Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Përballemi me mbretërit”, Jose Mourinho reagon për herë të parë pas shortit të Ligës së Kampionëve



Pasi e mposhtën Real Madridin me rezultat 4–2 dhe siguruan kualifikimin për në “playoff”-in e Ligës së Kampionëve, Benfica është shortuar sërish për t’u përballur me gjigantët spanjollë në këtë fazë të kompeticionit.

Duke reaguar ndaj shortit, ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili aktualisht drejton Benfican, u shpreh se zgjedhjet ishin shumë të kufizuara.

“Kishim vetëm dy opsione, Real Madridin ose Interin. Nuk kishim shumë zgjedhje. Ne shortuam mbretin”.

Mourinho tregoi edhe një episod pas ndeshjes së fundit mes dy skuadrave, duke theksuar madhështinë e klubit madrilen.

“Një ditë më parë, kur një lojtar i Real Madridit më ofroi fanellën e tij pas ndeshjes, unë me shaka ua tregova lojtarëve të mi stemën që kishin në fanellë, 15 të tilla. Ata janë mbretërit. Me gjithçka që kjo nënkupton”.

“Nuk është vetëm historia. Do të luajmë kundër, ndoshta, pretendentit më të madh për ta fituar këtë kompeticion”, shtoi Mourinho.

Një eliminim ndaj Benficas në fazën “playoff” do të përbënte një dështim monumental për Real Madridin, duke pasur parasysh statusin dhe ambiciet e klubit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi

“Je me fat që humbe vetëm 4-2”, Mourinho zbulon bisedën që pati me yllin e Real Madridit



Jose Mourinho ka zbuluar se i ka thënë ish-lojtarit të tij te Roma, Dean Huijsen, se Real Madridi kishte qenë “me fat” që humbi vetëm 4-2 ndaj Benficës.

Mourinho dhe Huijsen u ritakuan të mërkurën mbrëma gjatë fitores 4-2 të Benficës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra portugeze kishte nevojë për një gol në minutat e fundit për të përmirësuar golavarazhin dhe për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të eliminimit direkt.

Në mënyrë dramatike, ishte portieri Anatoliy Trubin ai që shënoi në çastet e fundit, pas një skeme nga goditja e lirë.

Mourinho u pa duke biseduar me Huijsen në tunel gjatë pushimit dhe më pas foli për këtë takim në intervistën pas ndeshjes për TNT Sports.

“Dean ishte lojtari im te Roma, është mik me fëmijët e mi dhe familjet tona njihen mirë, ndaj kam një marrëdhënie të mirë me të”, tha Mourinho për ribashkimin me Huijsen.

“Po flisnim thjesht për ndeshjen dhe, sigurisht, djali ishte i zhgënjyer. Por unë i thashë: ‘Keni qenë me fat! Keni qenë me fat që humbët vetëm 4-2’, sepse rezultati mund të ishte edhe më i thellë’”.

Mourinho e kishte sjellë Huijsen te Roma në formë huazimi nga Juventusi në janar të vitit 2024, por reprezentuesi i Spanjës zhvilloi vetëm tre ndeshje nën drejtimin e trajnerit portugez, i cili u shkarkua vetëm pak javë pas transferimit të Huijsen në “Olimpico”.

Mourinho mund të përballet sërish me emra të njohur në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve, pasi Interi do të luajë kundër njërës prej Benficës ose Bodo/Glimt në raundin e ardhshëm./Telegrafi/

Guardiola falënderon Mourinhon për fitoren ndaj Realit: Nuk e kuptuam pse portieri doli në sulm



Pep Guardiola ka komentuar me humor dhe habi fitoren dramatike të Benficas ndaj Real Madridit me rezultat 4-2, një ndeshje që pritet të mbahet mend gjatë për spektaklin dhe emocionet e saj.

Kur rezultati ishte 3-2 në minutat shtesë, të dyja skuadrat luftonin për një gol vendimtar: Benfica për të fituar 4-2 dhe për t’u futur në Play-Off, ndërsa Real Madridi për të barazuar në 3-3 dhe për të siguruar një vend në top 8 të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, humbja e Realit është pritur me gëzim të madh nga Manchester City, i cili falë këtij rezultati ka siguruar pozitën e tetë në Ligën e Kampionëve dhe ka shmangur raundin e play-off-it.

Guardiola ka falënderuar rivalin e tij të madh Jose Mourinhon për këtë “nder”, duke zbuluar se ai dhe skuadra e tij nuk e kishin kuptuar se Benficës i duhej edhe një gol për t’u kualifikuar.

Trajneri spanjoll u shpreh i habitur kur pa portierin e Benficas duke dalë në sulm në momentet e fundit të takimit.

“Ne ishim të gjithë atje. Nuk e dinim që Benfica kishte nevojë për një gol për t’u kualifikuar”, deklaroi Guardiola.

“Kur e pamë portierin duke dalë në sulm, të gjithë thamë: ‘Pse po del? Qëndro në portë sepse Reali mund të barazojë’. Pas kësaj, ne eliminohemi”.

Ai shtoi se në fund gjithçka doli në favor të Benficas dhe Manchester Cityt, duke e quajtur një strategji të zgjuar nga Mourinho.

“Por ishte një strategji e mirë për Josen, apo jo? Të shënonte golin e katërt”, tha Pep.

Ky gol i vonshëm i Benficas do të thotë që City shmang raundin me dy ndeshje play-off në muajin shkurt, një fazë që dëshmoi dështimin e tyre sezonin e kaluar. /Telegrafi/

CHAMPIONS LEAGUE – Mou i çmendur si gjithmonë: eliminon De Zerbin në minutën e 97-të me gol të portierit! Tani mund të përballet me Interin

Sërish Mourinho, në minutën e fundit, në një mënyrë të çmendur dhe të papritur. Benfica e tij, e drejtuar nga “Special One”, arriti të kualifikohej në fazën e play-off-it të Champions League, duke eliminuar Marsejën e Roberto De Zerbit në një ndeshje me fund dramatik. Skenari ishte i tillë që Benfica do të ishte jashtë garës, e eliminuar për shkak të diferencës së golave në dëm të skuadrës…

Source

Mourinho emocionon me fjalët e tij për Real Madridin dhe Alvaro Arbeloan



Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, i ka uruar suksese Alvaro Arbeloas në aventurën e tij me Real Madridin, përpara përballjes së dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, megjithëse jo në ndeshjen që do të luhet në ‘Estadio da Luz’.

Mourinho do të përballet për herë të parë me ish-lojtarin e tij dhe gjithashtu për herë të parë me Real Madridin pas gjashtë vitesh, që nga koha kur i sfidoi “Los Blancos” në krye të Manchester Unitedit.

Benfica ka nevojë urgjente për fitore për të siguruar kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, pasi aktualisht renditet në vendin e 29-të, dy pikë larg zonës së “play-off”-it.

Trajneri portugez do të kërkojë gjithashtu të përmirësojë bilancin e tij kundër Real Madridit, që aktualisht përbëhet nga katër humbje dhe një barazim, ky i fundit që daton nga periudha e tij te Porto.

Një nga temat kryesore për Mourinhon ishte përballja me një nga ish-lojtarët e tij në “Santiago Bernabeu”, Alvaro Arbeloa, të cilit i uroi sukses në rolin e tij të ri.

“Nga pikëpamja njerëzore, ai është një nga lojtarët e mi të preferuar. Nuk ishte më i miri, por ndoshta ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi”, u shpreh Mourinho.

“Shpresoj që gjithçka t’i shkojë shumë mirë Arbeloas dhe që të ketë një karrierë fantastike”.

Mourinho theksoi se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Arbeloas për detyrën te Real Madridi, por vuri në pah rëndësinë e rolit që ai ka marrë përsipër.

“I uroj gjithë të mirat. Arbeloa mund të trajnojë çdo klub në botë. Real Madridi mund të trajnohet nga çdo trajner në botë dhe unë dua që ata të kenë sukses”.

“Imagjinoni sa shumë dua që Real Madridi të ketë sukses me Alvaron. Përveç nesër. I dua Arbeloan dhe Real Madridin. Nuk mund t’i jap këshilla”, përfundoi tekniku portugez./Telegrafi/

Mourinho ‘sulmon’ Arbeloan: Trajnerët që nuk kanë bërë asgjë në karrierën e tyre po drejtojnë klube të mëdha



Ish-kampionët e Evropës, Benfica dhe Real Madrid, do të luajnë në Lisbonë të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve nga ora 21:00. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së ligës së kësaj gare.

Real Madridi do të hyjë në të si skuadra e tretë në renditje, ndërsa Benfica është në vendin e 29-të dhe i duhet një fitore për të avancuar në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.

Benfica drejtohet nga trajneri portugez Jose Mourinho, i cili më parë ishte te Reali. Portugezi kritikoi kolegun e tij në Real, Alvaro Arbela, i cili pa përvojë si trajner në futbollin senior mori drejtimin e një prej ekipeve më të mira në botë pas largimit të Xabi Alonsos.

“Ka njerëz që nuk kanë bërë asgjë në karrierën e tyre si trajner, por prapë drejtojnë klube të mëdha”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Është një befasi për mua kur trajnerë pa përvojë marrin një shans në klube të mëdha. Më parë besoja se trajnerët më të mirë janë ata që fitojnë dhe pushtojnë më shumë".

“Kjo nuk është më kështu. Ata që bëjnë më mirë janë ata që krijojnë përshtypjen më të mirë për veten e tyre. Disa trajnerë provojnë diçka dhe dështojnë. Pastaj thonë se vdiqën për idetë e tyre. Nëse vdes për idetë e tua, atëherë je budalla", përfundoi portugezi.

Ndryshe, është interesante se Mourinho e stërviti Arbeloan si lojtar ndërsa drejtonte Real Madridin. /Telegrafi/

CHAMPIONS LEAGUE – Mourinho: “Respektoj Spallettin, shigjetat janë pjesë e futbollit. Do të stërvitja Juven? Sigurisht”

José Mourinho, i njohur si “Special One”, ka shkaktuar bujë me deklaratat e tij të fundit, duke thënë se do të stërviste Juventusin nëse do të merrte një ofertë. “Po, nëse do të më thërrisnin, do të stërvitja Juventusin…”, tha Mourinho, duke shtuar se nëse kjo do të ndodhte në të ardhmen, ai do të ulej në stolin e klubit bardhezi. Trajneri, i cili në momentin e deklaratës përmendet si pjesë e…

Source

Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho



Trajneri i Benfikës, José Mourinho, ka hedhur poshtë kategorikisht thashethemet që e lidhin atë me një rikthim të mundshëm te Real Madridi.

Së fundmi, disa raportime kanë pretenduar se presidenti i “Los Blancos”, Florentino Pérez, po shqyrton mundësinë e rikthimit të trajnerit portugez për një mandat të ri në stolin madrilen, por këto spekulime janë mohuar nga vetë Mourinho.

Special One e ka quajtur këtë si 'telenovelë' dhe ka hedhur poshtë mundësinë të marrë drejtimin e Realit.

“Mos u mbështetni tek unë për telenovela. Ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata; nëse humbisni një ose dy episode, pastaj humbisni gjurmët. Mos u mbështetni tek unë, sepse unë nuk shikoj telenovela”, u shpreh ish-trajneri i Chelseat.

Trajneri portugez drejtoi Real Madridin për tre sezone, nga viti 2010 deri më 2013.

Pas aventurës me madrilenët, Mourinho ka qenë në krye edhe të Chelsea-t, Manchester United-it, Tottenham Hotspur-it, Romës, Fenerbahçes dhe aktualisht të Benfikës. /Telegrafi/

Mourinho detyron lojtarët e Benficës të flenë në qendrën stërvitore pas humbjes

Trajneri Jose Mourinho i ka detyruar lojtarët e Benficës të qëndrojnë në qendrën stërvitore të klubit pasi humbën ndaj Bragës në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës. Menaxheri portugez shprehu shpresën se ata “nuk do të flenë, por do të mendojnë shumë” pas humbjes zhgënjyese. Benfica pësoi një humbje 3-1 të mërkurën, duke e mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pasi ish-mbrojtësi i Manchester Cityt…

Source

Modric: Mourinho e bëri Ronaldon të qante te Real Madridi



Mesfushori kroat i Milanit, Luka Modric, deklaroi të mërkurën se Jose Mourinho ishte një trajner kaq i rreptë gjatë kohës së tyre te Real Madrid, sa që njëherë e bëri Cristiano Ronaldon të qante.

“E pashë që e bëri Cristiano Ronaldon të qante në dhomën e zhveshjes, një njeri që jep gjithçka në fushë, vetëm pse një herë nuk i bëri presion mbrojtësit kundërshtar”, tha Modric për gazetën italiane Corriere della Sera.

Ronaldo, tashmë 40 vjeç dhe te Al Nassr, u stërvit nga Mourinho në Madrid për tre vite, nga 2010 deri në 2013 dhe rrëfimi i Modricit për këtë moment emocional pasqyron marrëdhënien e tyre shpesh të tensionuar, e cila është përshkruar në detaje në një biografi të Ronaldos nga gazetar veterani spanjoll Guillem Balague, botuar në vitin 2015.

Modric luajti te Real Madridi me Ronaldon për gjashtë sezone nën drejtimin e Mourinho, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane dhe Rafa Benitez.

Ronaldo, që luajti nëntë sezone për ‘Los Blancos’, është pesë here fitues i Topit të Artë. Me Real Madridin ai fitoi katër herë Ligën e Kampionëve, tre herë Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s, dy herë titullin e La Ligës, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

Mourinho ishte trajneri që e transferoi Modricin nga Tottenham Hotspur dhe besimi i tij te mesfushori u shpërblye. Ata fituan së bashku Superkupën e Spanjës, ndërsa ndikimi i Modricit te e ardhmja e Madridit u bë i qartë.

Pavarësisht momenteve të tensionuara, Modric e përshkroi Mourinhon si “të veçantë".

“Si trajner dhe si person, ai ishte ai që më donte te Real Madrid. Pa Mourinhon, unë kurrë nuk do të kisha ardhur. Më vjen keq që e pata vetëm një sezon pranë tij”, ka deklaruar kroati./Telegrafi/

Benfica e Mourinhos e pamposhtur në tetë ndeshje radhazi



Benfica mposhti Farense 2–0 në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Portugalisë.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e zgjati serinë e saj pa humbje në tetë ndeshje radhazi, gjatë së cilës ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime.

Seria ka filluar me barazimin ndaj Casa Pia, për të vazhduar me fitoret ndaj Atletico CP, Ajax, Nacional, barazimin ndaj Sporting Lisbona dhe fitoret ndaj Napolit, Moreirenses dhe ndeshjen e fundit ndaj SC Farenses.

Klubi nga Lisbona do të vazhdojë sezonin më 22 dhjetor, me ndeshjen kundër Famalicaos në kampionatin portugez.

Benfica renditet në vendin e tretë në kampionat me 32 pikë pas 14 ndeshjesh.

Ajo ndodhet tre pikë pas Sportingut dhe tetë pikë larg liderëve të Portos.

Nën drejtimin e Jose Mourinhos, Benfica ka zhvilluar deri tani 19 ndeshje: 12 fitore, katër barazime dhe tri humbje. /Telegrafi/

"Është më e pakta që mund të më jepte", Mourinho del në konferencë pas ndeshjes me fanellën e yllit të Napolit



Trajneri portugez, Jose Mourinho, ishte sërish në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, në të cilën Benfica e tij mundi Napolin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi.

Mourinho regjistroi një triumf të ri në garën elitare dhe u shfaq në konferencën për shtyp pas ndeshjes me një çantë shpine.

Gazetarët u interesuan për atë që kishte në çantë shpine dhe e pyetën “Special One” nëse mund të ishte një dhuratë për ta, dhe ai më pas i befasoi me një përgjigje.

Në çantë ishte fanella e futbollistit kundërshtar Scott McTominay, një yll i Napolit i cili ka një lidhje të veçantë me Mourinhon.

“Jo, kjo në çantë është e imja. Është fanella e Scott McTominay. E prezantova me botën e futbollit, e vura Paul Pogba në stol te Manchester United për shkak të tij. Më e pakta që mund të kishte bërë ishte të më jepte fanellën e tij", zbuloi ‘Mou’.

🇵🇹 Benfica
🗨️ Mourinho : "Le moins que McTominay pouvait faire, c'était de me donner un maillot"#beINSPORTS #BENNAP pic.twitter.com/R4TxCLM3Ea
— beIN SPORTS (@beinsports_FR) December 11, 2025


Mourinho foli për fillimin e karrierës së McTominay, teksa i dha atij mundësinë të debutonte në futbollin e ekipit të parë, në ndeshjen e xhiros së 35-të të sezonit 2016/17 të Ligës Premier.

Pastaj e futi në lojë për gjashtë minuta dhe më pas, në ndeshjen e fundit të atij sezoni, i dha mundësinë të luante një ndeshje të tërë.

McTominay lulëzoi vërtet vetëm pasi u largua nga United për në Napoli, ku ishte lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe e udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionatit italian. /Telegrafi/

Jose Mourinho shpjegon arsyen se pse i janë thinjur flokët: E tëra shkaku i Lassanas dhe agjentit të tij



Jose Mourinho ka zbuluar me humor shkakun e thinjave të tij, duke treguar një histori të veçantë nga koha kur trajnonte Lassana Diarran te Real Madridi dhe Chelsea.

Tekniku portugez ka treguar për “problemet” që ka pasur nga agjenti i Diarras, gjatë kohës kur ishte te “Los Blancos” dhe “Blutë”.

“Kam trajnuar Lassana Diarran te Real Madrid dhe te Chelsea. E gjithë kjo flokë e bardhë në kokën time është për shkak të Lassanas dhe agjentit të tij”.

Lassana Diarra

“Nëse ai luan 90 minuta dhe paraqitet mirë, agjenti i tij vjen ditën tjetër duke kërkuar kontratë të re dhe pagë më të lartë”.

“Nëse ai është në stol dhe nuk luan, agjenti i tij vjen të hënën në mëngjes duke kërkuar takim sepse Lassana dëshiron të largohet”, tregoi ai me shaka.

Diarra ka zhvilluar 96 paraqitje nën urdhrat e Jose Mourinhos gjatë periudhës te Chelsea, e pastaj te Real Madridi, ndërsa ka të regjistruar pesë asistime./Telegrafi/

Mourinho me akuza të rënda pas fitores së Benficës: Disa lojtarë po më tradhtojnë



Jose Mourinho akuzoi disa nga lojtarët e tij për “tradhti”, teksa lëshoi një shpërthim të jashtëzakonshëm pas fitores së Benficas në kupë.

Benfica mundi Atletico CP 2-0 të premten për të siguruar vendin në raundin tjetër të Kupës së Portugalisë.

Por skuadra e Mourinhos vuajti për fitoren, duke shënuar dy gola të vonshëm ndaj ekipit të kategorisë së tretë për të kaluar më tej në kompeticion.

Richard Rios hapi rezultatin në minutën e 73-të, përpara se Vangelis Pavlidis të dyfishonte avantazhin nga pika e bardhë katër minuta më vonë.

Performanca e pjesës së dytë e Benficas erdhi pas faktit që 62-vjeçari bëri ndryshime të mëdha në pushim.

Mourinho zëvendësoi pa mëshirë Joao Rego, Tomas Araujo, Franjo Ivanovic dhe Enzo Barrenechea në pjesën e parë, ndërsa kërkonte të freskonte skuadrën e tij.

Jose Mourinho

Vendimi i tij për të bërë katër zëvendësime përpara pjesës së dytë rezultoi në fund i suksesshëm, pasi Benfica shmangu një surprizë të madhe duke mposhtur Atletico CP dhe siguruar një vend në raundin tjetër.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij ndaj disa lojtarëve, duke deklaruar se nuk i pëlqejnë lojtarët që “e tradhtojnë”.

“Pjesa jonë e parë ishte e dobët. Dhe ishte e dobët në atë kuptim që më dhemb më shumë, që është kur je i dobët në qëndrim”.

“Kishte shumë lojtarë që nuk ishin seriozë, që nuk e qasën ndeshjen siç duhet. Në pushim bëra katër zëvendësime, por do të kisha dashur të bëja nëntë”.

“Nuk bëra pesë zëvendësime sepse nuk mund të luaja 45 minuta pa asnjë lojtar në stol. Por bëra katër dhe mendoj se ato e ndryshuan ndeshjen falë intensitetit dhe seriozitetit”.

“Po i kushtoj shumë vëmendje, edhe pse kam pak kohë këtu, lojtarëve të rinj. Nuk më pëlqejnë lojtarët që më tradhtojnë”, ka deklaruar portugezi./Telegrafi/

Jose Mourinho largohet nga Fenerbahçe me faturë marramendëse për hotelin luksoz ku qëndroi



Jose Mourinho pati një periudhë interesante si trajner i Fenerbahces, që zgjati 16 muaj, por që përfundoi pa asnjë trofe dhe me shkarkimin e tij pas dështimit për t’i ndihmuar turqit të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve 2025/26.

Gjatë këtij qëndrimi, Mourinho preferoi të jetonte në hotelin luksoz Four Seasons në Stamboll, ku grumbulloi një faturë të konsiderueshme për akomodimin.

Sipas raporteve, shpenzimet e tij gjatë 16 muajve kapën rreth 36.5 milionë lira turke, që konvertohet në rreth 747,000 euro.

Ndërkohë, Fenerbahçe ende i detyrohet Mourinhos një paketë kompensimi prej 15 milionë eurosh për shkarkimin e parakohshëm.

Ende nuk është konfirmuar nëse klubi do të paguajë faturën e hotelit apo do ta detyrojë portugezin ta mbulojë vetë.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e medias sportive, duke rikujtuar shpenzimet e mëdha të trajnerëve në klubet e mëdha dhe sfidat që vijnë me menaxhimin e stafit dhe buxhetit të klubit. /Telegrafi/

Ibra i ashpër: Mourinho të hynte në kokë, Guardiola kishte problemet e veta



Në Festivalin e Trentos, organizuar nga Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic ishte i ftuari special dhe ndau disa histori të rralla nga karriera e tij madhështore.

Ish-sulmuesi, sot këshilltar i lartë te Milan nën pronësinë e RedBird, foli për marrëdhëniet e tij me trajnerët më të njohur dhe për legjendat që kanë shënjuar futbollin botëror.

Sa i përket periudhës së tij te Interi, suedezi nuk mund ta harrojë Jose Mourinhon.

“Ata ndryshuan futbollin. I pata të dy (Mourinhon dhe Guardiolën), u rrita me ta. Të dy bënë histori dhe më deshën në skuadrat e tyre. Janë persona të ndryshëm; Mourinho ishte gjithë mendësi, të hynte në kokë. Njëri beson në një stil futbolli, tjetri në një tjetër. A e kam falur Guardiolën? Ai kishte problemet e veta, jo unë. U takuam në New York dhe ishte i lumtur të më shihte”.

Zlatan Ibrahimovic dhe Jose Mourinho

Ibra dha edhe renditjen e tij personale të tre lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke vënë në krye një ish-yll të Interit.

“Ronaldo ‘Fenomeni’ është vetë futbolli, më pas Maradona – një lojtar i vërtetë, që luante me ndjenjë. Në vend të tretë, Messi”.

Në mesin e ish-shokëve të tij te Interi, Ibrahimovic përmendi brazilianin Maxwell, me të cilin e lidh një miqësi të gjatë.

“Maxwell është miku im. Luajtëm bashkë, kishim të njëjtin agjent. U rritëm së bashku – Ajax, Inter, Barcelona, PSG. Si lojtar ishte ndër më elegantët. Flasim shpesh”.

Kur u pyet për kundërshtarët më të vështirë që ka hasur, Ibra përmendi disa nga mbrojtësit më të fortë të Serie A-së.

“Maldini dhe Nesta ishin shumë korrektë, ashtu si Cordoba, Samuel dhe Chiellini".

Zlatan Ibrahimovic mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Interit, me tre tituj të Serie A – dy nën drejtimin e Robert Mancinit dhe një me Mourinhon në stol./Telegrafi/

Mkhitaryan zbulon grindjen e shëmtuar dhe ofendimet me Mourinhon



Henrikh Mkhitaryan ka shqyrtuar marrëdhëniet e tij, ndonjëherë të çrregullta, me trajnerët, duke përfshirë një ndarje të hidhur me Jose Mourinhon te Manchester United.

Mesfushori amerikan po lançon një autobiografi të re në Itali, të quajtur 'La mia vita sempre al centro' (Jeta ime e kaluar në mes), dhe fragmente të ndryshme po pushtojnë titujt e gazetave.

Ai dha versionin e tij të ngjarjeve që çuan në përplasjen e tij të shëmtuar me Mourinhon kur ata ishin te Manchester United nga viti 2016 deri në vitin 2018.

“I thashë, më ke kritikuar për një vit e gjysmë tani, që kur kam ardhur te Manchester United”, shkroi Mkhitaryan në librin e tij.

“Mourinho më tha se isha 'm**t' dhe unë thjesht humba durimin. ‘Ti je m**t. Një m**t i madh’”.

“Mou u përgjigj: ‘Largohu që këtej, nuk dua të të shoh më kurrë’. Gjatë seancave stërvitore, trajneri nuk më tha asgjë, ai qëndronte në një nivel heshtjeje, por çdo mbrëmje më dërgonte një mesazh nëpërmjet ËhatsApp. ‘Miki, largohu, të lutem’”.

“Situata ishte bërë groteske. Çdo herë përgjigjesha me të njëjtën përgjigj: Do të largohem nëse gjej ekipin e duhur, përndryshe do të pres verën. Drejt mesit të janarit, teksti ndryshoi pak. 'Miki, të lutem largohu, në këtë mënyrë mund ta marr Alexis Sanchez'".

“Mino Raiola po punonte për këtë shkëmbim me Arsenalin. Kështu që edhe përgjigjja ime ndryshoi. ‘Nuk po iki vetëm për të të bërë një nder dhe të lutem mos më shkruaj më. Nëse do, fol me Minon’”.

Shkëmbimi përfundimisht u përfundua, me Alexis Sanchez që erdhi te Manchester United, dhe Mkhitaryan që vazhdoi karrierën e tij në Ligën Premier te Arsenali.

“Dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithmonë”, bëri shaka armeni në librin e tij.

Çuditërisht, Mkhitaryan dhe Mourinho u ribashkuan për pak kohë te Roma në sezonin 2021/22, por arritën ta linin pas sherrin e tyre të mëparshëm të shëmtuar. /Telegrafi/

Mourinho e ka ‘këshilluar’ Amorimin se si ta shmangë shkarkimin nga Man Utd



Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, beson se futbolli ka ndryshuar që nga fillimi i karrierës së tij menaxheriale 25 vite më parë.

Mourinho u rikthye në “Estadio Da Luz” muajin e kaluar, pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Fenerbahces. Ndërsa po përgatitej për një sezon të ri në Stamboll që nuk ndodhi kurrë për të, ai lavdëroi virtytin e përshtatshmërisë në një intervistë dhe argumentoi se fitorja duhet të jetë më e rëndësishme sesa ndjekja kokëfortë e një sistemi për të bërë emër.

“Sot nuk ekziston më një model unik loje. Ekzistojnë shumë mënyra për të luajtur. Nuk ka më një sistem të vetëm taktik, ka shumë mënyra për të ndërtuar dhe për të mbrojtur”.

“Kjo kërkon stërvitje shumë më të thelluar nga ana taktike, ku lojtarët duhet të rriten dhe të fitojnë njohuri të reja”.

“Problemi është kur dikush përpiqet të kopjojë e ngjisë pa pasur kushtet e nevojshme për ta bërë këtë”, ka thënë Mourinho.

Tekniku portugez theksoi se rivali i tij i kahershëm, Pep Guardiola, ka ditur të dallojë kur nuk i ka pasur elementët e nevojshëm për të luajtur ashtu siç dëshironte.

Megjithatë, jo të gjithë trajnerët kanë luksin të heqin dorë nga një lojtar si Joe Hart dhe të sjellin një tjetër si Ederson, dhe Mourinho nuk ka shumë mirëkuptim për trajnerët që humbasin në teoritë e tyre dhe më pas dështojnë.

“Ka trajnerë që provojnë gjëra që nuk funksionojnë dhe dështojnë, por thonë: ‘Vdiqa me idenë time’. Nëse vdes me idenë tënde, je budalla. Trajnerët duhet t’i përshtatin idetë e tyre me atë që kanë në dispozicion", përfundoi fituesi i trefishtë i Ligës Premier.

Një trajner që mund të marrë në konsideratë këshillat e Mourinhos është Ruben Amorim, bashkëkombësi i tij dhe aktualisht trajneri i Manchester United, i cili ka mbetur kokëfortë ndaj qasjes së tij taktike, edhe pse rezultatet duket se i tregojnë qartë se duhet të ndjekë një drejtim tjetër./Telegrafi/

Man Utd ka paguar një ‘mal me para’ shkaku i trajnerëve që ka shkarkuar ndër vite



Kostoja totale për zëvendësimin e trajnerëve dhe ekipeve të tyre teknike te Manchester United që nga largimi i Sir Alex Ferguson është zbuluar, dhe kjo shumë mund të arrijë në nivele marramendëse nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin aktual, Ruben Amorim.

Rrotacioni i trajnerëve gjatë 12 viteve që nga largimi i Sir Alex përfshin disa nga emrat më të mëdhenj në futboll, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur t’i afrohet suksesit dhe ndikimit të tij.

Manchester United ka pasur probleme me konsistencën, duke mos arritur të fitojë dy ndeshje radhazi në asnjë kompeticion nën drejtimin e Amorim.

Forma e dobët ka krijuar shqetësim të madh tek tifozët dhe ekspertët, me disa që vënë në dyshim të ardhmen afatgjatë të Amorim te klubi.

Megjithatë, pronari minoritar Sir Jim Ratcliffe raportohet se vazhdon ta mbështesë trajnerin. Por nëse klubi vendos ta shkarkojë trajnerin portugez, kostoja për këtë do të jetë një shumë marramendëse prej 12 milionë paundësh.

Ekipi i trajnerëve të Sir Alex Ferguson – (2.8 milionë euro)

David Moyes (2013/2014) – (6 milionë euro)

Louis van Gaal (2014/2016) – (9.7 milionë euro)

Jose Mourinho (2016/2018) – (22.5 milionë euro)

Ole Gunnar Solskjaer (2018/2021) – (10.5 milionë euro)

Ralf Rangnick (2021/2022) – (16.9 milionë euro)

Erik ten Hag (2022/2024) – (12.0 milionë euro)

TOTALI: (80.4 milionë euro)

Chelsea mposht Benficën në kthimin e Jose Mourinhos në "Stamford Bridge"



Në një ndeshje të tensionuar në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve, Chelsea arriti të marrë një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Benficës.

Goli vendimtar erdhi herët, në minutën e 18-të, por në një mënyrë të papritur. Një autogol nga Richard Rios i Benficës, i cili tentoi të pastronte një harkim brenda zonës së gjashtë metrave, por topi përfundoi në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazh Chelseat.

Festa e Chelseat

Gjatë pjesës së parë, Benfica pati disa raste të rrezikshme. Dodi Lukebakio provoi një gjuajtje të shpejtë brenda zonës në minutën e 8-të, por portieri Robert Sánchez bëri një pritje të shkëlqyer dhe topi u përplas me shtyllën.

Edhe Richard Rios pati një tentativë tjetër, por Sánchez ishte në vendin e duhur.

Chelsea tregoi fuqinë e tyre në fazën ofensive dhe mbrojtëse. Estêvão, Joao Pedro dhe Enzo Fernandez provuan disa herë, por mbrojtja e Benficës ishte e vendosur, ndërsa portieri Anatoliy Trubin shpëtoi disa rasti të rrezikshëm, veçanërisht një gjuajtje me kokë nga Estevao në minutën e 79-të.

Jose Mourinho u kthye në "Samford Bridge" si trajneri Benficas dhe u largua me një humbje të ngushtë.

Pas këtij rezultati, Chelsea merr tri pikët e para, ndërsa Benfica mbetet pa fitore pas dy xhirove të para dhe do të kërkojë rikuperim në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌