Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

842 banorë të evakuuar në Durrës, 2500 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Prurjet e larta në lumin Erzen vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku lumi ka dalje të ujit. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po funksionojnë me kapacitet të plotë. Rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sukth dhe Katund i Ri. Në terren janë angazhuar 448 specialiste, 111 persona nga bashkia dhe ndërmarrjet, 80 nga UKD…

Source

Berisha: Populli, gjykatësi i vëtëm i Ramës! Të dalim në protestë, të gjithë si opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se të gjithë opozitarët duhet të bëhet bashkë për të bërë të mundur largimin e qeverisë së Edi Ramës. Në një takim me aleatët politikë, Berisha tha Rama nuk mund të rrëzohet nga jashtë, dhe as me procese gjyqësore, por me votën e popullit. “Krimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik. Duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe…

Source

Bllokohet aksi Leskovik-Përmet

Në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur. Për arsye sigurie, njoftohet se ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë vendi është përfshirë prej katër ditësh nga reshje ë dendura të shiut. Si pasojë, përmbytje masive janë regjistruar në gjithë…

Source

Kryebashkiaku Disha: Të gjitha strukturat në gatishmëri. Librazhdi i hapur për turistët

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka bërë të ditur se strukturat vendore janë në terren dhe në monitorim të vazhdueshëm, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë zonën. Sipas njoftimit zyrtar, kryebashkiaku ka qenë në terren së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Arbjan Mazniku, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të dëborës.

Source

Kryeministri: Në Korçë nuk ka problematika! Strukturat në terren

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Korça dhe thotë se në këtë qark nuk paraqiten problematika nga moti i keq. Rama u shpreh se strukturat kanë qenë në terren për gatantimin e qarkullimit dhe sigurisë së banorëve. “Edhe në Korçë, mjetet fadroma dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe…

Source

Situata e motit në Elbasan: Qarkullimi i garantuar, strukturat në gatishmëri

Gjatë natës së të enjtes, situata e krijuar nga kushtet e motit në zonat malore të Bashkisë Elbasan ka qenë e qëndrueshme. Strukturat përkatëse kanë punuar gjatë gjithë natës, duke bërë të mundur që aktualisht të mos ketë zona të bllokuara nga dëbora, pavarësisht se në disa prej tyre trashësia e saj kalon 30 cm. Autoriteti Rrugor dhe strukturat e ASHP vijojnë punën në terren me kriposjen e akseve…

Source

Balluku: Kemi prurje të kontrollueshme. Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit, funksional

Në mbledhjen e Emergjencave Civile, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se situata energjetike është përmirësuar në disa nga zonat e prekura. Gjithashtu Balluku tha se autoritetet janë angazhuar për të menaxhuar situatën, ndërsa nënvizoi se aeroporti i Rinasit ka qenë funksional, po ashtu edhe Porti i Durrësit. “Kemi prurje të kontrolluara. Janë në punë të gjitha agregatet. FA…

Source

Bashkia Elbasan në terren: Të gjitha rrugët në fshatra të hapura, punë intensive për përballimin e situatës

Bashkia Elbasan bën të ditur se të gjitha rrugët në fshatrat e territorit të saj janë aktualisht të hapura dhe të qarkullueshme, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Gjatë gjithë ditës janë angazhuar intensivisht strukturat e bashkisë me 5 fadroma, 2 borëpastruese, 4 kamionë, 3 foristrada dhe dhjetëra punonjës, duke punuar pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore.

Source

Vjosa bllokon rrugën e vjetër Fier-Vlorë

Dalja nga shtrati i Lumit Vjosë në disa pjesë të tij ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë. Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve…

Source

Koçiu në Durrës: Banorët t’i përgjigjen thirrjes së autoriteteve për evakuim

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me Prefektin, Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, si dhe drejtues e përfaqësues të emergjencave civile, Policisë së Shtetit e Forcave të Armatosura ishin në Njësinë Sukth i ri, një zonë e prekur orët e fundit nga përmbyjtja. Ministrja Koçiu u bëri thirrje banorëve të prekur, t’u përgjigjen autoriteteve për evakuim.

Source

Ambasadori Petrit Malaj: Bëni kujdes, pajisuni me zinxhirë e goma dimërore për të hyrë në Kosovë

“Jemi në dimër dhe Kosova është e mbuluar nga bora. Shumë qytetarë nga Shqipëria 🇦🇱 vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës. Bëni shumë mirë që zgjidhni Kosovën! Megjithatë, kjo është një thirrje dashamirëse për kujdes: Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të…

Source

Kryeministri Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave. Mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa pritet të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar përmbytjet që kanë “pushtuar” vendin në ditët e fundit. Do të analizohet situata aktuale dhe çfarë ndërhyrjesh të tjera shtetërore do të duhet të ndërmerren. Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për dëmshpërblimet për të…

Source

Reshjet e borës dhe ngricat, Policia thirrje shoferëve: Vendosni zinxhirë dhe goma dimërore

Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe së fundmi, në disa zona, me reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve në akset ku janë krijuar vështirësi dhe për të ndihmuar qytetarët. Për shkak të reshjeve të borës dhe të mjegullës…

Source

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës, reagon policia

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas kërkimeve intensive të kryera nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 54 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa. Një ditë më parë, i afërmi i tij kishte kallëzuar në polici mungesën e 54-vjecari…

Source

Ministria e Mbrojtjes: Urdhërohet evakuim i menjëhershëm i banorëve në Novoselë

Lumi Vjosë ka kaluar pikën maksimale, duke dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shumë hektarë toka dhe banesa në Vlorë. Për këtë situatë kanë reagur strukturat e Emergjencave Civile duke kërkuar evakuim të menjëhershëm të banorëve në Novoselë. Lajmërim zyrtar për evakuim të menjëhershëm: Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e…

Source

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur gati një orë, Braho ka prezantuar drejtuesit e rinj të seksioneve: Vladimir Mara si drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Dorina Bejko si shefe e Seksionit kundër Korrupsionit dhe Altin Dumani si shef i marrëdhënieve me jashtë.

Source

Borë dhe ngrica në zonat malore të Elbasanit, Bashkia njofton masat dhe situatën në akset rrugore

Bashkia Elbasan bën të ditur se gjatë natës zonat malore të territorit të saj janë përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të lartë. Aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal dhe Funar. Sa i përket situatës në akset rrugore, rruga Elbasan–Gjinar është e kalueshme vetëm me zinxhirë, duke nisur nga fshati Shelcan. Aksi Elbasan–Gracen dhe fshatrat…

Source

Përmbytjet në vend, Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve, vendi është përfshirë edhe nga reshje bore. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, nënvizon se të gjitha strukturat janë në gatishmëri. Postimi i Ramës në Facebook: Gjatë natës, të gjitha njësitë operative në terren, ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore dhe Policia kanë qenë në…

Source

Redi Muçi: Qeveria teknike është bashkëqeverisja e rendit të vjetër

Nga Redi Muçi, deputet i Lëvizja Bashkë “Bota e vjetër po vdes dhe një botë e re përpiqet të lindë: e tashmja është koha e përbindshave.” Shprehja e mendimtarit të së majtës italiane, Antonio Gramsci-t, nga burgu ku e kishte mbyllur regjimi fashist i Musolinit, kapte thelbin e ngjarjeve tragjike të fillimishekullit të shkuar. Momentin kur legjitimiteti i rendit të vjetër zhbëhet…

Source

Rama publikon pamjet e mbeturinave në Shkozet: Sigurisht që përmbytemi kur plehrat i hedhim nëpër fusha

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjete sociale disa pamje nga hedhja e mbeturinave në Shkozet dhe shkruan: Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrijnë dot detin…

Source

❌