Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shenjat e horoskopit që nuk durojnë biseda të mërzitshme!

Disa njerëz janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së inteligjencës, humorit dhe zgjuarsisë tek të tjerët. Për ta, nëse nuk mund t’i provosh mendërisht ose të luash me ta me shaka të mençura, bashkëjetesa bëhet e vështirë dhe e lodhshme. Disa shenja të horoskopit që kërkojnë partnerë të cilët i sfidojnë intelektualisht janë Binjakët, Virgjëresha, Peshorja dhe Ujori.

Binjakët kanë nevojë për stimuj të vazhdueshëm për të mbajtur mendjen aktive. Bisedat e mërzitshme ose pa kuptim i lodhin dhe i irritojnë. Për t’i tërhequr, duhet humor, fleksibilitet dhe aftësi për të provokuar mendjen e tyre — ndryshe, ata largohen nga monotonia.

Virgjëresha vlerëson logjikën dhe zgjuarsinë. Gjërat pa kuptim e lodhin dhe e bëjnë të ndjehet se humb kohë. Për të tërhequr vëmendjen e saj, duhet qartësi, organizim dhe mendje e mprehtë. Pa këto, je thjesht një zhurmë e bezdisshme.

Peshorja do inteligjencë dhe diskutime interesante. Nëse të tjerët nuk e intrigojnë me ide ose humor, ndihet se humb kohë dhe irritohet. Bashkëbisedimi me njerëz pa zgjuarsi ose pa humor është për të i pa durueshëm.

Ujori jeton për idetë origjinale dhe perceptimet e pazakonta. Nëse bashkëbiseduesit nuk mund ta provokojnë mendërisht ose ta mbajnë të angazhuar, ndjen humbje kohe. Pa humor ose lojë mendjeje, ata të shohin si zhurmë të padurueshme.

The post Shenjat e horoskopit që nuk durojnë biseda të mërzitshme! appeared first on iconstyle.al.

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë./TCH

The post Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima appeared first on iconstyle.al.

Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit

Monika Kryemadhi po tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm si figurë politike, por edhe si opinioniste në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtrat e zakonshëm kanë shkaktuar diskutime.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi shpjegoi se sinqeriteti është gjithmonë pjesë e natyrës së saj. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi tha: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”. Megjithatë, ajo pranoi se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, duke e cilësuar si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. “Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, shtoi ajo.

Kryemadhi theksoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë: “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, duke sqaruar se marrëdhënia nuk ka qenë kurrë një barrë për karrierën e saj.

The post Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit appeared first on iconstyle.al.

Lista e plotë e nominimeve: Çfarë po ndodh në Brit Awards 2026?

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2026 do të zhvillohet më 28 shkurt 2026 në Manchester, duke shënuar rikthimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës britanike jashtë Londrës pas shumë vitesh.

Organizatorët kanë publikuar tashmë listën e plotë të nominimeve, ku dy emra bien veçanërisht në sy: Olivia Dean dhe Lola Young, të cilat kryesojnë garën këtë vit me nominime në disa kategori kryesore.

Artist i Vitit

  • Dave

  • Fred again..

  • JADE

  • Lily Allen

  • Little Simz

  • Lola Young

  • Olivia Dean

  • PinkPantheress

  • Sam Fender

  • Self Esteem

Grupi i Vitit

  • The Last Dinner Party

  • Pulp

  • Sleep Token

  • Wet Leg

  • Wolf Alice

Albumi i Vitit

  • Dave – The Boy Who Played The Harp

  • Lily Allen – West End Girl

  • Olivia Dean – The Art of Loving

  • Sam Fender – People Watching

  • Wolf Alice – The Clearing

Kënga e Vitit

  • Calvin Harris & Clementine Douglas – Blessings

  • Chrystal & Notion – The Days (Notion Remix)

  • Cynthia Erivo (feat. Ariana Grande) – Defying Gravity

  • Ed Sheeran – Azizam

  • Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax – Victory Lap

  • Lewis Capaldi – Survive

  • Lola Young – Messy

  • Myles Smith – Nice To Meet You

  • Olivia Dean – Man I Need

  • Raye – Where Is My Husband!

  • Sam Fender (with Olivia Dean) – Rein Me In

  • Skye Newman – Family Matters

Artisti Ndërkombëtar i Vitit

  • Bad Bunny

  • Chappell Roan

  • CMAT

  • Doechii

  • Lady Gaga

  • Rosalía

  • Sabrina Carpenter

  • Sombr

  • Taylor Swift

  • Tyler, The Creator

Grupi Ndërkombëtar i Vitit

  • Geese

  • Haim

  • Huntr/x, Ejae / Audrey Nuna / Rei Ami

  • Tame Impala

  • Turnstile

Kënga Ndërkombëtare e Vitit

  • Alex Warren – Ordinary

  • Chappell Roan – Pink Pony Club

  • Disco Lines & Tinashe – No Broke Boys

  • Gigi Perez – Sailor Song

  • Gracie Abrams – That’s So True

  • Huntr/x, Ejae / Audrey Nuna / Rei Ami – Golden

  • Lady Gaga & Bruno Mars – Die With A Smile

  • Ravyn Lenae – Love Me Not

  • Rosé & Bruno Mars – APT.

  • Sabrina Carpenter – Manchild

  • Sombr – Undressed

  • Taylor Swift – The Fate of Ophelia

Artisti Zbulim i Vitit (Breakthrough)

  • Barry Can’t Swim

  • EsDeeKid

  • Jim Legxacy

  • Lola Young

  • Skye Newman

Critics’ Choice

  • Jacob Alon (fitues)

  • Rose Gray

  • Sienna Spiro

Artisti më i Mirë Alternativ / Rock

  • Blood Orange

  • Lola Young

  • Sam Fender

  • Wet Leg

  • Wolf Alice

Artisti më i Mirë Pop

  • Jade

  • Lily Allen

  • Lola Young

  • Olivia Dean

  • Raye

Artisti më i Mirë Hip-Hop / Rap / Grime

  • Central Cee

  • Dave

  • Jim Legxacy

  • Little Simz

  • Loyle Carner

Artisti më i Mirë R&B

  • Jim Legxacy

  • Kwn

  • Mabel

  • Sasha Keable

  • Sault

Artisti më i Mirë Dance

  • Calvin Harris & Clementine Douglas

  • FKA twigs

  • Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax

  • PinkPantheress

  • Sammy Virji

Producenti i Vitit

  • TBC

Tekstshkruesi i Vitit

  • TBC

Brit Awards 2026 pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare me performanca live, surpriza dhe rivalitet të fortë, duke bashkuar emrat më të njohur të skenës muzikore britanike dhe asaj ndërkombëtare në një nga edicionet më të shumëpritura të viteve të fundit.

The post Lista e plotë e nominimeve: Çfarë po ndodh në Brit Awards 2026? appeared first on iconstyle.al.

Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit

Pas tensioneve të shumta brenda shtëpisë, Selin ka folur për herë të parë në Dhomën e Rrëfimit, duke shpërthyer në lot dhe duke reaguar ashpër ndaj fjalëve të Rogertit, të cilat kanë shkaktuar debat të madh si mes banorëve, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

E prekur emocionalisht, Selin u shpreh se deklaratat e Rogertit i kanë kaluar çdo kufi. “T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai yt s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon shumë. Tregon që unë aty jashtë pale si kam dalë dhe ky tani po bën rolin e familjarit”, tha ajo me zë të dridhur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të një tjetri.

Selin shtoi se ishte thellësisht e zhgënjyer nga mënyra se si Rogerti u shpreh, duke prekur edhe stereotipe krahinore. “Mendova që veriorët janë burra, nuk bëjnë llaka-llaka si puna jote”, u shpreh ajo, duke theksuar se ajo që e lëndoi më shumë nuk ishte vetëm fjala, por qëllimi pas saj. Situata mes dyshes mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë përplasje të reja në ditët në vijim, që mbrtet për t’u parë.

Rikujtojmë që gjithë këto përplasje mes dyshes kanë ardhur si pasojë e ndarjes së krevatit mes Mirit dhe Selin.

The post Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit appeared first on iconstyle.al.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani?

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës. Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.

Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri. Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

The post 15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? appeared first on iconstyle.al.

Taylor Swift drejt një momenti historik në karrierë

Taylor Swift do të futet zyrtarisht në Sallën e Famës së Kompozitorëve në vitin 2026, një nga nderimet më prestigjioze në industrinë muzikore, u njoftua më 21 janar gjatë emisionit CBS Mornings.

Në moshën 36-vjeçare, Swift bëhet gruaja më e re që merr këtë vlerësim në gati një dekadë, duke forcuar edhe më tej statusin e saj si një nga figurat më me ndikim në historinë moderne të muzikës. Ky vlerësim vjen si rezultat i kontributit të saj të jashtëzakonshëm si autore këngësh, një rol që ajo e ka theksuar gjatë gjithë karrierës së saj mbi dy dekada.

Taylor Swift i bashkohet një grupi të shquar artistësh dhe kompozitorësh që do të pranohen po ashtu në vitin 2026, përfshirë Alanis Morissette, Kenny Loggins, Gene Simmons dhe Paul Stanley nga grupi legjendar KISS, Christopher “Tricky” Stewart, dyshen Terry Britten dhe Graham Lyle, si dhe producentin e njohur Walter Afanasieff.

Lista e veprave të nënshkruara nga këta emra përfshin disa nga këngët më ikonike të muzikës pop dhe rock. Mes tyre janë hiti i përjetshëm i festave i Mariah Carey-t, “All I Want For Christmas Is You”, bashkëkompozuar nga Afanasieff, kënga klasike “What’s Love Got To Do With It” e Tina Turner-it nga Britten dhe Lyle, si dhe “Single Ladies” e Beyoncé-s, ku Christopher “Tricky” Stewart kontribuoi si bashkëshkrues dhe producent.

Pranimi i Taylor Swift në Sallën e Famës së Kompozitorëve shihet si një njohje e merituar për ndikimin e saj të thellë në artin e shkrimit të këngëve, duke frymëzuar breza të rinj artistësh dhe duke ripërcaktuar rolin e autores në muzikën bashkëkohore.

The post Taylor Swift drejt një momenti historik në karrierë appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Aftësitë sociale në kopsht parashikojnë suksesin në jetë

Aftësitë sociale që fëmijët shfaqin që në moshë shumë të hershme mund të jenë një tregues i fortë i suksesit të tyre të ardhshëm. Një studim i realizuar nga Pennsylvania State University ka zbuluar se niveli i kompetencës sociale në kopsht ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si individët performojnë më vonë në shkollë, në punë dhe në jetën personale.

Sipas hulumtimit, fëmijët që në kopsht dinë të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët, të ndajnë lodrat, të respektojnë rregullat dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, kanë më shumë gjasa të arrijnë rezultate të larta akademike dhe të ndërtojnë karriera të qëndrueshme. Këta fëmijë, me kalimin e viteve, shfaqin më pak probleme sjelljeje dhe janë më të aftë të përballojnë sfidat sociale dhe emocionale.

Studiuesit theksojnë se suksesi nuk lidhet vetëm me inteligjencën akademike, por edhe me inteligjencën emocionale. Aftësitë sociale të zhvilluara herët ndihmojnë individët të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, të punojnë në grup dhe të përshtaten më lehtë në mjedise të ndryshme shoqërore dhe profesionale.

Studimi gjithashtu nënvizon rëndësinë e rolit të prindërve dhe edukatorëve në zhvillimin e këtyre aftësive. Nxitja e bashkëpunimit, empatisë dhe komunikimit që në fëmijëri mund të ketë ndikim afatgjatë në cilësinë e jetës së një individi.

Ekspertët sugjerojnë se investimi në edukimin social-emocional në moshat e hershme është po aq i rëndësishëm sa mësimi i leximit dhe shkrimit. Pra, mënyra se si një fëmijë lidhet me të tjerët në kopsht mund të jetë themeli i suksesit të tij në jetë.

The post Studimi: Aftësitë sociale në kopsht parashikojnë suksesin në jetë appeared first on iconstyle.al.

Moti ekstrem në Greqi shënon viktimën e parë, vendi në alarm maksimal

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shkaktuar viktimën e parë, duke ngritur alarmin në të gjithë vendin. Një roje bregdetare humbi jetën tragjikisht në zonën e Astrosit, në Peloponez, gjatë një përpjekjeje për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në kushtet e stuhisë së fortë. Sipas autoriteteve, ai u mbyt si pasojë e dallgëve të fuqishme dhe erërave të forta që goditën zonën.

Stuhia ka përfshirë pothuajse gjithë territorin grek, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Probleme serioze janë raportuar në ishullin e Gavdosit, në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugë, kryqëzime dhe lagje të tëra, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë, me shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore. Sipas parashikimeve, reshjet intensive pritet të vazhdojnë deri në orët e paradites të së enjtes, ndërsa më pas do të ketë një pakësim gradual të tyre.

Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara të shmangin daljet e panevojshme nga banesat dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ndërkohë, i gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në gatishmëri për përballimin e situatës.

 

The post Moti ekstrem në Greqi shënon viktimën e parë, vendi në alarm maksimal appeared first on iconstyle.al.

Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të

Aktorja e njohur amerikane Amanda Seyfried ka deklaruar se fitimi i një çmimi Oscar nuk përbën një prioritet për të, duke theksuar se ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme edhe pa këtë vlerësim prestigjioz. Në një intervistë për The New Yorker, Seyfried u shpreh se ka “arritur deri këtu” pa një Oscar dhe se shpesh pyet veten pse do t’i duhej një i tillë në këtë fazë të jetës profesionale.

“A e mbani mend kush ka fituar Oscar-in në dhjetë vitet e fundit? Nuk është fitorja ajo që ka më shumë rëndësi. Është nominimi që të shtyn përpara dhe të hap dyer të reja. Ky është një fakt,” tha aktorja. Ajo shtoi se ndonëse një Oscar do të ishte i bukur për shumë arsye, ai nuk është i domosdoshëm për të vazhduar përpara. “A më duhet një çdo javë ose dy? Jo, sigurisht që jo,” u shpreh ajo me sinqeritet.

Seyfried theksoi gjithashtu se jetëgjatësia në industrinë e filmit nuk është rastësi, por rezultat i zgjedhjeve të menduara mirë. Sipas saj, një karrierë e gjatë ndërtohet duke balancuar projektet komerciale, që janë argëtuese dhe fitimprurëse, me role artistike që kanë vlerë krijuese. “Jetëgjatësia është e projektuar dhe vjen nga zgjedhje të qëllimshme,” theksoi ajo.

Edhe pse ende nuk ka fituar një Oscar, Amanda Seyfried është nominuar në vitin 2021 për Aktoren më të Mirë Mbështetëse për rolin e saj në filmin Mank. Së fundmi, interpretimi në “The Testament of Ann Lee” i ka sjellë nominime në Golden Globes dhe Critics’ Choice Awards, duke u konsideruar si një sinjal i fortë për një tjetër nominim të mundshëm në Oscar.

The post Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të appeared first on iconstyle.al.

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, por një nga më të zhurmshmet ka qenë ai i reperit G Bani. Përmes një postimi ironik dhe kritik, ai ka vënë në pikëpyetje jo vetëm vendimin e publikut, por edhe standardet e këtij edicioni të BB VIP.

“Publiku vendosi. Përputhen, vendosi,” shkruan G Bani me tone sarkastike, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i parashikueshëm dhe jo domosdoshmërisht i drejtë. Ai ndalet veçanërisht te momenti i pyetjes së moderatorit Ledion Liço, pak para leximit të verdiktit, ku, sipas tij, u pa qartë kontrasti mes mënyrës së të shprehurit të banorëve.

Reperi i krahason “fjalët e artikuluara plot kuptim” të Erikut me, siç i quan ai, “gek-meket” e Mateos, duke ironizuar nivelin e komunikimit dhe përfaqësimit brenda shtëpisë. Sipas G Banit, kjo diferencë nuk u reflektua aspak në vendimin final, çka e bën të gjithë procesin të duket i pavlerë.

“Ky BB është VIP my ass!” përfundon ai, një shprehje e fortë që nënvizon zhgënjimin e tij me formatin aktual të spektaklit. Në fund, ai e mbyll reagimin me një tjetër thumb: “Ky është ‘Përputhen me bisht’,” duke e krahasuar Big Brother VIP me një format tjetër televiziv, të cilin e konsideron më pak serioz.

Reagimi i G Banit ka ndezur debat mes ndjekësve, ku një pjesë bien dakord me kritikat e tij për nivelin e lojës dhe përzgjedhjen e finalistëve, ndërsa të tjerë mbrojnë faktin se vendimi mbetet gjithmonë në dorën e publikut.

The post G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!” appeared first on iconstyle.al.

Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti!

Mateo zgjodhi të shpëtojë Brikenën gjatë zinxhirit të shpëtimit të mbrëmshëm, pavarësisht nominimit që ajo i kishte bërë më herët.

Ky vendim nuk kaloi pa u vënë re nga Selina, e cila pas përfundimit të spektaklit “Prime” mbrëmjen e djeshme, e pyeti Mateon për arsyen e kësaj zgjedhjeje.

Mateo u shpreh se arsyeja që e shtyu të shpëtonte sërish Brikenën do t’i shpjegohet asaj në momentin e duhur.

Selin: Jam kurioze ta dija pse e bëre prapë të njëjtën zgjedhje. Jo dhe aq kurioze se e dija, po nëse do më kishe zgjedhur mua, unë do zgjidhja direkt Brikenën, jo se doja të zgjidhja po e dija që do zgjidhje prapë Brikenën, besoj dhe Kristi do kishte bërë të njëjtën gjë.

Mateo: Se di se kam menduar kështu siç po thua ti, po dhe pse kam zgjedhur Brikenën ja shpjegoj Brikenës, jo se s’dua me ta thënë ty po..

Selin: Jo, jo as unë s’dua ta di jo , kam përshtypjen as Brikena s’do ta dijë

Mateo: S’ka problem do ta dijë s’do ta dijë, do ja sqaroj kur të jetë momenti i duhur për t’ia sqaruar

Selin: Nejse kur se beri as Greta, është ok, s’është se e prisja po njëkohësisht dhe e prisja

Mateo: Përtej tjerave se prisja të ishe ti në nominim

 

The post Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti! appeared first on iconstyle.al.

Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn

Victoria Beckham u rikthye në Instagram, vetëm disa orë pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që shkaktuan debat të nxehtë rreth marrëdhënies në familje.

Megjithatë, sado që presim përgjigjen e saj për atë që e akuzon djali i saj i madh, ajo preferoi t’i uronte “Gëzuar Ditëlindjen” shoqes së saj, Emma Bunton, e njohur edhe si “Baby Spice”, nga koha kur grupi i tyre, Spice Girls, ishte në kulmin e suksesit.

Në të njëjtën kohë, Sir David Beckham foli hapur për rolin dhe fuqinë e mediave sociale, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin Squawk Box të CNBC.

“Gjithmonë kam folur për mediat sociale dhe fuqinë e tyre, si për mirë ashtu edhe për keq”, tha ai. “Ajo në të cilën fëmijët kanë qasje sot mund të jetë e rrezikshme. Por ajo që kam zbuluar, dhe me fëmijët e mi, është se ne duhet ta përdorim atë për arsyet e duhura.”

Ai theksoi se e ka përdorur platformën e tij për të mbështetur punën e UNICEF-it, duke vënë në dukje se mediat sociale janë një nga mjetet më të fuqishme për të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët në mbarë botën. “Përpiqem të bëj të njëjtën gjë me fëmijët e mi, t’i edukoj ata. Ata bëjnë gabime, por fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime. Kështu mësojnë ata“, shtoi ai.

Victoria Beckham nuk ka komentuar publikisht mbi komentet e Brooklyn, i cili e akuzoi nënën e tij se kishte kërcyer “në mënyrë të pahijshme” me të në dasmën e tij. Ndërkohë, raportet kanë sugjeruar tensione serioze, duke përfshirë një ndryshim në minutën e fundit të fustanit të nusërisë së Nicola Peltz, komente fyese dhe presion mbi të drejtat e emrit Beckham.

Brooklyn, nga ana e tij, mbrojti publikisht gruan e tij, Nicola Peltz, me të cilën u martua në vitin 2022, duke përmendur “mungesë respekti të vazhdueshme” ndaj saj.

The post Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn appeared first on iconstyle.al.

“Liria ka Emër”/ Paralajmërohet protestë në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

Platforma “Liria ka Emër” njoftoi sot organizimin e një proteste paqësore më 17 shkurt në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, përfaqësuesit e platformës paralajmëruan se protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 14:00, nën moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Në këtë konferencë ishin prezent Ismail Tasholli , Eliza Hoxha dhe Arbnore Zogjani Halili.

Fjalimi u mbajt nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, të cilët theksuan se data 17 shkurt nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe me momentin historik të shpalljes së saj, duke e bërë këtë protestë një akt simbolik dhe qytetar në mbrojtje të parimit të drejtësisë.

Platforma “Liria ka Emër” vlerëson se procesi gjyqësor në Hagë, i cili ka hyrë në fazën përmbyllëse pas më shumë se pesë vitesh, ka krijuar shqetësime serioze në opinionin publik.

Zvarritja e procedurave, kompleksiteti i tyre, informacionet kontradiktore, si dhe perceptimi i ndikimit politik, kanë cenuar besimin qytetar se drejtësia po trajtohet si një proces thjesht juridik.

Gjatë konferencës u theksua se drejtësia, për të qenë e tillë, duhet të jetë e paanshme, e shpejtë, e kuptueshme dhe e pavarur nga çdo ndikim politik. Platforma ritheksoi se protesta e paralajmëruar nuk është protestë kundër drejtësisë, por thirrje për drejtësi reale, pa standarde të dyfishta, pa procese të pafundme dhe pa verdikte të ndikuara nga agjenda politike.

“Ne kërkojmë verdikt juridik, jo verdikt politik. Vendime të bazuara në prova dhe ligj, jo në presione apo skenarë”, u tha në konferencë.

Protesta e 17 shkurtit do të jetë paqësore dhe dinjitoze, si reflektim i karakterit moral të kauzës. Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë qetësisht, me mesazhe të pastra dhe pankarta që përcjellin kërkesën kryesore: drejtësia nuk duhet të shndërrohet në mjet politik.

The post “Liria ka Emër”/ Paralajmërohet protestë në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së appeared first on iconstyle.al.

“Toka do të humbasë gravitetin në gusht”/ NASA hedh poshtë teorinë që u bë virale

NASA i është përgjigjur zyrtarisht një teorie që u bë virale në internet, e cila pretendonte se Toka do të humbiste gravitetin e saj për shtatë sekonda në vitin 2026, duke shkaktuar miliona vdekje. Sipas kësaj teorie, fenomeni do të ndodhte më 12 gusht dhe agjencia hapësinore amerikane thuhet se ka zbatuar një program të supozuar të quajtur “Project Anchor” për t’u përballur me pasojat.

Teoria fliste për objekte dhe njerëz që shemben gjatë “kthimit” të gravitetit, me referenca për deri në 40 milionë vdekje nga rëniet, ndërsa pretendonte se NASA po shpenzon dhjetëra miliarda dollarë për të parandaluar katastrofën.

Mohim kategorik nga NASA

Një zëdhënës i NASA-s, duke folur për faqen e internetit të verifikimit të fakteve Snopes, i mohoi kategorikisht pretendimet, duke sqaruar se Toka nuk do ta humbasë gravitetin e saj më 12 gusht 2026 ose në ndonjë datë tjetër.

Siç shpjegoi ai, graviteti i Tokës përcaktohet nga masa e saj totale. Që graviteti të “zhduket”, i gjithë sistemi i Tokës – bërthama, manteli, korja, oqeanet, rezervat e ujit dhe atmosfera do të duhej të humbnin masivisht materie, e cila nuk shoqërohet me ndonjë fenomen natyror të njohur.

Çfarë do të ndodhë realisht më 12 gusht?

Data e cituar në postime nuk lidhet me ndonjë anomali gravitacionale. Përkundrazi, një eklips total diellor është planifikuar për 12 gusht 2026 , një fenomen që nuk ka ndonjë efekt të pazakontë në gravitetin e Tokës.

NASA na kujton se, ndërsa tërheqja gravitacionale e Diellit dhe Hënës ndikon në baticë, ajo nuk e ndryshon tërheqjen gravitacionale të përgjithshme të planetit. Këto fenomene kuptohen plotësisht nga shkenca dhe mund të parashikohen me saktësi dekada më parë.

Udhëzime për eklipsin

Lidhur me eklipsin e ardhshëm, NASA thekson se vëzhgimi i Diellit pa mbrojtje të veçantë është i rrezikshëm për sytë. Kërkohen syze të posaçme për eklipsin, ndërsa vëzhgimi i drejtpërdrejtë pa mbrojtje lejohet vetëm për disa sekonda, kur Hëna e mbulon plotësisht Diellin. Sapo të rishfaqet edhe një pjesë e vogël e diskut diellor, mbrojtja duhet të përdoret përsëri menjëherë.

NASA dhe shkencëtarët në përgjithësi theksojnë se pretendimi i “shtatë sekondave të mungesës së peshës” nuk ka asnjë bazë shkencore dhe është pjesë e një liste të gjatë teorish konspirative online që shfrytëzojnë injorancën rreth parimeve themelore të fizikës.

The post “Toka do të humbasë gravitetin në gusht”/ NASA hedh poshtë teorinë që u bë virale appeared first on iconstyle.al.

Valentino/Trupi i stilistit në një pelegrinazh publik dy-ditor, Roma i jep lamtumirën “perandorit” të modës

Trupi i Valentino-s është varrosur për dy ditë, me banorët e Romës që i japin lamtumirën stilistit legjendar të modës, i cili vdiq në moshën 93 vjeç.

Lajmi i trishtueshëm për vdekjen e tij u njoftua nga fondacioni i tij, me një deklaratë zyrtare të lëshuar pasditen e së hënës, 19 janar, ku thuhej: “Valentino Garavani ndërroi jetë sot në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga të dashurit e tij.”

Trupi i tij është varrosur nga e mërkura deri të enjten, jashtë fondacionit të tij në Piazza Mignanelli, dhe funerali i tij do të zhvillohet të premten në Bazilikën e Santa Maria degli Angeli e dei Martiri, në qendër të Romës.

Gjatë pelegrinazhit popullor, qindra personalitete të modës, politikanë dhe qytetarë të zakonshëm pritet t’i bëjnë homazh njeriut që shpesh quhej “perandori i fundit” i modës italiane.

Valentino e mbajti atelienë e tij në Romë gjatë gjithë karrierës së tij, megjithëse i prezantoi koleksionet e tij kryesisht në Paris. Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, e përshkroi stilistin si ” një nga personalitetet më të shkëlqyera dhe më të dashura të Italisë “, duke nënvizuar lidhjet e tij të forta me kryeqytetin italian.

Shikoni pamjet me poshte nga ceremonia e zhvilluar diten e sotme:

The post Valentino/Trupi i stilistit në një pelegrinazh publik dy-ditor, Roma i jep lamtumirën “perandorit” të modës appeared first on iconstyle.al.

Këto janë moshat në jetën tonë kur truri ynë ndryshon

Truri është një organ i mrekullueshëm dhe kompleks që mbledh dhe përpunon informacion, mban kujtime, mëson dhe kontrollon lëvizjen dhe sjelljen. Për shkencëtarët, është një nga objektet më interesante të studimit dhe një burim i vazhdueshëm informacioni i vlefshëm. Sipas një studimi nga studiuesit e Departamentit të Shkencave Njohëse dhe të Trurit të MRC, Universiteti i Kembrixhit, është zbuluar një tjetër aspekt i habitshëm i tij.

Shkencëtarët studiuan gati 4,000 skanime të trurit të marra nga njerëz në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, nga të porsalindurit deri te 90-vjeçarët. Skanimet hartëzuan lëndën e bardhë, rrjetin e fibrave nervore të mbuluara me mielinë, e cila i jep asaj ngjyrën e bardhë, dhe ishin në gjendje të shihnin lidhjet fizike, duke krijuar një hartë të “rrugëve” që ndryshojnë me kalimin e kohës. Më pas ata shqyrtuan 12 karakteristika dhe përdorën një algoritëm të të mësuarit automatik për të identifikuar momentet e ndryshimeve të rëndësishme në të dhëna.

Faza të dallueshme të jetës

Shkencëtarët identifikuan pesë faza zhvillimore gjatë të cilave organizimi i trurit ndryshon rrjedhë dhe i vendosën ato kronologjikisht në 9, 32, 66 dhe 83 vjeç. Ata zbuluan se periudha e zhvillimit të trurit në fëmijëri zgjat nga lindja deri në moshën 9 vjeç, kur hyn në fazën e adoleshencës që zgjat deri në moshën 32 vjeç dhe më pas hyn në një periudhë stabiliteti derisa plakja të fillojë në moshën 66 vjeç.

Siç thuhet në raportin e botuar në Nature Communications, mosha madhore regjistrohet në dekadën e tretë të jetës së një personi, me lidhjet nervore të trurit që kalojnë në këtë funksion nga mosha 32 deri në 66 vjeç, ku fillon faza e hershme e plakjes, ndërsa ajo e plakjes së vonë zbulohet afërsisht në moshën 83 vjeç.

Konkretisht, në moshën 9 vjeç, vërehet komunikim i shpejtë midis rajoneve të trurit, por nuk është aq efikas. Nga mosha 9 deri në 32 vjeç, në fazën e adoleshencës, lënda e bardhë që është e rëndësishme për komunikimin vazhdon të rritet dhe truri kalon nëpër një periudhë me efikasitet të lartë. Në moshën 32 vjeç, truri kalon nëpër një periudhë stabiliteti që zgjat deri në moshën 66 vjeç dhe është një moment historik për inteligjencën dhe personalitetin tonë.

“Mosha 32 vjeç është pika më e fortë e kthesës topologjike të jetës. Në këtë moshë, ndodhin ndryshimet më të rëndësishme dhe një ndryshim i madh në trajektore krahasuar me pikat e tjera të kthesës”, raportojnë studiuesit, duke shtuar se pas moshës 32 vjeç, fillon periudha më e gjatë, duke mbuluar tre dekada të moshës madhore deri në moshën 66 vjeç.

Plakja e parakohshme fillon pas pikës tjetër kthese midis moshës 66 dhe 83 vjeç, kur disa zona të trurit formojnë grupe më të forta, të njohura si njësi, por janë më pak të lidhura me të tjerat. Në atë kohë, lënda e bardhë fillon të shpërbëhet, dhe ky fenomen, i referuar si degjenerim “i lidhur me moshën”, do të thotë që ne presim të shohim ulje të koherencës së lëndës së bardhë tek njerëzit e moshuar. Përveç kësaj, në moshën 60 vjeç, ka edhe një ndryshim të rëndësishëm në shëndet dhe funksionin njohës, siç është fillimi i demencës dhe hipertensionit. Hipertensioni, i cili karakterizohet nga presioni i gjakut i ngritur kronikisht, shoqërohet me rënien njohëse dhe plakjen e përshpejtuar të trurit dhe është gjithashtu një faktor i njohur rreziku për demencën, vërejnë studiuesit. Pra, ashtu si me dy pikat e para kthese, mosha 66 vjeç përputhet gjithashtu me ndryshime të rëndësishme në shëndet dhe funksionin njohës.

Pas moshës 83 vjeç, në fazën e vonë të plakjes, lidhjet midis rajoneve përkeqësohen dhe truri ynë mbështetet gjithnjë e më shumë në zona të izoluara me një numër të vogël rrugësh ndërrajonale, komentoi Aleha Musli, një neuroshkencëtare në Universitetin e Kembrixhit dhe autore kryesore e studimit. Sigurisht, ndryshimet e vëzhguara nuk janë të njëjta për të gjithë njerëzit. Prandaj, kjo nuk do të thotë që në moshën 80 vjeç funksionet e trurit do të fillojnë domosdoshmërisht të bien.

The post Këto janë moshat në jetën tonë kur truri ynë ndryshon appeared first on iconstyle.al.

Epoka e Ujorit 2026: Shenjat më me fat të zodiakut

Periudha e Ujorit filloi më 19 janar 2026 dhe sjell një energji të ripërtërirë që ndryshon gjithçka deri më 18 shkurt. Lëvizjet planetare të këtij muaji do t’ju japin besim, frymëzim dhe aftësinë për të shfrytëzuar sa më shumë potencialin tuaj, veçanërisht nëse i përkisni shenjave të mëposhtme të zodiakut.

Dashi

Periudha e Ujorit aktivizon marrëdhëniet tuaja dhe aftësinë tuaj për të kthyer idetë tuaja krijuese në veprim. Hyrja e Mërkurit dhe Diellit në Ujor sjell një prirje dhe disiplinë për të mësuar dhe përvoja të reja. Në të njëjtën kohë, zgjidhja e problemeve bëhet më e lehtë. Detyrimet tuaja janë të organizuara më thjesht dhe durimi juaj rritet, duke ju lejuar t’i kushtoni vëmendje detajeve në punë ose në projekte personale. Kjo periudhë sjell gëzim dhe optimizëm përsëri në jetën tuaj. Miqësitë rrjedhin më lehtë dhe çdo tension që është krijuar qetësohet, pasi jeni më të hapur për të zgjidhur mosmarrëveshjet tuaja.

Peshorja

Energjia e Ujorit është më e relaksuar sesa periudha kërkuese e Bricjapit, duke ju dhënë hapësirë ​​për të shijuar jetën pa barrën e shumë përgjegjësive. Dielli dhe Venusi në Ujor rrisin optimizmin tuaj dhe përmirësojnë humorin tuaj. Në fushën e marrëdhënieve, ndryshimet janë të dukshme. Beqarët mund të ndiejnë dëshirën për t’u takuar përsëri, ndërsa miqësi të reja ose mundësi për bashkëpunime mund të bëjnë shfaqjen e tyre. Hyrja e Mërkurit në shenjën tuaj më 20 janar është ideale për të eksploruar projekte që i kishit lënë pas ose ide artistike që ju kanë interesuar.

Ujori

Gjatë periudhës së ditëlindjes suaj, gjithçka duket se do të përmirësohet. Ju rifitoni shkëndijën tuaj dhe dilni në qendër të vëmendjes pa asnjë dyshim. Me Diellin në shenjën tuaj, ndiheni më shumë në kontroll të jetës suaj, karriera juaj po lulëzon dhe marrëdhëniet tuaja po forcohen. Periudha e Bricjapit ju ka ndihmuar të reflektoni dhe të fitoni një kuptim më të mirë. Tani, me Jupiterin që përgatitet të kalojë në Luan në muajt e ardhshëm dhe shumë planetë në shenjën tuaj këtë muaj, kufijtë janë të pafund. Vazhdoni të ecni përpara dhe të luftoni për ëndrrat tuaja.

The post Epoka e Ujorit 2026: Shenjat më me fat të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Çfarë të bëni nëse vjehrra juaj nuk ju pëlqen?

Marrëdhënia e tensionuar me vjehrrën është një problem pothuajse universal: një klishe filmash, temë e nxehtë në rrjetet sociale dhe bisedat mes prindërve, por siç duket, edhe diçka me të cilën përballen vetë personazhet e famshëm.

Fundjavën e kaluar, Brooklyn Beckham konfirmoi publikisht një përçarje të gjatë brenda familjes së tij, duke zbuluar një marrëdhënie të vështirë mes bashkëshortes së tij, Nicola Peltz Beckham dhe prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham. Përmes disa postimeve në Instagram, ai pretendoi se gruaja e tij ishte trajtuar vazhdimisht me mungesë respekti nga familja e tij.

“Gruaja ime është përçmuar vazhdimisht nga familja ime, pavarësisht përpjekjeve tona për të qenë të bashkuar,” shkroi Brooklyn, duke shtuar se Nicola ishte quajtur “jo pjesë e familjes”, se i ati kishte pranuar ta takonte vetëm me kusht që ajo të mos ishte e pranishme dhe se nëna e tij, sipas tij, kishte ndërhyrë edhe gjatë vallëzimit të parë të çiftit në dasmë.

Edhe pse jo çdo konflikt me vjehrrën është kaq dramatik apo përfundon në tituj mediash, përvoja e të jetuarit me tensione, komente pasive-agresive, këshilla të padëshiruara apo përplasje karakteresh është e njohur për shumë çifte. Sipas terapistes së çifteve Lisa Chen, kjo ndodh shpesh për shkak të një “konflikti besnikërie”.

“Partneri po krijon një familje të re dhe disa prindër e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e ndikimit dhe kontrollit,” shpjegon ajo.

Ekspertët e marrëdhënieve familjare theksojnë se hapi i parë përballë një marrëdhënieje të tillë është komunikimi i hapur me partnerin. Vendosja e kufijve të përbashkët, si koha e kaluar në mbledhje familjare, temat që nuk duhen diskutuar apo frekuenca e vizitave, krijon një front të bashkuar dhe ndihmon në shmangien e përplasjeve të panevojshme. Një tjetër këshillë kyçe është zgjedhja e betejave. Jo çdo koment apo kritikë meriton reagim. Shpesh, injorimi, ndryshimi i temës ose largimi nga situata mund të jetë mënyra më e shëndetshme për të ruajtur qetësinë mendore.

Përpjekja për ta “ndryshuar” vjehrrën, sipas specialistëve, është zakonisht e kotë. Në vend të kësaj, fokusi duhet të jetë në menaxhimin e sjelljeve problematike dhe mbrojtjen e marrëdhënies në çift. Vendimet përballë konflikteve duhet të merren së bashku, qoftë duke folur drejtpërdrejt, qoftë duke lënë partnerin të ndërhyjë.

Disa këshilla:

1. Vendosni kufij bashkë me partnerin që në fillim

Para se ta përballni drejtpërdrejt vjehrrën (ose të mbani brenda pakënaqësitë), flisni hapur me partnerin tuaj. Së bashku vendosni kufij të qartë dhe të drejtë për të dy, si për shembull: sa kohë do të qëndroni në takime familjare, sa shpesh do të bëni vizita, ose cilat tema janë të ndaluara për diskutim (financat, fëmijët, jeta personale). Të qenit në një mendje me partnerin krijon një bazë të fortë dhe ju ndihmon të veproni si ekip.

2. Zgjidhni betejat tuaja

Në një marrëdhënie tashmë të tensionuar, çdo koment mund të duket irritues. Megjithatë, reagimi ndaj çdo fjale ose gjesti nuk ia vlen gjithmonë. Fokusohuni vetëm te situatat serioze ose sjelljet e përsëritura që kalojnë kufijtë. Ndonjëherë, injorimi, ndryshimi i temës ose largimi nga biseda është mënyra më e mirë për të ruajtur qetësinë dhe energjinë tuaj.

3. Synoni korrektësi, jo domosdoshmërisht afërsi

Nuk është e nevojshme të jeni shoqe të ngushta me vjehrrën. Një marrëdhënie korrekte, e sjellshme dhe funksionale është më se e mjaftueshme. Ulni pritshmëritë dhe mbani komunikimin në nivele sipërfaqësore, pa ndjerë presionin për të ndarë detaje personale apo për të krijuar një lidhje të ngushtë.

4. Hiqni dorë nga dëshira për ta ndryshuar

Shpesh njerëzit presin që një përballje të sjellë ndryshim të menjëhershëm, por kjo rrallë ndodh. Në vend që të përpiqeni ta “rregulloni” vjehrrën, fokusohuni në menaxhimin e sjelljeve që ju lëndojnë. Vendosni kufij të qartë dhe shprehni qëndrimin tuaj shkurt dhe qartë, pa u justifikuar gjatë.

5. Merrni kohë për t’u çlodhur pas takimeve familjare

Kontakti me persona kritikë ose stresues mund të jetë rraskapitës emocionalisht. Prandaj, planifikoni kohë për t’u çlodhur pas takimeve familjare, qoftë një shëtitje, një bisedë me partnerin apo thjesht pushim. Kjo ndihmon që tensionet të mos ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj në çift.

The post Çfarë të bëni nëse vjehrra juaj nuk ju pëlqen? appeared first on iconstyle.al.

E uroi live! Lorna e BBVA zbulon emrin e partnerit, kush është reperi që jeton në SHBA?

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u shoqerua me një moment të papritur dhe mjaft të komentuar nga publiku, ku Lorna vendosi të ndajë një detaj të rëndësishëm nga jeta e saj personale.

Gjatë spektaklit, pasi u tentua të provokohej nga banorët dhe moderatori në lidhje me një banor të ri që hyri në shtëpi, Lorna reagoi ndryshe nga sa pritej. Ajo zgjodhi t’i japë fund spekulimeve duke uruar publikisht partnerin e saj për ditëlindjen e 39-të, duke konfirmuar kështu se zemra e saj është tashmë e zënë.

Banorja zbuloi se i dashuri i saj është reperi shqiptar Dren Kaleci, një emër i njohur në skenën muzikore, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij artistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lorna i dërgoi një mesazh përshëndetës partnerit të saj, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është serioze dhe e rëndësishme për të.

Ky urim i drejtpërdrejtë shërbeu si një konfirmim publik i marrëdhënies së saj, duke shuar njëherë e mirë kureshtjen e publikut dhe ndjekësve të Big Brother VIP Albania për jetën private të Lornës.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky zbulim do të ndikojë në dinamikat e mëtejshme të lojës dhe raportet e saj me banorët e tjerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dren Kaleci (@drenofficial)

The post E uroi live! Lorna e BBVA zbulon emrin e partnerit, kush është reperi që jeton në SHBA? appeared first on iconstyle.al.

❌