Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”

TIRANË- Fjalim 15 minuta dhe 15 minuta fishekzjarrë: Sali Berisha nisi kështu atë që e quajti “kilometrin e fundit të opozitës”, në protestën e radhës poshtë kryeministrisë.

Në një miting ku ishte hequr karikatura e Ramës veshur si Maduro dhe ku munguan flamujt e përhershëm amerikanë, Sali Berisha përsëriti kërkesën për rrëzimin e Edi Ramës, dy ditë pasi e votoi atë për të shkuar në Amerikë e ulur në Shtëpinë e Bardhë përkrah Donald Trump. Duke tundur flamurin kombëtar, Sali Berisha orientoi hedhjen e fishekzjarrëve ndaj zyrës ku ditë më parë u fut Vajza e Parë e Amerikës, Ivanka Trump.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Sali Berisha nuk di të bëjë asgjë tjetër, përveç flakës dhe tymit. Sipas tij, shqiptarët tashmë ia kanë dhënë duart Sali Berishës dhe nuk e duan kurrë më në pushtet.

“I njëjti skenar, e njëjta pamje, të njëjtën gjë bënte edhe në vitin 1991. Kështu ia vuri flakën gjithë Shqipërisë. Tani e ka zvogëluar forcën e vet dhe vjen vërdallë si “kali në lëmë”, sepse Shqipëria dhe shqiptarët ia kanë dhënë duart për të mos e parë më në pushtet dhe prej tij s’ka gjë tjetër, përveç tymit, zjarrit, sepse nuk di gjë tjetër. Ai këto metoda ka.”, tha ai.

Ai pohoi se kryetari i Partisë Demokratike e di shumë mirë se e pret arrestimi për vrasjet e kryera në bulevard. Pjesa, e cila ra në sy në protestën e Berishës ishte mungesa e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati u shpreh se kjo protestë e Berishës ishte padiskutim një demonstrim edhe kundër SHBA, pasi sipas Beqirit vetë Berisha nuk e pranon dot suksesin e  rivalit të tij politik Edi Ramës, i cili u ftua në Bordin e Paqes, nga vetë presidenti Donald Trump.

“Ai e ka vendin te 313. Ai këtë kilometrin e fundit e ka kuptimplotë, sepse e di , që e ka pas qafe arrestimin për vrasjet në bulevard, por edhe për akuzat e tjera. Militantët e Berishës dinë vetëm alternativën e flakës. SHBA shikon te Rama Shqipërinë.

Këtë protestë Berisha e ka edhe kundër SHBA, sepse ai nuk mund të pajtohet me ftesën e bërë ndaj Edi Ramës dhe nuk e pranon që Rama të jetë në Bordin e Paqes. Bordi i Paqes është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. ”, tha ai./abcnews.al

“Të duket normale të fërkosh kokën te kofsha e vajzës tënde?”/ Selin-Rogertit: Do të të vijë taka kokës

Një debat i ashpër ka vazhduar në shtëpi mes Selinës dhe Rogertit, ndërsa ky i fundit ka folur me tone të ashpra për raportin e saj me Mirin.

Rogerti është shprehur se sipas tij nuk është normale që Miri të fërkojë kokën tek kofshët e Selinës dhe ta quaj atë si vajzës e tij. Nga ana tjetër Selin i është kundërpërgjigjur duke i thënë të bëjë kujdes me mënyrën se si shprehet. Gjatë Prime-it te sotëm, ata u perfshine sërish në debat nga komentet e banorit te ri, madje Selin e “kercenoi” per deklaratat e thena.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Unë dua që Selin ta kuptojë që Miri është një person shfrytëzues, do të bëjë incest.

Selin: Kujdes se si e thua se do të vijë taka kokës, nuk e meriton asnjë minutë në televizion, nuk je burrë.

Rogerti: Miri shfrytëzon gratë. Ishim aty jashtë dhe po flisnim me Mirin. I thash a mos të ka shpëtuar goja që ke thënë se Selin e ke si vajzë. I thash a të duket normale të fërkosh kokën të kofsha e saj.

Selin: Nuk është normale kjo, mos vallë e ke përjetuar vetë që e njeh kaq mirë incestin, mos e bën vetë.

The post “Të duket normale të fërkosh kokën te kofsha e vajzës tënde?”/ Selin-Rogertit: Do të të vijë taka kokës appeared first on iconstyle.al.

Stenaldo shpreh pëlqimin e tij për Juelën: Do kisha dashur ta kisha dashur

Stenaldo ka folur këto ditë në dhomën e rrëfimit për një pëlqim që ka pasur për Juelën e gjate Prime u dha deklarata e tij.

“Juela është super goca e kësaj shtëpisë. Është shumë kollaj ta kesh për zemër. Fare natyrshëm ne kemi krijuar një lloj relate. Është një vajzë e çiltër që ka një bukuri që ndihet dhe nuk ka nevojë për më shumë. E ka shumë për zemër. E vlerësoj shumë kurajën e saj të ndajë një histori personale. Është një person që unë e gjej të bukur në çdo lloj rrethane. Nuk besoj se Juela do ndihet keq nga kjo. Juela është vajza që ka gjithë mendjehapjen e botës për të kuptuar dimensionet që unë po flas. Është një vajzë që e kam shumë përzemërt. Shpresoj që ta ketë rrugën këtu sa më të gjatë, që njerëzit në zhurmën e madhe të kësaj shtëpie, të shohim më shumë karaktere”, tha Stenaldo.

Pasi dëgjoi këtë, Juela e përqafoi banorin dhe më pas tha:

“Është një ndjesi shumë e bukur. E jashtëzakonshme. Stenaldo, përveç trurit të tij shumë të thellë… Etiketimi im për Stenaldon është një donzhuan i vërtet. Një puro donzhuan, edhe pse ai s’do ta pranojë këtë. E falënderoj shumë publikisht për të gjithë vlerësimin që më dha. Ne kemi një miqësi shumë të bukur. Të jem e sinqertë, isha pak në siklet”./TopChannel

The post Stenaldo shpreh pëlqimin e tij për Juelën: Do kisha dashur ta kisha dashur appeared first on iconstyle.al.

Protesta e PD/ Policia e Shtetit: 11 efektivë kanë mbetur të lënduar, 23 protestues të shoqëruar

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, 11 punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e sulmeve me molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, të hedhura drejt tyre pranë Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit.

Policët e dëmtuar, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e protestës, kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies.

Ata janë vizituar nga drejtori vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, si dhe Zëvendësdrejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.

Sipas Policisë së Shtetit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme përmes qendrës së zërit për ndalimin e akteve të dhunës, protestuesit kanë vijuar veprimet e paligjshme, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për shpërndarjen e turmës, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë procedurat për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Ndërkohë, shërbimet policore po analizojnë pamjet filmike për identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune dhe shoqërimin e tyre. Deri më tani janë shoqëruar 23 persona, nga të cilët një ka rezultuar i mitur. Për këtë rast janë njoftuar menjëherë prindërit dhe i mituri ka qëndruar në ambientet e pritjes së qytetarëve, deri në marrjen e tij nga prindërit, pa u shoqëruar në dhomat e ndalimit.

Policia njofton se hetimet vijojnë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në aktet e dhunës.

Gurët e shtëpisë time/ Nga Bostoni në Rehovë, emigracioni amerikan i rehovarëve…

Jemi në rrugë drejt Rehovës. Dimër i ashpër, dëbora ka mbuluar gjithçka dhe të kujton këngën korçare, “dëbora zbardhi malet dhe fushat tatëpjetë…”. Por në fshatin Rehovë, 2 kilometra larg nga Erseka, ndjesia është krejt tjetër. Një fshat i bardhë, i mbuluar nga dëbora, por me ngrohtësi dhe paqe pranë zjarrit. Në bujtinën Cakuli na presin Gjergji dhe Vali. Janë rikthyer në Rehovë pas 21 vjetësh në Tiranë.

Shtëpinë e gurtë e kthyen në bujtinë, “hoqëm suvatë, kthyem gurin”, siç thotë Gjergji. Gjyshi i tij emigroi në Shtetet e Bashkuara ku punoi në Boston dhe me ato para që fitoi ndërtoi shtëpinë e gurtë në fshat, në të cilën u martua me gjyshen e tij kolonjare. Bashkëshortja Vali Cakuli na flet për Rehovën si fshati i luleve, duke thënë se nuk ka kopsht pa gjelbërim në Rehovë. Ushqimi këtu është shumë i veçantë, mish me kumbulla të thara dhe petulla me raki.

Natyrisht edhe byreku me preshë. Preshet i këpusin dhe i ruajnë në kopsht të futur në dhe. Vali na flet për gjyshërit dhe stërgjyshërit e Gjergjit që ndërtuan manastiret në Malin e Shenjtë të Athosit. Në një shtëpi tjetër të Rehovës takojmë Koço Thomollarin, që gjithashtu e ka kthyer shtëpinë në bujtinë. Fëmijët flasin shqip, edhe pse në emigracion, na thotë. “Nuk ua kanë humbur gjuhën prindërit”.

Koço na tregon edhe historinë e një Rehove të vjetër. Në kohën e Perandorisë Osmane, “Beu duhej të flinte me nusen natën e parë të martesës”. “Djali nuk duroi dot dhe e vrau beun, iku ai dhe gjithë fshati”, na thotë.

Në mullirin e Thomollarëve është ngritur edhe flamuri në 1912, kur u ngrit në Vlorë. Bashkëshortja Lavdije Thomollari na tregon se burrat këtu janë marrë me “punë shteti”, ndërsa gratë bënin çdo punë tjetër, mbanin shtëpitë dhe punonin arat. Edhe këtu byrek me preshë si në dimër dhe çaji i veçantë i trëndafilave të Rehovës. Fan Noli ishte nip kolonjar dhe kërkonte fjalë të vjetra shqipe për përkthimet e tij. “Si i thonë kalit të dalë nga dimri?”, pati pyetur dhe mori përgjigjen, “kalë gërdallë”. Në Rehovë është edhe tuma ilire, një nga më të mëdhatë e Ballkanit. Rehovarët janë shumë të lidhur me fshatin e bardhë dhe duan që vitet e fundit të jetës t’i kalojnë përsëri në Rehovë.

Artizania që nuk ndalet nga mosha/ 85-vjeçarja, që kur ishte 10 vjeç kishte mësuar të punojë me bizat

Në moshën 85-vjeçare, Mumushe Ibrahimi mban ende në duar historinë e një jete të tërë pune. E lindur dhe e rritur në Janjar, ajo e mësoi që fëmijë se jeta nuk të fal asgjë, por të mëson gjithçka nëse nuk dorëzohesh. Pas martesës u vendos në Sarandë, aty ku puna e dorës u bë shpirti i saj dhe rruga e vetme për të ecur përpara.

Që vajzë e vogël, vetëm 10 vjeçe, mori për herë të parë bizat në duar. Në një familje me shtatë fëmijë, ajo ishte më e madhja. Ditën mblidhte pambukun e fushës, ndërsa në mbrëmje e tirrte në furkë dhe bënte çorape e bluza për motrat dhe vëllezërit.

U martua vetëm 17 vjeçe, ndërsa kur erdhi në Sarandë ishte 25.

Pikërisht aty nisi rrugëtimi i saj më i gjatë: puna në fabrikën e qilimave dhe më pas në fabrikën e jorganëve. Për 52 vite me radhë, deri në prishjen e sistemit, duart e Mumushes nuk u ndalën kurrë.

Në Sarandë dhe Delvinë punonin rreth dy mijë gra dhe ajo ishte ndër të dalluarat. Modelet nuk i merrte nga askush; i krijonte vetë. Ajo nuk pati ëndrra për vete. Iu kushtua fëmijëve dhe punës së dorës. Por në atë kohë, puna ishte ëndërr.

Punimet e tyre shkonin jashtë shtetit, nga Durrësi drejt botës. Burri i saj, pjesë e degës së furnizimit, sillte lajmet nga magazinat dhe përgjegjësitë e ditës. Dhe shpesh, emri i Mumushes përmendej për punën e bërë mirë.

Në vitin 1990, kur ndërmarrja u mbyll, ajo nuk u ndal. Së bashku me një shoqe morën një tezgjah, e vendosën në një dhomë dhe filluan sërish nga e para. Qilima dhe rrugica që u shitën kudo nëpër botë.

Edhe sot, kur sheh dikë që punon, Mumushja thotë: “Të lumshin duart”. Sepse puna ka qenë vlera e jetës së saj. Me të ka rritur fëmijët, me të ka jetuar me dinjitet, pa kërkuar asgjë nga askush./abcnews.al

Fabrika e Pukës, histori pune dhe natyre/ Mark Gjonaj ruan traditën duke mbledhur vetëm frutat e egra të zonës

Në Pukë, aty ku ajri është i ftohtë dhe i pastër, dhe ku natyra duket se ruan ende ritmin e vet të qetë, një histori pune dhe këmbënguljeje ka marrë formë ndër vite. Mes pyjeve dhe maleve, frutat e egra rriten pa ndërhyrje, duke mbartur shijen dhe vlerat e një zone që pak është prekur nga industrializimi.

Mark Gjonaj është një prej atyre njerëzve që zgjodhën të mos largohen nga vendlindja. Pas viteve ’90, në një kohë kur shumëkush e shihte ikjen si të vetmen zgjidhje, ai nisi një punishte të vogël, duke përpunuar frutat që i ofronte vetë natyra e Pukës.

Me kalimin e viteve, puna e nisur thjesht u kthye në një angazhim familjar. Hapi pas hapi punishja u zgjerua dhe sot është shndërruar në një fabrikë përpunimi që jo vetëm ruan thelbin e prodhimit vendas, por i përgjigjet standardeve bashkëkohore.

Lënda e parë vjen nga vetë zona, ndërsa frutat mblidhen nga fermerët e Pukës dhe fshatrave përreth.

Në fabrikë përpunohen lëngje natyrale nga thana, shega, boronica, si edhe çajra mali, produkte që lidhen drejtpërdrejt me klimën dhe terrenin e zonës.

Përpunimi i bimëve mjekësore është një tjetër pjesë e kësaj historie. Gjethet e dafinës, mjedra dhe trëndafili i egër mblidhen nga malet dhe kthehen në çajra.

Fabrika është bërë pjesë e jetës së përditshme të qytetit. Në lokalet e Pukës, lëngu i thanës apo i shegës është kthyer në një produkt të zakonshëm, por me një histori pas vetes.

Sot, prodhimet e kësaj fabrike kanë kaluar kufijtë e zonës dhe të vendit, duke u gjetur edhe në tregje ndërkombëtare.

Një histori e thjeshtë pune, e ndërtuar mbi natyrën, përkushtimin dhe besimin se Puka ka ende shumë për të dhënë./abcnews.al

Kodra e Pecës, vendbanim prehistorik/ Një qytezë dardane që rrëfen historinë e saj nga lashtësia deri sot

Një botim studimor rreth vendbanimit prehistorik në Kodrën e Pecës në Kukës hedh dritë mbi gërmimet dhe zbulimet e herëpashershme. Qyteza dardane në Kodrën e Pecës flet për vendbanimin prehistorik që prej krijimit të tij e deri në ditët e sotme.

Kjo kala e vendbanim është në njërën prej pikave strategjike të Kukësit në rrugëkalimin që lidh pjesët e tjera të Ilirsë me Dardaninë. Vetë mënyra e ndërtimeve tregon se këto fortifikime ishin të mbretërisë ilire.

Në këtë kala janë zbuluar materiale të shumta që dëshmojnë një vendbanim të rëndësishëm në periudha të ndryshme kohore ndërsa e veçanta sipas professor Luanit është zbulimi I emrave ilirë.

Struktura e kësaj kalaje dhe rëndësia strategjike u përsos në periudha të ndryshme kohore, ndër të cilat edhe ajo e perandorit Konstandin. Kurora arkitekturore dhe shumë e rëndësishme për kohën ishte ndërtimi I një kishe brenda kalasë në shekullin e VI që përkon me periudhën e perandorit Justinian.

Zbulimet e objekteve janë me shumë vlera e që dëshmojnë një cilësi e mënyrë jetese përtej një komuniteti të një shtrese të ulët e të mesme.Për profesor Luanin, nuk është e lehtë të punosh një studim të tillë, për të cilin punën e ka nisur herët bazuar në atë çfarë është studiuar e gërmuar në kodrën e Pecës.

Kalaja e Pecës është një monument me vlerë të jashtëzakonshme arkeologjike e historike për të cilin Ministria e Kulturës e ka kategorizuar si monument me rëndësi të kategorisë A.

100 vjet agoni, rënia e Apolonisë/ Si zhvendosja e Vjosës dhe tërmetet i dhanë fund qytetit të diellit

Dy tërmete të fuqishme që goditën qytetin në vitet 234 dhe 235 të erës sonë, kanë lënë pas gjurmë të dukshme.

Këto janë prova se tërmetet në këtë periudhë ishin të fuqishme, por flasin edhe për një inxhinieri të lartë ndërtimi në antikitet.

Goditjen përfundimtare, Apolonisë ia dha Vjosa.

Zhvendosja e shtratit në jug, e la qytetin pa port, duke frenuar tregtinë me Greqinë dhe Maqedoninë.

Qyteti që mahnit edhe sot me infrastrukturën dhe monumentet, u braktis gradualisht gjatë 100 viteve. Gjithsesi, banorët e tij nuk hoqen dorë nga disa zakone të jetës së luksit.

Apolonia u themelua nga kolonët korinthas në vitet 627 para erës sonë në territorin e Ilirisë. Në burimet historike quhet Apolonia e Ilirisë për t’u dalluar nga 30 qytetet e tjera me këtë emër në pellgun e Mesdheut./abcnews.al

“Mos e përmend më familjen time”/ Brikena shpërthen ndaj Mateos pasi shikon deklaratën e tij

Debati mes Brikenës dhe Mateos ka marrë vëmendje të madhe, pasi të dy kanë dhënë versione të ndryshme për situatën mes tyre dhe për mënyrën se si është trajtuar kjo histori publikisht. Brikena u shpreh e revoltuar, duke theksuar se emri i saj dhe i familjes së saj po përdoren për lojë dhe se ajo nuk pranon që detaje personale të përmenden për strategji apo vëmendje.

“Ky ka thënë që do e mbyllë, po vazhdon dhe jep detaje e përdor për lojë. Unë me Mateon s’do kem asgjë, familjen time nuk e lejon me e ecek njeri, nëse ai do me përmendë atë takim e përmend detaje për lojë, ai do me përdor për lojë. Mua s’më ndalon as familja ime nëse dua me qenë me atë person. Nuk ka pas vazhdimësi se nuk kam pas përputhje, unë e kam thënë të vërtetën time. Ai thotë ka pas puthje, ajo gjë nuk më intereson. E kam dit shumë mirë që i hap detaje, kam prit, tash e vërtetoi se donte me i përdor për lojë. Kurrë mo mos e përmend familjen tem, hera e parë dhe e fundit…”

Nga ana tjetër, Mateo reagoi duke sqaruar se qëllimi i tij ka qenë vetëm të qartësojë publikun dhe jo të krijojë polemika apo të përfitojë nga situata.

“Sqarimi ishte për publikun, nuk kam ardhur këtu të vërtetoj, jam shprehur se kërkoj falje për personat që kam përmendur, nuk ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. As po cenoj, as po provokoj, as s’po e bëj ndonjëherë. Nëse do e bëja për lojë do i kisha shkuar nga pas. Kjo vajzë ka të drejtën e vet të reagojë si të dojë.”

The post “Mos e përmend më familjen time”/ Brikena shpërthen ndaj Mateos pasi shikon deklaratën e tij appeared first on iconstyle.al.

“Nuk na bën dot për budallenj”/ Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin?

Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Rogertit, duke e akuzuar për gjuhë fyese, mungesë respekti dhe tentativa për manipulim të situatave brenda shtëpisë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Rogerti nuk mund të justifikojë deklaratat dhe qëndrimet e tij duke u fshehur pas izolimit të banorëve, ndërsa vuri theksin te mënyra se si ai është drejtuar ndaj vajzave dhe djemve të shtëpisë, duke e konsideruar këtë sjellje të papranueshme dhe denigruese.

“Ti mund ti marres per budallenj ata brenda, po neve nuk na ben dot per budallenj. Kush je ti qe hyn aty dhe merresh me ndershmerine e vajzave, u ke mbajtur pishtarin? Kush je ti qe shan cunat e shtepise? Kush je ti qe i tha Selines ashtu, a te sheh gruaja jote si flet. Atehere duhet pare gruaja jote se mund te jetoje ne dhune psikologjike dhe verbale sesi sillesh ti. Ti Rogert nuk mund te hysh me skeme nga jashte, nuk mund te perfitosh per izolimin qe ata kane pasur, duke perdorur ate gjuhe, Une jam veriore vete, nuk i nderon ti ata. Eshte nje skeme e shemtuar. Nuk duron dot njeri te nena.”

Rogerti ka hedhur një akuzë të drejtpërdrejtë në drejtim të opinionistes, duke vënë në dyshim paanshmërinë e saj dhe duke sugjeruar se ajo mund të ketë një lidhje personale me Mirin.

“Ke që në fillim që mbron Mirin, mos ndoshta e njeh Mirin? Na thuaj lidhjen me Mirin?”

The post “Nuk na bën dot për budallenj”/ Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin? appeared first on iconstyle.al.

“Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Deklaratat e Rogertit, i drejtohet Mirit: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me pjesën tjetër të banorëve.

Gjatë debatit të tij me Selin, ai i tha: “Të ishe ti motra ime, unë s’të fusja në shtëpi”, ndërsa Mirit iu drejtua me: “Ti je pro incestit”.

Në Prime-n e kësaj të shtune, ky debat u përcoll kështu:

Selin: Nuk jam dakord me qasjen e Gertit (Rogerti) në këtë lojë. Ka hyrë me këmbët e para. Që te darka, ku ne i kemi lënë disa gjëra që kur ushqehemi nuk ngacmojmë. E nisi që te darka pas Prime. Etiketoi dy vajza, njërën si dashnoren e Mirit, tjetrën s’po e them. Aty pata një shpërthim, Gerti më kërkoi falje dhe nuk ia pranova. Këtë e ka bërë me çdo vajzë, i ka quajtur të pandershme. Mirin e cilësoi si një shfrytëzues gra. Mënyra se si Gerti po qaset në këtë lojë është totalisht e gabuar. Unë jam zbutur, kam mbajtur një qëndrim jo shumë të afërt, por as shumë inat për gjërat që ka bërë, sepse jam munduar ta analizoj.

Miri: Unë nuk di si ta filloj këtë situatë që ju e patë me këtë personi, i cili është një njeri i ndyrë, i pisët, i paskrupull, që përdor fjalën incest. Unë kam një grua të mrekullueshme, një vajzë që e dua fort dhe unë nuk bëj incest në familjen time. Turp të të vijë. Këtë po prisja. Maskara burrë. I poshtër. Jashtë të dalësh me vrap. Këtë vajzën këtu e kam trajtuar si vajzën time. Nuk e kam vajzën biologjike. Vajzën biologjike e kam në shtëpi dhe nuk bëj incest. Turp! Maskara!

Rogerti: Të gjitha këto kanë një histori. Fjalën incest, ai e ka thënë vetë. Ka thënë që është pro incestit.

Miri: Po kësaj vajze çfarë do i bëj në krevat? Ti je i ndyrë!

Rogerti: Unë flas me fjalët e tua. Ti që e ke problem, vazhdo e protesto. Është video që do dalë shumë shpejtë dhe janë fjalët e tua.

Miri: I poshtër! Ik mor, maskara. Duhet të kishe dalë nga shtëpia. Duhet të kishe dalë vetë.

Rogerti: Rri urtë! Rri urtë! Ajo ngjarje ka ndodhur dhe publiku e ka parë. Janë fjalët e Mirit. Unë nuk akuzoj askënd.

Miri: Më akuzove se the: ‘Je pro incestit’.

Rogerti: Unë kisha punë vetëm me Kristin sepse s’më pëlqen loja e tij, unë po grindesha me Kristin dhe u fut Selin. Më pas u fut edhe Miri, sepse do e mbrojë. Nëse Miri thotë që e ka Selin si vajzën e vetë, e ka gabim sepse ky e përkëdhel Selinin dhe tani nuk flenë më bashkë. Brikenës i kam thënë: ‘Mos na bëj si e ndershme’. Këto gjëra janë vetëm për show dhe unë nuk i pranoj. Nuk e ka prekur njeri në seksualitet./TopChannel

The post “Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Deklaratat e Rogertit, i drejtohet Mirit: Ti je pro incestit appeared first on iconstyle.al.

“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe sjelljes së Rogertit, banorit e te ri te reality show, duke e kritikuar për mungesë respekti, morali dhe kufijsh në komunikim, veçanërisht ndaj vajzave te shtepise, ndaj te cilave ai iu eshte drejtuar me shume fyerje.

Gjatë fjalës së tij, Arbri u shpreh se mënyra se si Rogerti është futur në diskutime dhe në raport me banorët e tjerë tregon mungesë pjekurie dhe vetëkontrolli, duke e akuzuar se flet pa menduar dhe se tenton të manipulojë situatat.

“Ke hyrë si tollumbac. Ti nuk di asnjë lloj kufiri që të mbash, morali. Hyrja jote në këtë mënyrë, tregon që ke probleme në të menduar, nuk mendon, flet pa menduar, hedh fjalë kudo, pa parë a preket njeri a nuk preket njeri. Do doja të mos tentojë të bëjë manipulatorin, ke kaluar disa kufinj. Kush je ti që i thua një vajze që ti do burra me lek.”- tha Arbri.

Deklarata e fortë e opinionistit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e tij dhe atyre që e shohin përplasjen si një nga momentet më të tensionuara të debatit.

The post “Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar appeared first on iconstyle.al.

Pse ‘marshimi i vdekjes’ i një pinguini po bëhet viral? Çfarë domethënie ka ‘Pinguini Nihilist’ që e ka bërë internetin të mendojë shumë për jetën

Një pinguin i vetëm, që largohet nga kolonia e tij dhe ecën drejt brendësisë së akullt të Antarktidës, ka pushtuar së fundmi internetin, duke u shndërruar në atë që tashmë njihet si “Pinguini Nihilist”. Videoja virale, e cila tregon pinguinin duke u shkëputur nga grupi dhe duke u nisur drejt maleve të largëta, është interpretuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale si një metaforë e fortë e vetmisë, krizës ekzistenciale dhe rebelimit të heshtur.

Fillimisht, klipi u shoqërua me shaka dhe meme që e përshkruanin pinguinin si “të lodhur nga gjithçka”, një figurë që refuzon turmën dhe ecën i vetëm drejt një fati të panjohur. Ky imazh preku ndjeshmërinë e shumë njerëzve online, të cilët e panë veten te ky pinguin “i dorëzuar, por krenar”, duke e kthyer atë në një simbol të ndjenjave të izolimit dhe sfidës së brendshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDDAAN | Vlueprints | (@kiddaan)

Origjina e “Pinguinit Nihilist”

Pamjet ikonike vijnë nga dokumentari i vitit 2007 i regjisorit gjerman Werner Herzog, “Takime në Fundin e Botës”. Në film, Herzog përshkruan sjelljen e pazakontë të një pinguini Adélie, i cili, pa ndonjë arsye të dukshme, largohet nga kolonia dhe nis të ecë drejt brendësisë së kontinentit, një drejtim që në kushte reale do ta çonte drejt vdekjes së sigurt.

Vite më vonë, kjo skenë u rishfaq në internet dhe u reinterpretua në mënyrë simbolike, duke u kthyer në meme. Përdoruesit projektuan mbi pinguinin emocione njerëzore, duke e parë si figurë të vetmisë, kërkimit të kuptimit dhe një lloj rezistence të heshtur ndaj “rrjedhës së zakonshme”.

Pse prek kaq shumë njerëz?

Ndryshe nga meme-t e zakonshme me kafshë, “Pinguini Nihilist” mbart një ngarkesë të fortë emocionale. Ai është përshkruar si “ekzistencial”, “i dhimbshëm njerëzor” dhe “tronditësisht i afërt”. Në platforma si X, Instagram dhe Reddit, përdoruesit e kanë përdorur figurën e tij për të shprehur lodhje, zhgënjim, shkëputje dhe nevojën për të ecur i vetëm, edhe kur rruga duket e pashpresë.

Përfshirja e Shtëpisë së Bardhë dhe polemika

Memeja mori edhe një dimension politik pasi llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë publikoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku ish-presidenti amerikan Donald Trump shfaqej duke ecur pranë një pinguini që mbante flamurin e SHBA-së, me një flamur të Groenlandës në sfond dhe mbishkrimin “Përqafo pinguinin”.

Postimi u prit me kritika, pasi përdoruesit vunë në dukje gabime faktike, pinguinët nuk jetojnë në Arktik apo pranë Groenlandës si edhe e lidhën simbolikisht me deklaratat e mëparshme të Trump për marrjen e kontrollit të këtij territori danez, të cilat kishin shkaktuar tensione diplomatike.

Kështu, nga një skenë dokumentari e vitit 2007, “Pinguini Nihilist” është shndërruar në një simbol global të ndjenjave ekzistenciale, duke kaluar nga humori i errët në reflektim filozofik dhe, së fundmi, edhe në debat politik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flagster (@flagster.in)

The post Pse ‘marshimi i vdekjes’ i një pinguini po bëhet viral? Çfarë domethënie ka ‘Pinguini Nihilist’ që e ka bërë internetin të mendojë shumë për jetën appeared first on iconstyle.al.

Protesta/ Çupi: Berishës t’i vihen prangat si organizator i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj efektivëve

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ABC News, u shpreh se Sali Berishës duhet t’i vihen prangat si organizator i vrasjeve të mbetur në tentativë ndaj efektivëve të Policisë.

“Sali Berishës t’i vihen prangat si organizator të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj efektivëve të Policisë. Sot duhet t’i vënë prangat dhe nesër t’i caktojnë masën e  sigurisë”, tha ai.

Protesta me molotov/ 11 punonjës policie marrin ndihmë mjekësore

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar disa nga personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

Kilometri i fundit i Berishës/ Çupi: Jo vetëm ai, por edhe opozita ndodhet në këtë “stacion”

TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Abc News, u shpreh se Sali Berisha ashtu edhe opozita shqiptare kanë hyrë në kilometrin e fundit pasi nuk përcjellin shpresë për askënd.

“Që të dyja janë në kilometrin e fundit, Berisha ndodhet në kilometri e fundit, sepse e pret gjykimi, e pret drejtësia. Opozita ndodhet në kilometrin e  fundit, sepse ka qejf ta dëgjojë këtë fjalë, sepse është një opozitë e lënë rrugëve, qoftë dhe mendërisht”, tha ai.

Ai tha se në PD sot ekzistojnë dy fronte, të cilat po e përçajnë më tej partinë.

“Pamë dy opozita aty, Salianji dhe Berisha, ishte tregues i qartë, që tregon për një opozitë e shpartalluar dhe e përçarë. Ai ka përçarë vendin dhe Shqipërinë.”, tha ai./abcnews.al

❌