Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bën të ditur se të premten (nesër) do të nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, respektivisht të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thekson për Telegrafin se të premten, më 2 janar nga ora 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
âNga votimi me postĂ«, siç e kemi treguar mĂ« herĂ«t, numri i shtetasve tĂ« regjistruar ka qenĂ« rreth 58 mijĂ«. Ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur procesi i tĂ«rheqjes sĂ« fletĂ«votimeve nga kutitĂ« postare, andaj nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk e dijmĂ« se sa prej kĂ«tyre votuesve tĂ« regjistruar kanĂ« ushtruar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s. TĂ«rheqjet e fundit tĂ« zarfeve me fletĂ«votime do tĂ« bĂ«hen mĂ« 2 dhe 5 janar 2026â, thekson Elezi.
Sipas tij, deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
âNga numri i pĂ«rgjithshĂ«m i pakove me fletĂ«votime tĂ« supozuara qĂ« deri mĂ« tani kemi pranuar, pra nga mĂ« shumĂ« se 28 mijĂ«, pas vlerĂ«simit dhe verifikimit janĂ« aprovuar 27,600, ndĂ«rkaq janĂ« refuzuar mĂ« shumĂ« se 950. Arsyeja mĂ« e shprehur te zaret e refuzuara Ă«shtĂ« sepse nĂ« pakon me fletĂ«votim mungon dĂ«ftesa e regjistrimit tĂ« votuesitâ, tha ai.
Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%./Telegrafi/




































