Tre persona u vranë dhe një prift katolik u rrëmbye gjatë një sulmi armatosur në rezidencën e tij në distriktin Kauru, shteti Kaduna, në veri të Nigerisë.
Sulmi ndodh vetëm disa ditë pas shpëtimit të 166 besimtarëve nga sulme të ngjashme në rajon, duke rikthyer shqetësimin për pasigurinë e vazhdueshme në zonë.
Prifti i rrëmbyer është identifikuar si Nathaniel Asuwaye, famullitar i Kishës Katolike të Trinisë së Shenjtë në Karku.
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn pësoi një aksident të rëndë gjatë garës së zbritjes në Cortina 2026, u rrokullis dhe u transportua me helikopter në spital.
Gjendja e saj mbetet e paqartë.
U.S. ski star Lindsey Vonn was injured in a crash during the Winter Olympics and was airlifted by helicopter to a medical facility. pic.twitter.com/g4KrageW1q
Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u shpërndau aksidentalisht klientëve më shumë se 40 miliardë euro në Bitcoin, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë.
Kishte planifikuar t’u jepte përdoruesve një shpërblim të vogël simbolik, por për shkak të një gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin për secilin klient.
Bithumb kërkoi falje për gabimin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguar gabimisht.
“Duam ta sqarojmë se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me hakim apo shkelje sigurie dhe nuk ka asnjë problem me sigurinë e sistemit apo menaxhimin e aseteve të klientëve”, tha Bithumb në një deklaratë.
Në një takim urgjent, rregullatori financiar i Koresë së Jugut tha se do të hetonte incidentin, shkruan BBC.
Çdo shenjë e aktivitetit të paligjshëm do të nxiste hetime zyrtare, sipas Shërbimit Mbikëqyrës Financiar (FSS).
Ndër tjera, Bithumb u zotua të bashkëpunojë me rregullatorët.
“Ne do ta marrim këtë aksident si mësim dhe do t’i japim përparësi besimit dhe qetësisë mendore të klientit në vend të rritjes së jashtme”, tha CEO Lee Jae-won.
Kompania planifikon të paguajë kompensim për të gjithë klientët që përdornin platformën në atë kohë dhe do të heqë dorë nga tarifat e tregtimit.
Gjithashtu, Bithumb tha se do të përmirësonte sistemet e verifikimit dhe do të prezantonte Al për të zbuluar transaksione anormale.
Ndryshe, incidenti ka të ngjarë të nxisë diskutime rreth kontrolleve më të rrepta rregullatore në financë.
Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në zonën e Vittoria, Raguzza, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për lidhje me një organizatë të madhe të trafikut të drogës.
Ai ishte fshehur në fshatin bregdetar Scoglitti, por u kap nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese dhe tani ndodhet në burg, duke pritur vendimin për ekstradimin e mundshëm në Belgjikë.
Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, do të përdorë Amendamentin e Pestë dhe nuk do të japë dëshmi gjatë seancës dëgjimore të Kongresit Amerikan.
Maxwell, e dënuar me 20 vjet burg për trafikim seksual, është e shqetësuar se pyetjet mund të çojnë në akuza të reja ndaj saj.
Komiteti mbikëqyrës po heton rastin Epstein dhe trajtimin e dosjeve nga qeveria amerikane.
Policia shqiptare finalizoi operacionin “Barriera”, duke arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar nga Kosova dhe sekuestruar 12 pistoleta Glock me municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.
Hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë vazhdojnë.
Te familjarët, miqtë dhe dashamirët e Lirim Z. Bajraktarit u bëhet e ditur se sot, më 08.02.2026, në orën 15:00, do të mbahet varrimi i tij në varrezat e qytetit të Drenasit.
Ai ndërroi jetë dje pas një aksidenti rrugor. Familjarët njoftojnë se rasti ndodhet në procedurë pranë Mjekësisë Ligjore dhe ceremonia mortore do të njoftohet më hollësisht.
Ata falënderojnë të gjithë për mbështetjen dhe ngushëllimet në këto momente të vështira.
Sot u zhvilluan ceremoni përkujtimore në Rrëshen dhe Lezhë për të nderuar dy punonjës të Policisë, Fran Kaçorri dhe Bardhok Marku, të cilët ranë në krye të detyrës, duke lënë pas një shembull sakrifice dhe përkushtimi ndaj qytetarëve. Në Rrëshen, në 20-vjetorin e rënies së Kaçorrit, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, familjarët, kolegët e punonjës të Policisë nga Drejtoria Vendore Lezhë dhe…
Dokumentet e FBI-së të publikuara në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tregojnë se pedofili Jeffrey Epstein financoi grupin Miqtë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (FIDF) dhe organizatën e ndërtimit të vendbanimeve Fondi Kombëtar Hebraik (JNF).
Analiza e të ardhurave dhe transfertave në organizatat e përjashtuara jo-bamirëse, e publikuar nga FBI, tregon se abuzuesi seksual i dënuar financoi FIDF-në, e cila "mbledh fonde për ushtarët dhe veteranët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit në detyrë aktive".
Në faqen e saj të internetit, FIDF thotë se "financon programe për ushtarët luftarakë që synojnë lehtësimin e stresit financiar, pasigurisë ekonomike ose shpërqendrimit, duke u lejuar mendjeve të tyre të përqendrohen tërësisht në misionet komplekse ushtarake në fjalë".
Organizata gjithashtu "lidh personalisht një donator me një brigadë të zgjedhur për të ofruar mbështetje kritike".
Në vitin 2008, gazeta Page Six në pronësi të New York Post, raportoi se Epstein, ndërsa ishte në Izrael, bëri një "turne në bazat ushtarake me kryetarin e grupit, Benny Sahbtai, dhe gjithashtu u takua me shkencëtarë izraelitë.
Sipas dokumenteve të FBI-së, Epstein financoi gjithashtu organin më të madh të ndërtimit të vendbanimeve në Palestinë, Fondin Kombëtar Hebraik (JNF).
Epstein, i cili kishte lidhje të ngushta me shumë figura izraelite, priti gjithashtu miliarderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed bin Sulayem, CEO i operatorit ndërkombëtar të portit të Dubait, DP World, në ishullin e tij privat në Karaibe, Little Saint James.
Ehud Barak, i cili ishte kryeministër i Izraelit midis viteve 1999 dhe 2001, u bashkua me Epstein në vitin 2015 - shumë kohë pasi ai u dënua për herë të parë si shkelës seksual - për të financuar Reporty Homeland Security, një startup të kryesuar nga Barak dhe që tani është riemëruar Carbyne.
Pavarësisht minimizimit të marrëdhënies së tij me Epstein, emri i Barakut sjell 4,078 rezultate në dosje.
Dosje të tjera të publikuara së fundmi zbulojnë se Epstein dhe Barak, i cili shërbeu gjithashtu si ministër i mbrojtjes midis viteve 2007 dhe 2013, kishin një marrëdhënie të gjatë. /Telegrafi/
Ghislaine Maxwell do të heshtë kur të paraqitet në seancën dëgjimore të Kongresit Amerikan për Jeffrey Epstein.
Maxwell, e cila aktualisht vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual, do të përdorë mbrojtjen e saj të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit kur të shfaqet nëpërmjet një lidhjeje video nga burgu të hënën.
Sipas vëllait të saj, Ian Maxwell, ajo kishte kërkuar një kompjuter nga një gjykatë në dhjetor, por ende nuk kishte marrë përgjigje dhe “prandaj duhet të supozojë se kërkesa e saj është refuzuar”.
“Si pasojë, ajo ka parë vetëm një grusht nga miliona faqe të dosjeve të Epstein që janë publikuar kur janë shfaqur në shtyp”, tregoi Ian.
"Prandaj, ajo nuk ka asnjë ide se çfarë pyetjesh të reja mund të lindin nga këto njoftime voluminoze, kështu që nuk do të guxojë të thotë asgjë në përgjigje të ndonjë pyetjeje nga frika se mos akuzohet më pas për dëshmi të rreme", shtoi ai.
"Prandaj është thelbësore dhe e nevojshme, por jashtëzakonisht e pafat që ajo do të duhet të përdorë Amendamentin e Pestë dhe të mos thotë asgjë", vazhdoi tutje vëllai i Ghislaine.
Në janar, Ghislaine Maxwell pretendoi se 29 bashkëpunëtorë dhe miq të Jeffrey Epstein u mbrojtën nga qeveria amerikane përmes “marrëveshjeve sekrete”.
Në një gjykatë ku paraqiti një peticion për lirimin e saj nga burgu , ajo pretendoi se katër “bashkëpunëtorë” të përmendur me emër dhe 25 burra të tjerë i shmangën akuzave për shkak të marrëveshjeve me departamentin e drejtësisë.
Maxwell, e cila po vuan dënimin e saj në një burg me siguri minimale në Teksas, i ka bërë më parë apel Kongresit për imunitet ligjor në mënyrë që të mos ndiqet penalisht për dëshminë e saj.
Kur kërkesa u refuzua, avokatët e saj treguan se ajo do të heshtte.
Komiteti mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve po kryen një hetim mbi rastin e Epstein dhe mënyrën se si qeveria amerikane i ka trajtuar dosjet. /Telegrafi/
Kërcënimi rus ndaj krahut lindor të NATO-s mund të intensifikohet pas një armëpushimi në Ukrainë, sipas kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger.
"Për sa kohë që Ukraina mbron Evropën, rreziku nuk është aq i madh", tha Wolfgang Ischinger në komentet e botuara në gazetën Tagesspiegel.
“Kjo do të thotë që ushtritë e presidentit rus Vladimir Putin janë aktualisht të lidhura atje dhe ai po humbet mijëra ushtarë çdo javë", shtoi ai.
Në momentin që do të ketë një armëpushim në Ukrainë, situata do të ndryshojë, vuri në dukje Ischinger përpara takimit të 62-të të MSC-së javën e ardhshme në kryeqytetin bavarez: "Atëherë Putini mund të vazhdojë riarmatimimin e tij në paqe dhe kërcënimi ndaj vendeve të NATO-s në krahun lindor do të intensifikohet".
Megjithatë, eksperti gjerman theksoi se gjëja më e rëndësishme është që gjakderdhja në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur: "Nuk uroj asgjë më shumë për popullin e Ukrainës”.
“Se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është çështje fati për Gjermaninë dhe Evropën", tha Ischinger, duke theksuar se Ukraina po mbron Evropën sot, jo vetëm territorin e saj.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të sigurisë. /Telegrafi/
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku punëtori 43-vjeçar Gazmend Ahmeti nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi.
Për këtë rast tragjik dje ka raportuar edhe Sinjali.
Familja njofton se varrimi i Gazmend Ahmetit do të bëhet sot, 08.02.2026, në orën 16:30 në varrezat e fshatit Mihaliq-Vushtrri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Sinjalin bëri të ditur se ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendngjarje. Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Rilind Krasniqi nga Italia ka raportuar se është maltretuar gjatë kalimit transit në Serbi. Ai deklaroi se autoritetet serbe i konfiskuan telefonin dhe sende personale, përfshirë 2,500 euro.
Pas kontrollit, ata gjetën në pajisjet e tij fotografi të babait të tij, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe figura të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi dhe Vesel Aruçi.
Kontrolli ka zgjatur rreth një orë. Krasniqi ka apeluar qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi.
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Stacionin Policor në Dragash, ku një person i shoqëruar për procedura policore ka kaluar në kërcënime të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë.
Ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, rreth orës 18:30, kur i dyshuari Egzon Qafleshi (36 vjeç) është sjellë në stacionin policor. Sipas burimeve, sapo është futur në zyrën e hetuesisë, ai ka kanosur hetuesin e rastit me fjalët: “do t’iu vras”.
Por kërcënimet nuk kanë përfunduar aty.
I njëjti, gjatë gjithë transportit drejt stacionit, ka vazhduar të kanosë edhe patrullën policore që kishte kryer shoqërimin e tij, duke krijuar situatë tensionuese për zyrtarët në detyrë.
Për rastin është njoftuar Njësiti Rajonal i Hetimeve, i cili ka marrë në trajtim procedurën, ndërsa pas kompletimit të raporteve zyrtare është kontaktuar Prokurori kujdestar. Me urdhër të tij, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një incident serioz është parandaluar në momentet e fundit në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku dy të mitur janë ndaluar nga Policia pasi dyshohet se kishin planifikuar sulm ndaj një bashkëmoshatari.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, rreth orës 15:30, kur Policia ka pranuar informacion se një qytetar kishte ndalur tre të rinj, të cilët mbanin me vete armë të ftohta – thika dhe dyshohej se kishin tentuar të sulmonin viktimën, një të mitur (17 vjeç).
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dy të dyshuarit L.SH (15 vjeç) dhe J.S (15 vjeç), si dhe viktimën SH.K (17 vjeç). Në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe A.S (14 vjeç).
Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari L.SH janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një maskë, ndërsa te i dyshuari tjetër J.S janë gjetur dhe sekuestruar dy thika.
Palët janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për të Mitur, është urdhëruar që rasti të iniciohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, ndërsa dy të miturit janë ndaluar për 24 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një rast i rëndë kanosjeje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një qytetar ka përfunduar në mbajtje pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë një person tjetër, madje edhe në prani të policëve.
Ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, ndërsa rreth orës 16:00 në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është paraqitur ankuesi Sh. B (68 vjeç), i cili ka deklaruar se është ofenduar dhe kanosur me jetë nga Ilir Berisha (56 vjeç).
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, situata është agravuar edhe më tej brenda vetë stacionit policor, ku i dyshuari, në prani të zyrtarëve policorë, ka deklaruar se sapo të dalë nga stacioni “do të merret seriozisht” me ankuesin.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Ilir Berisha është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.