Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Transformimi digjital i bankave/ BSH: Një ndër shërbimet më të përdorura “ banking”

Bankat në vend kanë shtuar ofrimin e shërbimeve  financiare nëpërmjet internetit por qytetarët shqiptarë vijojnë të preferojnë më shumë përdorimin e parave cash.Nga një vrojtim i realizuar nga Banka e Shqipërisë rezulton se kryerja e pagesave është një prej shërbimeve më të përdoruara  në rang vendi.Mobile Banking  rezulton  se  ëshët ndër  teknologjitë  kryesore  të  zbatuara

nga bankat shqiptare, dhe duket si zgjidhja digjitale  e  adaptuar  gjerësisht.  Të  gjitha  bankat  kanë  integruar  bankingun celular në portofolet e tyre të shërbimeve, duke u ofruar klientëve  mundësinë  për  të  kryer  veprimet  thelbësore  bankare,  të  tilla  si  kontrolli  i  bilanceve,  transferimi  i  fondeve  dhe  shikimi  i  historive të transaksioneve direkt nga telefonat e tyre. Rreth 23.78% e bankave deklarojnë se kanë arritur një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi në këtë shërbim, ndërsa 49.9% e vlerësojnë atë si “të lartë”.

Ndërkohë që kreditë dhe menaxhimi i rrezikut mbeten fushat më pak të digjitalizuara. Rreth 27.88% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e shërbimeve të kredisë si “të ulët”.

Dy prej pengesave kryesore  në vijimin e digjitalizimit të shërbimeve bankare  sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë janë kostot  e  larta  të  investimeve  dhe  rreziqet  e  sigurisë  kibernetike.

Për më tepër, vrojtimi zbuloi se 78% e bankave kishin përjetuar incidente  të  sigurisë  kibernetike  dhe  i  kishim  menaxhuar  ato,  dhe  22%  e  bankave  nuk      kishin  patur  një  dukuri  të  tillë.

Një  tjetër sfidë sipas Bankës së Shqipërisë  është  edhe kultura dhe  aktiviteti  i  ulët  digjital  i  klientëve,  kryesisht i atribuuar preferencës së lartë për transaksionet me para në dorë nga popullata. Nëntë banka, që përfaqësojnë 68,19% të totalit të aktiveve të sektorit, janë “dakord” ose “plotësisht dakord” se angazhimi i kufizuar digjital midis klientëve pengon transformimin digjital.

Procedurat doganore “pa letra”/ Projektligji është hedhur për konsultim, vlera e investimit 5.9 mln dollarë

Shërbimet doganore në Shqipëri do të ofrohen të gjitha në mënyrë elektronike dhe në një sportel.Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin i cili parashikon se zhdoganimi i mallrave si për eksport dhe import do të realizohet  online. kjo nismë ka si objektiv përfitime konkrete si për autoritetet ashtu edhe për tregtarët apo operatorët ekonomikë të cilët kryejnë aktivitet në fushën e import-eksportit, duke garantuar:Administrim më të mirë të procedurave që ndiqen në kufi;Ulje të korrupsionit dhe aktiviteteve të tregtisë së paligjshme; Lëvizje më të shpejtë të mallrave si dhe Zhdoganim më i shpejtë i mallrave

Financimi i fazës së ndërtimit dhe implementimit/operimit të sistemit DVKD sigurohet nga kredia e Bankës Botërore në shumën  e 5.9 milion dollareve.Për mirmbajtjen e sistemit parashikohet edhe vendosja e tarifave e cila propozohet të jetë 25 dollarë.

Objektivi kryesor i këtij propozimi është lehtësimi i transportit dhe përmirësimi i procedurave doganore dhe jo-doganore, duke u parë kjo në kuadër të angazhimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, nisma për një ligj të ri për themelimin e eDritares së Vetme Kombëtare Për Doganat si ndihmojnë në përgatitjen e terrenit të duhur ligjor për anëtarësimin e vendit në BE, lehtësimin e transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën drejt bashkimit doganor për një treg të përbashkët europian.

Aktualisht në vend numërohen mbi 1,200 shërbime publike online, ose rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, krahasuar me 14 të tilla në viti.

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

Doktori shëtit në Strasburg, deputetët e rinj të PD shkojnë në Amerikë. Lajme jo të mira vijnë nga SHBA. Katër deputetë të rinj të PD do të kalojnë oqeanin me ftesë të Ëashingtonit për t’u trajnuar.

Sipas analistit Martin Leka, ftesa që u vjen të rinjve është një ogur i mirë pasi ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë, të cilët i cilësoi si të zhveshur nga sindroma e Berishizmit.

“Berisha tashmë po bëhet për gjynah, ka marrë një trastë ku del nëpër fshatra dhe kërkon qiqra në hell. Po dëmtohet shumë në opinionin shqiptar dhe kushdo që e sheh që lufton dhe shan vendin e tij, tregon se sa poshtë e ka ulur figurën e vet politike një lider që pretendon të vijë në pushtet dhe të cilësohet si lider i opozitës. Ka humbur nga personaliteti politik dhe do të vijojë të bjerë.

Një ambasador i huaj nuk ka atakuar Berishën, ndërkohë që e vetmja mënyrë për të kënaqur egon e tij është të shkojë në Strasburg, të zërë vendin e Albana Vokshit dhe të flasë për “narkoshtetin”. Në Shqipëri nuk shton asnjë votë, por as përkrahje politike ndërkombëtare.

Ndarja ka ndodhur, për sa kohë e vjetra përfaqësohet nga Berisha dhe ai është “non grata”. Të rinjtë konsiderohen si njerëz më pak të zhveshur nga sindroma e autoritarizmit dhe berishizmit. Ftesa që u vjen vetëm të rinjve është ogur i mirë, sepse ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë.”  / abcnews.al /

Burg kush cënon gazetarët/ Leka: Ligj i rëndësishëm, por duhen legjislacione mbështetëse

Analisti Martin Leka komentoi projektligjin e ri për dënimin e kujtdo që këcënon apo dhunon gazetarët. Leka për News Line tha se ky ligj është i rëndësishëm dhe se gazetarët duhet të kenë profesionalizëm, dinjitet dhe pavarësi.

Në xhunglën e vendit tonë, Leka tha se gazetarët nuk mund të rregullohen me teorinë e vetërregullimit dhe se duhet një legjislacion mbështetës.

“Të gjitha këto projektligje duhet të ishin pjesë e ndryshimeve për të përshtatur legjislacionin shqiptar me atë ndërkombëtar. Dihet se jemi në fazën e fundit për hapjen e negociatave.

Dekriminalizimi i shpifjes duhet parë edhe në një aspekt tjetër, pasi ky nen duhet të plotësohet me legjislacion mbështetës që të mos jetë thjesht apriori. Nuk duhet t’u lihet rrugë e lirë shpifjeve. Është një nen për mbrojtjen e gazetarëve, por duhet të plotësohet me rregulla se kush është gazetar.

Përveç ligjeve shumë të rëndësishme, gazetarët duhet të kenë profesionalizëm, dinjitet dhe pavarësi. Në këtë “xhungël” të gjithçkaje në Shqipëri, gazetarët nuk mund të rregullohen me teorinë e vetërregullimit, sepse kjo çon në kaos total.

PD, me 7 apo 8 deputetë në sallë, tregoi se është e painteresuar, përveç retorikës që përdor, ndërkohë që votat flasin vetë dhe janë të mjaftueshme për një shumicë të përfaqësimit të popullit. Ata kanë të zënë liderin në Strasburg për të sulmuar “Narkoshtetin” dhe “Ramaduron”.”  / abcnews.al /

“Qe një fat i keq”, flet i afërmi i tifozit të PAOK Vasil Palo, që humbi jetën në aksidentin tragjik

Vasil Palo është një nga viktimat e djeshme në Rumani. Sipas njoftimit të Ambasadës Shqiptare në Athinë, Vasil Palo është nga Korça. Familja e tij ka emigruar herët në Greqi. Babai i tij ka ndërruar jetë dhe ai jetonte së bashku me nënën dhe motrën.

Në një intervistë për ABC News, kushëriri i parë i babait të tij, Thomaq Ninka, tha se lajmin e morën vesh nga mediat dhe se me familjen e tyre nuk kanë pasur shumë lidhje.

“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë në lajme. Djali kishte lindur në Greqi.
Djem të rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarë ekipi ishte, pak e di. Siç iknin me furgon, ishin përplasur me një kamion dhe kjo është ngjarja.
Jetonte në Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrën dhe me të ëmën.
Nuk kemi pasur shumë lidhje që kur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër dhe ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej. Nuk kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata.
Pavarësisht se ne nuk kemi pasur lidhje, siç ikën ata, ne nuk vinim dot, se nuk kemi kartat, pasaportat për të vajtur. Duke qenë të vdekur dhe kushërinj, mbyllen shumë gjëra, nuk e dimë, se e ëma u martua. Ka gati 10 vite që i ati i ka vdekur. Ai ishte rreth 13–14 vjeç kur i vdiq i ati.
Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça, siç ikin shqiptarët. Andej kanë lindur edhe djali edhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe.”

Vasil Palo humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident rrugor, së bashku me tifozë të tjerë të PAOK FC, gjatë një udhëtimi drejt Lionit.

Ja ku gjenden 7 ullinjtë 3800-2500 vjeçar në Shqipëri. Si u dogj në Vlorë ulliri më i vjetër në botë

Në Shqipëri rriten ullinj që kanë bërë hije shumë shekuj përpara Krishtit. Pemë mijëravjeçare, të heshtura por dëshmitare të historisë, që sot konsiderohen si “baobabët” e vendit tonë. Sipas studiuesit Prof. Hairi Ismaili, në zonat përreth Tiranës dhe Vlorës ndodhen “vatra” ullinjsh 2000–3000 vjeçarë, disa prej të cilëve vazhdojnë të prodhojnë ullinj dhe vaj edhe sot.

Ulliri në Shqipëri është po aq i lashtë sa në vendet e tjera të Mesdheut. Fjala “ulli” rrjedh nga “ullasteri”, forma e egër e bimës, ndërsa kultivimi i ullirit Olea Europaea L. Sativa njihet në vendin tonë prej rreth 5000 vjetësh. Arkeologjia shqiptare ka identifikuar se oleastrat kanë ekzistuar që 12 mijë vjet para Krishtit.

Ndër ullinjtë më të famshëm është “Ulliri i Bardhë i Tufinës”, i vlerësuar me moshë 2800–3000 vjeçare, me perimetër trungu rreth 30 metra dhe lartësi kurore 12 metra, që prodhon vaj me cilësi shumë të lartë. Në malin e Dajtit ndodhet një tjetër ulli gjigant me perimetër 27 metra, ndërsa ulliri shumëkëmbësh, po ashtu 3000-vjeçar, arrin një perimetër prej 35 metrash. Por më i vjetri ndodhet në një fshat të “humbur” të Tiranës me 20 shtëpi dhe vlerësohet të jetë mbi 3800 vjeçar.

Në Gërdec gjenden dy ullinj të tjerë që datojnë rreth 3 mijë vjet, ndërsa në Vlorë, ulliri Pulazeqin, rreth 2000-vjeçar, vazhdon të japë prodhim çdo vit. Ulliri i Zi i Tujanit vlerësohet mbi 2500 vjet i lashtë, ndërsa në Tiranë ka dhjetëra ullinj që datojnë mbi 1500 vjet.

Fakte intriguese vijnë edhe nga arkeologjia: në Vlorë dhe Mallakastër janë zbuluar mullinj vaji 2400 dhe 2200 vjeçarë, si dhe mjete të lashta për vjeljen e ullinjve. Dëshmi që tregojnë se ulliri nuk është thjesht pemë, por një pasuri historike, kulturore dhe ekonomike që lidh Shqipërinë me rrënjët e saj më të thella mesdhetare. / abcnews.al /

Australian Open, fatlumi Gjokovic/ Ish-numri 1 i botës, në gjysmëfinale edhe pse po humbiste

Thuhet se fati ndihmon më të fortin.

Gjithsesi, mbrëmja e fundit në Australian Open shkoi kundër kësaj aksiome, dhe vetë Novak Gjokoviç e pranoi se Lorenco Muzeti ishte më I miri në fushë, dhe se ishte ai që e meritonte fitoren.

Nga ana tjetër, në sport ekzistojnë edhe dëmtimet, një goditje e pamëshirshme dhe tenisti italian u dorëzua kur po shkruante historinë.

Numri 5 në botë fitoi dy sete radhazi ndaj atij që cilësohet si tenisti më I mirë I të gjitha kohëve, dhe ishte në rrugë të mbarë.

Shifrat 6-4 e 6-3 nuk lini vend për dyshime, veçse Muzeti ndjeu dhimbje në muskujt e këmbës.

Gjatë setit të tretë, Gjokoviç ishte në avantazh 3-1, e më në fund italiani thirri mjekun për konsultim, duke vendosur që të tërhiqej.

Një përfundim mizor, ndërsa tenisti serb ka ende shansin të fitojë një Grand Slem.

Ylli nga Beogradi mban rekordin botëror të 24 Grand Slemeve të fituara në karrierë, të 37 finaleve Grand Slem dhe të 51 gjysmëfinaleve.

Po ashtu, ai vendosi rekordin e fitoreve në Australian Open me 103, një më shumë sesa legjenda tjetër, Rozher Federer.

Në gjysmëfinale edhe Jelena Ribakina për femra.

Tenistja ruse, por që përfaqëson Kazakistanin, triumfoi në një çerekfinale luksi ndaj ish-numrit 1 të botës, polakes Iga Shviontek, madje si një “tren ekspres”.

Ribakina, një herë fituese e Grand Slemit, ia doli 2-0 me shifrat 7-5 e 6-1 dhe në gjysmëfinale në Melburn do të luajë ndaj amerikanes Xhesika Pegula.  / abcnews.al /

Gjykata e Posaçme dënon me 15 vite burg Moisi Habilajn, kushëriri i ish ministrit Tahiri

Pasi Apeli prishi vendimin dhe ktheu ceshtjen ne rigjykim, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilaj, të njohur si kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Habilaj përfiton zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në këtë mënyrë dënohet përfundimisht me 10 vite heqje lirie.

Habilaj akuzohet për Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal”, në dy episode, një prej tyre mbetur në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal.

GJKKO ka pushuar ndërkohë akuzën për grup të strukturuar kriminal ndaj Nazer Seitit me argumentin se ndjekja penale ndaj tij sipas gjykatës nuk duhej të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë është gjykuar për të njëjtin fakt penal.

Por është dënuar për trafikim narkotikësh me 8 vite heqje lirie.

Për Fatmir Minaj e Maridian Sulaj u pushua akuza për të dyja veprat duke iu hequr masa e arrestit në burg me të njëjtin argument.

Çështja u rigjykua pasi Apeli i Posaçëm prishi vendimin e Shkallës të vitit 2021 që dënoi me 15 vite Moisi Habilajn, si dhe  me nga 13.6 vite secili, Nazar Saiti, Fatmir Minaj dhe Marian Sula.

Botërori më i rrezikuar ndonjëherë? Politika amerikane ndez idenë e bojkotit

Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik; gjithnjë e më shumë vende evropiane po mendojnë të bojkotojnë kompeticionin e Amerikës Veriore pas zhvillimeve më të fundit në raportet me SHBA

Danezët e zemëruar-Në krye të kësaj proteste është padyshim Danimarka; pretendimet e vazhdueshme të Donald Trump mbi Groenlandën(një territor që i përket mbretërisë daneze) kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik, aq sa në një sondazh të fundit të realizuar nga BT është regjistruar rezultati se 90% e publikut danez janë në favir të bojkotit të botërorit. Një sondazh i tillë rezulton se është bërë edhe në Suedi, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzojnë të blejnë produkte ‘Made in USA’ si përgjigje ndaj tarifave dhe pozicionit aspak të qartë të Trump në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Po në Gjermani?-Ai që e kishte ngritur këtë çështje, ishte zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Oke Göttlich, që është njëkohësisht edhe presidenti i klubit të St.Paulit. Göttlich në një artikull të ‘Hamburger Morgenpost, ngriti pyetjen se nëse kishte ardhur momenti për të ndërmarrë ndonjë aksion të fortë. Fjalë që ishin në një linjë më kërkesën e bërë nga vetë tifozët e St.Paulit të cilët së fundmi i bënë edhe një apel FIFA që të njohë Federatën e Futbollit të Groenlandës; një gjest simbolik, por që mund të përfaqësojë një mjet diplomatik kundrejt pretendimeve amerikane. Nisma u mbështet edhe nga disa politikanë të CDU, por u frenua nga presidenti i DBF, Bernd Neuendorf, i cili në të kaluarën kishte mbështetur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut

Hyrja në SHBA-Për më tepër, janë edhe problemet e lidhur me sigurinë, duke nisur nga imazhet e ditëve të fundit të Minneapolis me 3000 agjentë të ICE që janë përfshirë në një operacion anti-emigrim i kërkuar nga Trump. Por jo vetëm kaq, ende nuk është e qartë sesi qeveria federale amerikane do të mund të menazhojë fluksin e tifozëve që do të vijnë nga çdo vend i botës për të ndjekur Botërorin. Në muajt e fundit, Ëashingtoni ka pezulluar e madje edhe i ka mohuar vizat turistike ndaj shtetasve të disa vendeve të ndryshme, mes të cilëve nga vende që janë kualifikuar për në Botëror. Është ky rasti i Iranit që është u tronditur nga protestat e mbytura nga represioni i dhunshëm i regjimit. Nuk është akoma e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet ‘FIFA pass’ i propozuar nga Infantino për të lehtësuar tifozët e çdo pasaporte me biletë të hyjnë në vend. Me fjalë të tjera; klima e rëndë ndërkombëtare, tensionet e brendshme në rritje në SHBA dhe të panjohurat në lidhje me dhënien e vizave turistike, rrezikojnë vërtet të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që gjithnjë kanë qenë baza e botërorëve. Dhe që këtu ka lindur ideja e bojkotit që javë pas jave po merr gjithnjë e më shumë formë.  / abcnews.al /

“Të thellojmë Grantin e Performancës”, Demo: Bashkitë, krijim digjitalizimi në nivel lokal

Në një konferencë për mediat, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo tha se granti i performancës do të jetë në fokus për vitin 2026 duke e thelluar më tej dhe duke qenë një pikë shumë e mirë financimi për bashkitë me rendiment të lartë.

Demo shtoi më tej se bashkitë do të kenë një platformë apo portal ku do të merren shërbimet e digjitalizuara në nivel lokal.

“2025 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i takon Grantit të Performancës, i cili është financuar 50 për qind nga partnerët tanë. Janë 4 milionë euro që i janë alokuar bashkive.

Në vitin 2026 duhet ta thellojmë Grantin e Performancës, në mënyrë që bashkitë që operojnë më mirë të kenë mundësi të financohen më shumë dhe ky grant të shërbejë si një element motivues.

Viti 2026 do të jetë një vit i rëndësishëm, sepse besojmë se teknologjia do të rrisë bashkëpunimin. Ky sistem do të ofrojë mundësinë që të kemi një matje më reale të treguesve. Këto sisteme do të na japin mundësinë të kemi më shumë instrumente në dorë, për ta bërë investimin më të targetuar.

Menaxhimi i burimeve financiare është një pikë referimi për bashkitë. AFMIS do të jetë një risi pozitive në këtë drejtim.

Kemi gjithashtu një projekt shumë të madh dhe transformues për marrjen e shërbimeve lokale, të cilat do të jenë të digjitalizuara, duke u përfshirë në një platformë të vetme – një portal unik për të gjitha shërbimet. Edhe ky është një projekt që ka filluar dhe besojmë fort se implementimi i tij kërkon një punë të vazhdueshme.

Për zhvillimin ekonomik, është miratuar një akt normativ, sipas të cilit bashkitë janë financuar me rreth 12 milionë euro. Ne besojmë se qëndrueshmëria financiare e bashkive është shumë e rëndësishme.” , tha ministri Demo./ abcnews.al /

Tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis/ Gjirokastër, pranga dy të rinjve

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tjetër tentative për të trafikuar në Greqi, sasi të madhe lënde narkotike Cannabis Sativa, u finalizua operacioni “Ura”.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit Eduart Mema 35 vjeç, banues në fshatin Blerimas, Delvinë dhe Edison Sinani, 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Të dy u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar me automjet tip “Hyundai”, 44 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 34 kilogramë e 5 gramë), dyshohet me qëllim trafikimin në Greqi.

Pakot ishin fshehur në një hapësirë të improvizuar, te shasia e automjetit.

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Hyundai” dhe me 4 celularë të të arrestuarëve.  / abcnews.al /

Burg kush prek gazetarët/ Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal

Burg kush prek gazetarët. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në Kodin Penal të cilat dënojnë me 1 deri në 5 vite burg cilindo që godet një gazetar.

Gjithashtu me burg nga 1 deri në 3 vite dënohen edhe ata që kërcënojnë gazetarët.

Më herët gazetarët trajtoheshin para ligjit si qytetarët, por tani dënimi për ata që prekin apo kercënojnë ata, do të jetë njëjtë si ata që godasin apo kercënojnë një zyrtar publik apo punonjës shteti.

Në parlament, ndryshimet në kodin penal kaluan falë 82 votave të PS dhe 3 të PSD, ndërsa PD edhe ajo e pak e pranishme, çoi 9 kartona kundër.

Po ashtu, me të njëjtat vota u miratua edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Nga sot një gazetar nuk mban përgjegjësi penale për shpifjen, por ai duhet qëllim kryesor të ketë interesin public, kurse pasi të jetë informuar për pasaktësinë e informacionit nga personi i prekur apo autoritetet kompetente, duhet ta përgënjeshtrojë ose sqarojë.

Kurse PD kërkoi dekriminalizimi të shpifjes për të gjithë, nga një qytetar i thjeshtë deri tek deputetët, duke hequr nga kodi penal edhe fyerjen. Amendament i cili u rrëzua me 82 vota kundër.

Dyshimeve të PD për mënyrën se si do të regjistrohen gazetarët sipas nenit të ri, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu përgjigj me argumentin se të gjitha këto ndryshime kanë marrë dritën jeshile nga BE.

“Qeveria është konsultuar për këto ndryshime edhe me Komisionin Europian, si për dekriminalizimin e shpifjes, por ka menduar ta ccojë edhe më tej nismën, duke i ofruar gazetarëve mbrojtje specifike”

Edhe projektligjet e tjera kaluan me votat e mazhorancës socialiste, nga ndryshimet në reformën në drejtësi për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri tek ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.  / abcnews.al /

Burg për ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut/ Akuzohet se mori ryshfet në këmbim të favoreve politike

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-zonjën e parë Kim Geun-hee me 20 muaj burg, pasi u shpall fajtore për pranim ryshfeti nga zyrtarët e Kishës së Unifikimit në këmbim të favoreve politike.

Gjykata e liroi Kim nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe shkelje të ligjit për financimin e partive politike.

Dënimi i saj u njoftua pas burgosjes së bashkëshortit të saj, ish-Presidentit Yoon Suk-yeol, i cili u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për shkak të veprimit të tij për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024.

“E pandehura u dënua me një vit e tetë muaj burg”, tha gjykatësi Woo In-sung i Gjykatës së Qarkut Qendror të Seulit.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg dhe një gjobë prej 2.9 miliardë wonësh (2 milionë dollarë) për akuzat kundër saj, të cilat përfshinin pranimin e çantave luksoze Chanel dhe një gjerdan diamanti nga Kisha e Unifikimit në këmbim të favoreve politike.

Gjykata vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur atë fajtore për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe shkelje të ligjeve mbi financimin e partive politike.

Kim i kishte mohuar të gjitha akuzat. Avokati i saj tha se ekipi i tij do ta shqyrtonte vendimin dhe do të vendoste nëse do ta apelonte dënimin për ryshfet.  / abcnews.al /

Kushtetuesja ende pa vendim/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit. / abcnews.al /

Jeta e Zonjës së Parë/ 75 milionë dollarë dhe 75 vipat në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump

Dokumentari Melania, që tregon jetën e Zonjës së Parë së SHBA-ve, në 20 ditët para se Donald Trump, të merrte (për herë të dytë) detyrën e presidentit, do të shfaqet në kinema amerikane vetëm pas 2 ditësh.

Por ai ka shkaktuar tashmë një stuhi polemikash.

Së pari për koston: Amazon ka paguar 40 milionë dollarë për të drejtat e filmit dhe do të shpenzojë edhe 35 milionë për reklamim, ndërsa pritet që në fundjavën e parë në Amerikë, filmi të fitojë vetëm rreth 2 milionë dollarë. Krahasuar me shpenzimet është shumë pak sepse dokumentari më i suksesshëm i vitit 2024, Am I Racist?, në 3 ditët e para fitoi 4.5 milionë dollarë, ndërsa kishte kushtuar vetëm 3 milionë dollarë.

Trump e ka postuar shpesh filmin në rrjetet sociale,ndërsa së fundmi ka shkruar se “biletat po shiten shpejt”. Teksa parashikohet që nuk do të ketë shumë fitime, fotot me mbishkrime fyese që kalimtarët kanë shkruar mbi posterat e filmit janë bërë tashmë meme në rrjet.

Zgjedhja e regjisorit ka shkaktuar gjithashtu reagime të forta: Brett Ratner nuk ka drejtuar një film që nga viti 2017, kur 6 gra e akuzuan për sjellje të pahijshme seksuale.

Por polemika më e madhe shpërtheu pas shfaqjes speciale për të ftuarit, ku ishin rreth 70 persona, nga Mike Tyson te mbretëresha Rania e Jordanisë. Ngjarja u mbajt të shtunën, 24 janar, në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. Të ftuarit u pritën nga një orkestër ushtarake që luante tema të njohura filmi dhe një këngë. Ata morën edhe dhurata, përfshirë ëmbëlsira me ngjyrë bardh e zi me emrin e zonjës së parë.

Problemi është se ngjarja u mbajt pak orë pas vdekjes së Alex Pretti-t, i vrarë nga disa policë në Minneapolis. Ftesat ishin dërguar prej muajsh, por shumë e panë këtë si moment të gabuar. Shumë amerikanë mendojnë se të ftuarit më të njohur, përfshirë kreun e Apple Tim Cook, atë të Amazon, Andy Jassy (i cili, gjithashtu, ka financuar filmin) dhe presidenten e Bursës së Neë York-ut, Lynn Martin, nuk duhej të shkonin dhe se Trump duhet të kishte anuluar mbrëmjen.

Deputetja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez shkroi në rrjet:

Policët vrasin një infermier, sekretarja e Drejtësisë përpiqet të marrë të dhëna të fshehta të zgjedhësve, gjysma e vendit po përballet me krizë për shkak të të ftohtit të ashpër, dhe me çfarë po merret presidenti? Organizon një mbrëmje filmi në Shtëpinë e Bardhë.  / abcnews.al /

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një predhë në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa Tokio tha se kishte lëshuar dy raketa balistike.

Roja bregdetare japoneze, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se dy raketat duket se e kishin përfunduar fluturimin e tyre, pa specifikuar se ku ranë.

Agjencia japoneze e lajmeve Jiji Press raportoi se ato ranë jashtë Zones Ekonomike Ekskluzive të vendit, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është testi i dytë nga Pheniani që nga fillimi i vitit, pas një breshërie raketash më 4 janar, orë para se Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung të nisej për një samit në Kinë dhe pak pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro.

Testi vjen gjithashtu një ditë pasi i treti në komandë i Pentagonit, Elbridge Colby, vizitoi Seulin, duke e quajtur Korenë e Jugut një “aleat model”.

Koreja e Veriut ka shtuar testet e raketave në vitet e fundit . Analistët thonë se fushata synon përmirësimin e aftësisë së saj për të kryer sulme precize, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut dhe duke testuar armët përpara se t’i eksportojë ato potencialisht në Rusi.

Pheniani po përgatitet gjithashtu të mbajë një kongres të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet në javët e ardhshme, i pari në pesë vjet.

Përpara takimit vendimtar, udhëheqësi Kim Jong-un ka urdhëruar “zgjerimin” dhe modernizimin e prodhimit të raketave të vendit.

 

Zelensky dënon sulmin rus ndaj trenit të pasagjerëve, pesë të vrarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dënuar ashpër një sulm me dron rus ndaj një treni pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, i cili la të paktën pesë persona të vdekur. Ai e cilësoi sulmin si një akt të pastër terrorizmi.

Sipas prokurorëve ukrainas, në vendngjarje janë gjetur mbetje të pesë viktimave pas goditjes së trenit pranë një fshati në rajonin e Kharkivit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të paktën dy vagonë të përfshirë nga flakët, pranë një linje hekurudhore të mbuluar me borë.

“Në çdo vend të botës, një sulm me dron ndaj një treni civil do të konsiderohej njësoj – thjesht terrorizëm,” shkroi Zelenskyy në Telegram mbrëmjen e kaluar.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi dronët rusë goditën qytetin jugor të Odesës, ku tre persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën.  / abcnews.al /

❌