Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

OBRM-PDUKM: Kongresi i LSDM-së ishte një dështim



Partia në pushtet OBRM-PDUKM e cilëson si dështim kongresin e LSDM-së.

Ata e pyesin Filipçen pse në kongres nuk dha llogari për atë se pse partia është bërë partia e tretë në Maqedoni dhe e pesta në Shkup.

"Pyesim Filipçen pse nuk u distancua nga krimet e klanit DUBAI ku pjesë përbërëse është edhe vet ai. Pyesim Filipçen pse LSDM i shërbente Bullgarisë dhe Greqisë dhe e imponoi marrëveshjen franceze. Pyesim dhe pse u bënë çirak të BDI-së në krim dhe nuk u distancuan nga Artan Grubi dhe krimet e tij në Lotari. Pyesim pse nuk u distancuan as nga Vasko Kovaçevski i cili ndodhet në arrati pasi dëmtoi buxhetin për 6,5 milion euro në rastin “Aditivi”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për ta nuk ka zgjidhje më të mirë se Filipçe në krye të LSDM-së .

Filipçe: LSDM ofron program për ekonomi dinjitoze dhe jetë më të mirë për qytetarët



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot në Kongresin e partisë se të tjerët e shohin Maqedoninë si pre, si territor për të sunduar, teksa ne e shohim si shtëpi.

“Ne ofrojmë diçka tjetër, nivel, ndryshe. Duhet të ofrojmë strehim nga kjo çmenduri. Platforma dhe programi ynë është një marrëveshje me çdo qytetar. Ne ofrojmë një ekonomi dinjitoze, patriotizëm ekonomik, një model ekonomik në të cilin figura qendrore është personi dhe nevojat e tij. Një strategji ekonomike që përqendrohet në atë se si paratë që paguani në buxhet mund t’ju kthehen përsëri, përmes pagave më të larta, arsimit më të mirë, kujdesit shëndetësor më të mirë, pensioneve më të larta”, shtoi kryetari i LSDM-së.

Para të pranishmëve, Filipçe nënvizoi se LSDM-ja angazhohet jo vetëm për një pagë të thjeshtë të ulët, por edhe për një pagë dinjitoze për jetesë.

“Një sistem ku fitimi nuk është i ndaluar, por lakmia taksohet. Kthimi i parave te qytetarët – jo përmes masave të rreme, por përmes investimeve sistemike në çdo aspekt të të ardhurave dhe shërbimeve që ju si qytetarë i merrni nga shteti. Për të rinjtë – shtet qendër digjitale, jo një eksportues i punës së lirë ose mendjeve tona të reja krijuese. Nëse ata mund të punojnë për kompani të huaja, le të punojnë këtu. Le të punojnë nga shtëpia, por në kushte evropiane për të cilat ne do të garantojmë. Për pensionistët, një fund të lëmoshave para zgjedhjeve, një rritje të garantuar të pensioneve që ndjek inflacionin në mënyrë që ata të mos duhet të zgjedhin midis ilaçeve dhe ushqimit. Për punëtorët, ne do të jemi mburoja që do t’i mbrojë ata nga arbitrariteti i shefave që mbron kjo qeveri aktuale. Ne kemi nevojë për një shtet social më shumë se kurrë dhe vetëm LSDM mund ta sigurojë një shtet të tillë”, tha Filipçe.

Pjesa e hapur e Kongresit të LSDM ka përunduar, tani vijon pjesa që është e mbyllur për publikun.

LSDM sot do të mbajë Kongresin e partisë



Lidhja Social Demokratike sot do ta mbajë Kongresin e 31-të në Shkup në hotelin Aleksandar Pallas.

Sipas informacioneve nga LSDM-ja, Kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe një pjesë pune.

Në fillim, do të ketë një pjesë të hapur të Kongresit, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Pas kësaj do të vijojë një pjesë pune e Kongresit.

Kujtojmë se ditë më parë Filipçe theksoi se kritikat aktuale ndaj tij dhe partisë vijnë nga, siç tha ai, “individë që janë shantazhuar ose blerë”, duke shtuar se anëtarët dhe mbështetësit e vërtetë të LSDM-së i njohin këto përpjekje për të dobësuar opozitën. Ai tha se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra sepse, siç theksoi, qëllimi i tij kryesor është të vazhdojë luftën për “shërimin e shoqërisë, zhdukjen e korrupsionit dhe kthimin e vendit në rrugën evropiane”.

Filipçe theksoi se LSDM mbetet një parti plotësisht e bashkuar, me një grup parlamentar të sinkronizuar dhe kompakt dhe se procesi i konsolidimit të brendshëm në organizatat komunale është duke vijuar.
Nga ana tjetër, ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i bëri thirrje Filipçes që të japë dorëheqje, ndërsa me kritikë të hapur doli edhe Jovan Despotovski, duke vlerësuar se udhëheqësia aktuale e LSDM është e vetmja përgjegjëse për pakënaqësinë midis anëtarëve të partisë.

Filipçe: Mijëra tituj toksikë, dëshmi e një linçimi të organizuar kundër meje dhe LSDM-së



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp prezantoi "disa nga mijëra titujt toksikë", në plasuara në media.
Ai tha se mbledhje tyre nuk ishte aspak e vështirë, sepse kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që oktapodi mediatik i OBRM-PDUKM-së ka prodhuar në një periudhë kaq të shkurtër.

"Shikoni, ja si duket jeta e përditshme e LSDM-së dhe meje personalisht. Kështu zgjohemi, kështu biem në gjumë, kështu funksionojmë. Kjo është ajo kundër së cilës luftojmë çdo ditë. Të pavërteta, gënjeshtra, fyerje, ndjekje, linçim, ofendime, etj. Miliona euro janë investuar në këtë. Ky është ekspozimi i tyre.

Pse po e bën qeveria këtë, për të defokusuar nga problemet e vërteta.

Kur filloi të rritet intensiteti i sulmeve ndaj meje dhe LSDM-së? Kur zbuluam se ekzistonte një marrëveshje "emigrantë për para", kur filluam të publikonim "bomba", 161 tendera për një kompani, 52 milionë euro përmes komunave, 9 milionë euro për një kompani me dy punonjës, 1.2 milionë euro përmes Postës, të gjitha për miqtë e Mickoskit. Kur thamë se mungonin një miliard euro, dhe tani, për fat të keq, mungojnë dy miliardë, dhe janari nuk ka mbaruar ende.

Goditja më e ashpër kundër nesh filloi pas njoftimit tonë për "Alfa TV" dhe lidhjen e tyre me një rrjet të tërë që kalon përmes Beogradit, SNS, në Budapest dhe Orban. Dhe ata na sulmuan me të gjitha forcat.

Në Shoqatat e Gazetarëve, pamë një rreze të fundit shprese se ata do të ishin në gjendje të mbroheshin nga presionet e OBRM-PDUKM-së dhe të qëndronin në anën e së vërtetës. Ende po presim një përgjigje për tetë ankesat e paraqitura për fyerje nga Gerovski. Ai më krahason me një vrasës fëmijësh, imagjinoni një vrasës të 300 fëmijëve. Dhe askush nuk reagon.

Askush nuk reagon ndaj të gjitha këtyre që shihni të mbledhura në një vend sot.

Shikoni këto tituj toksikë dhe të tmerrshëm, ato fjalë, ato shprehje. A mund ta imagjinoni si ndihemi? A kemi deklaruar, thënë apo shkruar ndonjëherë diçka të tillë? Jo, kurrë", tha Filipçe./Telegrafi/

Shilegov: LSDM përfundoi me 15 deputetë, për këtë gjendje Filipçe duhet të dorëhiqet



Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kërkoi dorëheqjen e udhëheqjes aktuale të LSDM-së për shkak të rezultateve katastrofale të punës së saj.

Shilegov e akuzoi liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se po e çon partinë drejt zhdukjes.

“Të reduktosh mbështetjen e partisë në vetëm rreth njëqind mijë vota dhe vetëm 15 deputetë, të bëhesh partia e pestë në Shkup dhe e treta në Maqedoni – çfarë është kjo nëse jo katastrofë?”, tha Shilegov në Tv Telma.

“Do të ketë kërkesa të caktuara jo vetëm nga ana ime, por edhe nga një grupim serioz brenda partisë, mes të cilëve ka edhe deputetë aktualë, të cilët gjithashtu nuk kanë asnjë komunikim me udhëheqjen. Kur një pjesë e deputetëve të dalin nga partia, ndoshta gjysma e grupit parlamentar, kur një pjesë e udhëheqjeve komunale t’ju mbyllin dyert, atëherë do ta kuptoni se duhet të largoheni nga funksioni,” tha Shilegov.

“As unë personalisht dhe as njerëzit të cilëve u intereson LSDM-ja nuk duhet të punojnë kundër partisë,” tha Shilegov, duke theksuar se teza se ky kongres do të jetë i suksesshëm apo i pasuksesshëm është e rreme.

Sipas tij, nëse kongresi rezulton i suksesshëm, ai do të jetë vetëm një verifikim i asaj që ai e quan “politika të gabuara” që janë ndjekur në periudhën e kaluar.

Shilegov tha se ky do të jetë kongresi i tretë i pasuksesshëm radhazi, pas një kongresi që nuk u mbajt fare, duke theksuar se nuk ka pasur kongres llogaridhënës për arsyet e rezultateve pas zgjedhjeve të vitit 2021, as pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.
“Sipas informatave që kam, delegatëve dhe organizatave komunale ende nuk u kanë mbërritur materialet dhe konkluzionet e kongresit,” tha Shilegov.

Shilegov ndër të tjera i ka vlerësuar akuzat e LSDM-së se ai punon për OBRM,-PDUKM-në si përpjekje për diskreditim personal.

Filipçe: LSDM nuk do të mbështet ligjin për zbatimin e "Safe City"



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thekson se grupi parlamentar i partisë së tij nuk do ta mbështesë Ligjin për Kundërvajtjet, i cili është i rëndësishëm për zbatimin e sistemit "Safe City".

Ai përsëriti se nuk janë kundër sigurisë në trafik, por, thotë ai, nuk mund të lejojmë që sistemi të zbatohet pjesërisht.

"Ne jemi gjithashtu për sigurinë e të dhënave personale, të cilat qeveria përsëri nuk po i komenton dhe as nuk po përpiqet t'i rregullojë. Pamë që u ulën në mbledhjen e liderëve, u pajtuan, kështu që do të shohim se çfarë do të sjellë tregu.

Ne jemi një opozitë konstruktive, por nuk jemi të kontrolluar. Nuk do të lejojmë veten të mbështesim një ligj në të cilin nuk rregullohen aspekte serioze, siç është baza e të dhënave e madhe", tha Filipçe në një konferencë për shtyp në selinë e LSDM-së.

"Safe City" do të fillojë më 1 shkurt. Pas njoftimeve të BDI-së se do të japë dritën jeshile, ajo do të ketë shumicën e nevojshme prej dy të tretash për korrigjime ligjore në Parlament. Megjithatë, ata kërkojnë që vërejtjet e tyre të zbatohen.

Për momentin sistemi "Safe City" është në fazën testuese./Telegrafi/

Nikolloski kërkon mbështetje nga opozita për ligjin për "Safe City", Filipçe: Ekziston mundësia për abuzime me këtë sistem



Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski kritikoi opozitën LSDM dhe BDI për qasjen e tyre, duke shprehur shpresën se do të reflektojnë dhe do të mbështesin zgjidhjet ligjore, veçanërisht ato që kërkojnë shumicë prej dy të tretash, sipas premtimeve të dhëna në takimin e liderëve.

Po kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se ligji do ta ketë mbështetjen e tyre, mirëpo kanë dy çështje të cilat do t’i parashtrojnë në Kuvend.

“Lidhur me ligjin, dua të bëj një dallim të qartë midis dy gjërave. Së pari, mbështetja jonë që do të ketë ky ligj nga aspekti i sigurisë në trafik, kjo është diçka që është e nevojshme në Shkup në të gjitha qytetet e mëdha dhe kudo në rrugët e vendit. Por ka dy aspekte shumë të rëndësishme për të cilat pushteti nuk po përgjigjet.

Së pari, çfarë do të ndodhë me sasinë e madhe të të dhënave që gjeneron ky sistem, duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM është e njohur për abuzimin me të dhëna të tilla, dhe e dyta është shuma e gjobave. Shuma e dënimeve është diçka e rëndësishme që duhet të bisedohet dhe këto dy pyetje do t’i ngremë në Kuvend”, thotë Filipçe./TV21/

Filipçe: Standardi i jetesës së qytetarëve po bie, mungojnë mbi 2 miliardë euro në buxhet



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi se qeveria nuk ka vullnet të vërtetë për debat substancial dhe zgjidhje që do të përmirësojnë standardin e jetesës së qytetarëve, ndërsa shteti po debitohet çdo ditë e më shumë dhe situata ekonomike po përkeqësohet.

"Fatkeqësisht, nuk kemi parë asnjë vullnet nga kjo qeveri për të debatuar vërtet për asgjë. Patëm shumë thirrje, patëm shumë projektligje për rritje të pagave, standardi i jetesës së qytetarëve po bie dita-ditës, shteti po debitohet gjithnjë e më shumë. Çdo ditë ka huazime të reja, kemi 2 miliardë që mungojnë vetëm tani në buxhet", tha Filipçe.

Duke vepruar kështu, Filipçe theksoi se qeveria po shpenzon paratë e buxhetit pa një efekt të qartë zhvillimi dhe pa investime në projekte kapitale.

"Ka para që merren vetëm për t'u shpenzuar pa asnjë investim në objekte kapitale, kemi rrezik nga migrantët që duhet të vijnë për para, të cilët gjithashtu nuk kanë asnjë mohim serioz, as nuk e kanë nënshkruar projekt-deklaratën tonë", tha Filipçe.

Ai shtoi se të gjitha çështjet thelbësore mund dhe duhet të debatohen nëse ka vullnet të vërtetë politik.

"Pra, nëse ka vullnet të vërtetë për ta udhëhequr vendin ashtu siç duhet, siç kanë qenë drejtimet strategjike për 30 vitet e fundit, vërtet drejt Bashkimit Evropian, gjithçka mund të debatohet në Parlament. Ne do të inicojmë ato aspekte që janë të rëndësishme dhe që janë në interes dhe përfitim të të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm disa aspekte që i përshtaten vetëm kësaj qeverie të butë", tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe: Levica dhe BDI po funksionojnë bashkë



Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media ka deklaruar se bashkëpunimi mes Levicës dhe BDI-së është i dukshëm dhe i pamohueshëm, duke theksuar se të dyja partitë po funksionojnë së bashku.


“Levicën e pamë se me kë u ul në tavolinë. Është e dukshme se janë nën ndikim të qeverisë. Pasi që u ulën Levica dhe BDI, është e ditur se çfarë bëjnë”, ka deklaruar Filipçe.


Sipas tij, ky veprim tregon qartë se Levica ka humbur autonominë politike dhe se vepron në koordinim me BDI-në, duke shërbyer interesave të saj politike. Filipçe vlerësoi se ky bashkëpunim i fshehtë po del gjithnjë e më hapur në skenën politike.

Sistemi Qytet i Sigurt, Filipçe: Do të kërkojmë debat për dënimet



Projekti Sejf Siti pritet që javën tjetër të miratohet në kuvend, por kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi ende nuk ka caktuar seancë për këtë çështje. Nëse kordinatorët e grupeve parlamentare për disa pika i kanë sqaruar deputetët e BDI-së, social demokratët do të kërkojnë debat në kuvend për çështjen e gjobave dhe fatin e të dhënave në sistem.


Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se e mbështesim ligjin në pjesën me të cilin rregullohet një pjesë e trafikut dhe ulet rreziku nga fatëkeqësi por duhet diskutuar këto dy çështje.


“E para në kontekstin aktual sa i takon pozitës ekonomike të qytetarëve, do të duhet të flitet për lartësinë e dënimeve dhe e dyta se kush i kontrollon sasinë e madhe të të dhënave të cilat I mbledh sistemi Sejf Siti. Bëhet fjalë për një qeveri e cila ka histori të keqpërdorimeve të shërbimeve të sigurisë, ndjekje, përgjime të një pjese të madhe të qytetarëve. Nuk jemi komod që thjesht kjo pjesë të kaloj pa diskutim. Dyshojmë se këto të dhëna mund ti keqpërdorin për interesa të ngushta partiake. Andaj do të debatohet në kuvend për këto dy çështje”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.


Gjobat që parashikohen pas regjistrimit të shkeljeve në kamerat e sigurisë janë nga 15 deri në 300 euro. Kryeministri Hristijan Mickoski optimist se ligji për kundërvajtje do të kalojë në kuvend dhe nga një shkruti do të nis jetësimi I të njëjtit.


Edhe partitë tjera koalicioni VLEN, lëvizja E Di por edhe E Majta janë shprehur për bashkëpunim rreth miratimit të ligjit.

Filipçe për takimin e liderëve: Nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet me të cilat përballet shteti



Disa orë pas takimit dhe pasi i analizoi deklaratat e liderëve, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se ky takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti.

Qeverisë, sipas tij, po i shpejtohet për zgjedhjet të reja. Kjo, për shkak se vendi po futet në borxhe të reja dhe me mungesa të mëdha buxhetore për paga dhe subvencione.

Filipçe përsëriti se janë kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike me arsyetimin se shtetit dhe shoqëria nuk është gati për një gjë të tillë. Megjithatë, ai paralajmëroi mbështetje vetëm për ligjet e agjendës reformuese.

Filipçe: Qeveria teknike nuk duhet të shfuqizohet



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se nëse shpallen zgjedhje, LSDM-ja do të marrë pjesë në to dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shpjegoi gjithashtu vendimin e tij për të mos pranuar një takim udhëheqësish me kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Nuk ka takim për qeverinë teknike. Është vija e fundit e mbrojtjes kundër abuzimit të plotë të vullnetit të lirë të qytetarëve në procesin zgjedhor. Qeveria teknike, e cila është e vetmja mundësi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk duhet të shfuqizohet.
Ata nuk e duan sepse kur të hyjë një ministër nga opozita, krimet dhe abuzimet e mëparshme do të zbulohen sinqerisht. Ne e kemi deklaruar qartë se së pari bëhet fjalë për zgjedhje, dhe pastaj për emigrantë për para", tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së thotë se do të mbështesin të gjitha ligjet reformuese në Kuvend, por informon se kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka pranuar asnjë nga sugjerimet e tyre që ia dhanë Ministrisë së Drejtësisë nga grupi i tyre i ekspertëve./Telegrafi/

Filipçe: Nuk ka marrëveshje me kriminelët, Mickoski kërkon alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme



"Nuk do të ketë takim me kriminelë", kështu e filloi konferencën e tij për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipce, i cili shprehu qëndrimin e tij për takimin e paralajmëruar të liderëve që do të thirret nga kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Një nga temat e takimit të liderëve është planifikuar të jetë shfuqizimi i mundshëm i "Qeverisë Teknike", gjë që është bërë praktikë para zgjedhjeve parlamentare në vend.

Filipçe beson se "Kryeministri është në një pozitë të vështirë, është me nxitim dhe po kërkon një alibi për të shpallur zgjedhje të parakohshme".

Ai përsëriti qëndrimin e LSDM-së se Mickoski "po planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pastaj para për migrantët".
Sipas Filipçe, Qeveria është me nxitim sepse nuk ka para në Buxhet, dhe shtoi se, qeveria teknike nuk duhet të hiqet.

"Qeveria teknike duhet të mbetet, sepse qeveria ka uzurpuar gjithçka. Ka futur kthetrat e saj në gjyqësor, ka marrë kontrollin e plotë mbi prokurorinë, ka sjellë ndryshime në Kodin Penal në kundërshtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian. E bën këtë për të mbrojtur kriminalitetin e qeverisë. Miratuan një rezolutë për të shfuqizuar lirinë e fjalës së opozitës, duke shtypur kështu demokracinë shtesë dhe miratoi një Ligj për Policinë për partizim të plotë dhe për përjashtimin e profesionistëve", shtoi Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: Le të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të lirë, të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse theksoi se të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen në vendin e tyre.

"Uroj festën më të gëzueshme në Krishterim me përshëndetjen tradicionale të paqes së Zotit, Krishti lindi.
Uroj festa të qeta, uroj festa të gëzuara të gjithë besimtarëve që festojnë këtë festë sot. Ky është një rast tradicional për të mbledhur familjen, për të mbledhur më të afërmit, për të treguar respekt, për të treguar kujdes. Uroj që dita të kalojë në paqe, dhe në paqe në këto kohë të trazuara që na duhet, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndërtojmë shoqërinë, të jemi të drejtë, të jemi tolerantë, të jemi të lirë.

Në të kaluarën, zbatuam politika që qytetarët vërtet mund t’i ndjenin për të jetuar më mirë, më të sigurt, më të pasur. Të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen këtu. Zbatuam politika që i përshtaten shoqërive të zhvilluara, një shoqërie në të cilën askush nuk do të ndihet më pak i vlefshëm, pavarësisht nëse është etnik, kombëtar, fetar, kulturor, gjinor, seksual apo orientim seksual.

Uroj që të gjithë së bashku të ndërtojmë një shoqëri në të cilën askush nuk do të diskriminohet”, tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe para Katedrales në Shkup./Telegrafi/


Despotovski nga LSDM: Partia ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se kryetari aktual, Venko Filipçe



Jovan Despotovski, funksionar shumëvjeçar dhe kuadër i LSDM-së, përmes një reagimi publik shprehu zhgënjim të thellë ndaj vendimeve të udhëheqjes aktuale të partisë, duke vlerësuar se pikërisht partia e tij amë e ka lënë “plotësisht pa fjalë dhe pa koment”.

Në mesazhin e tij, Despotovski thekson se pas tri dekadash angazhim politik, së paku e kishte pritur një qasje të tillë nga LSDM-ja, duke nënvizuar se në të gjitha paraqitjet e tij publike ka qenë i matur dhe i përmbajtur, madje edhe në situata kur, siç thotë, ka pasur bazë për qëndrim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë.

“ Në të gjitha paraqitjet publike kam qenë maksimalisht i moderuar, madje edhe në situata dhe për njerëz që absolutisht kanë merituar qëndrim të ashpër. Nëse kjo maturi tani bëhet kërcënim për kryesinë aktuale të partisë, atëherë LSDM-ja ka një problem shumë më të madh sesa që mendojmë”, thekson Despotovski.

Ai në mesazh dërgon edhe një kritikë të qartë ndaj personalizimit të partisë, duke theksuar se LSDM-ja gjatë historisë ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se cilido kryetar aktual.

“LSDM-ja ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se kryetari aktual. Dhe askush prej tyre kurrë nuk e ka vendosur veten mbi partinë, mbi familjen tonë. Kjo nuk është LSDM-ja, as nuk do të jetë kurrë”, porosit ai.

Në përfundim, Despotovski i drejtohet drejtpërdrejt liderit aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, me një mesazh të qartë personal se nuk do të lejojë që angazhimi i tij shumëvjeçar të zhvlerësohet me një vendim të vetëm politik.

“Me një vendim nuk mundesh, as nuk do të lejoj, të fshish 30 vjet punë, dashuri dhe sakrificë”, shkruan Despotovski.

OBRM-PDUKM: Filipçe duhet të përgjigjet se si e mori vizën e artë në Dubai dhe investimet së bashku me Zaevin



OBRM-PDUKM i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, të japë përgjigje publike se si e ka marrë të ashtuquajturën vizë të artë në Dubai dhe në çfarë emri është regjistruar apartamenti, i cili, sipas tyre, është përmendur në një dëshmi publike që lidhet me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Partia deklaron se pas një periudhe të gjatë akuzash publike dhe disa ditësh pas dëshmisë se Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, ka mbërritur një konfirmim indirekt nga Filipçe.

Siç raporton OBRM-PDUKM, kur u pyet nga një gazetar nëse po ndërton një ndërtesë të lartë në Dubai së bashku me Zaevin, Filipçe u përgjigj se nuk po ndërton, gjë që, sipas tyre, është një konfirmim se ndërtesa po ndërtohet nga Zaev.

"Pranimi se Filipçe nuk po ndërton nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si një pranim dhe konfirmim i tezave tona dhe dëshmisë së Toma Avramskit, se Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai", deklaron OBRM-PDUKM.

Partia shton se kjo, sipas mendimit të tyre, përfaqëson konfirmim zyrtar se ish-kryeministri e ka zgjeruar biznesin e tij në sektorin e ndërtimit dhe po investon në ndërtesa të larta në Dubai.

Në deklaratë, OBRM-PDUKM gjithashtu i bën pyetje shtesë Filipçes, në lidhje me mënyrën se si ai mori vizën e artë në Dubai.

"Deri më sot, nuk janë publikuar dokumente në lidhje me bisedimet e avancuara për një angazhim pune me një spital në Dubai, megjithëse Filipçe pretendoi se e mori vizën mbi këtë bazë", thuhet në deklaratë.

Partia po pyet gjithashtu nëse apartamenti i përmendur në dëshmi është në pronësi të Filipçes apo i është transferuar një pale të tretë.

Njëkohësisht, OBRM-PDUKM i ka kërkuar gjithashtu Zoran Zaevit të përgjigjet publikisht në pyetjet rreth burimit të fondeve me të cilat, sipas akuzave të tyre, ai po investon në ndërtimin e rrokaqiejve në Dubai.

Filipçe: Qeveria e paraqet si tradhti përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, me qëllim parandalimin e reformave



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se bashkëpunimi i autoriteteve të vendit me qeverinë serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partinë SNS është i dukshëm.

Filipçe vlerëson se "opinioni tashmë po e sheh se si kryeministri Hristijan Mickoski dëshiron ta imitojë Vuçiqin në të folur, në këmbë, në lëvizje dhe në konceptin e deklaratave" dhe e quajti atë "Vuçiq i vogël".

Filipçe bëri një krahasim midis tragjedisë në diskotekën "Pulse" të Koçanit dhe tragjedisë në stacionin e trenit në Novi Sad. Kryetari i LSDM-së thekson se ka zyrtarë qeveritarë që janë plotësisht të mbrojtur dhe nuk janë përfshirë në hetimin për Koçanin.
Lidhur me problemin me Bullgarinë, ai thotë se është një punë e kryer dhe se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është vetëm një mekanizëm për mënyrën se si të arrihet BE-ja.

“Përfshirja e bullgarëve do të na çojë aty ku kemi synuar strategjikisht të arrijmë për dekada të tëra. Dhe kjo është përsëri një formë e shtrembërimit të fakteve dhe e tjerrjes së tyre për ta paraqitur si tradhti, ndërsa në thelb nuk do të ketë reforma, prokurorë evropianë dhe transformim të gjyqësorit, ndërsa krimi e korrupsioni do të vazhdojnë të lulëzojnë”, tha Filipçe, duke akuzuar qeverinë./Telegrafi/

Filipçe, Ahmetit: Nëse mendon se do ta shkatërrojë Maqedoninë, mund t’ju ​​them se nuk do të fitojë në këtë mënyrë



Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe komentoi deklaratën e djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se ai "shkatërroi Jugosllavinë" dhe "se nëse del në rrugë, nuk do të kthehet në shtëpi".

"Unë besoj se ato kërkesa të Ali Ahmetit janë vetëm për pikëpamjen e tij personale politike. Ne kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer me të gjithë bashkëqytetarët tanë të të gjitha kombësive në partinë tonë, në udhëheqjen e partisë. Ka edhe njerëz nga bashkësi të tjera etnike, karakteri ynë multietnik, multikulturor nuk do të ndryshojë dhe as nuk kultivohet në mënyrën që propozon zoti Ahmeti.

Unë besoj se ai po e thotë këtë vetëm për ndonjë përfitim politik të tij në këtë konstelacion marrëdhëniesh.

Shoh se ai tha se e shkatërroi Jugosllavinë, nëse mendon se do ta shkatërrojë Maqedoninë kështu, mund të them se nuk do të fitojë në këtë mënyrë", tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari./Telegrafi/

Filipçe: Siljanovska zgjodhi të mbajë anën e qeverisë më të korruptuar që po e çon Maqedoninë në izolim



Sot, dëgjuam të gjithë grupin parlamentar të LSDM-së, fjalimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe më vjen keq që Presidentja zgjodhi të mbante anën e qeverisë më të korruptuar dhe kriminale në historinë e shtetit dhe në këtë moment në Evropë, tha sot në konferencën për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

"Ajo që kemi thënë gjatë javëve, muajve të kaluar, është konfirmuar se kjo qeveri, dhe sot Presidentja, ka dhënë mbështetje, po e çon Maqedoninë drejt izolimit, se historia evropiane për ne ka mbaruar, nuk do të ketë reforma dhe një krizë e madhe po vjen.
Më vjen keq që Presidentja nuk mbajti anën e shumicës së qytetarëve që duan ta shohin këtë vend të integruar plotësisht në Evropë. Më vjen keq që nuk u pengua në reformat e vërteta, t'i mbështeste ato, t'i komentonte ato, por vetëm disa kuazi-reforma, disa ligje pjesërisht të ndryshuara që kjo qeveri i paraqet si reformë të vërtetë, dhe kjo nuk është e gjitha, sepse, veçanërisht ligjet në gjyqësor do të mundësojnë vetëm partishmëri shtesë, emërimin e prokurorëve të vet partiakë, gjyqtarëve partiakë, një proces që tashmë ka filluar, të gjitha me qëllim vazhdimin e praktikave korruptive dhe vjedhjen e parave të qytetarëve", tha Filipçe.

Ai tha se dua t’i informoj të gjithë qytetarët se besoj se po vjen një krizë e madhe, çmimi i energjisë elektrike po rritet, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike gjithçka do të bëhet më e shtrenjtë.

"Shohim se nuk ka marrëveshje për rritjen e pagave, negociatat në kuadër të Këshillit Social midis qeverisë dhe sindikatave praktikisht nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Nuk do të ketë paga më të larta në asnjë sektor, as për punëtorët, as në arsim, as në kujdes shëndetësor", shtoi Filipçe./Telegrafi/



Filipçe: Qeveria dëshiron të ndalojë punën e opozitës dhe të krijojë shtet njëpartiak



Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka udhëtuar në Bruksel, prej ku thotë se do të kërkojë ndihmë nga Evropa dhe forcat progresive demokratike për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut.

Filipçe thotë se rezoluta e miratuar nga OBRM-PDUKM, është goditje e drejtpëdrejtë e demokracisë.

"Po ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për liri dhe demokraci në Maqedoni kërkon veprim të përbashkët. Rezoluta e turpshme e miratuar nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM në Parlament është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit politik. Kur parlamenti miraton një rezolutë jokushtetuese kundër opozitës, atëherë shteti pushon së qeni demokratik dhe hyn në autoritarizëm. Në një regjim".

"Qeveria dëshiron të heshtë dhe të ndalojë punën e opozitës, të krijojë një shtet njëpartiak dhe të shuajë lirinë e fjalës. LSDM nuk do ta lejojë këtë, ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë".

"Këtu, në Bruksel, do të kërkoj mbështetje nga e gjithë Evropa, nga të gjitha forcat progresive dhe demokratike, nga partitë simotra socialiste dhe socialdemokrate. Maqedonia duhet të jetë një shtet i lirë, demokratik dhe evropian. Është koha të formojmë një front të vetëm civil - një front për drejtësi, liri dhe demokraci", thotë Filipçe.

❌