Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
Presidenti i FIFA-s (organizmi botëror i futbollit), Gianni Infantino, ka bërë një njoftim të rëndësishëm gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Botës 2026 për fituesit e turneut.
Infantino u prit me tone entuziaste nga Trump pĂ«rpara kamerave, i cili e prezantoi presidentin e FIFA-s me fjalĂ«t: âJa ku Ă«shtĂ« Gianni, ai Ă«shtĂ« mbreti i futbollit, mbreti i sportitâ.
Në përgjigje, Infantino u shpreh me të njëjtin admirim, duke zbuluar planin për ceremoninë finale të Kupës së Botës.
âVerĂ«n e ardhshme, do tâia dorĂ«zoj KupĂ«n e BotĂ«s kampionit sĂ« bashku me presidentin e Shteteve tĂ« Bashkuaraâ.
Ky njoftim konfirmon rolin e Trump në ngjarjet madhore të futbollit, pas precedentit të vendosur verën e kaluar në Kupën e Botës për Klube, ku presidenti i SHBA-së i dorëzoi trofeun Chelseat pas fitores ndaj Paris Saint Germain.
Duke folur më gjerësisht në Davos, Infantino e shfrytëzoi momentin për të theksuar rolin e futbollit si faktor bashkues në një botë të polarizuar.
âNe jetojmĂ« nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« ndarĂ«, por ne mbĂ«shtesim paqen. NjerĂ«zit i besojnĂ« FIFA-s dhe vendeve pritĂ«se. Amerika do ta mirĂ«presĂ« botĂ«n,â u shpreh kreu i FIFA-s.
Kupa e Botës 2026 do jetë më e madhja në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.







