❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kapet nĂ« Kolumbi “Bosi” qĂ« koordinonte dĂ«rgesat e kokainĂ«s edhe pĂ«r mafian shqiptare

Personi identifikohet si lidhja ndërkombëtare me mafiet italiane, shqiptare dhe tuniziane, për dërgesën e kokainës nga Kolumbia.

Nga EL TIEMPO –

Në një operacion të përbashkët, të udhëhequr nga Guardia di Finanza e Venezia-s dhe me mbështetjen e Skuadrës Detare të Chioggia-s, Policia kolumbiane arrestoi Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët e mafias, të përfshirë në listën e personave më të kërkuar në Itali.

Informacioni u bĂ« i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pedro SĂĄnchez, i cili theksoi se i arrestuari “konsiderohej objektiv me vlerĂ« tĂ« lartĂ« nga Italia dhe Pakti 2.0, pasi ishte njĂ« nga organizatorĂ«t kryesorĂ« tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n Latine”.

Bosi i drogĂ«s u kap nĂ« CiĂ©naga (Magdalena), nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« operacioni tĂ« quajtur “Apokalipsi”, i cili filloi qĂ« nĂ« vitin 2016 me qĂ«llim shkatĂ«rrimin e njĂ« rrjeti kriminal tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s qĂ« operonte nĂ« ShqipĂ«ri, Lombardi dhe rajonin e Chioggia-s.

Sipas dosjes, Lorenzo, i kĂ«rkuar me kod tĂ« kuq nga Interpoli pĂ«r krimin e “bashkĂ«punimit kriminal me qĂ«llim trafikun e lĂ«ndĂ«ve narkotike”, konsiderohej njĂ« nga organizatorĂ«t kryesorĂ« tĂ« trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s midis EvropĂ«s dhe AmerikĂ«s Latine.

Sipas dokumenteve, ai koordinonte rrugët dhe strategjitë për dërgimin e kokainës në tregun evropian, një fushë e dominuar nga mafiet lokale. Kërkimi i tij shtrihej në 196 vende, sipas regjistrae ndërkombëtare.

“Dei Meneghetti ishte objektiv me vlerĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r autoritetet italiane dhe figuronte nĂ« listĂ«n e personave mĂ« tĂ« kĂ«rkuar tĂ« atij vendi. Sipas hetimeve, ai kishte lidhje me mafiet italiane, tuniziane dhe shqiptare dhe shĂ«rbente si njĂ« pjesĂ« kyçe nĂ« rrugĂ«t ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« trafikut tĂ« kokainĂ«s”, thuhet nĂ« dosje.

Hetimet e vazhdueshme mundësuan konfiskimin e sasive të mëdha të drogës dhe, në vitin 2017, të një restoranti lundrues në Chioggia, i cili dyshohet se ishte blerë me të ardhura të paligjshme nga trafiku i drogës.

Arrestimi u ekzekutua nga njësitë e Grupit Operativ Taktik dhe komandot e specializuara, në koordinim me agjenci ndërkombëtare, pas një procesi ndjekjeje dhe shkëmbimi informacioni strategjik. Raporti tregon se i ndaluari konsiderohej objektiv me vlerë të lartë për rolin e tij në organizimin logjistik dhe operativ të dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut drejt korridoreve të ndryshme evropiane, si dhe për aftësinë e tij për të krijuar lidhje midis organizatave kriminale në vende të ndryshme.

Dosja e inteligjencës shënon se aktivitetet kriminale të atribuuara atij datojnë të paktën që nga viti 2013, kur u hetua për trafik hashashi dhe marihuanë nga Holanda drejt Italisë. Midis viteve 2016 dhe 2017, ai dyshohet se mori pjesë në operacione të trafikut të sasisë së madhe të kokainës me lidhje në Ballkan, Spanjë dhe Marok. Këto hetime rezultuan në një dënim prej 12 vjetësh burg në Itali për pjesëmarrjen e tij në rrjete ndërkombëtare trafiku droge.

Pas këtij dënimi, sipas autoriteteve, i arrestuari më vonë ka siguruar dokumente false në Rumani, gjë që i mundësoi lëvizjen jashtë radarit gjyqësor evropian. Më pas, u vendos në Kolumbi, nga ku vazhdoi të koordinonte lidhje kriminale dhe operacione të trafikut të lëndëve narkotike drejt Evropës, duke mbajtur komunikim me struktura të vendosura në Spanjë, Itali dhe Marok.

Për autoritetet kolumbiane dhe evropiane, arrestimi i Dei Meneghetti përfaqëson një goditje për strukturat kriminale që lidhin trafikun e drogës midis Amerikës Latine dhe Evropës dhe dëshmon forcimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar.

Projektligji/ Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet.

Ministria e Financave iu ka çuar pĂ«r konsultim institucioneve tĂ« linjĂ«s projektligjin e rishikuar “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet” tĂ« cilit i bashkĂ«ngjiten edhe pĂ«rmbytjet.

Kjo lidhet me rrezikun në rritje të përmbytjeve në vend, të cilat vazhdimisht kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, përfshirë edhe ato të këtij fillimviti.

LEXO EDHE: Fatura e rëndë e përmbytjeve në vend, ekspertët: Dëmi në bujqësi deri në 30 miliardë lekë

Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës.

Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet në modele aktuale të zhvilluara për kushtet e Shqipërisë.

NĂ« thelb, drafti i ri synon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« mekanizĂ«m tĂ« detyrueshĂ«m financiar pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar humbjet materiale nĂ« prona, duke e zhvendosur gradualisht peshĂ«n nga reagimi “pas ngjarjes” drejt parandalimit dhe menaxhimit tĂ« riskut.

Ashtu si edhe nĂ« draftin e mĂ«parshĂ«m, edhe nĂ« kĂ«tĂ« version skema do tĂ« administrohet nga “Fondi KombĂ«tar pĂ«r Sigurimin e DetyrueshĂ«m nga TĂ«rmetet dhe PĂ«rmbytjet”.

Në rast të një fatkeqësie natyrore, dëmet do të vlerësohen nga ekspertë të licencuar, ndërsa pagesa e dëmshpërblimit do të kryhet nga Fondi, brenda afateve të përcaktuara. Dëmshpërblimi do të mbulojë dëmet materiale të banesës dhe të sendeve brenda saj, por jo humbje të aktivitetit ekonomik apo fitime të munguar.

Drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet u ri-hodh për konsultim publik në korrik 2025, por nuk u miratua nga qeveria gjatë vitit të kaluar.

LEXO EDHE: “SEE NEWS”: SIGAL nĂ« ShqipĂ«ri, KosovĂ« dhe Maqedoni tĂ« Veriut nĂ« “Top 100” e EvropĂ«s Juglindore

Shtyhet deri nĂ« shtator zbatimi i “Hyrje-Daljes” nĂ« BE

Komisioni Evropian vendosi që të shtyjë zbatimin e plotë të Sistemit të ri të Hyrjes/Daljes në BE për shkak të shqetësimeve në rritje për kaosin e udhëtimeve verore.

Zgjerimi i teknologjisë biometrike nëpër pikat kufitare të zonës Shengen ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit.

Kontrollet e reja kufitare në hyrje-daljet e zonës Shengen, të cilat aplikohen edhe për shtetasit shqiptarë, filluan në muajin tetor të vitit 2025.

Këto rregulla, që përfshijnë fotografimin e fytyrës, lënien e shenjave të gishtave, si dhe të dhëna mbi pagesën e akomodimit për ditët e qëndrimit në zonën Shengen, po zbatohen gradualisht në aeroportet dhe portet e Evropës së Bashkuar.

Zgjerimi i teknologjisë biometrike ka përjetuar tashmë probleme fillestare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Sistemi duhej të bëhej plotësisht funksional në kufijtë e BE-së në muajin pranverë, por kjo tani është shtyrë për në shtator 2026.

 

Në aeroportet ku ky sistem është funksional, udhëtarët e përjashtuar nga viza Shengen nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe vendet e tjera jo-anëtare të BE-së duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike në kioska të dedikuara. Në disa raste, vonesat kanë rezultuar në humbjen e fluturimeve të pasagjerëve.

Për udhëtarët, kjo do të thotë që pasaporta e tyre do të mund të vuloset manualisht në kufij gjatë muajve të ardhshëm. Ky sistem u bë shkaku edhe i grevës disa ditore të kamionistëve në shtetet ballkanike, që bllokuan pikat kufitare dhe transportin e mallrave në hyrje-daljet e zonës Shengen, ku ata janë gjobitur për shkelje të afateve të qëndrimit, që aktualisht është 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Ky, për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit, është konsideruar liberalizim i vizave afatshkurtër, por në shumë raste afatet e qëndrimit në zonën Shengen janë shkelur në mënyrë abuzive.

Mijëra udhëtarë nuk janë lejuar të hyjnë në zonën Shengen nga shtetet e treta gjatë kësaj periudhe, që sistemi i ri elektronik ka nisur zbatimin, duke llogaritur në kohë reale ditët e qëndrimit dhe tejkalimin e afatit 90-ditor.

EMRI/ Makina del nga rruga në Pukë-Qelëz dhe përfundon në greminë, shoferi në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.

MĂ«sohet se njĂ« mjet tip “Audi” ka dalĂ« nga rruga dhe pĂ«r pasojĂ« ka rĂ«nĂ« nĂ« njĂ« greminĂ«.

Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Xabi Alonso, mes tre kandidatëve për të zëvendësuar Pep Guardiolën

Sipas asaj qĂ« raporton britanikja “The Telegraph”, ish trajneri i Real Madrid dhe Bayer Leverkusen Xabi Alonso pĂ«rmendet si njĂ« nga tre emrat qĂ« mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« Pep GuardiolĂ«n nĂ« stolin e Manchester City.

NĂ« rrethet e Premier League po forcohet ideja se tekniku katalanas mund tĂ« largohet nga “Etihad” nĂ« fund tĂ« kĂ«tij sezoni, duke mbyllur njĂ« cikĂ«l 10-vjeçar nĂ« krye tĂ« ish-kampionĂ«ve tĂ« AnglisĂ«.

Dy emrat e tjerë që përfliten për ta zëvendësuar janë: Enzo Maresca dhe Cesc Fabregas.

Megjithatë, klubi ka mohuar zyrtarisht këto zëra, duke i quajtur thjesht spekulime. Pavarësisht deklaratave publike, media britanike thekson se City po përgatitet në heshtje për çdo skenar të mundshëm.

Xabi Alonso, i lirë pas ndarjes së fundit me Real Madrid, konsiderohet një kandidat serioz falë profilit të tij taktik, vizionit modern dhe eksperiencës në futbollin elitar evropian.

Spanjolli vlerësohet veçanërisht për aftësinë për të ndërtuar shpejt skuadra konkurruese dhe të balancuara.

Detaje nga atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë. Për çfarë akuzohet

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë me iniciale B.K.

Polici akuzohet për moskallëzim krimi, ndërsa gjatë incidentit ai ka qëlluar me armë, për të neutralizuar autorët.

Ai ishte pjesë e Patrullës së Përgjithshme Lezhë-Mirditë.

Ndërkohë, policia po vijon me kontrollet në Lezhë dhe jo vetëm.

Atentati

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, Sokol Daci, pronari i berberhanes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe sipas burimeve janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një person tjetër, Merando Nikulaj, i cili e ka djalë xhaxhai Ardian Nikulajn dhe mendohet të ketë qenë shënjestra e sulmit.

Nikulaj gjendej brenda berberhanes dhe në atë moment ishte duke u qethur. Pas ngjarjes, është larguar dhe nuk është paraqitur në spital, ndërsa policia po ushtron kontrolle në spitale dhe klinika private, ku dyshohet se ai mund të ketë shkuar për mjekim.

3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin.

“Nuk janĂ« kriminelĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por ushtarĂ«t e njĂ« lufte private”/ Ç’ndodhi nĂ« gjyqin ndaj Franc Çopjas

“Ju nuk po gjykoni kriminelĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por ushtarĂ«t e njĂ« lufte private”, deklaruan tĂ« hĂ«nĂ«n dy avokatet e palĂ«s civile para jurisĂ« qĂ« nĂ« Bruksel po gjykon Franc Çopjan, Mikael Qosjan dhe shtatĂ« tĂ« pandehur tĂ« tjerĂ« pĂ«r vrasjen e Ardit Spahiut, shtetas shqiptar i ekzekutuar nĂ« Molenbeek mĂ« 27 nĂ«ntor 2020.

Nga DH –

Sipas avokates Virginie Taelman, mĂ«nyra e veprimit pĂ«r vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njĂ«jtĂ« me atĂ« tĂ« vrasjeve tĂ« tjera tĂ« kryera nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« vitet pas fillimit tĂ« konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja, konflikt qĂ« ka nisur nĂ« vitin 2017 ose 2018.

“Makina, burra, armĂ« dhe breshĂ«ri plumbash. ËshtĂ« gjithmonĂ« e njĂ«jta skemĂ«, kĂ«tu apo atje”, e pĂ«rmblodhi ajo.

“ËshtĂ« e qartĂ« se Ardit Spahiu u vra sepse ishte i afĂ«rt me klanin Alibej, pra klanin kundĂ«rshtar tĂ« klaneve Çopja dhe Qosja”.

Pala civile i kërkoi të hënën jurisë të shpallë Franc Gergelyn dhe Mikael Qosjan fajtorë si urdhërdhënës të vrasjes.

Ata janĂ« dy “dhĂ«nĂ«sit e urdhrit” qĂ« kanĂ« vepruar “mijĂ«ra kilometra larg” Brukselit.

Sipas palĂ«s civile, ata kanĂ« pĂ«rgatitur njĂ« “ekzekutim tĂ« planifikuar me metodĂ«â€ tĂ« Ardit Spahiut.

“Forca e drejtpĂ«rdrejtĂ« nuk mjaftonte” pĂ«r tĂ« vrarĂ« armikun e tyre, i cili e dinte se ishte i kĂ«rcĂ«nuar, shtuan dy avokatet. PĂ«r tĂ« arritur qĂ«llimin e tyre, ishte e nevojshme “tradhtia e njĂ« miku”, rol qĂ«, sipas tyre, e ka luajtur Elton Roci.

Duke u mbĂ«shtetur nĂ« fragmente bisedash nga Sky ECC, avokatja Virginie Taelman e pĂ«rshkroi Franc Gergelyn, i njohur si Çopja, si “motorin e vrasjes” dhe “arkitektin qĂ« firmos planet nga kulla e tij e fildishtĂ«â€, i motivuar nga hakmarrja e klanit tĂ« tij, egoja dhe mendjemadhĂ«sia.

Ajo e pĂ«rshkroi Mikael Qosjan si “shefin e kantierit”, i cili kujdesej pĂ«r “menaxhimin e informatorĂ«ve”.

LEXO EDHE: “Jemi pa qitĂ«s”! Bisedat nĂ« SKY ECC/ Çopjat kĂ«rkonin tĂ« lironin nga burgu Altin Ndocin

Franc Çopja akuzohet si organizatori dhe porositĂ«si i vrasjes, si dhe udhĂ«heqĂ«s i njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal. Sipas prokurorisĂ« belge, ka kontrolluar trafikimin e drogĂ«s dhe pastrimin e parave.

Më 30 dhjetor 2023, ai u ekstradua nga Dubai në Belgjikë dhe prej atij momenti ndodhen në burgun e Haren.

Që nga 3 shtatori 2024 ndaj tij ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Një mallkim që nuk po merr fund/ Pas Giroud askush nuk e ka merituar numrin 9 tek Milani

Jean-Philippe Mateta nuk do të jetë lojtar i Milanit, as sot dhe as verën e ardhshme.

Marrëveshja ka dështuar përfundimisht pas testeve shtesë mjekësore të kërkuara nga Kuqezinjtë për të vlerësuar më mirë gjendjen e sulmuesit të Crystal Palace.

Në fund të fundit, ka dyshime të shumta në lidhje me gjurin e tij dhe klubi ka vendosur të mos e bëjë transferimin.

Tani, njĂ« mallkim po kthehet midis tifozĂ«ve tĂ« Milanit: qĂ« nga largimi i Olivier Giroud, Milani nuk ka gjetur njĂ« sulmues dhe kĂ«rkimi pĂ«r njĂ« tĂ« tillĂ« po shndĂ«rrohet ngadalĂ« nĂ« njĂ« enigmĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u zgjidhur.

Le të kthehemi pas. Më 13 maj 2024, francezi njoftoi se do të transferohej në MLS, dhe për këtë arsye kuqezinjtë duhet të kërkojnë një sulmues të ri. Giroud shënon fundin e një cikli disi kaotik. Me të, largohet edhe Stefano Pioli, dhe skuadra i besohet  Paulo Fonseca-s. Portugezi ka një sulm krejt të ri në duar, së pari, Alvaro Morata mbërrin nga Atletico Madrid, pastaj Tammy Abraham nga Roma në marrëveshjen e shkëmbimit me Saelemaekers.

Megjithatë, në fushë, pritdhmëritë nuk u përmbushën. Me vetëm gjashtë gola në skuadër, spanjolli u shit te Galatasaray në janar 2025, ndërsa në fund të sezonit anglezi u rikthye te Verdhekuqtë përpara se të bashkohej me Besiktas. Për të, rezultati ishte pak më i lartë: dhjetë gola, përfshirë atë vendimtar në fitoren me rikthim kundër Interit në Superkupë. Megjithatë, ishte shumë pak për të garantuar një vend të përhershëm në skuadrën e Milanit.

Kërkimi për një qendërsulmues të ri filloi një kapitull të ri janarin e kaluar. Me largimin e Moratës, Milani vendosi të përqendrohej tërësisht te Santiago Gimenez. Meksikani mbërriti me pritshmëri jashtëzakonisht të larta: ai kishte shënuar shumë te Feyenoord (65 gola në 105 paraqitje) dhe kuqezinjtë paguan plot 30 milionë euro për të. Megjithatë, fillimisht nën drejtimin e Conceiçao dhe më pas nën drejtimin e Allegrit, Bebote dështoi të bënte protagonistin, dhe në tetor, dhimbjet e vazhdueshme në kyçin e këmbës e detyruan të operohej.

Pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, megjithatë, fanella me numër 9 e Milan-it nuk do të mbetet pa një pronar të ri në sezonin 2024/25. Pas një viti të parë me ulje-ngritje, Luka Jovic vendos të marrë përgjegjësinë, por pa shumë sukses: katër gola në 17 paraqitje nuk justifikojnë një rinovim kontrate dhe serbi transferohet te AEK i Athinës.

VerĂ«n e kaluar, rifilloi kĂ«rkimi pĂ«r njĂ« qendĂ«rsulmues. DjajtĂ« zgjodhĂ«n Victor Boniface nga Bayer Leverkusen, por nigeriani pĂ«soi tĂ« njĂ«jtin fat si Mateta dhe marrĂ«veshja dĂ«shtoi pĂ«r shkak tĂ« problemeve me gjurin. NĂ« fund tĂ« gushtit, Tare dhe Furlani donin t’i jepnin Allegrit njĂ« sulmues tĂ« ri. KĂ«shtu, Christopher Nkunku mbĂ«rriti nga Chelsea pĂ«r 37 milionĂ« euro. MegjithatĂ«, edhe francezi dĂ«shtoi dhe pesĂ« golat e tij nĂ« 19 paraqitje deri mĂ« tani e bindĂ«n klubin tĂ« pĂ«rqendrohej te lojtarĂ« tĂ« tjerĂ«.

Numri 9, i lĂ«nĂ« i lirĂ« pas Jovic, iu dorĂ«zua Niclas Fullkrug nĂ« janar. ËshtĂ« ende shumĂ« herĂ«t pĂ«r tĂ« gjykuar gjermanin, megjithĂ«se performancat e tij i japin shpresĂ«. Ish-lojtari i West Ham ështĂ« lojtari qĂ« mungonte te Allegri, por problemi i tij me kĂ«mbĂ«n do tĂ« thotĂ« se ai nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« luajĂ« me kohĂ« tĂ« plotĂ«. E ardhmja e tij Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ«pyetje e madhe dhe AC Milan padyshim do tĂ« bĂ«jĂ« lĂ«vizje kĂ«tĂ« verĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« trajnerit toskan sulmuesin e tyre pĂ«rfundimtar.

Emri më i kërkuar është Dusan Vlahoviç. Serbi nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin dhe për këtë arsye do të jetë i lirë të nënshkruajë një transferim të lirë. Lidhja e tij me Allegrin sugjeron se Bardhezinjtë do të jenë zgjedhja e parë e Djallit, por tifozët tashmë kanë filluar të pyesin veten: a do të jetë ai trashëgimtari i shumëpritur i Giroud?

“MĂ« 10 shkurt pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ«simin e merituar narkokracisĂ«â€, Berisha: Rama nuk ka alternativĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç dorĂ«heqjes

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot, mĂ« 2 shkurt, fjalimin e radhĂ«s nĂ« protestĂ«n e radhĂ«s tĂ« opozitĂ«s pĂ«rpara KryeministrisĂ«, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shndĂ«rruar ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« “narko-shtet” dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r intensifikimin e protestave deri nĂ« largimin e kryeministrit nga pushteti.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se shqiptarët nuk mund të pajtohen me atë që ai e cilësoi si një regjim grabitqar dhe represiv.

Kreu i PD ftoi qytetarët ti bashkohen protestës kombëtare të 10 Shkurtit, ndërsa deklaroi se, kryeministri Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveç se të japë dorëheqjen.

Berisha: Miq, zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi ne. Ftoj çdo shqiptar që beson tek Shqipëria, që beson se vendi është vend me pasuri mahnitëse.
QĂ« beson se ShqipĂ«ria nĂ« kilometrat e saj, ka mĂ« shumĂ« paraardhĂ«s tanĂ« tĂ« rĂ«nĂ« se ç’ka çdo vend tjetĂ«r mbi tokĂ«.
Që beson se Shqipëria mund të bëhet më e begatë, më e bukur, më e lirë se çdo vend tjetër. Ndaj dhe 10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. 10 shkurt shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

QytetarĂ«t e TiranĂ«s janĂ« tĂ« ftuar tĂ« zbresin nĂ« shesh pĂ«r t’i thĂ«nĂ« leksionin e merituar kĂ«tij regjimi antishqiptar.
MiqtĂ« e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver HoxhĂ«s, ky Ă«shtĂ« diktatori i drogĂ«s i shqiptarĂ«ve. Ndaj dhe shqiptarĂ«t duhet t’i rezervojnĂ« tĂ« njĂ«jtin fatin qĂ« i rezervuan diktatorit gjakĂ«sor.

Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.

Thirrja ime Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat e kĂ«tij vendi, kombi sot ka nevojĂ« mĂ« shumĂ« se kurrĂ« pĂ«r ju. Ka nevojĂ« mĂ« shumĂ« se kurrĂ« pĂ«r guximin dhe trimĂ«rinĂ« tuaj. Dhe mos harroni se nĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rat, nĂ« momentet mĂ« kritike, kanĂ« qenĂ« tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat shpĂ«timtarĂ«t e tij. Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ai sot pret nga ju shpĂ«timin, pret nga ju fitoren, pret dritĂ«n e fitores nga ju dhe zemrat tuaja. Ndaj le tĂ« bashkohemi me 10 shkurt pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ«simin e merituar narkokracisĂ« sĂ« TiranĂ«s. PĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe nĂ« mbarĂ« botĂ«n mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit tonĂ«.

LEXO EDHE: “Sovrani pĂ«r zvergu do t’ju kapĂ«”, Berisha: Do bĂ«jmĂ« gjithçka tĂ« pĂ«rmbysim kĂ«tĂ« tĂ« keqe tĂ« madhe

“Sovrani pĂ«r zvergu do t’ju kapĂ«â€, Berisha: Do bĂ«jmĂ« gjithçka tĂ« pĂ«rmbysim kĂ«tĂ« tĂ« keqe tĂ« madhe

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të hënë turin e foltoreve para selisë së kryeministrisë.

Siç është bërë traditë tashmë, ajo u mbyll me fjalën e kreut të Opozitës, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD ftoi qytetarët në protestën e rradhës kombëtare, më 10 shkurt.

Sipas tij, qytetarët do të zbresin në shesh për ti dhënë leksionin e duhur kësaj qeverie. Ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

“Sovrani pĂ«r zvergu do t’ju kapĂ«â€, paralajmĂ«roi ndĂ«r tĂ« tjera Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare.

Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend.

U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar.

Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi.

Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë.

Nuk pajtohen kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës.

Me një regjim që përzë çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria.

MiqtĂ« e mi, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r dinjitetin tonĂ«, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r dinjitetin kombĂ«tar, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r t’u ngritur mbi propagandĂ«n e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe tĂ« Edi RamĂ«s dhe pĂ«r t’i thĂ«nĂ« shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s se nĂ« kĂ«tĂ« vend, nĂ« kĂ«tĂ« tokĂ«, ata qĂ« e duan ShqipĂ«rinĂ« jemi ne, ata qĂ« i besojnĂ« ShqipĂ«risĂ« jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit.

Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë.

Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë.

Shqipëria dhe fati ynë është një.

A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera?

Jo, ne do të luftojmë këtu.

Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët.

Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare.

Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë.

I besojmë se kjo tokë është e bekuar, se ky vend ka pasuri përrallore, se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare.

Kujtojmë se, më 10 shkurt, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e rradhës kombëtare.

A është Trump më popullor nga sa sugjerojnë sondazhet?

Sondazhi i fundit i Pew Research, i publikuar tĂ« enjten, zbuloi se 37% – pak mĂ« shumĂ« se njĂ« e treta e amerikanĂ«ve – miratojnĂ« performancĂ«n e Trump-it. PĂ«rditĂ«simi i fundit i Gallup nĂ« dhjetor e vendosi atĂ« nĂ« 36%, me njĂ« vlerĂ«sim mosmiratimi prej 59%.

Këto shifra nuk janë të mira për asnjë udhëheqës, në asnjë vend, por Trumpi, veprimet e të cilit gjatë vitit të tij të parë në detyrë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, kanë qenë të diskutueshme, nuk është plotësisht jopopullor.

Ajo që po e ul vlerësimin e tij të miratimit është imazhi i tij midis mbështetësve demokratë, të cilët nuk ka gjasa të kalojnë votën e tyre as për Trumpin as për Partinë Republikane. Trumpi gëzon mbështetje njëshifrore midis votuesve demokratë.

Nga ana tjetër, mbështetja e tij te republikanët mbetet pozitive. Edhe pse ka rënë që nga fillimi i mandatit të tij, më shumë se gjysma duket se ende e mbështesin qasjen e tij, sipas Pew.

Trumpi vazhdon të kryesojë një Amerikë hiperpartizane

PavarĂ«sisht shifrave kombĂ«tare, kontrolli i Trumpitmbi PartinĂ« Republikane mbetet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, kryesisht si figura emblematike e lĂ«vizjes MAGA, e cila ungjillĂ«zon mantrĂ«n e saj tĂ« gjatĂ« “Amerika e Para”.

“Ne kemi njĂ« president qĂ«, historikisht, i mungon mbĂ«shtetja,”  tha pĂ«r DW John Mark Hansen, politolog nĂ« Universitetin e Çikagos.

“MbĂ«shtetja qĂ« ai ka duket se Ă«shtĂ« e palĂ«kundur: duket se nuk ka asgjĂ« qĂ« ndoshta mund t’i kthejĂ« mbrapsht 80-85% tĂ« votuesve republikanĂ«.”

Trumpi ka qenë në gjendje të qeverisë vitin e tij të parë praktikisht pa asnjë opozitë falë kontrollit republikantë Kongresit të SHBA dhe një vendimi të Gjykatës Supreme të vitit 2024 që i jep imunitet të gjerë presidencës. Kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit, në të cilat të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një e treta e Senatit janë në garë.

NdĂ«rsa ai ka zbatuar tarifat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe politikat e ashpra tĂ« imigracionit qĂ« premtoi gjatĂ« fushatĂ«s sĂ« tij, premtimi i tij pĂ«r tĂ« frenuar inflacionin, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar koston e jetesĂ«s dhe pĂ«r tĂ« nxitur ekonominĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si mbeten pĂ«r t’u parĂ«.

“Popullariteti i njĂ« presidenti nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« mĂ« i lartĂ« se nĂ« vitin e tij tĂ« parĂ«,” i tha DW-sĂ« Kathryn Dunn Tenpas, eksperte pĂ«r presidencĂ«n dhe Kongresin nĂ« QendrĂ«n Miller nĂ« Universitetin e Virxhinias.

“Me kalimin e kohĂ«s, popullariteti i njĂ« presidenti ka tendencĂ« tĂ« bjerĂ«, pjesĂ«risht sepse ai ka bĂ«rĂ« premtime ekstravagante qĂ« nuk mund t’i pĂ«rmbushĂ«. Dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, nĂ« rastin e presidentit Trump, mendoj se ajo qĂ« ka ndodhur Ă«shtĂ« se amerikanĂ«t janĂ« shumĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r situatĂ«n ekonomike dhe gjendjen e portofoleve tĂ« tyre,” tha ajo.

Mbështetja nga votuesit e moderuar që nuk identifikohen si republikanë ose demokratë, dhe që ndihmuan në ngritjen e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, ka rënë gjithashtu. Sipas të dhënave të Gallup-it nga dhjetori, vetëm një në katër të pavarur e miratuan performancën e Trump-it.

NdĂ«rsa çështje tĂ« tilla si qasja agresive – tani vdekjeprurĂ«se – ndaj bastisjeve tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« zonat urbane mund tĂ« zemĂ«rojnĂ« votuesit me prirje tĂ« majta, Tenpas tha se kĂ«to pika tradicionalisht tĂ« forta pĂ«r Trump mund tĂ« armiqĂ«sojnĂ« amerikanĂ«t e qendrĂ«s dhe tĂ« djathtĂ«n e moderuar.

“Sigurisht, shumĂ« demokratĂ« janĂ« veçanĂ«risht tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r atĂ« qĂ« po ndodh nĂ« Minnesota dhe qytete tĂ« tjera nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin ku Ă«shtĂ« vendosur ICE,” tha Tenpas. “PĂ«rsa u pĂ«rket tĂ« pavarurve dhe ndoshta republikanĂ«ve qĂ« nuk janĂ« besnikĂ« ndaj Trump-it, mendoj se ata po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pakĂ«naqur me atĂ« qĂ« po ndodh.”

RepublikanĂ«t aktualisht kontrollojnĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve dhe Senatin, por njĂ« referendum pĂ«r Trumpin do t’i shqetĂ«sonte aleatĂ«t e tyre nĂ« Kongres se njĂ« dyzinĂ« garash thelbĂ«sore tĂ« papĂ«rcaktuara midis kandidatĂ«ve republikanĂ« dhe demokratĂ« mund tĂ« ktheheshin nĂ« favor tĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« tij dhe ta bĂ«nin tĂ« humbiste kontrollin e DhomĂ«s.

Pak gjasa që ndërhyrjet në botën e jashtme të tërheqin vëmendjen e votuesve

Pas një viti në post, Trumpi ka treguar se është ende në gjendje të irritojë homologët e tij ndërkombëtarë dhe ta lërë rendin botëror në një gjendje të pasigurt.

Tarifat e tij kanë tronditur tregtinë globale, shkurtimet e tij në ndihmën e huaj kanë përmbysur dekada të tëra progresi në zhvillimin ndërkombëtar, dhe sulmet e tij ndaj Iranit dhe veprimet e tij kundër ish-presidentit të Venezuelës kanë tensionuar më tej opinionin publik. Veprimet e Trumpit i kanë habitur ata që e shohin atë si figurën emblematike të një Amerike izolacioniste, dhe propozimi i tij për të aneksuar Groenlandën dhe Kanadanë si territor të SHBA-së ka zemëruar aleatët e tij të vendosur.

Imazhet e bastisjeve tĂ« ICE tĂ« kryera nga administrata e tij kanĂ« tĂ«rhequr gjithashtu vĂ«mendjen globale. Por vĂ«zhguesit thonĂ« se kĂ«to çështje zbehen nĂ« krahasim me shqetĂ«simet kryesore tĂ« brendshme qĂ« ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« zĂ«nĂ« vend qendror para zgjedhjeve tĂ« mesit tĂ« mandatit. Trumpi rrallĂ« Ă«shtĂ« prekur nga perceptimet jopopullore jashtĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. Brenda vendit, ai ka qenĂ« mĂ« fleksibĂ«l, siç dĂ«shmohet nga retorika e tij e fundit nĂ« lidhje me “shtensionimin” e bastisjeve tĂ« ICE.

SHBA: Trump do tĂ« “shtensionojĂ«â€ pas tĂ« shtĂ«nave vdekjeprurĂ«se nĂ« Minneapolis

“Pothuajse gjithmonĂ«, ekonomia Ă«shtĂ« çështja numĂ«r njĂ«,” tha Todd Belt, politolog nĂ« Universitetin George Washington, duke shtuar se ekziston njĂ« pĂ«rjashtim.

“NĂ« masĂ«n qĂ« politika e jashtme do tĂ« ndikojĂ« nĂ« zgjedhjet e mesmandatit, fakti qĂ« administrata aktuale po pĂ«rqendrohet nĂ« çështje tĂ« tjera nĂ« vend tĂ« çështjeve tĂ« brendshme po dĂ«mton imazhin e saj. ”

Tenpas pajtohet, por tha se bastisjet ndaj emigrantĂ«ve brenda vendit gjithashtu mund tĂ« ndikojnĂ« votuesit: “Mendoj se ngjarje tĂ« tilla si ato nĂ« Minnesota, Chicago, Los Angeles, dĂ«rgimi i trupave, ICE, janĂ« mĂ« tĂ« paharrueshme nĂ« mendjet e votuesve. ”

Ajo që duket e qartë është se, një vit pasi mori detyrën dhe pak më shumë se 10 muaj para zgjedhjeve të mesmandatit, Trump ka kohë të mjaftueshme për të ndryshuar narrativën.

“Zgjedhjet janĂ« ende larg, dhe opinionet e amerikanĂ«ve [
] rreth politikave janĂ« tĂ« pĂ«rkohshme”, thotĂ« Belt,” tha Belt. “Ajo qĂ« Ă«shtĂ« lajm njĂ« ditĂ« mund tĂ« mos jetĂ« lajm ditĂ«n tjetĂ«r.”

“Dhe presidenti Ă«shtĂ« njĂ« mjeshtĂ«r i shpĂ«rqendrimit, gjĂ« qĂ« funksionon nĂ« favor tĂ« tij, sepse edhe pse po flasim pĂ«r imigracionin tani, nĂ« tetor mund tĂ« flasim pĂ«r diçka shumĂ« tĂ« ndryshme”, shtoi ai. /DW

Shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë? 5 të arrestuar në Gjermani

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Rasti ka të bëjë me eksportin e pajisjeve të prodhimit të armëve rusepërmes kompanive fiktive dhe besohet se përfshin shërbime të inteligjencës në Moskë.

Sipas ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit Federal, e cila lĂ«shoi ​​urdhĂ«r-arrestin, pesĂ« tĂ« arrestuarit, tĂ« seksit mashkull, dyshohet se kanĂ« fshehur dĂ«rgesa nga LĂŒbeck nĂ« Schleswig-Holstein nĂ« Rusi tĂ« pajisjeve mekanike dhe teknike pĂ«r prodhimin e armĂ«ve.

Dërgesat u kryen përmes një rrjeti kompanish fiktive dhe përmes vendeve brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, dhe autoritetet gjermane dyshojnë se shërbimet e inteligjencës ruse janë të përfshira drejtpërdrejt.

Mbi 15,000 shkelje

Në afërsisht 75 rastet nën hetim, disa nga marrësit janë qartësisht kompani prodhuese armësh, ndërsa policia vlerëson se janë kryer rreth 16,000 shkelje të rregulloreve të embargos, me vlerën e produkteve që arrin në dhjetëra miliona euro.

Sipas mediave gjermane, midis tĂ« arrestuarve Ă«shtĂ« Nikita S., njĂ« shtetas rus dhe gjerman, i cili besohet se qĂ«ndron pas kompanisĂ« nĂ« LĂŒbeck dhe u arrestua me tĂ« hyrĂ« nĂ« Gjermani.

Policia, autoritetet doganore dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) kryen kërkime në pronat e tij, pronat e katër bashkëpunëtorëve të tij dhe vende të tjera në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Frankfurt, Schleswig-Holstein dhe Nuremberg.

Disa nga të dyshuarit janë shtetas gjermanë, disa kanë shtetësi gjermane dhe ruse, dhe një ka shtetësi gjermane dhe ukrainase.

“Do hyjĂ« nĂ« histori”/ AvokatĂ«t e Veliajt reagojnĂ« pĂ«r seancĂ«n nĂ« GJKKO: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale tĂ« procesit ligjor

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj Veliajt, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

LEXO EDHE: Seanca për Veliajn, gjyqtarja tërhiqet për vendim

“Kjo çështje do tĂ« hyjĂ« nĂ« historinĂ« e jurisprudencĂ«s shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale tĂ« çdo elementi tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« reagim.

Reagimi i plotë:

Mbi seancën e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi edhe një herë se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Edhe sot, Erion Veliaj u detyrua tĂ« vijojĂ« mbrojtjen vetĂ«, pavarĂ«sisht se gjykata i kishte caktuar njĂ« avokate kryesisht, jashtĂ« vullnetit tĂ« tij. Edhe avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi qartĂ« nĂ« seancĂ« se nuk ka pasur asnjĂ« mundĂ«si reale pĂ«r t’u njohur plotĂ«sisht me dosjen, as pĂ«r ta konsultuar atĂ« me Veliajn dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kĂ«rkoi kohĂ« shtesĂ« pĂ«r tĂ« ushtruar mbrojtjen.

Kjo kërkesë, në mënyrë të pashpjegueshme dhe arbitrare, jo vetëm u refuzua nga gjykata, edhe pse bëhej fjalë për një mbrojtëse të caktuar prej vetë saj, por u shoqërua edhe me batuta dhe shprehje tallëse ndaj aktivitetit të saj profesional privat, duke denigruar një profesioniste të lirë të zgjedhur nga vetë gjykata.

NĂ« mĂ«nyrĂ« absurde, gjykata e konsideroi mbrojtjen tĂ« “ezauruar”, nĂ« njĂ« situatĂ« ku:
‱as avokatja e caktuar nga shteti,
‱as vetĂ« Veliaj, nuk kishin njohur dosjen, dhe pĂ«r rrjedhojĂ« nuk kishin asnjĂ« mundĂ«si reale pĂ«r tĂ« ushtruar mbrojtje efektive.

Kur gjykata pyeti kryetarin e Bashkisë nëse dëshironte të bënte parashtrime mbrojtëse, Erion Veliaj u shpreh qartë se patjetër që dëshironte të mbrohej, duke theksuar se kishte ardhur në seancë edhe i sëmurë, me temperaturë, pikërisht për këtë qëllim. Por, ai ngriti pyetjen thelbësore:

“Si mund tĂ« realizoj mbrojtje, kur nuk mĂ« jepet mundĂ«sia tĂ« njihem me dosjen? KĂ«tĂ« mundĂ«si nuk ia keni dhĂ«nĂ« as avokates qĂ« ju vetĂ« keni caktuar.”

NĂ« seancĂ« ndĂ«rhynĂ« edhe avokatĂ« tĂ« akuzuave tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t theksuan se njĂ« cenim kaq i rĂ«ndĂ« i tĂ« drejtĂ«s sĂ« mbrojtjes nuk Ă«shtĂ« parĂ« dhe dĂ«gjuar ndonjĂ«herĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zgjidhja ishte elementare: t’i jepej mundĂ«sia Veliajt tĂ« njihej me dosjen, qoftĂ« edhe pĂ«rmes njĂ« laptopi. Edhe kjo kĂ«rkesĂ« u refuzua.

Akoma mĂ« alarmante janĂ« argumentet e ngritura nga prokuroria, tĂ« pĂ«rsĂ«ritura edhe nĂ« seancĂ«n e masĂ«s sĂ« sigurimit, sipas tĂ« cilave kryetari i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s paska paguar avokatĂ« jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« “lobuar” kundĂ«r tyre, dhe pĂ«r rrjedhojĂ« “ka mundĂ«si tĂ« gjejĂ« avokat edhe nĂ« ShqipĂ«ri”.

Ky argument Ă«shtĂ« thellĂ«sisht keqdashĂ«s dhe juridikisht i pavlefshĂ«m. Erion Veliaj nuk ka pretenduar kurrĂ« se nuk gjen avokat. Ai ka kĂ«rkuar tĂ« mbrohet vetĂ« pikĂ«risht pĂ«r tĂ« pasur mundĂ«sinĂ« tĂ« njihet me dosjen, sepse asnjĂ« avokat nuk mund tĂ« realizojĂ« mbrojtje pa konsultim me klientin dhe ky konsultim Ă«shtĂ« i pamundur pa njohjen e dosjes nga vetĂ« i Veliaj. Madje, edhe avokatja e caktuar nga shteti, jo nga Veliaj, i shpjegoi gjykatĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ« se: “Edhe sikur tĂ« isha njohur me dosjen (gjĂ« qĂ« s’ka ndodhur) si mund t’i mbaj mend 61 mijĂ« faqe dhe t’ia riprodhoj z. Veliaj, kur nuk ia japin as tĂ« printuara, as laptop qĂ« t’i lexojĂ« nĂ« USB”.

QĂ«ndrimi i prokurorĂ«ve pĂ«rfaqĂ«son njĂ« urrejtje tĂ« hapur ndaj avokatit dhe vetĂ« tĂ« drejtĂ«s pĂ«r mbrojtje. NĂ« kĂ«tĂ« logjikĂ« tĂ« rrezikshme, ushtrimi i sĂ« drejtĂ«s pĂ«r t’u mbrojtur Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« rrethanĂ« rĂ«nduese.

Absurdi arrin kulmin kur prokuroria paraqet si “provĂ«â€ nĂ« gjykatĂ«:
‱njĂ« portal mediatik,
‱opinionin e njĂ« gazetari dhe asnjĂ« provĂ« ligjore pĂ«r tĂ« ashtuquajturin “lobim”, njĂ« aktivitet plotĂ«sisht i ligjshĂ«m nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Gjykata pranon portalin si provë dhe mbi këtë bazë, e konsideron këtë një arsye shtesë pse Erion Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, pse Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të vijojë të mbahet në burg dhe pse qytetarët e Tiranës duhet të vijojnë të privohen nga drejtimi i bashkisë nga i zgjedhuri i tyre. Pra, pse ai duhet të ndalojë edhe çdo aktivitet mbrojtës për veten e tij.

Përballë kësaj sjelljeje haptazi të njëanshme, në favor të prokurorisë dhe në shurdhim e verbim të plotë ndaj kërkesave minimale të mbrojtjes, Erion Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kjo çështje do tĂ« hyjĂ« nĂ« historinĂ« e jurisprudencĂ«s shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale tĂ« çdo elementi tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor. Ajo pĂ«rfaqĂ«son kufirin planetar tĂ« skandalit juridik qĂ« po prodhon e ashtuquajtura “drejtĂ«si e re” nĂ« ShqipĂ«ri.

Trafik organesh nga Maqedonia e Veriut/ Në SHBA kanë mbërritur trutë e 1000 personave për


Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, profesor në Universitetin e Kolumbias, në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Në një e-mail që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

E-maili i plotë

Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi pak ditë më parë 3 milionë dokumente shtesë nga dosja e Jeffrey Epstein.

Qindra mijëra dokumente që lidhen me Epstein ishin bërë publike deri në fund të vitit 2025, të cilat përfshinin foto të Epstein me ish-presidentin Bill Clinton dhe Donald Trump. Ndërkohë, dokumentet e publikuara së fundmi kanë trazuar të gjithë botën, duke çuar shumë politikanë drejt dorëheqjes.

LEXO EDHE: “Dosja Epstein”, ish-presidentja e KosovĂ«s mohon çdo pĂ«rfshirje: VetĂ«m njĂ« korrespondencĂ« elektronike tĂ« palĂ«ve tĂ« treta

Fitoi 7,5 milionë $ në SHBA, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati për tu rikthyer në Itali

Giacomo Vrioni bëhet gati të kthehet në Europë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund aventurës amerikane pas katër vitesh, në të cilat la pak shenjë përtej Atlantikut, por u kthye si milioner.

Në katër vitet e tij, fillimisht me New England dhe pastaj Montreal, Vrioni ishte rrallëherë protagonist, por shijoi një kontratë të majme nga e cila në katër vite ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë, sipas shifrave zyrtare.

Por tani, pas katër vitesh në hije në SHBA, atij i duhet të nisë gjithçka nga e para në Europë dhe interesi për të nuk ka qenë maksimal.

Mediat italiane raportojnĂ« se pĂ«r Vrionin kanĂ« dalĂ« nĂ« skenĂ« dy klube italiane, me saktĂ«sisht Cesena dhe Regianna nĂ« Serie B, tĂ« cilat janĂ« tĂ« gatshme t’i ofrojnĂ« atij mundĂ«sinĂ« tĂ« tregojĂ« se sa vlen.

VIDEO/ Boksieri amerikan humb paruken nga grushtat e kundërshtarit

Boksieri Jarrell Miller mund ta ketë fituar ndeshjen e tij në kategorinë e peshave të rënda kundër Kingsley Ibeh në New York të shtunën, por kjo ndeshje do të mbetet në histori për diçka tjetër.

Dhe kjo sepse gjatë ndeshjes, dhe pas një serie goditjesh nga kundërshtari i tij,
 parukja e Millerit filloi të hiqej!

Kur boksieri 37-vjeçar e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai hoqi paruken, ua hodhi spektatorëve dhe vazhdoi ndeshjen, të cilën në fund e fitoi me një vendim të ngushtë nga gjyqtarët.

“Shkova nĂ« shtĂ«pinĂ« e mamasĂ« dhe gjeta disa shishe shampo nĂ« tavolinĂ«. I lava flokĂ«t, ishin si amoniak. MĂ« ranĂ« flokĂ«t dy ditĂ« mĂ« parĂ«. KĂ«shtu qĂ«, e thirra menaxherin tim (dhe i thashĂ«): ‘MĂ« sillni njĂ« nga kĂ«to paruke’, dhe e vura shumĂ« shpejt
 Jam komedian, po gĂ«njej veten.”

“ThyejmĂ«â€ rekord me blerjet vjetore/ NĂ« 10 vite, numri i makinave kalon shifrĂ«n 1 milion

Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u më shumë se dyfishuar.

Kjo do të thotë se brenda një dekade janë shtuar rreth 500 mijë makina.

E ndarĂ« nĂ« vite, rritja rezulton mesatarisht rreth 45–47 mijĂ« makina tĂ« shtuara çdo vit.

Por tĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se kjo rritje nuk ka qenĂ« e njĂ«jtĂ« gjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s. NĂ« vitet e para, shtesa vjetore ishte mĂ« e moderuar, zakonisht 30–40 mijĂ« makina nĂ« vit. Pas vitit 2018, ritmi filloi tĂ« pĂ«rshpejtohet.

Në 2021, në rrugë u shtuan mbi 60 mijë makina ndërsa në 2023, shtesa kaloi 70 mijë. Ndërsa 2024 shënoi nivelin më të lartë, me mbi 90 mijë makina të reja në vetëm një vit.

Edhe 2025 ka vijuar me të njëjtën prirje, duke e çuar numrin total të automjeteve përtej pragut simbolik të 1 milionit.

Sipas strukturës së të dhënave, shumica e makinave të shtuara janë për përdorim personal, ndërsa rritja e mjeteve për punë ka qenë dukshëm më e ngadaltë.

Në raport me popullsinë, kjo rritje është e ndjeshme.

Bazuar në Censusin e Popullsisë 2023, Shqipëria ka rreth 1.9 milionë persona mbi 18 vjeç. Kjo do të thotë se sot rreth një në dy të rritur zotëron një makinë.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me nivel më të lartë të zotërimit të makinave.

Të dhënat tregojnë se blerja e makinave është kthyer në një prirje të qëndrueshme dhe në rritje, me ritme më të shpejta në vitet e fundit sesa në fillim të dekadës.

Debatet nĂ« Grupin e PD, Nallbati: Jemi bĂ«rĂ« si filmi “Dy herĂ« mat”! Edhe akullore, edhe çokollatĂ«

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shoqërua me debate, pas propozimit për të bojkotuar Komisionet Parlamentare të Reformës Territoriale dhe Zgjedhore.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, disa deputetë dolën kundër bojkotit.

LEXO EDHE: EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

Një prej tyre ishte edhe deputeti i Korçës, Bledion Nallbati.

“Jemi bĂ«rĂ« si filmi ‘Dy herĂ« mat”, edhe akullore, edhe çokollatĂ«. ShkojmĂ« nĂ« parlament nuk shkojmĂ« nĂ« dy komisionet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NĂ«se shkojmĂ« me idenĂ« qĂ« Edi Rama s’na jep asgjĂ«, mĂ« mirĂ« mos tĂ« shkojmĂ« nĂ« parlament fare. Duhet shkojmĂ« tĂ« shpalosim atje opsionin tonĂ« pĂ«r qytetarĂ«t, pastaj nĂ«se zgjidhim variantin e bojkotit, tĂ« bojkotojmĂ« çdo gjĂ«, tĂ« shkojmĂ« nĂ« grevĂ« nĂ« pĂ«rshkallĂ«zime mĂ« tĂ« mĂ«dha nuk shkon tĂ« shkojmĂ« nĂ« komisione tĂ« tjera e jo te reformat,  duhet tĂ« ndajmĂ« mendjen”, mĂ«sohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Nallbati.

Kritika mbi qëndrimet kanë patur edhe deputetë të tjerë.

“AsnjĂ« prej nesh nuk do bojkot, nĂ« kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo derĂ« dhe nĂ« kĂ«to kushte tĂ« parlamentarizmit detyrohesh tĂ« marrĂ«sh qĂ«ndrime ekstreme”, Ă«shtĂ« shprehur Tritan Shehu.

“Nuk duhet ta lĂ«mĂ« hapĂ«sirĂ«n bosh nĂ« Komisionin e ReformĂ«s Territoriale. PavarĂ«sisht nĂ«se na dĂ«gjojnĂ« apo nuk na dĂ«gjojnĂ«, ne shkojmĂ« pĂ«r qytetarĂ«t dhe interesin publik“, tha Zhupa.

“QĂ« ata do bejnĂ« çfarĂ« duan ata, ne kĂ«tĂ« e kemi tĂ« qartĂ«, por ne duhet tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« pjesemarrjme tonĂ« pĂ«r tĂ« ‘grisur’ reformĂ«n qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« deri mĂ« sot“, tha Bozdo.

Ndërkohë pas mbledhjes, Luçiano Boçi deklaroi se PD ka vendosur që të mos bojkotojë Komisionet, por të marrë pjesë.

LEXO EDHE: PD tĂ«rhiqet nga bojkoti, Boçi: Do tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« Komisione, por…

VIDEO/ PD tĂ«rhiqet nga bojkoti, Boçi: Do tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« Komisione, por


Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se, forca e tij politike nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Ai tha se thirrja e mbledhjes me “ultimatum” nga Taulant Balla Ă«shtĂ« e papranueshme dhe shkel normat e bashkĂ«punimit brenda komisionit.

Boçi, i cili është bashkëkryetar i komisionit, theksoi se nuk ishte njoftuar për mbledhjen dhe se grupi i PD-së nuk bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama në nivele që konsiderohen si marrëveshje politike.

“UnĂ« jam i detyruar tĂ« respektoj etikĂ«n dhe ta njoftoj bashkĂ«kryetarin pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« e grupit tĂ« PD dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« komisionit pĂ«r tĂ« bashkĂ«vijuar kĂ«tĂ« reformĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe nuk duhet paragjykuar. Duhet tĂ« ketĂ« konsensus, jo marrĂ«veshje me mazhorancĂ«n”, tha Boçi.

Ai gjithashtu shtoi se në Grupin Parlamentar të PD-së diskutimet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe secili deputet ka mundësinë të shprehë mendimin e tij, duke theksuar se qëndrimi i PD-së mbetet i unifikuar dhe i orientuar nga konsensusi brenda partisë.

Deklarata e plotë:

LEXO EDHE: EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

Debate në mbledhjen e mbyllur të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, teksa disa deputetë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për bojkotin e reformave zgjedhore dhe territoriale.

 

Mes deputetëve që kanë kërkuar pjesëmarrjen në komisionet përkatëse janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leskaj Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja.

Ata kanë argumentuar se pjesëmarrja në proceset e reformës është e nevojshme.

 

Në këto kushte kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.

 

Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për  për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.

 

❌