Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Radio Europa e Lirë: Amerika synon paqen globale përmes Bordit të ri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar Bordin e Paqes, një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke përsëritur bindjen e tij se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “do të arrihet shumë shpejt”. Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar…

Source

Protesta më 24 Janar, Berisha poston spotin: Rama ikën me revoltë

Sali Berisha ka publikuar spotin për protestën e thirrur nga PD më 24 Janar përballë Kryeministrisë, kundër qeverisë ”Rama 4”. Në këtë spot të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, renditet me pamje disa nga akuzat e selisë blu. ”Edi Rama shpenzon 21 milion euro për udhëtime me avion privat dhe pi verë 33 mijë euro. Edi Rama nuk ikën as me votë, as nga drejtësia, ikën merevoltë”…

Source

”Populli po të vjen”, Berisha sfidon Ramën për datën 24 Janar: Nëse je burrë qëndro në zyrë

Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të shtunën e 24 Janarit, kur opozita ka thirrur protestën kombëtare para Kryeministrisë. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po bën avokatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku për ta shpëtuar nga arrestimi. ”Lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu…

Source

Gjykatat dhe gjyqtarët janë pa siguri, zv.kryetari Gerd Hoxha: Punohet pa kushte

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet me vështirësi edhe për shkak të mjediseve ku magjistratët zhvillojnë seancat gjyqësore, si dhe nivelit të sigurisë. Zv.kryetari i kësaj gjykate, Gerd Hoxha thotë se niveli i sigurisë lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar se gjatë pushimeve javore dhe festave zyrtare, mjediset e gjykatave nuk monitorohen fare nga…

Source

Mbledhje apo gallatë? Debati Hasani-Balla: Mos u nxeh tani mor burrë, po nuk durove kaq presion

Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme këtë të enjte ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate. Kryetari i komisionit, deputeti i PS-së Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të…

Source

Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës

Një tren pasagjeresh u përplas me një vinç në juglindje të Spanjës të enjten, duke shënuar aksidentin e katërt hekurudhor në vend brenda më pak se një jave. Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit port të Kartagjenës, në rajonin e Murcias. Spanja është ende e tronditur nga tragjedia e së dielës, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në rajonin jugor të…

Source

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

Nga Kreshnik Spahiu Një pjesë e shqiptarve janë shqetësuar nga përralla e “faljes së ishullit të Sazanit”. Në thelb të kësaj fushate qëndron vendimi për të lejuar familjen Trump të investojë në një ishull të pabanuar, që sot shërben praktikisht si nevojtore publike për plazhistët që urinojnë kur shkojnë me anije për të kaluar disa orë plazh. Sigurisht që Sazani ka mbetur i shkretuar…

Source

Fjalimi i plotë/ ”Unë përfaqësues i paqes në SHBA”, Ramës për opozitën: Nuk do fitoni kurrë po nuk dolët nga poshtë karriges së stërgjyshit!

Nga Edi Rama, fjala e plotë në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë të cilin Shqipërisë, në radhë të parë kësaj shumice qeverisëse në emër të këtij vendi dhe sigurisht krejt Kuvendit, kur dhe nëse është e mundur, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes, çdo mundësi për të kontribuar për paqen. Ne…

Source

Tensione në Kuvend, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Debatet në Parlament u shoqëruan me tensione dhe replika në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Sara Mila, gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Ish-kryeministri Berisha, nga foltorja e Kuvendit…

Source

💾

15 vite nga ngjarja, analisti Sulo: 21 Janari është hetuar keq me qëllim dhe në mënyrë të paplotë

21 Janari mbetet ende një ngjarje e pazbardhur, teksa për analistin Arjon Sulo hetimet janë kryer keq dhe në mënyrë të paplotë me qëllim. Për të më 21 Janar ndodhi një krim që ndan epokat e historisë politike në Shqipëri, duke theksuar se viktimat u vranë nga strukturat shtetërore, konkretisht nga Garda e Republikës. “Kemi të bëjmë me të vrarë nga strukturat, autoritete shtetërore…

Source

Trump nga Davosi për Gazën: 59 vende duan të marrin pjesë në marrëveshjen e paqes

Presidenti i Amerikës, Donald Trump nga Forumi Ekonomik në Davos, tha se se organizata palestineze e Hamasit do të shfaroset shumë shpejt nëse nuk dorëzon armët. Ai pranoi se procesi i çarmatimit nuk është i lehtë, duke vënë në dukje se anëtarët e Hamasit “kanë lindur me armë në dorë”. Trump u shpreh i bindur se marrëveshja do të respektohet. “Kjo është ajo për të cilën ata kanë rënë dakord dhe…

Source

”21 Janari”, Taulant Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës: Jeton me shpresën se drejtësia do të arrijë të tregojë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla vizitoi nënën e një prej viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit në bulevard, Hekuran Dedës. Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri. “Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i këtyre 15 viteve, mungoi nëna e dëshmorit Hekuran Deda”, shkruan Balla…

Source

15 vite nga 21 Janari, Vangjeli: Drejtësia duhet të vulosë autorin që tha ”Qëlloni”

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se ngjarja tragjike e 21 Janarit përcaktoi 15 vitet e fundit politike. Për të 21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në 35 vjet pluralizëm në Shqipëri, duke kushtëzuar edhe rrjedhën e ngjarjeve politike, veçanërisht ato të 15 viteve të fundit. “21 janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në 35 vjet pluralizëm në Shqipëri.

Source

Përplasen disa makina, transportohet në spital një grua shtatzënë

Një aksident rrugor është shënuar pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy mjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen. Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Source

”Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Qëndresa do të zhvendoset në të gjithë vendin

Nga protesta e kësaj të mërkure para Kryeministrisë kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj njoftoi se protesta vazhdon për ditën e 45-të dhe se kanë nisur përgatitjet për protestën e datës 21 janar. Lapaj theksoi se grupet e njerëzve që protestojnë para Kryeministrisë janë qytetarë të lirë që reagojnë kundër “të keqes” dhe i ftoi qytetarët të bashkohen për të mbështetur qëndrimin e tyre.

Source

Selin shpërthen në lot pas përplasjes me banorin: Kushedi si jam dukur jashtë që më përmendi vëllanë

Debati mes Selin dhe Rogertit përfundoi duke e bërë banoren të shpërthente në lot. Shkak u bë një fjali e thënë nga Rogerti, teksa iu drejtua dhe i tha se me sjelljet që ka bërë ajo në shtëpi, ‘nëse do isha vëllai jot, nuk do të të fusja në shtëpi’. Në Dhomën e Rrëfimit Selin shfaqet e shqetësuar dhe duke qarë, teksa thotë se nga fjalët e Rogertit, mendon se loja e saj po shihet keq jashtë në…

Source

Xhaxhai i Aleks Nikës: PD donte të ruante pushtetin me dhunë

Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikajt thotë se të afërmit e viktimave të 21 Janarit kanë kërkuar që prokuroria të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e asaj dite. ”Janë 15 vjet që ne vuajmë dhe lotët nuk na kanë pushuar për një drejtësi të munguar. Koha për politikanët, pushtetarët e diplomatët e huaj ka mbaruar. Tani kemi të bëjmë me një çështje penale. Shpresat e fundit për…

Source

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Taulant Tushen, ish-drejtor në bashkinë e kryeqytetit. Ai ishte marrë i pandehur në çështjen “5D”, për të cilën po hetohen edhe zyrtarë të tjerë. Taulant Tusha ishte drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Source

Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin

Monika Kryemadhi çdo të martë dhe të shtunë e shohim në rolin e opinionistes në ”Big Brother Albania Vip 5”. Në një intervistë për ”Ftesë në 5”, ajo thotë se gjithnjë ka qenë pa filtra kur vjen puna për të thënë opinionin e saj. ”Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.

Source

Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sonte në Vlorë dhe do të akomodohet në vilën qeveritare. Kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë një takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump. Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e…

Source

❌