Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump: Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, “do të ishin budallenj nëse nuk do ta bënin”

Presidenti amerikan, Donald Trump përsëri tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje bërthamore, ndërsa paralajmëroi se “do të ishin budallenj nëse nuk do ta bënin”.

“Sipas jush e dini, aktualisht kemi një flotë të madhe që po shkon drejt Iranit. Do të shohim çfarë ndodh. Mendoj se ata duan të bëjnë një marrëveshje. Do të ishin budallenj nëse nuk e bënin”, tha lideri amerikan për Fox Business.

“Ne e shkatërruam fuqinë e tyre bërthamore herën e kaluar dhe do të shohim nëse do të shkatërrojmë më shumë këtë herë”, shtoi 79-vjeçari, para se të përsëriste se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje – por që ajo duhet të jetë një “marrëveshje e mirë”.

“Asnjë armë bërthamore, as raketa, as kjo, as ajo, të gjitha gjërat e ndryshme që dëshiron”, vazhdoi Trump, shkruan CNN.

Presidenti javën e kaluar tha se SHBA kishte pasur “bisedime shumë të mira” me Iranin, pasi delegacione nga të dy vendet morën pjesë në diskutime indirekte në Oman të premten, transmeton Sinjali.

Trump do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ndërsa burime izraelite i thanë CNN-së se Netanyahu ka ndërmend t’i paraqesë informacione të reja mbi kapacitetet ushtarake iraniane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, “do të ishin budallenj nëse nuk do ta bënin” appeared first on Sinjali.

Horoskopi ditor për datën 11 shkurt

Dashi

Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.

Demi

Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.

Binjakët

Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë do të hasni me situata, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për tu menaxhuar.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat do arrini që ti çoni deri në fund.

Luani

Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.

Virgjëresha

Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë dhe ky është momenti për të korrur frytet.

Peshorja

Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën.

Akrepi

Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale, shkruan noa.al.

Shigjetari

Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave mund të mundoheni paksa, por do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Bricjapi

Gjatë kësaj fillimjave do të jeni të përhumbur në mendime. Keni shumë ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur.

Ujori

Kjo ditë e re do të sjellë me vete shumë lodhje. Në këtë periudhë jeni ndjerë nën presion dhe kjo ndjesi stresi do vijojë që t’iu shoqërojë edhe në ditët në vijim.

Peshqit

Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duna vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi ditor për datën 11 shkurt appeared first on Sinjali.

Moti për sot me vranësira të shpeshta

Sot parashikohet mot me vranësira të shpeshta, me ndonjë interval kohor me diell në disa lokalitete, ndërsa herë pas here priten edhe reshje lokale shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për sot me vranësira të shpeshta appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me 10 qese drogë në xhep në Mitrovicë – arrestohet i riu, sekuestrrohen mbi 11 gram substancë narkotike

Një rast posedimi të narkotikëve është zbuluar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi i janë gjetur disa qese me substancë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 09.02.2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku zyrtarët policor, gjatë kryerjes së detyrave policore, kanë hasur në personin e dyshuar Leon Isufi rreth 19 vjeç.

Gjatë kontrollit trupor, në xhepin e djathtë të xhaketës së tij janë gjetur 10 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike. I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Në vendin e ngjarjes janë njoftuar njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë bërë matjen e substancës së sekuestruar, që ka rezultuar me peshë totale 11 gram.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet edhe nga Njësia e Antidrogës.

Hetimet janë në vazhdim dhe për procedurat e mëtejme pritet njoftim shtesë nga autoritetet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet me 10 qese drogë në xhep në Mitrovicë – arrestohet i riu, sekuestrrohen mbi 11 gram substancë narkotike appeared first on Sinjali.

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi Rama, pas protestave të opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-Kryeministri dhe Kreu i Shtetit Sali Berisha. Përfundimi i fjalimit të tij ishte, siç ndodhi dy javë më parë, sinjali për një sulm nga një grup […]

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sot Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku është njoftuar për gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë. Berisha deklaroi se mënyra se policët “u sollën si bisha” ndaj Nallbatit, ndërsa kritikoi sjelljen e tyre […]

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për protestën e sotme të opozitës që sipas tij, e dridhën sot Narkoregjimin e kalbur. “Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e […]

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë Ai ka denoncuar ashpër sjelljen e uniformave të policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë […]

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

Reuters i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, duke thënë se vazhdimësia e tyre përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013. Reuters thekson se mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Belinda Ballukut, nën akuzë […]

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Rreth 6 punonjës policie u dëmtuan mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës, e organizuar fillimisht tek sheshi para Kryeministrisë e më pas tek Kuvendi. Sic njofton gazetarja e News24, Xhensila Kodra, drejt policisë u hodhën bomba molotovë dhe fishekzjarre si dhe sende të forta të cilët kanë lënduar rreth 6 punonjës policie.

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Pasi i vunë flakën Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur tek godina e Kuvendit të Shqipërisë. Me t’u bashkuar, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe kordonit të policisë. Dhe pas tyre kanë nisur hedhjet e molotovëve, duke krijuar një situatë të frikshme, ku shpërthimet u shënuan në këmbët dhe trupat e policëve. Ndërkaq […]

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur në numra të konsiderueshëm para godinës së Parlamentit, duke intensifikuar aksionin e tyre. Mes tyre janë edhe deputetë të PD, të cilët janë përfshirë në përplasje me kordonin e sigurisë dhe forcat e rendit të vendosura për ruajtjen e ambientit. Situata para Parlamentit mbetet tensionuar, ndërsa protestuesit kanë tentuar […]

Policia po kërkon të arrestojë zjarrhedhësin kryesor si në foto

Molotov dhe një makineri zjarri pa ndalesë nga një person protestues mbrëmë para kryeministrisë dhe te selia e parlamentit. Policia ka shpallur në kërkim personin që shikohet në foto i cili ndez “makinerinë” zjarrhedhëse, e cila ishte një shpikje allashqiptare, por që bëri namin në protestë. Janë sekuestruar të gjitha kamerat dhe po shikohet personi në turmë duke synuar kapjen e tij.

Source

Tërmet i fortë godet verilindjen e Shqipërisë, 4.8 ballë. Ka dëmtime të vogla në banesa

Një lëkundje e fortë tërmeti shkundi rajonin e Prizrenit në Kosovë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundja ka ndodhur në orën 22:05. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet 6 ballë të Merkalit. Thellësia e goditjes ka qenë 5 km ndërsa epiqendra 23 km Lindje të…

Source

Mediat e huaja për protestën e Tiranës

Mediat kryesore europiane dhe botërore kanë pasqyruar protestën e PD në Tiranë. Ndër ta media shtetrore gjermane DW shkruan: Fjalime politike, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, molotovë, mjete piroteknike, ujë dhe gaz lotsjellës. I njëjti skenar i protestave të mëparshme e riktheu opozitën në sheshin përpara Kryrministrisë. Ndryshe nga protesta e 24 janarit…

Source

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania: Ardit Murataj, Livia Lozi dhe Shëndrit Lumi



Shtëpia e Big Brother VIP Albania është pasuruar me tre banorë të rinj, duke sjellë dinamika dhe energji të reja në lojë.

Në garë janë futur Ardit Murataj, gazetar dhe moderator i njohur, Livia Lozi, aktore, si dhe Shëndrit Lumi, gazetar nga Kosova.

Hyrja e tyre ka surprizuar banorët aktualë dhe ka zgjuar reagime të shumta brenda shtëpisë.

Treshja pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e lojës, aleancat mes banorëve dhe raportet brenda shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë tension dhe kuriozitet tek publiku.

Banorët e rinj do të rrinë në ‘shpellë’. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Pse guri në veshka kthehet sërish? Zbulimi i ri sfidon bindjet e vjetra mjekësore



Shkencëtarët zbulojnë diçka shqetësuese brenda gurëve “joinfektivë” – dhe kjo shpjegon pse rikthehen vazhdimisht

Për vite me radhë kemi besuar se guri në veshka është ekskluzivisht pasojë e “kimisë”: shumë pak lëngje, tepër minerale, ushqyerje e gabuar dhe gjenetikë. Megjithatë, një hulumtim i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos sjell një zbulim befasues që mund të ndryshojë mënyrën se si e kuptojmë formimin e kësaj gjendjeje jashtëzakonisht të dhimbshme dhe shumë të shpeshtë.

Për herë të parë, studiuesit kanë gjetur prova se bakteret fshihen brenda të ashtuquajturve gurë “joinfektivë” në veshka. Dhe jo vetëm që janë të pranishme, por janë pjesë përbërëse e strukturës së tyre të brendshme.

– Bëhet fjalë për gurë kalcium-oksalat, tipi më i shpeshtë i gurëve në veshka, që përbëjnë më shumë se 70 për qind të të gjitha rasteve. Deri tani, pas nxjerrjes nga organizmi, konsideroheshin “sterilë”. Hulumtimi i ri tregon se ndoshta kurrë nuk kanë qenë të tillë. Ky zbulim vë në pikëpyetje bindjen shumëvjeçare se guri në veshka zhvillohet ekskluzivisht përmes proceseve kimike dhe fizike. Kemi treguar se bakteret mund të qëndrojnë brenda gurit dhe të marrin pjesë aktive në formimin e tij, shpjegon dr. Kimora Skotland, urologe në UCLA dhe një nga autorët e studimit.

Me fjalë të tjera, guri në veshka mund të mos jetë vetëm pasojë e dehidratimit, por edhe e një procesi mikrobiologjik që zhvillohet thellë në sistemin urinar.

Pse është i rëndësishëm ky zbulim

Një nga problemet më të mëdha te guri në veshka është rikthimi i tij i vazhdueshëm. Shumë pacientë përjetojnë të njëjtën dhimbje “ferri” disa herë gjatë jetës, shpesh pa një shpjegim të qartë pse guri formohet sërish.

Hulumtimi i ri sugjeron se, në këto raste, shkaku mund të jetë një infeksion bakterial i fshehur në veshka, ureter ose fshikëz urinare, edhe kur nuk ekzistojnë shenja klasike të infeksionit të traktit urinar. Studiuesit, përmes mikroskopisë elektronike dhe fluorescente, kanë gjetur gjurmë strukturore dhe kimike të baktereve në gurët e marrë nga pacientë që nuk kishin infeksion urinar të diagnostikuar.

Nëse konfirmohet se bakteret kanë rol aktiv në formimin e gurit, kjo hap rrugë për qasje krejtësisht të reja terapeutike. Trajtimi i infeksionit mund, të paktën te disa pacientë, të ulë rrezikun e formimit të përsëritur të gurëve, transmeton Telegrafi.

Shutterstock

Sa i shpeshtë është në të vërtetë problemi i gurit në veshka

Statistikat janë të pamëshirshme. Vlerësimet tregojnë se deri një në 11 persona gjatë jetës do të ketë gur në veshka. A keni ndier ndonjëherë dhimbje të papritur dhe shumë të fortë në shpinë, anë apo në pjesën e poshtme të barkut, aq intensive sa t’ju paralizojë? Nëse po, është e mundur që tashmë të keni përjetuar një sulm nga guri në veshka.

Guri në veshka është një depozitë e fortë e përbërë nga minerale dhe kripëra që formohen brenda veshkave. Përveç dhimbjes së padurueshme, ai mund të çojë edhe në infeksione, dëmtime të veshkave, madje edhe sepsë, nëse nuk trajtohet me kohë.

Tri arsyet më të shpeshta për formimin e gurit në veshka

Sipas dr. Rafid Jusifit, urolog në qendrën McLaren Greater Lansing, ekzistojnë disa faktorë kyç që rrisin rrezikun për formimin e gurit në veshka.

1.Dehidratimi
Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve është shkaku më i shpeshtë. Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë, urina bëhet e përqendruar, gjë që u mundëson mineraleve të kristalizohen më lehtë dhe të formojnë gurë.

2.Ushqyerja e pasur me oksalate
Nëse jeni të prirë për gurë, pikërisht disa ushqime që shpesh konsiderohen të shëndetshme mund të jenë problematike. Spinaqi, produktet e sojës, bajamet, patatja, panxhari dhe hurmat përmbajnë nivele të larta oksalatesh që kontribuojnë në formimin e gurëve kalcium-oksalat.
Dr. Jusifi këshillon që marrja e këtyre ushqimeve të reduktohet, ndërsa të rritet marrja e acidit citrik, për shembull përmes lëngut të limonit ose uthullës së mollës, pasi ai mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve.

3.Nxehtësia dhe djersitja e shtuar
Temperaturat e larta, qëndrimi në ambiente të ngrohta, ushtrimet intensive ose puna fizike pa rehidratim adekuat e rrisin më tej rrezikun. Me djersitje humbim lëngje dhe, nëse nuk i kompensojmë, krijojmë kushte ideale për formimin e gurëve.

Simptomat që nuk duhen injoruar

Simptomat më të shpeshta të gurit në veshka janë:

  • dhimbje e fortë në pjesën e poshtme të barkut, shpinë, anë ose ijë
    • urinim i shpeshtë ose urgjent
    • gjak në urinë
    • të përziera dhe të vjella
  • Nëse këtyre simptomave u shtohen edhe ethe dhe dridhje, kjo mund të tregojë një infeksion të zhvilluar për shkak të gurit, gjë që kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore.

    – Nëse ndjeni këto simptoma, është e rëndësishme që trajtimi të nisë sa më shpejt. Ekzistojnë metoda të ndryshme, nga barnat dhe valët ultrasonike deri te ndërhyrjet kirurgjikale. Nëse ka infeksion, ai duhet trajtuar pa vonesë, thekson dr. Jusifi.

    Nëse keni dhimbje të forta, të vjella, temperaturë ose ethe, mos prisni. Shkuarja në urgjencën më të afërt mund të jetë vendimtare, sepse në disa raste guri mund të bllokojë rrugët urinare dhe të çojë në komplikime serioze.

    Çfarë na mëson hulumtimi i ri

    Zbulimi i baktereve brenda gurit në veshka ndryshon këndvështrimin tonë për këtë sëmundje. Guri mund të mos jetë vetëm një “problem mekanik”, por një proces i ndërlikuar ku marrin pjesë edhe mikroorganizmat.

    Për pacientët që prej vitesh përballen me gurë të përsëritur, kjo mund të nënkuptojë shpresë se në të ardhmen do të trajtohet shkaku, e jo vetëm pasoja. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, na kujton edhe një herë se trupi rrallë funksionon thjesht. Pas çdo simptome shpesh fshihet një histori më komplekse sesa kemi menduar. /Telegrafi/

    Nëse keni shije të mirë, pranvera 2026 sjell 7 trende të reja stili



    Moda e pranverës 2026 vendos theksin te eksperimentimi dhe shprehja personale përmes ngjyrave intensive dhe teksturave interesante

    Moda e femrave për pranverën 2026 dërgon një mesazh të qartë: ka ardhur koha për eksperimente dhe për rikthimin e një shprehjeje të fortë vizuale. Kombinimet minimaliste njëngjyrëshe po ia lënë gradualisht vendin ngjyrave të guximshme, teksturave interesante dhe siluetave që theksojnë figurën. Dizajnerët propozojnë veshje që përshtaten lehtë me gardërobën e përditshme, por që kanë fuqinë ta ngrejnë të gjithë pamjen në një nivel më të lartë.

    Nëse dëshironi të jeni në hap me modën në pranverën 2026, mjafton të përfshini në gardërobë disa elemente kyçe që tashmë dominojnë pasarelat dhe stilimin e rrugës.

    1. Xhaketë me siluetë të theksuar

    Backgrid

    Trendet e pranverës 2026 rikthejnë xhaketat që krijojnë strukturë dhe theksojnë përmasat e trupit. Në fokus janë modelet që ndjekin vijën e belit dhe kanë supe të theksuara ose fund të zgjeruar dekorativ. Këto prerje krijojnë efektin e “orës së rërës” dhe e bëjnë edhe kombinimin më të thjeshtë të duket i menduar dhe elegant.

    Si të vishet: kombinohet me pantallona të ngushta, xhinse të ngushta ose funde të ngushta për të ruajtur balancën e siluetës. Xhaketa me fund të zgjeruar duket më bukur me pantallona të drejta, ndërsa modelet me supe të theksuara mund të vishen edhe mbi fustane. Janë po aq aktuale si ngjyrat neutrale, ashtu edhe ngjyrat e forta.

    2. Bluzë gjysmë transparente

    profimedia

    Bluzat transparente mbeten ndër hitet kryesore të sezonit, por në një version më të sofistikuar. Rrjeta plotësisht e zhveshur pa detaje po del nga moda, ndërsa në plan të parë vijnë modelet me qëndisje, printime ose zbukurime rreth qafës, si fjongo dhe lidhëse. Veçanërisht të kërkuara janë pjesët e lehta prej tili dhe organze.

    Si të vishet: ideale mbi sutjenat e butë prej dantelle ose një top në ngjyrë lëkure. Kombinohen shkëlqyeshëm me pantallona me bel të lartë, funde të ngushta dhe xhinse. Bluzat me fjongo përshtaten lehtë në kombinime zyre, ndërsa modelet fluide janë perfekte për dalje në mbrëmje. Shtresëzimi është i dëshiruar dhe i jep thellësi pamjes.

    3. Resa në forma të papritura

    Backgrid

    Resat mbeten në modë, por në një formë të rifreskuar. Në vend të skajeve klasike, tani shfaqen në versione maksi te aksesorët ose si resë të rregulluara në formë xhufkash. Më së shpeshti i shohim te çantat, këpucët, bizhuteritë, por edhe te veshjet.

    Si të vishet: për ato që nuk janë gati për guxim të madh, aksesorët janë fillimi ideal. Veshjet me resë kombinojini me pjesë të thjeshta, pa dekor shtesë. Resat sjellin dinamikë dhe lëvizje, prandaj duken veçanërisht bukur në funde, xhaketa dhe fustane mbrëmjeje.

    4. Çorape najloni me ngjyrë

    The Image Direct

    Një nga trendet më interesante të pranverës 2026 janë çorapet najloni me ngjyrë. Ato mund ta transformojnë në çast edhe kombinimin më të thjeshtë. Modelet e holla, gjysmë transparente janë perfekte për stilit romantik, ndërsa ngjyrat më të forta dhe më të dendura janë ideale për deklarata të forta mode.

    Si të vishet: kombinohen me fustane, funde dhe pantallona të shkurtra. Duken më bukur me këpucë në të njëjtën ngjyrë ose në tone neutrale si e zeza apo bezha. Nëse çorapet janë të theksuara, pjesa tjetër e veshjes duhet të jetë më e qetë. Për punë zgjidhni nuanca të errëta, për mbrëmje ngjyra të forta.

    5. Ngjyra kontrastuese

    Backgrid

    Pas disa sezonesh ku dominoi stili monokromatik, me kontraste të forta ngjyrash. rikthehet fuqishëm. Kombinimi i ngjyrave kontraste bëhet mënyra kryesore e shprehjes përmes modës. Mund të bashkohen pjesë me nuanca krejtësisht të ndryshme ose të zgjidhet veshje që tashmë ka blloqe ngjyrash të qarta.

    Si të vishet: nisni thjesht, për shembull me një bluzë rozë dhe pantallona blu, ose një fund portokalli dhe top vjollcë. Për më guximtaret, ka fustane dhe komplete me kontraste të integruara. E rëndësishme është që ngjyrat të jenë të pastra dhe të ngopura.

    6. Shtresëzim me materiale transparente

    Splash

    Pranvera 2026 inkurajon lojën me shtresa, sidomos kur bëhet fjalë për pëlhura transparente. Fundi i tejdukshëm, fustan i lehtë dhe rrjeta vishen në disa shtresa, duke krijuar efekte vizuale interesante pa rënduar siluetën.

    Si të vishet: një fund i tejdukshëm mbi një fund bazë, një bluzë e hollë mbi një veshje të brendshme të thjeshtë ose një fustan i lehtë mbi pantallona. Për kombinime të përditshme mjaftojnë dy deri në tre shtresa, ndërsa kombinimet e mbrëmjes lejojnë më shumë kreativitet.

    7. Aksesorët si theksi kryesor

    AKM Images

    Në pranverën 2026, aksesorët nuk janë më dytësorë. Çantat, këpucët dhe bizhuteritë bëhen pika qendrore e kombinimit. Në trend janë vathë të mëdhenj, çanta me forma të pazakonta dhe këpucë me dekor si resë, qëndisje dhe detaje metalike.

    Si të vishet: rregulli është i thjeshtë. Nëse aksesorët janë të theksuar, veshja duhet të jetë më e thjeshtë. Vathët e mëdhenj shkojnë shkëlqyeshëm me një siluetë të pastër fustani, ndërsa çanta me resë funksionon perfekt me një kostum klasik. Kombinimi i materialeve dhe metaleve të ndryshme lejohet, por pa e tepruar.

    Si t’i kombinoni me mençuri trendet

    Më e rëndësishmja është të mos përpiqeni t’i vishni të gjitha trendet njëherësh. Mjafton të zgjidhni dy ose tre elemente që përshtaten natyrshëm me stilin dhe gardërobën tuaj. Pranvera 2026 ofron pjesë që kombinohen lehtë: një xhaketë me siluetë të theksuar me një fustan të thjeshtë dhe çorape najloni me ngjyrë, ose një bluzë transparente e kombinuar me pantallona me ngjyra dhe një çantë me resë. Rezultati është një pamje moderne, e veshshme dhe mbresëlënëse, pa shumë përpjekje. /Telegrafi/

    ❌