Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Durrësi, ‘kryeqendra’ e përmbytjeve/ Banorja në zonën e ish-Kënetës tregon dëmet dhe apelon për ndihmë në ABC News

Reshjet e shumta të shiut paralizuan situatën në vendin tonë, ku në bilancet paraprake raportohen qindra shtëpi të përmbytura dhe dëme të shumta në bagëti dhe në shtëpi e biznese.

Në redaksinë e ABC News, një qytetare e zonës së Ish- Kënetës ka apeluar për ndihmë lidhur me gjendjen e banesës së saj e cila ka prani të konsiderueshme të ujit prej dy ditësh.

Nga pamjet e sjella për redaksinë tonë, në banesën e saj ka dëme të konsiderueshme në orendi shtëpiake, ndërkohë që familja është strehuar në katin e dytë të ndërtesës tek të afërmit e tyre.

Situata në Durrës vijon të mbetet e rënduar ku janë përmbytur mbi 800 familje. Sakaq, strukturat ndodhen në terren dhe 2 hidrovorët në Hamallaj janë në kapacitet të plotë për përmirësimin e situatës.

Lidhur me dëmshpërblimet, ministri Vengu theksoi për ‘Real Story’ se çdo qytetar i prekur do të kompesohet dhe se instrumentat financiarë janë të pranishëm.

/ abcnews.al /

Shkatërrime në Gjirokastër/ Përgjegjësi i EC: U evakuuan 4 familje. Të bllokuara 3 akse rurale, u kërkua ndihmë nga ‘Mbrojtja’

Qarku i Gjirokastrës u prek ndjeshëm nga reshjet e dendura të shiut që paralizuan vendin tonë prej më shumë se 48 orësh. Në bilancin paraprak, Edmond Avdalli, përgjegjës i Emergjencave Civile në Gjirokastër, ka bërë të ditur se për shkak të rrëshqitjeve të dherave janë evakuuar 4 familje nga banesat e rrezikuara. Sipas tij, strukturat në terren po vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e situatës.

“Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës gjatë këtyre dy ditëve ka kaluar një situatë të vështirë. Sot situata po përmirësohet dhe po vijon puna për pastrimin e inerteve.

Gjatë ditës së djeshme pati vërshime të përrenjve malorë dhe rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shkaktuar përmbytje në disa pallate. Në terren kanë qenë forcat bashkiake dhe ato të armatosura, të cilat kanë evakuuar banorët që kishin nevojë.

Katër banesa janë rrezikuar nga rrëshqitjet e dherave dhe janë evakuuar 4 familje. Në orët e pasdites, intensiteti i reshjeve ka rënë. Aktualisht, në bashki janë të bllokuara 3 akse rurale dhe është kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për asistencë me mjete të rënda.”  / abcnews.al /

Përmbytjet paralizojnë energjinë/ Drejtori i OSSH: Nga 22 linja në avari, u reduktua në 5. Nënstacioni i Kajanit u rikthye në funksion

Prej dy ditësh, i gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e ujit, me qindra shtëpi të përmbytura dhe familje të evakuuara, ndërsa krahas kësaj një problem kryesor mbetet edhe furnizimi me energji elektrike.

Drejtori i Menaxhimit të OSSH-së, Llambi Miti, deklaroi se si pasojë e kushteve të vështira atmosferike janë evidentuar disa avari në rrjetin elektrik. Ai theksoi se falë mobilizimit maksimal të grupeve në terren, numri i abonentëve pa energji u reduktua ndjeshëm brenda ditës. Miti shtoi se avaria më e madhe në nënstacionin e Kajanit u riparua dhe furnizimi me energji u rikthye me efikasitet të plotë.

“Dje në mëngjes nisëm me 22 linja në avari dhe, si pasojë e punës në terren, duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha dhe prezencën e shkarkimeve, disa prej të cilave ishin të rrezikshme, falë organizimit dhe punës arritëm që dje në darkë nga 29 827 abonentë pa energji të mbeteshin vetëm 4 441.

Për sot, e nisëm ditën me 17 linja në avari dhe aktualisht jemi me 5 filtra në avari, që prekin 3 555 abonentë. Avarinë më të madhe e kishim në nënstacionin e Kajanit, që furnizon Belshin, për shkak të dëmtimeve atmosferike.

Mobilizimi maksimal bëri të mundur që në orën 18:00 nënstacioni të vihej në punë me efikasitet të plotë.”  / abcnews.al /

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Prefekti Jole: 4 për qind e buxhetit të bashkive, e detyrueshme për mbrojtjen

Shqipëria prej dy ditësh ndodhet në pushtetin e ujit me përmbytje masive si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ka theksuar nevojën për një planifikim të ri buxhetor për të rritur vigjilencën institucionale ndaj fatkeqësive natyrore. Ai vuri në dukje se bashkitë duhet të parashikojnë një përqindje të konsiderueshme të buxhetit për mbrojtjen civile, duke marrë parasysh historikun e zonave. Prefekti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një vlerësimi të ri për të siguruar përdorimin efektiv të transferta nga buxheti qendror.

“Bashkitë kanë detyrë që 4 përqind të buxhetit t’i kenë për mbrojtjen, mund të jenë edhe 5 ose 6 përqind, në varësi të historikut të këtyre zonave. Vitet e fundit, pas tërmetit, qeveria ka dhënë vëmendje përmes transferta që delegohen nga buxheti qendror.

Në Korçë, vetëm për vitin e kaluar, këto transferta kanë qenë 50 milionë lekë të rinj. Ka ardhur koha që të bëhet një planifikim buxhetor për ato zëra që duhen shtuar, me qëllim rritjen e vigjilencës institucionale. Duhet të ketë një vlerësim të ri.”

Reshjet e dendura në Korçë, bllokohet përkohësisht aksi Qukës-Qafë Plloçë

Rruga e Qafë Pllocës është e bllokuar plotësisht, dhe policia ka vendosur kone për të ndaluar kalimin e mjeteve. Kjo masë parandaluese është marrë derisa firma përgjegjëse të kryejë pastrimin e rrugës.

Drejtoria e Policisë së Korçës konfirmoi bllokimin, ndërsa drejtoria e Policisë së Elbasanit do të zbatojë të njëjtin veprim në Librazhd. Mjetet që duhet të kalojnë do të drejtohen përmes Qafë Thanës.  / abcnews.al /

Durrësi, kryeqendra e përmbytjeve/ Gazetarja: Hidrovori në Hamallaj është funksional

Qyteti i Durrësit u zgjua sërish nën pushtetin e ujit. Reshjet e pandërprera e kthyen për disa orë jetën e përditshme të banorëve në një betejë me përmbytjet, ku rrugët u shndërruan në lumenj dhe shtëpitë në hapësira të pasigurta.

Një ditë pas përmbytjeve, megjithëse situata paraqitet më e qetë, pasojat mbeten të rënda. Ajo që ka mbetur pas është kryesisht jofunksionale, ndërsa banorët vijojnë të kërkojnë ndihmë.

Gazetarja Bleona Prengëzaj raporton se hidrovori në Hamallaj është funksional, si ai i ri ashtu edhe i vjetri. Qytetarët nuk e kanë kuptuar momentin se si uji ka vërshuar në banesat e tyre, ndërsa kanë mjaftuar vetëm disa orë për të pasur këtë prani uji në qytet.

Nga Emergjencat Civile po bëhet e mundur largimi i ujit, ndërsa në zonën e Urës së Dajlanit dhe në Nishtullë uji është jo vetëm në lagje, por edhe në rrugë.

/ abcnews.al /

Reshjet në Fier, situata kritike/ Kryebashkiaku Subashi në terren. Fokus, argjinatura e Çervenit

Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi, po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut në qarkun Fier.

Vëmendja është përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit, ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë po punojnë për riparimin e segmenteve të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.

Sipas autoriteteve lokale, reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë, duke e bërë situatën kritike dhe duke kërkuar gatishmëri të shtuar në terren.  / abcnews.al/

Përmbytjet në Vlorë, niveli i Vjosës shkon në 8.6 metra/ Kryetarja Mersini: Strukturat në terren, janë evakuuar 13 familje

Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin, ku Vlora, pas 5 ditëve pa ujë, tashmë po përballet me përmbytje.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, dhe drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Cela, kanë folur për situatën në lumin Vjosë. Aktualisht, niveli i lumit ka shkuar në 8.6 metra, ndërsa janë evakuuar 13 familje. Situata është nën monitorim dhe shpresohet që të përmirësohet, duke iu referuar edhe prurjeve në lumin Vjosë nga zona e Memaliajt.

Ndërkohë, sipas drejtorit të Policisë, në terren ndodhen të gjitha strukturat dhe, nëse do të ketë nevojë për evakuime të tjera, do të ndërhyhet në varësi të situatës.

/ abcnews.al /

Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

Situata e motit po përmirësohet në Paris dhe Francën veriore, të cilat u përfshinë këtë mëngjes nga reshje të dendura dëbore, megjithëse 12 departamente franceze mbeten nën alarm për dëborë dhe akull.

Në rajonin Ile-de-France, shërbimi i autobusëve po rifillon gradualisht, sipas konsorciumit Ile-de-France Mobilités, duke shtuar, megjithatë, se siguria e transportit mbetet përparësi. Në rrjetet e tjera – tramvajet, trenat periferikë RER dhe Transilien – disa linja ende po përjetojnë ndërprerje, duke përfshirë linjat A, C, V, N dhe U, si dhe T3a.
Nuk janë raportuar probleme të veçanta në rrjetin e gjerë të metrosë së Parisit, i cili përfshin 14 linja që përfshijnë katër cepat e kryeqytetit dhe rrethinat e tij të gjera. Ndërprerje kanë ndodhur gjithashtu në disa pjesë të rrjetit hekurudhor, në mbledhjen e mbeturinave në Paris dhe në shpërndarjen e postës. Departamentet që janë ende nën alarm portokalli për borë dhe akull janë Corrèze, Haute-Vienne, Creuse, Allier, Nièvre, si dhe Cher, Loiret, Yonne, Aube, Marne, Aisne dhe Ardennes.

Moti i ashpër dimëror vazhdon të shkaktojë ndërprerje të mëdha në Holandë, duke ndikuar në aeroporte dhe rrjetin hekurudhor. Për shkak të borës dhe erërave të forta, rreth 800 fluturime u anuluan dhe mbi një mijë udhëtarë të bllokuar e kaluan natën në Aeroportin Schiphol. Aeroporti e njoftoi këtë, duke vënë në dukje se shumë njerëz kishin fjetur brenda terminalit në netët e mëparshme, por nata e kaluar ishte nata e parë në të cilën u ngritën shtretër kampingu. Shumica e fluturimeve të anuluara të sotme ishin të KLM. Schiphol pret që numri të rritet më tej, duke marrë parasysh se rreth 1,100 fluturime ishin planifikuar për sot.

Rrjeti hekurudhor po përjeton gjithashtu ndërprerje serioze. Nederlandse Spoorwegen (Nederlandse Spoorwegen, Nederlandse Spoorwegen) po raporton një rritje të defekteve të ndërruesve të trenave për shkak të të ftohtit dhe borës. Kompania po operon një orar të reduktuar dimëror dhe po këshillon udhëtarët të shtyjnë udhëtimet jo të domosdoshme. Trenat nuk po qarkullojnë në disa itinerare, ndërsa shërbimi është shumë i kufizuar në të tjerat. Trafiku hekurudhor rreth Roterdamit Qendror dhe Bredës është plotësisht në ndalesë, dhe linja hekurudhore me shpejtësi të lartë për në Belgjikë është gjithashtu jashtë shërbimit, duke ndërprerë lidhjet ndërkombëtare.

Situata në aeroportet rajonale është e përzier, me disa fluturime të anuluara në Aeroportin e Roterdamit dhe Hagës, ndërsa operacionet në Aeroportin e Eindhovenit duken në thelb normale. Instituti Mbretëror Meteorologjik i Holandës (KNMI) parashikon orë të tëra reshjesh bore gjatë gjithë ditës, me deri në 10 centimetra në zonat e brendshme. Një alarm portokalli është në fuqi në pjesën më të madhe të vendit për shkak të kushteve të akullta dhe dukshmërisë së dobët në rrugë.

Belgjika nën dëborë, 40 fluturime të anuluara në Bruksel

-Reshjet e dëborës po vazhdojnë në pjesën më të madhe të Belgjikës, ku autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të kufizojnë udhëtimet. Aeroporti Bruksel-Zaventem po raporton vonesa dhe anulimin e afërsisht dyzet fluturimeve, duke u bërë thirrje pasagjerëve të mbërrijnë shumë kohë më parë dhe të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre para se të udhëtojnë. Instituti Mbretëror Meteorologjik ka lëshuar një alarm portokalli për të gjithë ditën për të gjithë vendin, përveç bregdetit.

Kushtet e rrugëve janë të rrezikshme për shkak të kushteve të mundshme të akullit, me raportime për reshje dëbore, veçanërisht në provincat e Hainaut dhe Liège. Pritet të ketë akumulime midis 2 dhe 10 centimetrash, me reshje të vazhdueshme dëbore që zgjasin 4-5 orë. Transporti publik do të ndërpritet, me devijime ose anulime të linjave të autobusëve dhe tramvajit, dhe ndërprerje të mundshme raportohen edhe në rrjetin hekurudhor.

Vazhdon ndërprerja e trafikut në Mbretërinë e Bashkuar

– Mbretëria e Bashkuar vazhdon të përjetojë ndërprerje të vazhdueshme të trafikut dhe paralajmërime për shkak të valës së të ftohtit që ka goditur vendin që nga fillimi i javës, së bashku me pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe veriore. Pas ndërprerjeve të fundit, ishulli u godit edhe nga stuhia Goretti, me temperatura nën zero të regjistruara tani në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar (Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut) dhe stuhi dëbore dhe erëra më lokale. Në Skoci, alarmi i verdhë i lëshuar nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar mbetet në fuqi për akumulime akulli dhe dëbore që tejkalojnë 10 centimetra. Situata është veçanërisht problematike në Qarkun Aberdeen, ku ka rënë dëborë për të shtatën ditë radhazi dhe temperaturat mbeten rreth minus 6 gradë Celsius.

Vështirësitë prekin kryesisht trafikun, nga ai rrugor tek ai hekurudhor, dhe në disa aeroporte: Aeroporti John Lennon i Liverpoolit, në Anglinë veriore, po përjeton përsëri vonesa dhe shtyrje të ngritjeve dhe uljeve për shkak të borës në pistë, ndërsa aeroporte të tjera po ndiejnë efektet e paralizës pothuajse të plotë të qendrave kryesore evropiane, siç janë Aeroporti Schiphol i Amsterdamit dhe Aeroporti Charles de Gaulle i Parisit, ku mbi 700 dhe mbi 100 fluturime, përkatësisht, janë anuluar në orët e fundit. Ndërkohë, numri i shkollave që mbeten të mbyllura për shkak të motit të keq në Mbretërinë e Bashkuar, pas përfundimit të pushimeve të Krishtlindjeve, është rritur në mbi një mijë sot.

Moti i keq pushton Durrësin/ Rama ndan pamjet: Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve të prekur

Prej dy ditësh, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe dëbore. Situatë alarmante u paraqit në Durrës, ku uji vërshoi në rrugët e qytetit dhe pati tre pika problematike, si zona e Spitallës, ish-Këneta dhe Shkozeti.

Ekipet e emergjencës kanë qenë në terren për të evidentuar dëmet dhe për të përmirësuar situatën, ku disa familje u evakuuan.

Sakaq, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook pamje gjatë të cilave ekipet e mjekëve dhe strukturave të tjera shëndetësore kanë dhënë shërbim për banorët në zonat e prekura.

Përmbytje në Drenas/ Kryetari i komunës: Mbi 20 familje janë evakuuar. Dëme shumë të mëdha për bizneset

Kryetar i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka deklaruar se situata në komunën Drenas është e rëndë si pasojë e reshjeve të shumta.

Mbi 20 familje janë evakuuar dhe janë strehuar te të afërmit, ndërsa autoritetet lokale po menaxhojnë gjendjen në terren. Dëme të mëdha janë shënuar në infrastrukturë, biznese dhe ekonomi familjare, por ende nuk ka një vlerësim përfundimtar. Lladrovci theksoi se institucionet janë në koordinim të plotë dhe se situata pritet të stabilizohet sapo reshjet të ndalen.

“Situata është e rëndë në komunën Drenas. Rrugët kanë nisur të neutralizohen, mbi 20 familje janë evakuuar, ndërsa kemi vetëm një rrugë të dëmtuar. Të gjitha familjet e evakuuara janë vendosur te të afërmit dhe miqtë dhe janë në gjendje të mirë. Nuk kanë nevojë ende për ushqime apo për nevoja të tjera.

Në momentin e parë që reshjet do të ndalen, do të rehabilitohen sërish në shtëpitë e tyre. Dëmet janë shumë të mëdha dhe, sa i përket bizneseve, kemi një qendër tregtare ku uji ka arritur deri në 1 metër, por dëme ka edhe në ekonominë familjare. Dëmet nuk janë llogaritur ende.

Kemi pasur komunikim me presidenten Osmani, e cila ka treguar gatishmëri për situatën. Ne ia kemi dalë deri tani dhe besoj që do t’ia dalim deri në fund. Na ka vizituar ministri i Infrastrukturës.

Në lidhje me energjinë elektrike, dje kishim rrezikun më të madh në stacionin e energjisë elektrike, por me ndihmën e zjarrfikësve ia kemi dalë.”, tha kryetari i komunës.

Situata me reshjet në Fier/ Prefektura: Niveli i prurjeve në Vjosë 7.1 metra, banorët janë njoftuar për evakuim

Aktualisht në qarkun Fier ka reshje shiu me intesitet të ulët.

Deri në këto momente  nga struktuart vendore të MC  dhe Salla Operative e  DVP Fier nuk ka raportime për situata  problematika në terren.

Akset rrugore janë të aksesueshme normalisht.

Furnizimi me energji elektrike në normalitet.

⁠Furnizimi me ujë të pijshëm normalitet.

Hidrovorët gadishmëri pune

Nivelet e lumenjve  Seman dhe Shkumbin në kuota normale.

Niveli i prurjeve në lumin Vjosë ka arritur në7.1m në Urën e Mifolit (krahu i Fierit)

Ne fshatrat Kashisht, Kafaraj dhe Cerven jane nen uji rreth 150 ha toke bujqesore, brenda argjinaturave.

Referuar monitorimit ne terren, konstat rritje e menjehershme e nivelit te prurjeve dhe perhapja ne tokat bujqesore.

Si pasojë e prurjeve të lumit Vjos, ka presence uji edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, Njesia Adm Frrakull, nga ku behet edhe furnizimi me uji I qytetit të Fierit.

Si mase paraprake janë stakuar disa nga pompat ne puset që jane ne afersi të lumit Vjos dhe po punohet  me kapacitet me te reduktuar nepermejet disa puse te tjera qe ndodhe disi me largë. Kjo masë e marre nga UKF nuk ka cenuar furnizimin me uji  te qytetit, deri ne keto momente.,

Eshte bere njoftimi i banorve te fshatrave Cerven, Ferras dhe Kashisht per cdo evakuim te mundshem.

Situatat pritet te jete kritike edhe per oret ne vazhdim

Situata po monitorohet ne terren nga Institucioni i Prefektit dhe Strukturat e Bashkise Fier.

Problemet nga moti/ ARRSH në terren: Kemi marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, po inspekton punimet dhe mirëmbajtjen e akseve në Qafë Thorë, zonë e cila është përfshirë nga reshjet e dëborës. Janë 6 mjete të tjera që janë në gatishmëri dhe bëjnë të mundur qarkullimin në Bogë dhe Theth.

Një problem që ka shfaqur ky aks, por edhe akse të tjera, është ngrica dhe bora e tepërt, që krijojnë edhe ortekë.

Firma nënkontraktore ka marrë të gjitha masat. Këtë vit ka pasur 130 borëpastruese në terren dhe 800 punonjës në gatishmëri të plotë për sezonin nga data 1 nëntor deri në 15 mars.

 Autoritetet bëjnë thirrje që automjetet të lëvizin me kujdes dhe të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.  / abcnews.al /

SHBA konfirmon sekuestrimin e një anijeje të dytë, vë në shënjestër “flotën e errët”

Ndërsa ka shumë zhurmë rreth cisternës së naftës Marinera që është sekuestruar në Atlantik, për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë, Komanda Jugore e SHBA-së ka konfirmuar se edhe një tjetër anije është sekuestruar në një aksion herët nw mwngjes sot.

Këtë herë, anija u kap në Karaibe. Në deklaratën e Komandës Jugore të SHBA-së thuhet:

” Departamenti i Luftës, në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ndaloi pa incidente një cisternë motorike të flotës së errët, pa shtetësi dhe të sanksionuar.

Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve.

Roja Bregdetare e SHBA-së po shoqëron M/T Sophia drejt SHBA-së për vendimin përfundimtar.

Përmes Operacionit Southern Spear, Departamenti i Luftës është i palëkundur në misionin e tij për të shtypur aktivitetet e paligjshme në Hemisferën Perëndimore.

 Ne do të mbrojmë Atdheun tonë dhe do të rikthejmë sigurinë dhe forcën në të gjithë Amerikën.”  / abcnews.al /

Europa finalizon garancitë e sigurisë për Ukrainën/ Shala: Përçarja e Europës, fitore për Putin

Profesor i shkencave të sigurisë Xhavit Shala ka deklaruar se marrja e përgjegjësive individuale nga disa shtete europiane për sigurinë e Ukrainës vjen si pasojë e mungesës së një vendimi në rang NATO-je dhe e sfidave historike me Rusinë.

Ai theksoi se një përçarje e Europës do të ishte fitore për Putinin, duke nënvizuar se aktualisht po vihet re një ndryshim strategjik i pozicionit amerikan.

“Fakti që kanë marrë përsipër dy shtete kryesore, që kanë përgjegjësi për sigurinë e Europës, dhe nuk u mor një vendim në rang NATO-je, do të kishte probleme, sepse do të miratohej në parlamentin e secilit shtet. Shtetet kanë marrë përgjegjësi individuale sepse e ndjejnë veten të rëndësishme për sigurinë e Europës, kanë edhe background historik dhe kanë pasur probleme me Rusinë.

Nëse Europa do të përçahej, do të ishte fitore e Putinit. E rëndësishme është që ka një ndryshim strategjik të pozicionit amerikan.”  / abcnews.al /

Nëse bie NATO, çfarë ndodh me BE-në?/ Beqa: Europa nuk është faktor në fushën e sigurisë. Bimo: Reformimi i Europës, i pamundur

Pedagogu i politikës ndërkombëtare, Mentor Beqa ka deklaruar se SHBA po largohet nga Europa dhe vepron vetëm për interesat e veta, ndërsa Europa duhet të krijojë autonomi strategjike ose do të ketë peshë të papërfillshme ndërkombëtare. Ai shtoi se mungesa e lidershipit e fut kontinentin në krizë politike, dhe pa BE-në Europa nuk është faktor në siguri. Beqa paralajmëroi gjithashtu se në rast se bie NATO, vendet europiane do të duhet të mbrojnë veten përmes sistemit të vetëmbrojtjes.

“SHBA po largohet nga Europa dhe po vepron vetëm për interesat e veta, dhe më pas për aleatët që i shërbejnë. Europa ose krijon autonomi strategjike – politike, e përbashkët ushtarake dhe e jashtme – ose ruan status quo-në dhe do të ketë peshë të papërfillshme ndërkombëtare. Ata që duhet të marrin vendime duhet të zgjidhin problemet politike dhe ekonomike. Unë e shoh të vështirë bashkimin e vendeve.

Europa futet në një krizë politike nga e cila nuk del dot për shkak të mungesës së lidershipit. Pa BE-në, Europa nuk është faktor në fushën e sigurisë. Nëse bie NATO, kthehemi tek sistemi i vetëmbrojtjes dhe aftësia për të mbrojtur veten.”

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se Europa ka të pamundur të reformohet dhe e ardhmja e saj do të jetë një vdekje e ngadaltë, një fakt që përjetohet çdo ditë.

“Europa ka të pamundur të reformohet, dhe ajo që do të vijë do të jetë një vdekje e ngadaltë – një fakt që e përjetojmë çdo ditë.”  / abcnews.al /

Beqa: SHBA po rrit presionin për të arritur një marrëveshje për Groenlandën/ Bimo: Me ardhjen e Trump, NATO nuk po kryen detyrat e saj

Pedagogu i politikës ndërkombëtare, Mentor Beqa, ka deklaruar se Trump dhe administrata e tij po rrisin presionin për të arritur një marrëveshje me Danimarkën, një marrëveshje të ndërmjetme. Sipas tij, kjo marrëveshje do t’i siguronte ShBA-së kontroll ushtarak mbi Groenlandën, por duhet të bien dakord edhe Danimarka dhe banorët e Groenlandës.

“Unë besoj që Trump dhe administrata e tij po rrisin presionin që të gjejnë një marrëveshje me Danimarkën, një marrëveshje të ndërmjetme. Një marrëveshje ku SHBA-ja të ketë kontroll ushtarak mbi Groenlandën. Duhet të bien dakord Danimarka dhe banorët e Groenlandës. Jemi në fazën e rritjes së presionit të ShBA-së, që nuk do t’i përjashtojë ata nga ndërhyrje ushtarake.”

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se me ardhjen e Trump në pushtet, NATO nuk ka ekzekutuar më plotësisht detyrat e saj. Ai shtoi se amerikanët nuk do të futen në luftë për një shtet tjetër dhe se kostoja e konfliktit në Ukrainë po përballohet nga europianët.

“NATO është neni 5, dhe që me ardhjen e Trump në pushtet, NATO ka pushuar së ekzekutuari. Të futen amerikanët në luftë për një shtet tjetër nuk ndodh. Rritja e buxhetit per mbrojtjen u be që kostoja e luftës në Ukraine duhet të përballohet nga europianet, që Trump të fitojë më shumë para, dhe të gjitha paratë që do të shkojnë për prodhimin e armëve.”

“Shqetësimi i amerikanëve, rusët dhe gjermanët”, Diplomati: Civilizimi amerikan po shkon drejt shuarjes

Diplomati Roland Bimo ka deklaruar se shqetësimi i Shteteve të Bashkuara për Groenlandën lidhet më shumë me sigurinë si dhe me ndikimin e Rusisë dhe Gjermanisë sesa me vetë territorin. Ai shtoi se Perëndimi po përballet me kriza të mëdha dhe sfida për lirinë e shtypit. Bimo paralajmëroi se civilizimi amerikan po shkon drejt shuarjes.

“A duhet ta marrë Groenlanda për çështje sigurie? Unë do të thoja se Amerika duhet ta marrë parasysh këtë. Shtete të vogla si Shqipëria duhet të jenë të shqetësuara për këtë situatë. Nuk mund të tolerohet shkelja e ligjit deri në këtë pikë.

SHBA-ja janë vasalë saqë do të kishin mundur të hynin në bisedime me Putinin për të zgjidhur çështjet europiane. Shqetësimi i amerikanëve nuk është Groenlanda, por janë rusët dhe gjermanët.

Civilizimi amerikan duket se po shkon drejt shuarjes. Në Evropë nuk ka pasur ndonjëherë situatë të tillë me lirinë e shtypit. Në Austri njerëzit janë të nervozuar për të drejtën e fjalës. Perëndimi vuan nga kriza më e madhe sepse po përpiqet të zgjidhë problemet jo përmes civilizimit.”  / abcnews.al /

❌