Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë. Sekuestrohen bimët me vlerë 2 mln euro

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kultivonin lëndë narkotike në një plantacion profesional.

Mediat gjermane shkruajnë se operacioni u zhvillua në qarkun fqinj të Giessen. Shkak për operacionin ishin hetimet që kishin zgjatur rreth një vit nga policia kriminale, për shkak të dyshimeve për tregti të paligjshme të lëndëve narkotike.

Në fillim të kontrollit të një magazine të martën në mëngjes, dy persona u arratisën në këmbë. Forcat e policisë i ndoqën, i kapën dhe i arrestuan përkohësisht. Nuk pati të lënduar. Brenda objektit, hetuesit gjetën një plantacion kanabisi të organizuar në mënyrë profesionale.

Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për rreth 1.400 bimë kanabisi. Vlera e tyre e vlerësuar në treg arrin rreth dy milionë euro. Me mbështetjen e një njësie teknike speciale, policia konfiskoi bimët dhe pajisjet përkatëse. Në operacion morën pjesë një numër dyshifror efektivësh.

Të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë të moshës 29 vjeç. Me urdhër të Prokurorisë së Giessenit, ata u paraqitën para një gjyqtari të paraburgimit në Gjykatën e Qarkut Giessen, i cili urdhëroi arrest me paraburgim ndaj të dyshuarve për vepra të rënda penale. Të dy ndodhen tani në institucione të vuajtjes së dënimit.

Gent Ibrahimi, “Don Zhuani” i fishkur i Kushtetueses

Mbrëmjen e së premtes nga Gjykata Kushtetuese u shënua atentati më i rëndë ndaj Kushtetutës dhe ndarjes së pushteteve në Republikën e Shqipërisë.
Atentatet zakonisht kërkojnë burra apo burrnesha, por ja që kryhen edhe nga qenie hibride, të vendosura në pozicione kyçe, si kunati i Mimi Kodhelit dhe i besuari i Partisë Socialiste.

Gent Ibrahimi do të mbahet mend për asgjë tjetër, përveç vendimit të së premtes, si atentator i Kushtetutës, i shantazhuar nga një prej elementëve kriminalë më në zë, dhe si ai që, pasi u fut në Gjykatën Kushtetuese, e la pas dore motrën e Mimi Kodhelit, e cila e kishte ndihmuar gjatë gjithë jetës.

Genti njihet si një jurist mediokër, pasi nuk është magjistrat; si qejfli femrash, madje thonë se edhe përshëndetjen e ka të çuditshme dhe me konotacione seksuale për kë e njeh.

Ai nuk njihet për asgjë tjetër, përveçse si një person lehtësisht i shantazhueshëm, pasi historitë rozë dhe historitë me SKY ECC e kanë shndërruar në një figurë prej letre, që përdoret nga kush ka nevojë të kryejë interesa personale.

Por Gent Ibrahimi, i shantazhuar apo jo me gjithë ato sekrete që ka të fshehura, dje e tejkaloi veten: shkatërroi njëherë e përgjithmonë sistemin e pushteteve të pavarura.

Gent Ibrahimi duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe t’i hapë rrugë një gjyqtari tjetër me integritet.

VIDEO/ United magjik, mund Tottenhamin dhe merr fitoren e katërt radhazi

Manchester United vazhdon momentin pozitiv nën drejtimin e Michael Carrick, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në të gjitha kompeticionet.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2-0 ndaj Tottenhamit, në një përballje ku kontrolluan lojën dhe përfituan maksimalisht nga avantazhi numerik.

Carrick, i cili fillimisht u pa si një zgjidhje e përkohshme në stolin e United, po fiton gjithnjë e më shumë besimin e drejtuesve të klubit, me Sir Jim Ratcliffe dhe bordi drejtues që tashmë po e konsiderojnë seriozisht si kandidat për të marrë postin në mënyrë të përhershme.

Ndeshja u ndikua ndjeshëm nga dalja me karton të kuq e Cristian Romero-s në minutën e 29-të. Mbrojtësi argjentinas u ndëshkua me të kuq direkt pas një faulli të rëndë ndaj Casemiros, duke lënë Tottenhamin me një lojtar më pak për më shumë se një orë lojë.

United përfitoi nga superioriteti numerik dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Bryan Mbeumo.

Në fraksionin e dytë, Bruno Fernandes vulosi fitoren 2-0, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.

Goli i Mbeumos ishte veçanërisht i dhimbshëm për trajnerin e Spurs, Thomas Frank, i cili kishte qenë një nga figurat kyçe në zhvillimin e francezit gjatë kohës së tij te Brentford.

Edhe para kartonit të kuq, Manchester United dukej një skuadër plot vetëbesim, e çliruar taktikisht pas ndryshimeve të fundit. Bruno Fernandes ishte protagonist absolut në fushë, duke lëvizur në çdo sektor dhe duke krijuar vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare.

Paraqitje pozitive zhvilluan edhe Kobbie Mainoo, i rikthyer në formacion dhe dukshëm më energjik, si dhe Matheus Cunha e Amad Diallo, të cilët u shfaqën të lirë dhe kreativë në fazën ofensive.

“Pse nuk na mbështet Berisha?”/ Banorët e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, mos ka dorë….

Banorët e Rrjollit protestuan sërish kundër punimeve në resortin që po ndërton në zonë biznesmeni Bashkim Ulaj.

Prej gjashtë ditësh ata protestojnë, ndërsa u kanë bërë edhe një thirrje kreut të PD Sali Berishës.

Sipas tyre, ata janë thirrur në protestën që do të mbahet të martën më 10 shkurt, por vetë Berisha nuk po i mbështet në protestën e tyre.

“Pse Sali Berisha na thërret me datën 10 kur ka interesa veta që të bëjmë rrëmujë. Kur e sheh 6 ditë këtë popull dhe nuk e çoi një përfaqësues, apo pse nuk erdhi për të na përfaqësuar e mbështetur në grevën tonë, në tokën tonë. A mos vallë ka dorë edhe Sali Berisha në këtë mes? I lutemi, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona”, shprehet një prej protestuesve.

Banorët e tjerë thonë se punimet do të ndërpriten çdo ditë.

“Çfarë kemi mbetur këtu jemi, çfarë do të vijë do e shohim. Do të jetë një protestë që nuk do të mbyllet as sot as pas një muaji, i bëjmë thirrje shtetit t’i vërë këto letra në dukje”- shprehen protestuesit.

Edhe në ditën e gjashtë punimet u ndërprenë përkohësisht, teksa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar punimet.

Deri tani është hapur rruga drejt kantierit të ndërtimit, ndërsa vendasit thonë se në momentin që do të preket zona e plazhit dhe pylli, atëherë protestat do të jenë më të ashpra.

LEXO EDHEVIDEO/ “Gazermë” me 150 policë, Rrjolli nën rrethim për të mbrojtur resortin e Bashkim Ulajt

“Arratisje” nga Arabia/ Jo vetëm Ronaldo, shumë emra me peshë po lënë “Saudi Pro League”

Në vitet ’70 ishte NASL, kampionati amerikan i futbollit i konsideruar parajsa e futbollistëve në fund të karrierës që e shihnin atë si një opsion për të fituar më shumë të ardhura për t’i pasur pas mbylljes së karrierës.

Më pas erdhi Liga japoneze dhe më pas ajo kineze. Te gjitha flluska sapuni që plasën. Arabia Saudite u duk se do të kishte një rrugëtim ndryshe.

Kjo në radhë të parë për shkak të peshës së madhe politike që përfshin edhe FIFA; mjafton të shohësh paratë e siguruara për evenimentet që janë kërkuar nga Infantino.

Në radhë të dytë, për faktin se në Saudi Pro League janë transferuar shumë futbollistë të një niveli të larte dhe nuk bëher fjalë vetëm për ata që janë në fundin e karrierës së tyre. Por çështja Ronaldo po bën që të shfaqet një problem akoma më i thellë

Ylli portugez denoncoi faktin se nuk ka asnjë ndryshim nga ana e Fondit Sovran saudit PIF. Përveç mungesës së investimeve në merkato për Al Nassr, ndërkohë që ndryshe ndodhi me Al Hilal, së fundmi janë publikuar lajme në lidhje me vonesën e dhënies së pagave dhe çështja e ngritur nga Ronaldo duket se është vetëm maja e ajsbergut.

Largimi i parakohshëm i Jordan Henderson nga El Ettifaq, vetëm 6 muaj pas transferimit të tij për 14 milionë euro krijoi një precedent. Pas tij i thanë lamtumirë futbollit arab emra si Seko Fofana (aktualisht te Porto), Neymar, Talisca, Jota, Alex Telles dhe Ivan Rakitic. Kampioni aktuali i kampionatit, Al Ittihad është ndër klubet më të goditur. Skuadra që tani drejtohet nga Sergio Conceiçao humbi N’Golo Kante(që shkoi te Fenerbahçe) dhe pa që Karim Benzema të transferohet te Al Hilal. Fabinho dhe Danilo Pereira mund të jenë futbollistët e radhës që pritet të largohen.

Projekti saudit që e bëri presidentin e FIFA, Gianni Infantino të parashikojë një ligë në rrugën e duhur për të qenjë një ndër më të mirat në botë, tani duhet të përballet me merkaton e kampionateve të tjerë si MLS, ai turk apo brazilian.

Largimet e Joao Cancelo dhe Kante ngrejnë dyshime për qëndrueshmërinë e një turneu që rrezikon të kthehet në pikën e nisjes, ndërkohë që afrohet Botërori 2034 që do të organizohet pikërisht nga Arabia Saudite.

LEXO EDHEFenerbahçe nuk përmbahet/ Firmos Kante, pritet edhe ish-sulmuesi i Liverpool

Kush është kirurgu italian që operoi biznesmenin që vdiq! Ja në cilat klinika punonte

Andrea Formiga është kirurgu nën hetim nga prokuroria e Padovës në Itali, i cili operoi sipërmarrësin italian në një klinikë private në Shqipëri.

Pacienti kreu ndërhyrjen për zvogëlimin e stomakut dhe më pas kaloi në arrest kardiak në klinikë dhe ndërroi jetë në QSUT, ku ishte dërguar për ndihmë.

LEXO EDHENdërhyrje për zvogëlimin e stomakut, biznesmeni italian humb jetën në një klinikë në Tiranë

Formiga është një kirurg italian i cili prej disa vitesh bashkëpunon me qendrën shëndetësore Trita Hospital në Shqipëri. Kjo qendër operon gjithashtu edhe klinikën esetike DermoLife.

Në një video të ndarë në faqet zyrtare të Trita Hospital, shkruhet se “pacientët e quajnë doktori i mrekullive’”. Mjeku rrëfen se ka më shumë se 30 vjet në këtë profesion. Veç Shqipërisë, thotë se është i aktivizuar në Liguria dhe “pak a shumë në të gjithë Italinë.”

Në Tiranë vinte 1 ose 2 herë në muaj ku në qendrën shëndetësore aplikon kirurgjinë bariatrike të stomakut ose që trajton problemet që lidhen me peshën. Gjithashtu kryen edhe procedura si fibrogastroskopia dhe kolonoskopia, ndërsa rendit edhe shërbime të tjera.

Dr. Andrea Formiga është Kirurg i Përgjithshëm si dhe Drejtor i Qendrës Ndërdisiplinore Bariatrike (C.I.B.O.) në Milano. Pas diplomimit në Mjekësi dhe Kirurgji nga Universiteti i Milanos (1996), ai u specializua përsëri në të njëjtin universitet, në Kirurgjinë e Përgjithshme (2002). Në vitet 1994-1997 Dr. Formiga hodhi hapat e tij të parë profesional si student/mjek në Spitalin San Giuseppe të Milanos. Në vitin 1998 filloi punë, fillimisht si rezident dhe më pas si specialist i pavarur në Kirurgjinë e Përgjithshme, në Poliklinikën San Marco, nën drejtimin e Prof. Carlo Rebuffat. Në vitin 2008 filloi t’i përkushtohej aktivitetit Bariatrik në Klinikën San Carlo në Milano, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2015 ishte Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Endoskopisë Digjestive në Institutin Auxologjik. Që nga viti 2002, Dr. Formiga ka qenë profesionist i pavarur në Casa di Cura La Madonnina, një aktivitet të cilin me kalimin e viteve ai e ka shtuar edhe në Casa di Cura Columbus, Casa di Cura Villa Arbe në Milano, Casa di Cura Montanari, në Morciani di Romagna, si dhe në Spitalin Nigrisoli në Bolonja. Dr. Formiga ka historinë më të madhe të rasteve italiane për trajtimet endobariatrike të kryera dhe një listë të gjatë të ndërhyrjeve nariatrike për të mposhtur obezitetin.”

E njëjta përmbledhje edhe në faqen e DermoLife, por shtohen disa detaje, si:

“Nga viti 2008 – në vazhdim, Dr. Formiga ka realizuar mbi 500 procedura bariatrike ndërkombëtarisht. Ky angazhim ka çuar në krijimin e qendrës së parë italiane për trajtimin e obezitetit me teknika endoskopike mininvasive, një arritje që ka pasur ndikim të madh në përmirësimin e kujdesit për pacientët me obezitet.”

Ndërsa më tej theksohet “qasja e kujdesshme” e Formigas ndaj pacientëve.

“Dr. Formiga është i njohur për qasjen e tij të kujdesshme dhe të personalizuar ndaj pacientëve, duke ofruar një mbështetje të plotë gjatë gjithë procesit të trajtimit dhe pas interventit.”

VIDEO/ Kastrioti-Kukësi, plas grushti në Fushë Krujë

Momente tensioni u regjistruan në minutën e 24-t në duelin mes Kastriotit dhe Kukësit të zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Një faull i vendasve në krahun e majtë të fushës, solli një përleshje masive mes lojtarëve, teksa ai që e pësoi ishte sulmuesi i Kukësit, Tajo, i afruar me bujë në merkaton e dimrit nga skuadra e Skënderbeut.

20-vjeçari u ndëshkua nga gjyqtari Dyrmishi me karton të kuq në debutimin e tij me Kukësin, ndërkohë që Samuel, Uilson dhe Hasa, u ndëshkuan me karton të verdhë.

Shikoni pamjet:

Dëshmia para Kongresit për çështjen “Epstein”, familja Clinton kërkon që seanca dëgjimore të jetë publike

Pasi pranuan që të dëshmojnë para Kongresit amerikan lidhur me çështjen “Epstein”, ish-presidenti amerikan Bill Klinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, kërkuan që ajo të jetë publike.

Ish-çifti presidencial demokrat u thirr të jepte dëshmi me dyer të mbyllura para komitetit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, i drejtuar nga republikanët, që po heton lidhjet e Epstein me figura të fuqishme dhe mënyrën se si është trajtuar informacioni rreth krimeve të tij. Bill Clinton theksoi se një seancë e mbyllur mund të përdoret për qëllime politike, ndërsa Hillary Clinton deklaroi se çifti kishte ndarë tashmë atë që dinë rreth asaj çështjeje.

“Nëse e doni këtë betejë, le ta bëjmë publikisht”- tha ish-sekretarja e Shtetit , – Ju pëlqen të flisni për transparencën. Nuk ka asgjë më transparente se një seancë dëgjimore publike, me kamera të ndezura. Ne do të jemi atje.”- theksoi ajo.

Ish-presidenti Clinton dhe një sërë figurash të rëndsishme botërore, përfshirë kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, kanë patur një marrëdhënie të mirë me Jeffrey Epstein në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Të dy përmenden dhe kanë fotografi në dosjet e çështjes Epstein të publikuara nga Departamentit të Drejtësisë, por as Trump dhe as Clinton nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje në ndërveprimet e tyre me financierin e ndjerë.

Ish- çifti presidencial tha se nuk ka patur dijeni se Epstein abuzonte seksualisht me vajza të mitura përpara se prokurorët të ngrinin akuza kundër tij.

Sipas FOX News, Hillary Clinton do të dëshmojë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve më 26 shkurt, ndërsa bashkëshorti i saj, Bill Clinton do të paraqitet më 27 shkurt.

Juristi Bledi Dervishaj: Gjykata Kushtetuese dështoi në misionin e saj, tani SPAK nuk ka kufij dhe mund të luajë edhe rol politik, vendos me kë do të qeverisë (SQARIMI JURIDIK)

Juristi i njohur Bledi Dervishaj thotë se vendimin e djeshëm, për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese ka dështuar në misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur mes Qeverisë dhe Drejtësisë për rastin “Balluku”.

Sipas tij, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

“Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual”, shkruan Blendi Dervishaj.

Juristi sqaron se në këtë situatë të përkohshme pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë.

“Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo”, thekson ai.

Sipas Bledi Dervishaj, Shqipëria po përjeton një situatë të paqartë dhe kaos organizativ e ligjor, që nuk e ka asnjë vend tjetër me standarde europiane, sepse të gjithë bëjnë siç ju thotë mendja dhe Gjykata Kushtetuese, si arbitër, nuk ka kurajo që të përmbushë detyrimet e tij për ta zgjidhur çështjen në themel.

“Kjo është e papranueshme”, thekson ai.

Lexoni shënimin e juristit Bledi Dervishaj, ish-Këshilltar për Çështjet ligjore i Presidentit të Republikës

Në Kushtet, kur Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në datë 06.02.2026, nuk e përmbushi misionin e saj sublim, pra nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

Kujtoj që, Gjykata e Posaçme e Apelit, në datën 18 dhjetor 2025, ka vendosur:

Pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr.86 (61007-00414-87-2025), datë regjistrimi 11.12.2025, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, deri në zgjidhjen me vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së regjistruar për gjykim në atë gjykatë, me kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt:

“(i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë;

(ii) shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases B.B. dhe pezullimin e këtij vendimi;

(iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës”, çështje për të cilën Gjykata Kushtetuese ka disponuar me vendimin datë 12.12.2025: “Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases B.B., sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”.

Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual.

Praktikisht, në këtë situatë amorfe, edhe pse e përkohshne pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë. Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo.

Por Shqipëria, si vend i çudirave, po përjeton pikërisht një situatë të paqartë, dhe kaosi organiziativ dhe ligjor, që nuk e ka asnjë vend tjetër me standarte europiane, e krijuar apo e përkeqësuar pikërisht për shkak se, secili bën si i thotë mendja, ndërsa arbitri kushtetues, nuk ka kurajo, që të përmbushë detyrimet e tij për ta zgjidhur çështjen në themel.

Kjo është e papranueshme.

Përcaktohen gjysmëfinalet e “Copa del Rey”në Spanjë/ Barça përballë Atletico Madrid

Pasi u mësuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të “Copa del Rey”, Kupa e Mbretit në Spanjë për këtë sezon, shorti i hedhur ka rezervuar përballje spektakolare në fazën gjysmëfinale të turneut.

Atletico Madrid do të përballet me Barcelonën, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist do të jetë derbi bask Athletic Bilbao – Real Sociedad.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen javën e ardhshme në Madrid dhe Bilbao (11 dhe 12 shkurt), ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për javën e parë të muajit mars në Barcelonë dhe ‘San Sebastian’ (3 dhe 4 mars).

Dy duelet pritet të dhurojnë emocione të forta, me katër ekipe që synojnë finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Kujdes mashtrimet online, si funksionon skema e vjedhjes së të dhënave përmes një “konkursi”

Nëse ju vjen një mesazh nga një mik i njohur, me të cilin keni pasur biseda të mëparshme, dhe ju kërkohet ndihmë për një “konkurs” apo “votim”, duhet të tregoni kujdes të shtuar.

Në shumicën e rasteve, nuk bëhet fjalë për mikun tuaj, por për një haker që ka marrë ose po tenton të marrë kontrollin e profilit të tij. Skema funksionon duke shfrytëzuar faktin që mesazhi vjen nga një kontakt i besuar dhe nga një bisedë ekzistuese, çka e ul vigjilencën e marrësit.

Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, mashtruesi sillet dhe shkruan si miku juaj, duke u referuar bisedave të mëparshme dhe duke ju kërkuar një “ndihmë të vogël”, zakonisht të lidhur me një konkurs apo votim online. Në realitet, ajo që kërkohet është kodi i verifikimit për rivendosjen e fjalëkalimit të llogarisë në rrjetet sociale.

Kodi 6 ose 8-shifror që ju vjen me mesazh është, në fakt, çelësi që i jep akses mashtruesit për të marrë kontrollin e plotë të llogarisë. Ekspertët apelojnë që këto kode të mos shpërndahen në asnjë rast, pavarësisht se kush i kërkon.

Më të rrezikuarit nga ky lloj mashtrimi janë moshat e treta, për shkak të mungesës së informacionit teknik dhe besimit më të lartë ndaj personit që u shkruan. Sipas specialistëve, një pjesë e madhe e këtyre sulmeve vijnë nga vende të Azisë dhe Afrikës, ku përdorimi i llogarive false dhe skemat e mashtrimit online janë më të përhapura.

Ekspertët këshillojnë qytetarët të tregojnë vigjilencë maksimale, pasi një klikim i gabuar ose dërgimi i një kodi pa u menduar mund të sjellë humbjen e llogarisë, aksesin në të dhënat personale dhe përdorimin e tyre për mashtrime të mëtejshme.

“Na mungon që tani”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

Xhesika do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”. “Na mungon shumë”. “Shkëlqeve dhe do të shkëlqesh gjithmonë”.

Kështu e kujtojnë shokët shkollës dhe miqtë 15-vjeçaren Xhesika Kola që humbi jetën së bashku me babain Arti, nënën Jonida dhe vëllain Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni që mbrëmjen e së mërkurës në Porcari të Italisë.

Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit e tyre, u mblodhën për të kryer homazhe për humbjen e madhe.

Dhimbja për këtë tragjedi ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, që frekuentohej nga kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit, i cili mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët duke u përpjekur të shpëtonte familjen.

I shtruar në spital po atë mbrëmje pasi kishte thithur edhe vetë monoksid karboni, Durimi u kthye në shtëpi të enjten është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur, shkruan Corriere. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve më të afërt.

Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa shtëpia mbetet e sekuestruar: hetimet teknike po vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e një ekspertize mbi kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia e shumëfishtë.

“Tezat e Ramës nuk mund ta bashkojnë opozitën”, Meta: “Matematikani” i shquar i PD kishte marrë një ofertë

Për gati 10 vite Edi Rama drejtoi me “sukses të plotë” edhe opozitën, përveçse Qeverinë, Parlamentin dhe çdo institucion tjetër, veç Presidencës deri më 24 korrik 2022. Kjo është një “meritë” dhe nuk mund t’i mohohet.

Por kjo më shumë se “meritë” e tij për të korruptuar edhe lidershipin e opozitës ka qenë dobësi dhe pabesi e atyre që kanë pranuar të shiten për interesa personale, por edhe për hallet e tyre edhe me drejtësinë”.

Kështu e nis reagimin e tij të gjatë në rrjetet sociale, ish presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Metës, debatet për Reformën Territoriale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në të edhe pse mazhoranca ka 83 + 3 votat për ta miratuar për përqëndrimin e pakufishëm të pushtetit në duart e tij.

Ish presidenti shton se, fatkeqësisht Edi Rama e miratoi variantin që dëshironte edhe kur kishte vetëm 65 vota nga 84 që i duheshin 11 vite më parë.

Kjo ndodhi me vetëdijen e plotë të lidershipit të PD-së në ato kohë që jo vetëm bojkotoi Komisionin e Reformës, por mbi të gjitha kurrë nuk dha një alternativë të sajën që iu kërkua në atë kohë deri në 100 apo 110 njësi vendore“, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës:

𝐓𝐞𝐳𝐚𝐭 𝐞 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐧

Për gati 10 vite Edi Rama drejtoi me “sukses të plotë” edhe opozitën, përveçse Qeverinë, Parlamentin dhe çdo institucion tjetër, veç Presidencës deri më 24 korrik 2022.

Kjo është një “meritë” dhe nuk mund t’i mohohet.

Por kjo më shumë se “meritë” e tij për të korruptuar edhe lidershipin e opozitës ka qenë dobësi dhe pabesi e atyre që kanë pranuar të shiten për interesa personale, por edhe për hallet e tyre edhe me drejtësinë.

Sot me të drejtë debatohet për Reformën Territoriale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në të edhe pse Edi Rama i ka 83 + 3 votat për ta miratuar në fund, sipas oreksit të tij, për përqëndrimin e pakufishëm të pushtetit në duart e tij.

Fatkeqësisht Edi Rama e miratoi variantin që dëshironte edhe kur kishte vetëm 65 vota nga 84 që i duheshin 11 vite më parë.

Kjo ndodhi me vetëdijen e plotë të lidershipit të PD-së në ato kohë që jo vetëm bojkotoi Komisionin e Reformës, por mbi të gjitha kurrë nuk dha një alternativë të sajën që iu kërkua në atë kohë deri në 100 apo 110 njësi vendore.

Të gjithë ata që kanë qenë në Konferencën Kombëtare të Partisë Demokratike në atë kohë, dedikuar vetëm pushtetit vendor, besoj e kujtojnë pjesëmarrjen atje të të ndjerit Z. Bashkim Fino, por edhe të Z. Petrit Vasili, që në emër të mazhorancës (PS-LSI) i kërkuan PD që të paraqiste një variant të sajin për t’u miratuar me konsensus.

Pjesëmarrja e Z. Fino dhe Z. Vasili u bë vetëm falë insistimit tim që kjo Reformë të bëhej vetëm me konsensusin e PD dhe opozitës.

Por kurrë nuk u paraqit një platformë nga ana e PD (edhe pse në dijeninë time ishte përgatitur një e tillë nga ekspertët e saj). Kjo ndodhi sepse “matematikani” i shquar që drejtonte PD kishte marrë një ofertë jopublike nga Edi Rama se atij i dilte llogaria më mirë të bojkotonte deri në fund dhe bojkotimin ta paraqiste si alibi, por edhe se në disa bashki ku do kandidonin përfaqësues të LSI në emër të koalicionit PS-LSI nën rrogoz PS do punonte për kandidatët e “matematikanit”.

Dhe kështu ndodhi.

“Matematikani” kurrë nuk paraqiti një projekt alternativë pranë Komisionit Parlamentar dhe si shpërblim mori mbështetjen e “nëndheshme” nga strukturat e PS në Lezhë, Pogradec, etj., që në atë kohë u cilësuar si “pazari i Roskovecit”.

Edhe pse nuk jam optimist se pjesëmarrja e opozitës në këtë Komision do të jetë ndikuese në vendimin përfundimtar të shumicës (83 + 3), përsëri në respekt të qytetarëve që vujanë shkatërrimin e shërbimeve publike sot nga pushteti vendor besoj se opozita e ka për detyrë të paraqesë alternativën e saj përpara qytetarëve shqiptarë, por edhe Komisionit Parlamentar.

“Matematikani” i madh pasi mori në 2015 Lezhën dhe Pogradecin, në 2019 bëri një lëvizje prej “shahisti” të paparë dhe ia dorëzoi të gjitha bashkitë “Rilindjes” me qëllimin “strategjik”, që duke ia lënë gjithë pushtetet të pangopurit, ai të rrëzohej përtokë nga mbipushteti absolut, siç ndodh me lopën kur ha shumë jonxhë.

Për të realizuar këtë qëllim madhor nuk pranoi të regjistronte as formalisht PD-në në KQZ për të marrë pjesë në datën e zgjedhjeve lokale, të shtyra me kërkesë të tij (por edhe Bundestagut), pikërisht në datën që ai kishte zgjedhur vetë.

Dhe që të mos zgjatem më tej, kulmi i “matematikës” ishte Kuvendi “historik” i 2 mijë karrigeve me 5 mijë delegatë.
Këto “kryevepra” që as “Diella” nuk i imagjinon dot më kujtohen kur dëgjoj plot teza që krijuesi i “Diellës” i shpërndan përmes “matematikanëve” më pak të shquar sot opozitarë.

Sidomos sot, me përballjen me një diktaturë, de facto opozitarizmi duhet të mbështetet së pari te guximi për t’u përballur pa komplekse me regjimin dhe së dyti te gjithëpërfshirja demokratike dhe transparente, e cila si emërues të përbashkët duhet të ketë unifikimin e çdo aktori opozitar për realizimin e një sistemi zgjedhor, që rikthen parlamentarizmin e cënuar që në 2008 dhe i jep fuqi qytetarëve të zgjedhin deputetët e tyre (dhe jo kryetarëve).
Ky do të ishte pikëtakimi i parë i të gjithë atyre që kërkojnë ndryshimin e sistemit.
Të vetmit që ky ndryshim nuk i intereson është Edi Rama (sepse edhe socialistët janë lodhur me emërime deputetësh).

𝐌𝐛𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐫, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐞𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐜𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐬𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐚𝐫𝐪𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞.

Garantimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse zgjedhore që mundëson mosdjegien e votave opozitare, u jep mundësi të gjithë faktorëve të marrin atë që meritojnë.

𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐚 𝐞 “𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐚𝐥𝐞” 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈ 𝐣𝐨𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐬𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬, 𝐪𝐞̈ 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐝𝐡𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈ 𝐬𝐤𝐢𝐳𝐨𝐟𝐫𝐞𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐬𝐞 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ “𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐜̧𝐚𝐫𝐞̈”.
𝐒𝐡𝐩𝐢𝐤𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐬𝐢 𝐆𝟗𝟗, 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬, 𝐧𝐮𝐤 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧.
𝐊𝐣𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐭𝐞𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐢𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐢 𝐪𝐞̈ “𝐮𝐬𝐡𝐪𝐞𝐡𝐞𝐭” 𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫𝐠𝐫𝐨𝐮𝐧𝐝 𝐧𝐠𝐚 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢.

𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐞𝐭𝐞𝐣𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈.

Dështimi nuk mund të jetë alternativë. Justifikimet do i shërbenin vetëm regjimit antishqiptar dhe antifamilje në fuqi.

𝐍𝐝𝐚𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐞𝐳𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐱𝐲-𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬, 𝐬𝐞 𝐩𝐚 𝐡𝐞𝐪𝐮𝐫 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐪𝐢𝐦 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐧, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐣𝐞𝐭 𝐚𝐛𝐬𝐮𝐫𝐝𝐞, 𝐞 𝐩𝐚 𝐦𝐨𝐫𝐚𝐥𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞. 𝐊𝐣𝐨 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐞𝐳𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐛𝐬𝐮𝐫𝐝𝐞 𝐬𝐞 𝐭’𝐢 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐧𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐧 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐡𝐞𝐪𝐞̈𝐬, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐣𝐞𝐭 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐲𝐞𝐬𝐞, 𝐚𝐪 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐫 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈.

Kjo kryetezë është e pamoralshme, se të krahasosh Berishën që është përballur dhe përballet me drejtësinë që e kapi Edi Rama në mënyrë antikushtetuese, ndërsa ky i fundit ka terren edhe nga drejtësia e tij, të cilën tani po e linçon edhe publikisht, sepse (pusetat) e korrupsionit të tij kanë shpërthyer e qelbur dynjanë, është hipokrizia më cipëplasur.

Të krahasosh Berishën që po përndiqet familjarisht për një vendim Qeverie të iniciuar nga ministrat socialistë dhe ku i vetmi dëmtues i interesit publik është ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama dhe të (harrosh) se ky i marrosur pas korrupsionit, ka një firmë të zezë në të bardhë ku i jep bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve kohë përpara se kompania të ekzistonte (lindte ose regjistrohej) do të thotë të vetshpallesh “rilindas”.

Kjo kryetezë është destruktive dhe mashtuese njëkohësisht, sepse e planifikon “ndryshimin” pas disa dekadave, por duke shpresuar në votat e banorëve të ardhshëm të Shqipërisë si bangladeshasit, filipinasit e plotë kombësi të tjera të respektuara, me të cilat “Rilindja” synon të zëvendësojë shqiptarët ( që kanë mbetur).

Dhe deri atëherë “palloshi i gjatë” do i ketë bërë qokë ndonjë “arabi” dhe Krujën me gjithë kalanë, muzeun dhe shtatoren e Skënderbeut.

Spiropali takon dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Takimi me dy zyrtarët e lartë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.

Spiropali theksoi se “Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.”

Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete“, tha Spiropali.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë, me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Folëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.
Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete.

Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota në vitin 2026

Nga përparimet e shpejta në IA deri te ndryshimet në rendin ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore, shumë forca po riformësojnë sistemin global.
Ndërsa këto ndryshime përshpejtohen, ato sjellin rreziqe në rritje. Jo vetëm që ngrenë pikëpyetje për konkurrueshmërinë dhe sigurinë kombëtare, por pritet gjithashtu të godasin në mënyrë disproporcionale tregjet e punës.
Ky artikull tregon rreziqet kryesore globale në vitin 2026, bazuar në të dhënat e Raportit Global të Rreziqeve 2026 të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum).
Një vështrim më i afërt mbi rreziqet kryesore globale
Për këtë analizë, Forumi Ekonomik Botëror ka anketuar më shumë se 1,300 ekspertë mbi rreziqet më urgjente globale në vitin 2026.
Të anketuarve iu kërkua të përgjigjeshin në pyetjen: “Ju lutemi, zgjidhni një rrezik që mendoni se ka më shumë gjasa të paraqesë një krizë materiale në shkallë globale në vitin 2026.”
Anketat u zhvilluan midis 12 gushtit dhe 22 shtatorit 2025.
Lista e rreziqeve kryesore globale për 2026 (sipas përqindjes së përzgjedhjes)
  • Përballje gjeoekonomike – 18%
  • Konflikt i armatosur midis shteteve – 14%
  • Ngjarje ekstreme klimatike – 8%
  • Polarizim shoqëror – 7%
  • Keqinformim dhe dezinformim – 7%
  • Rënie ekonomike – 5%
  • Erozion i të drejtave të njeriut dhe/ose i lirive civile – 4%
  • Pasoja negative të teknologjive të IA-së – 4%
  • Pasiguri kibernetike – 3%
  • Pabarazi – 3%

Përballja gjeoekonomike renditet si rreziku më i madh global për vitin 2026, i përzgjedhur nga 18% e të anketuarve.
Krahasuar me vitin e kaluar, ajo është ngjitur dy vende në renditje, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.
Së fundmi, presioni i SHBA-së për Groenlandën, si edhe kapja e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, kanë shtuar më tej tensionet.
Në të njëjtën kohë, sipas ekspertëve, indiferenca e perceptuar e presidentit Trump ndaj mbrojtjes së Tajvanit mund të krijojë një “stuhi të përsosur” për përpjekjet e Kinës për “ribashkim”.
Konflikti i armatosur midis shteteve renditet i dyti në raportin e WEF, i përzgjedhur nga 14% e të anketuarve.
Aktualisht ka 59 konflikte aktive midis shteteve në mbarë botën, numri më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Tre vendet e para në listë plotësohen nga ngjarjet ekstreme klimatike, të përzgjedhura nga 8% e të anketuarve.
Nga zjarret masive te thatësirat, fenomenet ekstreme po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e çmimeve të ushqimeve, zhvendosjen e popullsive dhe rritjen e kostove të sigurimeve.
Me rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale, këto pasoja pritet të intensifikohen si në frekuencë, ashtu edhe në ashpërsi. / Visual Capitalist

Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, prej një jave me temperaturë, të vjella e diarre

Një 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital.

Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e ka marrë pa shenja jete.

Ekzaminimi paraprak nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas informacioneve, 4-vjeçari ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre.

Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së të miturit.

“Paketa e Maleve”/ Nga Kruja në Maliq dhe Vorë, hapen territore të reja investimi

Qeveria shqiptare ka marrë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe turistik të zonave malore në vend me miratimin e zonave prioritare për zhvillim nën “Paketën e Maleve”.

Ky vendim pritet të sjellë rritje investimesh, më shumë vende pune dhe nxitje të turizmit të qëndrueshëm në zonat rurale dhe malore të vendit.

Në Bashkinë e Krujës, qeveria ka shpallur pesë zona me përparësi zhvillimi, që përfshijnë territore të mëdha nga Barkanesh deri te Mali i Krujës dhe Bubq, me mijëra hektarë tokë që synohen për agroturizëm, zhvillim ekonomik dhe industrial.

Këto zona janë identifikuar me hartëzime zyrtare dhe raportohen si pika kyçe të potencialit të zhvillimit lokal.

Në Bashkinë e Maliqit, janë përcaktuar dhjetë zona prioritare, përfshirë fshatra si Kolanec, Libonik, Vreshtas dhe Pojan, gjithashtu me sipërfaqe të konsiderueshme tokësore që mund të shfrytëzohen për agroturizëm, turizëm natyror dhe aktivitete të zhvillimit rural.

Bashkia e Vorës ka marrë gjithashtu vendimin për të shpallur gjashtë zona prioritare zhvillimi, duke përfshirë zonat e Gërdecit, Marikajt, Kuçit dhe Prezës — me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik në këtë territor përtej funksioneve urbane tradicionale.

Pse janë këto vendime të rëndësishme?

Vendimet janë pjesë e ligjit nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, i cili synon krijimin e kushteve për investime të qëndrueshme, sidomos në zonat malore që historikisht kanë qenë më pak të zhvilluara.

Zonat prioritare do të shërbejnë si hapësira ku investitorët lokalë dhe të huaj mund të krijojnë biznese në sektorë si agroturizmi, prodhimi rural, industria e lehtë dhe shërbimet turistike.

Këto masa synojnë edhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat malore, duke forcuar ekonominë vendore dhe krijuar mundësi të reja punësimi.

Protesta e 10 shkurtit, Berisha tregon skenarin: Një nga format e kryengritjes është edhe…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë komunikimit online me qytetarët, nuk e përjashtoi mundësinë që një nga skenarët e protestës të jetë edhe bllokimi i akseve kombëtare në të njëjtën orë.

Sipas kreut të selisë blu, kjo është një nga format e kryengritjes paqësorë.

“Të bashkohemi të gjithë më 10 shkurt, të betuar se do të vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në largimin e kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.

Pyetje: A do të ishte më efektive që revolta të spostohej në bllokime aksesh kombëtare, në një orar, në një ditë dhe të mbahen të bllokuara.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. Të garantoj që edhe ajo është një nga format e kryengritjes paqësore.

Protesta e 10 Shkurtit do të zhvillohet në Tiranë, duke nisur prej orësh 17:00.

VIDEO/ “Gazermë” me 150 policë, Rrjolli nën rrethim për të mbrojtur resortin e Bashkim Ulajt

Me dokumente kadastrale të falsifikuara, status “Investitor Strategjik” dhe qindra forca policie në terren, qeveria dhe policia po shtypin rezistencën e banorëve të Velipojës për t’ia dorëzuar tokat Bashkim Ulajt.

Prej 6 ditësh, banorët e Rrjollit në Velipojë po sulmohen fizikisht nga Policia e Shtetit, sepse kanë dalë në mbrojtje të tokave të tyre, mbi të cilat oligarku Bashkim Ulaj synon të ndërtojë një resort.

Me dokumente kadastrale false, të siguruara me urdhër të kryeministrit Edi Rama, klienti i tij Bashkim Ulaj u ka grabitur 147 hektarë toka banorëve të fshatit Rrjoll.

Ndërsa një vit përpara se të prodhoheshin dokumentet kadastrale false, Ulajt iu miratua statusi “Investitor Strategjik”, për ndërtimin e resortit “Blue Borgo” me pallate banimi, hotele, njësi tregtare dhe vila.

Ditën e sotme, banorët deklaruan se do ta vazhdojnë rezistencën dhe nuk do të tërhiqen përballë dhunës policore dhe kërcënimeve që po u bëhen nga kriminelë të paguar dhe të vërsulur nga Bashkim Ulaj.

LEXO EDHEResorti i Ulajt mbi 146 hektarë të grabitur, banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Të hënën bllokojmë Prokurorinë e Shkodrës

Por nuk do të tërhiqet as Policia e Shtetit, e cila po përdoret për dhunë fizike kundër banorëve të Rrjollit, duke e vënë në shërbim të interesave të oligarkut Bashkim Ulaj.

Sipas asaj që shkruan “Pamfleti”, Policia e Shtetit, edhe si detyrim nga çeku i dhënë nga Ulaj (siç po flitet), ka krijuar një “gazermë” policore në Velipojë, për të larguar banorët nga tokat e tyre.

Deri tani, aty janë dislokuar rreth 150 forca policie, mes tyre edhe toga të forcave speciale, për të ushtruar presion, prangosje, procedime penale dhe dhunë fizike ndaj banorëve, derisa ata të tremben, të lodhen, të nënshtrohen dhe të lëshojnë tokat.

Këto forca janë planifikuar në grupe prej 50 policësh, me tre turne shërbimi pranë tokave në Rrjoll, për të dhunuar banorët që pengojnë punimet e kompanisë së Bashkim Ulajt.

Ndërkohë, edhe rreth 100 efektivë të tjerë që qëndrojnë në “gazermë”, të hequr nga shërbimet e rendit dhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë Publike (ish-FNSH) e komisariateve të Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit dhe Pukës, janë në gatishmëri të përhershme për të ndërhyrë kundër banorëve, deri sa ata të largohen nga tokat e tyre.

Nëse banorët e Rrjollit do të vazhdojnë rezistencën kundër projektit grabitës të oligarkut Bashkim Ulaj, policia është urdhëruar t’u garantojë tokat dhe punimet për resortin, duke përdorur edhe dhunë ekstreme dhe forca shtesë policore.

Edhe një herë, si referim për drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho, çfarë po pret për të nisur hetimin për grabitjen e tokave të banorëve të Rrjollit?

“Salianji i krimit, Sula mollë e kalbur”, Berisha shpërthen ndaj ish-deputetëve të PD: Shërbëtorë të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti ish deputetin e PD, Dashnor Sula si tradhtar, pasi ai mori postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm nga qeveria. Ndërsa nuk kurseu epitetet edhe ndaj ish deputetit tjetër, Ervin Salianji.

“Çfarë e shtyn, e thashë edhe para disa ditësh, doktorin 32 vjet mjek, thotë jam anëtar PD-je, të dalë në krah të Salianjit të krimit, të bandave, dhe të përcjellë mesazhet e Subashit…”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Unë njëherë në radhë të parë shpreh mirëkuptimin tuaj të plotë për indinjatën tuaj.

Dhe do të them një gjë këtu, e kam menduar shpeshherë këto kohë.

Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut, quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë.

Të tradhtosh ti ata, të cilët burra dhe gra fisnikë, kanë 12 vite që nuk të kthejnë shpinën, por të mbështesin me të gjithë gabimet që mund të kesh bërë, me të gjithë të tjerat, por të mbështesin si dritë, si shpresë për ta, dhe të dalësh në kohën më të zezë të Edi Ramës, dhe të kapësh flamurin e Edi Ramës, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë.

Po, por nga ana tjetër, ju garantoj se PD, me largimin… dhe unë në rast se e keni vënë re në diskutimet e mia, në mënyrë të përsëritur kam ngritur që ne duhet të ndahemi nga këta njerëz. Kam arritur në një përfundim.

Kam konstatuar se një nga drejtimet më themelore të Edi Ramës ka qenë korruptimi i eksponentëve të opozitës. Një veprimtari e ulët.

Një veprimtari e turpshme, kriminale, kur një qeveri përdor mjetet e saj për të blerë, për të korruptuar përfaqësuesit e opozitës vetëm në funksion të pushtetit të vet.

Ndaj dhe ne, çfarë e shtyu atë në një moment kaq kritik t’i gjendet Edi Ramës në krah?

E kuptoni vetë se ç’mollë e kalbur ka qenë ai.

Çfarë e shtyn, e thashë edhe para disa ditësh, doktorin 32 vjet mjek, thotë jam anëtar PD-je, të dalë në krah të Salianjit të krimit, të bandave, dhe të përcjellë mesazhet e Subashit, i cili në pallatin e tij ka vendosur KESH-in.

Nuk humbasim ne nga këta, përkundrazi u them ju se ne do ndahemi me këta.

Ne nuk duam më kurrë në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës.

Po një gjë, këta dallojnë nga ata që e kanë ndjekë nga partia e vet. Këta gëlltisin tradhtinë, jo ndaj meje, nuk ka lidhje me mua fare, ndaj teje si qytetar në radhë të parë që i ke besuar dhe i ke ndjekur.

Dhe del tani në ditën më të zezë, kur po i dridhen këmbët, shkon dhe i bëhesh patericë.

Kjo është histori turpi.

LEXO EDHEDebati për “Territorialen”, Berisha: Rama parashikon 36 bashki nga 62 që janë tani

❌