❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan me bilanc vjetor për vitin 2025, qindra inspektime, gjoba dhe rritje e kontrollit institucional



Drejtoria e Inspekcionit nĂ« KomunĂ«n e Gjilanit ka publikuar bilancin vjetor tĂ« punĂ«s pĂ«r periudhĂ«n janar–dhjetor 2025, duke prezantuar tĂ« dhĂ«na tĂ« detajuara mbi aktivitetet inspektuese nĂ« fushĂ«n e ndĂ«rtimit, veprimtarive afariste, komunikacionit, mjedisit dhe hapĂ«sirave publike.

Në sektorin e ndërtimit, gjatë vitit 2025 janë hartuar gjithsej 308 procesverbale, janë shqiptuar 15 gjoba dhe janë shqyrtuar 36 ankesa nga qytetarët.

Nga Drejtoria theksohet se është rritur ndjeshëm vetëdijesimi i qytetarëve për pajisje me leje ndërtimi, ndërsa ndërtimet e larta janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm përmes matjeve gjeodezike për çdo etazhitet.

Inspektorët kanë realizuar përcjellje të vazhdueshme të punimeve, gjë që, sipas tyre, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së ndërtimit.

Në fushën e veprimtarive afariste, gjatë vitit janë inspektuar 261 biznese, shumica prej tyre biznese të reja. Për këtë periudhë janë hartuar 261 procesverbale, janë realizuar 163 pranime të kushteve minimale teknike për subjekte afariste, si dhe është bërë kontrolli i dokumentacionit të konformitetit të mallrave sipas standardeve evropiane.

Po ashtu, është mbyllur një subjekt afarist dhe janë shqiptuar 10 gjoba mandatore, ndërsa të hyrat nga pranimet teknike kanë arritur vlerën prej 14,600 euro.

Drejtoria ka raportuar edhe për bashkëpunim me Policinë e Kosovës lidhur me organizimin e ahengjeve të maturantëve, ku gjatë inspektimeve janë ndaluar pijet alkoolike për persona nën moshën 18-vjeçare.

NĂ« sektorin e komunikacionit janĂ« hartuar 176 procesverbale, janĂ« iniciuar 35 kundĂ«rvajtje dhe janĂ« shqiptuar 10 gjoba. Inspektimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« linjat komunale tĂ« autobusĂ«ve, taksitĂ« legale dhe ilegale, si dhe aktivitete vetĂ«dijesuese nĂ« shkolla fillore tĂ« mesme tĂ« ulĂ«ta, ku gjatĂ« muajit shtator janĂ« mbajtur ligjĂ«rata me temĂ«n “FĂ«mijĂ«t miq nĂ« trafikun rrugor” nĂ« tetĂ« shkolla tĂ« zonĂ«s urbane tĂ« Gjilanit.

Në aspektin e mjedisit, Drejtoria ka monitoruar hapësirat urbane dhe rurale, duke trajtuar kërkesa dhe ankesa të qytetarëve për ndotje, hedhje të mbeturinave dhe pajisje me leje mjedisore komunale. Pas inspektimeve në terren janë lëshuar vendime, gjoba, afate ligjore dhe akte të tjera normative.

Po ashtu, është bërë monitorimi i zbatimit të lejeve mjedisore për subjektet afariste dhe është realizuar bashkëpunim me operatorë publikë për pastrimin e disa lokacioneve në qytet.

GjatĂ« vitit 2025, Drejtoria e Inspekcionit ka bashkĂ«punuar ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, MMPHI-nĂ«, KPMM-nĂ«, prokurorinĂ«, ndĂ«rmarrjet publike lokale dhe kompani tĂ« shĂ«rbimeve publike, duke pĂ«rfshirĂ« “Hidromorava”, NPL “Tregu”, “Eco Higjiena” dhe KEDS-in.


Në kuadër të shqyrtimit të ankesave zyrtare, janë shqiptuar 13 gjoba mandatore, janë hartuar 109 procesverbale dhe janë pranuar 39 kërkesa zyrtare. Sipas Drejtorisë, masat e ndërmarra kanë përfshirë vërejtje verbale, ndërprerje punimesh, dhënie afatesh ligjore dhe shqiptim gjobash.

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan vlerëson se puna gjatë vitit 2025 ka kontribuar në forcimin e zbatimit të ligjit, rritjen e rendit dhe përmirësimin e standardeve në fusha të ndryshme të jetës publike në komunë. /Telegrafi/



“Flaka e Janarit” vazhdon me ecjen tradicionale nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri nĂ« Gjilan dhe KamenicĂ«



Manifestimi mbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit”, qĂ« organizohet nĂ«n patronatin e kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, Alban Hyseni, dhe pĂ«rkujdesjen e DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport, ka vazhduar aktivitetet e tij me ecjen tradicionale nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri.

Ecja u organizua nga ShoqĂ«ria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” nga Komuna e Gjilanit dhe Klubi Alpin “DardanĂ«t” nga Komuna e KamenicĂ«s, me mbĂ«shtetjen e klubeve tĂ« tjera bjeshkatare dhe alpine nga trojet shqiptare. NĂ« kĂ«tĂ« aktivitet morĂ«n pjesĂ« dhjetĂ«ra qytetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shoqĂ«rive bjeshkatare, tĂ« cilĂ«t pĂ«rmes ecjes nderuese dhe pĂ«rkujtuese synuan ruajtjen e kujtesĂ«s dhe vlerĂ«simin e sakrificĂ«s sĂ« heronjve tĂ« kombit.

Sipas organizatorĂ«ve, kjo ecje ka pĂ«r qĂ«llim t’u japĂ« brezave tĂ« rinj mundĂ«sinĂ« tĂ« kuptojnĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e trashĂ«gimisĂ«, historisĂ« dhe kulturĂ«s kombĂ«tare, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« ecje pĂ«rkujtimore “prej nga buron liria”.

Aktiviteti nisi me një fotografim të përbashkët te shtatorja e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Gjilan, për të vazhduar drejt Kamenicës, ku pjesëmarrësit u bashkuan me grupe të tjera. Më pas, ecja vazhdoi drejt Kapisë në Sfircë, prej nga nisi marshimi deri te Kulla e Nuhi Berishës. Pas kthimit në Kapi, shtegu u vijua drejt Kullës së Rexhep Malës në Hogosht dhe më pas deri te Kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, ku edhe u përmbyll ecja tradicionale.

Ky aktivitet u vlerësua si një nderim ndaj sakrificës së Heronjve të Kombit Kadri Zeka, vëllezërve Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

OrganizatorĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se aktivitetet e “FlakĂ«s e Janarit” do tĂ« vazhdojnĂ« mĂ« 24 janar, me organizimin e TryezĂ«s Letrare “Pena e FlakĂ«s” nga ora 12:00, ndĂ«rsa nĂ« mbrĂ«mje do tĂ« nis Festivali i DramĂ«s Origjinale Shqipe “Talia e FlakĂ«s”, i cili do tĂ« mbahet nĂ« Teatrin e Qytetit tĂ« Gjilanit. /Telegrafi/


Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit në 2025



Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët gjatë vitit 2025 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat mjekësore familjare në gjithë komunën.

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Gjilanit Alban Hyseni, tregon pĂ«r shĂ«rbimet shĂ«ndetĂ«sore tĂ« ofruara gjatĂ« vitit 2025 nĂ« QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” – Gjilan

“GjatĂ« vitit 2025, Qendra Kryesore e MjekĂ«sisĂ« Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” nĂ« Gjilan ka ofruar njĂ« numĂ«r tĂ« madh shĂ«rbimesh shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r qytetarĂ«t, duke garantuar kujdes tĂ« vazhdueshĂ«m, cilĂ«sor dhe tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, tha Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se vizita nga mjekët familjarë ishin 239 mijë e 902. Shërbime infermierore në MF ishin 454 mijë e 759. Kujdestari ishin 151 mijë e 82. Urgjenca kishte 12 mijë e 82. Vaksinime ishin 19 mijë e 320. Në Stomatologji u kryen 30 mijë e 376 shërbime.

Derisa nga kujdesi shtĂ«piak – Patronazha janĂ« kryer 28 mijĂ« e 510 vizita. Mamografi 925. UltrazĂ«ri i gjirit 203 dhe PAP-testi 999.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se analiza laboratorike janĂ« kryer 292 mijĂ« e 980. Qendra e Diabetit, kishte 8 mijĂ« e 660 shĂ«rbime. Vizita nĂ« shtĂ«pi pĂ«r gra shtatzĂ«na dhe fĂ«mijĂ«t 0–3 vjeç ishin 1 mijĂ« e 662. Klasa pĂ«r nĂ«na ishin 2 mijĂ« e 5.

Derisa tregoi edhe për shërbime të tjera shëndetësore që ishin 4 mijë e 420. Shërbime administrative-mjekësore 466 mijë e 76.

Kryetari Alban Hyseni tregoi se totali i shërbimeve gjatë vitit 2025 ishte 1 milion e 928 mijë e 818.

“QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore cilĂ«sore dhe nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e vazhdueshĂ«m tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r qytetarĂ«t e Gjilanit”, tha Alban Hyseni.

Kryetari, falënderoi stafin shëndetësor për përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe për qytetarët për besimin e treguar. /Telegrafi/

Komuna e Gjilanit fton qytetarët të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet



Komuna e Gjilanit ka ftuar qytetarët dhe subjektet afariste që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, afati për aplikim është nga 15 janari deri më 31 janar 2026, ndërsa kërkesat duhet të dorëzohen në Qendrën për Qytetarë të Komunës së Gjilanit, drejtuar Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

“PĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« pronarĂ«t e ekonomive familjare dhe subjektet afariste, tĂ« cilĂ«t kanĂ« pĂ«suar dĂ«me nga reshjet e shiut tĂ« datĂ«s 10 janar 2026, tĂ« paraqesin kĂ«rkesĂ« zyrtare brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Gjilanit.

Komuna ka bërë të ditur se aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili përfshin: kërkesën drejtuar Komisionit, fotografi të objekteve apo gjësendeve të dëmtuara, adresën e saktë të lokacionit ku ndodhet objekti i dëmtuar, numrin e telefonit të aplikuesit, si dhe kopjen e letërnjoftimit. Për subjektet afariste kërkohet edhe certifikata e regjistrimit në ARBK.

“TĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e interesuar ftohen qĂ« aplikimet t’i dorĂ«zojnĂ« brenda kĂ«tij afati, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« komisioni tĂ« ketĂ« mundĂ«si tĂ« bĂ«jĂ« vlerĂ«simin e plotĂ« dhe korrekt tĂ« dĂ«meve”, thekson Komuna e Gjilanit.

Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë afatin e aplikimit dhe të sigurohen që dokumentacioni i dorëzuar të jetë i plotë, për të mundësuar trajtimin sa më efikas të kërkesave. /Telegrafi/


Ndezet flakadani i manifestimit mbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit 2026” nĂ« Gjilan



Me ndezjen simbolike tĂ« flakadanit Ă«shtĂ« hapur zyrtarisht Manifestimi Kulturor MbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit 2026” nĂ« Gjilan, i cili i kushtohet kujtimit dhe nderimit tĂ« heronjve, dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve tĂ« kombit ndĂ«r breza.

Hapja e manifestimit u shënua me një defile simbolik të të rinjve në qendër të qytetit, ndërsa ceremonia qendrore dhe ndezja e flakadanit u zhvilluan në platonë e Teatrit të Qytetit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues institucionalë, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Programi artistik u pasurua me interpretimet e OrkestrĂ«s Frymore “Selman Vokshi”, e cila prezantoi vepra tĂ« pĂ«rzgjedhura nga kompozitorĂ« shqiptarĂ«, duke i dhĂ«nĂ« ceremonisĂ« njĂ« dimension solemn dhe artistik.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2026” do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 31 janar dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« sĂ«rĂ« aktivitetesh nĂ« katĂ«r shtyllat kulturore: artet pamore, letĂ«rsinĂ«, artet skenike dhe muzikĂ«n.

Gjatë kësaj periudhe, në Gjilan pritet të mblidhen artistë dhe artdashës nga e gjithë hapësira shqiptare. /Telegrafi/


Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte



Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme, ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 33 vota për dhe asnjë kundër.

Shtyllat kryesore të buxhetit i prezantoi kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili bëri të ditur se buxheti për vitin 2026 arrin shumën prej 41.928.924 euro, apo afër 42 milionë euro.

Gjatë debatit, përkrahje paraprake për buxhetin dhanë Besnik Shala (VV), Nazim Gagica (AAK) dhe Naser Arifi (Guxo), duke parashtruar njëkohësisht edhe disa kërkesa për investime komunitare. Ndërkaq, opozita, përfaqësuar nga Gentrit Murseli (LDK) dhe Riad Rashiti (PDK), shfaqi kritika dhe vërejtje, duke e kushtëzuar votimin me inkorporimin e dhjetëra projekteve komunitare.

Pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetari Hyseni bëri të ditur se janë dakorduar që tetë nga 20 kërkesat e LDK-së të përfshihen në buxhet, në vlerë prej 764 mijë euro, si dhe kërkesa e partisë Guxo për rregullimin e parkut në Miresh. Sa i përket kërkesave të PDK-së, me theks të veçantë për varrezat e qytetit, ai tha se janë dakorduar që ato të inkorporohen gjatë bartjes së buxhetit në muajin shkurt, përkatësisht për rritjen e buxhetit për këtë projekt.

Në seancë kontribuuan me kërkesa, kritika dhe rekomandime edhe asamblistët Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Bujar Nevzati, Fitim Guda, Fatos Ramadani, Lirije Kosumi, Burhan Isufi dhe Gresa Avdiu.

Po ashtu, në seancën e sotme dha betimin anëtari më i ri i Kuvendit Komunal, Renan Imam, ndërsa Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarin për Komunitete, Kadir Hysein. /KP/

Krenare Latifi Kçiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Gjilanit, Hyseni thërret seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2026



Pas zgjedhjes së Krenare Latifi Kçikut si kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, kryetari i komunës, Alban Hyseni, njoftoi mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit të vitit 2026.

“Krenare Latifi Kçiku Ă«shtĂ« zgjedhur kryesuese e Kuvendit dhe ne sapo kemi nĂ«nshkruar ftesĂ«n pĂ«r seancĂ«n e jashtĂ«zakonshme, ku do tĂ« votohet buxheti i vitit 2026”, tha Hyseni pas votimit.

Kryetari theksoi se propozimi i buxhetit është i njëjti si ai i dorëzuar fundvitin e kaluar, i cili atëherë nuk kishte kaluar në Kuvend. Ai shtoi se, megjithëse numrat e votave janë të mjaftueshëm për miratimin e tij, ekzekutivi është i gatshëm për dialog me subjektet opozitare.

“Ne shprehim gatishmĂ«ri tĂ« bashkĂ«punimit me subjektet opozitare dhe i ftojmĂ« qĂ« tĂ« votojnĂ« buxhetin e komunĂ«s,” tha Hyseni, duke theksuar se çdo propozim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r buxhetin mund tĂ« paraqitet deri tĂ« premten.

Ai gjithashtu nĂ«nvizoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e miratimit tĂ« buxhetit: â€œĂ‡Ă«shtja e buxhetit Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, ku vitin e kaluar komuna ka vuajtur shumĂ«. Jemi tĂ« interesuar qĂ« sivjet buxheti tĂ« mos mbetet problem, por tĂ« bashkojĂ« tĂ« gjitha subjektet politike dhe tĂ« marrĂ« aprovimin ditĂ«n e premte".

Kjo seancë e jashtëzakonshme do të jetë test për bashkëpunimin mes pushtetit dhe opozitës, teksa kryesuesja e Kuvendit, Kçiku, do të luajë një rol kyç në drejtimin e diskutimeve dhe procedurave për miratimin e buxhetit. /Telegrafi/


Qendra për Shërbim me Qytetarë në Gjilan regjistroi afër 100 mijë kërkesa në 2025



Drejtoria e Administratës e Komunës së Gjilanit ka mbyllur vitin 2025 me një volum të lartë shërbimesh ndaj qytetarëve, duke përmirësuar infrastrukturën dhe afërsinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ushtruese e detyrës së drejtorit, Arbenita Sopi Haziri, tha se gjatë vitit janë ndërmarrë masa për të lehtësuar procedurat administrative, përfshirë miratimin në Kuvendin Komunal të vendimit për largimin e gjobës për regjistrimin e mëvonshëm të lindjeve, në mënyrë që fëmijët e lindur jashtë vendit të regjistrohen pa penalitete.

Po ashtu, nĂ« funksion janĂ« rikthyer e-kiosku i dytĂ« pĂ«r shĂ«rbime mĂ« tĂ« afĂ«rta pĂ«r qytetarĂ«t. “Transformuam hapĂ«sirat nĂ« QendrĂ«n pĂ«r ShĂ«rbim me QytetarĂ«, vendosĂ«m ashensor nĂ« objektin e AdministratĂ«s dhe sportel pĂ«r persona me nevoja tĂ« veçanta”, tha Sopi Haziri.

Sipas saj, në sektorin e Gjendjes Civile janë ofruar mbi 92 mijë shërbime, ndërsa në Qendrën për Shërbim me Qytetarë janë pranuar mbi 100 mijë kërkesa gjatë vitit.

Drejtoresha po ashtu theksoi se gjatë vitit janë organizuar dëgjime publike për Buxhetimin me Pjesëmarrje, Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe Buxhetin 2026, ndërsa në muajt korrik dhe gusht, administrata ka punuar edhe të shtunave me orar të zgjatur për të shërbyer mërgatën.

“FalĂ«nderoj stafin e zyrtarĂ«ve pĂ«r bashkĂ«punimin e shkĂ«lqyeshĂ«m dhe angazhimin e pandalshĂ«m gjatĂ« gjithĂ« vitit, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve”, pĂ«rfundoi Arbenita Sopi Haziri. /Telegrafi/


Hyseni dhe Durmishi diskutojnë për realizimin e projekteve infrastrukturore në Gjilan



Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin, me të cilin ka diskutuar për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces në këtë komunë.

Pas takimit, Hyseni dhe Durmishi kanĂ« vizituar disa nga projektet infrastrukturore nĂ« terren, pĂ«rfshirĂ« rrugĂ«n “Hamdi Kurteshi”, ku po realizohet njĂ« investim nĂ« vlerĂ« prej 2.4 milionĂ« euro, si dhe segmentet e auto-udhĂ«s Bresalc–BanullĂ«, pjesĂ« e autostradĂ«s Prishtinë–Gjilan.

Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë, duke theksuar se gjatë viteve të fundit janë realizuar dhjetëra projekte në dobi të qytetarëve të Gjilanit. Ai ka shprehur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Hyseni ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se aktualisht Komuna e Gjilanit po funksionon nĂ« njĂ« objekt tjetĂ«r, pasi ndĂ«rtesa e vjetĂ«r Ă«shtĂ« rrĂ«nuar pĂ«r t’i hapur rrugĂ« realizimit tĂ« projektit “Bulevardi i Qytetit”, i cili konsiderohet investimi mĂ« i madh kapital ndonjĂ«herĂ« nĂ« Gjilan, me vlerĂ« 18 milionĂ« euro.

GjatĂ« vizitĂ«s nĂ« rrugĂ«n “Hamdi Kurteshi”, kryetari e ka informuar ministrin se kjo zonĂ« mĂ« herĂ«t kishte qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« infrastrukturore, ndĂ«rsa tani po merr pamje tĂ« re me infrastrukturĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«rcjellĂ«se.

Sa i pĂ«rket autostradĂ«s Prishtinë–Gjilan, Hyseni ka njoftuar se katĂ«r kontrata pĂ«r katĂ«r segmentet e kĂ«saj rruge janĂ« shkĂ«putur, duke shtuar se me nĂ«nshkrimin e kontratave tĂ« reja pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« ky projekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r rajonin.

Nga ana e tij, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se vizita në Gjilan kishte për qëllim vlerësimin e projekteve në terren dhe urimin e kryetarit Hyseni për mandatin e tij të dytë. Ai theksoi se gjatë mandatit të kaluar janë ndërtuar dhe rehabilituar dhjetëra rrugë në këtë komunë, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe infrastrukturën.

Durmishi bĂ«ri tĂ« ditur se punimet nĂ« rrugĂ«n “Hamdi Kurteshi” po zhvillohen me intensitet tĂ« lartĂ«, ndĂ«rsa sa i pĂ«rket autostradĂ«s Prishtinë–Gjilan, ai konfirmoi se janĂ« shkĂ«putur katĂ«r kontrata pĂ«r katĂ«r segmentet.

“Sapo tĂ« nĂ«nshkruhen kontratat e reja, brenda njĂ« viti do tĂ« pĂ«rfundojĂ« autostrada e Gjilanit”, tha ministri Durmishi, duke shtuar se nĂ« tĂ« ardhmen mbĂ«shtetja pĂ«r Gjilanin do tĂ« rritet me projekte tĂ« reja zhvillimore. /Telegrafi/


Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit - përjashtim vetëm në natën e ndërrimit të viteve



Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, përkatësisht fishekzjarrëve, në hapësirat publike.

Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Sipas urdhëresës, ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve në vende të hapura publike, si tregje, rrugë dhe sheshe. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga data 20 dhjetor 2025 deri më 3 janar 2026.

Përjashtim nga kjo ndalesë bëhet vetëm në natën e ndërrimit të viteve, respektivisht nga ora 23:30 e datës 31 dhjetor 2025 deri në orën 00:30 të datës 1 janar 2026.

Në urdhëresë thuhet se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten me 100 euro. Për zbatimin e masës do të kujdesen Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia e Kosovës.

Komuna e Gjilanit u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë vendim, duke kontribuar në një festim më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë. /Telegrafi/

Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, përgatitje për fluksin e mërgimtarëve



Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë, një nga pikat kryesore të hyrjes në Kosovë, në prag të rritjes së fluksit të mërgimtarëve.

Gjatë vizitës, Hyseni dhe Sveçla u takuan me zyrtarë policorë, nga të cilët u informuan për përgatitjet e ndërmarra për menaxhimin e pritjes dhe qarkullimit të mërgimtarëve që po vijnë në vend për pushimet e fundvitit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se vizita kishte për qëllim të sigurohet që të gjitha institucionet janë të gatshme për përballimin e fluksit të shtuar në këtë pikë kufitare, përcjell Telegrafi. Ai uroi mërgimtarët për ardhjen në atdhe, duke thënë se janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpitë e tyre.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se gjatë vizitës u njoftuan nga afër me masat dhe përgatitjet operative të Policisë së Kosovës për këtë periudhë. Ai shtoi se pati rastin të takojë edhe mërgimtarë që sapo kishin hyrë në Kosovë, duke i uruar mirëseardhje në atdhe.

Institucionet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë koordinimin për të siguruar qarkullim më të lehtë dhe shërbime sa më efikase për qytetarët dhe mërgimtarët në pikat kufitare. /Telegrafi/


Gjilani shtyn afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut



Komuna e Gjilanit ka njoftuar se afati për aplikim për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të datës 18 nëntor 2025 është zgjatur deri më 31 dhjetor 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Ali Arifi, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, zgjatja e afatit bĂ«het nĂ« bazĂ« tĂ« interesimit tĂ« qytetarĂ«ve dhe pĂ«r t’u mundĂ«suar tĂ« gjithĂ«ve qĂ« tĂ« dorĂ«zojnĂ« dokumentacionin e nevojshĂ«m.

Komuna u bën thirrje banorëve të prekur që të aplikojnë brenda afatit të ri, duke theksuar se aplikimet pranohen deri më 31 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Kryetari Hyseni pret presidenten Osmani – vizita nĂ« biznese dhe institucione tĂ« ndryshme



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Komunën e Gjilanit, ku u prit nga kryetari Alban Hyseni. Gjatë kësaj vizite, ata zhvilluan disa aktivitete dhe takime në institucione, biznese dhe organizata lokale.

Fillimisht, presidentja Osmani dhe kryetari Hyseni vizituan kompaninĂ« “Interplast Trocal”, ku u njohĂ«n nga afĂ«r me proceset e prodhimit dhe kontributin e kĂ«tij biznesi nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« qytetit.

Kryetari Hyseni tha se bashkëbiseduan për rolin e ndërmarrjeve vendore dhe sfidat e tyre, duke falënderuar presidenten për mbështetjen dhe interesimin e treguar për projektet komunale, përcjell Telegrafi.

MĂ« pas, ata u ndalĂ«n nĂ« ShkollĂ«n e MuzikĂ«s dhe tĂ« Arteve Pamore, ku ndoqĂ«n njĂ« performancĂ« nga Kori i grave “Muza”.

Vizita vazhdoi nĂ« institucionin parashkollor “Integj”, ku u takuan me fĂ«mijĂ« dhe edukatore, si dhe nĂ« klubin e futbollit “Drita”, tĂ« cilin presidentja e pĂ«rgĂ«zoi pĂ«r sukseset e fundit nĂ« arenĂ«n vendore dhe garat evropiane.

Presidentja Osmani e vlerĂ«soi vizitĂ«n si tĂ« mbushur me energji dhe frymĂ«zim, duke uruar kryetarin Hyseni pĂ«r mandatin e tij tĂ« dytĂ«. Ajo tha se diskutuan pĂ«r projektet qĂ« do t’i sjellin Gjilanit mĂ« shumĂ« zhvillim dhe mundĂ«si tĂ« reja.

“Kemi kaluar çaste tĂ« paharrueshme me artistĂ«, fĂ«mijĂ« dhe komunitetin sportiv. NjĂ« falĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r qytetin e Gjilanit pĂ«r pritjen”, theksoi Osmani. /Telegrafi/


Qendra e re për të moshuarit në Gjilan drejt përfundimit



Kryetari i komunës, Alban Hyseni së bashku me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati, ka vizituar sot Qendrën e re për të Moshuarit, një projekt i konsideruar si ndër më të rëndësishmit për ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për gjeneratat e moshuara.

Sipas njoftimit, punimet në qendër janë drejt finalizimit, ndërsa objekti pritet të ofrojë një hapësirë të sigurt dhe të dinjitetshme për të moshuarit që kanë nevojë për kujdes dhe përkrahje institucionale.

Kryetari ka falënderuar Halil Kastratin për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti, duke vlerësuar kontributin e tij në fuqizimin e shërbimeve sociale në komunë. /Telegrafi/


Po finalizohen punimet nĂ« rrugĂ«n “Pajazit Ahmeti” nĂ« Gjilan



Rruga “Pajazit Ahmeti” nĂ« Gjilan po hyn nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« renovimit, ku krahas shtresĂ«s sĂ« re tĂ« asfaltit po realizohen edhe punimet nĂ« ndriçimin publik dhe ndĂ«rtimin e trotuareve tĂ« reja.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, inspektuan sot zhvillimin e punimeve në këtë aks rrugor.

Hyseni tha se projekti po ecën sipas planit dhe se shumë shpejt rruga do të marrë pamjen e re, duke përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë për banorët e kësaj zone.

“Kemi intensifikuar punimet dhe rruga ‘Pajazit Ahmeti’ po asfaltohet. SĂ« shpejti do tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht e pĂ«rfunduar, me infrastrukturĂ« moderne dhe tĂ« denjĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e Gjilanit”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/


Kryetari i Gjilanit pret homologun e TetovĂ«s – thellojnĂ« bashkĂ«punimin mes dy komunave



Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili po qëndron për vizitë në Gjilan. Vizita nisi me homazhe në Kodrën e Dëshmorëve, ku të dy kryetarët nderuan sakrificën e të rënëve për liri.

“VizitĂ«n e nisĂ«m me homazhe te Kodra e DĂ«shmorĂ«ve, njĂ« moment reflektimi pĂ«r ata qĂ« na lanĂ« amanetin e lirisĂ« dhe tĂ« qĂ«ndresĂ«s”, deklaroi kryetari Hyseni, duke e cilĂ«suar vizitĂ«n si njĂ« takim miqĂ«sor dhe institucional me homologun e tij nga Tetova.

Pas homazheve, Hyseni dhe Kasami, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndoqën ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Dritës së Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës, një derbi shqiptar që përfundoi me fitoren e Dritës, përcjell Telegrafi.

“I shkĂ«mbyem me kĂ«naqĂ«si fanellat e dy ekipeve tona, me urimin qĂ« nĂ« fushĂ« tĂ« tregojnĂ« vlerat e larta sportive. BashkĂ« u pajtuam njĂ«zĂ«ri se futbolli na bashkon”, tha Hyseni.

Ai shtoi se fitorja e Dritës është një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa vlerësoi edhe Shkëndijën për lojën korrekte.

“Urime djemve pĂ«r paraqitjen fantastike”, u shpreh kryetari i Gjilanit.

Nga ana tjetër, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, e quajti vizitën në Gjilan të veçantë dhe falënderoi Hysenin për mikpritjen.

“E urova kryetarin Hyseni pĂ«r rizgjedhjen nĂ« krye tĂ« Gjilanit. Biseduam pĂ«r bashkĂ«punimin mes dy qyteteve tona, duke nĂ«nvizuar pĂ«rkushtimin pĂ«r thellimin dhe zgjerimin e projekteve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”, deklaroi Kasami.

Ai tha se shkëmbimi i fanellave të Shkëndijës dhe Dritës, si dhe ndjekja e përbashkët e ndeshjes me kryeministrin Kurti, ishin një moment simbolik i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy komunave.

Kasami nënvizoi edhe rëndësinë e homazheve në Memorialin e Dëshmorëve në Gjilan:

“Kujtuam dhe nderuam sakrificĂ«n e mijĂ«ra shqiptarĂ«ve pĂ«r lirinĂ« dhe pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s. Lavdi”.

Vizita përfundoi në atmosferë sportive e miqësore, duke forcuar lidhjet institucionale dhe kulturore mes Gjilanit dhe Tetovës. /Telegrafi/


Gjilani përmirëson qasjen për personat me aftësi të kufizuara në objektin e administratës komunale



Në Komunën e Gjilanit janë përfunduar disa ndërhyrje infrastrukturore që sigurojnë qasje më të lehtë dhe të barabartë për personat me aftësi të kufizuara në hapësirat e administratës komunale.

Para zyrave të Drejtorisë për Administratë dhe Drejtorisë për Shërbime Publike është rregulluar hapësira hyrëse, duke krijuar kushte më të përshtatshme për lëvizje.

Vetëm disa ditë më parë është vënë në funksion edhe ashensori i ri i dedikuar posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa janë rinovuar dhe përshtatur tualetet që plotësojnë standardet e nevojshme për këtë kategori qytetarësh. Po ashtu, sporteli i veçantë në Gjendjen Civile tashmë u ofron atyre shërbime më të shpejta dhe pa vonesa, përcjell Telegrafi.

Fadil Ademi, ushtrues detyre i shefit të sektorit të Gjendjes Civile në Drejtorinë e Administratës, tha se përmirësimet e bëra janë të vogla në kosto, por me ndikim të madh për qytetarët.

“SigurojmĂ« qasje tĂ« barabartĂ« dhe tĂ« lehtĂ« nĂ« hyrje tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« AdministratĂ«s dhe ShĂ«rbimeve Publike, duke krijuar kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t. VazhdojmĂ« me kryetarin Alban Hysenin”, u shpreh Ademi.

Komuna e Gjilanit ka paralajmëruar se investime të tjera në aksesueshmëri do të vazhdojnë edhe në hapësira të tjera publike. /Telegrafi/


Bie niveli i ujit në komunën e Gjilanit, Hyseni: Vazhdon monitorimi i situatës në terren



Pas ndërprerjes së shiut, situata është stabilizuar në Komunën e Gjilanit, ku edhe ka rënë niveli i ujit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të kësaj komune.

Derisa të martën si shkak i reshjeve të shiut me intensitet të lartë në Komunën e Gjilanit, në disa zona u shkaktuan probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se gjatë gjithë ditës së martë, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të minimizuar dëmet nga reshjet e shiut.

“Si pasojĂ« e reshjeve me intensitet tĂ« lartĂ«, disa zona nĂ« komunĂ«n tonĂ« kanĂ« hasur vĂ«shtirĂ«si nĂ« lĂ«vizjen e qytetarĂ«ve dhe automjeteve”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, i bĂ«nĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« lĂ«vizin vetĂ«m kur ka emergjencĂ« dhe tĂ« pĂ«rdorin rrugĂ«t e qytetit, duke shmangur rrugĂ«t qarkore dhe ato ku ka rritje tĂ« nivelit tĂ« ujit, pĂ«rfshirĂ« rrugĂ«n Malishevë–Gjilan, Livoç i PoshtĂ«m dhe i EpĂ«rm, rrugĂ«n “Enver Miftari” dhe zonat pranĂ« lumenjve.

Kryetari u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë qendrën 112.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e qytetarĂ«ve dhe do tĂ« vazhdojĂ« monitorimin e situatĂ«s nĂ« terren”, tha Hyseni.

Drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se në shumicën e lokacioneve situata ishte nën kontroll, por ajo ishte ende në kufijtë e rrezikut.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm, si shkak i rritjes së nivelit të ujit në disa zona.

Derisa ka kërkuar nga qytetarët që në raste të tilla të evitojnë zonat ku ka rritje të nivelit të ujit rreth lumenjve dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative. /Telegrafi/

NĂ« Gjilan do tĂ« mbahet panairi tradicional “Forco TraditĂ«n” me rastin e 113-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«



Me rastin e FestĂ«s sĂ« Flamurit dhe 113-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Drejtoria pĂ«r Zhvillim Ekonomik nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe OJQ-nĂ« Gruaja Hyjnore – Gjilan organizojnĂ« panairin tradicional “Forco TraditĂ«n”.

Panairi do tĂ« zhvillohet mĂ« 28 dhe 29 nĂ«ntor, nĂ« sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit.

Ky aktivitet synon të fuqizojë zhvillimin ekonomik lokal, duke ofruar një platformë për prodhuesit, artizanët dhe bizneset vendore për të prezantuar punën dhe produktet e tyre.

Organizatorët theksojnë se panairi kontribuon në rritjen e qarkullimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i motivuar ato të vazhdojnë traditën e prodhimit vendor. /Telegrafi/


Uniforma dhe çizme të reja për zjarrfikësit e Gjilanit



Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Gjilan është pajisur me një kontingjent rrobash, këpucësh dhe çizmesh falë donacionit të bashkatdhetarit nga Zvicra, Imran Fejzullahu.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit morën pjesë drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, zëvendëskomandanti i NjPZ-së, Murat Ramadani, si dhe zjarrfikës të njësisë, përcjell Telegrafi.

Osmani dhe Ramadani falënderuan dhuruesin për këtë kontribut të çmuar, duke theksuar se ndihma e tillë rrit gatishmërinë dhe efikasitetin e zjarrfikësve në kryerjen e detyrave të tyre.

Transporti i kontingjentit nga Zvicra në Gjilan u realizua me ndihmën e një tjetër bashkatdhetari, Besim Bllaca, të cilit gjithashtu iu shprehën falënderime për angazhimin dhe bashkëpunimin.

Ky donacion konsiderohet si shembull i mirë i solidaritetit të bashkatdhetarëve që vazhdojnë të mbështesin institucionet publike në vendlindje. /Telegrafi/


❌