❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi i LDK-së vendos: Abdixhiku mbetet kryetar



Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Burimet e Telegrafit bëjnë me dije se rreth 55% kanë votuar pro kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Nga 300 delegatë pjesëmarrës, 164 votuan kundër dorëheqjes së tij, dhe 136 pro.

Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave - rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Por disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.

Në mesin e tyre janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, etj./Telegrafi/

Rinia e PDK-sĂ« me aksion simbolik para QeverisĂ«: Qirinj dhe batanije si “dhuratĂ«â€ pĂ«r Kurtin pĂ«r krizĂ«n e rrymĂ«s



Anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) kanë zhvilluar sonte një aksion simbolik protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimit për rritje të re të çmimit të saj.

GjatĂ« aksionit, ata kanĂ« vendosur njĂ« batanije dhe disa qirinj para QeverisĂ«, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« veprim si reagim ndaj deklaratave qĂ« i konsiderojnĂ« provokuese dhe tĂ« papĂ«rgjegjshme tĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, i cili ka fajĂ«suar qytetarĂ«t pĂ«r krizĂ«n energjetike, duke thĂ«nĂ« se “po ngrohen mĂ« shumĂ« sesa duhet”.

Në deklaratën për media, sekretari i RDK-së, Altin Gjata, tha se aksioni nuk ka të bëjë me statistika apo propagandë, por me realitetin e përditshëm të qytetarëve të Kosovës.

Ai theksoi se kriza energjetike dhe faturat gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« papĂ«rballueshme po i detyrojnĂ« shumĂ« familje kosovare tĂ« zgjedhin mes ngrohjes dhe ushqimit, ndĂ«rsa studentĂ«t, sipas tij, po detyrohen tĂ« mĂ«sojnĂ« nĂ« errĂ«sirĂ«. Gjata ngriti edhe pyetjen qĂ«, sipas tij, po e shtrojnĂ« qytetarĂ«t: “Edhe sa do tĂ« rritet çmimi i energjisĂ« elektrike?”

Gjata kritikoi ashpër Qeverinë për, siç tha ai, bllokimin e qindra milionë eurove investime në energji të pastër dhe për dështimin në sigurimin e prodhimit vendor të mjaftueshëm, duke e quajtur situatën aktuale jo krizë dimri, por krizë menaxhimi dhe papërgjegjësie.

Sipas tij, pavarësisht premtimeve për modernizim historik të KEK-ut, sot prodhimi është më i ulët, importet janë rritur dhe përfitimet po shkojnë te të preferuarit e pushtetit.

“FaturĂ«n e kĂ«saj krize po e paguajnĂ« familjet tona dhe çdo qytetar i KosovĂ«s”, u shpreh Gjata, duke shtuar se batanija dhe qirinjtĂ« janĂ« njĂ« “dhuratĂ«â€ simbolike pĂ«r kryeministrin nĂ« detyrĂ«, i cili, sipas tij, nuk e ndien barrĂ«n e faturave mujore dhe tĂ« ngrohjes sĂ« familjes.

“Edhe sa, Albin? Edhe sa pĂ«rqind do tĂ« rritet rryma?”, ishte mesazhi pĂ«rmbyllĂ«s i aksionit simbolik./Telegrafi/


Beci: Statuja e Mbretëreshës Teutë i shton vlerë ballkonit panoramik mes Shëngjinit dhe Velipojës



Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka deklaruar se ballkoni panoramik mes Shëngjinit dhe Velipojës po merr një vlerë të veçantë përmes vendosjes së statujës së Mbretëreshës Teutë, duke theksuar se ky veprim nuk është një vendim territorial, por një zgjedhje që tejkalon kufijtë administrativë.

Sipas Becit, vendosja e statujës synon të lartësojë figurën e Mbretëreshës Teutë dhe historinë që ajo përfaqëson, ndërsa pozicioni i ballkonit panoramik i jep veprës kuptimin e saj të plotë.

“Nga kjo pikĂ«, vĂ«shtrimi shtrihet mbi Adriatik, nga Ulqini deri nĂ« DurrĂ«s, duke e vendosur MbretĂ«reshĂ«n TeutĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n qĂ« i takon historikisht – atĂ« tĂ« detit, tĂ« qyteteve bregdetare dhe tĂ« njĂ« trashĂ«gimie qĂ« na bashkon”, ka theksuar Beci.

Ai ka shprehur falĂ«nderime pĂ«r artistin Julian Muçollari, i cili realizoi veprĂ«n, si dhe pĂ«r gazetarin Marin Mema, nĂ« cilĂ«sinĂ« e drejtuesit tĂ« fondacionit “ShqipĂ«ria tjetĂ«r”, qĂ« kontribuoi nĂ« jetĂ«simin e projektit.

Një falënderim i veçantë, sipas Becit, i ka shkuar edhe kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, me të cilin vendimi është ndarë dhe është dakordësuar në mirëkuptim të plotë institucional.

Në fund, kryebashkiaku i Shkodrës ka falënderuar edhe qytetarët që reagojnë dhe ndihen të lidhur me historinë dhe simbolet kombëtare, duke theksuar se vetëm duke parë më larg, me qartësi dhe mirëkuptim, mund të ndërtohet më shumë vlerë për trashëgiminë dhe për vendin./Telegrafi/


Haziri reagon për Kuvendin e LDK-së: Partia u takon anëtarëve, jo funksionarëve



Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në kohën kur brenda sallës ku po qëndron ai po vazhdon procesi i votimit të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në reagimin e tij, Haziri ka rikujtuar atë që i cilëson si dy mësime të mëdha për rolin dhe identitetin e LDK-së, duke theksuar vlerat mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar kjo parti.

“Nuk ka ditĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« se sot me i kujtu dy mĂ«sime tĂ« mĂ«dha pĂ«r rolin e LDK-sĂ«.
LDK, me besim në Zot, familje e atdhe. LDK, besë e shpresë për Kosovën.
LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve.
E djathtĂ«, e moderuar, me liberalĂ« e nacionalistĂ« modern, republikanĂ« e nacional-demokratĂ«â€, ka shkruar Haziri.

LDK përfundon votimin pro ose kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut, fillon numërimi i votave



Ka përfunduar procesi i votimit pro ose kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Telegrafi mëson se tashmë ka filluar numërimi i votave.

Raportohet se vet Lumir Abdixhiku u deklarua para delegatëve se nuk do të marrë pjesë në votim.

Ndonëse kjo e drejtë i takon atij, ai ka refuzuar të hedh votën e tij, pro apo kundër dorëheqjes së tij.

Kurti shpjegon: Si u bashkua politika me pushkën për lirinë e Kosovës



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Llap, më 31 janar 2026, në homazhe dhe akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 29-vjetorin e rënies së tyre.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se tash e 29 vjet, dita e fundit e janarit është e rezervuar për përkujtimin e Zahir Pajazitit me shokë, duke e cilësuar këtë traditë si tashmë të institucionalizuar dhe me rëndësi të veçantë për kujtesën kolektive të Kosovës.

Ai theksoi se këtë vit përkujtimi po mbahet në Podujevë, ndërsa vitin e ardhshëm, në përvjetorin jubilar të 30-vjetorit, dëshmorët do të nderohen në Prishtinë, nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

Kurti rikujtoi se më 31 janar 1997 ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke nënvizuar se ata përfaqësojnë një brez të tërë që i dha kuptim përpjekjes politike dhe asaj të armatosur për çlirimin e Kosovës.

Sipas tij, gjatĂ« gjithĂ« shekullit XX shqiptarĂ«t kanĂ« ndjekur dy rrugĂ« pĂ«r liri: angazhimin politik dhe kryengritjen e armatosur, rrugĂ« qĂ« u kurorĂ«zuan me luftĂ«n çlirimtare tĂ« UÇK-sĂ«.



Kryeministri vuri theks tĂ« veçantĂ« nĂ« rolin e ZonĂ«s sĂ« Llapit, e cila, sipas tij, i dha KosovĂ«s njĂ« nga grupet mĂ« tĂ« organizuara tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s – grupin e Zahir Pajazitit me shokĂ« – qĂ« mĂ« pas u shndĂ«rrua nĂ« ZonĂ«n Operative tĂ« Llapit.

Ai përmendi edhe kontributin e shumë bashkëluftëtarëve, duke theksuar se sot obligimi për ta rrëfyer historinë e luftës dhe të sakrificës për liri u takon edhe atyre që mbijetuan.

Në fund, Kurti tha se kultivimi i traditës së përkujtimit të dëshmorëve është kyç për të kuptuar rrugën e shtetit dhe të ardhmen e brezave, duke përmbyllur fjalimin me thirrjen:

“Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond HoxhĂ«s, si dhe lavdi tĂ« gjithĂ« dĂ«shmorĂ«ve e martirĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s.”/Telegrafi/

Nis votimi i fshehtĂ« nĂ« LDK: “A e pranoni dorĂ«heqjen e Lumir Abdixhikut - Po, Jo”



Pas tri orësh diskutimesh në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së ka nis procesi i votimit të fshehtë për ta pranuar ose jo dorëheqjen e kryetarit aktual të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

302 delegatë janë prezent për votim për apo kundër dorëheqjes së Abdixhikut.

Raportohet se shumica e Grupit Punues në këtë kuvend, ka vendos që procesi i votimit të shkojë me votim të fshehtë.

Derisa delegatĂ«ve iu Ă«shtĂ« prezantuar letra “A jeni pĂ«r dorĂ«heqjen e Lumir Abdixhikut? Po, Jo.”

Derisa është kërkuar për unitet në këtë parti gjatë diskutimeve, mësohet se Hykmete Bajrami të ketë thënë se rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit e vë në dyshim këtë.

Bajrami ka deklaruar se, “ÇfarĂ« uniteti mund tĂ« ketĂ« nĂ« parti me 13 pĂ«r qind tĂ« votave nĂ« zgjedhjet e fundit”.

Kuvendi po vazhdon punimet me 302 delegatë janë prezent për votim për apo kundër dorëheqjes së Abdixhikut.

TĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri nĂ« lagjen “Kodra e Trimave” nĂ« PrishtinĂ«, tre tĂ« lĂ«nduar



Sot pasdite, në lagjen Vranjevc të Prishtinës, janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, por jo nga arma e zjarrit.

Sipas PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, rasti Ă«shtĂ« raportuar rreth orĂ«s 15:30, nĂ« rrugĂ«n “Fahri Fazliu”, me ç’rast njĂ«sitĂ« policore kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orĂ«s 15:30, Policia ka pranuar informatĂ«n pĂ«r tĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri nĂ« rrugĂ«n Fahri Fazliu nĂ« PrishtinĂ«. MenjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet policore”, ka deklaruar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« pĂ«r Rajonin e PrishtinĂ«s, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, tre persona janë lënduar, por lëndimet e tyre nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./Telegrafi/

Industri mbrojtjeje dhe armatim modern, Maqedonci flet për marrëveshje strategjike SHBA-Kosovë



Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Ai nĂ«nvizon se bashkĂ«punimi ushtarak mes dy vendeve mbetet i qĂ«ndrueshĂ«m dhe aktiv nĂ« tĂ« gjitha drejtimet. Duke folur nĂ« emisionin “Balkan Talks”, Maqedonci vlerĂ«soi se, pavarĂ«sisht dallimeve aktuale mes SHBA-sĂ« dhe Bashkimit Evropian sa i pĂ«rket qasjeve gjeostrategjike, partneriteti transatlantik do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luajĂ« rol vendimtar nĂ« ruajtjen e stabilitetit nĂ« rajon.

“Ne me BE-nĂ« nĂ« kemi bashkĂ«punuar. Besoj se SHBA dhe BE patjetĂ«r qĂ« nĂ« njĂ« periudhĂ« do tĂ« zgjidhin paqartĂ«sitĂ« qĂ« lidhen me interesat gjeo-strategjike, mĂ« saktĂ«sisht me qasjen e re tĂ« SHBA-ve pĂ«r mĂ« pak prezencĂ« nĂ« EuropĂ«. VlerĂ«soj se pavarĂ«sisht se ka njĂ« çarje nĂ« raportet SHBA-EvropĂ« pĂ«r se si e shohin tĂ« ardhmen, do gjendet njĂ« rrugĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rafruar interesat duke pasur parasysh faktin se SHBA dhe BE janĂ« ato zona qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« demokracinĂ«, tĂ« drejtat e njeriut”, tha ai.

Maqedonci shtoi se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve kanë prodhuar rezultate konkrete. Ministri thekson se bashkëpunimi me SHBA-në përfshin trajnimin e stafit, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe blerje strategjike të pajisjeve ushtarake.

“Nga ana tjetĂ«r, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e nĂ«nshkruara me SHBA, janĂ« dokumente qĂ« kanĂ« prodhuar veprime. SHBA po mbesin prezent brenda ministrisĂ« sĂ« Mbrojtjes dhe FSK-sĂ«, duke mbĂ«shtetur nĂ« tĂ« gjitha drejtimet.

Janë faktori kyç në zhvillimin tonë të mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjeve, kemi trajnimin e stafit tonë, bashkëpunimin në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, ku kemi punuar me Ambasadën Amerikane në Kosovë për të përafruar prodhuesit potencial në Kosovë.

Pikat qĂ« kemi adresuar nĂ« marrĂ«veshje janĂ« edhe blerjet strategjike. NĂ« dhjetor kemi nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« pĂ«r blerjen e njĂ« sistemi modern tĂ« atilerisĂ«, qĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« shitet jashtĂ« SHBA-ve, pikĂ«risht nĂ« KosovĂ«â€, tha Maqedonci./Euronews Albania

- YouTube youtu.be

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc



Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Gazmend Hoxha, ka deklaruar nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r RTK se nĂ« shpĂ«rthimin qĂ« ndodhi mĂ« 29 nĂ«ntor tĂ« vitit 2024 nĂ« kanalin “IbĂ«r-Lepenc”, nĂ« fshatin VaragĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« Zubin Potokut, kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« pjesĂ«tarĂ« tĂ« inteligjencĂ«s ushtarake serbe (VBA).

Sipas Hoxhës, njëri nga tre të arrestuarit është gjetur në posedim të dokumenteve që dëshmojnë për përkatësinë e tij në këtë shërbim.

“NjĂ«ri nga personat e arrestuar pĂ«r kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« gjetur me njĂ« dokument qĂ« dĂ«shmon se ai ka qenĂ« pjesĂ«tar i inteligjencĂ«s ushtarake tĂ« SerbisĂ«â€, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë ka shtuar se nga terreni janë mbledhur fakte të mjaftueshme, të ekzaminuara nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilat tregojnë se personat e përfshirë, me instruksione të inteligjencës serbe, kanë kryer aktin terrorist.

“Disa pajisje tĂ« gjetura nĂ« shtĂ«pitĂ« e tĂ« dyshuarve janĂ« ekzaminuar nga Policia e KosovĂ«s dhe mĂ« pas dĂ«rguar pĂ«r analizĂ« nĂ« laboratorin e FBI-sĂ«. Analizat kanĂ« konfirmuar se balta e gjetur nĂ« kĂ«to pajisje pĂ«rputhet me vendin e ngjarjes, duke i lidhur personat me krimin”, tha Hoxha.

Ai ka folur gjithashtu edhe për situatën në veri, luftën kundër armëve ilegale, si dhe sfidat dhe sukseset e Policisë së Kosovës. Sipas raportit vjetor të policisë, gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e veprave penale, veçanërisht vjedhjeve dhe grabitjeve.

Gjykata Komerciale i jep të drejtë Kryeqytetit, Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, fituam betejën



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale kanë vendosur në favor të Kryeqytetit, duke konfirmuar paligjshmërinë e kontratës ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe një investitori privat.

Sipas Ramës, ky vendim përbën një konfirmim të plotë të drejtësisë dhe të angazhimit institucional për mbrojtjen e pronës publike, duke theksuar se rruga ligjore e ndjekur për katër vjet me radhë ka qenë e drejtë dhe në interes të qytetarëve.

“PĂ«rmes pĂ«rfaqĂ«simit tonĂ« institucional nĂ« NPB dhe pĂ«rmes ZyrĂ«s Ligjore tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, kemi insistuar vazhdimisht dhe pa kompromis se kjo kontratĂ« ka qenĂ« e paligjshme dhe e dĂ«mshme pĂ«r interesin publik. Sot, kĂ«tĂ« vlerĂ«sim e konfirmon edhe Gjykata Komerciale”, ka deklaruar Rama.

Ai bëri të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë dhe proceduralë, duke hartuar dhe mbështetur padinë për prishjen e kontratës, ndërsa Zyra Ligjore e Komunës ka kërkuar zyrtarisht të jetë palë e interesuar në proces, me qëllim prishjen e kontratës dhe kthimin e pronës publike te qytetarët.

Rama theksoi se ky vendim dërgon një mesazh të qartë se interesi publik nuk negociohet, ligji do të mbrohet dhe Kryeqyteti do të qeveriset gjithmonë në funksion të qytetarëve.

“Askush mbi ligjin. Askush nĂ« pronĂ«n publike”, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi/


Erozioni detar kërcënon zhdukjen e plazhit të Porto Romanos në Durrës



Një nga plazhet e njohura të qytetit të Durrësit po përballet me një rrezik serioz zhdukjeje për shkak të erozionit detar. Në Porto Romano, brenda pak vitesh, deti ka avancuar disa metra në brendësi të tokës, duke ngushtuar ndjeshëm brezin e rërës dhe duke ndryshuar hartën natyrore të zonës.

Për të frenuar dallgët dhe gërryerjen e mëtejshme të tokës, përgjatë segmentit rrugor janë vendosur gurë masivë mbrojtës. Megjithatë, sipas ekspertëve, këto masa janë vetëm të përkohshme dhe nuk e ndalin përparimin afatgjatë të erozionit.

Në Porto Romano, aty ku dikur shtrihej një brez i gjerë rëre sot, kjo hapësirë është pushtuar nga deti. Brenda pak viteve, vija bregdetare është zhvendosur disa metra në brendësi të tokës, një tregues i qartë i erozionit agresiv që po gërryen këtë zonë turistike të Durrësit.

GjurmĂ«t e gĂ«rryerjes detare janĂ« tashmĂ« tĂ« dukshme. Brezi i parĂ« i bunkerĂ«ve, tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« mesin e viteve ’70, ndodhet nĂ«n ujĂ«, ndĂ«rsa brezi i dytĂ« shfaqet herĂ« pas here mes dallgĂ«ve. KĂ«to pamje janĂ« dĂ«shmi e qartĂ« e pĂ«rparimit tĂ« detit drejt tokĂ«s.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike, lëvizjet sizmike dhe zhvillimi urban i pa studiuar kanë ndikuar ndjeshëm në përshpejtimin e erozionit në këtë zonë.

“Segmenti rrugor nĂ« veri tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« sizmike dhe vazhdimisht shohim lĂ«vizje tĂ« dherave edhe nĂ«ntokĂ«sore dhe sipĂ«rfaqĂ«sore. Kjo rrugĂ« nuk Ă«shtĂ« restauruar asnjĂ«herĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« ndryshuar sipas parametrave industrial. Kjo gjĂ« duhet tĂ« pasohet me procese tĂ« mbledhjes sĂ« dioversitetit, tĂ« algave, tĂ« bimĂ«sisĂ« nĂ« shtratin e detit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mbrohen argjinaturat aty ku erozioni Ă«shtĂ« gjithnjĂ« mĂ« i fortĂ« dhe duhet hequr çfarĂ«do lloj prespektive industriale nĂ« veriun e qytetit tĂ« DurrĂ«sit”, thekson Artan Kacani – Urbanist.

Specialistët paralajmërojnë se, nëse nuk ndërmerren masa të mirëstudiuara dhe afatgjata për mbrojtjen e vijës bregdetare, Porto Romano rrezikon të humbasë përfundimisht, duke i shtuar Durrësit edhe një tjetër humbje të rëndë mjedisore dhe turistike./Euronews Albania

Rrëzohet muri mbi një automjet në Han të Elezit, shpëton shoferi



Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Han të Elezit ku një mur është rrëzuar mbi një automjet.

Në lagjen Meliq të Hanit të Elezit është shembur një mur që si pasojë ka nxënë poshtë një veturë derisa ishte në lëvizje.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« pĂ«r rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bĂ«ri tĂ« ditur se rasti ka ndodhur rreth orĂ«s 20:45 nĂ« rrugĂ«n “28 NĂ«ntori”. Sipas tij, nĂ« automjet ndodhej vetĂ«m shoferi, i cili mbeti i bllokuar pas shembjes sĂ« murit.

Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Emergjencës dhe Zjarrfikësit nga Hani i Elezit, të cilët kanë nisur operacionin për nxjerrjen e personit të ngujuar.

“Shoferi ka qenĂ« me vetĂ«dije, por i bllokuar brenda veturĂ«s,” tha Veseli.

Ai shtoi se rreth orës 22:00, zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin shoferin nga automjeti.

Personi ka pësuar lëndime trupore, por ka qenë në gjendje të vetëdijshme dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori i shtetit, ndĂ«rsa Policia ka iniciuar “shĂ«nim zyrtar” dhe po vazhdon veprimet e mĂ«tejme hetimore./Telegrafi/



Versioni i mësimdhënësit për pretendimet e Prokurorisë se hodhi në shportë plisin dhe flamurin kombëtar



Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj, i akuzuar për nxitje të përçarjes dhe urrejtjes, ka dhënë versionin e tij lidhur me pretendimin se kishte hedhur flamurin kombëtar shqiptar dhe plisin në shportë të bërllokut.

Hajredinaj ka treguar se më 27.11.2024 kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë për të dhënë mësim, duke e ditur se orari atë ditë ishte me orar të shkurtuar pasi pritej organizim i festës së flamurit.

Tutje i akuzuari ka treguar se me të hyrë në klasë duke kryer përgatitjet që të filloj ora mësimore kishte vërejtur se disa prej nxënëse nuk kishin nxjerrë librat për të filluar mësimin.

Sipas versionit të Hajredinajt, është ngritur në këmbë dhe ka parë se një nxënës dhe një nxënëse nuk kishin të veshur uniformat e shkollës dhe ju ka bërë me dije që të vendosnin uniformat.

Tutje, njëri nxënës e kishte përfillur urdhrin e mësuesit, kurse sipas të akuzuarit, nxënësja e cila kishte qenë e mbështjellë me flamur nuk e kishte dëgjuar.

Largimin nga ora mësimore Hajredinaj, para gjykatës tha, se e kishte bërë që ta kursej nxënësen nga shënimi në vërejtje.

“Kur i kam thĂ«nĂ« qĂ« tĂ« dal vajza, e kurseva nga vĂ«rejtja dhe kur ka fillu me dalĂ« ka fillu me shpejtĂ«si, jo nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt qysh mundet me dalĂ« njĂ« nxĂ«nĂ«se me mirĂ«sjellje. Dy nxĂ«nĂ«s me shenjĂ« revolte kanĂ« dalĂ«, me shpejtĂ«si dhe ma kanĂ« vĂ«nĂ« flamurin nĂ« kokĂ«. Ka qenĂ« aj djali qĂ« fillimisht e hoqi flamurin dhe njĂ« nxĂ«nĂ«s i cili nuk me kujtohet cili ka qenĂ«, sepse kam qenĂ« i ulur duke shkruar orĂ«n”- dha versionin e mbrojtjes i akuzuari.

Sipas tij, nuk kanë shkuar më shumë se 2 minuta kur ka ardhë zëvendës-drejtori i shkollës i cili sapo kishte hyrë në klasë nuk e kishte pyetur fare tashmë të akuzuarin për ndodhinë, por kishte filluar të ju mbaj fjalim nxënësve, e që sipas tij po i nxiste.

Sipas versionit të akuzuarit, nxënësit, ja kishin hedhur plisin në tokë të cilin e kishte larguar që kishte shkuar kah ana e shportës.

“NxĂ«nĂ«sit ma kanĂ« hedhĂ« nĂ« tokĂ« e kam largu dhe ka shkuar ka ana e shportĂ«s” – tha tutje i akuzuari.

Sipas tij, ajo çka ka ndodhë, ka ndodhur pa paramendim apo qëllim të caktuar, e aq më pak për qëllime fetare. I akuzuari ka thënë se feja e tij nuk e mëson që të bëjë diçka të tillë.

Paraprakisht seanca gjyqësore ka vazhduar me administrimin e provave materiale.

Pasi Prokuroria Speciale Ă«shtĂ« tĂ«rhequr nga propozimi qĂ« tĂ« dĂ«gjohet i mituri- nxĂ«nĂ«si, ndĂ«rsa Gjykata nĂ« pĂ«rbĂ«rje prej kryetarit tĂ« trupit gjykues, Leon PĂ«rlaskĂ«s, Violeta Namani dhe Avni Syla – anĂ«tarĂ«, i kanĂ« refuzuar mbrojtĂ«sit sĂ« tĂ« akuzuarit propozimin pĂ«r dĂ«gjimin e disa dĂ«shmitarĂ«ve.

Më të filluar seanca gjyqësore më 30.01.2026 është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares Margareta Shabani.

Margareta Shabani, për mosardhjen e saj në seancë më 15.12.2025 për të dëshmuar, Gjykata i kishte shqiptuar gjobën e dytë në lartësi prej 100 euro si dhe u urdhërua sjellja me forcë për në seancën e radhës. Në seancën e datës 14.11.2025 dëshmitarja Margareta Shabani për mosardhjen e saj në seancë për të dëshmuar ishte gjobitur me 50 euro si dhe i kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Dëshmitarja në seancën e datës 30.10.2026 ka thënë se ajo e kishte organizuar festën e flamurit në këtë shkollë, si mësuese e muzikës, më 27.11.2024.

“Dita e flamurit ka qenĂ« nĂ« njĂ« ditĂ« prej festive dhe e kemi festuar me njĂ« program tĂ« shkurtĂ« ku ka pasĂ« muzikĂ«, art dhe drama tĂ« ndryshme”- tha dĂ«shmitarja.

DĂ«shmitarja ka thĂ«nĂ« se e kishte parĂ« momentin 5 minutĂ«sh, kur tashmĂ« i akuzuari, ja kishte kap plisin njĂ« nxĂ«nĂ«si dhe e kishte pĂ«rplasur te koshi i mbeturinave duke e shoqĂ«ruar me fjalĂ«t â€œĂ«shtĂ« e ndaluar nĂ« shkollĂ«â€.

“Por e kam pa momentin kur arsimtari ja ka kapĂ« plisin nxĂ«nĂ«sit dhe e ka pĂ«rplasĂ« nĂ« drejtim tĂ« koshit tĂ« mbeturinave”- tha dĂ«shmitarja.

Ajo tha se këtë moment e kishte parë teksa priste arsimtarin e gjuhës angleze që të dalë nga klasa me qëllim që të ndjek orën e muzikës e cila ishte planifikuar sipas orarit.

Sipas dëshmitares, tashmë i akuzuari e kishte kapur edhe një flamur dhe kishte tentuar që ta gjuante në shportë, por e kishin ndaluar nxënësit.

“E kam pa arsimtarin duke e kap flamurin dhe duke tentuar qĂ« ta gjuaj, ndĂ«rsa nxĂ«nĂ«sit e kanĂ« ndaluar, nuk e di a ka qenĂ« plis apo flamur mirĂ«po nxĂ«nĂ«sit e kanĂ« kundĂ«rshtuar njĂ« veprim tĂ« tillĂ«â€- tha dĂ«shmitarja.

Fjala përfundimtare rreth këtij rasti do të mbahet më 9 shkurt 2026.

Gjykimi për këtë rast ka filluar rishtazi pasi ka pasur ndryshime të anëtarëve të trupit gjykues në këtë çështje penale.

Ky rast po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga Leon Përlaska (kryetar i trupit gjykues), Violeta Namani-Hajra dhe Avni Syla (anëtarë).

Gjykata e PrishtinĂ«s e ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi aktakuzĂ«n ndaj tĂ« akuzuarit Muhamed Hajredinaj, i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale – nxitja e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit.

Shqyrtimi fillestar lidhur më këtë rast është mbajtur më 12.05.2025.

Në seancën fillestare, i akuzuari Hajredinaj kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale të cilën po akuzohet nga Prokuroria Speciale.

“Nuk ndihem fajtor” – kishte thĂ«nĂ« i akuzuari Hajredinaj.

Dosja e Prokurorisë

Sipas dosjes sĂ« ProkurorisĂ«, mĂ« 27.11.2024, rreth orĂ«s 08:00, nĂ« objektin e ShkollĂ«s Fillore tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t “Xhemail Mustafa” nĂ« PrishtinĂ«, i pandehuri Hajredinaj duke vepruar nĂ« cilĂ«sinĂ« zyrtare si arsimtar i GjuhĂ«s angleze, me qĂ«llim tĂ« nxitjes sĂ« urrejtjes, pĂ«rçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombĂ«tare, etnike dhe fetare nĂ« KosovĂ« ka ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete.

Në aktakuzë thuhet se sapo ka hyrë në klasën 6/4 dhe i përballur me pamjen e nxënësve me simbole kombëtare shqiptare me rastin e festës së flamurit kombëtar shqiptar, i pandehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe më parë në prani të nxënësve ka marrë flamurin kuq e zi dhe plisin dhe me gjithë kundërshtimet e nxënësve i ka hedhur ato në shportën e mbeturinave.

Tutje nĂ« aktakuzĂ« thuhet se ai e ka larguar nga ora mĂ«simore njĂ« nxĂ«nĂ«se, e cila i mbante kĂ«to simbole kombĂ«tare, me qĂ«llim tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« programin festiv tĂ« organizuar nga Shkolla pĂ«r DitĂ«n e Flamurit – pĂ«r çka- me kĂ«to veprime tĂ« kryera publikisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndĂ«rmjet grupeve kombĂ«tare, etnike dhe fetare.

PĂ«r shkak tĂ« veprimeve tĂ« lartpĂ«rmendura i pandehuri Hajredinaj nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale – nxitja e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit./Kallxo.com

Përfundon rinumërimi i të gjitha  vendvotimeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 u zhvillua procesi i votimit.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, janë paraqitur rezultatet pas rinumërimit.

Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit u përfshinë edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.

Kujtojmë se KQZ-ja mori këto vendime për rinumërim me qëllim të të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.

Ndryshe, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor 2025, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë zhvilluar intervista me qindra persona, kanë ndaluar dhjetëra të tjerë dhe kanë vazhduar hetimet nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna të vendit.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërim të plotë të votave për kandidatët në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa votat për subjektet politike nuk u përfshinë në këtë proces dhe mbetën të pandryshuara.

Megjithë parregullsitë dhe vjedhjet e votave brenda partive politike, ndarja e mandateve të deputetëve për subjektet politike ka mbetur e njëjtë, pa ndryshime në përbërjen e përgjithshme të Kuvendit.

Pasojat konkrete nga këto manipulime kanë rezultuar vetëm me largimin nga Kuvendi të deputetit të komunitetit turk, Fikrim Damka, vendi i të cilit është zëvendësuar nga bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Sipas hetimeve, manipulimi i votave dyshohet se është kryer në dy forma kryesore: përmes shtimit të votave drejtpërdrejt në sistem nga numëruesit, në rastet kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë, si dhe përmes transferimit të votave nga një kandidat tek tjetri brenda së njëjtës parti politike.

Këto parregullsi kanë çuar në nisjen e hetimeve në disa komuna, ku një numër komisionarësh dhe vëzhguesish kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa prokuroria ende nuk ka ftuar për intervistim deputetët emrat e të cilëve kanë spikatur me dallime të mëdha votash, megjithëse nuk është përjashtuar mundësia që edhe ata të përfshihen në procedurat hetimore në vijim./Telegrafi/


Caktohet paraburgimi për pesë të dyshuar për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor



Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë (5) të pandehurve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer disa vepra penale që lidhen me të drejtën e votimit dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të gjykatës, gjatë ditës janë mbajtur tri (3) seanca dëgjimore, bazuar në kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

GjyqtarĂ«t e procedurĂ«s paraprake kanĂ« vendosur qĂ« katĂ«r (4) tĂ« pandehurve, A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P., t’u caktohet masa e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej njĂ« (1) muaji, e cila mund tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 28 shkurt 2026.

Sipas gjykatës, ekziston dyshim i bazuar se secili prej tyre ka kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, nga neni 216 paragrafi 2, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit N.B. është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji, po ashtu deri më 28 shkurt 2026, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 paragrafi 3, nënparagrafi 3.2 i Kodit Penal, që lidhet me moskryerjen me dashje të një detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj.

Gjykata ka theksuar se argumentimi i këtyre dyshimeve do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Këto vendime përbëjnë vazhdimësi të rastit të trajtuar më 24 janar 2026, kur ndaj njëzet e tre (23) të pandehurve ishte caktuar masa e paraburgimit për vepra penale kundër të drejtës së votimit./Telegrafi/

Cakolli: KQZ s’ka tĂ« drejtĂ« t’i shpallĂ« rezultatet pa u pĂ«rmbyllur afati 48-orĂ«sh pĂ«r ankesa



Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI) ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka tĂ« drejtĂ« t’i shpallĂ« rezultatet pĂ«rfundimtare pa u konsumuar afati ligjor prej 48 orĂ«sh pĂ«r paraqitjen e ankesave lidhur me administrimin e procedurave tĂ« numĂ«rimit nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas Cakollit, legjislacioni zgjedhor e njeh shprehimisht të drejtën e subjekteve politike dhe kandidatëve për të ankimuar çdo shkelje të supozuar gjatë procesit të numërimit në QNR, brenda 48 orëve nga momenti kur ndodh shkelja e pretenduar.

Ai ka theksuar se ankimimi i procedurave në QNR përbën çështje të ligjshmërisë procedurale dhe është i dallueshëm nga ankimimi që ka të bëjë me ligjshmërinë e rezultateve përfundimtare si të tilla.

“Nuk ka asnjĂ« fazĂ« tĂ« procesit zgjedhor – pĂ«rfshirĂ« edhe numĂ«rimin nĂ« QNR – qĂ« tĂ« jetĂ« e pĂ«rjashtuar nga kontrolli ligjor. Çdo veprim qĂ« e bĂ«n tĂ« pazbatueshme tĂ« drejtĂ«n pĂ«r ankesĂ« pĂ«rbĂ«n mohim tĂ« mjetit juridik tĂ« garantuar me ligj”, ka theksuar Cakolli.

Reagimi i tij vjen në kohën kur procesi zgjedhor po shkon drejt përmbylljes, mes debateve për ligjshmërinë e procedurave të numërimit dhe respektimin e afateve ligjore për ankesa.


Sa do të ishte ndikimi në fatura i propozimit për rritjen e tarifave të rrymës?



Sipas një llogaritje jo-zyrtare, një familje që shpenzon 800 kilovatë orë energji elektrike për një muaj, me 60% të konsumit me tarifë ditore dhe 40% me atë të natës, me tarifat e propozuara do të paguante rreth 13 euro më shumë se sa aktualisht.

Aprovimi eventual i propozimit për ngritje lineare të tarifave të energjisë elektrike për 21.3%, sipas një llogaritje jo-zyrtare të televizionit, do të bënte që tarifa e lartë apo ditore për konsumin mujor deri në 800 kilovatë orë të shkonte nga 9.05 në 10.97 centë për kilovatë orë.

Ndërkaq, tarifa e ulët apo e natës në këtë bllok konsumi do të ngrihej në 4.70 centë për kilovatë orë nga 3.88 sa është aktualisht.

Për konsumin mujor të energjisë elektrike mbi 800 kilovatë orë apo bllokun e dytë, tarifa e lartë do të shkonte në 18.71 centë për kilovatë orë nga 15.43 sa është aktualisht.

Tarifa e ulët apo e natës, ndërkaq, do të shkonte nga 7.28 në 9.55 centë për kilovatë orë.

Në shembullin e parë, një familje që do të regjistronte konsum mujor të energjisë elektrike në vlerë 800 kilovatë, të ndarë 60% me tarifën e lartë apo ditës dhe 40% të ulët apo natës, me tarifat e reja do duhej të paguante rreth 13 euro më shumë se sa me ato aktuale.

Për këtë nivel konsumi, në raportin 60 me 40, aktualisht fatura është 60 euro, ndërkaq me tarifat e propozuara do të ishte 73 euro.

Në shembullin e dytë, një familje që do të regjistronte konsum mujor të energjisë elektrike 1200 kilovatë orë, në raportin 60 me 40, do të merrte faturë rreth 26 euro më të lartë se sa me tarifat në fuqi.

Derisa aktualisht, për këtë nivel konsumi, me këtë raport, fatura është 112 euro, me tarifat e propozuara do të ishte 138 euro.

Në këto llogaritje jo-zyrtare nuk përfshihen elemente, si: tarifa fikse, ajo për burimet e ripërtërishme të energjisë etj.

Sido që të jetë, deri në këtë fazë gjithçka mbetet në nivel propozimi pasi vendimi përfundimtar për tarifat, nga Zyra e Rregulluarit për Energji, do të merret vetëm pas shqyrtimit të aplikimeve dhe diskutimit publik, që pritet të vendoset deri në fund të marsit./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Njëmbëdhjetë shqiptarë të larguar nga puna në Mitrovicë të Veriut, Doli-Ferati e quan krim



Zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Aida Doli Ferati, ka ngritur shqetësime lidhur me shkarkimin e udhëheqësve të sektorëve në komunë, duke thënë se kjo është bërë pa arsyetim dhe vetëm pse kanë qenë shqiptarë.

“E kisha njĂ« pyetje pĂ«r kryetarin, sidomos pĂ«r udhĂ«heqĂ«sit e sektorĂ«ve tĂ« cilĂ«t, si keni ardhur, i keni shkarkuar vetĂ«m pse kanĂ« qenĂ« shqiptarĂ«. UnĂ« e kuptoj qĂ« njĂ« kryetar komune mund t’i shkarkojĂ« ushtruesit e detyrave, dmth tĂ« sektorĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m, dhe mund t’i ngarkojĂ« ata, por nuk e kuptoj se pse shkarkimi diku prej 11 personave Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« njĂ« fletĂ« A4, dmth tĂ« gjithĂ« pĂ«rnjĂ«herĂ«, pa asnjĂ« arsyetim pĂ«r asnjĂ«rin, pa asnjĂ« masĂ« disiplinore pĂ«r asnjĂ«rin, vetĂ«m pse ke tĂ« drejtĂ« si kryetar me ushtru kĂ«tĂ« detyrĂ«".

"Pyetja ime Ă«shtĂ«: nĂ«se kish me qenĂ« serb, a do e kishe bĂ«rĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«? Dmth, nĂ« formĂ«n mĂ« radikale i keni shkarkuar udhĂ«heqĂ«sit e sektorĂ«ve pa asnjĂ« arsyetim, vetĂ«m pse janĂ« shqiptarĂ«? Kjo gjĂ« qĂ« ka ndodh mua si pĂ«rfaqĂ«suese e komuniteteve mĂ« frikĂ«son shumĂ«, kĂ«shtu qĂ« shikoni kĂ«to dhe keni kujdes, se keni shkelur proceduralisht. GjĂ« tĂ« cilĂ«n unĂ« rekomandoj qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« prekurit nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« t’iu drejtohen gjykatave, se do t’i fitojnĂ« njĂ« nga njĂ«, kĂ«shtu qĂ« mos bĂ«ni kĂ«si ndarĂ«si. Ju kur jeni betuar keni thĂ«nĂ« se jam kryetar i njĂ« komune multietnike dhe do tĂ« kujdesem pĂ«r secilĂ«n etni qĂ« tĂ« jetojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme dhe tĂ« kujdesem pĂ«r mirĂ«qenien e tyre. Çka jeni duke bĂ«rĂ« Ă«shtĂ« krim“- tha Ferati-Doli

Në kundërpërgjigje ndaj zëvendës-kryesueses Aida Doli Ferati, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, tha se nuk kanë marrë asnjë vendim të ri, por vetëm kanë ndjekur vendimet e Kuvendit të kaluar.

“Dua ta pĂ«rsĂ«ris edhe njĂ«herĂ«, ne kemi ndjekur vendimet e mĂ«parshme tĂ« kĂ«saj kuvendi, kĂ«shtu qĂ« nuk kemi marrĂ« asnjĂ« vendim tĂ« ri, vetĂ«m kemi ndjekur atĂ« qĂ« kishte vendosur kuvendi i mĂ«parshĂ«m, por Ă«shtĂ« treguar se ato vendime nuk janĂ« zbatuar dhe nuk janĂ« bĂ«rĂ« sipas ligjit. Sa i pĂ«rket çështjes tjetĂ«r, duhet vetĂ«m tĂ« pĂ«rmend, thjesht pĂ«r t’u parĂ« sa punĂ«torĂ« serbĂ« ka nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«, dhe unĂ« mendoj se kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjigja pĂ«r atĂ« se sa punoi pushteti i mĂ«parshĂ«m nĂ« interes tĂ« komunitetit pensionist".

"Nuk do tĂ« komentoj mĂ« tej, mendoj se tĂ« gjithĂ« tĂ« nderuarit kĂ«shilltarĂ«, kur dilni nga kjo sallĂ«, mund tĂ« ecni lirisht nĂ« korridoret e komunĂ«s suaj dhe do tĂ« shihni sa serbĂ« janĂ« punĂ«suar aty dhe sa Ă«shtĂ« punuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar pozicionin e serbĂ«ve dhe sa Ă«shtĂ« dashur qĂ« tĂ« ketĂ« serbĂ« nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«â€- tha ai

KosovaPress ka raportuar se mĂ« 26 janar, tre punĂ«torĂ« shqiptarĂ« tĂ« angazhuar si zyrtarĂ« pĂ«r Komunitete dhe Kthim nĂ« KomunĂ«n e MitrovicĂ«s sĂ« Veriut, janĂ« larguar nga puna. TĂ« njĂ«jtit e kanĂ« cilĂ«suar vendimin si “politik, diskriminues” dhe tĂ« bazuar nĂ« kuota etnike.

Dy aksidente trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar



Gjatë pasdites së sotme në Prishtinë kanë ndodhur dy aksidente trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy persona, njëri këmbësor e tjetri motoçiklist.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.

Rreth orës 17:30, është raportuar një aksident në rrugën Lidhja e Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

Rreth orës 17:00, një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Tirana, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret gjithashtu Trafiku i Kryeqytetit.

❌