Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).
Siç thuhet, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.
Dajana gjithashtu do t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.
Foto: Instagram
Është hapur po ashtu edhe një GoFundMe për të mbështetur trajtimin e modeles.
Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.
E njëjta duhet theksuar se është pjesë e showbizit që një kohë të gjatë.
Ajo ka qenë pjesë e disa klipeve të këngëtarëve të famshëm të estradës. /Telegrafi/
Ylli i muzikës 'country', Keith Urban, filloi të bashkëjetonte me partneren e tij të re, këngëtaren Karley Scott Collins pas divorcit nga aktorja Nicole Kidman.
“Kam dëgjuar se ai ka dikë dhe kjo është arsyeja pse vajzat po e mbështesin publikisht nënën e tyre”, tha një burim për DailyMail, duke iu referuar vajzave të ish-çiftit, Sunday 17-vjeçare dhe Faith 15-vjeçare.
Ai shtoi se ata janë më aktivë në rrjetet sociale pasi prindërit e tyre u divorcuan dhe se në këtë mënyrë po tregojnë mbështetje për nënën e tyre.
Keith Urban
"Që nga ndarja, vazhdon ta shohësh atë dhe vajzat në rrjetet e saj sociale dhe në foto të tjera. Ato kanë qenë me të në Paris dhe Sydney. Ajo postoi foto të tyre duke marrë pjesë në Turneun e Turqisë për Ditën e Falënderimeve, gjë që është vërtet e pazakontë sepse ajo bën një jetë private. Sa herë që i sheh, ato janë duke mbajtur duart. Është sikur po përpiqen të thonë: 'Jemi ne kundër botës'", tha ai.
Nga ana tjetër, Keith po punon aktualisht në një album të ri dhe marrëdhënia e tij me Karley Scott Collins po bëhet gjithnjë e më serioze.
Keith dhe Nicole
Burimi pohon se muzikanti nuk e tradhtoi Nicole Kidman me të.
Keith dhe Nicole ishin të martuar nga viti 2006 deri në vitin 2025.
E dashura e re e Keith
Ajo ishte e martuar më parë me Tom Cruise, me të cilin ka një vajzë, Bella, dhe një djalë, Connor. /Telegrafi/
Aktori i Hollywoodit, Matt Damon, në një paraqitje të fundit në podcast-in "The Joe Rogan Experience", foli hapur rreth mënyrës se si Netflix po e ndryshon qasjen e tij ndaj realizimit të filmave për shkak të zakoneve të shikuesve që shpesh shikojnë seriale dhe filma në shtëpi me anë të telefonave të tyre celularë.
Sipas tij, transmetuesi po mbështet gjithnjë e më shumë idenë që elementët më të rëndësishëm të projektit dhe informacioni kyç të përsëriten shumë herë përmes dialogut - madje "tre ose katër herë" - sepse publiku po shikon ndërsa shpesh shpërqendrohet nga gjëra të tjera si mesazhet, rrjetet sociale ose njoftimet.
"Mënyra standarde për të bërë një film aksioni, kemi mësuar, është që zakonisht ke tre skena. Një në aktin e parë, një në të dytin, një në të tretin", shpjegoi Damon.
Foto: YouTube
"Shpenzon më shumë para për atë skenë në aktin e tretë. Kjo është finalja jote, dhe tani ata po thonë: 'A mund të kemi një skenë të madhe në pesë minutat e para? Duam që njerëzit të qëndrojnë. Dhe nuk do të ishte një ide e keqe ta përsërisnim aksionin tre ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefonat e tyre ndërsa po shikojnë'".
Damon shpjegoi se si po ndryshon struktura tradicionale e filmave aksion, ku spektakli më i madh ruhet për në finale, duke qenë se shumë shikues në shtëpi nuk kanë të njëjtin nivel përqendrimi si në kinema.
Kjo është arsyeja pse, thotë ai, Netflix i inkurajon regjisorët të vendosin skena të mëdha aksioni në minutat e para dhe ta përsërisin ngjarjen më qartë përmes skenarit, në mënyrë që publiku të qëndrojë "në rrjedhën e ngjarjeve" edhe nëse për një moment largon shikimin nga telefoni. /Telegrafi/
Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania 5 që janë në televotim së bashku me Erikun dhe Mateon.
Presioni i këtij nominimi duket se ka afruar dyshen, të cilët kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Sapo u zgjuan nga gjumi këtë mëngjes, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.
Foto: Instagram
Teksa ishte përpara pasqyrës e veshur me pizhame, Ina iu afrua Keijsit, i shtrirë në krevat, dhe i dha një puthje, të cilën ai ia ktheu menjëherë me përqafim.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ata shfaqen të afërt, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të forcohet edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Foto: Instagram
E nga ana tjetër, Keijsi kishte një lidhje dashurie edhe me Stelinën, e cila ndodhet po ashtu në BBVA.
Mbetet të shihet në vazhdim se si do të jetë kjo marrëdhënie e se si shkon ky nominim. /Telegrafi/
Ndërsa lista e shkurtër e kandidatëve për çmimin 'Oscar' do të shpallet këtë javë, revista The Hollywood Reporter ka publikuar parashikimet e saj se kush do të fitojë çmimet më prestigjioze në kinema, bazuar në analizën e Ben Zauzmer.
“The Hollyëood Reporter” publikoi një analizë të bazuar në modelin matematik të Ben Zauzmer, i cili përdor të dhëna nga çmimet e mëparshme dhe modele statistikore nga sezoni i çmimeve për të parashikuar nominimet për çmimet 'Oscar 2026'.
Bazuar në buxhet, filmi më i mirë i këtij viti duhet të jetë "One Battle After Another" i ndjekur nga "Sinners", "Hamnet", "Marty Supreme" dhe "Frankenstein".
Foto: Ben Zauzmer
Sipas The Hollywood Reporter, të pesë filmat duhet të jenë në listën e ngushtë të të nominuarve, e cila do të shpallet më 22 janar.
Filmat "Sentimental Value" dhe "Train Dreams" gjithashtu kanë një shans të mirë për t'u bashkuar me atë listë.
Sipas modelit matematik të Ben Zauzmer, regjisori më i mirë duhet të jetë Paul Thomas Anderson, i cili bëri regjinë e filmit "One Battle After Another".
Ryan Coogler, i cili drejtoi filmin "Sinners", është në vendin e dytë për sa i përket shanseve, ndërsa Chloe Zhao, e cila drejtoi filmin "Hamnet", është e treta.
Josh Safdie ("Marty Supreme") dhe Guillermo del Toro ("Frankenstein") kanë pak më pak dhe afërsisht të barabarta shanse.
Foto: Ben Zauzmer
Kur bëhet fjalë për kategorinë e aktorit më të mirë, disa prej tyre janë në konkurrencë të ngushtë: Michael B. Jordan ("Sinners"), Leonardo DiCaprio ("One Battle After Another"), Timothee Chalamet ("Marty Supreme"), Wagner Moura ("The Secret Agent") dhe Ethan Hawke ("Blue Moon").
Në kategorinë e aktores më të mirë, sipas The Hollywood Reporter, Jessie Buckley ("Hamnet") dhe Rose Byrne ("If I Had Leg's I'd Kick You") janë në krye.
Foto: Everett
Gara për aktorin më të mirë mbështetës udhëhiqet nga Stellan Skarsgard ("Sentimental Value") së bashku me Benicio del Toro ("One Battle After Another"), Paul Mescal ("Hamnet"), Sean Penn ("One Battle After Another") si dhe Jacob Elordi ("Frankenstein") dhe Adam Sandler ("Jay Kelly").
Kategoria për Aktoren më të Mirë Mbështetëse është një tjetër kategori në të cilën "One Battle After Another" kryeson aktoren Teyana Taylor, e ndjekur nga Amy Madigan ("Sinners") dhe INGa Ibsdotter Lilleaas ("Sentimental Value"). /Telegrafi/
Brikena Selmani ka sqaruar situatën e saj me Mateon pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme (e shtunë), ku ajo dërgoi në nominim atë dhe shpëtoi Stelinën.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP shihet banorja në dhomën e rrëfimit e cila është shprehur se është ndjerë keq nga Mateo, ku sipas kësaj ai ka gënjyer duke thënë se ata të dy kanë shkëmbyer një puthje pasi kanë qenë në një njohje para disa viteve.
“Hakmarrje jo thjeshtë më ka bërë të ndihem keq edhe me erdhi të thënë emrin e tij kaq. Ai në momentin që nuk ka pasur puthje, vjen edhe i shkon Kristit dhe i thotë që jo se ka pasur puthje edhe para meje thotë që jo nuk ka pasur", u shpreh ajo.
Foto: Instagram
Tutje theksoi: "Mua kjo gjë më bënë të ndihem keq se nuk është fakti te puthja se nuk ka gjë të keqe të puthësh një person, se unë nuk kam thënë që nuk kam puthur asnjëherë, nuk ka gjë të keqe, por kur unë them nuk ka ndodhur, unë kam qejf që një person të tregojë të vërtetën, të thotë nuk ka ndodhur".
Brikena dhe Mateo janë takuar para disa viteve vetëm një herë dhe se nuk e kanë vazhduar raportin.
Banori ka dhënë një version tjetër të historisë gjë që u mohua nga modelja.
Në nominim me të janë edhe: Keijsi, Ina e Erik Lloshi. /Telegrafi/
Një përplasje e madhe ka ndodhur sot (e diel) mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit.
Banori hodhi akuza të shumta kundrejt saj, madje e quajti të pamoralshme e mashtruese.
Alba nga ana tjetër vazhdoi duke bërtitur e duke paralajmëruar ikjen nga ky format.
Foto: Instagram
"Do të iki Alba sot nga këtu, kam 24 orë që po e kërkoj ikjen. Mos ma vështirëso më shumë, kaq po të them. Mos u merr me gënjeshtra për mua. Mbaj pak respektin", u shpreh ajo.
Tutje mes tjerash shtoi: "është duke më parë familja, babai, mami, vëllai".
Foto: Instagram
Limi ia bëri të qartë Albës se nuk do të ketë komunikim me të dhe se nuk do t'ia nxjerr gjërat.
Konkurrentja u pa në gjendje të rënduar emocionale pas gjithë kësaj që ndodhi në BBVK. /Telegrafi/
Alba Pollozhani dhe Hygerta Sako kanë diskutuar lidhur me relacionet e tyre me ish-partnerët.
Ishte Alba ajo që tha se nëse nuk martohet me Limin, nuk martohet me askënd tjetër.
Derisa, Hygerta foli edhe për relacionin e saj me ish-burrin.
Foto: YouTube
“Në rast se ai ka zgjedhur një jetë tjetër me femra të tjera, rrugën e mbarë ta ketë, unë preferoj të jem beqare, do të adoptoj fëmijë dhe do të jetojë e lumtur me familjen time, Oj Hygertë unë kam vendosur për jetën time. Jam 29 vjeçare. S’mund të bëj fëmijë me dikë që s’e dua”, tha Alba.
“Po boll se s’maron jeta me një mashkull se latë nam. E kam pas dashtë edhe unë, kam pas vdes pas burrit. Fare, fare s’kam ndjesi. Hiç. Nuk e du, o gocë, sepse koha shëron gjithçka. Patjetër kam respekt është babai i fëmijës tim. Po qesh nganjëherë kur them, budalla kam qenë”, tha Hygerta.
Alba ndërkaq e ka thënë disa herë se nuk e do askënd tjetër dhe se nuk do të ketë lidhje të tjera.
Limi tani ka krijuar një relacion të afërt me Dolcen, banoren e Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/
Në nisje të “Fan Club”, Kiara Tito, u surprizua nga produksioni për ditëlindjen e saj të 30-të.
Në kufje asaj iu komunikua sikur në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një zarf i zi dhe duhej shfaqur momenti në “Fan Club” por klipi në fakt ishte një surprizë për të.
Në video ishin momentet më të bukura të Kiarës dhe mesazhi i urimit për të.
Foto: YouTube
Nga koha kur ishte fëmijë deri te ëndrrat e saj, pjesëmarrja në Big Brother e tani që është bërë dhe me vajzë.
Pas gjithë klipit, prezantuesja nuk mbajti dot lotët, duke shprehur edhe falënderime.
Foto: YouTube
Kiara pak vite më parë në Big Brother VIP Albania 2 u njoh me dashurinë e jetës së saj, Luiz Ejllin, me të cilin edhe u martua.
Në vitin 2024 gjithashtu vlen të ceket se u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/
"Loja jote është e djegur. E bën edhe në realitet. Ti je false. Ti mos me pas kamera nuk të intereson kush është i martuar apo jo", "Je e pamoralshme. Unë e di kur dikush do diçka. A do me të thënë gënjeshtrën", kanë qenë mes tjerash deklaratat e Limit.
Alba ka filluar të qaj e t'i kërkoj llogari banorit për gjithë këto fjalë që tha. /Telegrafi/
Një debat i ashpër ka ndodhur sot (e diel) në “Fan Club” mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP Albania 5.
Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues.
Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.
Pjesë nga debati mes tyre:
Françeska Murati: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.
Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.
Françeska Murati: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.
Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet.
Françeska Murati: Unë nuk prish familje.
Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare, kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.
Franceska Murati: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.
Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllanë tim. Unë jam një familjar dhe vëllanë tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë. /Telegrafi/
Ka folur për herë të në “Fan Club” bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, pas aludimeve se marrëdhënia mes tyre është krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në Big Brother VIP Albania 5.
Ajo sqaroi se nuk ishte dakord për hyrjen e tij në Big Brother, por tashmë e mbështet atë plotësisht, megjithëse nuk i përkrah sjelljet e tij të agravuara.
“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut", tha ajo.
"Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë".
"Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi".
"Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah", theksoi mes tjerash bashkëshortja e Lloshit.
I njëjti ka pak ditë në shtëpi, por që këtë kohë ka krijuar mjaft debate e polemika me banorët. /Telegrafi/
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, ku ka dhënë një sqarim të rëndësishëm lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen për djalin e tyre, Roelin.
Në deklaratën e saj, ajo thekson se është kujdestarja e vetme ligjore e të birit dhe se prioriteti i saj absolut është mirëqenia e tij.
Jao ka bërë të ditur gjithashtu se ky reagim vjen për arsye transparence, duke falënderuar të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje, por njëkohësisht duke sqaruar se çdo ndihmë duhet të adresohet në mënyrë të rregullt dhe vetëm në emër të Roelit.
Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):
"E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.
Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për tënë çdo aspekt të mundshëm,deri sa të kem forcë dhe jetë.
Për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.
Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale.
Bia Khalifa është banorja e fundit që e ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Në "Big Talk" ajo ka komentuar mes tjerash edhe raportin e Lim Hotit me Dolcen.
Sipas saj, Limi ka për ta lënë Dolcen pasi atij i pëlqen 'diversiteti'.
Foto: YouTube
“Më urreni ose më doni, por Dolce ishte shumë e mirë, ishte se vajza tani, është e bukur, por brenda nuk e di. Dolce, mendoj është pak egoiste, kujdes, sepse edhe Dolce të futet në gropë. I thashë avash, ka për të lënë”, tha Bia.
“E di, Limit i pëlqen diversiteti, jeta. Alba e ekzagjeroi situatën, sepse jam befasuar që ajo nuk e dinte që unë dhe Limi njiheshim bashkë".
Limi tani ka nisur një histori dashurie me Dolcen pas hyrjes së tij në këtë format.
Alba nga ana tjetër po e vuan këtë gjë meqë siç pretendon kanë qenë bashkë për një kohë dhe se kjo marrëdhënie nuk ishte zgjidhur. /Telegrafi/
Sot dua të shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar nga zemra, @ferofera edhe të gjith te tjeret, për bashkëpunimin dhe për gjithë korrektësinë e treguar gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët.
Ka qenë një kënaqësi e veçantë të punojmë së bashku dhe të ndajmë ide, përvojë dhe vizion.
Me qenë i sinqertë, nuk e kisha menduar asnjëherë që një ditë do të bashkëpunoja me Feron.
Megjithatë, jeta dhe puna shpesh na sjellin surpriza të bukura, dhe kjo ishte një nder to,Thank you to everyone 2026 dot ketë shum supriza". /Telegrafi/
Martin Green, drejtori i konkursit, tha se formati i turneut do të 'kapte evolucionin e konkursit' dhe 'do të festonte të kaluarën tonë fantastike, duke parë drejt së ardhmes'.
Artistët që marrin pjesë në turne do të performojnë këngët e tyre të Eurovisionit, si dhe interpretojnë këngë të preferuara nga historia 70-vjeçare e konkursit.
“Për herë të parë, po e sjellim magjinë e përvojës së Festivalit të Këngës në Eurovision drejtpërdrejt te fansat, miqtë dhe familjet e tyre në të gjithë Evropën”, shtoi Green.
EBU tha se turneu u jep fansave që nuk mundën të siguronin bileta për vetë konkursin 'mundësinë për të parë një shfaqje që do të sjellë ‘shkallën, spektaklin dhe shpirtin’ e konkursit'.
Turneu fillon më 15 qershor në O2 Arena të Londrës, i ndjekur nga shfaqje në Hamburg, Milano, Cyrih, Antverp, Këln, Kopenhagen, Amsterdam, Paris dhe Stokholm.
Ende nuk është konfirmuar se cilët artistë do të marrin pjesë, por është njoftuar se turneu do të përfshijë edhe pjesëmarrës nga konkursi i këtij viti.
Njoftimi vjen mes trazirave që rrethojnë konkursin, të lidhura me pjesëmarrjen e Izraelit. Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë thënë të gjitha se nuk do të marrin pjesë këtë vit.
Konkursi i Këngës në Eurovision filloi në maj të vitit 1956 në Zvicër dhe është bërë një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin muzikor.