Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si ushtrimet e përditshme mbrojnë kockat dhe parandalojnë osteoporozën

Studiuesit pohojnë se ushtrimet me peshë dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshme për dendësinë e kockave. Aktiviteti i rregullt ndihmon në ruajtjen e masës kockore dhe parandalon humbjen e kalciumit, që është një nga shkaqet kryesore të osteoporozës.

Sipas Bone Research Journal, individët që kryejnë aktivitete si ecja, vrapi i lehtë dhe ngritja e peshave të vogla kanë dendësi më të lartë të kockave dhe rrezik më të ulët për fraktura, shkruan Health.

Ky studim sugjeron se edhe ushtrimet e shkurtra çdo ditë mund të sjellin përfitime të konsiderueshme.

Përveç kockave, aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe metabolizmit të trupit. Personat që mbajnë një rutinë aktive raportojnë më pak dhimbje muskulore dhe më shumë fleksibilitet.

Ekspertët rekomandojnë kombinimin e aktiviteteve aerobike dhe të forcës për të ruajtur shëndetin e kockave. Shtimi i vitaminës D dhe kalciumit në dietë, bashkë me ushtrimin e rregullt, rrit efektivitetin e këtij trajtimi natyral.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si ushtrimet e përditshme mbrojnë kockat dhe parandalojnë osteoporozën appeared first on Sinjali.

Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është përkujtuar si një futbollist luftarak dhe i përkushtuar maksimalisht fanellës kuqezi, edhe pse nuk u shqua për gola apo asistime të shumta.

Në serinë e parë të rrëfimeve të legjendave të Kombëtares, publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Xhaka theksoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për Shqipërinë.

“Nuk kam bërë sakrifica të mëdha, por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë”, u shpreh ai.

Xhaka u ndal edhe te ndeshja e tensionuar e 14 tetorit në Beograd ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2016”, e cila u ndërpre pas sulmeve ndaj lojtarëve shqiptarë.

Më pas, Shqipëria e fitoi ndeshjen në tavolinë dhe siguroi kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi appeared first on Sinjali.

Gjykata e Durrësit cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 8 persona të arrestuar në lidhje me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali Infektiv i Durrësit.

Nën masën “arrest me burg” u lanë Dezdemon Pazajan, Sali Ferrollari dhe Fatjon Baçi, ndërsa Aulon Çuku dhe Violeta Uka u lanë në “arrest shtëpie”. Për Aranit Çelën, Preng Marvatajn dhe Dorjan Saracin u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Mes të përfshirëve janë 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës.

Një ditë më parë, gjykata kishte caktuar “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës, Indrit Cërloja, dhe “arrest në shtëpi” për mjeken Ylfete Sema.

Altin Ndoci u arratis më 13 janar gjatë kryerjes së analizave mjekësore, pasi goditi efektivët shoqërues dhe u largua me një automjet Audi A7. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata e Durrësit cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit appeared first on Sinjali.

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Një Zarf i Zi ka mbërritur sot në shtëpinë e Big Brother VIP.

Banorët janë njoftuar se përmbajtja e këtij zarfi do të lexohet në spektaklin e sotëm.

Nuk dihet se për cilin banorë ose banore është ky zarf dhe se cili rregull i shtëpisë është thyer.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania appeared first on Sinjali.

Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbrojtjes territoriale me NATO-n

Ka përfunduar vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari, në Gardën Kombëtare të Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo vizitë rikonfirmoi partneritetin strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

Me këtë rast, Gjeneral Major Stephen E. Osborn theksoi se për 15 vjet, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë punuar krah për krah me FSK-në, duke kontribuar në ndërtimin e një force të mbrojtjes territoriale të ndërveprueshme me NATO-n.

“Për 15 vitet e fundit, ushtarët dhe aviatorët e kanë punuar krah për krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ndërtuar besim dhe mirëkuptim të përbashkët. Së bashku, ne kemi mbështetur FSK-në drejt një force të mbrojtjes territoriale me NATO-n”, theksoi ai në një fjalë rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbrojtjes territoriale me NATO-n appeared first on Sinjali.

Trump ofron ndërmjetësim për krizën e Nilit mes Egjiptit dhe Etiopisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar të rinisë ndërmjetësimin e SHBA-së në mosmarrëveshjen mes Egjiptit dhe Etiopisë për ndarjen e ujërave të lumit Nil.

Në një letër drejtuar presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Trump shprehu gatishmërinë për një zgjidhje “të përgjegjshme dhe përfundimtare”, letër që u publikua edhe në rrjetin social Truth Social.

Tensionet janë rritur pas inaugurimit të Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane më 9 shtator, projekt që Etiopia e sheh si kyç për zhvillimin ekonomik, por që Egjipti e konsideron kërcënim për sigurinë e furnizimit me ujë.

Dy vendet ende nuk kanë një marrëveshje ligjërisht detyruese për Nilit, ndërsa negociatat shumëvjeçare të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht kanë dështuar të sjellin një zgjidhje përfundimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump ofron ndërmjetësim për krizën e Nilit mes Egjiptit dhe Etiopisë appeared first on Sinjali.

Bisedimet e SHBA-së me ministrin e linjës së ashpër të Venezuelës, Cabello, filluan muaj para bastisjes

Zyrtarët e administratës Trump kishin zhvilluar diskutime me ministrin e brendshëm të Venezuelës, Diosdado Cabello, muaj para operacionit amerikan për të kapur Presidentin Nicolas Maduro dhe kanë qenë në komunikim me të që atëherë, sipas shumë personave të njohur me çështjen.

Zyrtarët e paralajmëruan Cabellon, 62 vjeç, kundër përdorimit të shërbimeve të sigurisë ose mbështetësve militantë të partisë në pushtet që ai mbikëqyr për të synuar opozitën e vendit, thanë katër burime.

Ky aparat sigurie, i cili përfshin shërbimet e inteligjencës, policinë dhe forcat e armatosura, mbetet kryesisht i paprekur pas bastisjes amerikane të 3 janarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bisedimet e SHBA-së me ministrin e linjës së ashpër të Venezuelës, Cabello, filluan muaj para bastisjes appeared first on Sinjali.

Tragjike: Sot varroset 18 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Durrës

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e Dajlanit në Durrës, do të varroset sot në fshatin Dyshnik të Beratit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata dha masës ‘arrest me burg’.
Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës, raporton Top Channel.

Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.

Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur mbërriti në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike: Sot varroset 18 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Durrës appeared first on Sinjali.

Chelsea gati të ofrojë 50 milionë euro për yllin e Ligue 1

Chelsea ka nisur bisedime direkte me Rennes për transferimin e mundshëm të qendërmbrojtësit 20-vjeçar Jeremy Jacquet gjatë afatit të janarit.

Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, klubi londinez pritet të paraqesë një ofertë fillestare rreth 50 milionë euro.

Jacquet ka spikatur këtë sezon në Ligue 1, duke tërhequr interes edhe nga Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool, por Chelsea është aktualisht më i avancuari në negociata.

Mbrojtësi francez ka zhvilluar 17 ndeshje me Rennes dhe është pjesë e rregullt e përfaqësueseve të Francës nga U-17 deri te U-21.

Rennes ende nuk ka konfirmuar nëse shuma e ofruar përputhet me vlerësimin e klubit për lojtarin, i cili konsiderohet pjesë kyçe e mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Chelsea gati të ofrojë 50 milionë euro për yllin e Ligue 1 appeared first on Sinjali.

Protesta në Danimarkë kundër Trumpit

Një protestë ka nisur në Kopenhagë si pjesë e një serie veprimesh të planifikuara nëpër Danimarkë dhe Grenlandë në shenjë proteste kundër presidentit amerikan dhe planit të tij për të marrë kontrollin mbi Grenlandën.

Plani i protestuesve të shtunën është të marshojnë drejt Ambasadës amerikane në kryeqytetin danez. Tubime të tjera janë planifikuar gjatë ditën në Grenlandë, raportoi Guardian.

“Ne po protestojmë kundër deklaratave dhe ambicieve amerikane për të aneksuar Grenlandën. Ne kërkojmë respekt për Danimarkën dhe të drejtën e Grenlandës për vetëvendosje. Shpresojmë të tregojmë se ka shumë prej nesh që e mbështesin Grenlandën”, ka thënë Camilla Siezing, kryetare e shoqatës Inuit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka insistuar vazhdimisht se do kontrollin mbi Grenlandën me arsyetimin se ka rrezik sulmi nga Kina dhe Rusia, dhe se ajo e vetme nuk mund të mbrohet. Grenlanda është shprehur prerë kundër kësaj ideje, ashtu si edhe Danimarka, por edhe shtetet evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta në Danimarkë kundër Trumpit appeared first on Sinjali.

Një foshnje 27-ditëshe vdes nga i ftohti në Gaza

Një foshnje ka vdekur për shkak të të ftohtit të acartë që po përfshin Gazën, ndërsa mungesa e ndihmave për shkak të kufizimeve izraelite dhe mungesa e ngrohjes vazhdojnë të përkeqësojnë kushtet e jetesës.

Foshnja 27-ditëshe, Aisha Ayesh al-Agha, vdiq në qytetin Khan Younis, në jug të Gazës, shkruan Aljazeera.

Vdekja e saj e rrit bilancin e viktimave midis fëmijëve në Rripin e Gazës, të cilët kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit ekstrem që nga fillimi i dimrit, në tetë fëmijë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një foshnje 27-ditëshe vdes nga i ftohti në Gaza appeared first on Sinjali.

Debat i fortë mes Keijsit dhe Brikenës: Niveli yt janë këmbët përpjetë

Një debat i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Brikenës dhe Keijsit, teksa ndodheshin në oborr.

Një shaka e Brikenës u keqinterpretua nga Keijsi, i cili reagoi me tone të ashpra, duke e akuzuar për mungesë respekti.

“Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën”, iu drejtua Keijsi Brikenës, duke lënë të kuptohet se ajo kishte kaluar kufijtë e respektit me sjelljen e saj.

Përplasja solli tension mes banorëve dhe habiti të pranishmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Debat i fortë mes Keijsit dhe Brikenës: Niveli yt janë këmbët përpjetë appeared first on Sinjali.

“Dy javë pa ujë lagja Arbëria”, KRU Prishtina: Shkak turbullirat në burimin e ujit – së shpejti stabilizohet gjendja

Banorët e Arbërisë po përballen me reduktime të vazhdueshme të ujit, edhe pse sipas të dhënave të IKShPK-së, uji në këtë zonë është i pijshëm.

Ankesa ka edhe nga banorët, ku një qytetare përmes një postimi në Facebook ëshë ankuar se po kanë ujë vetëm nga një orë në ditë, dhe atë me shtypje të dobët.

“Dy javë pa ujë në Arbëri, përballë Ambasadës Amerikane. Uji vjen veç 1 orë në ditë, me një rrjedhë që as rezerva s’po na mundëson me siguru”, ëstë ankuar një qytetare në Facebook.

Për këtë rast, ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Arjeta Mjeku, e cila njoftoi se në këtë pjesë të kryeqytetit nuk po arrijnë të realizojnë furnizim të rregullt, për shkak të turbullirave të shtuara në burimin e ujit.

“Aktualisht po përballemi me mungesë në furnizimin me ujë të pijshëm aty, pasi nuk po arrijmë të realizojmë furnizim të rregullt dhe të vazhdueshëm. Kjo situatë është krijuar si pasojë e turbullirave të shtuara në burimin e ujit, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në procesin e trajtimit, si dhe për shkak të kapacitetit të zvogëluar të impiantit të trajtimit. Për rrjedhojë, sasia e ujit të trajtuar dhe e shpërndarë është më e ulët se nevojat reale të konsumatorëve”, konfirmoi për media zëdhënësja e K.R.U. “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Sipas saj, situata pritet të stabilizohet shpejt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Dy javë pa ujë lagja Arbëria”, KRU Prishtina: Shkak turbullirat në burimin e ujit – së shpejti stabilizohet gjendja appeared first on Sinjali.

Khamenei fajëson Trumpin për viktimat gjatë protestave në Iran

Ndërsa forcat e sigurisë iraniane vazhdojnë shtypjen e protestave dhe raportohen viktima në mbarë vendin, autoritetet e Teheranit kanë drejtuar gishtin e fajit nga jashtë, duke e bërë presidentin amerikan përgjegjës për zhvillimet e fundit.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se e mban Donald Trump përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet e drejtuara kundër kombit iranian” gjatë protestave të fundit.

Deklarata është bërë përmes një postimi në rrjetet sociale në gjuhën persiane, i pari që nga 12 janari, duke rikthyer narrativën zyrtare të Teheranit mbi ndikimin e faktorëve të jashtëm në trazirat e brendshme.

Khamenei ka përsëritur akuzat se protestuesit veprojnë në përputhje me interesat e “terroristëve të huaj”, duke përfshirë edhe udhëheqësin aktual të Shteteve të Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Khamenei fajëson Trumpin për viktimat gjatë protestave në Iran appeared first on Sinjali.

Autobusi i ekipit të futbollit në Brazil aksidentohet rëndë me kamionin

Skuadra U-20 e Águia de Marabá-s nga shteti i Pará-s në Brazil pësoi një aksident të rëndë rrugor gjatë kthimit nga Copinha, gara tradicionale e futbollit për të rinj në São Paulo, autobusi i ekipit u përplas me një kamion të ndalur pa sinjalizim në shtetin Tocantins.

Fatmirësisht, lojtarët nuk pësuan lëndime të rënda dhe pjesa tjetër e delegacionit është kthyer në Marabá.

Si pasojë, përgatitësi fizik Hecton Alves humbi jetën, ndërsa trajneri Ronan Tyezer ndodhet në kujdes intensiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Autobusi i ekipit të futbollit në Brazil aksidentohet rëndë me kamionin appeared first on Sinjali.

Elezi: Shtohet numri i tavolinave në QNR, vazhdon numërimi

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, këtë e bëri të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha njoftoi se nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri më sot  janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime.

Po ashtu, Elezi shtoi se në QNR janë shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (43/235). Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë process”, tha ai.

The post Elezi: Shtohet numri i tavolinave në QNR, vazhdon numërimi appeared first on Sinjali.

Tetë të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndoci dalin para Gjykatës së Durrësit

Sot tetë persona të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit janë paraqitur para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Mes tyre janë gjashtë efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut dhe kryeinfermieri i IEVP Durrës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë dhe rrethanat e arratisjes, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të shpallet në orët në vijim.

Një ditë më parë, gjykata caktoi masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës, Indrit Cërloj, dhe “arrest në shtëpi” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tetë të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndoci dalin para Gjykatës së Durrësit appeared first on Sinjali.

Matthew McConaughey regjistron sloganin e tij për t’u mbrojtur nga abuzimet e AI-së

Aktori amerikan Matthew McConaughey ka ndërmarrë një hap të ri ligjor për të mbrojtur zërin dhe imazhin e tij nga përdorimi i paautorizuar i inteligjencës artificiale.

Ai ka regjistruar sloganin e famshëm “Mirë, mirë, mirë” si markë tregtare në SHBA, me synim parandalimin e kopjeve dhe manipulimeve digjitale pa pëlqimin e tij.

Sipas avokatëve, kjo është hera e parë që McConaughey përdor ligjin e markave tregtare për t’u mbrojtur nga rreziqet e AI-së, edhe pse aktualisht nuk ka raste konkrete abuzimi.

Aktori thekson se dëshiron që çdo përdorim i zërit apo ngjashmërisë së tij të bëhet vetëm me miratimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Matthew McConaughey regjistron sloganin e tij për t’u mbrojtur nga abuzimet e AI-së appeared first on Sinjali.

Vdes presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso

Klubi i Fiorentinës ka njoftuar se presidenti i saj, Rocco Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.

Biznesmeni italo-amerikan, i cili mori drejtimin e klubit në vitin 2019 pasi e bleu nga familja Della Valle, la gjurmë të thella gjatë mandatit të tij.

Ai u angazhua në modernizimin e klubit, duke ndërtuar qendrën stërvitore Viola Park dhe duke e çuar Fiorentinën në një finale të Kupës së Italisë dhe dy finale të UEFA Conference League.

Fiorentina vlerësoi gjithashtu lidhjen e fortë të Commisso-s me tifozët dhe kontributin e tij humanitar, duke theksuar se trashëgimia e tij do të mbetet e paharrueshme në historinë e klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso appeared first on Sinjali.

Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturonte nga Rusia drejt Detit Baltik

Avionët italianë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore, të vendosur në Bazën Ajrore Ämari në Estoni, u ngritën në ajër dje për të kapur një avion rus Beriev Be-200 që fluturonte nga Rusia kontinentale drejt Detit Baltik.

Kapja u krye nga avionët Aeronautica Militare që veprojnë si pjesë e misionit të Policisë Ajrore të NATO-s, i cili siguron mbrojtje të vazhdueshme të hapësirës ajrore të Aleancës, veçanërisht përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Policia Ajrore e NATO-s përfshin reagimin e shpejtë të avionëve luftarakë ndaj avionëve ushtarakë të paidentifikuar ose jo në përputhje me rregullat që veprojnë pranë hapësirës ajrore të NATO-s.

Avionët ngrihen në ajër për të identifikuar vizualisht, monitoruar dhe, kur është e nevojshme, për të shoqëruar fluturime të tilla, pa hyrë në hapësirën ajrore armike ose pa u angazhuar nëse nuk kërkohet.

Sipas shifrave të NATO-s, më shumë se 500 fluturime patrullimi ajror u kryen në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s gjatë vitit 2025, duke reflektuar nivele të qëndrueshme aktiviteti përgjatë kufijve të Aleancës.

Misionet e Patrullimit Ajror të NATO-s kryhen në bazë rotacioni nga vendet aleate dhe operojnë 24 orë në ditë për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e territorit të NATO-s.

11:30 today, 🇮🇹 Eurofighter Typhoons deployed at Ämari, 🇪🇪, were scrambled to intercept a 🇷🇺 BE-200 aircraft approaching the Baltic Sea

In 2025, over 500 scrambles have been executed across NATO airspace.
Air Policing and enhanced Vigilance Activities ensure Allied security 24/7 pic.twitter.com/SgyeaRVnNN

— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) January 16, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturonte nga Rusia drejt Detit Baltik appeared first on Sinjali.

❌