NjĂ« fĂ«mijĂ« i lindur nĂ« vitin 2013, i gjinisĂ« mashkullore, Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore mbrĂ«mjen e sotme nĂ« ShĂ«rbimin Emergjent tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m âDr. Sami Haxhibeqiriâ nĂ« MitrovicĂ«, si pasojĂ« e goditjes nga njĂ« automjet.
Sipas njoftimit të spitalit, fëmija është paraqitur rreth orës 19:55, ku menjëherë ka marrë trajtim dhe ekzaminim emergjent nga ekipi mjekësor, përfshirë edhe masat reanimatore.
Në bashkëpunim me Shërbimin e Radiologjisë, është realizuar Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë kryer analizat laboratorike të nevojshme. Po ashtu, rasti është konsultuar edhe me mjekun kujdestar ortoped.
Mjekët kanë bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, është referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale.
Sipas spitalit, lëndimet janë kryesisht në zonën e fytyrës dhe sinuseve, por gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut jetësor./Telegrafi/
Paralajmërimi i Bashkimit Evropian për largimin e tërësishëm të masave ndëshkuese ndaj Kosovës po mirëpritet nga qeveria në detyrë. Sipas tyre, lirimi i fondeve për Kosovën dhe mbështetja financiare që nga ky fillim është një vendim i duhur i BE-së, sado që, siç thonë ata, është i vonuar ky hap. Përkitazi me këtë, në ekzekutiv presin që këtë vit të ketë edhe hapa të tjerë të rëndësishëm përpara në integrimin evropian dhe avancimin në procese, siç është marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Bashkimi Evropian të enjten për KosovaPress, konfirmoi se ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës, duke hapur rrugën për lirimin e mbi 400 milionë eurove këtë fillim viti, në mbështetje financiare për vendin.
Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress, se lirimi i mjeteve financiare për Kosovën nga ky fillim viti, është pozitiv për vendin, siç shton, sado i vonuar që është ky hap.
âBashkimi Evropian pĂ«rmes presidentes Ursula von der Leyen veçse ka njoftuar publikisht se do tĂ« vazhdojĂ« me heqjen e masave, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s do tĂ« lirohen fondet pĂ«r KosovĂ«n dhe mbĂ«shtetja financiare qĂ« nga ky fillim viti. E mirĂ«presim vendimin e Bashkimit Evropian, sado i vonuar qĂ« Ă«shtĂ« ky hap. NĂ« vijim presim qĂ« tĂ« ketĂ« edhe hapa tĂ« tjerĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara nĂ« integrimin evropian dhe avancim nĂ« procese po ashtu tĂ« vonuara, siç Ă«shtĂ« marrja e statusit tĂ« vendit kandidatâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e Kadiut pĂ«r KosovaPress.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se krahas 216 milionë eurove që janë liruar në dhjetor të vitit 2025, synojnë që shumë shpejt të lirojnë edhe 205 milionë euro në fillim të këtij viti.
Ajo tha se ky vendim është marrë pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale. Derisa tregoi në detaje edhe se në cilat projekte do të përfitojë Kosova.
âKemi liruar afĂ«rsisht 50% tĂ« ndihmĂ«s financiare qĂ« arrin nĂ« rreth 216 milionĂ« euro. Kjo do tĂ« lejojĂ« nĂ«nshkrimin e kontratave pĂ«r katĂ«r projekte (qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« gjithsej 34.6 milionĂ« euro kontribut tĂ« BE-sĂ«) dhe fillimin e zbatimit; pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar programimin e tĂ« gjitha fondeve tĂ« mbetura IPA III tĂ« destinuara pĂ«r KosovĂ«n (181 milionĂ« euro; miratimi i planifikuar i vendimit tĂ« financimit tĂ« Komisionit nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026 qĂ« do tĂ« lejonte qĂ« projektet e para tĂ« fillonin nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit 2026). PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Komisioni synon tĂ« lirojĂ« shumĂ«n e mbetur prej 205 milionĂ« eurosh nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, nĂ« pĂ«rputhje me PĂ«rfundimet e PresidencĂ«s pĂ«r Zgjerimin tĂ« miratuara mĂ« 16 dhjetorâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e zĂ«dhĂ«nĂ«ses sĂ« BE-sĂ«.
Në anën tjetër, hulumtuesja në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëreshë Loxha, thotë për KosovaPress, se largimi i masave karshi përfitimit të mjeteve financiare është i rëndësishëm edhe në imazhin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar.
Sipas saj, posa të formohen institucionet e reja në vend, duhet të punohet shumë në sanimin e çdo dëmi eventual që masat i kanë bërë Kosovës.
âHeqja tashmĂ« e plotĂ« e masave tĂ« BE-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« hap i duhur, ndonĂ«se i vonuar. Gjithsesi, pĂ«rtej faktit qĂ« Ă«shtĂ« i vonuar, nĂ« vazhdimĂ«si ne si GLPS dhe si shtet kemi bĂ«rĂ« thirrje qĂ« tĂ« njĂ«jtat tĂ« hiqen, sidomos pas tejkalimit tĂ« krizĂ«s nĂ« veri me çështjen e zgjedhjeve. Ne konsiderojmĂ« se Ă«shtĂ« njĂ« hap i duhur dhe do tâi hapĂ« rrugĂ«n zhbllokimit tĂ« fondeve qĂ« Kosova ka rrezikuar tâi humbĂ« pĂ«r shkak tĂ« masave. TĂ« njĂ«jtat do tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« dobishme nĂ« momentin qĂ« do tĂ« hyjnĂ« nĂ« ekonominĂ« e KosovĂ«s. Gjithashtu, largimi i masave Ă«shtĂ« pozitiv dhe i rĂ«ndĂ«sishĂ«m edhe sa i pĂ«rket imazhit tĂ« KosovĂ«s. Kosova nuk do tĂ« ketĂ« njĂ« barrĂ« mbi imazhin e saj nĂ« rrafshin ndĂ«rkombĂ«tar, pasi nuk ka qenĂ« e mirĂ« qĂ« Kosova ka qenĂ« e dĂ«nuar nga BE-ja. UnĂ« uroj qĂ« sa mĂ« shpejt, me krijimin e institucioneve tĂ« reja, tĂ« punohet shumĂ« nĂ« sanimin e çdo dĂ«mi eventual qĂ« masat i kanĂ« bĂ«rĂ« KosovĂ«s dhe imazhit tĂ« saj nĂ« rrafshin ndĂ«rkombĂ«tar dhe atĂ« tĂ« brendshĂ«mâ, thekson ajo.
Gjatë së enjtes, edhe Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.
Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në KE, theksoi se bëhet fjalë për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove, përfshirë edhe masat që KE-ja i kishte hequr fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai shpjegoi se institucionet po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen.
Ministria pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme informoi sot se shtetasi shqiptar Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur nĂ« VenezuelĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit (tetor 2024 â janar 2026), Ă«shtĂ« liruar dhe ndodhet aktualisht nĂ« gjendje tĂ« sigurt.
Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë.
Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa rrafshe, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke patur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.
Autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e Ndoci dhe do të vijojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas.
MEPJ gjithashtu rikonfirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.
Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit.
Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të QKN-së dhe rinumërimit.
Diferencë e madhe votash i doli kandidates për deputete nga radhët e Partisë Demokratike, Kosovare Murseli, 100 vota më pak, saktësisht 3,889 vota nga 3,989 vota sa kishte në këtë komunë.
Ndërkaq, ish-kryetarit të kësaj komune, Besim Ilazi i dolën 53 vota më pak.
Kandidatit Elmi Reçica iu shtuan 24 vota ndërsa Përparim Grudës, 23.
Në bazë të rinumërimit të votave, nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati për deputet Jeton Raka është kandidati me më shumë vota të humbura, saktësisht 78 nga 5,756 vota sa kishte.
I dyti pas tij del se është Albin Kurti me 44 vota më pak e pas tij, Glauk Konjufca me 20 më pak.
Rinumërimi i votave nga zgjedhjet e fundit në Kosovë po zgjatet më shumë se sa ishte paraparë, duke vonuar certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve. Sipas KQZ-së, procesi mund të zgjasë deri në dy javë, ndërsa njohësit e çështjeve kushtetuese paralajmërojnë rrezik për shkelje të afateve ligjore duke përfshirë këtu, edhe zgjedhjen e presidentit.
19 janari ishte data e planifikuar nga KQZ-ja për shpallje të rezultateve përfundimtare por procesi i rinumërimit të votave e ka shtyrë dukshëm këtë afat.
Si rrjedhojë pritet që të vonohet edhe certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, si hap kryesor për nisjen e konstituimit të Kuvendit e formimit të Qeverisë së re.
Për të përshpejtuar këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur numrin e komisionerëve në Qendrën e Numërimit të votave.
âNga 10 tavolina numĂ«rimi janĂ« shtuar edhe 10 tĂ« tjeraâ, ka deklaruar pĂ«r Dukagjinin zĂ«dhĂ«nĂ«si, Valmir Elezi duke theksuar se procesi pritet tĂ« zgjasĂ« pĂ«rafĂ«rsisht 12- 14 ditĂ«.
Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, në këtë ritëm, gjasat janë që të shkelet edhe afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
âGjasat janĂ« qĂ« si pasojĂ« e kĂ«tij rinumĂ«rimi tĂ« shkojmĂ« deri ka data 10-15 shkurt kur rezultatet priten tĂ« certifikohen. NĂ« rastin mĂ« tĂ« keq, mundet edhe mĂ« shumĂ« sepse nĂ«se konsiderohet se ka mospĂ«rputhje nga rezultatet paraprake, KQZ me gjasĂ« do shkojĂ« nĂ« rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« e qĂ« do ndikojĂ« nĂ« afatet kushtetuese veçanĂ«risht pĂ«r zgjedhĂ«n e presidentes ku zgjedhja do duhej bĂ«rĂ« jo mĂ« larg se 5 mars dhe kĂ«tu do hyjmĂ« nĂ« njĂ« cikĂ«l qĂ« nuk mund tĂ« bĂ«het zgjidhje. Ăâka ndodhĂ« nĂ«se Kuvendi sâarrin tĂ« konstituohet dhe qeveria sâarrin tĂ« formohet sepse afati Ă«shtĂ« 5 marsâ, u shpreh Naim Jakaj nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si.
Problematikë në vete sipas Jakajt, mbetet mos-konstituimi i Kuvendit që do të lë peng procese që varen nga votimet e deputetëve.
âDy muajt e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti do shkojnĂ« pa miratim tĂ« buxhetit pĂ«r vitin 2026 ku dhjetĂ«ra projekte infrastrukturore do mbesin pa realizuar. ĂshtĂ« edhe premtimi elektoral pĂ«r pagĂ«n e 13 ku 94 mijĂ« zyrtarĂ« publik nuk iu Ă«shtĂ« transferu aktualisht dhe nĂ« ndĂ«rkohĂ«, dy marrĂ«veshjet qĂ« vijnĂ« nga plani i rritjes sĂ« BE-sĂ«, marrĂ«veshja me BankĂ«n BotĂ«rore, financimi i qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r RTK-nĂ« dhe katĂ«r buxhetet pĂ«r komunat nĂ« veri tĂ« vendit. JanĂ« çështje pĂ«r tĂ« cilat kuvendi do duhej konstituuar dhe pasojat do jenĂ« tĂ« menjĂ«hershmeâ u shpreh ai.
Por, sipas Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, shkuarja në rinumërim të plotë mbetet e pashmangshme e telashe, konsiderohet të sjellë zgjedhja e presidentit.
âKĂ«tu besoj qĂ« mund tĂ« ketĂ« probleme serioze pĂ«r tĂ« siguruar votat, por qĂ« nĂ« anĂ«n tjetĂ«r kjo do tĂ« tentohet qĂ« tĂ« ndahet si pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« mes tĂ« tĂ« gjitha partive, sepse normalisht pĂ«r partinĂ« fituese tĂ« zgjedhjeve, ndonĂ«se nĂ« parim pĂ«r askĂ«nd nuk janĂ« zgjedhjet tĂ« konvenueshme, por pĂ«r partinĂ« nĂ« pushtet e cila do ta kishte, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, dhe u.d. tĂ« presidentit mund tĂ« jetĂ« nĂ« njĂ« pozicion pakĂ«z mĂ« tĂ« favorshĂ«m sesa tĂ« tjeratâ, u shpreh Cakolli.
Sipas Kushtetutës, presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual./Dukagjini/
KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti.
Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke e lënë me suficit të konsiderueshëm të hyrash në fund të periudhës.
Sipas raportit pĂ«r periudhĂ«n 9 qershor â 9 nĂ«ntor 2025, AAK ka realizuar tĂ« hyra totale prej 85 mijĂ« e 818 euro e 33 centĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« donacione prej 1 mijĂ« euro dhe kontribute nĂ« natyrĂ« nĂ« vlerĂ« prej 5 mijĂ« e 185 euro.
Shpenzimet totale të fushatës kanë arritur në 24 mijë e 187 euro e 70 centë, duke përfshirë:
Pagat dhe kompenzimet: 5 mijë e 318 euro e 68 centë
Shpenzimet e transportit: 1 mijë e 641 euro e 70 centë
Reklamat, reprezentacioni dhe konferencat: 12 mijë e 250 euro e 67 centë
Blerja e mallrave: 320 euro
Shpenzimet e përgjithshme: 3 mijë e 781 euro e 65 centë
Shpenzimet e ndryshme: 875 euro
Në raport raportohet gjithashtu se gjatë periudhës janë kryer pagesa mbi 5 mijë euro, përfshirë: Gjoba dhe ndëshkime për PZAP: 20 mijë e 366 euro e 67 centë; Paga dhe blerje të objekteve: 6 mijë e 500 euro dhe 24 mijë e 343 euro e 20 centë.
Policia e KosovĂ«s, Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« Gjilan, bazuar nĂ« autorizimin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Gjilan, me qĂ«llim lokalizimin dhe identifikimin e vendndodhjes sĂ« personit, njofton opinionin publik se Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur mĂ« 15.07.2008, me adresĂ« banimi nĂ« rrugĂ«n âLufta e Gjilanitâ, qyteti Gjilan, Ă«shtĂ« shpallur person i humbur qĂ« nga data 02.01.2026, dhe deri mĂ« tani nuk dihet vendndodhja e tij.
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
"Ădo person qĂ« posedon informacion tĂ« dobishĂ«m lidhur me vendndodhjen e personit tĂ« paraqitur nĂ« fotografinĂ« e bashkĂ«ngjitur, lutet tĂ« njoftojĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«rmes njĂ«rĂ«s nga mĂ«nyrat nĂ« vijim: Stacioni mĂ« i afĂ«rt policor, aplikacioni digjital âLajmĂ«ro PolicinĂ«â, e-mail: info@kosovopolice.com, numrat kujdestarĂ«: 192".
Policia e Kosovës thotë se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./Telegrafi/
Përfaqësuesi i familjes së zyrtarit policor të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, avokati Arianit Koci, ka deklaruar se do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Koci, i ftuar nĂ« emisionin âFIVEâ nĂ« televizionin Dukagjini, tha se mbrojtja e tĂ« akuzuarve po tenton ta relativizojĂ« tĂ« gjithĂ« sulmin terrorist.
âProcedura Ă«shtĂ« dashur tĂ« kthehet nga fillimi, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e keqe pĂ«r atĂ« qĂ« ka ndodhur. Kryetari i mĂ«parshĂ«m i trupit gjykues ka kaluar nĂ« njĂ« pozitĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« dhe Ă«shtĂ« dashur tĂ« ndĂ«rrohet trupi gjykues. MegjithatĂ«, e kam mirĂ«pritur disponimin pozitiv tĂ« kryetarit aktual, i cili ka pranuar tĂ« udhĂ«heqĂ« trupin gjykues pĂ«r ta mbajtur dinamikĂ«n e gjykimit. Gjykimi duhet tĂ« zhvillohet edhe brenda njĂ« kohe tĂ« arsyeshme dhe, si pĂ«rfaqĂ«sues i familjes Bunjaku dhe palĂ«ve tĂ« dĂ«mtuara, insistoj qĂ« ky proces tĂ« pĂ«rfundojĂ« sa mĂ« shpejt. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, nuk duhet tâu lihet hapĂ«sirĂ« tĂ« akuzuarve qĂ«, pĂ«rmes zvarritjes sĂ« procedurĂ«s, tĂ« pretendojnĂ« se u janĂ« shkelur tĂ« drejtat e tyreâ, u shpreh Koci.
Ai shtoi se këtë të premte, ditën kur edhe ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarve, avokatja e njërit prej tyre ka tentuar të krijojë alibi.
âSot mbrojtja po tenton, pĂ«rmes disa propozimeve, ta relativizojĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« sulm terrorist. Avokatja e njĂ«rit prej tĂ« akuzuarve ka propozuar nĂ«ntĂ« dĂ«shmitarĂ« tĂ« rinj, kinse pĂ«r tĂ« gjetur alibi se i akuzuari nuk ka qenĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, por diku tjetĂ«r. Pra, personi qĂ« akuzohet nga Gjykata pĂ«r kryerjen e sulmit terrorist bashkĂ« me tĂ« tjerĂ«t po tenton tĂ« sigurojĂ« alibi. Aktakuza Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« â askush nuk Ă«shtĂ« i akuzuar vetĂ«m mbi njĂ« provĂ«, por mbi shumĂ« prova qĂ« i ngarkojnĂ« pĂ«r veprĂ«n. Ne e kemi parĂ« ngjarjen edhe pĂ«rmes pamjeve nga dronĂ«t dhe gjithçka ka qenĂ« e qartĂ«â, tha Koci.
Në fund, Koci theksoi se familja Bunjaku kërkon që rasti të përfundojë sa më shpejt dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme ndaj të akuzuarve, për çka ai ritheksoi se do të kërkojnë dënim me burgim të përjetshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike lidhur me shpenzimet e fushatës për zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2025.
Sipas raportit të publikuar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar shpenzime totale prej 203 mijë euro për fushatën zgjedhore, ndërkohë që të hyrat e raportuara nga kjo parti kapin vlerën prej vetëm 23 mijë e 540 euro.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve të LDK-së është orientuar në reklama dhe organizimin e konferencave, duke përbërë zërin kryesor të kostove të fushatës.
Sa i përket të hyrave, LDK ka raportuar rreth 16 mijë euro donacione në formë të mallrave dhe shërbimeve.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre donacioneve ka ardhur nga vetë zyrtarë të LDK-së apo kandidatë për deputetë.
Po ashtu, partia ka pranuar edhe donacione në të holla në vlerë prej rreth 8 mijë euro nga gjithsej gjashtë donatorë.
KQZ ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se raportet financiare tĂ« partive politike janĂ« publikuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« transparencĂ«s dhe mbikĂ«qyrjes sĂ« financimit tĂ« fushatave zgjedhore, ndĂ«rsa tĂ« njĂ«jtat do tâi nĂ«nshtrohen procedurave tĂ« rregullta tĂ« verifikimit dhe auditimit.
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën.
Vendimin pĂ«r zgjatjen e kĂ«saj mase ndaj tre ish-eprorĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s qĂ« gjykohen bashkĂ« me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i GjykatĂ«s Speciale nĂ« çështjen Thaçi.
PĂ«rmes njĂ« njoftimi kjo gjykatĂ« bĂ«n me dije se nĂ« rastin nĂ« fjalĂ« trupi gjykues âkonstatoi se vazhdojnĂ« tĂ« ekzistojnĂ« rreziqet qĂ« tĂ« akuzuarit mund ta pengojnĂ« ecurinĂ« e procesit ose tĂ« kryejnĂ« krime tĂ« tjeraâ.
Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt..
Ky vendim erdhi njĂ« ditĂ« pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri mĂ« 18 shkurt do tĂ« zhvillohen deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« procesin gjyqĂ«sor ndaj ish-katĂ«rshes sĂ« UĂK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« paraburgim pĂ«r mĂ« shumĂ« se pesĂ« vjet.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve, si pjesë e përpjekjeve për garantimin e ligjshmërisë dhe standardeve profesionale në sistemin arsimor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka theksuar se licencimi dhe rilicencimi i mësimdhënësve mbetet një mekanizëm kyç për sigurimin e cilësisë në arsim.
Sipas saj, gjatë këtij mandati janë miratuar legjislacioni dhe udhëzimet e nevojshme, si dhe janë zhvilluar takime nëpër komuna për të siguruar që ky proces të zhvillohet me sukses, transparencë dhe në përputhje me standardet përkatëse.
Vendimi për tërheqjen e licencave vjen pas një inspektimi tematik të realizuar nga Inspektorati i Arsimit në një shkollë në Rahovec, ku janë konstatuar shkelje dhe mospërfillje e procedurave ligjore.
Bazuar në këto gjetje, janë dhënë rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, të cilat duhet të zbatohen brenda afateve ligjore.
Raporti me gjetjet inspektuese i është dërguar paraprakisht Komunës së Rahovecit, ndërsa Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij ligjore.
Ministrja Nagavci ka theksuar se ky veprim dëshmon përkushtimin institucional për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit të proceseve arsimore. Ajo ka paralajmëruar se MAShTI do të vazhdojë monitorimin dhe ndërhyrjen në çdo rast të shkeljes, duke garantuar transparencë, barazi dhe integritet institucional.
âReformat nĂ« arsim kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si. Ne mbesim tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r njĂ« arsim cilĂ«sor dhe me standarde,â ka deklaruar Nagavci./Telegrafi/
Historia e një problemi në Fier ka marrë rrjedhë tjetër pasi motra e policit Fredi Lamaj ka publikuar mesazhet e plota që i kishte marrë nga Altin Meçaj.
Meçaj deri tani kishte pretenduar se efektivi policor Fredi Lamaj e kishte rrahur vetĂ«m pse ia kishte bĂ«rĂ« âlikeâ dhe njĂ« koment âkomplimentuesâ sĂ« motrĂ«s.
Motra e policit shqiptar ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.
Reagimi i plotë:
Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.
Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.
Po flas sepse prej mĂ« shumĂ« se 6â7 ditĂ«sh ky shtetas po del vazhdimisht nĂ« media, duke dhĂ«nĂ« deklarata tĂ« pavĂ«rteta dhe duke u paraqitur padrejtĂ«sisht si viktimĂ«.
Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.
Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.
Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundĂ«si tâi kthej as pĂ«rgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk mĂ« lejonte tâi shkruaja, çka e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« qartĂ« faktin se komunikimi ka qenĂ« i njĂ«anshĂ«m dhe i padĂ«shiruar.
Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.
Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.
Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.
Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.
Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.
Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.
Venezuela ka liruar nga burgu shtetas tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ĂekisĂ«, HungarisĂ«, HolandĂ«s dhe GjermanisĂ« dhe shteteve tĂ« tjera, njoftuan disa nga kĂ«to vende.
Lirimi i tyre është pjesë e një vale të lirimeve nga burgu pasi Shtetet e Bashkuara arrestuan presidentin e rrëzuar, Nicolas Maduro.
NjĂ« burrĂ« nga Ăekia qĂ« u lirua ishte nĂ« burgjet venezuelase qĂ« nga viti 2024, kur autoritetet nĂ« VenezuelĂ« e akuzuan atĂ« se planifikonte tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« njĂ« komplot pĂ«r tĂ« vrarĂ« Maduron dhe pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar QeverinĂ«, raportuan mediat nĂ« RepublikĂ«n Ăeke.
Ministria e Jashtme e ĂekisĂ« kishte deklaruar vitin e kaluar se njĂ« shtetas çek ishte arrestuar pa ândonjĂ« aktakuzĂ« dhe pa njĂ« gjykim tĂ« drejtĂ«â. Grupi venezuelas pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, Foro Penal, tha se ai u arrestua pĂ«r arsye pilitike.
Ministri i JashtĂ«m i ĂekisĂ«, Petr Macinka, tha se ai u lirua sĂ« bashku me tĂ« burgosur tĂ« tjerĂ« nga ShqipĂ«ria, Irlanda, Rumania, Gjermania, Ukraina dhe Holanda.
Ende nuk dihet se sa është numri i shqiptarëve të liruar nga burgjet në Venezuelë dhe ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar për këtë çështje.
âPas negociatash prej disa javĂ«sh, kemi arritur lirimin e tijâ, tha Macinka gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r media, duke shtuar se Republika Ăeke Ă«shtĂ« e gatshme qĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« raportet diplomatike me VenezuelĂ«n.
Ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul, shkroi nĂ« X se janĂ« liruar tre shtetas gjermanĂ«, duke e cilĂ«suar si âgjest drejt raporteve mĂ« konstruktiveâ.
Holanda tha se tre shtetas të saj janë liruar, ndërkaq Hungaria njoftoi për lirimin e një shtetasi të saj që kishte qenë në një anije kërkimore.
Jorge Rodriguez, president i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë deklaruar se një numër i madh i të burgosurve do të lirohen pasi SHBA-ja kapi Maduron në fillim të janarit.
Venezuela tha gjatë kësaj jave se më shumë se 400 persona janë liruar, por grupet për të drejtat e njeriut kanë deklaruar se numri i të liruarve është më i vogël./Radio Evropa e Lirë/
Hetuesit e Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s (IPK) kanĂ« pĂ«rfunduar hetimet lidhur me pretendimet pĂ«r keqtrajtim nga zyrtarĂ« tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« Leposaviq, duke konstatuar se ato nuk qĂ«ndrojnĂ«. Si rezultat, ndaj ankuesit Ă«shtĂ« iniciuar rast dhe hetim penal pĂ«r veprĂ«n penale âLajmĂ«rim i rremĂ« apo kallĂ«zim i rremĂ«â.
Sipas njoftimit të IPK-së, para mesnatës së 13 janarit 2026, hetuesit janë informuar nga Policia e Kosovës për një person i cili kishte raportuar se ishte keqtrajtuar nga zyrtarë policorë. Incidenti pretendohej se kishte ndodhur tek Ura e Bistricës në Leposaviq, rreth orës 22:00.
Ankuesi kishte deklaruar se ishte ndaluar në një pikë kontrolli derisa po drejtonte një automjet të tipit Audi A4 me targa të Republikës së Serbisë, në të cilin ndodheshin edhe dy pasagjerë.
Ai kishte pretenduar se gjatĂ« kontrollit ishte goditur nga zyrtarĂ«t policorĂ«, duke pĂ«suar lĂ«ndime nĂ« qafĂ«, bĂ«rrylin e majtĂ«, dorĂ«n e djathtĂ« dhe kĂ«mbĂ«, pĂ«r çka kishte kĂ«rkuar trajtim mjekĂ«sor nĂ« Spitalin Rajonal nĂ« MitrovicĂ« â Veri. Po ashtu, ai kishte deklaruar se njĂ«ri nga zyrtarĂ«t policorĂ« kishte goditur edhe shokun e tij me kondakun e armĂ«s sĂ« gjatĂ«.
Pas pranimit të informatave, IPK-ja, në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore.
Në kuadër të hetimeve, hetuesit e IPK-së kanë siguruar prova materiale, përfshirë edhe video-incizime nga kamerat e sigurisë që mbulojnë vendin e ndalesës policore. Pas analizimit të këtyre provave, është konstatuar se pamjet nuk mbështesin pretendimet e ankuesit dhe se zyrtarët policorë nuk kanë tejkaluar autorizimet e tyre ligjore, as nuk kanë përdorur forcë.
IPK-ja ka vlerĂ«suar se pretendimet e ankuesit janĂ« tĂ« sajuara dhe kĂ«tĂ« konstatim ia ka pĂ«rcjellĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« MitrovicĂ«. Me kĂ«rkesĂ« tĂ« prokurorit kompetent, ndaj ankuesit tashmĂ« tĂ« dyshuar Ă«shtĂ« iniciuar rast dhe hetim penal pĂ«r veprĂ«n penale âLajmĂ«rim i rremĂ« apo kallĂ«zim i rremĂ«â./Telegrafi/
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Sipas tij, rreth orës 22:20 Policia ka pranuar njoftimin se një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
âSi pasojĂ« e pĂ«rfshirjes sĂ« shtĂ«pisĂ« nga zjarri, nĂ« vendngjarje ka humbur jetĂ«n viktima femĂ«r, rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekĂ«sore kanĂ« konstatuar vdekjen e saj nĂ« vendin e ngjarjes,â ka deklaruar Zahiti.
Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin kompetent, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Telegrafi/
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka folur edhe për postin e presidentit.
Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës.
âDhe duhet ta mbĂ«shtesĂ« idenĂ« qĂ« presidenti duhet me qenĂ« nga PDK-ja, tani e bĂ«jnĂ« se bĂ«jnĂ« varet nga vendimet e partisĂ«â, tha ai nĂ« RTV21.
Haliti u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi.
Ai nuk dha një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte.
âVaret prej tij, varet prej angazhimit, prej shumĂ« faktorĂ«veâ, tha ai, duke shtuar se nĂ« PDK e ka aureolĂ«n e liderit tĂ« madh nĂ« parti.
Ai tha se PDK është partia e vetme që mund ta sfidojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.
âTani pĂ«r tani kush do me sfidu, LDK-ja?⊠UnĂ« mendoj nĂ« qoftĂ« se duam mundemi me bo shumĂ«, shiko janĂ« disa pengesa qĂ« unĂ« nuk mundem me i zbĂ«rthy, por janĂ« disa pengesa qĂ« na kanĂ« detyru ndoshta nganjĂ«herĂ« edhe tĂ« heshtim dhe besoj qĂ« tĂ« bĂ«het mĂ« mirĂ«â, shtoi deputeti PDK-sĂ«.
Rrëfimet e dëshmitarëve të Masakrës së Reçakut vazhdojnë të mbeten dëshmi të gjalla të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Një prej tyre është edhe Ramë Shabani, i cili ka ndarë një përjetim tronditës nga momentet kur forcat serbe hynë në fshatin Reçak.
Duke përshkruar skenat e dhunës, Shabani rrëfen momentin kur forcat serbe i kishin mbledhur dhjetëra burra në oborrin e një shtëpie.
âQikĂ«s ia dhanĂ« njĂ« flakaresh, e nĂ«nĂ«s i than gjej armĂ«t, nĂ«nĂ«s tem. Nana i tha me pas pas armĂ«, ti sun i kishe rrĂ«zu gjithĂ« kĂ«ta burra kĂ«tu. Nuk kanĂ« pas armĂ« e tash lyp prej meje armĂ«. E unĂ« armĂ« me tĂ« dhĂ«nĂ« nuk kam i thaâ, ka thĂ«nĂ« Shabani nĂ« Debat Plus.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i partisë ka vepruar në pajtim të plotë me statutin e partisë.
âLumir Abdixhiku ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje mĂ« 28 dhjetor. Statuti i LDK-sĂ« e njeh aktin e dorĂ«heqjes si akt personal dhe Lumi nĂ« kĂ«tĂ« rast e din çka ka bo. Ka dal e ka marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe ka vepruar nĂ« frymĂ«n e statutit tĂ« LDK-sĂ«â, ka thĂ«nĂ« Lutfi Haziri nĂ« RTV Dukagjini.
Dorëheqjen e deputetes Hykmete Bajrami nga pozita e nënkryetares, Haziri e ka cilësuar si qëndrim personal të saj. Haziri ka folur edhe për raportin e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
âUnĂ« jam nĂ«nkryetar i LDK-sĂ« dhe kam qenĂ« kundĂ«rkandidat i Lumir Abdixhikut. Rrjedhimisht unĂ« sâkam votuar pĂ«r Lumir Abdixhikun nĂ« atĂ« Kuvend. Dallimi me vota sâka qenĂ« i madh, por ia kemi zgjatur dorĂ«n njĂ«ri-tjetrit dhe asnjĂ«herĂ« nuk i kemi shfaqur dallimetâ, ka thĂ«nĂ« Haziri ndĂ«r tĂ« tjera.
NjĂ« nga temat e diskutimit nĂ« emisionin âOpinionâ nĂ« Tv Klan mbrĂ«mjen e sotme Ă«shtĂ« vendimi mĂ« i fundit i Departamentit tĂ« Shtetit, sipas tĂ« cilit duke filluar nga 21 janari, do tĂ« pezullohet lĂ«shimi i tĂ« gjitha vizave emigruese pĂ«r aplikantĂ«t qĂ« janĂ« shtetas tĂ« 75 vendeve, pĂ«rfshirĂ« edhe ShqipĂ«rinĂ«, si dhe 4 vende tĂ« tjera tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.
Në një lidhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, foli për këtë çështje, duke sqaruar se për çfarë lloj vizash bën fjalë ky bllokim. Avokatja sqaroi se vendimi për pezullim prek vetëm aplikimet për viza emigruese, pra për qëndrim të përhershëm në SHBA dhe jo ato për qëndrim të përkohshëm, siç janë vizat turistike.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Fevziu: Ky vendim nuk prek asnjë nga vizat e vizitorëve apo jo?
Olsa Alikaj Cano:Keni shumë të drejtë. Deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan bën fjalë vetëm për vizat e emigrantëve. Vizat jo-emigrante, nuk janë vetëm ato të turistëve, ka viza fetare, viza të artistëve, të diplomatëve, të vizitorëve, është një listë e madhe, janë shumë viza jo-emigrante. Ata kanë të drejtë të aplikojnë për viza, këto intervista do vazhdojnë.
Blendi Fevziu:Më fal, përfshirë edhe vizat e studentëve?
Olsa Alikaj Cano:Vizat e studentĂ«ve janĂ« viza jo-emigrante, pra janĂ« tĂ« vlefshme. Ădo vizĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« jo tĂ« gjatĂ«, pra Ă«shtĂ« e pĂ«rkohshme, vetĂ«m pĂ«r tĂ« ardhur, tĂ« mbarosh punĂ« dhe tĂ« kthehesh. JanĂ« ca viza pune, sigurisht, Ă«shtĂ« njĂ« periudhĂ« e vogĂ«l qĂ« tĂ« vish, tĂ« punosh pak dhe tĂ« kthehesh.
Blendi Fevziu: Cilat aplikime pezullohen?
Olsa Alikaj Cano: Aplikimet që pezullohen janë aplikimet me qëllim emigranti, i njohin gjithë shqiptarët. Janë vizat për bashkimet familjare. Këto janë vizat që po bllokohen. Aplikimet e nënshtetasve amerikanë për familjarët e tyre, për bashkëshortët, vëllezërit, motrat, prindërit, fëmijët. Këto janë kryesoret. Pjesa e Lotarisë Amerikane, pra qëllimi për të marrë Green Card, për të jetuar tërë kohën në SHBA, përjetësisht. Janë disa viza të punëtorëve, të sponsorizuara nga punëdhënësit, për personat apo individët me shkollë të lartë. Ka disa viza fetare që janë të veçanta, viza speciale. Këto janë vizat që janë pezulluar për momentin.
Blendi Fevziu: Dihet se sa do zgjasë pezullimi?
Olsa Alikaj Cano:Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë pezullim. Kjo qeveri është shumë eficente, besoj se do i marrin vendimet shpejt dhe do i verifikojnë të dhënat shpejt.
Blendi Fevziu: A ka një kriter se përse Shqipëria dhe Kosova janë në këtë listë dhe Serbia e vende të tjera nuk janë? Pra cili ka qenë kriteri që është përdorur për të përfshirë këto 75 vende në listë?
Olsa Alikaj Cano:Sipas tĂ« dhĂ«nave qĂ« kemi, lista e 75 vendeve Ă«shtĂ« lista e shteteve me rrezik tĂ« lartĂ«, pra qĂ« nĂ«nshtetasit e kĂ«tyre vendeve vijnĂ« nĂ« SHBA, âabuzojnĂ«â le tĂ« themi dhe qĂ« janĂ« barrĂ« financiare publike e SHBA-ve. Besoj se ka njĂ« lidhje me postimin e presidentit Donald Trump tĂ« katĂ«r janarit, njĂ« listĂ« e 120 shteteve, shtetasit e tĂ« cilĂ«ve marrin ndihmĂ« financiare/sociale nĂ« SHBA. ShqiptarĂ«t ishin mbi 45%. Ndoshta shtetet qĂ« kanĂ« marrĂ« ndihmĂ« sociale/publike, janĂ« risk financiar i atyre qĂ« paguajnĂ« taksa nĂ« SHBA. Ndoshta kjo Ă«shtĂ«.
Blendi Fevziu: Ka shumë shqiptarë që vijnë me viza të zakonshme dhe kërkojnë më pas të marrin Green Card përmes procedurave ligjore.
Olsa Alikaj Cano: Plot, madje sot kisha një kliente që ishte shumë e interesuar për familjen. Kemi shumë viza që po presin të bëhet intervista. Të gjithë janë të alarmuar. Shqiptarët këtu vijnë me vizë shumica, ndaj më habiti lista e presidentit tonë. Nuk e di ku e kanë marrë këtë listën, sepse nuk është e verifikuar lista e personave që marrin ndihmë sociale.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke theksuar se qëndrimi aktual i LDK-së është që posti i presidentit të mbulohet nga një emër i pranueshëm për të gjitha partitë politike.
Haziri theksoi se, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore historike në zgjedhje dhe ka siguruar shumicën për formimin e institucioneve të reja, çështja e presidentit mbetet ende e hapur dhe kërkon konsensus politik.
Ai rikujtoi se herën e kaluar deputetët e LDK-së e kishin votuar për presidente, Vjosa Osmanin për hir të stabilitetit politik. Sipas tij, këtë herë situata është ndryshe dhe vendimi nuk do të merret në të njëjtën mënyrë.
âPĂ«r momentin qĂ«ndrimi i jonĂ« Ă«shtĂ« se duhet njĂ« emĂ«r i pranueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ«. QĂ« ushtron detyrĂ«n e presidentit/tes. Ky Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi zyrtar qĂ« e kemi⊠realisht deputetĂ«t e LDK-nĂ« herĂ«n e kaluarĂ«n e kanĂ« dhĂ«nĂ« votĂ«n pĂ«r stabilitet politik dhe pa inati. Dhimbja ka qenĂ« e madhe por e kanĂ« dhĂ«nĂ«. KĂ«saj herĂ« do ta vlerĂ«sojnĂ« krejt ndryshe votĂ«n pĂ«r presidentâ, ka thĂ«nĂ« Haziri.