Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, raportohet se është larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshorten Alice Campello dhe katër fëmijët e tyre, vetëm pak ditë pasi ajo mohoi publikisht zërat për një tradhëti të tijën me një mike të saj.
Sipas revistës spanjolle Hola, përpjekja e çiftit për të shpëtuar martesën ka dështuar, pavarësisht ribashkimit të tyre në fillim të vitit të kaluar. Morata dhe Campello, të cilët u ndanë pas triumfit të Spanjës në Euro 2024, kishin njoftuar anulimin e divorcit në janar, duke dhënë shpresë për një fillim të ri.
Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata kanë jetuar të ndarë prej disa javësh, ndërsa Morata është zhvendosur në një tjetër banesë në një nga zonat më ekskluzive të Milanos.
Pavarësisht ndarjes fizike, thuhet se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte dhe e qetë, kryesisht për hir të fëmijëve: Alessandro, Leonardo dhe Edoardo (binjakë), si dhe vajzës Bella.
As Morata dhe as Campello nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj raportimeve.
Vetëm pak ditë më parë, Campello doli publikisht në mbrojtje të Elena Sirigu, eksperte e menaxhimit sportiv, pasi media spanjolle aludoi për një lidhje mes saj dhe Moratës. Influencerja italiane i hodhi poshtë kategorikisht akuzat, duke e quajtur Sirigu një mike të vjetër familjare dhe duke dënuar etiketimin e saj si “shkatërruese familjeje”.
“Nuk meriton këtë ekspozim dhe këto akuza që lënë plagë të thella personale dhe profesionale,” shkroi Campello, duke shtuar se Sirigu është një person serioz me vlera.
Më herët, Campello kishte deklaruar se huazimi i Moratës te Galatasaray sezonin e kaluar kishte ndihmuar në shpëtimin e martesës së tyre dhe se ndarja e parë kishte qenë “gabimi më i madh i jetës sonë”.
Në planin sportiv, Morata po kalon një periudhë të vështirë. Pas një tentative për t’u transferuar te Getafe, ai përfundoi me një huazim te Como, ku ende nuk ka shënuar në 15 paraqitje. Sulmuesi ka folur hapur për betejën e tij me depresionin, duke pranuar se abuzimet dhe kritikat e vazhdueshme e kanë thyer mendërisht.
Madje, ai zbuloi se kishte menduar të simulonte një dëmtim për të shmangur pjesëmarrjen në Euro 2024, turne që Spanja e fitoi nën kapiteninë e tij.
Ndërsa jeta profesionale dhe ajo personale e Moratës mbeten në trazira, e ardhmja e martesës së tij me Alice Campello duket më e pasigurt se kurrë./mxh
Kjo javë ka qenë e gjitha mbi dramën e familjes Beckham. Lidhur me të ka komentuar edhe motra e ish-it të Nicola Peltz, Alana Hadid, në një postim të publikuar nga faqja Saint Hoax në Instagram.
“Të përfundosh një rrëfim prej tetë paragrafësh mbi konfliktet familjare me ‘gjithçka që duam është privatësia’ na mjafton për ta kuptuar gjithë situatën”, shkruante një ndjekës dhe Alana ishte në të njëjtën mendje me të.
“Po pra, dhe ajo vajza nuk kërkon aspak privatësi, ka dhjetë vjet që përpiqet të bëhet e famshme,” u shpreh ajo.
Reagimi i saj vjen ndaj një postimi ku shfaqej Victoria, David-i dhe Brooklyn krah Nicola-s. Teksa komentoheshin dy prej deklaratave të Brooklyn-it, konflikti i tij me familjen u krahasua me përplasjen që ndodhi në familjen mbretërore disa vite më parë.
“Konflikti i familjes Beckham është pjesa e dytë e historisë së Meghan dhe Harry-t.”
“Brooklyn Peltz Beckham thotë se nuk dëshiron të pajtohet me familjarët.”
“Brooklyn Beckham thotë se mamaja e tij, Victoria, i vodhi vallëzimin e parë me Nicola-n gjatë dasmës.”
Nicola Peltz dhe vëllai i Alana-s, Anwar Hadid, kanë qenë në një lidhje 2-vjeçare disa vite më parë. Nuk e dimë nëse ka ende ndonjë hatërmbetje nga e shkuara, por mund të themi me siguri se pavarësisht deklaratave mjaft të detajuara të Brooklyn-it, jo të gjithë qëndrojnë në anën e bashkëshortes së tij./mxh
Xhuli Nura ka ndarë së fundmi disa detaje të pathëna nga jeta e saj private, duke folur hapur për takimet me figura të njohura ndërkombëtare- deklarata që menjëherë ndezën rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Gjatë një interviste për emisionin Canape, ajo zbuloi se, përveç takimeve me yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ka pasur rastin të njohë nga afër edhe Princ Harryn e monarkisë britanike, në kohën kur ai ishte ende beqar.
Duke folur për këtë përvojë, Xhuli ndau përshtypjet e saj, duke e përshkruar Princ Harryn si një person jashtëzakonisht gazmor dhe me energji pozitive.
“Kemi taku edhe më të mëdhenj se Ronaldo… kemi taku plot, po mendoj kush është më i lartë për momentin se sa Princ Harry, kur u ‘kanë’ beqar në Angli”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi se për të nuk ka rëndësi statusi apo fama e një personi, por energjia, respekti dhe vibe-i që transmeton. “Princ Harry është shumë funny. Ronaldo është njeri shumë i mirë, por për mu nuk ka rëndësi kush është dikush, por çfarë energjie më jep dhe sa i respektueshëm është. Unë jam një vajzë e diasporës, e udhëtuar, që ka parë botën dhe ka punuar në vende prestigjioze- normal që kemi akses”, shtoi Xhuli./mxh
Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka bërë një rrëfim të fortë dhe mjaft personal gjatë darkës së të nominuarve.
Ajo u shpreh hapur se nuk e sheh veten duke krijuar familje apo pasur fëmijë me asnjë mashkull tjetër përveç Limit. Sipas saj, në rast se kjo dashuri nuk realizohet, zgjedhja e saj do të jetë birësimi.
Alba theksoi se edhe nëse Limiti vendos të ndërtojë jetën me dikë tjetër, ajo do të preferonte me mire të adoptonte një fëmijë sesa të sillte në jetë një fëmijë pa dashuri. “Për mua, fëmija është fryt i dashurisë”, u shpreh ajo me bindje.
“Nuk do të rri me asnjë mashkull tjetër dhe nuk do të bëj fëmijë me asnjë mashkull tjetër”, deklaroi Alba, duke lënë të kuptohet se kjo është një zgjedhje e prerë e saj./mxh
Rrjetet sociale po vlojnë sërish nga aludimet për rikthimin e fenomenit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, në një tjetër format madhor televiziv.
Sipas zërave që po qarkullojnë me shpejtësi, emri i tij lidhet ngushtë me sezonin e ri të spektaklit “Ferma VIP”, i cili pritet të startojë së shpejti në ekranin e Vizion Plus. Thuhet se Luizi mund të marrë një rol kyç në lojë, konkretisht atë të “Kryeplakut” të fermës – një pozicion me autoritet dhe ndikim të drejtpërdrejtë mbi konkurrentët dhe dinamikat e spektaklit.
Por surprizat nuk ndalen këtu. Vëmendja më e madhe është përqendruar te moderimi, ku përflitet se në krye të prezantimit mund të rikthehet një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, Arbana Osmani.
Pas largimit të saj nga formati rival, emri i Arbanës është përmendur vazhdimisht për projekte të mëdha televizive, ndërsa një bashkëpunim i mundshëm me Luiz Ejllin shihet si lëvizja “shah-mat” që mund të rrëmbejë audiencën këtë sezon.
Megjithëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo protagonistët, fansat janë të bindur se, nëse kjo dyshe bëhet realitet, “Ferma VIP” do sjelle surpriza te medha!/mxh
Selin dhe Greta janë bërë pjesë që prej javëve të para të shtëpisë së Big Brother, dhe marrëdhënia mes tyre nuk ka kaluar pa u komentuar nga banorët në lojë. Por përveç tyre, rrjedhimisht ‘pjesë’ e debateve është bërë dhe personi që i bashkon dy vajzat, vëllai i Selin që është njëherësh dhe i dashuri i Gretës.
Së fundmi po qarkullon lajmi se i riu punon si DJ, dhe emrin e artit e ka “ONNO”. Ajo që vihet re në rrjetet sociale, është se ai nuk ka foto të përbashkëta me Gretën, edhe pse lidhja e tyre tashmë është e konsoliduar prej më shumë se një viti, aq sa vajzat janë etiketuar si kunata./mxh
Paris Hilton, ka folur së fundmi me admirim për dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën, si dhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir.
Hilton tregon se ka një raport shumë të ngushtë dhe miqësor me dy këngëtaret dhe shpreh respekt të madh për talentin, punën dhe personalitetet e tyre:
“I dua shumë Ritën dhe Beben. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe me zemër të madhe — si brenda, ashtu edhe jashtë skenës. I dua si motra dhe jam shumë krenare për të dyjat.”
Ajo thekson se çdo herë që janë bashkë e kalon “për mrekulli” dhe shpreh entuziazëm për t’i takuar sërish në një event të ardhshëm:
“Çdo moment me to është i veçantë — qeshim, argëtohemi dhe ndiejmë një lidhje të fortë. Mezi pres t’i shoh pas disa ditësh në festën e mikut tim.”
Dokumentari i ri
Paris Hilton foli edhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir, që sjell një rrëfim intim mbi jetën, muzikën dhe karrierën e saj. Ky projekt përbëhet nga materiale arkivore, momente personale dhe skena nga performanca të përzgjedhura, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi rrugëtimin që e ka ndihmuar të rimarrë kontrollin e historisë së saj.
Dokumentari pritet të publikohet në 30 janar 2026, duke shërbyer si një udhëtim reflektues dhe emocional për publikun, larg stereotipeve dhe narrativave të medias tradicionale./mxh
Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, në një intervistë për Arbana Osmanin, ka folur për djalin e tij 4-vjeçar, Grabielin, i cili ka nevojat ë veçanta, si pasojë e prekjes nga një virus, vetëm 11 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Kledi tregoi se e gjithë shtatzënia dhe lindja shkoi shumë mirë, kur papritmas jeta e tyre do të përmbysej në mënyrë të papritur.
“Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeç këtë verë. Gabrielin e prisanim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoi mirë, deri në momentin e fundit. Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali ‘bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.’ Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, të premten, të shtunë, të diel dhe shkova atje, në ndihmën e shpejtë, ishte akoma koha e Covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz.
Më tha më prit, dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq. Mjekët thanë që ishte ku rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri ca lëvizje jo të duhura. U ndryshua gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Fakti që ai ishte kaq i vogël, mospranimi i prindërve se pse atij, të më ndodhte mua.”, tha Kledi.
Balerini foli në lidhje me vështirësitë që e gjitha familja ka përjetuar, gjatë përballjes më situatën e djalit të tij, sot 4-vjeçar.
“Ishte diçka që nuk e ndalon dot. Ajo kohë kaloi, dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Gabrielin”, tha ai, duke theksuar se sot familja jeton me shpresë dhe besim, duke ndarë edhe detaje për gjendjen shëndetësore të djalit./mxh
Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Mateos. Gjatë debatit, Mateo i tha Mirit që të shkojë të kërkojë ndihmë dhe se i lëpihet Kristit,. Pjesë nga debati: Miri: O qyre, o plehër, o qyre Mateo: O mashkull qyrash, kujt i thua plehër ti, me […]
Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, në të cilin u përfshi përmes zarfit të zi që mbërriti në shtëpi, për shkak të gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur prej tij, Ina dhe Eriku. Ndërkohë, këtë javë Keijsi ndodhet sërish në nominim dhe duket se […]
Aktori i humorit Bes Kallaku duket se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale dhe këtë herë ka zgjedhur ta ndajë hapur me publikun. Përmes një InstaStory që mori vëmendje të madhe, Kallaku publikoi një foto ku shihen dy duar të shtrënguara. Detaji që spikati ishte tatuazhi në parakrahun e tij, […]
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Mirit ka tërhequr vëmendje të madhe të ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në videon e postuar në TikTok, ajo rendit banorët e shtëpisë sipas preferencave të saj personale. Në këtë klasifikim, Miri renditet në vendin e parë, çka ajo e shpjegon hapur […]
Pss gjithë zhurmës të viteve të fundit, Chiara Ferragni ka shënuar rikthimin e saj në modën ndërkombëtare si imazhin e fushatës globale Guess për verën 2026, një bashkëpunim që vjen pas vendimit nga Gjykata e Milanos në çështjen e njohur si “Pandorogate”. Lajmi u bë publik më 20 janar 2026 nga marka e bashkëthemeluar nga Paul Marciano, vetëm pak më shumë se një javë pas mbylljes së procesit gjyqësor, pas tërheqjes së padive nga palët e dëmtuara.
Fushata, me një estetikë thelbësore dhe frymëzim të fortë nga vitet ’80, është realizuar nga Morelli Brothers. Në qendër të imazheve qëndron xhinsi: Ferragni e cila shfaqet topless dhe siluetë minimaliste, duke interpretuar shpirtin modern dhe të gjithanshëm të koleksionit. Krahas fotove kryesore, fushata përfshin edhe një seri prej rreth dhjetë imazhesh të menduara për rrjetet sociale, disa prej të cilave janë publikuar tashmë. Në to, influencerja dhe sipërmarrësja prezanton edhe aksesorët ikonikë të Guess, mes tyre çanta Camden, e konsideruar It bag e markës.
Partneriteti Guess/Ferragni përkon me 45-vjetorin e markës. Vendimi për bashkëpunim është marrë dhe konkretizuar përpara përfundimit të procesit gjyqësor, duke reflektuar lidhjen e gjatë dhe të konsoliduar mes Paul Marciano dhe Ferragni.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre. Në vitin 2013, në kohën e “The Blonde Salad”, platforma e lançuar në vitin 2009 nga Ferragni me ish-partnerin Riccardo Pozzoli, Chiara 22-vjeçare ishte protagonistja e Holiday Campaign të Guess. Videot e asaj kohe e tregonin energjike dhe plot ngjyra, duke ndryshuar pamje nën ritmin e këngës “Waves” nga banda britanike Blondfire.
Ndërsa marrëdhënia me Pozzoli përfundoi, miqësia me Marciano mbeti e fortë. Stilisti e kishte të ftuar speciale Ferragni-n në event e tetorit 2025 në Marrakech, ku morën pjesë mbi 800 të ftuar. Në një postim në rrjetet sociale, Marciano shkroi: “Chiara përfaqëson një grua që beson në veten e saj dhe ecën përpara me vendosmëri. E përkryer për këtë koleksion modern, të gjithanshëm dhe plot personalitet.”
Me këtë fushatë, Ferragni nis një kapitull të ri profesional, duke u rikthyer si fytyrë e një brandi ndërkombëtar pas anulimit të shumë kontratave komerciale gjatë periudhës së trazirave mediatike dhe gjyqësore. Rikthimi “nga xhinsi” shënon jo vetëm një zgjedhje stili, por edhe një sinjal rilindjeje për figurën e saj publike./mxh
Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, është regjistruar një tjetër moment tensioni mes banorëve, kësaj radhe mes Alba dhe Dolce, ku në qendër të situatës ishte Limit.
Gjatë vallëzimit, Limi ka tentuar fillimisht ta afrojë Albën, duke e marrë nën krah, por ajo ka refuzuar këtë veprim.
Situata është ndërlikuar edhe më tej në momentin kur Dolce i ka bërë thirrje Albës që t’i bashkohej asaj dhe Limit në vallëzim, por Alba ka refuzuar sërish, duke kërkuar që të mos prekej me dorë.
Ky moment ka krijuar tension të dukshëm mes tre banorëve, duke u reflektuar edhe në reagimet e tyre të mëvonshme gjatë festës.
Situata mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të mbetet e ndjeshme, veçanërisht për faktin se Dolce aktualisht është në një lidhje me Limin.
Nga ana tjetër, Alba ka shprehur më herët se ndihet e lënduar emocionalisht, duke parë ish-të dashurin e saj në një marrëdhënie me një banore tjetër brenda shtëpisë. Kjo ka ndikuar që çdo ndërveprim mes tyre të shoqërohet me tension dhe keqkuptime./mxh
Raportet mes tre banorëve mbeten një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa publiku vijon të ndjekë me interes zhvillimet e radhës në Big Brother VIP Kosova./mxh
DASHI Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni të luftoni beteja që nuk janë tuajat. Në dashuri, nevojitet qartësi: jo më gjysmëfjalë, jo më heshtje strategjike. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 22 janar […]
Pas muajsh të tërë spekulimesh për tensione dhe drama brenda familjes Beckham, story-ve të Brooklyn Beckham, ku u nxorri “të palarat” prindërve, u zbuluan shumë më tepër sesa kushdo e kishte imagjinuar.
Mes akuzave, Brooklyn pretendoi se familja e tij është kontrolluese, se e urren gruan e tij pa asnjë arsye dhe se ka tentuar t’i ndajë. Ai madje shkoi deri aty sa deklaroi se nëna e tij, Victoria Beckham, “kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme” me të gjatë dasmës.
Për t’ju rifreskuar kujtesën: Brooklyn dhe Nicola Peltz nisën lidhjen në vitin 2019, u fejuan në 2020 dhe u martuan në 2022. Pak pas dasmës, nisën të qarkullonin thashetheme se ceremonia ishte një nga ato dasma VIP që gati sa nuk u shkatërrua fare nga momentet e sikletshme. Thuhet se Victoria dhe David Beckham nuk ishin shumë entuziastë për anëtaren e re të familjes dhe se Victoria kishte tentuar të linte në hije Nicola-n në ditën e saj të madhe.
Pa deklarata zyrtare nga asnjëra palë, gjithçka mbeti në nivel spekulimi… deri në gusht 2025, kur Brooklyn dhe Nicola rinovuan betimet e martesës. Në ceremoni ishin të pranishëm prindërit miliarderë të Nicola-s, por asnjë nga familja Beckham nuk ishte i ftuar.
Nga aty, thashethemet vetëm sa u përshkallëzuan. Në dhjetor 2025, vëllai më i vogël i Brooklyn, Cruz Beckham, pretendoi në Instagram se Brooklyn e kishte bllokuar atë dhe pjesën tjetër të familjes pa asnjë paralajmërim. As Brooklyn dhe as Nicola nuk reaguan publikisht… deri më 19 janar 2026, kur Brooklyn publikoi postimin “bombë”.
Siç pritej, interneti u nda në dy kampe: fansat e Brooklyn & Nicola kundër fansave të David & Victoria. Por pavarësisht ndarjes së opinionit, një gjë është e qartë për të gjithë: disa aspekte të martesës së Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham janë vërtet të çuditshme dhe flamuj të kuq.
Nicola Peltz është akuzuar më parë për sjellje abuzive
Një nga arsyet kryesore pse një pjesë e madhe e internetit mban anën e David dhe Victoria Beckham është fakti se Nicola Peltz, e cila është katër vite më e madhe se Brooklyn, është përballur më herët me akuza serioze.
Në vitin 2009, blogu Gawker publikoi pretendime se Nicola (vetëm 14 vjeçe në atë kohë) kishte bullizuar vazhdimisht dadot, shërbëtorët dhe stafin e familjes së saj. Madje u tha se ajo kishte shtyrë një dado nga shkallët dhe se disa punonjës kishin arritur në gjendje depresive ekstreme prej saj.
Megjithatë, këto akuza nuk u vërtetuan kurrë. Në vitin 2022, Daily Mail publikoi një artikull ku familjarë të dados së përfolur mohonin gjithçka, duke deklaruar se Nicola nuk kishte keqtrajtuar askënd. Sërish, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar opinionin publik, pasi shumë komentues spekuluan se intervista mund të ishte e paguar.
Përtej kësaj, qarkulluan edhe thashetheme se Nicola e kontrollonte totalisht ish-partnerin, Anwar Hadid, vëllanë e motrave Hadid, gjatë lidhjes së tyre. Anwar ishte asokohe 17 vjeç, ndërsa Nicola 22, por edhe këto mbeten pa prova konkrete.
Sidoqoftë, për shumë njerëz vlen parimi “ku ka zë, s’del pa gjë”, dhe kjo ngre shqetësime për martesën e saj me Brooklyn.
Brooklyn Beckham ka mbi 70 tatuazhe të dedikuara për Nicola Peltz
Brooklyn Beckham është i njohur për pasionin e tij për tatuazhet. Por ajo që habit është fakti se mbi 70 prej tyre janë të lidhura drejtpërdrejt me Nicola-n. Po, 70.
Mes tyre janë betimet e martesës, fjala “i martuar”, emri i gjyshes së saj dhe fytyra e Nicola-s. Nicola, nga ana tjetër, ka vetëm një tatuazh me emrin e Brooklyn në shpinë, një kontrast i qartë.
Psikologu Dr. Raffaello Antonino i tha PopSugar se tatuazhet në çift mund të lidhen me stile ankthioze të lidhjes, ku tatuazhi shërben si një mënyrë për të ulur frikën nga braktisja, diçka që mund të jetë “potencialisht e dëmshme”. Sigurisht, askush nuk mund të diagnostikojë Brooklyn vetëm nga tatuazhet, por 70 tatuazhe tingëllojnë paksa obsesive, intensive dhe pasiguri nga ana e tij.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe Brooklyn ishte shumë i ri.
Një tjetër aspekt i çuditshëm i martesës së tyre është shpejtësia me të cilën ndodhi gjithçka. Kur u njohën në 2019, Brooklyn ishte 20 vjeç dhe Nicola 24. Ata u puthën për herë të parë vetëm dy ditë më vonë, e bënë lidhjen zyrtare në Instagram pas tre muajsh dhe u fejuan vetëm gjashtë muaj më pas. Në momentin e fejesës, Brooklyn ishte vetëm 21 vjeç, ndërsa Nicola 25.
Në jetën reale, një diferencë prej katër vitesh nuk është e madhe. Por në këtë rast, shumë njerëz ngritën vetullat. Vetë Brooklyn ka pranuar se nuk është ndier kurrë i qetë në shtëpinë ku u rrit. Kjo, e kombinuar me moshën e tij, ngre pikëpyetje nëse ai ishte emocionalisht i pjekur për një angazhim kaq serioz me një partnere më të madhe në moshë.
Ai ka lënë të kuptohet se martesa me Nicola-n i dha guximin të largohej nga një ambient familjar ku nuk ndihej mirë, por të martohesh për t’i shpëtuar familjes, rrallëherë përfundon mirë.
Për më tepër, marrëdhëniet me diferencë moshe mund të krijojnë pabarazi pushteti, veçanërisht kur Nicola ka qëndrueshmëri të madhe financiare dhe mbështetje nga familja e saj miliardere, ndërsa Brooklyn ende nuk ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe mund të jetë distancuar nga pasuria e familjes Beckham./MXH
David Beckham është shfaqur për herë të parë në publik pas deklaratave të forta të djalit të tij të madh, Brooklyn Beckham, të cilat hodhën dritë mbi tensione brenda familjes Beckham dhe pretendime për probleme gjatë organizimit të dasmës së tij me Nicola Peltz. Ish-futbollisti anglez mori pjesë më 20 janar në Forumi Ekonomik Botëror, […]
Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP 5, mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i ka thënë Kristit se është një “Big Baby”, duke e i thënë se kërkon vëmendje gjatë gjithë kohë. Kjo gjë e ka acaruar Kristin, […]
Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe ai i reperit G Bani, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit të spektaklit. Në reagimin e tij, G Bani ka shprehur rezervat lidhur me vendimin final të publikut dhe me standardet e këtij edicioni. […]
Ndërsa reperi Lim Hoti është brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku Lim Hoti shfaqet duke u dhunuar fizikisht në mes të rrugës. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa dyshimet kryesore për autorin e sulmit bien mbi reperin Finem, një emër i njohur i skenës […]