Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rexhepi: Respektojmë vendimin e Kushtetueses, ende pa vendim për votimin e Listës Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila vjen nga Partia e Re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka thënë se do ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Listës Serbe që ta ketë nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb.

Ajo tha se nuk kanë vendosur ende se a do të kenë votë për kandidatët e Listës Serbe për nënkryetar  të Kuvendit.

“Unë, si deputete vazhdimisht i respektoj të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të respektohet Kushtetuta. Tash nuk e di se çfarë qëndrimi si grup do ta kemi, por patjetër, si deputetë, duhet ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës”, tha Rexhepi për RTV21.

Rexhepi preferon që sërish procesi i votimit për nënkryetar të Kuvendit të bëhet ndaras.

“Për ne është më mirë të mos shkohet në pako votimi për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet, por të votohet veç e veç për nënkryetarin nga komuniteti serb dhe për atë nga komunitetet joserbe. Do ta shohim në Parlament, në rendin e ditës, se si do të shkojë situata. Ndarja nga pako është në rregull dhe nuk përbën shkelje kushtetuese, sepse unë e kam vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarët nga komunitetet e tjera. Mundemi të votojmë edhe veç e veç.”, tha Rexhepi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rexhepi: Respektojmë vendimin e Kushtetueses, ende pa vendim për votimin e Listës Serbe appeared first on Sinjali.

ShBA hap hetim ndaj Nike për akuza për diskriminim ndaj punonjësve të bardhë

Komisioni i SHBA për Mundësi të Barabarta në Punësim (EEOC) ka nisur një hetim ndaj kompanisë Nike, pas akuzave se ajo ka diskriminuar punonjësit dhe aplikantët e bardhë përmes praktikave të punësimit dhe programeve të diversitetit.

Agjencia ka kërkuar dokumente që nga viti 2018, përfshirë objektivat DEI dhe kriteret e pushimeve nga puna.

EEOC ka ngritur edhe padi federale pasi Nike nuk ka dorëzuar të gjithë informacionin e kërkuar, ndërsa kompania deklaron se ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me mirëbesim me autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShBA hap hetim ndaj Nike për akuza për diskriminim ndaj punonjësve të bardhë appeared first on Sinjali.

Limi mbyll çdo kapitull me Albën dhe Dolcen: S’po e pres asnjërën

Lim Hoti, pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, ka sqaruar publikisht raportet me Albën dhe Dolcen.

Ai e cilësoi Albën si “viktimë të televizioneve”, ndërsa konfirmoi se nuk pret asnjërën jashtë shtëpisë, duke theksuar se jeta e tij private tashmë është e stabilizuar dhe dinamikat e BBVK kanë mbetur vetëm pjesë e lojës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1207088171609114%26set%3Da.231229029195038%26type%3D3&show_text=true&width=500

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi mbyll çdo kapitull me Albën dhe Dolcen: S’po e pres asnjërën appeared first on Sinjali.

EULEX dhe KFOR zhvillojnë ushtrime të përbashkëta në Bondsteel

Pjesëtarë të EULEX-it, në bashkëpunim me KFOR-in, kanë realizuar ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për Air MEDEVAC në kampin “Bondsteel”.

Sipas EULEX-it, këto ushtrime synojnë forcimin e koordinimit dhe rritjen e gatishmërisë operacionale për reagim të shpejtë në raste emergjente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post EULEX dhe KFOR zhvillojnë ushtrime të përbashkëta në Bondsteel appeared first on Sinjali.

Legjenda e tenisit, drejt rikthimit: Vendimi mund të bëhet gjatë Super Bowl

Legjenda e tenisit, Serena Williams, mund të rikthehet së shpejti në fushat e lojës, pas më shumë se tre vitesh që nga tërheqja e saj nga US Open 2022.

Kampionia amerikane 44-vjeçare, fituese e 23 titujve Grand Slam, pritet të bëjë një njoftim të mundshëm gjatë finales së Super Bowl të 8 shkurtit, ku do të jetë protagoniste e një spoti publicitar.

Williams ka vazhduar kontrollet antidoping edhe pas tërheqjes, një sinjal i mundshëm që ajo po përgatitet për rikthim. Faktoret që mund ta shtyjnë rikthimin përfshijnë mundësinë për një lamtumirë përfundimtare së bashku me motrën Venus, Lojërat Olimpike 2028, dhe synimin për të fituar titullin e 24-të Grand Slam.

Sesioni i saj i stërvitjes me ish-tenistin Jesse Levine në Florida tregon se loja e Serena-s mbetet solide dhe kompetitive, duke e lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të bujshëm në tenisin botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Legjenda e tenisit, drejt rikthimit: Vendimi mund të bëhet gjatë Super Bowl appeared first on Sinjali.

Misioni i FMN-së viziton Kosovën për vlerësimin e zhvillimeve makroekonomike

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga David Amaglobeli, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt 2026.

Sipas njoftimit, qëllimi i vizitës është zhvillimi i konsultave vjetore sipas Nenit IV, përmes të cilave do të vlerësohen zhvillimet e fundit makroekonomike, perspektiva ekonomike dhe rreziqet, si dhe do të diskutohen prioritetet e politikave ekonomike dhe reformat me institucionet vendore.

FMN pritet të publikojë edhe një komunikatë përfundimtare dhe të mbajë konferencë për media.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Misioni i FMN-së viziton Kosovën për vlerësimin e zhvillimeve makroekonomike appeared first on Sinjali.

Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda – largohet nga salla

Debate të forta janë zhvilluar në seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, duke pretenduar se nuk iu garantua e drejta për mbrojtje efektive.

Avokatja e tij, Valentina Teodoresku, deklaroi se kishte vetëm një orë kohë për t’u njohur me aktet në IVEP Durrës dhe kërkoi shtyrjen e seancës, por kërkesa u rrëzua nga GJKKO.

Gjyqtarja Deda e konsideroi fazën e mbrojtjes të ezauruar dhe kaloi në konkluzionet përfundimtare, ndërsa Veliaj paralajmëroi largimin nga salla, duke thënë se nuk po dëgjohej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda – largohet nga salla appeared first on Sinjali.

AAK në koalicion me PDK-në, kryetari prezanton kabinetin e ri në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i përbërë nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Sipas emërimeve, AAK në Suharekë ka hyrë në koalicion qeverisës me PDK-në, me përfaqësues të kësaj partie në disa drejtori kyçe.

Nga Komuna u tha se kabineti i ri synon rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, ndërsa Muharremaj u ka uruar suksese të emëruarve, duke theksuar profesionalizmin, transparencën dhe përkushtimin ndaj interesit publik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AAK në koalicion me PDK-në, kryetari prezanton kabinetin e ri në Suharekë appeared first on Sinjali.

“Atë ditë në Izbicë s’kishte dasmë, por masakër”, familjari i zhgënjyer me dënimin ndaj Alidemajt

Familjari i viktimave, Islam Doni, pas përfundimit të seancës gjyqësore, tha se vendimi i gjykatës për dënimin e Muhamet Alidemajt është i ulët dhe se familjarët do të paraqesin ankesë ndaj aktgjykimit, duke shtuar se mbetet të shihet nëse do ta arrijnë qëllimin e tyre në instancat më të larta, raporton Ekonomia Online.

Doni tha se personalisht nuk ka parë që Alidemaj të ketë vrarë dikë me duart e tij, por sipas tij e ka parë atë duke u prirë forcave serbe për të hyrë në fshatin Izbicë, duke shtuar se nuk mund të pohojë për veprime që nuk i ka parë drejtpërdrejt.

Ai përshkroi se atë ditë në Izbicë nuk kishte pasur dasmë, por ishin dëgjuar krisma të armëve të rënda dhe të lehta, ndërsa sipas tij ishin masakruar 137 persona, si dhe më pas në dy raste të tjera ishin vrarë nga dy deri në trembëdhjetë banorë. Doni tha se fshati ishte djegur dhe plaçkitur, ndërsa sipas tij dy persona të paralizuar ishin djegur në prokolica traktorësh.

“Vendimi na duket shumë i ulët, mirëpo gjykata ka marrë vendim edhe çka kemi na me thënë përtej gjykatës. Më anku kemi me u anku, sa kena me arrit qëllimin tonë, mbetet me u pa.. Kodi penal i Jugosllavisë e përcakton kështu, bie në maksimum. Se për neve edhe 15 vjet normalisht që është pak… Unë personalisht nuk e kam parë që e ka vrarë askënd. Unë e kam parë që iu ka prirë serbëve me hy në fshatin Izbicë. Çka s’e kam parë nuk mundem me thanë që e kam parë duke vrarë. Mirëpo atë ditë në Izbicë nuk ka pasë dasëm. Atë ditë janë ndjerë krisma të tekave, topave, kallashave, pushkëve edhe janë masakruar 137. Edhe dy herë mbasandej na janë vrarë ka dy-trembëdhjetë. Edhe u djeg krejt fshati Izbicë, edhe u plaçkit. Janë djeg dy të paralizuar në prikolica të traktorit.  Nuk mundet me iu ikë ky prej përgjegjësie, as s’mundet me thënë që s’kam qenë unë. Normalisht, familjet që i kanë ndarë, gratë i kanë ndarë, iu ka shtirë thikën në fyt, i ka plaçkitur, i ka rrahur. Kanë dëshmuar këto në gjyq”, tha ai pas procesit gjyqësor.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 13 vjet burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 2 shkurt 2026,

Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesl Ismaili, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor sot me datë 02.02.2026, ndaj të akuzuarit është fajtor se ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile. Trupi gjykues në bazë të dispozitave, të akuzuarin Muhamet Alidemaj e shpall fajtor edhe e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 13 vjetëve”, tha ai.

Ndryshe, në seancën fllestare më 29 prill 2022, në gjykimin e parë, Alidemaj ishte deklaruar i pafajshëm. Njëjtë u deklarua edhe në seancën e rigjykimit më 23 tetor 2025.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e shpalli Muhamet Alidemajn fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burg për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë. Ndaj tij u shpall aktgjykim refuzues për dispozitivin e dytë, ku ngarkohej për zhvarrosjen e trupave me ekskavator, pasi në fjalën përfundimtare në seancën e 9 korrikut 2024, prokurori Ilir Morina u tërhoq nga pika e dytë e dispozitivit të aktakuzës, për shkak se nuk ishte arritur të vërtetohet se i akuzuari Alidemaj ka marrë pjesë në zhvarrosjen e viktimave.

Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dhunë i ndajnë gratë e fëmijët dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Atë ditë në Izbicë s’kishte dasmë, por masakër”, familjari i zhgënjyer me dënimin ndaj Alidemajt appeared first on Sinjali.

Trepça funksionalizon kanalin zyrtar për sinjalizimin e korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se ka vënë në funksion kanalit zyrtar për sinjalizim, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, përmes adresës elektronike sinjalizuesi@trepcasha.com, qytetarët dhe punonjësit mund të raportojnë dyshime për korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje ligjore dhe etike, si dhe veprime apo mosveprime që dëmtojnë interesin publik dhe integritetin institucional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trepça funksionalizon kanalin zyrtar për sinjalizimin e korrupsionit appeared first on Sinjali.

Kryeprokurori Isufaj me dy drejtues të lartë në vizitë zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, së bashku me dy drejtues të lartë të sistemit prokurorial, Sami Istrefi dhe Naim Abazi, kanë nisur një vizitë zyrtare në Washington me ftesë të institucioneve amerikane.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ata do të marrin pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit dhe do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeprokurori Isufaj me dy drejtues të lartë në vizitë zyrtare në Washington appeared first on Sinjali.

Snapchat pezullon mbi 400 mijë llogari të të miturve pas ndalimit në Australi

Snapchat ka pezulluar më shumë se 400 mijë llogari që u përkisnin përdoruesve nën moshën 16 vjeç në Australi, vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi të ndalimit ligjor për të miturit.

Kompania ka pranuar se sistemet aktuale të verifikimit të moshës kanë kufizime dhe diferencë gabimi, duke propozuar që verifikimi të bëhet nga dyqanet e aplikacioneve para shkarkimit.

Ligji australian po shërben si model edhe për vende të tjera, përfshirë Indinë dhe Francën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Snapchat pezullon mbi 400 mijë llogari të të miturve pas ndalimit në Australi appeared first on Sinjali.

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Muhamet Alidemajn me 13 vjet burg për krime lufte kundër njerëzimit, lidhur me vrasjen e 130 civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës në mars 1999.

Alidemaj ishte shpallur fajtor pas rigjykimit nga Gjykata e Apelit, ndërsa më parë ishte deklaruar i pafajshëm gjatë seancave të mëparshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë appeared first on Sinjali.

Skandal global: Emri i Putinit del mbi 1 mijë herë në dokumentet sekrete të Epstein

Mbi tre milionë dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein përmendin emrin e presidentit rus Vladimir Putin 1.056 herë, ndërsa Moska citohet 9.629 herë, duke ngritur dyshime serioze tek hetuesit amerikanë.

Edhe pse nuk ka prova për lidhje direkte me Kremlinin, raportimet sugjerojnë se Epstein mund të ketë qenë i përfshirë në rrjete shantazhi seksual (“kompromat”) me lidhje ruse, përmes kontakteve me Robert Maxwell dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Dokumentet përfshijnë email-e për takime të mundshme me Putinin dhe pretendime për informacione komprometuese ndaj figurave me ndikim, ndërsa vdekja e Epstein në vitin 2019 vijon të mbetet e diskutueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal global: Emri i Putinit del mbi 1 mijë herë në dokumentet sekrete të Epstein appeared first on Sinjali.

Dy klube të Premier League shfaqin interes për Zhegrovën, Juventusi nuk e lëshon

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, po konsideron largimin nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, dy klube nga Premier League janë të interesuara për shërbimet e tij, përfshirë Evertonin, por “Zonja e Vjetër” preferon ta mbajë edhe pse trajneri Spalletti nuk po i jep minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy klube të Premier League shfaqin interes për Zhegrovën, Juventusi nuk e lëshon appeared first on Sinjali.

Miliarderi vdes pas ndërhyrjes për zmadhim të organit gjenital

Tregtari belgo-izraelit i diamanteve Ehud Arye Laniado, 65 vjeç, ka vdekur pasi iu nënshtrua një procedure në një klinikë franceze për zmadhimin e organit gjenital.

Tani kirurgëve u është ndaluar të praktikojnë kirurgjinë plastike pas vdekjes së miliarderit, raporton The Mirror.

65 vjeçari, vdiq nga një atak në zemër në klinikën estetike Saint-Honore-Ponthieu në Paris.

Pronari i pasur i Omega Diamonds, Ehud, raportohet se u operua jashtë orarit të punës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Miliarderi vdes pas ndërhyrjes për zmadhim të organit gjenital appeared first on Sinjali.

Trump kërcënon Trevor Noah pas komenteve për Epstein: Do ta padisë për shpifje

Pas komenteve të Trevor Noah gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy lidhur me Donald Trump dhe lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein, ish-presidenti amerikan ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar se do ta padisë komedianin “për shumë dollarë”.

Trump mohoi çdo lidhje me ishullin e Epstein dhe akuzat e përmendura, duke i cilësuar komentet si “shpifje të rreme” dhe sulm ndaj reputacionit të tij.

Dosjet e fundit të Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, kanë zgjuar debate të reja për lidhjet e ish-presidentit me financierin e dënuar për abuzime seksuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump kërcënon Trevor Noah pas komenteve për Epstein: Do ta padisë për shpifje appeared first on Sinjali.

PZAP pranon shtatë ankesa pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar pranimin e shtatë ankesave lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Subjektet politike dhe kandidatët ankohen kryesisht për parregullsi gjatë votimit dhe numërimit të votave.

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të KQZ-së, ndërsa PZAP ka njoftuar se të gjitha ankesat do të shqyrtohen brenda 96 orësh. Vendimet pritet të ndikojnë në certifikimin final të rezultateve zgjedhore.

Ndërkohë, rinumërimet dhe hetimet për manipulim votash kanë çuar në arrestimin e dhjetëra personave në disa rajone të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PZAP pranon shtatë ankesa pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Rast i rëndë në Gjilan: Dyshohet për shtytje në vetëvrasje

Një rast i rëndë është raportuar fundjavën e kaluar në Gjilan, ku një grua dyshohet se është shtyrë drejt vetëvrasjes në rrethana ende të paqarta.

Gazeta Sinjali mëson se viktima ka shpëtuar, por ka pësuar lëndime trupore dhe është transferuar nga Spitali i Gjilanit në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rast i rëndë në Gjilan: Dyshohet për shtytje në vetëvrasje appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi, ylli kosovar i janarit, sonte sfidon Sevillan në La Liga

Pas fitimit të çmimit si lojtari i muajit janar në La Liga, Vedat Muriqi është gati për ndeshjen e parë të shkurtit me Mallorcan, që sfidon Sevillan.

Me 14 gola këtë sezon, Muriqi kërkohet të ndihmojë skuadrën të ngjitet tre pozita lart në tabelë dhe të largohet nga zonat e rrezikut për rënie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi, ylli kosovar i janarit, sonte sfidon Sevillan në La Liga appeared first on Sinjali.

❌