❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

HANKO e KamenicĂ«s: NjĂ« histori e pazakontĂ« qĂ« rrĂ«fehet nĂ« Folklor – VIDEO

HANKO e KamenicĂ«s: NjĂ« histori e pazakontĂ« qĂ« rrĂ«fehet nĂ« Folklor   Historia e qytetit tĂ« braktisur tĂ« KamenicĂ«s vjen deri nĂ« ditĂ«t e sotme edhe nĂ«pĂ«rmjet folklorit. Pelivan Basho dhe Hekuran Gjokoli e ka kĂ«nduar kĂ«tĂ« kĂ«ngĂ« nĂ« Festivalin e GjirokastrĂ«s si pjesĂ« e Grupit tĂ« Zhulatit. Ai thotĂ« se teksin e kĂ«ngĂ«s e [
]

The post HANKO e KamenicĂ«s: NjĂ« histori e pazakontĂ« qĂ« rrĂ«fehet nĂ« Folklor – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Uji nga rrjeti publik në Kamenicë vetëm për përdorim teknik



Komuna e Kamenicës njofton konsumatorët në zonat e Stacionit të Pompimit Bahqja dhe SP Berivojcë se uji nga rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk është i përshtatshëm për pije.

Si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve, parametrat kimikë të ujit në këto zona janë ndryshuar, duke bërë që uji të mos i plotësojë standardet për ujë të pijshëm.

Në këtë kontekst, qytetarët nuk duhet ta përdorin ujin për konsum deri në një njoftim të ri, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit. Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, si larje dhe sanitare.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Uji në disa zona të Kamenicës i papërshtatshëm për pije për shkak të rritjes së nitrateve



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorĂ«t nĂ« disa zona tĂ« KomunĂ«s sĂ« KamenicĂ«s se uji nga rrjeti publik i ujĂ«sjellĂ«sit aktualisht nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r pije.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve në ujë, ka ardhur deri te ndryshimi i parametrave kimikë, çka bën që uji të mos i plotësojë standardet për ujë të pijshëm. Zonat e prekura janë Stacioni i Pompimit nr. 2, lagjja Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Nga KRU “Hidromorava” theksohet se, deri nĂ« njĂ« njoftim tĂ« radhĂ«s dhe pas normalizimit tĂ« gjendjes si dhe konfirmimit tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« ujit, konsumatorĂ«t nuk duhet ta pĂ«rdorin ujin nga rrjeti publik pĂ«r pije.

Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, si larje, sanitare dhe përdorime të tjera që nuk përfshijnë konsum njerëzor.

KRU “Hidromorava” u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r mirĂ«kuptim dhe siguron se do t’i njoftojĂ« me kohĂ« konsumatorĂ«t sapo tĂ« krijohen kushtet qĂ« uji tĂ« jetĂ« i sigurt pĂ«r pije. /Telegrafi/


Në Kamenicë ndizen flakadanët e kujtesës për heronjtë Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka



NĂ« kuadĂ«r tĂ« manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, Komuna e KamenicĂ«s organizoi aktivitetin simbolik tĂ« ndezjes sĂ« flakadanĂ«ve, nĂ« nderim tĂ« heronjve tĂ« kombit.

Në ceremoni mori pjesë Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Behar Hyseni, i cili së bashku me zyrtarë të drejtorisë dhe qytetarë ndezën flakadanët që simbolizojnë sakrificën dhe qëndresën e heronjve të Kamenicës.

Drejtori Hyseni pĂ«rkujtoi natĂ«n e 11–12 janarit tĂ« vitit 1984, kur heronjtĂ« Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ranĂ« gjatĂ« pĂ«rleshjes me forcat policore serbe nĂ« KodrĂ«n e Trimave nĂ« PrishtinĂ«.

“Nata mes 11–12 janarit na rikthen nĂ« kujtesĂ« guximin dhe sakrificĂ«n e heronjve tĂ« KamenicĂ«s, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe veprimtarin dhe patriotin e madh Kadri Zeka. PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« natĂ«, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ranĂ« heroikisht. Me ndezjen simbolike tĂ« flakadanĂ«ve, ne i nderojmĂ« Rexhep MalĂ«n, Nuhi BerishĂ«n dhe Kadri ZekĂ«n, jo vetĂ«m si heronj tĂ« KamenicĂ«s, por si shtylla tĂ« njĂ« kombi qĂ« jeton sepse dikush zgjodhi tĂ« mos jetojĂ« i pĂ«rulur. Ata janĂ« krenari e mbarĂ« kombit shqiptar, dĂ«shmi se sakrifica nuk shuhet, por shndĂ«rrohet nĂ« kujtesĂ«, e kujtesa nĂ« udhĂ«rrĂ«fyes”, tha Hyseni.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë përkujtimore, duke përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes së përhershme ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës njofton për gjendjen e rrugëve



Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se aktualisht të gjitha rrugët në territorin e saj janë të hapura dhe të qasshme për qarkullim.

Sipas Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, ekipet janë në terren me kapacitete të plota, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar bllokimin e rrugëve dhe për të siguruar qarkullim të sigurt.

“Jemi nĂ« terren me gjithĂ« kapacitetin tonĂ« dhe po monitorojmĂ« rrugĂ«t pĂ«r çdo situatĂ« qĂ« mund tĂ« rrezikojĂ« qarkullimin”, thanĂ« nga Drejtoria pĂ«r ShĂ«rbime Publike.

Komuna i bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, për shkak të rrezikut nga ngricat.

“Ju rekomandojmĂ« tĂ« pĂ«rshtatni shpejtĂ«sinĂ« dhe sjelljen nĂ« rrugĂ« sipas kushteve atmosferike dhe tĂ« jeni tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« çdo situatĂ«â€, shtuan nga Komuna e KamenicĂ«s. /Telegrafi/


Arbnore Beqiraj emërohet Kryesuese e Kuvendit Komunal të Kamenicës



Arbnore Beqiraj është emëruar Kryesuese e Kuvendit Komunal të Kamenicës, duke u bërë gruaja e parë që udhëheq legjislativin komunal.

Ajo ka qenë edhe gruaja më e votuar në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike për dy mandate radhazi.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka theksuar se përvoja profesionale dhe angazhimi politik e bëjnë Beqirajn një zgjedhje të denjë për këtë rol të rëndësishëm, përcjell Telegrafi.

“Me kĂ«tĂ« pozicion tĂ« ri, Arbnorja pritet tĂ« jetĂ« zĂ« i fuqishĂ«m i qytetarĂ«ve dhe garantuese e funksionimit demokratik tĂ« Kuvendit Komunal, duke hapur rrugĂ« pĂ«r njĂ« kapitull tĂ« ri tĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«risĂ« dhe bashkĂ«punimit institucional nĂ« KamenicĂ«â€, ka shkruar Rahimaj nĂ« njoftimin e tij.

Emërimi i saj shënon një moment historik për Kamenicën dhe urojmë që përvoja dhe angazhimi i saj të kontribuojnë në realizimin e projekteve të mëdha dhe në avancimin e qeverisjes lokale. /Telegrafi/


Arian Mavriqi pastron në mënyrë vullnetare lumin e Kamenicës nga gomat e hedhura



Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi, ka raportuar pastrimin e lumit të Kamenicës nga gomat e hedhura në ujë.

Ai kishte bërë më parë thirrje për pastrimin e lumit dhe tani ka bërë të ditur se ndërhyrja ka qenë e suksesshme.

“Ju pata premtuar se do i largoj kĂ«to goma! TashmĂ« po duket mĂ« bukur”, ka shkruar Mavriqi nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, pĂ«rcjell Telegrafi.



Ai falĂ«nderoi NdĂ«rmarrjen Publike “Dardana” pĂ«r reagimin e shpejtĂ« dhe pĂ«r largimin e gomave nga lokacioni ku ishin hedhur.

Pas pastrimit, lumi është kthyer në një ambient më të pastër dhe më të sigurt për komunitetin. /Telegrafi/




Komuna e Kamenicës vazhdon mbështetjen për familjet e reja me BabyBox



Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nisur ditën duke vizituar familjet përfitues të radhës të programit BabyBOX, një iniciativë që mbështet familjet me foshnja të reja.

“Edhe sot kemi nisur ditĂ«n me buzĂ«qeshje, sepse çdo kuti BabyBOX shkon drejt njĂ« familjeje qĂ« sapo Ă«shtĂ« rritur me njĂ« mrekulli tĂ« vogĂ«l,” tha kryetari Rahimaj.

Ky edicion i BabyBOX vjen me një surprizë të veçantë: përveç artikujve bazë për foshnjat, kutitë përmbajnë edhe baby monitor, një mjet që ndihmon prindërit të kenë më të lehtë kujdesin për të vegjlit në çdo moment.

“Investimi nĂ« familje Ă«shtĂ« investim nĂ« tĂ« ardhmen,” theksoi Rahimaj, duke nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e mbĂ«shtetjes ndaj prindĂ«rve dhe fĂ«mijĂ«ve nĂ« fillimet e tyre.

Programi BabyBOX, i cili ka për qëllim të ofrojë ndihmë praktike dhe të përmirësojë mirëqenien e familjeve, vazhdon të sjellë gëzim dhe mbështetje konkrete për komunitetin e Kamenicës. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës u bën thirrje qytetarëve të prekur nga vërshimet të paraqesin dëmet materiale



Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët e prekur nga vërshimet e fundit që të paraqiten për evidentimin e dëmeve materiale.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, duke specifikuar qartë dëmet e shkaktuara nga reshjet.

Për këtë proces, është formuar një komision i cili do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të përgatisë një raport përmbledhës për vlerësimin e dëmeve, përcjell Telegrafi.

Raporti më pas i dorëzohet Kryetarit të Komunës për shqyrtim.

Pas fazës komuale, raporti procedohet në Asamblenë Komunale për miratim dhe më pas dërgohet në nivel qendror, ku merret vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës publikon listën përfundimtare të përfituesve të bursave komunale për studentë



Komuna e Kamenicës ka publikuar listën përfundimtare të studentëve përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2025/2026.

Lista, e aprovuar nga komisioni përkatës pas trajtimit të të gjitha aplikimeve dhe ankesave, përfshin studentët që kanë plotësuar kriteret e rregullta të konkursit të hapur më herët.

Sipas dokumentit zyrtar, bursa prej 500 eurosh u ndahet studentëve të renditur si përfitues në bazë të sistemit të pikëzimit, i cili përfshin: notën mesatare, statusin social, kategoritë e dala nga lufta, kushtet familjare, drejtimet deficitarë dhe kritere të tjera të përcaktuara, raporton Telegrafi.

Përzgjedhja është bërë duke respektuar plotësisht rregulloren për bursat komunale, ndërsa komuna ka theksuar se dokumenti i publikuar paraqet listën finale të studentëve që do të mbështeten financiarisht për këtë vit akademik.

Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë studentët për aplikimet dhe fton përfituesit të përcjellin njoftimet e radhës për procedurat e marrjes së bursës. /Telegrafi/


Publikohet lista e pĂ«rfituesve tĂ« bursave komunale nĂ« KamenicĂ« pĂ«r vitin akademik 2025–2026



Komuna e KamenicĂ«s ka publikuar listĂ«n preliminare tĂ« studentĂ«ve pĂ«rfitues tĂ« bursĂ«s komunale pĂ«r vitin akademik 2025–2026.

Në njoftimin zyrtar thuhet se lista është bërë publike pas shqyrtimit të aplikacioneve nga komisioni përkatës dhe përfshin emrat e studentëve që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në thirrjen për aplikim, përcjell Telegrafi.

Të gjithë kandidatët kanë mundësi të paraqesin ankesat e tyre brenda afatit të përcaktuar nga komuna, përpara se të shpallet lista përfundimtare e përfituesve.

Lista e plotĂ« e studentĂ«ve pĂ«rfitues mund tĂ« shihet nĂ« linkun zyrtar tĂ« KomunĂ«s sĂ« KamenicĂ«s: Lista preliminare e pĂ«rfituesve tĂ« bursĂ«s komunale 2025–2026

Ky program bursash është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Kamenicës për të mbështetur arsimimin e lartë dhe për të lehtësuar barrën financiare të studentëve nga kjo komunë. /Telegrafi/


Kamenica kujdeset pĂ«r mĂ« tĂ« vegjlit – pako ndihmĂ«se pĂ«r çdo foshnjĂ« tĂ« porsalindur



Komuna e KamenicĂ«s ka shpallur Thirrjen Publike pĂ«r subvencionimin e prindĂ«rve me “Baby Box” – pako ndihmĂ«se qĂ« pĂ«rmban rroba dhe produkte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r foshnje dhe nĂ«nat e reja.

Kjo nismë është pjesë e politikave komunale për përmirësimin e mirëqenies familjare, me qëllim mbështetjen e nënave, foshnjave dhe familjeve të reja në ditët dhe javët e para pas lindjes.

Sipas njoftimit zyrtar, programi “Baby Box” synon tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« materiale pĂ«r gratĂ« shtatzĂ«na dhe lehonat, duke kontribuar nĂ« krijimin e kushteve mĂ« tĂ« mira pĂ«r jetĂ«n e foshnjĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simin e kujdesit prindĂ«ror.

Qëllimi i subvencionit

Pakoja “Baby Box” pĂ«rmban artikuj bazĂ« pĂ«r kujdesin ndaj foshnjĂ«s dhe nĂ«nĂ«s, tĂ« cilat ndihmojnĂ« prindĂ«rit nĂ« ditĂ«t e para tĂ« jetĂ«s sĂ« fĂ«mijĂ«s. NĂ« pĂ«rbĂ«rjen e saj pĂ«rfshihen: Rroba pĂ«r foshnjĂ«n e porsalindur; produkte pĂ«r kujdesin dhe higjienĂ«n e foshnjĂ«s; produkte pĂ«r kujdesin e nĂ«nĂ«s pas lindjes.

Kriteret e aplikimit

Për të përfituar nga ky subvencion, prindërit duhet të jenë: Qytetarë të Republikës së Kosovës; banorë të Komunës së Kamenicës; në rastin e grave shtatzëna, shtatzënia duhet të jetë nga java e 27-të e tutje; në rastin e lehonave, periudha duhet të jetë deri në 40 ditë pas lindjes së foshnjës.

Dokumentacioni i nevojshëm

Aplikuesit duhet të dorëzojnë këto dokumente:Kopje të letërnjoftimit për të dy prindërit; certifikatën e vendbanimit për të dy prindërit; deklaratën e bashkësisë familjare; raportin mjekësor nga mjeku specialist/ gjinekolog (për gratë shtatzëna); ekstraktin e lindjes për foshnjën (për lehonat).

Afati dhe mënyra e aplikimit

Thirrja është e hapur pa afat të caktuar kohor, deri në përfundimin e buxhetit të parashikuar për këtë program.

Aplikimet pranohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarët, në objektin e Komunës së Kamenicës, gjatë orarit zyrtar të punës.

Pas shqyrtimit tĂ« dokumentacionit nga Komisioni VlerĂ«sues, pĂ«rfituesit do tĂ« njoftohen zyrtarisht pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e marrjes sĂ« pakos “Baby Box”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar njoftimin, duke theksuar përkushtimin e komunës për mbështetje të vazhdueshme ndaj familjeve të reja dhe përmirësimin e mirëqenies së nënave dhe foshnjave. /Telegrafi/


Kamenica bëhet me autoambulancë e re në nderim të humanizmit dhe kujtimit të Greta Kryeziut



Një gjest i rrallë human e përplot emocion është realizuar në Komunën e Kamenicës, ku një autoambulancë e re është blerë dhe do të mbajë emrin e drejtoreshës së ndjerë të Shëndetësisë, Greta Kryeziu.

Sipas njoftimit të komunës, mjetet për blerjen e autoambulancës janë siguruar nga fondet që ishin mbledhur për trajtimin mjekësor të Gretës, e cila fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e saj.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se dashuria dhe respekti i qytetarëve për Gretën janë shndërruar në një vepër të përhershme që do të shërbejë për shpëtimin e jetëve njerëzore.



“Dashuria e njerĂ«zve pĂ«r GretĂ«n nuk u shua, por u shndĂ«rrua nĂ« vepĂ«r qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r jetĂ«n. Kjo autoambulancĂ« do tĂ« mbajĂ« pĂ«rjetĂ«sisht emrin Greta Kryeziu – vajzĂ«s sĂ« mirĂ«, profesionistes sĂ« pĂ«rkushtuar dhe shpirtit tĂ« pastĂ«r qĂ« la gjurmĂ« nĂ« zemrat tona”, tha Rahimaj.

Sipas tij, autoambulanca e re do të shërbejë për banorët e Roganës, Hodonocit, Muçivërcit, Shipashnicës, Karaqevës dhe zonave përreth, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen në shërbimet emergjente shëndetësore.

Iniciativa u realizua në marrëveshje me familjen e drejtoreshës së ndjerë dhe me ndihmën e mikut të komunës, Vehap Zuka, i cili kishte udhëhequr fushatën humanitare për mbledhjen e fondeve.

Kryetari Rahimaj shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë qytetarët, miqtë dhe donatorët që kontribuan në këtë nismë humane, duke veçuar edhe respektin ndaj familjes Kryeziu për bashkëpunimin dhe bujarinë e treguar.

“Faleminderit nga zemra tĂ« gjithĂ« bashkĂ«qytetarĂ«ve dhe njerĂ«zve tĂ« mirĂ« qĂ« e bĂ«nĂ« tĂ« mundur kĂ«tĂ« vepĂ«r humane. Mbi tĂ« gjitha, faleminderit pĂ«rzemĂ«rsisht familjes sĂ« drejtoreshĂ«s Greta, qĂ« tregoi bujari dhe korrektĂ«si ndaj donatorĂ«ve. Z. Basri, keni nderuar familjen dhe qytetin me kĂ«tĂ« veprim”, u shpreh Rahimaj. /Telegrafi/

Komuna e Kamenicës hap sezonin e gjuetisë më 2 nëntor



Komuna e Kamenicës ka njoftuar se sezoni i gjuetisë do të hapet më datë 2 nëntor 2025, ndërsa gjuetarët e interesuar mund të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm duke filluar nga 29 tetori 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, gjuetarët duhet të paraqiten në zyrën e ndërmarrjes përkatëse për të kompletuar procedurat ligjore para fillimit të sezonit.



Komuna ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, si dhe të kujdesen për ruajtjen e faunës dhe mjedisit natyror gjatë zhvillimit të aktiviteteve të gjuetisë. /Telegrafi/

Komuna e KamenicĂ«s shpall konkurs pĂ«r ndarjen e bursave pĂ«r studentĂ«t pĂ«r vitin akademik 2025–2026



Drejtoria e Arsimit nĂ« KomunĂ«n e KamenicĂ«s ka shpallur konkursin pĂ«r ndarjen e bursave pĂ«r studentĂ«t e komunĂ«s pĂ«r vitin akademik 2025–2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pĂ«rfitues tĂ« bursave mund tĂ« jenĂ« studentĂ«t e rregullt tĂ« regjistruar nĂ« Universitetin “Kadri Zeka” nĂ« Gjilan, si dhe studentĂ«t e rregullt tĂ« universiteteve publike tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, duke pĂ«rjashtuar ata qĂ« ndjekin studime pasuniversitare (master apo doktoratĂ«), raporton Telegrafi.



Ndër kriteret kryesore për përfitim përfshihen:

  • TĂ« jenĂ« studentĂ« tĂ« vitit tĂ« dytĂ« ose mĂ« lart;
  • TĂ« mos jenĂ« pĂ«rsĂ«ritĂ«s tĂ« vitit akademik;
  • TĂ« jenĂ« banorĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« KamenicĂ«s.

Pikë të veçanta do të vlerësohen për notën mesatare, statusin social, kategoritë e veçanta si studentët pa prindër, me nevoja të veçanta, apo pjesëtarë të familjeve të dala nga lufta.

Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë në objektin e komunës, brenda 15 ditëve nga data e publikimit të konkursit.

Formularët e aplikimit dhe detajet e plota mbi kriteret janë të publikuara në faqen zyrtare të komunës: http://kk.rks-gov.net/kamenice.

Komuna ka bërë të ditur se përfitimi i bursave do të varet nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit dhe numri i aplikimeve të pranueshme. /Telegrafi/

Vazhdojnë punimet në Stadiumin e Atletikës në Kamenicë



Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se punimet për ndërtimin e Stadiumit të Atletikës në Kamenicë, i vetmi i këtij lloji në Kosovë, vazhdojnë me ritme të shpejta.

Ky projekt do të ofrojë kushte moderne dhe bashkëkohore për atletët dhe komunitetin sportiv të vendit, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, disa nga objektet kryesore të stadiumit janë përfunduar, ndërsa aktualisht po punohet në fasadim, rregullimin e brendshëm dhe ndërtimin e tribunave.



Ministria thekson se punimet po ecin sipas planit të parashikuar, duke siguruar që stadiumi të jetë gati për të ofruar standarde të larta sportive dhe infrastrukturore.

Ky stadium do të shërbejë si qendër për stërvitje dhe gara të atletikës, duke kontribuar në zhvillimin e sportit në Kosovë dhe mbështetur atletët e rinj në arritjen e rezultateve të larta. /Telegrafi/

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Koretin të Kamenicës



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Hidromorava” nĂ« Gjilan ka njoftuar pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijes nĂ« fshatin Koretin tĂ« komunĂ«s sĂ« KamenicĂ«s, pĂ«rcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka ndodhur si pasojë e djegies së njësorit elektrik në Stacionin e Pompimit Koretin, duke pamundësuar funksionimin normal të sistemit të ujësjellësit në këtë zonë.



Ekipet teknike të KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në energjinë elektrike, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU “Hidromorava” ka kĂ«rkuar mirĂ«kuptimin e konsumatorĂ«ve deri nĂ« pĂ«rfundimin e punimeve dhe normalizimin e situatĂ«s. /Telegrafi/

Në Kamenicë mbahet punëtoria për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës kibernetike



Komuna e KamenicĂ«s, pĂ«rmes ZyrĂ«s pĂ«r Barazi Gjinore dhe nĂ« bashkĂ«punim me Koordinatoren e NjĂ«sisĂ« Komunale pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, ka organizuar njĂ« punĂ«tori ndĂ«rgjegjĂ«suese me temĂ«n “Format e ndryshme tĂ« dhunĂ«s me bazĂ« gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”.

Ky aktivitet u zhvillua nĂ« kuadĂ«r tĂ« Planit Lokal tĂ« Veprimit pĂ«r BarazinĂ« Gjinore, me mbĂ«shtetjen e projektit “Gender Equality Facility”, tĂ« financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UN Women dhe me pĂ«rkrahjen e Cacttus Education, pĂ«rcjell Telegrafi.



Punëtoria është udhëhequr nga trajnerja e UN Women, Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike ka trajtuar format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore, duke vënë theks të veçantë tek dhuna digjitale dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, nxënës, arsimtarë dhe qytetarë, përfshirë edhe pedagogun Afrim Hoda nga shkolla e mesme e lartë në Kamenicë.

Sipas komunës, qëllimi i kësaj punëtorie është rritja e vetëdijes për barazinë gjinore, parandalimi i formave të dhunës, si dhe krijimi i mjediseve të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e komunës. /Telegrafi/

Komuna e Kamenicës pajiset me tezga për tregjet mobile



Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka bërë të ditur se është përfunduar me sukses projekti i tezgave për tregjet mobile në komunën e Kamenicës.

Tezgat tashmë janë dorëzuar dhe do të jenë në shërbim të shitësve ambulantë dhe bujqve lokalë, duke u mundësuar atyre të ofrojnë prodhimet vendore në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze, përcjell Telegrafi.



“Ky projekt synon mbĂ«shtetjen e ekonomisĂ« lokale dhe promovimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r shitjen e produkteve bujqĂ«sore”, ka deklaruar Leka.

Drejtoria ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se do tĂ« kujdeset qĂ« tezgat t’u jepen bujqve nĂ« nevojĂ« dhe se procedurat pĂ«r shpĂ«rndarjen e tyre do tĂ« njoftohen nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. /Telegrafi/

KRU “Hidromorava” publikon orarin e ndĂ«rprerjeve tĂ« ujit pĂ«r qytetin e KamenicĂ«s



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Hidromorava” Sh.A – NjĂ«sia Operative KamenicĂ«, ka publikuar planin e reduktimeve tĂ« furnizimit me ujĂ« pĂ«r qytetin e KamenicĂ«s pĂ«r periudhĂ«n 16–31 tetor 2025.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit do të ndodhë në Lagjen Malesia (pjesa që furnizohet nga Stacioni i Pompimit Nr.3, pranë varrezave të Dëshmorëve), përcjell Telegrafi.



Kjo masë është e domosdoshme për mbushjen e rezervuarit dhe për sigurimin e furnizimit të barabartë për të gjithë zonën e shërbimit.

Orari i ndërprerjeve mund të ndryshojë në varësi të sasive të ujit të prodhuara.

Bashkëngjitur njoftimit gjendet edhe Plani i Reduktimeve të Ujit për qytetin e Kamenicës, që do të jetë në fuqi gjatë periudhës së specifikuar.

Departamenti Teknik i KRU “Hidromorava” Sh.A fton banorĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rdorin ujin me kursim gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« reduktimeve. /Telegrafi/

❌