Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Meta po teston abonim me pagesë në Instagram, Facebook dhe WhatsApp

Meta po përgatitet të testojë modele të reja abonimi me pagesë në Instagram, Facebook dhe WhatsApp, duke u dhënë përdoruesve akses në funksione ekskluzive, sipas një deklarate të kompanisë për TechCrunch. Abonimet e reja pritet të ofrojnë më shumë mjete për produktivitet dhe kreativitet, si edhe kapacitete të zgjeruara të inteligjencës artificiale.

Në muajt në vijim, Meta thotë se do të ofrojë një përvojë premium në tre platformat kryesore, duke ruajtur përdorimin bazë falas. Përdoruesit me pagesë do të kenë më shumë kontroll mbi mënyrën se si ndajnë përmbajtje dhe lidhen me të tjerët, ndërsa kompania thekson se nuk është e fiksuar pas një modeli të vetëm. Përkundrazi, Meta do të testojë kombinime të ndryshme funksionesh dhe paketa abonimi, me karakteristika të veçanta për secilin aplikacion.

Si pjesë e kësaj strategjie, Meta planifikon të zgjerojë përdorimin e Manus, agjentin e inteligjencës artificiale që kompania e bleu së fundmi për rreth 2 miliardë dollarë. Qasja është dyplanëshe. Nga njëra anë, Manus do të integrohet gradualisht në produktet e Metës. Nga ana tjetër, do të vazhdojë të ofrohet si shërbim i pavarur me abonim për bizneset. Sipas informacioneve të publikuara nga inxhinieri Alessandro Paluzzi, i njohur për zbulimin e funksioneve ende në zhvillim, Meta po punon për të shtuar një version të Manus AI edhe në Instagram.

Një tjetër drejtim janë abonimet për veçori të bazuara në AI, përfshirë Vibes, mjeti i gjenerimit të videove me inteligjencë artificiale. Vibes është një përvojë video me format të shkurtër e integruar në aplikacionin Meta AI, që u lejon përdoruesve të krijojnë dhe rimiksojnë video të gjeneruara nga AI. Edhe pse ka qenë falas që nga lançimi vitin e kaluar, Meta planifikon ta kthejë në model freemium, ku përdorimi bazë mbetet pa pagesë, por abonimi do të ofrojë më shumë mundësi krijimi çdo muaj.

Ende nuk është e qartë se si do të duken funksionet me pagesë në WhatsApp dhe Facebook. Sipas Paluzzit, abonimi në Instagram mund të përfshijë krijimin e pakufizuar të listave të audiencës, shikimin e listës së ndjekësve që nuk të ndjekin mbrapsht, si edhe mundësinë për të parë një Story pa u shfaqur si shikues.

Meta sqaron se këto abonime do të jenë të ndara nga Meta Verified, shërbimi aktual që synon kryesisht krijuesit e përmbajtjes dhe bizneset dhe që ofron shenjë verifikimi, mbështetje direkte 24 orë në ditë, mbrojtje nga imitimet, optimizim kërkimi dhe veçori të tjera. Kompania thotë se përvojat e nxjerra nga Meta Verified do të shërbejnë për të zgjeruar ofertën e abonimeve drejt përdoruesve të zakonshëm, krijuesve dhe bizneseve.

Zgjerimi i abonimeve pritet të krijojë burime të reja të ardhurash për Metën, por sfida kryesore mbetet pagesa. Me gjithnjë e më shumë shërbime që kërkojnë pagesa mujore, kompania do të duhet të ofrojë vlera bindëse për të tërhequr përdoruesit. Megjithatë, shembulli i Snap tregon se ekziston një treg për abonime në rrjetet sociale. Snapchat+, që nis nga 3.99 dollarë në muaj, ka kaluar 16 milionë abonentë dhe ka dyfishuar bazën e përdoruesve që nga fillimi i vitit 2024.

Meta thotë se do të mbështetet te reagimet e komunitetit dhe do të mbledhë feedback gjatë fazës së testimit, ndërsa abonimet pritet të nisin gradualisht në muajt e ardhshëm./ TECH CRUNCH

The post Meta po teston abonim me pagesë në Instagram, Facebook dhe WhatsApp appeared first on Revista Monitor.

Instituti i Bashkive: Bashkitë të papërgatitura për indeksim, 50% e kostos të mbulohet nga buxheti

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vlerëson pozitivisht projektvendimin për indeksimin e pagave të administratës të pushtetit vendor, por rekomandon që 50% e kostos financiare që do të rrjedhë për politikën e rritjes së pagave të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka hartuar projektvendimin për indeksimin e pagave të punonjësve për pushtetin vendor. Projektvendimi llogarit një efekt prej 143 mln lekë në muaj për rritjen e pagës minimale dhe për punonjësit mbështetës.

Sipas projektvendimit ky efekt, për vitin 2026, do të përballohet nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, miratuar në ligjin 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në reagimin Institutit të Bashkive të Shqipërisë theksohet se bashkitë janë të papërgatitura financiarisht për zbatimin e këtij vendimi.

“Instituti vëren se këto ndryshime i gjejnë bashkitë të papërgatitura në kuadër të buxheteve afatmesme dhe përballë nevojave të larta financiare për garantimin e shërbimeve publike dhe realizimin e investimeve vendore. Në këtë kuadër, Instituti u bën thirrje bashkive të kryejnë llogaritjet përkatëse financiare dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e menjëhershëm të vendimit.

Njëkohësisht, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë rekomandon që Qeveria Shqiptare të shqyrtojë mbulimin e të paktën 50% të kostos financiare që rrjedh nga indeksimi i pagave, përmes transfertave shtesë ose mekanizmave të posaçëm mbështetës. “Një qasje e tillë do të siguronte zbatim të njëtrajtshëm të vendimit në të gjitha bashkitë, do të mbronte qëndrueshmërinë financiare vendore dhe do të shmangte ndikimin negativ në cilësinë e shërbimeve dhe investimeve publike.

Instituti mbetet i angazhuar të mbështesë bashkitë dhe institucionet qendrore përmes dialogut, asistencës teknike dhe advokimit institucional, me qëllim që rritja e pagës minimale të shndërrohet në një përfitim real dhe të qëndrueshëm për punonjësit dhe për komunitetet vendore”, thuhet në reagim.

https://monitor.al/indeksimi-i-pagave-te-administrates-me-2-5-ne-2026-per-pushtetin-vendor-rritje-deri-10-mije-leke/

 

 

The post Instituti i Bashkive: Bashkitë të papërgatitura për indeksim, 50% e kostos të mbulohet nga buxheti appeared first on Revista Monitor.

BE dhe India finalizojnë marrëveshjen tregtare, 4 mld euro ulje tarifash mbi eksportet e bllokut

Marrëveshja do të ulë ose heqë gradualisht taksat mbi makinat, alkoolin dhe makineritë, duke mbrojtur disa produkte bujqësore

Nju Delhi dhe Brukseli kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare që do të eliminojë deri në 4 miliardë euro tarifa mbi eksportet e BE-së dhe që mund të dyfishojë dërgesat nga blloku drejt Indisë.
Marrëveshja, e cilësuar nga Brukseli si më e madhja e arritur ndonjëherë nga secila palë, do të shkurtojë ose ulë tarifat për 96.6 për qind të eksporteve të BE-së drejt Indisë, duke ulur kostot e mallrave europiane, përfshirë makinat, alkoolin dhe makineritë. Sektorë bujqësorë të ndjeshëm për të dyja palët, si bulmeti, sheqeri dhe disa lloje mishi, nuk u përfshinë.

Palët e finalizuan marrëveshjen të martën gjatë një vizite në Indi të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Modi përshëndeti një “epokë të re” në marrëdhënie gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Ai tha se marrëveshja “do ta bëjë më të lehtë aksesin në tregun e BE-së për fermerët dhe bizneset tona të vogla”.

Si Brukseli ashtu edhe Nju Delhi janë përballur me një breshëri tarifash nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka vendosur taksa deri në 50 për qind mbi disa eksporte indiane për shkak të blerjeve të naftës ruse nga ky vend.
Javën e kaluar, Trump kërcënoi vendet e BE-së me tarifa shtesë prej 10 për qind nëse ato do t’i kundërshtonin ambiciet e tij për të kontrolluar Groenlandën.

“Në një epokë luftërash tregtare dhe shtrëngimi nga fuqitë e mëdha, Nju Delhi dhe Brukseli kanë zgjedhur jo tërheqjen, por harmonizimin,” tha Brahma Chellaney, profesor në qendrën kërkimore Centre for Policy Research në Nju Delhi. Ai shtoi se marrëveshja do ta bëjë marrëdhënien Indi–BE “një spirancë strategjike të rendit global të shekullit XXI”.

Uljet e tarifave nga Nju Delhi janë pjesë e përpjekjeve të Modit për të hapur ekonominë e mbrojtur të vendit dhe për të tërhequr investime për t’u bashkuar me zinxhirët globalë të furnizimit.

Taksat mbi makinat europiane do të ulen gradualisht nga 110 për qind në 10 për qind, me një kuotë prej 250,000 automjetesh në vit.
Tarifat deri në 44 për qind mbi makineritë, 22 për qind mbi kimikatet dhe 11 për qind mbi farmaceutikët do të hiqen në pjesën më të madhe. Tarifat mbi çelikun dhe hekurin deri në 22 për qind do të hiqen gjithashtu gradualisht gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Tarifat mbi 36 për qind për produktet ushqimore europiane, që BE-ja i quajti “ndaluese”, do të ulen ose hiqen, sipas bllokut.

Tarifat indiane mbi verën e BE-së do të bien nga 150 për qind në 75 për qind dhe përfundimisht në nivele deri në 20 për qind, ndërsa ato mbi vajin e ullirit do të shkojnë nga 45 për qind në zero brenda pesë vitesh. Tarifat mbi produktet bujqësore të përpunuara, si buka dhe ëmbëlsirat, deri në 50 për qind, do të hiqen gjithashtu.

Marrëveshja do t’i paraqitet Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së, si edhe kabinetit të Indisë, për miratim përpara se të hyjë në fuqi. BE-ja dhe India tregtojnë mbi 180 miliardë euro mallra dhe shërbime në vit, sipas Brukselit.

BE-ja ka premtuar gjithashtu 500 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e industrisë indiane për dekarbonizim, pasi Nju Delhi kërkoi të shmangte taksën e re të karbonit të bllokut mbi çelikun, kimikatet dhe mallra të tjera.

India ka finalizuar një seri marrëveshjesh të fundit tregtare, përfshirë me Mbretërinë e Bashkuar, Zelandën e Re dhe Omanin. Qeveria e Modit ka mbyllur ose po negocion marrëveshje me vende që përbëjnë rreth 55 për qind të tregtisë totale të vendit, sipas ekonomistëve të Barclays.

Grupet e industrisë europiane e mirëpritën marrëveshjen, të cilën shoqata e tregtisë Spirits Europe e quajti “transformuese”.

Por disa ishin skeptikë nëse India do të hiqte më shumë barriera tregtare. Shoqata e industrisë së çelikut Eurofer tha përpara marrëveshjes se tregtia ishte “thellësisht e pabalancuar, kryesisht si rezultat i standardeve shumë proteksioniste të çelikut dhe politikave të prokurimit në Indi”.

Industria indiane e qumështit, një sektor politikisht i ndjeshëm për Nju Delhin, u përjashtua. Sektorë bujqësorë të ndjeshëm europianë, si viçi, pula, orizi, sheqeri dhe etanoli, u përjashtuan gjithashtu nga marrëveshja.

Ligjvënësit e BE-së javën e kaluar votuan për të shtyrë ratifikimin e një marrëveshjeje tregtare të shumëkërkuar me grupin Mercosur të ekonomive të Amerikës së Jugut, e cila u kundërshtua nga fermerët në bllok, që argumentojnë se nuk mund të konkurrojnë me importet më të lira. / FT

The post BE dhe India finalizojnë marrëveshjen tregtare, 4 mld euro ulje tarifash mbi eksportet e bllokut appeared first on Revista Monitor.

Propozimi i qeverisë: “Gazetarë me regjistër dhe dekriminalizim i pjesshëm i shpifjes”

Sot, përpara nisjes së seancës plenare, për miratimin e një pakete ndryshimesh ligjore në Kodin Penal, organizata të medias dhe të shoqërisë civile kundërshtuan propozimin që ofron një lloj dekriminalizimi të pjesshëm të shpifjes.

Shumica socialiste është shprehur vazhdimisht se po punon për përshtatjen e një sërë projektligjesh me direktivat evropiane, kjo nën qëndrimin “konform integrimit” të vendit në Bashkimin Evropian.

Një prej këtyre ndryshimeve është thënë të jetë dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Konteksti penal i shpifjes dhe fyerjes është trajtuar prej vitesh si instrument presioni ndaj lirisë së shprehjes, gjë për të cilën shteti shqiptar është kritikuar vazhdimisht nga organizatat ndërkombëtare, të gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Kërkesa ka qenë e njëjtë: dekriminalizim i plotë i shpifjes. Por, me ndryshimet e propozuara në tetor 2025 – të dërguara në Kuvend për miratim sot – qeveria ofron dekriminalizim të pjesshëm dhe sinjalizon qartë për kufizim “me regjistër” të profesionit të gazetarit.

Paketa e dërguar në parlament parashikon përjashtim penal vetëm për shpifjen. Ai vlen për gazetarë “të regjistruar dhe të njohur” teksa fyerja mbetet vepër penale si një rrugë alternative përndjekjeje dhe që ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.

Sipas propozimit, (që ndryshon Nenin 120 për Shpifjen): “Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, […] nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes […] kur:

  • qëllimi është informimi i publikut mbi çështje me interes;
  • në momentin e publikimit, nuk ka […] dijeni se informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre;
  • pasi të jetë informuar […] se informacionet janë haptazi të rreme […], ai vepron pa vonesë për të bërë një përgënjeshtrim ose sqarim;

Pavarësisht “dëshirës së mirë” siç e kanë cilësuar vetë organizatat e medias dhe shoqërisë civile përpjekjen për mbrojtjen e gazetarëve nga shpifja, propozimi ka ngritur shqetësime serioze. Organizatat e kundërshtojnë dekriminalizimin e pjesshëm dhe të kushtëzuar të shpifjes.

Çfarë kërkojnë organizatat?

Dispozita që synon mbrojtjen e gazetarëve nga shpifja, u miratua fillimisht nga Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike më 21 janar.

“Ne i njohim dhe i vlerësojmë hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani, megjithatë teksti që pritet të votohet nuk e realizon dekriminalizimin e plotë” tha gjatë një deklarate përpara Kuvendit, drejtuesja e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SciDev), Blerjana Bino.

Sipas saj, liria e shprehjes duhet të mbrohet për shkak të funksionit që i shërben interesit publik dhe jo për shkak të statusit profesional të folësit.

Dispozita e propozuara, pretendon se mbrojtja do t’i sigurohet vetëm gazetarëve të regjistruar apo të akredituar nga një strukturë, e cila ende nuk dihet se nga kush do të përfaqësohet. Gjithashtu fyerja mbetet vepër penale, e cila shpesh përdoret edhe si instrument për të intimiduar, sulmuar dhe heshtur gazetarët.

Në kritikën e saj, Bino vijoi më tej se Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve. Sipas saj kjo praktikë krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.

E së treti, sipas deklaratës së mbajtur nga drejtuesja e SciDev, kjo nisëm përjashton aktorë të tjerë të rëndësishëm të interesit publik: organizata të shoqërisë civile, aktivistë, studiues, sinjalizues dhe qytetarë, të cilët luajnë një rol thelbësor në debatin dhe sistemin demokratik ku shpesh përballen me presione ligjore që kanë efekt frenues mbi shprehjen e lirë.

Vetë organizatat e medias dhe shoqërisë civile kanë qenë pjesë e vazhdueshme e tryezave dhe konsultimeve përpara publikimit zyrtarë të kësaj iniciative nga Komsioni Parlamentarë, por dhe një herë ata u ndjenë “të prerë në besë”.

“Pavarësisht konsultimit që ne i bëjmë në mënyrë të vazhdueshme, mazhoranca është e aftë që brenda ditës, të ndryshojë mendim,” tha me zhgënjim Isa Myzyraj, drejtues i Asociacioni të Gazetarëve të Shqipërisë.

Mbi këtë nisëm kanë reaguar edhe ekspertë e gazetarë të tjerë në hapësirën online.

“Nuk njoh asnjë koleg profesionist qe është ndjere i frikësuar nga shpifja ne versionin aktual në Kodin Penal, ndërsa mbi amendimin e ri, ai e kriminalizon rëndë shpifjen në emër të dekriminalizimit,” është shprehur eksperti i komunikimit, Elvin Luku.

Për çështjen u shpreh edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është kryetare e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Sipas saj, Kodi Penal do të përdoret nga qeveria si kërcënim ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

“Qeveria vendosi që Nenin 119, pra fyerjen, të mos e prekë. Ndërkohë që Neni 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit, pra jashtë kërcënimit me burg”, tha Tabaku.

Rishikimin e  kuadrit penal që lidhet me shpifjen, e kanë kërkuar edhe me anë të një letre të hapur 18 organizata të shoqërisë civile.

The post Propozimi i qeverisë: “Gazetarë me regjistër dhe dekriminalizim i pjesshëm i shpifjes” appeared first on Citizens.al.

14:16 Akuzat për protestën, Balla i kujton opozitës 8 Janarin: Krahu i Berishës me çekiçë, ai i Bashës me gaz lotsjellës

Last Updated on 27/01/2026 by EL

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për dhunë ndaj protestuesve në tubimin e 24 janarit, duke i kujtuar ngjarjet e 8 janarit.

Ai solli në vëmendje njoftimin e Policisë së Shtetit pas asaj ngjarjeje, ku u raportua se 34 persona u arrestuan për dhunë.

Duke mbrojtur veprimet e Policisë, ai theksoi se meriton respekt për detyrën e kryer në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë muajve janar mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe dhunë se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari i 2022, ku disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër disa prej jush në këtë sallë. Kujtoj më pas njoftimin e Policisë që u arrestuan 34 qytetarë për dhunë, 18 të krahut të Sali Berishës, 16 të Lulzim Bashës. Krahu i Sali Berishës akuzohej se kishin përdorur varre, shkallë, leva, çekiçë, trapanë. Nga krahu i Lulzim Bashës është përdorur gaz lotsjellës, thuhej në atë njoftim. Policia e Shtetit meriton respekt për detyrën që ka bërë  për të mbrojtur institucionet”, theksoi Balla./et

14:00 Vengu: 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025, totalisht i ezauruar

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025 është ezauruar totalisht.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vengu u shpreh se  pjesë e kësaj buxheti kanë qenë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret në periudhën  e verës.

“Hera e parë që në akt normativ buxhet fundviti kemi një rritje të buxhetit të mbrojtjes. Kemi 97% të buxhetit të mbrojtjes 2025 totalisht të ezauruar. Sa herë  na akuzoni për keqmaxhim dhe vjedhje, duhet të kujtoni këtë fakt: Ulje të borxhit dhe ulje të deficitit. Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes. Një tjetër element tjetër ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Falë këtij akti normativ kemi mundur të ezaurojmë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret. Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë dhe të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritje së buxheteve të mbrojtjes, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare dhe sovranitetin tonë teknologjik”,-tha Vengu./Kb

13:45 Efektivi vrau 20-vjeçarin në Milano se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Milano. Një polic qëlloi dhe vrau një të ri gjatë një kontrolli kundër drogës. Viktima, Abderrahim Mansouri, 28 vjeç, u përpoq të ikte dhe mbante në dorë një armë që dukej e vërtetë, por që rezultoi të ishte plastike dhe nuk mund të qëllonte.

Policët që ishin në shërbim, disa civilë dhe disa me uniformë, e ndaluan për kontroll, pasi kishin informacion për aktivitetet e tij me shitje droge. Kur Mansouri nuk ndaloi dhe tregoi armën, një nga policët qëlloi për të mbrojtur veten. Vetëm më vonë u kuptua se pistoletën nuk ishte problematike (armë plastike). Viktima u transportua në spital, por ndërroi jetë.

Mansouri ishte një person i njohur për policinë, i lidhur me një familje që kontrollon zonën ku ndodhi ngjarja dhe kishte precedentë penalë për drogë dhe grabitje. Hetuesit po punojnë për të rikrijuar ngjarjen, duke përdorur prova balistike dhe dëshmi, pasi nuk kishte kamera që ta filmonin atë që ndodhi.
Rasti ka shkaktuar reagime të ndryshme politike. Disa politikanë mbrojnë policinë, ndërsa të tjerët kërkojnë hetim të drejtë dhe nuk duan të japin supozime për fajësi para përfundimit të hetimeve. /La Repubblica//kb

13:30 Energjia bërthamore është gara e ardhshme globale

Me kërkesën për energji elektrike që pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, energjia bërthamore premton stabilitet dhe forcë përballë krizës klimatike dhe pasigurisë energjetike.

Juzel Lloyd*

Energjia bërthamore po rishfaqet si një nga asetet më të vlefshme në botë. Kërkesa globale për energji elektrike parashikohet të dyfishohet pothuajse deri në vitin 2050, e nxitur pjesërisht nga nevoja për të furnizuar vendet me mungesë energjie (përfshirë më shumë se 600 milionë njerëz që ende nuk kanë qasje në energji elektrike). Përmbushja e besueshme e kërkesës aktuale dhe të ardhshme e vendos sigurinë e energjisë në qendër të debateve politike në mbarë botën. Krizat e fundit të energjisë në Evropë (të shkaktuara nga vendimi i Rusisë për të ulur eksportet e gazit natyror) kanë nxjerrë në pah rreziqet e mbështetjes në furnizues të pasigurt, dhe kjo cenueshmëri është edhe më akute në botën e sotme të varur nga energjia. Si pasojë, vende si SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar po investojnë miliarda në programe të energjisë bërthamore, duke filluar nga riaktivizimet e reaktorëve deri te planet ambicioze për të ndërtuar centrale të reja.

Energjia bërthamore ishte e destinuar të bëhej përsëri një burim jetësor falë avantazheve të saj unike. Një pelet karburanti uraniumi (afërsisht sa madhësia e majës së gishtit) përmban aq energji sa një ton qymyr, 565 litra naftë ose 480 metra kub gaz natyror. Kjo dendësi e madhe energjie, e kombinuar me një faktor të lartë kapaciteti, siguron energji të besueshme me karburant minimal. Reaktorët e vegjël modularë (SMR, zakonisht prodhojnë deri në 300 MW) lejojnë akses më të madh në këtë burim përmes ndërtimit më të shpejtë, fleksibilitetit të shtuar dhe aplikimeve më të gjera që variojnë nga industria deri te ngrohja qendrore.

Kompania ruse Rosatom dhe Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) kanë qenë thelbësore për suksesin e vendeve të tyre përkatëse në eksportimin e energjisë bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ekonomia dixhitale (veçanërisht inteligjenca artificiale) po nxit kërkesën për energji elektrike. Gjigantët e teknologjisë po investojnë në energjinë bërthamore për të përmbushur nevojat energjetike të qendrave të tyre të të dhënave që po zgjerohen me shpejtësi. Për shembull, Microsoft planifikon të blejë energji elektrike nga centrali Three Mile Island sipas një marrëveshjeje 20-vjeçare për blerjen e energjisë sapo të rifillojë impianti. Google është zotuar të blejë 500 MW nga reaktorët e përparuar të Kairos Power. Të marra së bashku, këto ndryshime pasqyrojnë një njohje më të gjerë të rolit të energjisë bërthamore në përmbushjen e nevojave aktuale të energjisë dhe në fuqizimin e teknologjive të ardhshme.

Megjithatë, jo shumë kohë më parë, qëndrimet ishin krejtësisht të kundërta. Tre aksidentet e mëdha bërthamore (Three Mile Island në vitin 1979, Chernobyl në vitin 1986 dhe Fukushima në vitin 2011) gërryen besimin e publikut në teknologji dhe, si pasojë, dobësuan vullnetin politik për të ruajtur programet e energjisë bërthamore. Shtetet e Bashkuara vetëm kohët e fundit kanë filluar të kthehen në këtë teknologji pas dekadash rënieje si rezultat i aksidentit të Three Mile Island dhe mosbesimit të vazhdueshëm të publikut midis viteve 1970 dhe 1990. Nuk ishte i vetmi vend që braktisi energjinë bërthamore: Italia e mbylli plotësisht programin e saj bërthamor pas një referendumi në vitin 1987 dhe iu bashkua vendeve të tjera që po e hiqnin gradualisht energjinë bërthamore. Në vitin 1980, një referendum në Suedi ndaloi zhvillimet e reja për dekada të tëra dhe Gjermania mbylli reaktorët e fundit në flotën e saj bërthamore pas viteve të heqjes graduale. Të marra së bashku, këto vendime i sollën operacionet e energjisë bërthamore në një ndalesë në pjesën më të madhe të botës.

Mjet gjeopolitik

Në të kundërt, Rusia dhe Kina nuk e braktisën kurrë plotësisht energjinë bërthamore: ajo siguron rreth 18% të energjisë elektrike të Rusisë; në Kinë, ajo përbën vetëm 5% të prodhimit të përgjithshëm, por vendi po rritet me shpejtësi dhe po ndërton më shumë reaktorë se çdo komb tjetër. Për të dy vendet, eksportet e energjisë bërthamore janë thelbësore për strategjitë e tyre ekonomike dhe gjeopolitike. Si një mjet gjeopolitik, zhvillimi i energjisë bërthamore u lejon atyre të kontrollojnë një furnizim të besueshëm me energji, një nga format më të fuqishme të fuqisë së butë. Moska dhe Pekini kanë qenë prej kohësh të vetëdijshëm për këtë fakt, prandaj ato tani dominojnë eksportet globale të energjisë bërthamore dhe janë përgjegjëse për pothuajse 90% të të gjitha centraleve bërthamore të ndërtuara vitet e fundit.

Rusia po ndërton 19 reaktorë bërthamorë jashtë vendit, përfshirë Bangladeshin dhe Egjiptin. Ndërkohë, Kina eksporton projektet e saj të reaktorëve Hualong One dhe të tjerë në kuadër të Iniciativës “Një Brez, një Rrugë”, ka projekte në zhvillim e sipër në Pakistan dhe Argjentinë dhe vazhdon përpjekjet e saj për të nxitur partneritete të reja eksporti diku tjetër. Pyetja nuk është më nëse energjia bërthamore do të kthehet, por në çfarë forme dhe nën udhëheqjen e kujt.

Në SHBA dhe aleatët e saj, ideja e mbylljes së hendekut për lidership në fushën e energjisë bërthamore po fiton vrull. Në Uashington, urdhrat ekzekutivë të fundit po e shtyjnë agjencinë e saj rregullatore bërthamore të modernizojë proceset dhe të përparësojë projektet e demonstrimit të reaktorëve të avancuar. Në mënyrë të ngjashme, Franca është riangazhuar për të zgjatur jetëgjatësinë e flotës së saj ekzistuese, ndërsa planifikon edhe ndërtime të reja; dhe Japonia, e cila hezitoi pas Fukushimës, po e rikthen gradualisht flotën e saj bërthamore. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur një objektiv për të arritur 24 GW energji bërthamore deri në vitin 2050 dhe po përparon projekte në shkallë të gjerë si Hinkley Point C, si dhe po zhvillon reaktorë SMR përmes Rolls-Royce. Kanadaja po lëviz gjithashtu në të njëjtin drejtim, me reaktorin e parë BWRX-300 që ka marrë miratimin për ndërtim dhe mbështetet nga iniciativat federale për të përshpejtuar vendosjen e ardhshme të SMR-ve.

Përpjekjet për të rivendosur kapacitetin bërthamor janë të dukshme, si dhe ato që synojnë sigurimin e një pozicioni konkurrues në tregun e eksportit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e NuScale Power në Rumani dhe Ganë, dhe Westinghouse po ndihmon Poloninë të ndërtojë centralin e saj të parë bërthamor. Koreja e Jugut konsiderohet një partner i besueshëm në Lindjen e Mesme me projektin e saj Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kohët e fundit ka siguruar një tjetër eksport bërthamor në Republikën Çeke. Mbretëria e Bashkuar po shfrytëzon portofolin e saj të projekteve të reaktorëve për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare për portofolin e saj SMR. Megjithatë, të gjitha këto përparime zbehen në krahasim me shkallën dhe koordinimin e dominimit të Rusisë dhe Kinës në eksportet bërthamore.

Rritja e dominimit bërthamor nga Kina dhe Rusia

Çelësi i suksesit të Pekinit dhe Moskës qëndron në paketat e tyre gjithëpërfshirëse, të mbështetura nga shteti, “ndërto-vetë-opero” (BOO). Në këto vende, shteti merr përsipër pjesën më të madhe të rrezikut që lidhet me ndërtimin dhe operimin e termocentralit bërthamor dhe më pas e rikuperon investimin e tij përmes shitjes së energjisë elektrike me kalimin e kohës. Duke kombinuar financimin, ndërtimin, furnizimin me karburant dhe mirëmbajtjen, këto marrëveshje eliminojnë pothuajse të gjitha pengesat për hyrje, duke i bërë ato veçanërisht tërheqëse për vendet në zhvillim me burime financiare më të kufizuara.

Kompania shtetërore ruse Rosatom dhe Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) kanë qenë të rëndësishme për suksesin e vendeve të tyre përkatëse në eksportimin e energjisë bërthamore. Të dyja janë ndërmarrje shtetërore me zinxhirë furnizimi të integruar vertikalisht që mbulojnë të gjitha aspektet e infrastrukturës së energjisë bërthamore, duke përfshirë ndërtimin, prodhimin e karburantit dhe financimin. Një strukturë e tillë mundëson vendimmarrje fleksibile, operacione më të shpejta dhe kosto më të ulëta.

Ekonomitë në zhvillim tashmë po tregojnë interes për SMR-të dhe potencialin e tyre si një mjet për të zgjeruar aksesin në energji elektrike pa kostot e larta tipike të energjisë bërthamore.

Duke qenë se energjia bërthamore është bërë një përparësi kombëtare, Rosatom dhe CNNC marrin mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare për të vepruar shpejt, për të ofruar kushte tërheqëse dhe për të siguruar marrëveshje jashtë vendit. Për shembull, Presidenti Putin miratoi një rritje të konsiderueshme në buxhetin e zhvillimit bërthamor të Rosatom në vitin 2021, konkretisht për të mbështetur nxitjen e saj të eksportit. Në mënyrë të ngjashme, kompanitë bërthamore kineze përfitojnë nga subvencione të konsiderueshme qeveritare, duke i mundësuar CNNC-së të ndjekë në mënyrë agresive projekte bërthamore jashtë vendit.

Strategjitë e Moskës dhe Pekinit po japin fryte. Rosatom ka marrëveshje BOO në vende të tilla si Egjipti (ku po ndërton centralin me katër reaktorë El Dabaa), Bangladeshi (centrali Rooppur), Turqia (centrali Akkuyu), Irani (tetë reaktorë të planifikuar), Nigeria, Kazakistani dhe Mianmari. Moska ka konsoliduar pozicionin e saj si lider në tregun aktual të eksportit; roli i Kinës mbetet më i kufizuar, pjesërisht sepse Rusia tashmë ka kapur pjesën më të madhe të kërkesës së disponueshme. Megjithatë, do të ishte gabim të supozohej se ky kufizim do të vazhdojë. Duke pasur parasysh kapacitetin e saj të madh industrial dhe fuqinë ekonomike, Pekini është i pozicionuar mirë për të kapur një pjesë gjithnjë e në rritje të tregut të eksportit bërthamor në vitet e ardhshme. Kina eksporton reaktorët e saj nëpërmjet “rrugës së saj të mëndafshit bërthamor”, veçanërisht në Pakistan (centrali bërthamor Chashma), me zgjerim në vende të tilla si Kazakistani dhe Argjentina. CNNC ka paraqitur një ofertë për një central në Provincën Lindore të Arabisë Saudite. Ndërkohë, autoritetet turke po vlerësojnë propozimet për një central të tretë bërthamor në rajonin e Trakisë.

Një faktor i rëndësishëm është transferimi i njohurive, pasi Rusia dhe Kina i kombinojnë eksportet e tyre bërthamore me trajnimin e fuqisë punëtore dhe bursat e arsimit të lartë. Për shembull, Rosatom trajnoi inxhinierë nga Bangladeshi për uzinën Rooppur dhe është zotuar të trajnojë specialistë egjiptianë për El Dabaa. Pekini dhe Moska tashmë dominojnë ndërtimin aktual bërthamor global dhe, me ardhjen e reaktorëve bërthamorë, janë gati të shkruajnë kapitullin tjetër, përveç nëse Perëndimi dhe aleatët e tij e arrijnë shpejt.

SMR: kapitulli tjetër në teknologjitë e energjisë bërthamore

Termocentralet bërthamore konvencionale zakonisht kanë kërkesa të vështira për financim dhe ndërtim, por reaktorët e vegjël bërthamorë (SMR) ofrojnë fleksibilitet më të madh. Me kohë më të shkurtra ndërtimi dhe komponentë të prodhuar në fabrikë, këta reaktorë mund të vendosen në vetëm tre vjet – shumë më pak se dekada ose më shumë që zakonisht kërkojnë reaktorët tradicionalë. Madhësia e tyre më e vogël gjithashtu hap derën për vendet, rrjetet elektrike të të cilave nuk mund të akomodojnë termocentrale të mëdha konvencionale, duke zgjeruar aksesin në energjinë bërthamore në një gamë më të gjerë rajonesh. Përveç energjisë elektrike, SMR-të mund të furnizojnë nxehtësi për procese industriale me temperaturë të lartë, të tilla si prodhimi i çelikut, prodhimi i hidrogjenit dhe prodhimi i amoniakut për plehrat. Këto aftësi mbartin një peshë të konsiderueshme gjeopolitike, veçanërisht për ekonomitë në zhvillim.

Vendet që fitojnë akses në energjinë bërthamore do të jenë në një pozicion më të mirë për të rritur pasurinë e tyre ekonomike, për të krijuar industri që kërkojnë shumë energji dhe për të zvogëluar varësinë e tyre nga importet e karburantit. Prandaj, sistemet e energjisë bërthamore (SMR) janë mjetet e ardhshme kyçe për avancimin e sigurisë energjetike dhe konkurrencës ekonomike.

Ekonomitë në zhvillim tashmë po tregojnë interes për sistemet e energjisë së rinovueshme (BRE) dhe potencialin e tyre si një mjet për të zgjeruar aksesin në energji elektrike pa kostot e larta tipike të energjisë bërthamore. Kenia tashmë po eksploron BRE-të përmes partneriteteve me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ndërsa Indonezia dhe Filipinet po i konsiderojnë ato si mundësi fleksibile për të forcuar rrjetet e tyre të energjisë elektrike. Xhamajka është partnerizuar me Kanadanë për të eksploruar mundësinë e vendosjes së BRE-ve në ishull, duke theksuar përdorimin potencial të BRE-ve nga shtetet e vogla ishullore për të zvogëluar varësinë e tyre nga lëndët djegëse të importuara dhe për të lehtësuar kostot e larta të energjisë.

Vlen të përmendet se Rusia dhe Kina kanë instaluar reaktorët e parë modularë lundrues në botë (FMR). Reaktori bërthamor lundrues rus, i instaluar në anijen Akademik Lomonosov, filloi të operojë në vitin 2020 në brigjet e Arktikut me qëllim sigurimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes për komunitetet e largëta. Reaktori modular i vogël i Kinës, me temperaturë të lartë dhe i ftohur me gaz, hyri në funksionim komercial në vitin 2023 dhe shërbeu si një demonstrim i rëndësishëm i aftësive të saj të përparuara të reaktorëve. Aktualisht, të dy vendet po konkurrojnë për dominim në tregun global të FMR-së. Rusia synon të kapë 20% të këtij tregu, ndërsa Kina planifikon të ketë eksportuar 30 reaktorë në vendet partnere të Iniciativës “Një Brez, një Rrugë” deri në vitin 2030. Eksportet ruse përfshijnë një FMR tokësore në ndërtim e sipër në Jakutia dhe plane për një kompleks FMR në Uzbekistan, termocentrali i parë bërthamor i Azisë Qendrore. Përpjekjet e Kinës në SMR bazohen në Linglong One, në ndërtim e sipër në Hainan, i cili pozicionohet si një model i replikueshëm për energjinë, ngrohjen dhe shkripëzimin.

SHBA-të duhet së pari të demonstrojnë aftësinë e tyre për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në territorin e tyre – vetëm dy në dekadat e fundit – përpara se të konsiderohen një furnizues i besueshëm jashtë vendit.

Shkallueshmëria dhe fleksibiliteti i SMR-ve i bëjnë ato gjithashtu të përshtatshme për të përmbushur kërkesën në rritje për energji; veçanërisht në vendet ku rritja e inteligjencës artificiale dhe qendrat e saj të të dhënave që konsumojnë shumë energji po transformojnë me shpejtësi standardet e energjisë bazë të besueshme.

Kërkesa për energji elektrike e IA-së

Edhe pse vlerësimet ndryshojnë në lidhje me masën në të cilën IA do të nxisë kërkesën e ardhshme për energji elektrike, nuk ka dyshim se ekonomitë e përparuara (ku këto teknologji po zgjerohen) do të kenë nevojë gjithnjë e më shumë për energji të besueshme. Energjia bërthamore, me furnizimin e saj të qëndrueshëm dhe dendësinë e lartë të energjisë, është veçanërisht e përshtatshme për të ndihmuar në përballimin e kësaj sfide. Gjigantët e teknologjisë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për këtë: Microsoft kohët e fundit u bë kompania e parë e madhe e teknologjisë që iu bashkua Shoqatës Botërore Bërthamore, duke forcuar rolin e energjisë bërthamore në operacionet e saj të ardhshme. Kompani të tjera të mëdha, të tilla si Amazon dhe Meta, gjithashtu mbështesin zgjerimin e energjisë bërthamore.

Këto lëvizje tregojnë një nevojë më të gjerë për të siguruar energji të bollshme dhe elastike për kapitullin tjetër të ekonomisë dixhitale. IA dominon debatin aktual mbi kërkesën në rritje për energji, por qendrat e të dhënave mbështesin gjithashtu shërbimet e zakonshme dixhitale si cloud computing dhe e-commerce; për më tepër, shumë vende në zhvillim sapo kanë filluar t’i zgjerojnë këto platforma. Në këtë kontekst, vendet që udhëheqin në vendosjen e energjisë bërthamore do të formësojnë jo vetëm zhvillimin e ardhshëm të IA-së, por edhe trajektoren e ekonomisë globale dixhitale. Kjo ngre pyetjen nëse SHBA-të, dikur fuqia kryesore bërthamore në botë, mund ta rimarrin pozicionin e tyre në këtë fazë tjetër të ekonomisë globale.

SHBA-të në një udhëkryq

Si një ish-lider në ndërtimin e centraleve bërthamore, Shtetet e Bashkuara luajnë një rol unik në garën aktuale globale të energjisë. Pozicioni i tyre si operator i flotës më të madhe bërthamore në botë ka nxitur dekada të tëra ekspertize dhe inovacioni institucional. Për më tepër, është padyshim ndikimi më i rëndësishëm në idealet demokratike që bota duhet të mbështesë, ndërsa sistemi global i energjisë hyn në një epokë të re të elektrifikimit në rritje. Ruajtja e këtij ndikimi është thelbësore për rivendosjen e besueshmërisë në tregun global të eksportit dhe për të siguruar që vendet demokratike të marrin pjesë në formësimin e kapitullit të ardhshëm të energjisë bërthamore.

Një botë në të cilën regjimet autoritare të Rusisë dhe Kinës zotërojnë dhe kontrollojnë kapacitetin gjithnjë e në rritje të energjisë bërthamore, është një botë në të cilën stabiliteti gjeopolitik po gërryhet.

Sektori bërthamor i SHBA-së është prekur nga pasiviteti, pavarësisht të gjitha inovacioneve që ka grumbulluar. Komisioni Rregullator Bërthamor i SHBA-së (KRB), agjencia e pavarur përgjegjëse për licencimin dhe mbikëqyrjen e energjisë bërthamore civile, është e njohur për përdorimin e kornizave që shpesh rezultojnë në procese të kushtueshme dhe afate kohore tepër të gjata, duke zvogëluar shanset e suksesit për zhvilluesit që kërkojnë licenca reaktori. Iniciativat e fundit të reformës nga qeveria federale përfshijnë përmirësimin e proceseve të KRB-së dhe dhënien përparësi licencimit të reaktorëve të përparuar.

Koha do të tregojë nëse këto përpjekje do ta përmirësojnë vërtet vendosjen e energjisë bërthamore në SHBA, por një gjë është e sigurt: ritmi aktual, tepër i ngadaltë i miratimeve duhet të ndryshojë nëse Uashingtoni do të konkurrojë globalisht. Në dekadat e fundit, SHBA-të kanë ndërtuar vetëm dy reaktorë të rinj, njëri prej të cilëve ishte shtatë vjet pas afatit dhe 17 miliardë dollarë mbi buxhetin. Në të njëjtën kohë, qeveria federale ka vendosur qëllimin ambicioz të sigurimit të të paktën 20 marrëveshjeve të tjera ligjërisht të detyrueshme për partneritet, të njohura si “123 Marrëveshje”, të nevojshme që vendet të përdorin teknologjitë e energjisë bërthamore të SHBA-së. Direktiva të tjera të përfshira në urdhrat ekzekutivë, të tilla si rindërtimi i zinxhirëve të furnizimit dhe rigjallërimi i fuqisë punëtore bërthamore, do të ndihmojnë në pozicionimin e SHBA-së si një eksportues më i fortë. Megjithatë, pas dekadash të tëra devijimi, vetëm ndjekja e qëndrueshme do të përcaktojë nëse avantazhi teknologjik bërthamor i SHBA-së mund të rikuperohet vërtet në kohë për kapitullin tjetër të programeve të rigjenerimit bërthamor.

Sfida përkeqësohet nga fakti se SHBA-të duhet së pari të demonstrojnë aftësinë e tyre për të ndërtuar reaktorë brenda vendit përpara se të konsiderohen një furnizues i besueshëm jashtë vendit. Ky besueshmëri është thelbësor jo vetëm nëse duan të konkurrojnë për ekuilibër gjeopolitik kundër një lidershipi autoritar në rritje, por edhe nëse duan të ofrojnë alternativa ndaj dobësive të fshehura pas marrëveshjeve të eksportit Pekin-Moskë.

Në shikim të parë, marrëveshjet midis Kinës dhe Rusisë duken tërheqëse për ekonomitë në zhvillim, pasi ato lehtësojnë kostot dhe përgjegjësitë e menjëhershme që lidhen me ndërtimin e centraleve bërthamore. Megjithatë, rreziqet janë të mëdha: këto kontrata i bëjnë vendet pritëse të varura nga operatorët e huaj për dekada, duke ia lënë në mënyrë efektive kontrollin e infrastrukturës kritike të energjisë – dhe për këtë arsye sigurinë kombëtare – Moskës ose Pekinit. Vendimi i Rusisë për të kufizuar eksportet e gazit natyror te fqinjët e saj evropianë në përgjigje të pasojave të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 ilustron se si furnizimet me energji mund të përdoren si armë. Transferimi i kësaj fuqie në projekte bërthamore – ku karburanti, operacionet dhe madje edhe personeli mbeten të lidhura me Moskën ose Pekinin – i lë vendet të bllokuara në varësi afatgjatë. Ky rrezik përkeqësohet nga fuqia financiare që Moska dhe Pekini mund të ushtrojnë për të nxjerrë lëshime politike.

Një botë në të cilën regjimet autoritare zotërojnë dhe kontrollojnë kapacitetin gjithnjë e në rritje të energjisë bërthamore është një botë në të cilën stabiliteti gjeopolitik është i gërryer.

Si mund të konkurrojë Perëndimi?

Një mënyrë se si SHBA-të dhe aleatët e saj mund të konkurrojnë me modelin BOO të Rusisë dhe Kinës është duke u ofruar vendeve partnere aksione më të mëdha pronësie në projektet e tyre bërthamore. Korniza më bashkëpunuese duhet të përqendrohen në forcimin e industrive lokale, nxitjen e punës vendase dhe mbështetjen e zhvillimit afatgjatë të ekspertizës në energjinë bërthamore tek të sapoardhurit. Ato gjithashtu mund të mbështesin forcimin e kornizave të nevojshme institucionale për vendin blerës për të vendosur energjinë bërthamore, duke përfshirë zhvillimin e rregullatorëve të pavarur, kornizave ligjore transparente dhe një kulture të fortë sigurie. Ofrimi i një mbështetjeje të tillë pa rritur rrezikun financiar do të shërbente si një kundërpeshë e vërtetë ndaj Moskës dhe Pekinit.

Këto qëllime janë shumë më të arritshme nëse Perëndimi vepron kolektivisht. Marrëveshja e fundit SHBA-Britani e Madhe është një shembull i mirë se si bashkëpunimi midis aleatëve mund të forcojë pozicionin Perëndimor. Përmes Partneritetit Atlantik për Energji Bërthamore të Avancuar, të dy vendet janë zotuar të përmirësojnë rishikimet e projektimit, të ndajnë ngarkesat rregullatore të punës dhe të shkurtojnë kohëzgjatjen e licencimit. Zgjerimi i këtij modeli në të gjitha vendet aleate mund të përshpejtojë zgjerimin kombëtar bërthamor, duke u ofruar vendeve në zhvillim alternativa të qëndrueshme ndaj paketave ruse dhe kineze. Bashkëpunimi më i gjerë perëndimor do të përshpejtonte gjithashtu vendosjen e reaktorëve bërthamorë dhe do të ulte më shpejt kostot duke bashkuar ekspertizën teknike, kapacitetin e financimit dhe zinxhirët e furnizimit. Një bashkëpunim i tillë do të plotësonte gjithashtu hapat fillestarë që po ndërmerren nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore për të rishqyrtuar rolin e tyre në zhvillimin bërthamor.

Vendimi i Bankës Botërore për të hequr ndalimin e financimit të energjisë bërthamore shënon një transformim për peizazhin global të energjisë. Për vite me radhë, vendet në zhvillim që kërkonin energji bërthamore nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të mbështeteshin te Rusia ose Kina. Duke hequr këtë pengesë, Banka Botërore po hap derën për një fushë loje më të barabartë; por ajo do ta hapë vërtet atë vetëm nëse është në gjendje të ofrojë financim dhe mbështetje teknike në kohë dhe të konsiderueshme. Për momentin, ndikimi i saj do të jetë i kufizuar: Banka po përqendrohet në zhvillimin e ekspertizës bërthamore vendase në bashkëpunim me IAEA-n, dhe presidenti i saj, Ajay Banga, ka deklaruar se përparësia është zgjatja e jetëgjatësisë së reaktorëve ekzistues. Banka Botërore ka shprehur gjithashtu mbështetje për zhvillimin e reaktorëve bërthamorë afatshkurtër (SMR) si një mënyrë për të ulur kostot për vendet në zhvillim, por këto teknologji duhet së pari të provojnë efektivitetin e tyre në ekonomitë e përparuara. Ndërkohë, shumica e të sapoardhurve do të vazhdojnë të mbështeten në reaktorët konvencionalë të provuar, të cilët Pekini dhe Moska kanë demonstruar tashmë se mund t’i furnizojnë. Banka po bën përparim, por mbetet për t’u parë nëse përpjekjet e saj mund të konkurrojnë vërtet me ato të Moskës dhe Pekinit.

Megjithatë, duke pasur parasysh rolin e SHBA-së si aksionari më i madh i Bankës, ndryshimi ende ka potencial afatgjatë. Pasi modelet amerikane për SMR-të të testohen brenda vendit, Uashingtoni mund të shfrytëzojë ndikimin e tij për të inkurajuar Bankën të përshtatë mjetet e saj të financimit dhe asistencën teknike për të mbështetur miratimin e tyre jashtë vendit. Kjo do të zvogëlojë rreziqet për vendet në zhvillim dhe do të zgjerojë tregjet në mënyrë që furnizuesit amerikanë të mund të konkurrojnë më në fund me agjencitë shtetërore në Rusi dhe Kinë.

Në planin afatgjatë, energjia bërthamore do të luajë një rol vendimtar në peizazhin e ardhshëm global të energjisë. Rritja e njëkohshme e teknologjive që kërkojnë shumë energji në ekonomitë e përparuara dhe kërkesat në rritje për energji të vendeve në zhvillim nxjerrin në pah një realitet themelor: kërkesën globale gjithnjë e në rritje për energji me çdo hap të progresit njerëzor. Energjia bërthamore është një nga burimet më të mëdha të afta për të përmbushur këtë kërkesë, dhe mënyra se si zgjerohet dhe nën çfarë lidershipi e bën këtë do të përcaktojë thellësisht të ardhmen e dinamikës globale të energjisë dhe sovranitetit të energjisë. Nëse demokracitë dështojnë të veprojnë, të tjerët do të veprojnë.

*Juzel Lloyd është ish-Bashkëpunëtore e Këshillit Atlantik për Gratë Lidere në Energji.

Burimi: Dosja Vanguard/ Përgatiti për botim: L.Veizi

 

 

 

13:30 30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

Stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 30 viktima dhe probleme të mëdha në energji, transport dhe jetën e përditshme në dhjetëra shtete.

Sipas Associated Press, vdekjet janë të lidhura me hipotermi, aksidente rrugore per shkak të akullit, si edhe incidente gjatë pastrimit të borës.

Në Nju Jork, tetë persona u gjetën të pajetë në ambiente të hapura, ndërsa në Massachusetts dhe Ohio dy persona humbën jetën pasi u goditën nga mjetet e pastrimit te bores.

Aksidente fatale gjatë rrëshqitjes me slita u raportuan edhe në Arkansas dhe Teksas. Mbi 20 shtete, si edhe kryeqyteti Uashington DC, kanë shpallur gjendje emergjence.

Rreth 630 mije banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në jug të vendit. Situata ka paralizuar edhe transportin ajror, ku mbi 12 mijë fluturime u anuluan ose u vonuan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump ka miratuar 12 deklarata emergjence federale, për të ndihmuar shtetet në rikthimin e energjisë dhe pastrimin e rrugëve.

Meteorologët thonë se temperaturat pritet te mbeten nën zero gjatë gjithë javës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme./kb

13:15 Bozdo: Për shqiptarët nuk ka lekë, ndërsa 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo në fjalën e mbajtur në Parlament foli për përmbytjet e nëntorit dhe dhjetorit në Dimal dhe Kuçovë.

Bozdo tha se në nëntor mijëra hektarë tokë u përmbyt pasi pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemet kulluese në përgjithësi.

Demokrati tha se të gjithë fermerët u lanë në mëshirë të fatit, pasi vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjtiha dëmet e shkaktuara.

Bozdo u shpreh se lekë për shqiptarët nuk ka, ndërsa për 3 inceneratorë që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë.

 

“Fermerët e Dimalit dhe Kuçovës janë prekur nga përmbytjet. Në përmbytjet e nëntorit mijëra hektarë tokë u pëmrbytën se pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemin kullues në përgjithësi.

Në pëmrbyjen e dytë të nëjtat zona u përmbytën me njëintensitet edhe më të madh dhe pse hec-it të Banjës i hapën portat pa paralajmëruar. Nuk mund të lihen në mëshirë të fatit të gjithë fermerët që u lanë në mëshirë të fatit.

Vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjitha dëmet shkatuara në dy përmbuyytjet e fundit, të shkaktuara nga fakti se infrastruktura nuk ka funksionuar. Fermerët dhe blegtorët janë më të përbuzurit. Me këtë ritëm, brenda pak viteve Shqipëria nuk do të ketë më as sektor bujqësor as industrial. Për 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë 400 milionë euro, por lekë për shqiptarët nuk ka”, tha Bozdo./Kb

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

Hamasi dëshiron të integrojë forcën e tij policore prej 10,000 trupash në qeverinë e re të Gazës të mbështetur nga SHBA-të, në një përpjekje për t’u bashkuar me Komitetin Kombëtar për Qeverisje (NCAG) të rajonit.

Ky veprim vjen ndërsa procesi politik për çarmatimin e saj mbetet i bllokuar. Qeveria e Hamasit në Gaza, në një letër drejtuar stafit të saj, u bëri thirrje 40,000 punonjësve të saj dhe anëtarëve të forcave të saj të sigurisë të bashkëpunojnë me Komitetin Kombëtar për Qeverisje (NCAG), duke i siguruar ata se po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për t’i integruar ata në qeverinë e re.

Hamasi planifikon të integrojë afërsisht 10,000 oficerët e tij të policisë në këtë qeveri të re, thanë burime të njohura me çështjen. Këta oficerë policie tashmë kanë marrë detyrat në Gaza, ndërsa Hamasi përpiqet të rivendosë pushtetin e tij në zonën që kontrollon.

Nuk është e qartë nëse Izraeli, i cili ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përfshirje të Hamasit në qeverisjen e ardhshme të Gazës, do të bjerë dakord për përfshirjen e punonjësve politikë dhe të policisë në NCAG.

Planet e Hamasit për forcën e tij policore dhe punonjësit politikë tregojnë se mbeten dallime të rëndësishme midis Hamasit dhe Izraelit të mbështetur nga SHBA-të, ndërsa Donald Trump vazhdon me planet e tij.

Javën e kaluar, presidenti amerikan organizoi një ceremoni nënshkrimi në Davos për të krijuar “Këshillin e Paqes”, i cili do të shërbejë si një administratë kalimtare për Gazën dhe do të koordinojë fondet për rindërtimin e territorit. Korniza përfshin një dispozitë që përjashton “organizatat e huaja terroriste” nga qeverisja.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i tha Reuters se grupi ishte gati t’ia dorëzonte qeverisjen NCAG-ut prej 15 anëtarësh dhe kryetarit të tij, Ali Saath, me efekt të menjëhershëm. Ai vuri në dukje se Hamasi “ka besim të plotë se NCAG do të veprojë bazuar në shfrytëzimin e punonjësve të kualifikuar dhe mbrojtjen e të drejtave të atyre që kanë punuar në periudhën e mëparshme”. Megjithatë, Hamasi dhe Saath ende nuk janë takuar për të diskutuar qeverisjen.

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend për protestën e opozitës. Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se 11 policë u lënduan.

“Dua të jem e qartë kur them që policia nuk ushtroi dhunë. Policia u përball me dhunë. Në protestë efektivët u sulmuan me molotov dhe sende të forta, dhe për pasojë 11 efektivë u lënduan dhe morën ndihmën në spital. U bë thirrje vazhdimisht për qetësimin e situatës dhe vetëm pas kësaj u ndërmorën masa për shpërdarjen e turmave sipas rregulloreve”, u shpreh Koçiu.

Ajo shtoi se “hedhja e molotovëve dhe sulmi ndaj institucioneve dhe policisë nuk është protestë”.

Më tej, ministrja e Brendshme sqaroi edhe shoqërimin e një të mituri në komisariat gjatë protestës.

“U konstatua duke hedhur gurë dhe sende të forta drejt policisë. I mituri është 14 vjeç, në asnjë moment nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore. U mbajt në ambiente të veçanta. Askush nuk duhet të përdorë të miturit si mburojë politike”, tha Koçiu.

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Mbi 1,000 persona u evakuuan me urgjencë nga qyteti kodrinor i Niscemit në Sicili, ku një rrëshqitje e tmerrshme e tokës, rreth 4 km e gjatë, kërcënoi banesat e ngritura në mënyrë të pasigurt buzë shkëmbit.

Pamjet nga ajri treguan ndërtesat që varen në buzë të greminës së krijuar. Humnerat e thella, të krijuara në qytet, reflektuan qartazi përmasat e katastrofës natyrore. Fatmirësisht, megjithatë, deri tani nuk ka raportime për të vdekur ose të lënduar nga ky incident,

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë qenë shkaktare të rrëshqitjes masive të tokës, duke krijuar një situatë të cilën kryetari i bashkisë, Massimiliano Conti, përshkroi si “të tmerrshme”. Ai paralajmëroi se gjendja mund të përkeqesohet akoma edhe më shumë, sepse sic tha, po regjistrohen edhe shembje të reja dheu.

Shkollat në zonë janë mbyllur për sigurinë e fëmijëve, ndërsa autoritetet lokale po punojnë ngushtë me policinë, zjarrfikësit dhe njësitë e mbrojtjes civile për të hartuar një plan veprimi dhe për të rivendosur normalitetin në qytet. Zonat bregdetare të Sicilisë u goditën javën e kaluar nga Stuhia Harry, që dëmtoi atje rrugë e banesa.

Të hënën, Italia shpalli gjendjen e emergjencës për rajonet jugore të Sicilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë.

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket sikur janë kthyer në Epokën e Akullnajave ndërkohë që një stuhi vrastare dimri ka mbuluar me borë pjesën më të madhe të vendit nga verilindja në jug duke shkaktuar të paktën 34 viktima dhe lënë pa energji elektrike mbi gjysëm milioni njerëz.

Në shumë shtete niveli i dëborës arriti në 50 centimetra ndërsa temperaturat zbritën deri në -31 gradë Celcius.

Në Mississippi, u regjistrua stuhia më e ashpër e dimrit që nga viti 1994.

Sipas mediave vendase, zonat më të goditura nga ndërprerjet e energjisë janë Tennessee, Mississippi, Louisiana and Kentucky

Mbi 5000 fluturime u anulluan vetëm të hënën ndërsa shtetet më të prekura nga anullimet e fluturimeve janë Dallas, Boston dhe New York.

Që nga e premtja e shkuar, më shumë se 20,000 fluturime janë anulluar për shkak të stuhisë. Vetëm të shtunën u anulluan 11,000 fluturime, duke thyer rekordin e shënuar gjatë pandemisë Covid-19.

Plot 220 milionë amerikanë janë në gjendje alerti për shkak të ftohtit ekstrem ndërkohë që meteorologët parashikojnë që reshjet e dëborës të godasin më tej zonën e Michiganit dhe New York-ut. Gjendja e emergjencës është shpallur në mbi 20 shtete ndërkohë qw autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Meteorologët thonë se temperaturat pritet te mbeten nën zero gjatë gjithë javës.

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

Gjatë fjalës së Taulant Ballës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pati një përplasje verbale me të. Balla tha se partia kundërshtare duhet të përballet me drejtësinë dhe të distancohet nga dhuna kundër institucioneve.

Sa për Bardhin, tha se ai ka firmosur kallëzimin penal për nënkryetarin e grupit të vet.

Taulant Balla: Këta lapanjosët…

Gazment Bardhi: Lapanjos je ti!

Taulant Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi. Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021. Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin.

Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë

✇27.al
By: 27

Trupa e Gjykatës Kushtetuese u mblodh paraditen e kësaj të marte për vendimmarrjen finale të çështjes së Belinda Ballukut, por edhe ditën e sotme nuk ka dalë me asnjë vendim.

Sipas informacioneve, dy orë mbledhje në dhomë këshillimi nuk kanë mjaftuar për të prodhuar një vendim përfundimtar, duke bërë që kjo padi të rishqyrtohet nga trupa në një ditë tjetër.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, për imunitetin e Ballukut, pasi SPAK kërkon ta arrestojë.

Mbledhja e këtyre të fundit është zvarritur prej vitit të kaluar, pasi Këshilli u shpreh se do të vendoste për imunitetin e Ballukut pas vendimit të Kushtetueses. Por tashmë që kjo e fundit nuk ka dalë ende me asnjë vendim, mbetet për tu parë se si do të procedohet me rastin e numrit dy të qeverisë Rama.

Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj, pasi sipas prokurorisë, lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave.

The post Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë appeared first on 27.

Qytetarët numërojnë qindarkat, pushtetarët milionat nga projektet imagjinare –

✇27.al
By: 27

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, deputetja Jozefina Topalli ka lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një pushtet që ka humbur busullën dhe që vepron në kurriz të qytetarëve dhe interesit publik.

Topalli u shpreh se ndërkohë që qytetarët numërojnë qindarkat, pushtetiarët numërojnë milionat nga projektet imagjinare. Topalli tha se ndërkohë që flitet për satelitë dhe prodhim armësh, në urgjencën e Spitalit ikin dritat.

E gjitha kjo sipas, deputetes është një hendek moral i pushtetit. Topalli vijoi me akuza duke thënë se përmes AKSHI-t miliona euro po përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.

“U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë. Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare.

Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem. Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj. Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. Përmes AKSHI, miliona euro përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.

Sot kemi një shtet ku krimi nuk luftohet, por koordinohet.

Një shtet që rrëmben biznesmen, jo për drejtësi, por për t’i detyruar të tërhiqen nga tendera kur nuk janë të bindur. Një shtet ku organizata kriminale fusin në dorë buxhet dhe miliona zhduken nga paratë publike për t’u shfaqur në pasuri private.

Paratë e Bashkimit Evropian për bujqësinë, që nuk shkojnë tek fermeri, por treten në korrupsion, duke lënë fshatin bosh dhe rininë në emigracion. Dhe mbi të gjitha, një pushtet që kontrollon çdo institucion: parlamentin, drejtësinë, administratën, median, kontrollon gjithçka, përveç të vërtetës.

Zgjedhjet e vjedhura, që janë rrënja e këtij galbëzimi.

Kur vota nuk është e lirë, pushteti nuk ka themel dhe pushteti pa themel mbahet vetëm me forcë. Prandaj dhuna nuk është devijim, është pasojë.  Por ka një moment kur marrëveshja me gënjeshtrën pushon së funksionuari, ku njerëzit ndalojnë të konformohen dhe shoqëria vjen një moment dhe thotë mjaft. Ky moment ka ardhur.

Sepse shpresa nuk është një optimizëm naiv, shpresa është një vendim moral, të mos jetosh më në gënjeshtër.

Një qeveri që flet për satelitë dhe spitalet i lë në errësirë, ka humbur busullën.

Një pushtet që premton të ardhmen dhe vjedh të tashmen, bie nga e vërteta. Dhe Shqipëria ka thotë, ka filluar ta thotë këtë së fundmi”, u shpreh ajo.

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

✇27.al
By: 27

 

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi nga kuvendi akuzat se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë protestës kombëtare të opozitës më 24 janar. Ajo theksoi se policia ka vepruar në përputhje me ligjin.

Ajo nuk tha asnjë fjalë për gazin e skaduar lotsjellës që u hodh mbi protestuesit para kryeministrisë, ndonëse këta të fundit ishin duke u larguar drejt Kuvendit, apo gazin  dhe ujin me piper që u hodh më pas ndaj qytetarëve në rrugët pranë parlamentit, ku nuk shpëtuan dot as gazetarët që po raportonni në terren.

Madje ajo edhe arrrestimin e një minoreni e cilësoi si të ligjshëm, pasi sipas saj, djaloshi kishte ëenë në rrezik jetën e forcavë të policisë.

“Policia e kryer detyrën me përpikëri. Policia nuk ushtroi dhunë  ndaj protestuesve, ajo që ndodhi ishte që policët u përballën me dhunë, gjatë tubimit të thirru nga opozita, policët u sulmuan me moltotov dhe si pasojë e këtyre pati edhe lëndim, 11 punonjës u lënduan dhe u trajtuan pranë spitalit, policia e shtetit ka vepruar në përmbajtje të rregullave, të ligjit, ka bërë thirrja për ndalimin e dhunës, dhe vetëm pasi këto thirrje u shpërfillën, rreziku për jetën e punonjësve të policë u bë evident, u ndërmorën masa për shpërndarjen e trumës.

Akuzat se policia ka përdor forcë janë të pavërteta, të pabazuar, çdo veprim është kryer mbi parimin e proporcinalitet siç e kërkon ligji. Dua të theksoj se e drejta për protestë është e drejtë kushtetuese dhe pacenueshme, por dhuna nuk është e drejtë politike, hedhja me molotov dhe sulmi ndaj institucioneve është shkelje e ligjit dhe cenimit të rendit demokratik. Duhet të kemi guximin për të dënuar dhunën dhe mbrojtur rendin dhe jo të mbrohen autorët e dhunës e më keq akoma që të hidhen akuza ndaj punonjësve të policisë së shtetit.

Manipulim politik, me shoqërimin e një të mituri. Gjatë veprimeve të policisë së shtetit, siç e ka bërë të ditur, për parandalimin e shkeljeve të rrezikshme, policia ka konstatuar një të mitur duke gjuajtur me gurë në drejtim të policëve, me qëllim për të mbrojtur jetën e punonjësve dhe të miturit, është marrë për verifikime.

Bëhej fjalë për një shtetas 14 vjeçar, i mituri nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme, nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur apo të ndaluar, por ka qëndruar në ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm. Pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor, i mituri është lënë i lirë. Askush nuk është mbi ligjin, mos përdorni fëmijët si mburojë politike për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhunë duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike, policia ka për detyrë të garantojë rendin dhe të mbrojë jetën e qytetarëve”, tha Koçiu.

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –

✇27.al
By: 27

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e Europës.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, Berisha e paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga Edi Rama.

Sipas Berishës, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Sipas Berishës, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.

Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.

Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.

Po kështu, tek rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.

Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca.

Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.

Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.

Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë.

Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie”, shprehet Berisha.

Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me rëndësi institucionale e financiare.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka vendosur themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili pritet të koordinojë aktivitetet dhe organizimet zyrtare që do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm shtetëror.

Po ashtu, Qeveria ka autorizuar pagesën në vlerë prej 154 mijë eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH appeared first on Sinjali.

❌