Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rihanna dhe ASAP Rocky tërheqin vëmendjen me stilin e tyre në Javën e Modës në Paris



Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj karakteristik teksa u shfaq në Paris gjatë Javës së Modës, krah partnerit të saj ASAP Rocky.

Këngëtarja 37-vjeçare zgjodhi një veshje elegante në nuanca kafe, të kombinuar me një shall prej leshi dhe aksesorë të errët, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë mode.

Pamjen e kompletoi me një pulovër të ngrohtë, pantallona të gjera dhe taka prej lëkure gjarpri, shkruan DailyMail.

Nga ana tjetër, ASAP Rocky u shfaq me një stil më casual, duke veshur një xhaketë të zezë lëkure dhe një kapelë Chanel.

Çifti u pa teksa largohej së bashku pas një sfilate mode në kryeqytetin francez. Rihanna dhe Rocky janë në një lidhje që prej vitit 2020 dhe janë prindër të tre fëmijëve: RZA, Riot dhe vajzës së tyre Rocki Irish, e lindur në shtator 2025.

Së fundmi, reperi ka folur edhe për raportin e tij me Drake, duke pranuar se nuk kanë më kontakt për shkak të një përplasjeje të vjetër.

Ai theksoi se mes tyre nuk ka “armiqësi reale”, por se rrugët janë ndarë me kalimin e kohës, kryesisht për arsye personale.

Deklaratat erdhën pas spekulimeve se kënga e tij e re mund të ishte një thumbim ndaj reperit kanadez, diçka që Rocky e mohoi, duke sqaruar se teksti nuk i drejtohet një personi të vetëm. /Telegrafi/

“Mos më përqafo formalisht”, Limi dhe Alba surprizojnë me një moment afrimiteti



Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pas një periudhe të mbushur me tensione, debate dhe situata të ndërlikuara që kanë përfshirë edhe Dolcen, dyshja duket se po gjen sërish një gjuhë të përbashkët.

Gjatë një momenti spontan, Limi iu afrua Albës dhe e përqafoi, por reagimi i saj ishte i papritur.

BBVK/Instagram

Ajo i kërkoi që përqafimi të mos ishte i ftohtë apo formal, duke i thënë: “Jo kështu formalisht”.

Ky koment u interpretua nga shumëkush si një shenjë se Alba pret më shumë sinqeritet dhe ndjeshmëri nga ana e tij.

Afrimi i tyre vjen pas gjithë dramave që kanë ndodhur në shtëpi, ku marrëdhënia mes Limit dhe Albës ka kaluar ulje-ngritje dhe ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Ky moment i vogël, por domethënës, ka hapur diskutime të reja mes banorëve dhe ndjekësve të formatit, të cilët po ndjekin me interes çdo zhvillim mes tyre. /Telegrafi/

“A të kanë rrahur, apo i ke rrahur gjithmonë?”, Limi jep përgjigjjen pa hezituar



Një bisedë e drejtpërdrejtë mes Benitës dhe Limit është zhvilluar mëngjesin e sotëm brenda shtëpisë, ku vëmendjen e mori rrëfimi i Limit për përleshjet që ai ka pasur jashtë saj.

Diskutimi nisi me një pyetje të hapur nga Benita, e cila i tha: “A të kanë rrahur, apo i ke rrahur gjithmonë?”.

Pa hezitim, Limi u përgjigj hapur, duke pranuar se ka përjetuar të dyja situatat. “Më kanë rrahur, e i kam rrahur. Mendon se i tutem dikujt a? Kurrë në botë”, u shpreh ai, duke treguar një qëndrim sfidues dhe të drejtpërdrejtë.

BBVK/Instagram

Kjo deklaratë ka rikthyer menjëherë në vëmendje një video që po qarkullon sërish në rrjetet sociale, ku Limi shihet i rrahur nga disa persona.

Pamjet janë bërë virale së fundmi, duke nxitur komente dhe reagime të shumta nga publiku, i cili po lidh deklaratat e tij brenda shtëpisë me atë që është parë jashtë saj.

Biseda mes dy banorëve ka hapur diskutime të reja mes ndjekësve të formatit, duke sjellë në pah të kaluarën e Limit dhe duke shtuar kureshtjen për historitë që ai ka përjetuar jashtë shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/


Rogerti i prekur emocionalisht, shfaqet i vetmuar teksa qan në oborrin e Big Brother VIP Albania



Mbrëmja e kaluar në Big Brother VIP Albania u karakterizua nga tensione të forta brenda shtëpisë, ku Rogerti u përfshi në një përplasje të ashpër me disa banorë.

Ai kishte përdorur shprehje të forta që ofendonin pjesën tjetër të banorëve, duke ndezur debate dhe situata të pakëndshme mes tyre.

Gjatë këtij debati, Rogerti i tha Selin: “Të ishe ti motra ime, unë s’të fusja në shtëpi”, ndërsa Mirit iu drejtua me fjalët: “Ti je pro incestit”.

BBVA/Instagram

Këto komente shkaktuan reagime të forta nga banorët e tjerë dhe tensioni në shtëpi u rrit ndjeshëm.

Sot, Rogerti është parë i vetëm në oborr, duke qarë. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, me reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Disa ndjekës kanë shprehur keqardhje për të dhe e shohin si një shfaqje të ndjeshmërisë së tij, ndërsa të tjerët besojnë se po merr rolin e viktimës pas ofendimeve që bëri ndaj banorëve.

Një pjesë e publikut e sheh gjithashtu si një pjesë të strategjisë së tij brenda lojës.

Momenti i parë i tij i qetë dhe i vetmuar ka reflektuar një anë më të brishtë të banorit, duke treguar se përtej polemikave dhe debatit, ndjenja dhe emocionet janë ende pjesë e përditshmërisë së shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Momenti kur Mateo takon nënën e Brikenës: Dua të të kërkoj falje nëse e kam mërzitur – ajo: Je shumë djalë i mirë



Natën e kaluar, Brikena u befasua nga vizita e veçantë e nënës së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas një përshëndetjeje të ngrohtë mes vajzës dhe nënës, Mateo doli nga shtëpia për t’u përballur me situatën dhe për të shprehur një mesazh të sinqertë.

Mateo: “Dua vetëm të të kërkoj falje nëse në çdo moment apo pjesë të lojës mund ta kem ofenduar, cënuar apo mërzitu Brikenën”.

BBVA/Screenshot

Nena e Brikenës: “Jo, asgjë, kjo është lojë”.

Mateo: “Për mua nuk është lojë, por nëse e kam shqetësuar për ndonjë moment, të kërkoj shumë falje”.

Nena e Brikenës: “Jo asgjë, je shumë djalë i mirë, respekt”.

Pas këtyre fjalëve, Mateo i zgjati dorën dhe u përshëndet me nënën e Brikenës, duke krijuar një nga momentet më të bukura dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Fansat kanë lavdëruar jo vetëm sjelljen e matur të Mateos, por edhe qëndrimin e ngrohtë dhe të dashur të nënës së Brikenës. /Telegrafi/

Harper Beckham i shpreh mbështetje vëllait Romeo pas tensioneve me Brooklyn



Harper Beckham u rikthye në rrjetet sociale për herë të parë që nga deklarata tronditëse e vëllait të saj të madh, Brooklyn, duke ndarë një homazh për vëllain e saj Romeo.

Brooklyn kishte publikuar një postim gjashtëfaqësh ku deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen dhe i quajti prindërit e tij “kontrollues dhe manipulues”.

Që nga ajo deklaratë, asnjë nga anëtarët e familjes Beckham nuk iu përgjigj drejtpërdrejt akuzave, megjithëse David dhe Victoria ndanë mesazhe publike duke reflektuar mbi kujtimet e bukura me familjen, shkruan DailyMail.

Harper, 14 vjeç, e lavdëroi Romeo-n pas pjesëmarrjes së tij në sfilatën e Willy Chavarria në Javën e Modës në Paris, duke publikuar një video nga pista me mbishkrimin: “Edhe një herë!! Një tjetër shfaqje e mrekullueshme x @romeobeckham @willychavarria.” Videoja u ripostua nga David dhe vetë Romeo.

Burime pranë familjes thanë për The Sun se Brooklyn po përpiqej të qëndronte pranë Harper, e cila nuk u përmend në deklaratën e tij gjashtëfaqëshe.

Ata shtuan se raporti i ngushtë mes motrës së vogël dhe Brooklyn është “zemërthyes” për shkak të tensioneve aktuale.

Kjo situatë ka lënë Victoria Beckham të ndjehet “e tradhtuar”, pasi gjatë viteve ka bërë shumë për të mbrojtur Brooklyn-in nga histori të vështira të së kaluarës dhe për të ndërtuar marrëdhënie harmonike me Nicola Peltz.

Burime shtuan se Victoria do të kishte bërë gjithçka për të shmangur grindjet, por tani mendon se Brooklyn dhe Nicola po veprojnë “pa arsye”. /Telegrafi/

Donna Dafi prezanton “Primadonna” në Paris, projekti që pritet të dominojë 2026-ën



Këngëtarja, Donna Dafi, ka ndezur rrjetet sociale me pamje tërheqëse nga Parisi, ku po punon për promovimin dhe videoklipin e projektit të saj më të ri, “Primadonna”, që do të publikohet më 30 janar 2026.

E rrethuar nga luksi, moda dhe atmosfera e veçantë parisiane, Donna shfaqet ekstravagante, elegante dhe provokuese, duke treguar se ky projekt nuk është thjesht një këngë, por një eksperiencë vizuale dhe emocionale.

Një nga detajet më të diskutueshme ka qenë përdorimi i fragmenteve nga kënga ikonike e Eli Farës, “Rrugës i trishtuar, dikush po ecën”, gjë që ka ngjallur kureshtje tek fansat.

Në Instagram, këngëtarja ka lënë një mesazh enigmatik: “Fjalët që m’i tha drejt e n' fytyrë më shkuan drejt e n'zemër”, duke lënë të kuptohet se “Primadonna” mund të jetë një rrëfim shumë personal për të.

Parisi e ka ndier tashmë ndikimin e saj, showbiz-i është në pritje, dhe publiku po numëron ditët për debutimin e projektit. /Telegrafi/

Azem Gagica zhduket nga Instagrami pas ditëlindjes së 30-të



Profilit të Azem Gagicës në Instagram i mungojnë tani të gjitha postimet.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova ka vendosur të fshijë ose të arkivojë çdo gjurmë të aktivitetit të tij publik në rrjetet sociale, një lëvizje që erdhi pak ditë pas festimit të ditëlindjes së tij të 30-të të premten e kaluar.

Ky hap ka habitur ndjekësit e tij, rreth 70 mijë persona, por duket se është marrë me qëllim të qartë.

Para se të zhdukte përmbajtjen, Azemi la një mesazh për ndjekësit, ku shpjegonte se kjo nuk ishte një vendim spontan.

Ai tha se rrjetet sociale janë bërë një hapësirë toksike, ku gjithçka ka të bëjë vetëm me të dukurit, dhe se tani nuk ndjen më nevojën të provojnë askujt se kush është në të vërtetë.

Megjithatë, duket se kjo nuk është një tërheqje e përhershme. Në stilin e disa yjeve të njohur që përdorin fshirjen e postimeve për të nisur një kapitull të ri, Azemi paralajmëroi se do të rikthehet me një “surprizë të madhe”.

Çështja që mbetet për t’u parë është nëse kjo zhdukje digjitale pas mbushjes së 30 vjetëve shënon thjesht një nevojë për privatësi, apo në fakt paralajmëron një ndryshim të plotë të imazhit të tij për ndonjë projekt të madh që po vjen. /Telegrafi/


Azem Gagica/InstaStory

Tension në familjen Beckham, Romeo dhe Cruz tregojnë unitet pas deklaratës së bujshme të Brooklyn



Romeo dhe Cruz Beckham janë shfaqur më të bashkuar se kurrë, vetëm pak ditë pas deklaratës tronditëse të vëllait të tyre të madh, Brooklyn.

Dy vëllezërit u panë në Paris duke shijuar një takim të dyfishtë me partneret e tyre, Kim Turnbull dhe Jackie Apostel, gjatë Javës së Modës për Meshkuj.

Ata u fotografuan teksa shkonin për darkë në restorantin Kaspia, duke treguar qartë afrimitetin mes tyre, pavarësisht tensioneve të fundit që kanë përfshirë familjen Beckham, shkruan DailyMail.

Kjo dalje publike vjen pas postimit të Brooklyn, ku ai deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen dhe i quajti prindërit e tij “kontrollues dhe manipulues”.

Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se këto deklarata kanë tronditur veçanërisht Victoria Beckham, e cila thuhet se ndihet e tradhtuar, pasi për vite me radhë ka mbrojtur Brooklyn-in dhe është përpjekur të krijojë një marrëdhënie të ngushtë edhe me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Sipas burimeve, Victoria mendon se sjellja e tyre ka qenë e paarsyeshme.

Ndërkohë, David dhe Victoria Beckham kanë reaguar në mënyrë indirekte në rrjetet sociale, duke ndarë kujtime të bukura familjare, pa iu referuar drejtpërdrejt deklaratave të Brooklyn, në një përpjekje për të ruajtur unitetin dhe qetësinë publike të familjes. /Telegrafi/

Baby G hyn si banore e re në Big Brother VIP Albania, sjell ​tetë bileta fati për banorët



Një tjetër surprizë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP Albania 5, ku një banore e re i është bashkuar garës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Baby G, e cila hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë hyrja e dytë e mbrëmjes, pas DJ Gimbo.

Përveç hyrjes së saj si konkurrente, Baby G erdhi me një mision të veçantë nga produksioni, i cili solli dinamika të reja mes banorëve.

BBVA/YouTube

Ajo kishte në dorë gjithsej tetë bileta fati, nga të cilat njërën vendosi ta mbante për vete, ndërsa shtatë të tjerat ua shpërndau banorëve Brikenës, Selinës, Malit, Stelinës, Stenaldos, Artanit dhe Gretës.

Hyrja e Baby G dhe shpërndarja e biletave të fatit pritet të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e lojës, duke shtuar kuriozitetin dhe tensionin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Lorna eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5



Mbrëmjen e kaluar (e shtunë), aventura e Lornës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka marrë fund.

Banorja u eliminua pas televotimit, ku ishte në nominim së bashku me Selin, Mirin, Keijsin dhe Inën, një nominim i krijuar si rezultat i zinxhirit të shpëtimit.

Lorna ishte pjesë e këtij edicioni që nga Prime i parë, por nuk arriti të vijonte rrugëtimin e saj deri në finalen e spektaklit.

Pas daljes nga shtëpia, gjatë fjalës së saj në studio, ajo reagoi e surprizuar nga vendimi i publikut, duke thënë: “Nuk e prisja. Por publiku do më shumë të shoh lojën në çift si Ina-Keijsi se loja tek”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Takim emocionues mes Brikenës dhe nënës së saj - Mateo e takon dhe i kërkon falje



Një moment i veçantë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur këtë të shtunë në Big Brother VIP për Brikenën.

Pas një rrëfimi të sinqertë, banorja doli në oborr, ku e priste një surprizë e ëmbël: një tepsi me fli, përgatitur nga nëna e saj.

Pak më vonë, nëna e Brikenës doli nga dhoma e dëshirave dhe u takua me vajzën e saj, e cila nuk arriti të mbante lotët.

Me një buzëqeshje të ngrohtë, ajo u përshëndeti banorët: “I përshëndes të gjithë banorët. Mateon dhe të gjithë të tjerët. Jeni shumë të mirë”.

Në këtë moment, Mateo u afrua në oborr për të takuar nënën e Brikenës dhe i tha: “Të kërkoj falje nëse ju kam lënduar juve dhe Brikenën”.

Nëna e Brikenës e qetësoi menjëherë: “Jo kjo është një lojë, je djalë shumë i mirë”.

Takimi përfundoi me një përshëndetje të ngrohtë, ku Mateo i dha dorën nënës së Brikenës, duke vulosur një moment të veçantë dhe emocional për banoren dhe të gjithë shtëpinë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com


“Daja i saj më ka prerë rrugën”, Brikena ‘shpërthen’ pasi dëgjon deklaratën e Mateos: Familjen time nuk e prek askush



Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një tension i papritur shpërtheu mes Brikenës dhe Mateos, pas deklaratës së fundit të banorit në Prime.

Përkundër momenteve të këndshme që kanë kaluar së bashku ditët e fundit, ku Mateo e shpëtoi Brikenën gjatë lojës në zinxhir dhe më pas shijuan një darkë si dy të vetmit fitues të lojës, një koment për familjen e saj ndezi zemërimin e Brikenës.

BBVA/YouTube

Fjalët e Mateos, që pretendonte se familjarët e saj i kishin vënë pengesa në takimet e tyre, shkaktuan një reagim të fortë dhe të vendosur nga banorja, e cila nuk pranoi që askush të përmendte familjen e saj në lojë.

Brikena: “Ky vazhdon dhe jep detaje për atë takim për lojë. Unë me Mateon, s’kam gjë. Ai s’ka të drejtë ta përmendë familjen time. Ai po shfrytëzon këtë takim në lojë. Mua nuk më ndalon as familja ime për të qenë me një person. Kur unë nuk kam dalë me Mateon, është sepse s’doja të kisha një përputhje me Mateon. A kishte puthje a jo, unë s’e vazhdoj më. Puthje s’ka pasur, por ai e përdor. Familjen time nuk e prek askush. Bravo, sepse e tregove që këtë e përdore për lojë”.

Mateo: “Nuk është prekur familja e askujt”.

Brikena: “Familjen time nuk e përmend askush. Kurrë mos të dëgjoj ta përdorësh familjen time. Hera e parë edhe e fundit”.

Mateo: “Sqarimi nuk ishte për asnjë nga banorët e shtëpisë. Ishte vetëm për publikun. Nuk kam ardhur këtu të dal me flamur. Kërkoj falje për personat që kam përmendur, sepse gjithsecili e di çfarë ka ndodhur. Nuk ka ndodhur asgjë e pazakonshme. Nëse këtu e kam përmendur ndonjëherë historinë time me një person, të dalë dhe ta thotë. Nëse do e kisha shfrytëzuar këtë për lojë, unë Brikenës do i shkoja nga mbrapa gjithë kohës. Unë për asnjë moment nuk kam bërë nga këto gjeste këtu. Çdo gjë ja kam lënë kohës. Brikena mua nuk më ka bërë asnjë premtim. Del Kejsi dhe thotë: ‘Të trajton si leckë’. Nuk më intereson fare. Unë bëj timen”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

DJ Gimbo, DJ personal i Gjestit, bashkohet si konkurrent i ri në Big Brother VIP Albania 5



Një emër i ri ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë një frymë të re në këtë edicion të njohur të spektaklit.

Bëhet fjalë për DJ Gimbo, i cili zyrtarisht është bërë pjesë e garës për Çmimin e Madh, duke u bashkuar me banorët e tjerë dhe duke premtuar të sjellë energji dhe dinamizëm të veçantë.

DJ Gimbo nuk është një emër i panjohur për fansat e Big Brother, pasi ai ka punuar si DJ personal i fituesit të edicionit të kaluar, Gjestit.

BBVA/YouTube

Përvoja e tij e afërt me një fitues të BBVA e vendos atë në një pozicion interesant brenda shtëpisë, ndërsa publiku do të ndjekë me kujdes mënyrën se si ai do të ndërveprojë me banorët e tjerë dhe si do të ndikojë në dinamikën e lojës.

Me hyrjen e tij, shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 duket se po përgatitet për momente të forta dhe përplasje të paparashikueshme, ndërsa DJ Gimbo sjell një kombinim të përvojës, karizmës dhe aftësive muzikore që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Të duket normale të fërkosh kokën te kofsha e vajzës tënde?” - Agravon debati mes Selin dhe Rogertit: Mos e ke përjetuar vetë incestin



Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP mes Selinës dhe Rogertit, pasi ky i fundit kritikoi ashpër raportin e Selinës me Mirin.

Rogerti ka nxjerrë në pah se sipas tij nuk është normale që Miri t’i fërkojë kokën tek kofshët Selinës dhe ta trajtojë si vajzën e tij.

Selin, nga ana tjetër, i ka kundërpërgjigjur duke e paralajmëruar të bëjë kujdes me mënyrën se si shprehet.

Rogerti: “Unë dua që Selin ta kuptojë që Miri është një person shfrytëzues, do të bëjë incest”.

Selin: “Kujdes se si e thua se do të vijë taka kokës, nuk e meriton asnjë minutë në televizion, nuk je burrë”.

Rogerti: “Miri shfrytëzon gratë. Ishim aty jashtë dhe po flisnim me Mirin. I thash a mos të ka shpëtuar goja që ke thënë se Selin e ke si vajzë. I thash a të duket normale të fërkosh kokën te kofsha e saj”.

Selin: “Nuk është normale kjo, mos vallë e ke përjetuar vetë që e njeh kaq mirë incestin, mos e bën vetë”. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

"T'ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi", klipi që shfaq Rogertin tejet ofendues: Ti je pro incestit



Hyrja e Rogertit në shtëpinë e BBVA ka shkaktuar trazira të mëdha, duke krijuar debat dhe konflikte të ashpra mes tij dhe pjesës tjetër të banorëve.

Situata ka marrë përmasa të forta gjatë përplasjes me Selin dhe Miri, ku Rogerti përdori shprehje të forta që ndezën tensionin në shtëpi.

Gjatë debatit, Rogerti i tha Selin: “Të ishe ti motra ime, unë s’të fusja në shtëpi”, ndërsa ndaj Mirit u shpreh: “Ti je pro incestit”.

BBVA/YouTube

Selin: “Nuk jam dakord me qasjen e Gertit në këtë lojë. Ka hyrë me këmbët e para. Që te darka, ku ne i kemi lënë disa gjëra që kur ushqehemi nuk ngacmojmë. E nisi që te darka pas Prime. Etiketoi dy vajza, njërën si dashnoren e Mirit, tjetrën s’po e them. Aty pata një shpërthim, Gerti më kërkoi falje dhe nuk ia pranova. Këtë e ka bërë me çdo vajzë, i ka quajtur të pandershme. Mirin e cilësoi si një shfrytëzues gra. Mënyra se si Gerti po qaset në këtë lojë është totalisht e gabuar. Unë jam zbutur, kam mbajtur një qëndrim jo shumë të afërt, por as shumë inat për gjërat që ka bërë, sepse jam munduar ta analizoj”.

Miri: “Unë nuk di si ta filloj këtë situatë që ju e patë me këtë personi, i cili është një njeri i ndyrë, i pisët, i paskrupull, që përdor fjalën incest. Unë kam një grua të mrekullueshme, një vajzë që e dua fort dhe unë nuk bëj incest në familjen time. Turp të të vijë. Këtë po prisja. Maskara burrë. I poshtër. Jashtë të dalësh me vrap. Këtë vajzën këtu e kam trajtuar si vajzën time. Nuk e kam vajzën biologjike. Vajzën biologjike e kam në shtëpi dhe nuk bëj incest. Turp! Maskara”.

Rogerti: “Të gjitha këto kanë një histori. Fjalën incest, ai e ka thënë vetë. Ka thënë që është pro incestit”.

Miri: “Po kësaj vajze çfarë do i bëj në krevat? Ti je i ndyrë”.

Rogerti: “Unë flas me fjalët e tua. Ti që e ke problem, vazhdo e protesto. Është video që do dalë shumë shpejtë dhe janë fjalët e tua”.

Miri: “I poshtër! Ik mor, maskara. Duhet të kishe dalë nga shtëpia. Duhet të kishe dalë vetë”.

Rogerti: “Rri urtë! Rri urtë! Ajo ngjarje ka ndodhur dhe publiku e ka parë. Janë fjalët e Mirit. Unë nuk akuzoj askënd”.

Miri: “Më akuzove se the: ‘Je pro incestit’”.

Rogerti: “Unë kisha punë vetëm me Kristin sepse s’më pëlqen loja e tij, unë po grindesha me Kristin dhe u fut Selin. Më pas u fut edhe Miri, sepse do e mbrojë. Nëse Miri thotë që e ka Selin si vajzën e vetë, e ka gabim sepse ky e përkëdhel Selinin dhe tani nuk flenë më bashkë. Brikenës i kam thënë: ‘Mos na bëj si e ndershme’. Këto gjëra janë vetëm për show dhe unë nuk i pranoj. Nuk e ka prekur njeri në seksualitet”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Banorët përballen me sfidën e buxhetit, Labinoti rruan njërën vetull



Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë zhvilluar së fundmi sfidën e radhës për buxhetin, një provë që kërkon bashkëpunim dhe sakrifica nga secili prej tyre për të siguruar kushtet javore në shtëpi.

Si pjesë e kësaj sfide, secilit banor i është caktuar një detyrë e veçantë që duhej përmbushur.

Një nga detyrat më të komentuara i ra Labinot Rexhës, të cilit iu kërkua të rruante një pjesë të trupit, duke përfshirë opsione si vetullat, flokët apo zona të tjera.

BBVK/Instagram

Labinoti vendosi ta çojë deri në fund sfidën.

Ai shkoi dhe rroi njërën vetull, duke shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.

Veprimi i tij u prit me habi, të qeshura dhe komente nga banorët, ndërsa publiku jashtë shtëpisë e komentoi gjerësisht momentin në rrjetet sociale.

Ky veprim tregoi gatishmërinë e Labinotit për të sakrifikuar për grupin dhe e bëri sfidën e buxhetit edhe më të paharrueshme për këtë javë në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Lot dhe tension mes Elijonës dhe Klodit pas spektaklit: ky i fundit e akuzon se po qan për të “kapur” Prime-n



Elijona është parë sot në gjendje të rënduar emocionale, vetëm një ditë pas spektaklit të mbrëmshëm.

Situata u përshkallëzua pas një bisede të gjatë që ajo zhvilloi me Klodin, ku tensionet mes tyre dolën hapur.

Sipas komenteve të shumta, gjendja e Elijonës lidhet me ndjenjat që ajo dyshohet se ka për Klodin dhe me klipin e shfaqur gjatë spektaklit, ku ai u pa i përqafuar me Benitën.

BBVK/Instagram

Ky moment duket se e ka prekur fort Elijonën, e cila shpërtheu në lot gjatë bisedës mes tyre.

Mes emocioneve, Elijona i është drejtuar Klodit me tone të ndjera: “Kur të kam bërë unë ty padrejtësi? Unë po e vendos veten në pozitën më të keqe për ty, për të mos e hedhur poshtë raportin. A mendon se më pëlqen pozita në të cilën jam?”

Nga ana tjetër, Klodi reagoi ashpër ndaj situatës. I nervozuar, ai u largua nga biseda duke e akuzuar Elijonën se po përdor lotët për vëmendje: “Erdhe për t’u sqaruar, tash do ta kapësh Prime-n”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta dhe debate mes ndjekësve të formatit. /Telegrafi/


Lauren Sanchez shfaqet elegante në Paris dhe rikujton martesën luksoze me Jeff Bezos



Lauren Sanchez, 56 vjeçe, u pa të premten duke dalë nga hoteli i saj në Paris e veshur elegante me fustan të kuqrremtë me jakë të rrumbullakët, geta transparente dhe taka të larta, të kombinuara me një pallto ngjyrë patëllxhani dhe shall leshi.

Ajo mbante një çantë dore gështenje dhe manikyr neutral, ndërsa fytyra ishte e grimuar me tone të ngrohta dhe buzëkuq me shkëlqim. Flokët e saj të gjatë dhe brune ishin të stiluara drejt me pjesë anësore.

Sanchez, e martuar me miliarderin Jeff Bezos verën e kaluar, ka qenë në qendër të vëmendjes pas festimeve të ditëlindjes dhe një mbrëmjeje luksoze që organizoi muajin e kaluar, ku mori pjesë edhe familja Kardashian, shkruan DailyMail.

Ajo shpërndau momente nga dasma verore, përfshirë ecjen drejt altarit me fustanin Dolce & Gabbana dhe pamje me Kullën Eiffel në sfond.

Në rrjetet sociale, Sanchez reflektuar mbi martesën, fëmijët, publikimin e librit dhe udhëtimin në hapësirë, duke thënë se këto eksperienca e kanë “tokëzuar” në mënyrë unike. /Telegrafi/

Amanda Bynes shfaq vetullat vjollcë dhe paralajmëron debutimin në muzikë



Amanda Bynes ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shfaqur vetullat e saj të theksuara vjollcë dhe flokët e zbardhur, teksa filmoi veten brenda një makine të parkuar.

Në video, aktorja 39-vjeçare i tregoi 624,000 ndjekësve se do të kthehet në studio për të punuar me një këngëtare: “Jam shumë e emocionuar të shoh si do të dalë dhe mezi pres që ju të gjithë ta dëgjoni”, tha ajo.

Ish-ylli i Nickelodeon kombinoi dukjen me buzëkuqin dhe një manikyr të gjatë, duke treguar përkushtimin e saj ndaj stilit personal, shkruan DailyMail.

Kjo shfaqje vjen pas disa muajve kur Amanda ka zbuluar modifikimet e fundit trupore dhe tatuazhet e reja, përfshirë frazën “Trap Star” në dorë, si dhe një tatuazh zemre në faqe nga dhjetori 2019.

Përveç pamjes, Bynes ka ndarë gjithashtu përvojën e saj me humbjen e peshës. Ajo tregoi se kishte rënë nga 80 në 75 kg duke përdorur Ozempic, duke shpjeguar se e përdor ilaçin GLP1 për të ndihmuar në uljen e peshës dhe për të dukur më mirë në fotografitë e paparacëve.

Në vitin 2024, ajo kishte shtuar 10 kg për shkak të depresionit dhe dëshiron të rikthehet në peshën e adoleshencës, 54 kg.

Amanda duket se po përqendrohet jo vetëm në pamjen dhe trupin, por edhe në zhvillimin e saj muzikor, duke paralajmëruar fansat për debutimin e saj të ardhshëm në studio. /Telegrafi/

❌