❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Monitorimi i trafikut me kamera inteligjente në Maqedoni të Veriut, çfarë duhet të dinë qytetarët e Kosovës?



Policia e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në informacione zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në këtë shtet ka filluar monitorimi i komunikacionit rrugor me kamera inteligjente.

Sistemi përdor pajisje teknike dhe kamera të avancuara që evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të trafikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për automjetet me targa të huaja, përfshirë ato të Kosovës, në rast të shkeljeve të konstatuara, pronari i automjetit njoftohet gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

Në fazën e parë, monitorimi do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorëve 8 dhe 10. Shkeljet që do të regjistrohen përfshijnë: tejkalim të shpejtësisë, kalim në semafor të kuq, ndalim dhe parkim të parregullt, si dhe qarkullim me automjete të paregjistruara.

Policia njofton se qytetarët e huaj kanë të drejtën të përfitojnë zbritjen 50% të gjobës brenda tetë ditësh nga data e konstatuar. Në rast mospagesë ose mosmarrëveshjeje mbi shkeljen, do të iniciohet procedurë kundërvajtëse përpara gjykatës kompetente.

Ky njoftim u drejtohet qytetarëve si një paralajmërim për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit gjatë udhëtimeve dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.

Blakaj: Si funksionon lufta hibride ruse – gishtat e Putinit kudo nĂ« EvropĂ«



Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, vlerëson se e ashtuquajtura luftë hibride e Rusisë përbën një nga kërcënimet më serioze të sigurisë për Evropën, duke u intensifikuar ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Sipas tij, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shërbimet sekrete perëndimore kanë akuzuar gjithnjë e më shpesh Moskën për përdorimin e metodave hibride, të cilat nuk janë të reja, por po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

Ai pĂ«rmend njĂ« sĂ«rĂ« incidentesh tĂ« fundit nĂ« EvropĂ« – nga rrĂ«zimi i njĂ« avioni mallrash tĂ« DHL-sĂ« nĂ« Lituani, dĂ«mtimi i kabllove nĂ«ndetare nĂ« Detin Baltik, deri te rritja e ndikimit tĂ« aktorĂ«ve ekstremistĂ« pro-rusĂ« nĂ« disa shtete – si raste qĂ« kanĂ« ngritur dyshime serioze pĂ«r pĂ«rfshirjen e RusisĂ«.

Blakaj shpjegon se lufta hibride nënkupton zgjerimin e veprimeve ushtarake përmes spiunazhit, sabotazhit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjes në zgjedhje, propagandës dhe fushatave të dezinformimit, me synim dobësimin e shteteve kundërshtare nga brenda. Sipas tij, Rusia ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e këtyre mjeteve gjatë viteve të fundit.

Ai thekson se spiunazhi nën mbulesën diplomatike mbetet një nga format kryesore të veprimit rus.

"Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, të cilët shërbimet perëndimore i kanë identifikuar si agjentë të inteligjencës. Paralelisht, janë shtuar raportet për dronë të dyshimtë mbi baza ushtarake, përgjime komunikimesh dhe aktivitet të anijeve ruse pranë infrastrukturës kritike nënujore".

Në këtë kontekst, Blakaj përmend edhe rritjen e akteve të sabotazhit dhe zjarrvënieve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, si dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë kibernetike.

"Sulmet DDoS dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r depĂ«rtim nĂ« rrjetet e institucioneve dhe kompanive janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« shpeshta, ndĂ«rsa spiunazhi dhe sabotazhi po zhvendosen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n online. NjĂ« tjetĂ«r shtyllĂ« e luftĂ«s hibride, sipas Blakajt, Ă«shtĂ« lufta pĂ«r “zemrat dhe mendjet”, pĂ«rmes dezinformimit dhe propagandĂ«s", shton tutje.

Tutje rikujton se në fillim të vitit 2024 autoritetet gjermane zbuluan një fushatë masive me dhjetëra mijëra llogari të rreme, të cilat shpërndanin narrativa pro-ruse dhe synonin të minonin mbështetjen për Ukrainën dhe të forconin partitë ekstreme në Evropë.

Blakaj thekson se ndërhyrja në zgjedhje dhe publikimi i dokumenteve të vjedhura pak para proceseve elektorale, si dhe atentatet ndaj kundërshtarëve politikë jashtë Rusisë, janë gjithashtu pjesë e këtij spektri të gjerë veprimesh hibride, akuza që Kremlini i mohon.

Duke iu referuar edhe vlerĂ«simeve tĂ« ekspertĂ«ve ushtarakĂ« perĂ«ndimorĂ«, ai nĂ«nvizon se Rusia i pĂ«rshtat taktikat e saj sipas secilit shtet, çka e bĂ«n tĂ« domosdoshĂ«m njĂ« reagim fleksibĂ«l, tĂ« koordinuar dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nga vendet evropiane pĂ«r t’u pĂ«rballur me kĂ«tĂ« kĂ«rcĂ«nim kompleks dhe afatgjatĂ«./Telegrafi.

KEK: Njësia A5 del jashtë operimit për shkak të rrjedhjes së ujit



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A5 është ndalur nga operimi sonte më 02.02.2026 rreth orës 20:25.

KEK ka njoftuar se kjo Ă«shtĂ« si pasojĂ« e njĂ« rrjedhjeje tĂ« evidentuar nĂ« ekranet (sistemi gypor), nĂ« kuotĂ«n 10–15 metra.

“Ndalja e njĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« realizuar nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me standardet teknike dhe operative tĂ« sigurisĂ«, me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« çfarĂ«do defekti potencial me pĂ«rmasa mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe pĂ«r tĂ« mundĂ«suar kryerjen e sanimeve tĂ« nevojshme teknike”- ka njoftuar KEK.

Ndërsa thuhet se aktualisht KEK vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2.

“PĂ«r qartĂ«si dhe transparencĂ« ndaj opinionit publik, theksohet se nĂ« kushte tĂ« zakonshme operimi KEK funksionon me katĂ«r njĂ«si prodhuese, ndĂ«rsa gjatĂ« periudhave me temperatura tĂ« ulĂ«ta Ă«shtĂ« angazhuar maksimalisht pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« operim edhe njĂ«sinĂ« e pestĂ«. Si rezultat i kĂ«tij angazhimi, KEK ka arritur tĂ« operojĂ«, pĂ«r njĂ« periudhĂ«, edhe me pesĂ« njĂ«si prodhuese njĂ«kohĂ«sisht”- thuhet nĂ« njoftim.

KEK thekson se mbetet i përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe efikas të kapaciteteve prodhuese, duke zbatuar masa të rregullta parandaluese dhe mirëmbajtëse, me qëllim të garantimit të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara



Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar edhe një herë të gjithë personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik se regjistrimi i aktivitetit është obligim ligjor dhe shmang pasoja serioze financiare dhe ligjore.

Në kuadër të projektit për formalizimin e ekonomisë dhe vendosjen e etiketave identifikuese për bizneset e regjistruara, ATK ka njoftuar se do të intensifikojë inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

ATK u ka bërë thirrje të gjithë personave që ende zhvillojnë aktivitet të paregjistruar që të veprojnë menjëherë dhe të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), para se të identifikohen nga inspektorët tatimorë.

Sipas ATK-së, në rast se gjatë inspektimeve identifikohen aktivitete të paregjistruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të ndërmerren pa përjashtim masa ndëshkuese, përfshirë regjistrimin e detyrueshëm të aktivitetit dhe pajisjen me numër fiskal, si dhe aplikimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore.

Administrata Tatimore thekson se regjistrimi vullnetar shmang penalitetet dhe kontribuon në krijimin e një konkurrence të drejtë në treg. Po ashtu, ATK ka kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, duke theksuar se mospërditësimi i informatave përbën shkelje ligjore.

ATK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale dhe në ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë qytetarët./Telegrafi.

Paraburgim për pesë të dyshuarit për tentim-vjedhje në një argjendari në Kaçanik



Gjykata e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit për pesë të pandehurit, tre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në tentativë vjedhja e rëndë.

NĂ« njoftim thuhet se pas mbajtjes sĂ« seancĂ«s dĂ«gjimore dhe analizimit tĂ« shkresave tĂ« lĂ«ndĂ«s, gjyqtarja e procedurĂ«s paraprake e Departamentit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m – Divizioni Penal, Zajrete Muhaxheri, ka vlerĂ«suar se ekziston dyshimi i bazuar se mĂ« 01.02.2026, rreth orĂ«s 01:45, nĂ« Kaçanik, nĂ« njĂ« artari, tĂ« pandehurit nĂ« bashkĂ«kryerje dhe tentativĂ«, me qĂ«llim tĂ« pĂ«rvetĂ«simit tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m pĂ«r vete apo personin tjetĂ«r, me pĂ«rdorimin e forcĂ«s dhe duke thyer kanĂ« tentuar tĂ« depĂ«rtojnĂ« nĂ« artari.

“NĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« i pandehuri B.H., kishte komunikuar vazhdimisht me telefon me tĂ« pandehurin M.M., pĂ«r tĂ« kryer kĂ«tĂ« vjedhje dhe tĂ« pĂ«rgatitur me mjete shufre metalike (hebell), njĂ« palĂ« dana, 5 çelsa tĂ« ndryshme, 3 kaçavida, njĂ« mjet i mprehtĂ« skalper dhe doreza, ku tĂ« pandehurit M.M. dhe D.T., kanĂ« thyer rrethojat e dritareve tĂ« hekurave duke tentuar qĂ« tĂ« futen brenda nĂ« artari, ndĂ«rsa tre tĂ« pandehurit B., R. dhe L., ishin duke qĂ«ndruar nĂ« automjetin pikap VW Caddy , pronĂ« e L., tĂ« cilĂ«t ishin duke vĂ«zhguar situatĂ«n, dhe shofer i kĂ«saj veture ishte B.H., pastaj tĂ« njĂ«jtit janĂ« zĂ«nĂ« nĂ« flagrancĂ« duke tentuar tĂ« kryejnĂ« vjedhjen dhe janĂ« arratisur nga policia”- thuhet nĂ« njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

“Do dalim nĂ« protesta deri nĂ« fitore”, Berisha: ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r dinjitetin kombĂ«tar



Kreu i partisĂ« Demokratike Sali Berisha nĂ« fjalĂ«n e mbajtur nĂ« “Foltoren” para kryeministrisĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n i bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« bashkohen masivisht nĂ« protesta deri nĂ« rrĂ«zimin e qeverisĂ«.

Ai u shpreh i vendosur pĂ«r vijimin e protestave deri nĂ« fitore pĂ«r tĂ« pĂ«rmbysur atĂ« qĂ« e quajti e “keqja mĂ« e madhe” dhe pĂ«r “tĂ« rikthyer besimin te rinia shqiptare”.

“MiqtĂ« e mi, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r dinjitetin tonĂ«, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r dinjitetin kombĂ«tar, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r t’u ngritur mbi propagandĂ«n e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe tĂ« Edi RamĂ«s dhe pĂ«r t’i thĂ«nĂ« shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s se nĂ« kĂ«tĂ« vend, nĂ« kĂ«tĂ« tokĂ«, ata qĂ« e duan ShqipĂ«rinĂ« jemi ne, ata qĂ« i besojnĂ« ShqipĂ«risĂ« jemi ne. Miq, rrugĂ«n pĂ«rpara nuk e kemi tĂ« lehtĂ«, por e kemi tĂ« qartĂ« si rrezja e diellit".

"Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë. Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera? Jo, ne do të luftojmë këtu. Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare.

Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë.

I besojmĂ« se kjo tokĂ« Ă«shtĂ« e bekuar, se ky vend ka pasuri pĂ«rrallore, se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« e bukura e dheut dhe mund tĂ« bĂ«het vendi i Ă«ndrrĂ«s shqiptare”, tha mes tĂ« tjerash Berisha.

Tahiri: Po të ishte president Haradinaj, të gjithë do të kishim fjetur rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK



Besnik Tahiri nga Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK), deklaroi se “tĂ« gjithĂ« do tĂ« flinin rehat” nĂ« rast se nĂ« krye tĂ« presidencĂ«s do tĂ« ishte Ramush Haradinaj.

Sipas Tahirit, Ramush Haradinaj Ă«shtĂ« “kandidat shumĂ« serioz, e kishĂ«m flejtĂ« tĂ« gjithĂ« rehat e kishĂ«m ditĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« krye tĂ« asaj zyre, Ramush Haradinaj”, tha Tahiri nĂ« Frontal.

Ai shtoi se “Kosova sĂ« paku kurrĂ« nuk do tĂ« shkonte mrapa e nuk do t’i lĂ«ndonte marrĂ«dhĂ«niet me aleatĂ« dhe do ta ruante fuqishĂ«m interesin kombĂ«tar dhe shtetĂ«ror”, nĂ« rast se Ramush Haradinaj do tĂ« ishte president i vendit.

Gjithsesi, Tahiri tha se KosovĂ«s i duhet njĂ« “president konsensual qĂ« do tĂ« ushtronte detyrat nĂ« mĂ«nyrĂ«n me tĂ« denjĂ« tĂ« mundshme”.

“Ajo çka ne po bĂ«jmĂ« Ă«shtĂ« po e shohim se si mund tĂ« bashkĂ«rĂ«ndohemi nĂ« veprimin tonĂ« politik nĂ« Kuvendin e ardhĂ«m tĂ« KosovĂ«s bashkĂ« me PDK dhe LDK duht tĂ« shihet se cili Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi i tyre sepse ka nevoje pĂ«r njĂ« kandidaturĂ« konsesnuale”, tha Tahiri.

“KĂ«tĂ« çështje duhet ta trajtojmĂ« me kujdes
Duhet tĂ« shohim cila Ă«shtĂ« qasja e asaj qĂ« i ka fitu zgjedhjet”, tha Tahiri sa i pĂ«rket temĂ«n e presidentit tĂ« vendit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë për vizitë zyrtare në SHBA



Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, si dhe prokurorin special, Naim Abazi, kanë nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të institucioneve amerikane.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, gjatë qëndrimit në Washington, përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Kosovës do të marrin pjesë në aktivitete zyrtare dhe do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Po ashtu thuhet se si pjesë e agjendës, ata do të marrin pjesë edhe në ceremonitë e organizuara me rastin e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast), një ngjarje tradicionale me karakter institucional dhe ndërkombëtar, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore nga vende të ndryshme të botës.

Sipas njoftimit të publikuar më 02.02.2026, në kuadër të kësaj vizite pritet të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e partneriteteve ndërshtetërore, me qëllim të rritjes së efikasitetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave institucionale, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

​ShtatĂ« ankesa nĂ« PZAP, Haxhiu optimist se do ta fitojĂ« mandatin e deputetit



Katër parti politike nga komunitetet joshumicë, si dhe kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kanë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Në PZAP thanë për KosovaPress, se kanë pranuar shtatë ankesa dhe se për të gjitha do të vendosin brenda afatit ligjor prej katër ditësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Lista Serbe, Nova Demokratska Stranka–NDS me dy ankesa, Koalicioni PAI–PDAK–LPB dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s – PREBK, janĂ« partitĂ« qĂ« u ankuan lidhur me publikimin e rezultatit pĂ«rfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dy ankesa i ka parashtruar kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili thotë për KosovaPress, se PZAP duhet të refuzojë përfshirjen e mbi 23 mijë pakove me fletëvotime me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, të cilat, sipas tij, janë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Krahas kësaj, Haxhiu bëri të ditur se konteston edhe llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar të KQZ-së, i cili ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si e mirĂ« qĂ« PZAP, bazuar nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhje, qĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit mund tĂ« kontestohen tĂ« gjitha ato tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« shkelje esenciale tĂ« barazisĂ« sĂ« votuesve dhe barazisĂ« para votĂ«s
 Ne kemi njĂ« vendim tĂ« GjykatĂ«s Supreme tĂ« vitit 2019 nĂ« aneksin e NismĂ«s Socialdemokrate, ku Supremja ka vendosur nĂ« favor tĂ« saj, ku votat qĂ« kanĂ« ardhur nga jashtĂ« KosovĂ«s dhe janĂ« proceduar jashtĂ« afatit ligjor nuk munden tĂ« futen nĂ« proces. Procesi zgjedhor, pĂ«r tĂ« qenĂ« i drejtĂ« dhe i barabartĂ«, votuesit duhet tĂ« votojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« ligj”, deklaron Haxhiu.

Ankesë në PZAP ka parashtruar edhe Lista Serbe, për shkak se KQZ-ja, më 31 janar nuk e miratoi listën e kandidatëve të Listës Serbe, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në lidhje me këtë ankesë, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, thotë për KosovaPress, se ka elemente që ankesa e Listës Serbe të aprovohet nga PZAP.

Sa i përket ankesës së kandidatit për deputet të PDK-së, Bekim Haxhiu, ai deklaron se tani PZAP ka mundësi ta trajtojë në përmbajtje këtë ankesë, pasi e njëjta dy herë ishte shpallur e pasafatshme më herët.

“Besoj qĂ« ka elemente, sidomos ankesa e subjektit Lista Serbe, pĂ«r t'u trajtuar nga ana e Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa, nĂ« kuptimin e vlerĂ«simit meritor tĂ« gjetjes sĂ« shkeljeve me rastin e vendimmarrjes nga ana e KQZ-së  PZAP-i ka mundĂ«si qĂ« ta shqyrtojĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si, nĂ« pĂ«rmbajtje, ankesĂ«n e tij (kandidatit pĂ«r deputet tĂ« PDK-sĂ«, Bekim Haxhiu), edhe sa i pĂ«rket pranimit tĂ« atyre votave
 PartitĂ« politike dhe kandidatĂ«t kanĂ« pasur mundĂ«sinĂ« qĂ«, nĂ« momentin kur KQZ-ja ka vendosur mbi zgjatjen e afateve sa i pĂ«rket pranueshmĂ«risĂ« sĂ« votimeve ose fletĂ«votimeve tĂ« votimit me postĂ«, brenda asaj periudhe ta shfrytĂ«zojnĂ« mjetin ankimor. Sa i pĂ«rket kĂ«tij elementi, mbase mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« paneli zgjedhor t’ia refuzojĂ« ankesĂ«n, pĂ«r faktin se nĂ« kohĂ«n kur kanĂ« qenĂ« afatet e ankesave mbi kĂ«to procedura nuk janĂ« shfrytĂ«zuar nga kandidatĂ«t apo partitĂ« politike pĂ«r t’i ankimuar me kohĂ« kĂ«to procedura”, thekson ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 31 janar ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo erdhi pas një procesi të gjatë të numërimit dhe rinumërimit të votave, për shkak të parregullsive me votat e kandidatëve për deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ-ja do të presë afatet ankimore dhe pastaj do të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Ish e burgosura: Gardiania serbe më ka zhveshur dhe ka kërkuar të shkel fotografinë e Hashim Thaçit, por nuk e kam bërë



RrĂ«fime tronditĂ«se pĂ«r dhunĂ« sistematike ndaj grave shqiptare tĂ« burgosura kanĂ« dalĂ« nĂ« dritĂ« nga Burgu i PrishtinĂ«s – paralelja pĂ«r femra nĂ« Lipjan, ku ish-gardiania Nadica Cepkenoviq akuzohet pĂ«r keqtrajtime fizike dhe psikologjike.

Një nga viktimat, Zahrije Podruqa, e cila ishte dënuar me katër vjet burg në vitin 1998, ka rrëfyer përjetimet e saj gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, duke thënë se torturat e ushtruara ndaj saj i kanë mbetur të gjalla në kujtesë edhe sot.

Sipas Podruqës, ajo ishte subjekt i keqtrajtimeve të vazhdueshme për muaj të tërë, duke u përballur me dhunë fizike dhe presion të rëndë psikologjik.

Ajo ka deklaruar se ndaj saj është ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar.

Podruqa ka rrëfyer gjithashtu se i ishte kërkuar të shkelte fotografinë e Hashim Thaçit, gjë që ajo e kishte refuzuar kategorikisht, pavarësisht presionit dhe dhunës së ushtruar ndaj saj.

“PĂ«r çdo muaj rregullisht kam qenĂ« e torturuar, pa ndĂ«rprerje. Vendosej magnetofoni me zĂ« tĂ« lartĂ« qĂ« tĂ« mos dĂ«gjoheshin britmat. MĂ« kanĂ« çuar nĂ« njĂ« dhomĂ« bodrumi dhe mĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« se aty ‘i kemi gri shqiptarĂ«t’ dhe se edhe unĂ« do tĂ« deportohesha. MĂ« kanĂ« detyruar tĂ« zhvishem dhe mĂ« kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« shkel fotografinĂ« e Hashim Thaçit, por nuk e kam bĂ«rĂ«â€, ka rrĂ«fyer Podruqa.

Ajo ka shtuar se, pavarësisht torturave, ka refuzuar të nënshtrohet dhe se në fund kishte kërkuar që ta vrisnin, por jo të shkelte fotografinë, të cilën e kishte marrë dhe e kishte vendosur në gjoks.

Rrëfimet e saj janë pjesë e dëshmive që po dalin në kuadër të hetimeve dhe proceseve gjyqësore lidhur me krimet serbe të kryera ndaj të burgosurave shqiptare gjatë luftës./Telegrafi.

Si u mashtruan vajzat kolumbiane pĂ«r t’u kthyer nĂ« punonjĂ«se seksi nĂ« ShqipĂ«ri, rrĂ«fimi i 23-vjeçares



Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.

Aktualisht, nĂ« Kolumbi, policia nuk po u lexon tĂ« dyshuarve akuza pĂ«r trafikim ndĂ«rkombĂ«tar droge, por pĂ«r trafikimin e dhjetĂ«ra vajzave dhe grave nga MedellĂ­n dhe Bogota, tĂ« cilat janĂ« dĂ«rguar pĂ«r t’u shfrytĂ«zuar si punonjĂ«se seksi nĂ« ShqipĂ«ri. Ky fakt zbulohet nga gazetarja Anila Hoxha.

Me vullnet tĂ« plotĂ« nĂ« nisje, por pa e ditur se nĂ« çfarĂ« “rrethi ferri” do tĂ« pĂ«rfundonin, qindra vajza tĂ« reja, edhe nga vende tĂ« tjera tĂ« AmerikĂ«s Latine, ranĂ« nĂ« rrjetĂ«n e trafikantit Lukas Betancur dhe babait tĂ« tij. Ata cilĂ«sohen si drejtues tĂ« njĂ«rit prej grupeve kriminale qĂ« pĂ«rdori tĂ« gjitha format e shfrytĂ«zimit nĂ« industrinĂ« e seksit tĂ« detyruar.

Sipas hetimeve, gati 1 milion euro llogaritet tĂ« jenĂ« transferuar nga viktimat e kĂ«tij rrjeti, tĂ« cilat punuan si eskorta nĂ« ShqipĂ«ri dhe ushtruan prostitucion nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit. Vajzat u joshĂ«n, u mashtruan dhe mĂ« pas u mbajtĂ«n nĂ« skllavĂ«rinĂ« e shfrytĂ«zimit tĂ« trupit, pĂ«r t’u qarkulluar mĂ« pas nĂ« vende tĂ« tjera si Serbia, Kroacia dhe Spanja. PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, ky fenomen po kthehet nĂ« njĂ« shqetĂ«sim serioz, veçanĂ«risht gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« fundit.

Rrjeti i Betancur nuk është i vetmi. Vajza nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia dhe Rumania regjistrohen çdo ditë në dosjet e policisë shqiptare, ku përshkruhen të dhëna tronditëse për mënyrat e shfrytëzimit.

Forma e parĂ« e rekrutimit Ă«shtĂ« joshja pĂ«rmes mashtrimit, me premtime pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, ose mbajtja peng pĂ«rmes njĂ« borxhi tĂ« sajuar e tĂ« pakthyeshĂ«m. Kaq mjafton qĂ« kĂ«to vajza, tĂ« moshave nga 19 deri nĂ« 40 vjeç, herĂ« tĂ« prezantuara si masazhatore e herĂ« tĂ« reklamuara “me dĂ«shirĂ«â€, tĂ« ushtrojnĂ« prostitucion nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« padukshme, por njĂ«kohĂ«sisht tĂ« ekspozuar hapur nĂ« faqe eskortash.

Një prej tyre rrëfen historinë e saj:

“Quhem Valentina. Erdhi nĂ« ShqipĂ«ri me njĂ« mikeshĂ«, e cila ishte personi qĂ« mĂ« sugjeroi tĂ« udhĂ«toja. NĂ« Kolumbi, ajo ishte praktikisht njĂ« mikeshĂ« e shtĂ«pisĂ« sime, ndaj vendosa tĂ« vij me tĂ«. Nuk e dija qĂ« do vija pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« dhe as qĂ« ishte e ndaluar ligjĂ«risht. Na priste njĂ« kontakt i saj. Kisha nevojĂ« pĂ«r para dhe, mbi tĂ« gjitha, kisha besim tek mikeshja ime.”

“Kur mbĂ«rritĂ«m kĂ«tu, trafikanti na paralajmĂ«roi se me punĂ«n qĂ« do bĂ«nim mund tĂ« kishim probleme me ligjin dhe se duhej tĂ« bĂ«nim kujdes. Madje, ai e kĂ«rcĂ«noi mikeshĂ«n time kur na gjeti apartamentin. Na gĂ«njyen tĂ« dyjave. Kemi ardhur nĂ« njĂ« vend pĂ«r tĂ« cilin nuk dinim asgjĂ«.”

“Dita kur policia erdhi nĂ« apartament ishte njĂ« shok pĂ«r mua. NĂ« Kolumbi, prostitucioni Ă«shtĂ« i lejuar, ndaj nuk e dija qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« i ndaluar. Puna ime e vĂ«rtetĂ« nĂ« Kolumbi ishte estetika, por kam njĂ« fĂ«mijĂ« pĂ«r tĂ« rritur dhe katĂ«r anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« familjes qĂ« jetonin vetĂ«m me rrogĂ«n time. Minimumi jetik nĂ« Kolumbi nuk mjafton pĂ«r asgjĂ«.”

“TrafikantĂ«t mĂ« bindĂ«n se kĂ«tu bĂ«hen para dhe erdha me synimin qĂ«, kur tĂ« kthehesha nĂ« MedellĂ­n, tĂ« hapja qendrĂ«n time estetike. QĂ«ndrova katĂ«r muaj nĂ« ShqipĂ«ri. GjatĂ« kĂ«saj kohe nuk munda tĂ« paguaja as qiranĂ« e familjes sime atje, sepse paratĂ« nuk i shihja as kur paguheshin, as kur i merrnin. NĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« histori jam viktimĂ«, sepse nĂ« ShqipĂ«ri prostitucioni qenka krim; tani kemi probleme me drejtĂ«sinĂ« dhe shefi Ă«shtĂ« nĂ« burg.”

Historia e 23-vjeçares është e njëjtë me atë të shumë vajzave të tjera të arrestuara në të paktën 75 operacione policore brenda një viti në Shqipëri.

ShumĂ« prej tyre, nĂ« momentin qĂ« marrin avionin nga vendlindja, e dinĂ« se nĂ« kĂ«mbim tĂ« parave do tĂ« punojnĂ« si punonjĂ«se seksi. Ato prezantohen si “eksperte”, tĂ« paguara me orĂ« ose ditĂ«. Pa emrin e tyre real dhe me identitete tĂ« rreme, vajzat shfaqen nĂ« platformat dixhitale, duke u ofruar nĂ« vitrinat virtuale tĂ« eskortĂ«s, raporton TCH.

“Nuk jetoj nĂ« SHBA, a ka ndonjĂ« problem?” – Email-i i njĂ« vajze nga Tirana nĂ« dosjet Epstein, aplikoi pĂ«r punĂ« si asistente personale



Në dosjen voluminoze të Jeffrey Epstein, e cila përfshin mbi 3 milionë faqe dhe është bërë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një pozicion pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, email-i i vajzës me Egerta Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017.

Fillimisht, ajo ka kontaktuar një ndërmjetës, emri i të cilit është i redaktuar në dosje, duke i dërguar CV-në dhe duke shprehur interes për vendin e punës.

“Nuk jam me bazĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara. A Ă«shtĂ« kjo problem?”, shkruan ajo nĂ« email, duke iu referuar njĂ« oferte pune qĂ«, sipas saj, i ishte komunikuar pĂ«rmes Evan Luthra-s.

Përgjigjja që ajo merr është se vendndodhja nuk përbën pengesë, ndërsa i kërkohet të dërgojë tre fotografi personale të cilësisë së mirë, si dhe CV-në e saj.

Pas dĂ«rgimit tĂ« materialeve, ndĂ«rmjetĂ«si i pĂ«rcjell informacionin Jeffrey Epstein-it, duke e pĂ«rshkruar vajzĂ«n si 21–22 vjeçe.

NĂ« komunikimin e mĂ«tejshĂ«m me Epstein-in, ndĂ«rmjetĂ«si shprehet se vajza jeton nĂ« Paris, ndonĂ«se nĂ« CV-nĂ« e dorĂ«zuar nga ajo thuhet se banon nĂ« TiranĂ«. “A duhet ta intervistoj kĂ«tĂ«?”, pyet ai nĂ« email-in drejtuar Epstein-it.

Nga lista e bashkëngjitjeve rezulton se, përveç CV-së dhe fotografive, vajza ka dërguar edhe një video prezantuese në kuadër të aplikimit për këtë pozicion.

Dokumentet nuk sqarojnë nëse ky proces aplikimi ka vijuar më tej apo nëse ka pasur kontakte të tjera mes palëve.

Lezhë: Berberi i plagosur dërgohet me urgjencë për trajtim - plagë në shpatull, bark dhe këmbë



Berberi 30-vjeçar Sokol Daci, i cili u plagos me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së dielës sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake ndodhet ne gjendje stabel. 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Rrilës. Autorët kanë ndaluar makinën para berberhanes dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet



Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 20:00, nĂ« rrugĂ«n “NĂ«na TerezĂ«â€, ndĂ«rsa i lĂ«nduari Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orĂ«s 20:00 kemi marrĂ« informatĂ«n pĂ«r njĂ« lĂ«ndim trupor tĂ« ndodhur nĂ« rrugĂ«n ‘NĂ«na Terezë’ nĂ« FushĂ« KosovĂ«. I njĂ«jti Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, ndĂ«rkohĂ« policia ka nisur hetimet pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« kĂ«tij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo personat e përfshirë në rast.

Shala: Thaçi ishte nën presion prandaj kishte dyshime për Konferencën e Rambujesë



Gazetari-aktivisti Blerim Shala kanĂ« zbardhur detaje nga pĂ«rgatitjet pĂ«r KonferencĂ«n e RambujesĂ«, duke theksuar se lideri politik i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, ka vepruar nĂ«n presion tĂ« madh nga komandantĂ«t e zonave dhe se kjo ndikoi nĂ« dyshimet e tij ndaj konferencĂ«s

Surroi rrëfeu se gjatë diskutimeve për qeverinë e përkohshme, Thaçi ishte skeptik dhe vendosi të mos merrte pjesë në një takim kyç me zyrtarët amerikanë, përfshirë Madeleine Albright, James Dobbins dhe Richard Holbrooke.

Surroi ka thënë se në atë moment u angazhua personalisht për të siguruar që dokumenti të pranohej dhe u nënshkrua nga pesë persona, duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Thaçin, Surroin dhe Blerim Shalën.

Blerim Shala

Shala shtoi se presioni ka ardhur kryesisht nga pĂ«rfaqĂ«sues lokalĂ« tĂ« UÇK-sĂ« dhe spekulime tĂ« ndryshme qĂ« qarkullonin rreth marrĂ«veshjes, duke e bĂ«rĂ« Thaçin tĂ« dyshojĂ« pĂ«r suksesin e konferencĂ«s.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Madeleine Albrightit, e cila sipas tij ishte përkushtuar maksimalisht për të mos i lënë palët shqiptare vetëm dhe për të siguruar finalizimin e marrëveshjes.

“Mendoj qĂ« ka qenĂ« nĂ« presion tĂ« madh (Thaçi)... prej UÇK-sĂ«, prej pĂ«rfaqĂ«suesve lokalĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, pastaj ka pasur spekulime tĂ« llojllojshme, tĂ« cilat e kemi ndi edhe unĂ« edhe ti. Pastaj u dashke me i konsultu Hillin dhe ekipin e zonjĂ«s Albright, a janĂ« tĂ« vĂ«rteta jo, se spekulimet e tilla qĂ« kjo Ă«shtĂ« veç konferencĂ« provizore, e cila me gjasĂ« ka pĂ«rhapĂ« Adem Demaçi, ndoshta edhe dikush nga UÇK-ja, se kjo Ă«shtĂ« konferencĂ« provizore, amerikanĂ«t s’janĂ« tĂ« interesuar tĂ« ketĂ« sukses, duhet tĂ« ketĂ« konferencĂ« tjetĂ«r nĂ« AmerikĂ«, dhe atje do tĂ« vendoset”, rrĂ«feu Shala, nĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim nĂ« podcastin PIKË, publicisti Veton Surroi.

Pse Demaçi s’e pĂ«rkrahu KonferencĂ«n e RambujesĂ«?



NĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim nĂ« podcastin PIKË, publicisti Veton Surroi dhe gazetari Blerim Shala kanĂ« diskutuar pĂ«r qĂ«ndrimin e ish-tĂ« burgosurit politik Adem Demaçi pĂ«r KonferencĂ«n e RambujesĂ«.

Sipas Surroit, Demaçi kishte njĂ« oscilim tĂ« madh gjatĂ« periudhĂ«s pĂ«rpara konferencĂ«s dhe refuzoi tĂ« merrte rolin e shefit politik tĂ« UÇK-sĂ«, duke vendosur tĂ« mos merrte pjesĂ« aktive nĂ« negociata.

Shala ndërkohë ka thënë se kishte një rivalitet mes të burgosurve politikë të asaj kohe.

“Ai kishte njĂ« vullnet dhe pasion tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, por nuk kuptoi momentumin e luftĂ«s dhe vendosi tĂ« mos shkojĂ« nĂ« Rambuje”, tregoi Shala.

Megjithatë, Surroi dhe Shala treguan se delegacioni shqiptar arriti të ruajë marrëveshjen dhe të siguronte pranimin e saj për pak, pavarësisht dyshimeve dhe shqetësimeve që lindën nga mosangazhimi i Demaçit.

Shala vuri në dukje gjithashtu rolin vendimtar të profesor Rexhep Qosjes dhe të pjesëtarëve të tjerë të delegacionit, të cilët këmbëngulën që marrëveshja të pranohej.

U përmend në dosjen e Epstein, reagon Pacolli



Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar publikisht pas përmendjes së emrit të tij në dosjen e Jeffrey Epstein, duke folur për një rast pabesie shumëvjeçare nga një person të cilit, sipas tij, i kishte besuar për më shumë se 20 vjet.

Në një reagim të gjatë, Pacolli shprehet se përballja me faktet e asaj që ai e cilëson si pabesi ka qenë një nga momentet më të shëmtuara të jetës së tij, ndërsa thekson se faktet po dalin çdo ditë në dritë.

Sipas Pacollit, veprimet në fjalë nuk kanë qenë të kufizuara vetëm në mashtrime apo falsifikim dokumentesh, por kanë përfshirë tentativa për poshtërim, vjedhje, përbuzje, gënjeshtra dhe veprime të tjera që ai i cilëson si të ulëta.

Ai shton se, përballë pamundësisë për të marrë përgjegjësi, personi i përfshirë ka tentuar të dëmtojë gjithçka që ai ka ndërtuar ndër vite, përfshirë reputacionin, moralin dhe pronën.

Pacolli bĂ«n tĂ« ditur se faktet e kĂ«tyre veprimeve, tĂ« ndĂ«rtuara ndĂ«r vite, do t’i publikojĂ« njĂ« nga njĂ« sapo tĂ« nisĂ« trajtimi i tyre nĂ« gjykatat penale dhe civile nĂ« KosovĂ«, ShqipĂ«ri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libi, vende ku sipas tij janĂ« konsumuar kĂ«to veprime.

Ai thekson se rasti është aq i rëndë, sa ka nisur të përmbledhë të gjitha faktet edhe në një libër, të cilin paralajmëron se do ta promovojë publikisht.

Sipas Pacollit, ky angazhim ka dy qëllime kryesore: rritjen e vetëdijes se pabesia nuk mund të kalojë pa pasoja dhe dërgimin e një mesazhi për ata që mund të gjenden në situata të ngjashme, se besimi te njerëzit është i natyrshëm, por kontrolli është i domosdoshëm, veçanërisht në raportet profesionale dhe të bashkëpunimit.

Reagimi i Pacollit vjen pas përmendjes së emrit të tij në disa dokumente të publikuara në kuadër të dosjes së Jeffrey Epstein, të bëra publike nga autoritetet amerikane./Telegrafi.

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet



Pas rinumĂ«rimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit.

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se Damka gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave.

“Me siguri qĂ« po [qĂ« duhet tĂ« intervistohet]”, ka thĂ«nĂ« Pula.

“Gjithsesi. UnĂ« sa e di, e kemi vetĂ«m njĂ« rast qĂ« njĂ« deputet e ka humbur mandatin, edhe Ă«shtĂ« ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vĂ«rejtur qĂ« ka mandate tĂ« humbura pĂ«r deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, pavarĂ«sisht tendencave qĂ« t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijĂ«ra, prapĂ« nuk kanĂ« arritur kuotĂ«n e saktĂ« nga vendi prej nga vijnĂ« pĂ«r me u ba deputetĂ«â€.

“Prandaj, Ă«shtĂ« i vetmi ky kandidat qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mĂ«dyshje qĂ« duhet tĂ« intervistohet”, tha Pula nĂ« Klan Kosova.

“TĂ« jemi tĂ« qartĂ«, kjo Ă«shtĂ« çështje ekskluzive e Kryeprokurorit tĂ« ProkurorisĂ« pĂ«rkatĂ«se pĂ«r ta vazhdu hetimin deri nĂ« fund”.

​Hapet pĂ«r qarkullim njĂ« korsi nĂ« aksin Librazhd-QafĂ« ThanĂ«



Pas rreth tetë orësh bllokimi, është hapur lëvizja me një korsi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë të Shqipërisë, pjesë e Korridorit VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit me Tiranën.

Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë, çka la të bllokuar në rrugë mijëra qytetarë për disa orë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.

Segmenti ku ndodhi rrëshqitja është aktualisht pjesë e punimeve për hapjen e gjurmës së re të Korridorit VIII, në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës.

Sipas ekspertëve të pavarur, ndërhyrjet e pastudiuara në shpatin e malit mund të kenë ndikuar në shembjen masive. Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mohuar që punimet të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuar situatën motit të keq dhe reshjeve, shkruan Oranews.

Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë kohës së bllokimit, gra, fëmijë dhe të moshuar u detyruan të qëndrojnë për orë të tëra në trafik, ndërsa policia rrugore rekomandoi përdorimin e aksit alternativ Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin drejt Tiranës.

Bllokimi i këtij aksi përkoi me ditën e diel, kur fluksi i lëvizjes është i shtuar për shkak të kthimit të qindra pushuesve nga juglindja e vendit, duke e rënduar edhe më tej situatën në qarkullim.

Historia e Axhire Memellit, 94-vjeçarja nga Devolli që sfidon moshën dhe vetminë me punë



Axhire Memelli, 94 vjeçe, banore e fshatit Sinicë në Devoll, vijon të jetë aktive dhe të menaxhojë jetën e saj në mënyrë të pavarur, pavarësisht se jeton e vetme.

Gjatë jetës së saj, ajo ka përjetuar humbje të mëdha, duke mbetur pa bashkëshort dhe pa fëmijë. Megjithatë, Memelli nuk e ka lejuar vetminë të ndikojë në përditshmërinë e saj, duke ruajtur një stil jete aktiv dhe të disiplinuar.

Ajo tregon se dita e saj kalon duke u marrë me punët e shtëpisë dhe kujdesin për mjedisin përreth, ndërsa shëndeti i saj, sipas saj, ka qenë i qëndrueshëm. Përveç ilaçeve për tensionin e gjakut, ajo thotë se nuk vuan nga sëmundje të tjera serioze.

Sekretin e jetëgjatësisë së saj, Axhire Memelli e lidh me durimin, punën e vazhdueshme dhe respektin ndaj të moshuarve, vlera që thotë se i ka mësuar nga vjehrra e saj dhe i ka zbatuar gjatë gjithë jetës.

Në prag të 94-vjetorit, historia e saj përbën një shembull të vullnetit për të jetuar, pavarësisë dhe dinjitetit personal, duke dëshmuar se mosha nuk është pengesë për të qenë aktive dhe e përfshirë në jetën e përditshme.

- YouTube www.youtube.com

❌