Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Ajo nuk e pëlqen…

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Marko Musaj, komentoi dinamikat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Musaj foli për afrimitetin e Krusitës me banorët e tjerë dhe për marrëdhëniet romantike që po formohen. Ai theksoi se e njeh Krusitën që kur ishte e vogël dhe është mik i ngushtë i saj. Për afrimitetin e saj me Kristin, Musaj tha se ka pasur mundësi ta vëzhgojë nga afër dhe e përshkroi Kristin si dikë që po përpiqet të fitojë vëmendjen e Krusitës.

“E kam parë afrimitetin me Kristin. Kristi po përpiqet me Stelinën, Brikenën i ka ardhur radha me Krusitën. Po përpiqet e do kartën e romancës. Është elokuent. Krusita nuk e pëlqen, nuk është opsion, e njoh mjaft mirë, njoh shijet e saj, tipet e mashkullit që ka qenë më parë sepse e kam shumë shoqe. Unë nuk mendoj që s’do shkonte as me Mateon”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.

Përtej romancës, Musaj vuri në dukje se dinamikat brenda shtëpisë ndikohen nga lojërat sociale dhe mënyra si secili banor shfaqet para kamerave. Ai tha se përvoja e tij dhe njohja e afërt me Krusitën i japin një perspektivë të veçantë mbi situatën dhe e lejojnë të analizojë me saktësi interesat dhe preferencat e saj.

The post Miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Ajo nuk e pëlqen… appeared first on Albeu.com.

Bjordi Mezini zbulon prapaskenat e filmit me Luizin dhe Kiarën: Këngëtari u lëndua gjatë xhirimeve

Bjordi Mezini ka folur së fundmi për filmin e fundit me protagonistë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, ku është në rolin e regjisorit.

Në një intervistë me Ermal Peçin në programin “Më prit të dielën”, Bjordi ndau disa detaje nga sheshxhirimi, teksa tha se pret me shumë kuriozitet se si filmi do të përqafohet nga publiku.

“Luizi është vrarë shumë, s’mund ta them konkretisht se s’dua të zbuloj skena të filmit, por u vra shumë. Luizi u pre në krahë, pati një çarje shumë të thellë. Shtymë xhirimet.”

Në lidhje me Kiarën, Bjordi ndan eksperiencën me të, e cila vjen për herë të parë në një rol të rëndësishëm në film.

“Serioziteti i saj ishte maksimal, më ka surprizuar shumë. Kiara ka shumë impenjime, pavarësisht lodhjes ishte shumë serioze, përqendrohej, merrej me skenarin.”

Dyshja aq e dashur për publikun, a ka pasur ndonjë moment intim e të sikletshëm gjatë filmit? Bjordi ndan një detaj gjatë setit:

“Ka një moment gjatë filmit, disa skena intime, ku Luizi me shaka thotë: ‘Hej, kujdes se jam burri unë!’”

The post Bjordi Mezini zbulon prapaskenat e filmit me Luizin dhe Kiarën: Këngëtari u lëndua gjatë xhirimeve appeared first on Albeu.com.

Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.

Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e kandidatëve.
Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e shkuar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata caktoi masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre.

Procesi i numërimit të votave përfundoi më 9 janar, ndërsa votat u përpunuan në qendrat komunale dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjatë këtij procesi, çdo fletëvotim kalon në disa nivele kontrolli, por dyshimet për manipulim lidhen kryesisht me fazën e leximit të votave për kandidatë, ku mund të ndryshohet verbalisht numri i kandidatit të votuar.

Ky problem nuk ndikon në rezultatin e partisë, por mund të ndryshojë ndarjen e votave mes kandidatëve brenda të njëjtës listë, çka përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave dhe pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

The post Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave appeared first on Albeu.com.

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja ruan gjithashtu një miqësi të afërt me Brikenën, e cila disa vite më parë ka pasur një njohje me Mateon.

Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit i drejtoi një pyetje Brikenës lidhur me situatën mes dy banorëve. Brikena u shpreh se si Juela ashtu edhe Mateo janë beqarë dhe kanë të gjithë lirinë për të vepruar sipas dëshirës së tyre. Ajo shtoi se Juela, si person, zë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe se, pavarësisht dinamikave brenda shtëpisë, miqësia mes tyre do të vazhdojë edhe jashtë “Big Brother VIP”.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?

Juela: O Zot, nuk besoj

Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty

Juela: Nuk dua absolutisht

Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu. Duhet me qenë i lirë me bërë ça të dojë ajo, unë në asnjë moment nuk kam për ti thënë pse e bëre, pse se bëre

The post A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos appeared first on Albeu.com.

Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare për këtë temë, veçanërisht para kamerave

Rogerti, banori i Big Brother VIP Albania 5, ia ka përmendur DJ Gimbos tragjedinë familjare të Gjestit.

Kjo pasi Gëzim Blakaj (emri i vërtetë) është mik i ngushtë i tij dhe ka qenë i përfshirë në çdo rast të këngëtarit.

DJ Gimbo i thotë që mos t’i hyjë asaj teme pasi nuk dëshiron të flasë për këtë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rogerti: Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.

DJ Gimbo: Leje bre vëlla.

Rogerti: Më ka ardhur shumë keq.

DJ Gimbo: Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.

Rogerti: Qoftë i xhenetit.

The post Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare për këtë temë, veçanërisht para kamerave appeared first on Albeu.com.

19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finland” me zërin e saj

Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.

Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.

Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.

Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët.

Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”.

Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.

“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet”, shprehet Hana.

Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.

The post 19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finland” me zërin e saj appeared first on Albeu.com.

Momenti interesant kur Elijona pranon për herë të parë se e do Klodin, banori në habi: Çka the?

Gjatë një debati në lavanderinë e Big Brother VIP Kosova mes Klodit, Labit dhe Elijones, situata u bë mjaft emocionale kur Elijona pranoi ndjenjat e saj për Klodin.

Fillimisht, Elijona dukej e nervozuar dhe përpiqej të largohej nga lavanderia, por Klodi ia bllokoi rrugën. Ajo i tha Labit se nuk donte të qëndronte sepse po shpifnin për të.

Klodi dhe Labi e pyetën për xhelozinë e saj, duke u përpjekur të kuptonin reagimin e saj kur Klodi po ndihmonte Benitën. Elijona, e nervozuar, i kërkoi Labit të ndalonte shpifjet.

Në fund, Labi i tha Elijonës për ndjenjat e Klodit: “A e di ti sa të do dhe sa të respekton ky?”

Elijona i përgjigj me ironi: “Shumë po më do”.

Më pas shtoi sinqerisht: “Edhe unë e dua”.

Klodi, i befasuar dhe duke buzëqeshur, e pyeti: “Çka the?”

Dyshja qeshën së bashku, ndërsa Labi iu bashkua me një të qeshur të madhe.

Elijona përfundoi duke thënë: “Por a e dëgjove gjithë bisedën?”

Momenti u konsiderua një nga më të sinqertët dhe emocionuesit në shtëpi, duke treguar afrimin dhe ndjenjat që po zhvillohen mes Klodit dhe Elijonës.

The post Momenti interesant kur Elijona pranon për herë të parë se e do Klodin, banori në habi: Çka the? appeared first on Albeu.com.

Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale.

I njohur për stilin e tij unik dhe për lidhjet e forta me kulturën pop, Drake ka publikuar në InstaStory-n e tij një fotografi ku shfaqet me një kapele të veçantë që mban flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.

Ky simbol nuk është i panjohur për reperin, pasi më parë ai ka veshur një xhaketë me të njëjtin flamur, duke treguar se e ka një vend të veçantë për kulturën shqiptare.

Fansat e reperit, veçanërisht nga Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë fshehur emocionin e tyre, duke shpërndarë postimin dhe komentuar me entuziazëm.

Gjesti i reperit vjen në një kohë kur simboli kombëtar është bërë gjithnjë e më i pranishëm në kulturën pop dhe rrjetet sociale, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artistëve ndërkombëtarë dhe komunitetit shqiptar.

The post Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar appeared first on Albeu.com.

Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle

Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh me kuptim të thellë.

Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.

Në postimin më të fundit në Instagram, aktori ka zgjedhur një citat biblik për të përshkruar gjendjen e tij shpirtërore.


Përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Ky dedikim duket të pasqyrojë qartë periudhën që po përjeton Besi, i cili po lë pas vështirësitë e ndarjes dhe po gjen lumturinë pranë partneres së tij të re.

Data 25 dhjetor e vitit të kaluar duket se ka shënuar një moment kyç për aktorin, i cili tani nuk nguron të shprehë hapur mirënjohjen për këtë “gëzim” të ri në jetën e tij.

The post Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të borës bllokojnë trafikun në të gjithë Gjermaninë

Reshjet e dendura të borës dhe shiut ndërprenë trafikun gjatë orës së pikut në pjesë të mëdha të Gjermanisë.

Aksidentet u bënë më të shpeshta në rrugët në verilindje sipas raporteve nga shtetet përfshirë Saksoninë, Brandenburgun dhe Mecklenburg-Vorpommern.

Operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha se vonesat dhe anulimet priten në shërbimet e distancave të gjata.

Kjo vlen për të gjithë Gjermaninë jugore, si dhe për lidhjet për në dhe nga Berlini, Hamburgu dhe Hanoveri.

Në Berlin, shërbimet e tramvajit u anuluan për shkak të ngrirjes së linjave të energjisë elektrike, dhe shërbimet e transportit publik u kufizuan në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Bora mbërriti në Gjermaninë jugperëndimore të dielën në mbrëmje, ku në disa zona ra deri në 25 centimetra.

Herët të hënën, pjesë të Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburg ishin ende nën paralajmërime për mot të ashpër nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman për shkak të rrezikut të akullit.

Pjesë të Bavarisë veriore ishin nën paralajmërime për mot të ashpër për shkak të reshjeve të borës.

Pranë Weinsbergut në shtetin jugperëndimor të Baden-Württembergut, 15 deri në 20 vetura dhe kamionë mbetën të bllokuar në borë në një rrugë që lidh dy autostrada.
Ndryshe, moti nuk pritet të përmirësohet për momentin.

Shërbimi meteorologjik pret reshje të mëtejshme bore në shumë pjesë të Gjermanisë, të cilat më pas do të qetësohen gradualisht.

The post Reshjet e dendura të borës bllokojnë trafikun në të gjithë Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.

Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.

Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend. Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.

Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.

Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë. Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze. Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.

Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut. Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë.

The post “Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat appeared first on Albeu.com.

‘Që në fillim i kemi…’/ Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos

Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në “Big Brother”, duke publikuar një deklaratë ku shpreh qëndrimin e saj dhe mbështetjen për banorin, pas deklarates se nenes se Brikenes, e cila tha vetem fjalë të mira për vajzën e saj dhe për banorin.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët theksojnë se që në fillim kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga dy palët.

Ata shprehin gjithashtu vlerësim për familjen e Brikenës, duke theksuar korrektësinë dhe mirëkuptimin e treguar, ndërsa për vetë Brikenën përdorin fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht. Familja i uron asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Në fund të deklaratës, ata shprehen krenarë për Mateon dhe theksojnë se do të vazhdojnë ta mbështesin pa kushte në çdo vendim që ai merr, duke i qëndruar pranë që të ndihet i qetë dhe i plotësuar.

Deklarata e postuar në Instagram nga familjarët e Mateos:

The post ‘Që në fillim i kemi…’/ Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos appeared first on Albeu.com.

“Kush ta ka bërë traumë jetën mami apo babi…?”/ Rogerti i drejtohet Malit, banori qëndron në heshtje

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë të pazakontë dhe mjaft të vështirë banorëve të Big Brother VIP Albania 5, duke testuar jo vetëm rezistencën fizike, por edhe atë emocionale. Bëhet fjalë për një provë rezistence, ku banorët duhej të qëndronin brenda një kutie me akull, ndërsa ai që do të arrinte të rezistonte më gjatë shpërblehej me dy muaj euro. Sfida solli tension, lodhje ekstreme dhe përplasje mes disa prej konkurrentëve.

Gjatë kësaj prove, situata doli jashtë kontrollit mes Rogertit dhe Mal Retkocerit, duke kulmuar në një përplasje të ashpër. Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit, në një moment që u konsiderua i rëndë nga publiku.

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”, iu drejtua Rogerti Malit, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke marrë parasysh situatën delikate familjare të këngëtarit.

Nga ana tjetër, Mali zgjodhi të qëndronte i qetë, duke mos reaguar ndaj provokimeve dhe duke u përpjekur vazhdimisht ta injoronte Rogertin, gjë që u vlerësua nga një pjesë e madhe e publikut si një qëndrim i matur.

Pamjet nga sfida u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ku reagimet nuk munguan. Shumë ndjekës të formatit kërkuan që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa, duke e cilësuar deklaratën e Rogertit si tejkalim të kufijve dhe shkelje të etikës së lojës.

The post “Kush ta ka bërë traumë jetën mami apo babi…?”/ Rogerti i drejtohet Malit, banori qëndron në heshtje appeared first on Albeu.com.

Brooklyn Beckham tradhtoi mamanë? Ja çfarë thuhet mbi gjendjen e Victoria-s

Victoria Beckham ndihet e tradhtuar pas rrëfimit më të fundit të Brooklyn Beckham ndaj saj dhe bashkëshortit, David-it.

“Victoria ndihet e tradhtuar, pasi ka bërë gjithçka mundej që Brooklyn dhe Nicola të ndiheshin të mikpritur, madje duke e dashur Nicola-n si të ishte vajza e saj,” tha një burim për The Mirror.

Burimi shtoi se ajo ishte përpjekur gjithmonë ta mbronte Brooklyn-in nga publikimi i disa historive të së shkuarës, të cilat mund të dëmtonin imazhin e tij. Por, të njëjtën kujdesje nuk e mori nga djali i saj, i cili nuk kurseu asnjë detaj mbi konfliktet me familjen.

“Ajo po ndien se gjithçka që bëri me qëllim të mirë i është kthyer kundër. Më parë, do të bënte gjithçka për të shmangur përçarjet brenda familjes, por tani mendon se të dy ata po sillen në mënyrë të paarsyeshme.”

Ka kaluar thuajse një javë që nga deklaratat e Brooklyn-it, ku ai bënte një rrëfim të gjatë duke thënë të vërtetën e tij mbi çdo thashethem e konflikt që prej kohësh ishte diskutuar në media për marrëdhënien mes tij dhe Nicola-s me familjen Beckham.

Përpos zërave që qarkullojnë, Victoria dhe David Beckham ende nuk kanë reaguar publikisht mbi deklaratat.

The post Brooklyn Beckham tradhtoi mamanë? Ja çfarë thuhet mbi gjendjen e Victoria-s appeared first on Albeu.com.

Goditen fort, por nuk dorëzohen: Këto janë 3 shenjat më rezistente të horoskopit

Ekzistojnë shenja të horoskopit të njohura për forcë psikike dhe qëndrueshmëri. Këto shenja i frymëzojnë të tjerët me qasjen e tyre ndaj përballjes me sfidat

Disa njerëz duken të pathyeshëm, të aftë të përballojnë edhe goditjet më të rënda të jetës. Astrologjia tregon se disa shenja të Zodiakut kanë një forcë të lindur të brendshme që i ndihmon të përballen me krizat dhe të dalin prej tyre më të fortë se kurrë.

Këto shenja të horoskopit dallohen veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri dhe forcë mendore. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre shpesh i frymëzojnë të tjerët të mos dorëzohen, edhe kur përballen me situata që duken të pamundura. Ata nuk kërkojnë zgjidhje të shpejta apo rrugë të lehta, por mbështeten te këmbëngulja dhe forca e brendshme për të kapërcyer çdo sfidë, transmeton Telegrafi.

Akrepi
Akrepat janë mjeshtër të vërtetë në kapërcimin e krizave. Nën ndikimin e Plutonit, kjo shenjë posedon një qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Edhe kur përballen me situata shumë të vështira jetësore, Akrepat arrijnë të ruajnë qetësinë dhe kontrollin, duke vepruar në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Aftësia e tyre për të fshehur betejat e brendshme i bën veçanërisht mbresëlënës.

Virgjëresha
Virgjëreshat dallohen për logjikën e ftohtë dhe qasjen racionale ndaj problemeve. Ato rrallë bien në panik dhe gjithmonë kërkojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Kur hasin në pengesa, Virgjëreshat e analizojnë situatën, bëjnë një plan dhe veprojnë me mendje të ftohtë, gjë që u mundëson t’i kapërcejnë vështirësitë pa stres të panevojshëm.

Bricjapi
Bricjapët kombinojnë disiplinën dhe forcën mendore. Kjo shenjë tokësore ruan qetësinë edhe në momentet më kritike dhe rrallë shfaq dobësi. Forca e tyre e brendshme dhe aftësia për ta mbajtur kontrollin në duart e veta u mundëson të përballen me sfidat në mënyrë dinjitoze dhe efektive.

The post Goditen fort, por nuk dorëzohen: Këto janë 3 shenjat më rezistente të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Rrjetet sociale mes orëve të mësimit, CNN: Alarm për përdorimin e telefonit në shkollë

Fëmijët dhe adoleshentët po kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës së shkollë me telefonat e tyre, shumë më tepër sesa mendojnë prindërit. Një studim i publikuar nga revista “JAMA” tregon se të rinjtë amerikanë të moshës 13–18 vjeç shpenzojnë mesatarisht rreth 70 minuta të ditës shkollore në telefon, kohë që përkon drejtpërdrejt me orët e mësimi, sipas CNN.

Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Jason Nagata nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, kjo kohë merret nga momentet kur nxënësit duhet të jenë të përqendruar në klasë. Ai thekson se përdorimi i telefonit gjatë mësimit ndikon negativisht në përqendrim dhe në cilësinë e të nxënit.

Ky studim dallon nga kërkimet e mëparshme sepse nuk u mbështet në vetë-raportimin e adoleshentëve, por në një aplikacion që regjistroi realisht përdorimin e telefonit. Të dhënat treguan se pjesa më e madhe e kohës gjatë shkollës shpenzohej në rrjete sociale si TikTok, Instagram dhe Snapchat, si dhe në aplikacione lojërash dhe video si YouTube.

Edhe pse disa nxënës thonë se telefonat u nevojiten për detyra shkollore, aplikacionet më të përdorura kishin shumë pak lidhje me mësimin. Kjo sugjeron se telefoni po shërben më tepër si burim shpërqendrimi sesa si mjet edukativ gjatë orarit shkollor.

Studiuesit vërejnë gjithashtu se, pavarësisht rregullave kufizuese në shumicën e shkollave, shumë adoleshentë po gjejnë mënyra për t’i anashkaluar ato. Studimi përfshiu vetëm përdorues të Android-it dhe u zhvillua në periudhën 2022–2024, çka do të thotë se nevojiten analiza të tjera për të vlerësuar ndikimin e politikave më të reja shkollore.

Ekspertët këshillojnë që prindërit të mos i fajësojnë fëmijët, pasi telefonat janë të dizajnuar për të krijuar varësi. Në vend të ndëshkimit, rekomandohet dialogu, përfshirja e fëmijëve në vendosjen e rregullave dhe kufizimi i njoftimeve ose lënia e telefonit në shtëpi gjatë shkollës.

Po aq e rëndësishme është edhe sjellja e vetë prindërve. Studimet tregojnë se mënyra se si prindërit përdorin telefonin ndikon drejtpërdrejt në zakonet digjitale të fëmijëve, duke e bërë shembullin personal një nga mjetet më efektive për të nxitur përdorim më të shëndetshëm të teknologjisë.

The post Rrjetet sociale mes orëve të mësimit, CNN: Alarm për përdorimin e telefonit në shkollë appeared first on Albeu.com.

Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT)

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin kokainë dhe mariuanë në 3 linja, drejt Holandës, Gjermanisë dhe Turqisë.

Mes personave të lënë në burg është edhe djali ish deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi.

Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj u arrestuan me urdhër të SPAK në dhjetor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më datë 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundër vendimit nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim kundër vendimit nr. 126, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë, me datë 24.01.2026.”-thuhet në njoftim.

Ky hetim i SPAK i nisur që në vitin 2024 zbuloi të implikuar edhe Rexhep Rrajën djalin e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja i cili është nën gjykim për kryerjen e veprave “trafikimi i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim dhe u vu në pranga.

Nëpërmjet komunikimeve në aplikacionin SKY ECC Prokuroria e Posaçme ka konstatuar tre episode trafiku, ku vlerësohet se financuesi dhe organizatori kryesor i grupit kriminal është Islam Sefa, aktualisht i izoluar në burg për një tjetër vepër penale.

The post Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve.

Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar appeared first on Albeu.com.

KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë

Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe në qëndrat shëndetesore dhe urgjencë

Simptomat shfaqen fillimisht me lodhje të theksuar, dhimbje trupi dhe temperaturë, ndërsa në ditën e tretë apo të katërt kolla bëhet më e fortë dhe shfaqen sekrecione respiratore.

Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mos e neglizhojnë lodhjen apo këputjen e trupit, pasi situata mund të përkeqësohet dhe të kërkojë trajtim të specializuar.

Grupmoshat më të rrezikuara mbeten të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike apo imunitet të dobët, për të cilët kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar.

Mjekët këshillojnë gjithashtu respektimin e rregullave bazë të higjienës, ushqyerjen e shëndetshme me perime dhe zarzavate, shmangien e ambienteve të mbyllura dhe ajrosjen e shpeshtë të ambientit, si masa të domosdoshme për parandalimin e gripit

The post KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë appeared first on Albeu.com.

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, Rama do të shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij.

Axhenda e plotë:

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.
Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

The post Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit appeared first on Albeu.com.

❌