Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministrja Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, inspektoi Spitalin Rajonal “Memorial” në Fier, spitali pilot për autonominë financiare, ku po aplikohen modele moderne të menaxhimit, financim i bazuar në kosto reale dhe shpërblim i stafit sipas performancës. Gjatë vizitës në ambientet e këtij spitali, ministrja Sala theksoi se autonomia spitalore përbën një shtyllë themelore të…

Source

Llatja: Investimet në infrastrukturë po fuqizojnë bujqësinë në Jagodinë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, vizituan serat e fermerit Besmir Dushku në Jagodinë, një shembull konkret i zhvillimit të bujqësisë falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës rurale. Prej 6 vitesh, Besmir Dushku ka investuar me pasion dhe përkushtim në 6 dynym sera, të mbjella aktualisht me lakër, prodhim i cili shkon i gjithi për eksport…

Source

Hakerimi i SPAK, Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve: Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”…

Source

Altin Ndoci duhej të ishte në gjyqin e “Plumbit të artë”, avokati i tij: Mund të jetë në shtëpi…

I arratisuri nga burgu i Durrësit duhej të merrte pjesë në gjyqin e “Plumbit të artë”, të zhvilluar ditën e sotme. Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Ndocit. Shkresa e drejtorisë së Burgjeve u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë”. “Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës…

Source

Reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme imigruese

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike. Përditësime mbi përpunimin e vizave emigruese për shtetasit nga vendet me rrezik të lartë të përdorimit të përfitimeve…

Source

590 hektarë tokë bujqësore me prezencë uji në Shkodër

Prefektura e qarkut Shkodër ka bërë një përditësim të situatës pas reshjeve të dendura dhe motit të keq të ditëve të fillimjanarit. Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Prefektura Shkodër cilëson se situata hidrologjike paraqitet e përmirësuar, me reduktim të ndjeshëm të sipërfaqes së tokës bujqësore me prezencë uji. Sipas njoftimit, nga rreth 760 hektarë me…

Source

Niko Peleshi pritet nga Presidenti i Senatit Italian, La Russa: Shqipëri-Itali, partneritet strategjik për të ardhmen europiane

Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, u takua me Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa. Gjatë takimit u riafirmuan lidhjet e fuqishme historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve, të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve…

Source

Ministrja Spiropali i përgjigjet opozitës: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka bërë me dije ditën e sotme se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ndodhej në tren, rrugës për në Kiev, Spiropali i cilësoi spekulime politike deklaratat e fundit lidhur me këtë çështje. “Fabula e tyre e çartur shkon aq larg…

Source

Presidenti Begaj përkujton 27-vjetorin e masakrës së Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë të paarmatosur. Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan: “Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Source

Ministri Vengu thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura, edhe 24 orë për të aplikuar

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka ftuar të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Postimi i Pirro Vengut Mirëmëngjes dhe teksa kanë mbetur pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e radhës të Qendra Rekrutimit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë…

Source

Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u nderua me medaljen më të lartë të këtij shteti, nga presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan. “Dhe me fotoalbumin e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”…

Source

Ortekët e borës bllokojnë rrugën Qafë Thore–Theth

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata paraqet rrezik të lartë për kalim, duke detyruar mbylljen totale të qarkullimit për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. “Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, rreth km 5.5…

Source

Reagon Drejtoria e Burgjeve për arratisjen e Altin Ndocit

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me arratisjen e Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali i Durrësit. Drejtoria ka dhënë informacion lidhur me këtë ngjarje dhe në reagim thuhet: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon: Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej…

Source

Rama: 95% e shërbimeve tona ofrohen në internet. Me AI përkthejmë legjislacionin e BE-së

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama u shpreh se në vendin tonë, 95% e shërbimeve publike ofrohen online. Sipas kreut të qeverisë, inteligjenca artificiale po ndihmon në transformimin e legjislacionit të BE, teksa më parë…

Source

Përplasen 3 makina në Elbasan, lëndohen tre persona

Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për…

Source

Konflikt në familje, 30-vjeçarja merret me forcë në makinë dhe dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj

Policia bën me dije se një 30-vjeçare pas një konflikti është marrë forcërisht me makinë nga familjarët saj dhe më pas është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj në shtëpinë e këtij të fundit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç…

Source

Ministrja e Shëndetësisë: Hapet qendër e re komunitare në Divjakë, shërbime sociale pranë komunitetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka vizituar qendrën e re komunitare në Bashkinë Divjakë, nga ku theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sociale sa më pranë komunitetit. “Është një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet MSHMS-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, në partneritet me bashkitë, i cili mundëson ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes sociale më pranë komunitetit…

Source

Kapet duke hyrë në një banesë për të vjedhur, arrestohet 46-vjeçari në Peqin

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet…

Source

Dyshohet se fshihet në Tiranë, policia vijon kontrollet në disa zona të kryeqytetit për Altin Ndocin

Policia ka filluar kontrollet në disa zona të kryeqytetit, si në Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Selitë, pasi dyshohet se i arratisuri dje, Altin Ndoci ndodhet në Tiranës. Kontrolle janë bërë dhe në banesën e tij në Yzberisht, ndërkohë që familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendodhjen e tij. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle janë kryer edhe në rrugën e Ndroqit. Altin Ndoci…

Source

❌