21:49 Analiza e DW: Vendet e BE japin dritë të gjelbër për Mercosurin
Përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel të premten hapën rrugën për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Mercosur-in dhe me vendet e Amerikës së Jugut.
Shumica e 27 shteteve anëtare të BE, që përfaqësojnë 65% të popullsisë së bllokut, kanë rënë dakord të avancojnë me propozimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mund të nënshkruajë që javën e ardhshme marrëveshjen me partnerët e BE në Mercosur, me Brazilin, Paraguain, Argjentinën dhe Uruguain. Marrëveshja ende duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian para se të hyjë në fuqi.
Jo të gjithë anëtarët e BE janë dakord
Edhe pse marrĂ«veshja do tĂ« miratohet nga shumica e nevojshme, disa aktorĂ« kyç nuk e kanĂ« mbĂ«shtetur atĂ«. Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje se vendi i tij nuk do ta miratonte marrĂ«veshjen, duke deklaruar se forcat politike franceze ishin âunanimeâ nĂ« refuzimin e marrĂ«veshjes. âFranca Ă«shtĂ« nĂ« favor tĂ« tregtisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, por marrĂ«veshja BE-Mercosur Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje nga njĂ« epokĂ« tjetĂ«r, e negociuar pĂ«r shumĂ« gjatĂ« mbi baza tepĂ«r tĂ« vjetruara,â tha Macroni nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X.
Marrëveshja BE-Mercosur, e cila nëse ratifikohet do të krijonte njërin prej blloqeve më të mëdhenj të tregtisë së lirë në botë, ishte planifikuar fillimisht të nënshkruhej në Brazil në dhjetor. Megjithatë, ajo u përball me rezistencë nga disa shtete anëtare, përfshirë Italinë, Francën dhe Poloninë, dhe u desh të shtyhej.
Friedrich Merz lĂ«vdon marrĂ«veshjen âhistorikeâ
Gjermania, e cila prej kohësh ka mbështetur marrëveshjen, e mirëpriti marrëveshjen. Berlini shpreson se marrëveshja do të ofrojë mundësi të reja tregu për ekonominë e vendit, e cila varet nga eksportet dhe ka pasur vështirësi të dalë nga një periudhë e gjatë stanjacioni.
âMiratimi i MarrĂ«veshjes BE-Mercosur Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« kthese nĂ« politikĂ«n tregtare evropiane dhe njĂ« sinjal i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i sovranitetit tonĂ« strategjik dhe aftĂ«sisĂ« sonĂ« pĂ«r tĂ« vepruar,â tha kancelari Friedrich Merz.
Ministri i Financave tĂ« GjermanisĂ«, Lars Klingbeil gjithashtu e vlerĂ«soi marrĂ«veshjen si njĂ« shtysĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r tregtinĂ« e lirĂ«. âNdĂ«rsa tĂ« tjerĂ«t po izolojnĂ« veten dhe ndjekin politika tregtare gjithnjĂ« e mĂ« agresive, ne po pĂ«rqendrohemi te partneritetet e reja,â tha Klingbeili.
Pritjet nga marrëveshja
Marrëveshja synon të diversifikojë tregtinë përballë tarifave amerikane dhe do të afrojë shtetet anëtare të BE me Brazilin, Paraguain, Argjentinën dhe Uruguajin, duke eliminuar tarifat e importit për më shumë se 90% të produkteve.
BE thotë se kompanitë në bashkësi do të kursejnë miliarda në tarifa çdo vit dhe se kjo do të ndihmojë eksportet e automjeteve, makinerive, verërave dhe pijeve alkoolike në Amerikën Latine.
âKy Ă«shtĂ« marrĂ«veshja mĂ« e madhe e tregtisĂ« sĂ« lirĂ« qĂ« kemi negociuar ndonjĂ«herĂ«,â tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n Komisioneri i BE i TregtisĂ«, Maros Sefcovic, pas bisedimeve.
âNe kemi nĂ« duart tona mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«rguar njĂ« mesazh tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m botĂ«s nĂ« mbrojtje tĂ« multilateralizmit dhe pĂ«r tĂ« forcuar pozicionin tonĂ« strategjik nĂ« njĂ« mjedis global gjithnjĂ« e mĂ« konkurrues,â tha nĂ« dhjetor Presidenti brazilian Luiz InĂĄcio Lula da Silva.
Protestë e fermerëve
Ka pasur rezistencë të fortë te fermerët, por pavarësisht kësaj, qeveritë gjermane dhe spanjolle janë ndër ato që e mbështesin më shumë marrëveshjen.
Fermerët kanë shprehur shqetësimin se marrëveshja kërcënon të minojë bizneset e tyre me importet më të lira, por Berlini dhe Madridi thonë se marrëveshja do të jetë një shtysë shumë pozitive për industritë që po luftojnë me konkurrencën kineze dhe tarifat doganore në Shtetet e Bashkuara.
Të enjten, fermerët nxorrën traktorët në rrugë, duke bllokuar rrugët në Paris dhe në pjesë të Gjermanisë./mxh























