Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.
âKy zhvillim rrit ndjeshĂ«m fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtĂ«se tĂ« ushtrisĂ« sonĂ«â, ka deklaruar Maqedonci.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s./mxh
Që nga mëngjesi i sotëm, emergjencat e bashkisë së kryeqytetit italian janë në terren për të menaxhuar motin e keq, duke ofruar ndihmë për banorët për shkak të tejmbushjes së lumit Aniene.
DIsa rrugë të qytetit janë mbyllur përkohësisht për trafikun.
Sasia e shiut që ra në këto dy ditë ka tejkaluar sasinë e reshjeve të të gjithë muajve janar të viteve të mëparshme.
Komunat mĂ« tĂ« prekura janĂ« e 4-ta, e 5-ta dhe e 6-taâ, thekson Giuseppe Napolitano, kreu i Departamentit tĂ« Mbrojtjes Civile tĂ« RomĂ«s.
âNga pasditja e sĂ« dielĂ«s deri mĂ« sot, mund tĂ« them se e gjithĂ« strukturat bashkiake dhe departamenti i zjarrfikĂ«sve po i rezistojnĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« pĂ«rkohshme me mot tĂ« keqââ, theksoi ai.
Kanalet e lumit Aniene në Romë, pranë Ponte Mammolo, janë të tejmbushura.
Lagjja e komunës së 4-të është përmbytur plotësisht ndërsa një pjesë e rrugës Alberini përfundoi nën ujë./mxh
Takimi i nivelit të lartë i vendeve mbështetëse të Ukrainës dërgon një sinjal të fortë uniteti, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
âDeklarata e pĂ«rbashkĂ«t e dakordĂ«suar dĂ«rgon njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«â, shkroi ajo pas diskutimeve nĂ« Paris.
Von der Leyen tha se kolektivisht, ata mbështesin Ukrainën, e cila vazhdon të kundërshtojë pushtimin e plotë rus që ka zgjatur pothuajse katër vjet.
âVendi ka njĂ« tĂ« ardhme tĂ« sigurt, tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« begatĂ« pĂ«rparaâ, shtoi ajo.
Sipas qeverisĂ« franceze, pĂ«rfaqĂ«sues nga mĂ« shumĂ« se 30 vende, si dhe BE dhe NATO, morĂ«n pjesĂ« nĂ« takimin e nivelit tĂ« lartĂ« tĂ« tĂ« ashtuquajturit âKoalicion i tĂ« GatshmĂ«veâ nĂ« Paris./mxh
Administrata KombĂ«tare Meteorologjike rumune (ANM) lĂ«shoi ââsot paralajmĂ«rime pĂ«r kod tĂ« verdhĂ« pĂ«r reshje tĂ« konsiderueshme shiu, reshje dĂ«bore, breshĂ«r si edhe intensifikim tĂ« erĂ«s nĂ« gjysmĂ«n veriore tĂ« vendit deri tĂ« premten nĂ« mĂ«ngjes
Sipas parashikimit të specializuar, gjatë periudhës nga datat 6-8 janar do të ketë
kod të verdhë për reshje të konsiderueshme, kryesisht në formën e reshjeve të dëborës, fillimisht në Banat, Crisna dhe Maramures dhe më pas edhe në Transilvaninë veriore dhe perëndimore.
Në këto zona, do të ketë reshje të konsiderueshme për gjysmën veriore të vendit, deri të enjten në mëngjes.
Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike, do të ketë reshje të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të grumbullohen sasi uji prej 10-40 litra/m2.
Këto do të jenë të përziera dhe do të ketë reshje bore gjatë 6 janarit në Banat, Crisana, Maramures, Transilvaninë veriore dhe perëndimore, pastaj gradualisht do të mbizotërojnë reshjet e borës dhe do të depozitohet një shtresë e qëndrueshme bore prej 15-30 centimetrash./mxh
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pĂ«rshkruar njoftimin e sotĂ«m si njĂ« âhap tĂ« madh pĂ«rparaâ nĂ« rrugĂ«n drejt paqes.
âNjĂ« vit mĂ« parĂ« nuk mund ta imagjinonim kĂ«tĂ« dhe tani kemi arritur kĂ«tĂ« hap,â tha Zelensky nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.
Ai shtoi se çdo ditĂ« e afron pak mĂ« shumĂ« zgjidhjen, por âende nuk Ă«shtĂ« e mjaftueshme.â
âDo tĂ« jetĂ« e mjaftueshme kur lufta nĂ« UkrainĂ« tĂ« marrĂ« fund,â theksoi ai.
Përmes rrjeteve sociale, Zelensky falenderoi të gjitha udhëheqësit dhe shtetet që vërtet dëshirojnë të jenë pjesë e një zgjidhjeje paqësore, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arritjen e stabilitetit në rajon./mxh
I dërguari i veçantë i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se presidenti Donald Trump dëshiron paqe në Ukrainë.
âNe jemi tĂ« vendosur, nĂ« emĂ«r tĂ« tij, tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka tĂ« mundshme pĂ«r tĂ« arritur kĂ«tĂ« paqe,â tha Witkoff.
Ai përmendi progresin e arritur në takime të mëparshme, përfshirë ato në Berlin dhe në resortin Mar-a-Lago të Trump në Florida.
âNe mendojmĂ« se kemi pĂ«rfunduar kryesisht me protokollet e sigurisĂ«,â shtoi Witkoff, duke theksuar gjithashtu se negociatat pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje prosperiteti janĂ« shumĂ« afĂ«r pĂ«rfundimit.
âPor gjithashtu mendojmĂ«, dhe kjo Ă«shtĂ« thelbĂ«sore, se jemi shumĂ«, shumĂ« pranĂ« pĂ«r tĂ« finalizuar njĂ« marrĂ«veshje prosperiteti po aq tĂ« fuqishme sa asnjĂ« vend nuk e ka parĂ« ndonjĂ«herĂ« pas konflikteve tĂ« tilla,â tha ai, duke nĂ«nvizuar pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« siguruar stabilitet dhe rikthim ekonomik nĂ« rajon.
Ngjarja tregon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore dhe ekonomike në Ukrainë pas viteve të konfliktit./mxh
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, Bashkia Klos. Banesa është në pronësi të shtetasit Behar Musta.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja e banorëve dhe reshjet e shiut kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit vetëm në katin e dytë të banesës, duke shpëtuar katin e parë. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët, të cilët kanë tentuar ta shuajnë flakët me mjete rrethanore./mxh
Influencuesja italiane Yulia Burtseva ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, pas ndërhyrjeve kirurgjikale estetike të kryera në Moskë. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga mediat e huaja dhe ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rreziqet që shoqërojnë operacionet plastike.
Detajet e ngjarjes
Sipas informacioneve paraprake, Burtseva kishte udhĂ«tuar drejt RusisĂ« pĂ«r tĂ« kryer disa procedura estetike. Pas ndĂ«rhyrjes, gjendja e saj shĂ«ndetĂ«sore u pĂ«rkeqĂ«sua ndjeshĂ«m. PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« stafit mjekĂ«sor pĂ«r ta mbajtur nĂ« jetĂ«, influencuesja nuk arriti tâu mbijetonte komplikacioneve qĂ« pasuan operacionin.
Reagimet në rrjetet sociale
Vdekja e saj ka shkaktuar reagime tĂ« forta nĂ« rrjetet sociale, veçanĂ«risht nĂ« Instagram dhe TikTok, ku ndjekĂ«sit kanĂ« shprehur dhimbjen dhe ngushĂ«llimet pĂ«r familjen. NjĂ« pjesĂ« e madhe e komenteve kanĂ« ngritur shqetĂ«simin pĂ«r presionin qĂ« u ushtrohet figurave publike pĂ«r tĂ« arritur standarde tĂ« paarritshme bukurie pĂ«rmes bisturisĂ«. Shprehje si âJo edhe njĂ« tjetĂ«râ janĂ« bĂ«rĂ« simbol i frikĂ«s dhe trishtimit pĂ«r rastet e pĂ«rsĂ«ritura tĂ« humbjeve tĂ« jetĂ«s pas operacioneve estetike.
Kush ishte Yulia Burtseva
Yulia Burtseva ishte e njohur për stilin e saj të jetesës, përmbajtjet mbi modën dhe udhëtimet, si dhe ndikimin që kishte te ndjekësit e saj në Itali dhe më gjerë. Ajo ndante rregullisht momente nga jeta personale dhe profesionale, duke krijuar një komunitet të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe fansat, duke hapur një debat të gjerë mbi sigurinë e procedurave estetike dhe nevojën për më shumë ndërgjegjësim mbi rreziqet që ato mund të mbartin./mxh
Portali e-Albania është jashtë funksionit për shkak të mospagesave nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndaj kompanive të internetit.
Bllokimi i pagesave nga AKSHI ka sjellë një kolaps për shkak të ndërprerjes së lidhjes së internetit në këtë institucion, duke bërë kështu të paaksesueshëm portalin e-Albania. Si rezultat janë krijuar vështirësi në shumë institucione të tjera.
KujtojmĂ« se kjo situatĂ« vjen pasi Gjykata e Posaçme caktoi masĂ«n e sigurisĂ« âarrest nĂ« shtĂ«piâ pĂ«r drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Kjo e fundit, e cila jep miratimin për çdo pagesë që kryhet, akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, grup kriminal dhe kryerje e veprave penale nga grupi i organizuar kriminal.
Ndërkohë të njëjtën masë sigurie për të njëjtat akuza GJKKO ka vendosur edhe për zëvendësuesen e Karçanajt, Hava Delibashi./mxh
Pas deklaratave të rënda që u hodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku ndaj Fjolla Morinës u ngritën akuza për përdorim të lëndëve narkotike, ka ardhur një reagim i fortë dhe prekës nga vajza e këngëtares.
PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, ajo shprehet se Ă«shtĂ« tronditur nga situata e krijuar, duke theksuar se akuzat ndaj nĂ«nĂ«s sĂ« saj janĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshme dhe kanĂ« kaluar çdo kufi. Sipas saj, brenda shtĂ«pisĂ« janĂ« thĂ«nĂ« shumĂ« gjĂ«ra, por Fjolla ka ditur tâi menaxhojĂ« me maturi dhe dinjitet.
Në reagimin e saj, vajza e këngëtares ndalet veçanërisht te pasojat që këto deklarata kanë jashtë lojës, duke theksuar se përtej aspektit të spektaklit, janë fëmijët ata që lëndohen më shumë nga akuza të tilla publike.
âKa gjĂ«ra qĂ« nuk prekin vetĂ«m lojĂ«n, por edhe familjen,â lĂ« tĂ« kuptohet ajo, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r mĂ« shumĂ« respekt, kujdes dhe pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« fjalĂ«t qĂ« hidhen publikisht./mxh
Ngjyra e butë e livandës ose lejla është duke u shndërruar në trendin më të madh të garderobës për sezonin pranverë/verë 2026. E frymëzuar nga lule livandos, kjo nuancë delikate e purpurt do të pushtojë të gjitha veshjet tona këtë sezon.
Ndërsa ngjyrat rikthehen fuqishëm këtë vit, ato marrin nuanca më të buta dhe verore, dhe mesa duket ngjyra e livandës është zgjedhja ideale. Kjo ngjyrë mund të kombinohet me nuanca më të forta për një pamje më të guximshme ose të vishen në një veshje monokromatik elegant.
Pasarelat e pranverë/verës 2026 kanë treguar qartë se ngjyra lejla është ylli i sezonit. Në Dior, koleksioni i parë i grave nga Jonathan Anderson solli mules florale në nuanca vjollce. Stella McCartney zgjodhi një fustan të gjatë strapless me taka, ndërsa Burberry eksperimentoi duke kombinuar nuanca të ndryshme lejlaje me një fustan të shkurtër./mxh
Manchester United po jeton një krizë të vazhdueshme që nuk duket se ka fund. Nuk e fiton titullin e Premier League që nga viti 2013 dhe që nga ai moment shumë trajnerë të mëdhenj kanë kaluar në Old Trafford me objektiv ngritjen e skuadrës, por asnjë nuk ia ka dalë mbanë.
I fundit qĂ« dĂ«shtoi nĂ« kĂ«tĂ« mision ishte pikĂ«risht Ruben Amorim qĂ« u shkarkua nga drejtuesit e Manchester City ditĂ«n e hĂ«nĂ« pas njĂ« pjese tĂ« parĂ« tĂ« sezonit shumĂ« larg pritshmĂ«rive tĂ« njĂ« skuadre âBig Sixâ.
Amorim u transferua në Manchester në nëntor të 2024 me etiketën e trajnerit zbulim falë etapës së suksesshme të tij në Lisbonë me Sportingun. Por që në momentin e parë u pa që gjërat nuk do të ishin shumë të lehta për të si në Portugali dhe në fund bordi drejtues i Manchester United nuk patën rrugë tjetër vecse të largonin portugezin në mesin e sezonit 2025-2026.
Shkarkimi i Amorim nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« problem sportiv pĂ«r Manchester United qĂ« duhet tĂ« gjejĂ« pasuesin e tij. Sipas asaj qĂ« publikojnĂ« disa media britanike, kostoja e shkarkimit tĂ« 41 vjeçarit Ă«shtĂ« 32 milionĂ« euro nĂ« total. Nga kĂ«to 11 milionĂ« do tâi jepen Sportingut tĂ« LisbonĂ«s si kompensim, 9 milionĂ« si paga nĂ« kontratĂ« dhe 11.5 milionĂ« shuma totale e pagĂ«s pĂ«r kohĂ«n e mbetur nĂ« kontratĂ«
Një rast i ngjashëm ky me atë të Jose Mourinho që kur u shkarkua nga Fenerbahçe përfitoi një dëmshpërblim deri në 11 milionë euro nga klubi turk. Tani, pas largimit të Amorim, Manchester United po eksploron merkaton e trajnerëve për të gjetur kandidatin e duhur. Darren Fletcher do të jetë trajner i përkohshëm, por drejtuesit e Manchester United duket se kanë avancuar në bisedimet me Ole Gunnar Solskjaer, një njohje e vjetër në Old Trafford./mxh
Kuba ka bërë publike sot emrat e 32 ushtarakëve të saj që u vranë gjatë operacionit amerikan në Karakas për arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, pak pasi ushtria e Venezuelës njoftoi vdekjen e 23 ushtarakëve të saj gjatë të njëjtës ndërhyrje.
Havana, aleate e ngushtë e Karakasit, kishte konfirmuar më herët humbjen e 32 anëtarëve të shërbimeve të sigurisë kubane dhe sot publikoi në median zyrtare emrat dhe gradat e tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga portali shtetëror Cubadebate, 21 prej viktimave ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme të Kubës, përfshirë tre oficerë të lartë (dy kolonelë dhe një nënkolonel), ndërsa 11 të tjerë i përkisnin Forcave të Armatosura Revolucionare, kryesisht ushtarë.
Sipas autoriteteve kubane, viktima më e moshuar ishte 67 vjeç, ndërsa më i riu 26 vjeç.
Nga ana tjetër, autoritetet e Venezuelës nuk kanë publikuar ende një bilanc zyrtar të plotë të viktimave. Megjithatë, ushtria venezueliane njoftoi përmes Instagramit vdekjen e 23 ushtarakëve, mes tyre pesë admiralë, 16 nënoficerë të gradave të ndryshme dhe dy ushtarë.
Ministri i Mbrojtjes i VenezuelĂ«s, Vladimir Padrino, deklaroi se truprojat e presidentit Maduro u vranĂ« âme gjakftohtĂ«siâ nga trupat amerikane, tĂ« cilat, sipas tij, bombarduan Karakasin dhe tre shtete tĂ« tjera pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar operacionin e arrestimit tĂ« Maduro-s dhe bashkĂ«shortes sĂ« tij, Cilia Flores.
Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, operacioni u zhvillua brenda pak orësh, me rreth 200 ushtarë dhe 150 avionë. Objektiv kryesor i sulmeve ishte kompleksi ushtarak Fuerte Tiuna, më i madhi në Venezuelë, ku ndodhen Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake. Kompleksi përfshin gjithashtu zona të banuara, ku jetojnë mijëra familje ushtarakësh.
Shpërthime të tjera u raportuan pranë kompleksit aeronautik La Carlota, një aeroport ushtarak dhe civil për fluturime private, në lindje të Karakasit./mxh
Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.
âPo shkojmĂ« nĂ« spital. Dashuria ime do tâi nĂ«nshtrohet ekzaminimeveâ, shkroi ajo nĂ« Instagram, duke u bĂ«rĂ« thirrje njĂ«kohĂ«sisht mbĂ«shtetĂ«sve qĂ« tĂ« luten pĂ«r shĂ«ndetin e tij.
Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje. Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.
Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit./mxh
Como ka fituar 3-0 ndaj Pisa-s nĂ« transfertĂ«, nĂ« ndeshjen e luajtur nĂ« âArena Garibaldiâ. Ky rezultat e çon nĂ« tetĂ« ndeshje radhazi pa fitore Pisa-n, me katĂ«r humbje rresht nĂ« shtĂ«pi pa shĂ«nuar gol.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me pak raste të pastra për të dyja skuadrat. Goli i avantazhit për Comon u shënua në minutën e 67-të nga Maximo Perrone, me një goditje nga distanca.
Më pas, Tasos Douvikas realizoi golin e dytë pas një aksioni të shpejtë. Pisa humbi mundësinë për të rihapur ndeshjen, pasi Nzola gaboi një penallti.
Në shtesë, Douvikas shënoi edhe nga pika e bardhë për 3-0. Me këtë fitore, Como ngjitet përkohësisht në vendin e pestë, ndërsa Pisa mbetet në fund të renditjes.
Kjo fitore e ngjit Comon në vendin e katërt me 33 pikë të grumbulluara, po aq sa Juventusi./MXH
Netflix ka hequr nga platforma e saj në Vietnam një serial kinez pas kundërshtimeve të autoriteteve të Hanoi-t lidhur me një episod që përfshinte një hartë me pretendime territoriale të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.
Seriali romantik 27-episodĂ«sh Shine on Me shfaq hartĂ«n e njohur si ânine-dash lineâ, tĂ« cilĂ«n Vietnam e ka dĂ«nuar si âjo tĂ« saktĂ«â dhe âshkelje tĂ« sovranitetit kombĂ«tarâ. Kina pĂ«rdor kĂ«tĂ« vijĂ« nĂ« hartat e saj pĂ«r tĂ« shĂ«nuar pretendimet territoriale nĂ« kĂ«tĂ« det, tĂ« cilat kundĂ«rshtohen nga Vietnam dhe disa vende tĂ« tjera tĂ« rajonit.
Ministria e KulturĂ«s e Vietnamit kĂ«rkoi heqjen e serialit mĂ« 3 janar dhe i dha Netflix 24 orĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar urdhrin. Kontrolli i BBC-sĂ« tĂ« martĂ«n tregoi se seriali nuk mund tĂ« shihej mĂ« nĂ« platformĂ«n e Netflix nĂ« Vietnam. Harta e diskutueshme shfaqet disa herĂ« nĂ« episodin 25, gjatĂ« njĂ« lecture mbi potencialin solar tĂ« KinĂ«s, ku njĂ« hartĂ« me ânine-dash lineâ Ă«shtĂ« projeksionuar nĂ« ekranin e njĂ« auditore.
Shine on Me ka qenë shumë i popullarizuar brenda Kinës dhe në territore të tjera, duke u renditur ndër Top 10 shfaqjet më të ndjekura në Singapor, Tajvan dhe Vietnam para se të hiqej.
MegjithĂ«se Pekini nuk ka komentuar zyrtarisht pĂ«r heqjen e serialit, gazeta shtetĂ«rore Global Times u shpreh se Hanoi duhet tĂ« ândajĂ« shkĂ«mbimet kulturore nga çështja e Detit tĂ« KinĂ«s Jugoreâ.
Në vitet e fundit, Kina ka forcuar pretendimet e saj mbi disa ishuj dhe ujërat përreth në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë zinxhirin e ishujve Paracel dhe Spratly. Ndërkohë, Vietnam kundërshton këto pretendime dhe pretendon se ka administruar këto ishuj që nga shekulli XVII.
Kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Vietnam kĂ«rkon heqjen e pĂ«rmbajtjeve qĂ« shfaqin ânine-dash lineâ./mxh
Muaji janar shënon një periudhë kërkuese, që vë në provë durimin, sjell vonesa dhe i detyron tre shenja të zodiakut të përballen me vendime të vështira, por të domosdoshme.
Janari i vitit 2026 nis me seriozitet, kĂ«rkesa tĂ« larta dhe ndjesinĂ« se asgjĂ« nuk vjen pa pĂ«rpjekje. Energjia dominuese e Bricjapit vendos tonin e njĂ« muaji qĂ« kĂ«rkon pjekuri, disiplinĂ« dhe prioritete tĂ« qarta, duke lĂ«nĂ« shumĂ« pak hapĂ«sirĂ« pĂ«r impulsivitet apo teprime emocionale. Ădo gjĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi baza tĂ« forta vihet nĂ« provĂ«, ndĂ«rsa çështjet e lĂ«na pezull kĂ«rkojnĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme.
Për disa shenja, kjo atmosferë përkthehet në presion, bllokime dhe lodhje të brendshme. Janari sjell vonesa, vendime të rënda dhe situata që nuk mund të shtyhen më, duke i detyruar shumëkënd të përballet me përgjegjësi, marrëdhënie ose zgjedhje që deri tani i kishte shmangur. Nuk është një muaj që premton zgjidhje të lehta, por një periudhë që hedh themelet për ndryshime të thella përmes sfidave.
Tre shenjat që vihen më shumë në provë në janar
Dashi
Dashi hyn në muajin e parë të vitit me ndjesinë se po shtypet nga të gjitha anët. Energjia përqendrohet fort te karriera, imazhi publik dhe marrëdhëniet me figura autoriteti, duke krijuar përshtypjen se asgjë nuk ecën me ritmin që ai dëshiron. Si shenjë veprimi dhe iniciative, Dashi e ka të vështirë të pranojë vonesat, por janari i vitit 2026 kërkon durim, strategji dhe respekt për hierarkitë. Kjo përplasje sjell nervozizëm, konflikte me eprorë dhe ndjesinë se përpjekjet nuk shpërblehen menjëherë. Ndikimet e Marsit rrisin impulsivitetin, duke bërë që gabime të vogla të kenë pasoja më të mëdha se zakonisht. Zgjidhja për Dashin është të ngadalësojë me vetëdije, të vëzhgojë ekuilibrat e pushtetit rreth tij dhe të shmangë vendimet e nxituara.
Binjakët
PĂ«r BinjakĂ«t, vĂ«shtirĂ«sitĂ« e janarit nuk shfaqen domosdoshmĂ«risht si pengesa tĂ« drejtpĂ«rdrejta, por si lodhje mendore dhe konfuzion. LĂ«vizjet planetare aktivizojnĂ« çështje qĂ« lidhen me financa tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, borxhe, detyrime ose lidhje emocionale tĂ« paqarta. BinjakĂ«t mund tĂ« ndihen tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« problemet e tĂ« tjerĂ«ve ose tĂ« ngarkuar me pĂ«rgjegjĂ«si pa kufij tĂ« qartĂ«. Merkuri, planeti sundues i tyre, ndodhet nĂ« njĂ« pozicion mĂ« âtĂ« rĂ«ndĂ«â, duke vĂ«shtirĂ«suar komunikimin, me keqkuptime, fjalĂ« tĂ« paqarta dhe ndryshime tĂ« shpeshta planesh. Ky muaj kĂ«rkon kujdes tĂ« veçantĂ« nĂ« kontrata dhe marrĂ«veshje financiare, pasi ajo qĂ« duket e thjeshtĂ« mund tĂ« fshehĂ« angazhime afatgjata. QetĂ«simi i mendjes, reduktimi i informacionit tĂ« tepĂ«rt dhe pĂ«rqendrimi nĂ« njĂ« çështje nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« janĂ« çelĂ«si pĂ«r ta kaluar kĂ«tĂ« periudhĂ«.
Peshorja
Peshorja përballet kryesisht me sfida emocionale. Janari i vitit 2026 ndriçon themelet e jetës së saj: familjen, marrëdhëniet e ngushta dhe ndjenjën e sigurisë. Energjia e Bricjapit i bën bisedat më të ftohta dhe kërkuese, ndërsa mbështetja që pret nga të tjerët mund të mos vijë në masën e dëshiruar. Në përpjekje për të ruajtur harmoninë, Peshorja shpesh jep më shumë sesa mund të përballojë, duke u lodhur emocionalisht. Venusi, planeti sundues i saj, ndodhet nën presion, duke e bërë kënaqësinë, romantikën dhe lehtësinë të duken përkohësisht të paarritshme. Mësimi kryesor i këtij muaji është vendosja e kufijve dhe ndershmëria me veten./mxh
Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore.
Të gjitha pagesat, qoftë për shërbime komunale apo për blerje në dyqane, 48-vjeçari i realizon me para të gatshme, pa marrë parasysh vlerën.
Madje, para tre vjetësh, ai pagoi 5 mijë euro para të gatshme për ta ndërruar veturën e tij me një më të re.
âNuk i besoj tĂ«rheqjes sĂ« shpeshtĂ« tĂ« parave nga bankomatĂ«t. ParatĂ« nĂ« kuletĂ« i menaxhoj mĂ« lehtĂ«. Edhe kursimet i mbaj nĂ« shtĂ«pi, jo nĂ« bankĂ«. Nuk kam ndonjĂ« arsye konkrete, por thjesht nuk besoj⊠nuk besojâ, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL).
Ndryshe nga Arbeni, Besarta, 23-vjeçare, pohon se të gjitha blerjet dhe pagesat e shërbimeve i kryen në formë elektronike.
âBĂ«hem nervoz kur nuk ka POS [aparate pĂ«r kryerje tĂ« pagesĂ«s me kartelĂ«]nĂ« dyqane, sepse nuk mbaj para nĂ« kuletĂ«â, shprehet ajo pĂ«r REL-in, duke shtuar se me kĂ«tĂ« problem pĂ«rballet kryesisht nĂ« biznese mĂ« tĂ« vogla, qĂ« shpeshherĂ« nuk lĂ«shojnĂ« as kuponĂ« fiskalĂ«.
ShumĂ« qytetarĂ« dhe biznese vazhdojnĂ« tâi pĂ«rdorin paratĂ« e gatshme mĂ« shumĂ«, pasi qĂ« paranĂ« fizike e shohin si âmĂ« tĂ« sigurtâ, thonĂ« ekspertĂ« tĂ« ekonomisĂ«. Por, sipas tyre, tĂ« rinjtĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«rjashtim.
Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë një llogari transaksionesh, në krahasim me 99 për qind të të rriturve në Eurozonë.
Por, këto pagesa me para të gatshme nuk regjistrohen dhe nuk monitorohen nga autoritetet fiskale, pasi nuk lënë gjurmë elektronike, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.
Sipas tij, kjo formë e pagesave jashtë kanaleve bankare i shkakton humbje buxhetit të shtetit përmes shmangies nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), tatimi mbi paga dhe tatimi mbi fitimin, dhe lehtëson shitjen e produkteve pa kupon fiskal.
Bektashi merr si shembull rastin kur një person paguan 5 mijë euro me para të gatshme, duke theksuar se në këtë rast shteti humb 900 euro, sa i bie të jetë 18-përqindëshi i TVSH-së.
âHeqja e parasĂ« sĂ« gatshme, pĂ«rveç qĂ« ndikon fuqishĂ«m nĂ« eliminimin apo zvogĂ«limin nĂ« minimum tĂ« ekonomisĂ« joformale, ndikon edhe nĂ« zvogĂ«limin e fenomeneve tĂ« dĂ«mshme, siç janĂ« korrupsioni, ryshfeti dhe shumĂ« fenomene tĂ« tjeraâ, thekson Bektashi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
NĂ«se shteti do tĂ« arrinte tâi mblidhte tĂ« gjitha tatimet, Bektashi konsideron se buxheti i vitit 2026 do tĂ« arrinte nĂ« rreth pesĂ« miliardĂ« euro, sepse do tâi shtoheshin rreth njĂ« miliard euro mĂ« shumĂ« nga TVSH-ja dhe tatimet tjera.
Dhe, kjo shumë do të mund të përdorej për investime kapitale.
Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, që kap shifrën e rreth katër miliardë eurosh.
Në një raport të Bankës Botërore thuhet se nëse një vend shënon rritje për 10 për qind të pagesave digjitale, ekonomia joformale e atij vendi ulet për rreth 2 për qind si rrjedhojë.
Edhe Banka Qendrore e KosovĂ«s (BQK) vlerĂ«son se ekonomia joformale ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« sĂ« gatshme, pasi qĂ« bizneset informale preferojnĂ« transaksione tĂ« pagjurmueshme pĂ«r tâi shmangur detyrimet fiskale.
âTĂ« dhĂ«nat e vitit tĂ« kaluar tregojnĂ« se vĂ«rehet njĂ« tendencĂ« pozitive e rritjes sĂ« transaksioneve pĂ«rmes kanaleve digjitale. MegjithatĂ«, sfidĂ« mbetet mungesa e besimit dhe edukimit financiarâ, thuhet nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje nga BQK-ja pĂ«r REL-in.
Për këtë arsye, BQK-ja thotë se synon forcimin e sigurisë dhe besimit në sistemet e pagesave, si dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.
Ekonomia joformale, mbi 30 për qind e PBB-së
Instituti Riinvest nĂ« vazhdimĂ«si pĂ«rcjell nivelin e informalitetit pĂ«rmes anketimit tĂ« bizneseve. NĂ« raportin âZhvillimet ekonomike: KĂ«rcĂ«nimet nga kriza institucionaleâ, publikuar nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar, thuhet se informaliteti nĂ« KosovĂ« sillet nga 30 deri nĂ« 35 pĂ«r qind tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto (PBB).
PBB-ja për vitin 2025 ishte mbi 11 miliardë euro.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it se sa është vlera e ekonomisë joligjore.
Por, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha më 22 dhjetor, gjatë një konference vjetore, se ky institucion ka mbledhur mbi një miliard euro më 2025, duke shënuar rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth 49 për qind ishin të hyra nga TVSH-ja.
Profesori Bektashi shprehet se autoritet kompetente duhet të angazhohen që përdorimi i parasë digjitale të rritet në të gjithë sektorët, pasi është thelbësor për modernizimin e ekonomisë dhe uljen e ekonomisë joformale.
Labinot Haxhiu, udhëheqës i Bankingut Digjital në bankën TEB, përmend rëndësinë e adoptimit të shërbimeve financiare nga brezat e rinj, për të cilët bankingu duhet të jetë po aq i lehtë sa rrjetet sociale, dhe po aq i menjëhershëm sa aplikacionet e mesazheve.
âTĂ« rinjtĂ« nĂ« KosovĂ« jetojnĂ« online. PĂ«r ta, bankingu nuk lidhet me sportele dhe pritje nĂ« radhĂ«, por me pĂ«rvoja digjitale intuitive, tĂ« qasshme dhe tĂ« personalizuaraâ, ka shkruar ai nĂ« revistĂ«n financiare âBankieri i KosovĂ«s 2025-2026â, publikuar nga Shoqata e Bankave tĂ« KosovĂ«s.
Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Numri i kartelave debit në vitin 2024 kishte arritur në 1.4 milion, kurse i kartelave të kreditit në rreth 195 mijë.
Në nivel vendi janë 635 bankomatë [aparate bankare për tërheqje të parave], dhe 20.913 terminale POS, ku qytetarët mund të bëjnë pagesa me kartelë në dyqane.
Paraja e gatshme vazhdon të jetë e përhapur edhe në rajon, ndonëse përdorimi i saj është në rënie. Serbia kryeson në Ballkanin Perëndimor për sa i përket adoptimit të pagesave pa para fizike.
NdĂ«rkaq, ShqipĂ«ria synon qĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit 2030 tâi bĂ«jĂ« tĂ« gjitha transaksionet financiare nĂ« formĂ« digjitale.
Atje, tashmë ka filluar një nismë kombëtare që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale./MXH
Policia e Shtetit në Durrës dhe zona të tjera të vendit ka qenë në terren me përkushtim dhe sakrificë, në ndihmë të qytetarëve të rrezikuar nga moti i keq dhe përmbytjet. Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe humanizmin e efektivëve, si dhe për falënderimet e shumta të qytetarëve.
Njoftimi i Policisë:
Përkushtim, sakrificë, mirënjohje dhe respekt nga qytetarët
Shërbimet e Policisë në Durrës, e në shumë zona të vendit, me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të banorëve në rrezik nga përmbytjet.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shpreh mirënjohje për punonjësit e Policisë, të cilët përgjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve, duke u ardhur në ndihmë si pasojë e motit shumë të keq, si dhe falënderon qytetarët që kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe falënderimi dhe video nga puna e punonjësve të Policisë në terren.
Meraku në një takim të parë njohjeje është shumë i madh, kryesisht kur bëhet fjalë për gratë. Ato shpesh përgatisin një listë të gjatë për mënyrën e sjelljes, veshjen, zgjedhjen e ushqimit, apo se si do të takohen në momentin e largimit.
Kjo sepse gratë dhe vajzat janë më emocionale dhe ekspresive. Por nuk do të thotë se burrat janë më pak detajistë. Madje, mos gaboni të bëni këto pesë gjëra në takimin tuaj të para, sepse ata nuk do ua tolerojnë.
Vonesa
Po, vajza, djemtë e kuptojnë nevojën tuaj për të ardhur me vonesë, sepse në fund të fundit ju dëshironi të shkoni me të gjithë sharmin tuaj, ndërkohë që ai është duke ju pritur të hyni nga momenti në moment. Por dijeni se kjo nuk është ajo që ata pëlqejnë.
Vrazhdësia
Të sjellurit në mënyrë të vrazhdë me personat që ju rrethojnë në atë moment nuk ju bën aspak të dukeni tërheqëse. Edhe nëse diçka me porosinë tuaj nuk është ashtu siç e keni kërkuar, mos u sillni keq me ata që ju shërbejnë.
Mos flisni shumë dhe dëgjoni mjaftueshëm
Në daljet tuaja, nëse flisni më shumë se sa duhet dhe dëgjoni shumë pak, ky është një tjetër element që burrat nuk pëlqejnë dhe e bëni që të largohet që në takimin e parë.
Ad
Nëse ju flisni pak dhe dëgjoni më tepër, kjo konsiderohet një shenjë respekti nga parteri që keni përballë. Mos dërgoni mesazhe
Vërtetë në atë moment ka diçka më të rëndësishme se njohja e personit me të cilin keni dalë në takim?
Nëse nuk jeni një mjek/e, atëherë do të ishte mirë ta fiknit telefonin dhe të përqëndroheni në qëllimin tuaj, në të kundërt duket se ju mungon vëmendja dhe dëshira për të vazhduar njohjen.
Mos aktroni
Shumë burra ankohen për sjelljet e grave në takimin e parë, sepse të aktruarit duke u dukur si indiferente, deri tek ftohtësia e plotë që ato të fitojnë vëmendjen e partnerit, do të çojë në rezultat të kundërt. Në fund të fundit është e kuptueshme se qoftë burrë apo grua, secili ka nevojë për vemendjen e personit përballë./mxh