qeshurat në Gjykatën e Lartë të Britanisë, si u ndërpre seanca nga “Jimmy Carter”

Si gjykata më e rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, Gjykata e Lartë zakonisht trajton procedura me rëndësi të madhe. Por javën e kaluar, një seancë u ndërpre për një moment nga një ndërhyrje e papritur dhe komike.

Ndërsa një profesionist ligjor i drejtohej trupit gjykues, u dëgjua zëri i aktorit Tom Holland, prezantues i podcast-it të njohur “The Rest is History“, ndërsa bënte një imitim satirik të ish-presidentit amerikan Jimmy Carter.

Siç shkruan “The Guardian”, një nga gjykatësit pa dashje kishte shtypur “play” në një episod podcast-it në telefonin e tij, i cili më pas u dëgjua në mikrofonët e sallës së gjyqit./mxh

21:58 Atentati në Moskë/ Gjenerali rus i vetëdijshëm pas operacionit, dy të arrestuar

Të tjera detaje mësohen lidhur me gjendjen e gjeneralit rus Vladimir Alexeyev, i cili u qëllua me armë zjarri disa herë të premten e 6 shkurtit në Moskë.

BBC shkruan se zëvendësshefi i inteligjencës ushtarake (GRU), ka rifituar vetëdijen pas një operacioni të suksesshëm. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi u sulmua në hyrjen e pallatit ku banonte.

Gjenerali 64-vjeçar mori tre plagë nga armë zjarri në kraharor ose bark. Dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe pritet të merren në pyetje, ndërsa autoritetet kanë hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje.

Zyrtarët rusë akuzuan Kievin për sulmin, por Ministri i Jashtëm i Ukrainës mohoi çdo përfshirje. Mjekët deklaruan se “rreziku për jetën e Alexeyev ka kaluar”, ndërsa ai u mbajt përkohësisht në koma të induktuar mjekësore.

Alexeyev është një figurë e lartë e GRU-së, i dekoruar me titullin “Hero i Rusisë” për rolin e tij në ndërhyrjen ushtarake në Siri. Ai ka qenë i sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe pas akuzave për sulmin me agjent nervor në Salisbury (2018). Gjenerali ka pasur rol kyç edhe në negociatat me grupin mercenar Wagner pas rebelimit të qershorit 2023.

Ky është sulmi i fundit ndaj një zyrtari të lartë ushtarak rus që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Më herët, gjeneralë të tjerë janë vrarë në shpërthime në Moskë, ndërsa autoritetet ruse pretendojnë se kanë parandaluar edhe atentate të tjera.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se SHBA-të kanë propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Moskës dhe Kievit të mbahet për herë të parë në tokë amerikane, “ndoshta në Miami”, duke shtuar se Uashingtoni dëshiron që lufta të përfundojë deri në qershor./mxh

21:46 Drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit/ AMP arreston në flagrancë kryeinspektorin e Elbasanit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kryeinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

“Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik – Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l”,-theksohet në njoftim.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan./Mxh

21:43 Ky trendi i ri i makeup-it po bën xhiron e TikTok-ut (Lifestyle)

Rimeli në ngjyrë kafe mund të ekzistojë prej dekadash, por si shumë produkte bukurie është rikthyer fuqishëm këtë vit falë ‘TikTok’-ut. Gjithnjë e më shumë gra po e përfshijnë në look-un e tyre të përditshëm, duke lënë mënjanë rimelin në ngjyrën e zezë.

Rimeli i kafenjtë është tashmë pjesë kryesore e trendit “pa make-up”, që po bëhet viral dhe ka si qëllim të theksojë tiparet natyrale të fytyrës, duke krijuar një pamje më të butë, më të ëmbël dhe më natyrale.

Si ta aplikoni saktë rimelin kaf

Nëse dëshironi një rezultat më të theksuar, profesionistët e makeup-it rekomandojnë këtë teknikë: aplikoni një laps sysh kafe të errët në vijën e brendshme të qerpikëve dhe më pas vendosni rimelin kafe. Kjo i bën qerpikët të duken më të dendur dhe më të plotë.

Nëse preferoni një pamje minimaliste dhe natyrale për përditshmëri, mjaftojnë 1-2 shtresa rimeli kaf, ndërsa pjesën tjetër të makeup-it mbajeni sa më të lehtë.

Si ta kombinoni me pjesën tjetër të makeup-it

Mund të krijoni një look njëngjyrësh me nuanca toke, duke përdorur një blush në tone nude ose pjeshkë dhe një produkt buzësh në të njëjtën paletë ngjyrash.

Nëse dëshironi një pamje më intensive, mund të realizoni një lyerje me nuanca kafe të errëta, të cilat kombinohen në mënyrë perfekte me rimelin kaf./mxh

21:33 Dronët ukrainas godasin fabrikën e kimikateve afër Moskës

Last Updated on 07/02/2026 by Monika

Dronët ukrainas me rreze të gjatë goditën këtë mëngjes fabrikën e kimikateve “Redkino” në rajonin Tver.

Fabrika ndodhet në një distancë prej rreth 139 kilometrave në veriperëndim të Moskës.

Fabrika prodhon kimikate të specializuara, përfshirë aditivë për karburant dhe reagjentë për aviacionin, hapësirën ajrore dhe raketat e forcave të armatosura të Rusisë.

Ndërkohë, Rusia ka organizuar sulme anembanë shtetit ukrainas duke synuar infrastrukturën energjetike.

Ministri ukrainas i Energjetikës, Denys Shmyhal deklaroi se forcat ruse kanë synuar nënstacionet me tension të lartë prej 750 kilovolt dhe linjat e transmetimit prej 330 kilovolt, të cilat përbëjnë kornizën kryesore të rrjetit energjetik ukrainas.

Janë goditur gjithashtu edhe objektet prodhuese, përfshirë termocentralet Burshtin dhe Dobrotvir në Ukrainën Perëndimore.

DTEK, kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, raportoi se pajisjet në termocentralet e saj pësuan “dëme të konsiderueshme”. Kompania e quajti këtë sulm si të 220-in që nga fillimi i pushtimit të plotë rus./mxh

21:17 “Jam dhe unë”, kandidatura surprizë përballë Dukës

Një emër surprizë ka dalë në garën për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë që edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, Adriano Valduci, ashtu siç e kishte paralajmëruar, pas kontributit të tij të shquar, me skemat 5-4-3 apo 3-4-5 dhe vuri dorë në kualifikimin e Kombëtares së Silvinjos, sot në mënyrë të menjëhershme, ka shpallur kandidaturën për president të FSHF.

Në prononcimin e tij, Valduci tha se: “Armand Duka po i bën zgjedhjet në shkurt, duke e shkurtuar mandatin e tij me 4 apo 5 muaj. Kjo është e pafalshme për mua. Unë do doja që zgjedhjet të bëheshin në qershor, ai duhet ta zgjasë mandatin. Jam dakord t’i bëjë edhe në dhjetor.”

I pyetur përse mungoi ne Asamblenë e FSHF-së, ai tha se atë ditë do të shkonte te dentisti. Armand Duka kishte marrë informacion dhe për këtë arsye la datën, pikërisht në ditën kur ai do të mungonte.

Kjo është arsyeja që nuk shpalli dot kandidaturën në Asamble. Valduci theksoi se do e hedhë Dukën me tuc.

I pyetur përse e ka tradhtuar Blendi Fevziu, ai theksoi se: “Për të marrë post në KE, Fevziu iku te Duka dhe tashmë për të më shmangur mua dhe kandidaturën time, ka ikur në Afganistan. Janë fakte kokëforta se çfarë kandidat i fortë jam unë në zgjedhjet për kreun e FSHF-së.”

Mbledhjen e Asamblesë, Armand Duka e ka bërë prapa krahëve të tij, kur ai ishte te dentisti. Kjo ka qenë arsyeja që nuk shpalli kandidaturën. Kjo ka qenë lëvizja e Armand Dukës, nga frika se do kandidonte Valduci, së bashku me skuadrën e tij të fuqishme, me mbështetjen e Fevziut dhe personalitet të tjera të futbollit.

Një nga emrat kryesorë ishte edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ishte gati të firmoste fondin 1 milion euro për kandidaturën e Valducit.

Mësohet se Valduci, mbështetet edhe nga Koço Kokëdhima, i cili ka dhënë aprovimin e tij. Po ashtu e mbështesin edhe Safet Gjici e Sinan Idrizi./mxh

21:10 Bisedimet për Iranin/ Ja kur takohet Netanyahu me presidentin Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington këtë javë për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Iranin.

Takimi pritet të zhvillohet të mërkurën, ndërsa SHBA-të dhe Irani duket se janë gati për një raund të dytë bisedimesh bërthamore.

“Kryeministri beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizime mbi raketat balistike dhe një fund të mbështetjes për boshtin iranian”,-thotë Zyra e Kryeministrit.
Netanyahu fillimisht ishte planifikuar të ishte në Uashington nga 18-22 shkurt, por takimi u shty një javë më parë me kërkesë të kryeministrit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për mediat e huaja.

Ky njoftim vjen pak orë pas përfundimit të bisedimeve midis zyrtarëve iranianë dhe atyre amerikanë që u zhvilluan të premten në Muskat, Oman, ku palët ranë dakord të vazhdojnë dialogun përtej raundit të sotëm të bisedimeve./mxh

20:57 ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, firmos Kenan Yildiz

Kenan Yildiz ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në vitin 2030. Sulmuesi turk firmosi marrëveshjen e re në prani të drejtorit sportiv Damien Comolli, në ambientet e klubit.

Yildiz shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke falënderuar drejtuesit, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët.

Rinovimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm në projektin e ri sportiv të bardhezinjve. Juventus e konsideron Yildiz një element kyç për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.

Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit. Interesi i klubeve të mëdha europiane për Yildiz ka qenë i lartë në muajt e fundit.

Me këtë rinovim, Juventusi synon të ndërtojë vazhdimësi dhe stabilitet teknik./mxh

20:42 Klodiana Lala: Ja çfarë ndodh me Ballukun pas vendimit nga Kushtetuesja

Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot në një analizë pas vendimit të dhënë të premten nga Gjykata Kushtetuese për çështjen ndaj Belinda Ballukut.

Në studio televizive, Lala tha se hapi i radhës pas këtij vendimi mund të jetë një urdhër i ri nga Prokuroria e Posaçme që mund të trazojë ujërat.

“Balluku në mënyrë individuale, iu drejtua Apelit të Posaçmen të GJKKO dhe kërkoi që të prishej vendimi për pezullimin nga detyra, paralelisht me zotin Rama. Apeli la në fuqi masën shtrënguese të ndalimit të për të dalë jashtë vendit. A ekziston që Balluku të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët? Në rastin kur Apeli e lë në fuqi masën e pezullimit, zonja Balluku shkon në gjykatën e Lartë, dhe më pas do të kthehet sërish në Kushtetuese mbi bazën e ankimit të saj. SPAK shkon me rekurs për rikthimin e pezullimit. Çështja që po zhvillohej në Kushtetuese flitej se mund të ishte e njëjtë me atë të Këshillit të Mandateve, por nuk është e njëjta çështje. SPAK pretendoi se e ka marrë Ballukun të pandehur dhe për disa shkelje të tjera të disa lotëve. Ngriti disa akuza dhe rëndoi pozitën e saj në raport me ligjin. SPAK tha se mund të prishë provat, përderisa po kryente sërish procedurat tenderuese. Nëse do të jepet apo jo leja për arrestimin e Ballukut, kjo është çështje që ngelet hap pas hapi”,- tha Lala./mxh

❌