❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurti uron VeteranĂ«t e UÇK-sĂ« dhe rikujton aksionin e parĂ« ndaj familjes Jashari mĂ« 30 dhjetor 1991

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka uruar sot DitĂ«n e VeteranĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, duke nderuar luftĂ«tarĂ«t e lirisĂ« dhe duke rikujtuar ngjarjet historike qĂ« shĂ«nuan fillimet e rezistencĂ«s sĂ« armatosur kundĂ«r regjimit serb.

Në një postim publik, Kurti theksoi se Dita e Veteranëve shënohet më 30 dhjetor për shkak të aksionit të parë policor serb ndaj familjes Jashari në Prekaz, i cili ndodhi në këtë datë në vitin 1991. Sipas tij, aksioni u ndërmor vetëm tre javë pasi Adem Jashari dhe një pjesë e vullnetarëve të stërvitur në Shqipëri ishin kthyer në Kosovë.

Kurti rikujtoi se forcat policore serbe kishin shkuar për ta arrestuar Adem Jasharin, por hasën në rezistencë të armatosur nga ai dhe vëllezërit e tij, Rifati dhe Hamza, si dhe nga familjarë, bashkëfshatarë dhe luftëtarë të tjerë. Gjatë asaj dite, Prekazi u shndërrua në zonë përballjeje, ku u plagosën dy persona, u bastisën 14 familje dhe u ndaluan dhjetëra qytetarë, ndërsa 27 prej tyre u arrestuan, përfshirë edhe Shaban Jasharin.

Sipas Kurtit, tre vëllezërit Jashari arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e vazhduar rezistencën që më vonë do të kulmonte me luftën çlirimtare. Ai përmendi edhe sulmin e radhës ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998 dhe betejën finale të marsit 1998, ku Adem dhe Hamza Jashari ranë dëshmorë.

NĂ« mesazhin e tij, Kurti vlerĂ«soi veteranĂ«t e UÇK-sĂ« si bashkĂ«luftĂ«tarĂ« dhe dĂ«shmitarĂ« tĂ« sakrificĂ«s sĂ« dĂ«shmorĂ«ve, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenĂ« vendimtar nĂ« çlirimin e KosovĂ«s dhe nĂ« ndĂ«rtimin e shtetit.

“Me veprĂ«n dhe luftĂ«n tuaj, ju e keni bĂ«rĂ« historinĂ« e çlirimit tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« mesazhin e kryeministrit drejtuar veteranĂ«ve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti uron VeteranĂ«t e UÇK-sĂ« dhe rikujton aksionin e parĂ« ndaj familjes Jashari mĂ« 30 dhjetor 1991 appeared first on Sinjali.

Komuna e PrishtinĂ«s vendos t’i japĂ« nĂ« shfrytĂ«zim 5288 prona

Komuna e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike.

Asamblistja Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Ajo ka  shtuar se dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave, krijon hapësirë për rritjen e të hyrave vetanake të komunës.

Asamblisti i PDK-sĂ«, Leotrim Retkoceri ka thĂ«nĂ« se shpreson qĂ« lista e pronave t’i pĂ«rmbajĂ« tĂ« gjitha elementet qĂ« kĂ«rkohen me ligj.

Besa Shahini nga PSD-ja ka thënë se ka keqmenaxhim të përmasave të mëdha të pronës publike në Prishtinë. Ka thënë se dëmi që i është shkaktuar komunës është mbi 200 mijë euro.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim.

Sipas tij, me sjell një listë me mbi 5288 prona në një seancë të jashtëzakonshme dhe të kërkojë nga asambleja të votojë pa plotësim të dokumentacionit, nuk është  në rregull.

Ka thënë se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r shumĂ« veprime tĂ« tjera tĂ« jashtĂ«ligjshme. Mund tĂ« ketĂ« qytetarĂ« qĂ« kanĂ« ndĂ«rtu dhe Ă«shtĂ« njĂ« lloj shantazhi kundĂ«r tyre. unĂ« kĂ«rkoj qĂ« dokumentacioni tĂ« plotĂ«sohet sot dhe lista tĂ« miratohet”, ka thĂ«në  ai. “NĂ« kĂ«tĂ« listĂ« janĂ« 17 parcela nĂ« tĂ« cilat Ă«shtĂ« ndĂ«rtu njĂ« lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorĂ«ve tĂ« RamĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« tentativĂ« qĂ« tĂ« legjitimohet keqpĂ«rdorimi i pronĂ«s publike”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e PrishtinĂ«s vendos t’i japĂ« nĂ« shfrytĂ«zim 5288 prona appeared first on Sinjali.

Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r S.A. pĂ«r “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatinë Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

“Sipas aktakuzĂ«s, mĂ« 30.04.1999, rreth orĂ«s 13:00, S.A, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« vrasjen e  trembĂ«dhjetĂ« (13) civilĂ«ve dhe nĂ« plagosjen e katĂ«r (4) personave tĂ« tjerĂ«. Ekziston dyshimi i bazuar mirĂ« se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimĂ«n H.H duke e qĂ«lluar me armĂ« zjarri nĂ« kokĂ«, e mĂ« pas e ka urdhĂ«ruar njĂ« person tjetĂ«r qĂ« tĂ« shtinte me armĂ« zjarri nĂ« drejtim tĂ« civilĂ«ve tĂ« tjerĂ«, duke i ekzekutuar ata njĂ« nga njĂ«.”

Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë.

“Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« bazĂ« tĂ« neneve 234 dhe 303 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, i ka propozuar GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ« mbajtjen e gjykimit nĂ« mungesĂ«, meqenĂ«se i  pandehuri S.A Ă«shtĂ« i paarritshĂ«m pĂ«r organet e drejtĂ«sisĂ«.”

AKTAKUZA E PLOTË

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan appeared first on Sinjali.

Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave

Një avokat nga Los Angeles dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij gjatë një debati në fundjavën e Krishtlindjeve, sipas policisë dhe një miku të ngushtë.

Krikor Kouyoumdjian, një avokat 33-vjeçar për të drejtat civile, u qëllua në shtëpinë e tij në zonën North Hills rreth orës 13:45 të së shtunës, njoftoi policia.

Oficerët u nisën me urgjencë drejt shtëpisë në bllokun 9000 të rrugës Noble Ave. pasi u dëgjuan të shtëna me armë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka ulur çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

“Kurti po e bllokon zbatimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e SuedisĂ«

Ish-kryeministri i Suedisë dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Carl Bildt, tha se pas fitores në zgjedhjet e parakohshme, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të formojë një qeveri të rregullt, por e akuzoi atë për mospërparim në dialogun me Serbinë dhe moszbatimin e marrëveshjes.

“Me 49% tĂ« votave nĂ« zgjedhjet nĂ« KosovĂ«, kryeministri Kurti duhet tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« formojĂ« njĂ« qeveri tĂ« rregullt. MegjithatĂ«, perspektivat pĂ«r pĂ«rparim nĂ« normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi duken tĂ« zymta, pasi Kurti po bllokon zbatimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit”, shkroi ai nĂ« X.

Kësaj deklarate i reagoi ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili tha se Serbia është pengesa për moszbatimin e kësaj marrëveshje.

“Jo Carl Bildt, Ă«shtĂ« njĂ« fakt i njohur publikisht qĂ« presidenti i SerbisĂ« ka refuzuar tĂ« nĂ«nshkruajĂ« marrĂ«veshjen/aneksin. Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi varet kryesisht nga pranimi i realitetit nga Serbia me fqinjĂ«t e saj, zgjedhja e rrugĂ«s europiane dhe demokratike, nĂ« vend qĂ« tĂ« veprojĂ« si pengues i stabilitetit rajonal”.

Edhe Bild shfaqi pajtim për pjesën e fajit të Serbisë, por thotë se edhe Kosova ka përgjegjësinë e saj për respektim.

“Kjo Ă«shtĂ« sigurisht e vĂ«rtetĂ« sa i pĂ«rket mangĂ«sive tĂ« SerbisĂ« – por edhe Kosova duhet tĂ« respektojĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r Asociacionin e komunave me shumicĂ« serbe”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kurti po e bllokon zbatimin e MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e SuedisĂ« appeared first on Sinjali.

Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike

Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Lexoni të plotë postimin:

30 DHJETOR 1991

NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shĂ«nuar pĂ«r vendin kujtojmĂ« e nderojmĂ« luftĂ«n tonĂ« shekullore, sakrificĂ«n e popullit tonĂ« pĂ«r Liri, luftĂ«n e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe tĂ« gjithĂ« ushtarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

34 vite me parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, babushi Hamëza, mixha Rifat dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Nga kjo datë Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Urime Dita e Veteranit!.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike appeared first on Sinjali.

E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren

Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit.

“Sot, mĂ« datĂ«n 30.12.2025, rreth orĂ«s 10:00, Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« zjarr nĂ« njĂ« shtĂ«pi banimi nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit tĂ« Prizrenit”.

“Si pasojĂ« e zjarrit, njĂ« fĂ«mijĂ« rreth moshĂ«s 1 vjeç ka humbur jetĂ«n, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojĂ« e thithjes sĂ« tymit”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë avokati Aziz Rexha, OAK ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin

Ka vdekur sot avokati Aziz Rexha, i cili këtë presion e ka ushtruar për shumë vjet.

Për rastin ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovë, e cila ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen e tij nga jeta dhe ka ngushëlluar familjen Rexha, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Sipas OAK-së, avokati Aziz Rexha do të kujtohet për profesionalizmin e lartë, integritetin moral dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj profesionit të avokatit, si dhe për respektin e veçantë ndaj sundimit të ligjit.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vlerësuar se kontributi i tij shumëvjeçar në avokatinë kosovare përbën një vlerë të çmuar dhe një shembull për brezat e ardhshëm të avokatëve.

Ceremonia e varrimit të Aziz Rexhës do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit Barilevë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë avokati Aziz Rexha, OAK ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin appeared first on Sinjali.

VeteranĂ«t e UÇK-sĂ« bĂ«jnĂ« homazhe nĂ« Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotĂ«sisht tĂ« lirĂ«

Me rastin e shĂ«nimit tĂ« DitĂ«s sĂ« Veteranit tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ« ka bĂ«rĂ« homazhe nĂ« Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nĂ« Prekaz.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, theksoi se kjo ditë ka rëndësi të veçantë, por sipas tij veteranët nuk e ndiejnë veten plotësisht të lirë, për shkak se institucionet e Kosovës ende nuk kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

Ai kujtoi se në këtë vend, para 34 vjetësh, nisën shkëndijat e para të lirisë dhe lufta e parë frontale e familjes Jashari, ku Shaban Jashari me djemtë e tij, Hamzën dhe Ademin, së bashku me gjithë familjen, u përballën me forcat serbe për të hapur rrugën e lirisë së sotme.

“Mu nĂ« kĂ«tĂ« vend para 34 viteve, kanĂ« qenĂ« shkĂ«ndijat e para tĂ« lirisĂ« dhe mund tĂ« them luftĂ«s sĂ« parĂ« frontale tĂ« bacĂ«s Shaban me dy djemtĂ« me HamzĂ«n dhe Adem dhe rrethi i gjithĂ« Jasharit u pĂ«rballen me forcat çetnike parlamentare serbe qĂ« luftuan pĂ«r ditĂ«n e sotme. Dhe ne sot si veteranĂ« nuk e ndjejmĂ« vetĂ«n aq tĂ« lirĂ« pĂ«r arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji pĂ«r vlerat e luftĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ende”, tha Gucati.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post VeteranĂ«t e UÇK-sĂ« bĂ«jnĂ« homazhe nĂ« Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotĂ«sisht tĂ« lirĂ« appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja pritet ta ulë çmimin për ngrohje

ZRRE-ja pritet ta miratojë këtë ulje sot gjatë një mbledhjeje.

Çmimi i tanishĂ«m pĂ«r ngrohjen me matje Ă«shtĂ« 76 centĂ« pĂ«r kilovat nĂ« muaj, i vendosur vitin e kaluar.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja pritet ta ulë çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

NumĂ«rohen mbi 27 pĂ«r qind tĂ« votave – kĂ«to janĂ« rezultatet aktuale

Janë numëruar mbi 27 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet.

Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së, Albin Kurti deri tash ka marrë 92,090 vota.

NĂ« listĂ«n e VV-sĂ«, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Donika GĂ«rvalla-SchĂ«arz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila  e Ejup Maqedonci.

NdĂ«rkaq te Partia Demokratike e KosovĂ«s,  Bedri Hamza ka marrĂ« 41,587 vota. Pas HamzĂ«s, mĂ« i votuari deri tash Ă«shtĂ« Arian Tahiri, ndĂ«rsa PĂ«rparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janĂ« nĂ« top 10-she.

Te Lidhja Demokratike, që ka pësuar rënien më të madhe në këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku  deri më tani ka marrë 19,951 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami,  Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.

Tek Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s pas Ramush Haradinajt mĂ« sĂ« shumti vota ka marrĂ« Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, BekĂ« Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, ArbĂ«r Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi. NĂ« kĂ«tĂ« parti pra pritet qĂ« deputet tĂ« rikthehet Besnik Tahiri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NumĂ«rohen mbi 27 pĂ«r qind tĂ« votave – kĂ«to janĂ« rezultatet aktuale appeared first on Sinjali.

KQZ përfundon numërimin e rezultateve preliminare: LVV 49.34%, PDK 20.98%, LDK 13.57%, AAK 5.66%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.34 për qind të votave, apo 433,394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 20.98 për qind, përkatësisht 184,318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.57 për qind, apo 119,201 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.66 për qind të votave, me 49,698 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.81 për qind, apo 42,235 vota. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka fituar 1.70 për qind, përkatësisht 14,957 vota.

Ndryshe, ndonëse procesimi i rezultateve preliminare ka përfunduar, procesi i numërimit po vazhdon edhe në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

Aty po zhvillohet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ përfundon numërimin e rezultateve preliminare: LVV 49.34%, PDK 20.98%, LDK 13.57%, AAK 5.66% appeared first on Sinjali.

Përshkallëzohen tensionet politike, a po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen.

Ushtria kineze nisi tĂ« hĂ«nĂ«n stĂ«rvitjen e saj ushtarake mĂ« tĂ« madhe pĂ«rreth Tajvanit. GjatĂ« stĂ«rvitjes me armĂ« zjarri do tĂ« simulohet edhe njĂ« bllokadĂ« e porteve kryesore tĂ« Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani Ă«shtĂ« territor kinez dhe synon ta “ribashkojĂ«â€ atĂ« me KinĂ«nedhe me forcĂ« nĂ«se do tĂ« jetĂ« e nevojshme.

StĂ«rvitja me emrin e koduar “Misioni i DrejtĂ«sisĂ« 2025” shĂ«rben sikurse thotĂ« Pekini si paralajmĂ«rim i ashpĂ«r kundĂ«r “forcave separatiste dhe ndĂ«rhyrjes sĂ« jashtme” nĂ« Tajvan, njoftoi agjencia shtetĂ«rore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet tĂ« zgjasĂ« dy ditĂ«.

Tajvani, i cili i hedh poshtĂ« pretendimet territoriale tĂ« Pekinit, i kĂ«rkoi KinĂ«s “tĂ« mos e gjykojĂ« gabim situatĂ«n dhe tĂ« bĂ«het shkaktare problemesh nĂ« rajon”.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dĂ«noi veprimin e KinĂ«s si “irracional” dhe tha se kishte krijuar njĂ« qendĂ«r reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur.

‘Misioni i DrejtĂ«sisĂ« 2025’ simulon bllokadĂ«n e Tajvanit
NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj tĂ« shumĂ«fishta do tĂ« kryejnĂ« stĂ«rvitje pĂ«rreth Tajvanit “nĂ« afĂ«rsi dhe nga drejtime tĂ« ndryshme” pĂ«r tĂ« testuar aftĂ«sitĂ« e tyre pĂ«r operacione tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta.

Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.

“Kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« fituar epĂ«rsi ajrore dhe detare dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« mbĂ«shtetjen e jashtme ushtarake”, tha pĂ«r DW-nĂ« Su Tzu-yun, studiues nĂ« Institutin e Mbrojtjes KombĂ«tare dhe KĂ«rkimeve pĂ«r SigurinĂ« nĂ« Taipei.

Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.

Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit

Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .

“Ushtria kineze po teston se si do tĂ« pĂ«rgjigjet qeveria amerikane,” thotĂ« William Yang, analist pĂ«r AzinĂ« Verilindore pranĂ« Grupit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Krizave.

JavĂ«n e kaluar Pekini vendosi sanksione kundĂ«r 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish tĂ« tyre pĂ«r tĂ« protestuar ndaj shitjes sĂ« armĂ«ve amerikane pĂ«r Tajvanin. Por Yang tha se kĂ«to sanksione janĂ« kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.

Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.

Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përshkallëzohen tensionet politike, a po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin? appeared first on Sinjali.

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

Presidentja Vjosa Osmani ka thĂ«nĂ« se nĂ« DitĂ«n e VeteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, pĂ«rulemi me respekt tĂ« thellĂ« para burrave dhe grave qĂ« u ngritĂ«n kur liria ishte vetĂ«m njĂ« Ă«ndĂ«rr.

Ajo pohon se ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

“VeteranĂ«t e UÇK-sĂ« janĂ« dĂ«shmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificĂ«. RrugĂ«timi i tyre drejt lirisĂ« u kurorĂ«zua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e pĂ«rjetshme dĂ«shmorĂ«ve tĂ« kombit. Nderim i pĂ«rhershĂ«m veteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«!”, thotĂ« Osmani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr appeared first on Sinjali.

Apel pĂ«r ndihmĂ« – zhduket 16-vjeçari nĂ« FushĂ« KosovĂ«, kĂ«rkohet bashkĂ«punimi i qytetarĂ«ve pĂ«r gjetjen e tij

Një rast i zhdukjes së një të mituri është raportuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, më 29.12.2025 rreth orës 22:30, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është paraqitur Esat Smajli, i cili ka raportuar se djali i tij i mitur, E.S, 16-vjeçar është zhdukur prej disa ditësh.

Ankuesi ka deklaruar se i mituri kishte dalë nga banesa e tyre me datë 27.12.2025 rreth orës 12:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas pranimit tĂ« raportimit, Policia ka njoftuar Prokurorin kujdestar pĂ«r tĂ« mitur, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Person i zhdukur”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim.

Autoritetet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e të miturit dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve, në rast se kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apel pĂ«r ndihmĂ« – zhduket 16-vjeçari nĂ« FushĂ« KosovĂ«, kĂ«rkohet bashkĂ«punimi i qytetarĂ«ve pĂ«r gjetjen e tij appeared first on Sinjali.

Zhduket një 20-vjeçare në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë 20-vjeçare dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk ka më asnjë kontakt me familjen.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 29 dhjetor 2025 në Stacionin Policor Fushë Kosovë është paraqitur S.D, e cila ka deklaruar zhdukjen e Eleunita Dalipit, 20-vjeçare.

Familjarja ka bërë të ditur se e reja jeton në Austri dhe posedon dokumente si të Kosovës ashtu edhe të Austrisë, ndërsa në Kosovë kishte ardhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 06:30, ku kishte qëndruar në shtëpi dhe kishte fjetur.

Sipas deklarimit, më 26 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, Eleunita ka dalë nga shtëpia. Kontakti i fundit telefonik me të ka qenë rreth orës 02:45 pas mesnate, ndërsa që nga ai moment familjarët nuk kanë arritur më ta kontaktojnë.

Rasti Ă«shtĂ« raportuar nĂ« Polici, ndĂ«rsa pĂ«r tĂ« janĂ« njoftuar njĂ«sitĂ« relevante dhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Person i Zhdukur”. Hetimet janĂ« nĂ« zhvillim pĂ«r lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave tĂ« zhdukjes.

Policia dhe familja u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ta raportojnë atë në institucionet kompetente.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një 20-vjeçare në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Detaje tĂ« reja pĂ«r tentim-vrasjen nĂ« sheshin “Ibrahim Rugova”: i mituri shoqĂ«rohet nĂ« Polici, armĂ« pa leje dhe njĂ« tjetĂ«r nĂ« kĂ«rkim

Gazeta Sinjali ka mĂ«suar detaje tĂ« reja lidhur me rastin e vrasjes nĂ« tentativĂ« tĂ« ndodhur mĂ« 27 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 22:30, nĂ« sheshin “Ibrahim Rugova” nĂ« PrishtinĂ«, ku janĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« mitur.

Burimet e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, pas veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga NJHP, më 29 dhjetor është identifikuar dhe shoqëruar në Polici i mituri O.B. (2011), i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të QPS-së.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokuroren kujdestare pĂ«r tĂ« mitur, ndaj O.B. Ă«shtĂ« iniciuar vepra penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«s”, ndĂ«rsa i njĂ«jti Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

Në kuadër të hetimeve, policia ka identifikuar edhe një të mitur tjetër, E.B., i cili nuk është gjetur në adresën e tij të banimit. Për të njëjtin është lënë fletëthirrje. Po ashtu, hetuesit janë në kërkim edhe të një të mituri të tretë, D.B., për të cilin po mblidhen informacione lidhur me vendndodhjen.

Rasti vazhdon tĂ« trajtohet si “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« zhvillim pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave dhe pĂ«rgjegjĂ«sive penale. Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Detaje tĂ« reja pĂ«r tentim-vrasjen nĂ« sheshin “Ibrahim Rugova”: i mituri shoqĂ«rohet nĂ« Polici, armĂ« pa leje dhe njĂ« tjetĂ«r nĂ« kĂ«rkim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasojë fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 30 dhjetorit 2025, në Bresje të Fushë Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Sipas informacioneve që ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është Rrahim Rama, i lindur në vitin 1992, me vendbanim në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 05:00, nĂ« rrugĂ«n FushĂ« Kosovë–PejĂ«, konkretisht nĂ« afĂ«rsi tĂ« semaforĂ«ve nĂ« fshatin Bresje.

Viktima e aksidentit është Ekrem Gashi, rreth 67-vjeçar, po ashtu nga Fushë Kosova, i cili ishte këmbësor në momentin e goditjes.

Automjeti i përfshirë në aksident ishte një kamion i tipit Mercedes-Benz, që drejtohej nga i dyshuari Rama. Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i hetimeve të trafikut, të cilët kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat përkatëse, ndërsa për masat ndaj shoferit të dyshuar pritet vendim pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore.

Hetimet pĂ«r kĂ«tĂ« rast janĂ« nĂ« zhvillim, ndĂ«rsa Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo detaj dhe zhvillim tĂ« ri lidhur me kĂ«tĂ« ngjarje tragjike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është viktima e aksidentit fatal në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 30 dhjetorit 2025 në Bresje të Fushë Kosovës.

Burime të sigurta bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është Ekrem Gashi, rreth 67 vjeç, banor i Fushë Kosovës, i cili ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion i tipit Mercedes-Benz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 05:00, nĂ« semaforĂ«t e fshatit Bresje, nĂ« aksin rrugor FushĂ« Kosovë–PejĂ«. Automjeti Ă«shtĂ« drejtuar nga Rr. R, i cili pas aksidentit Ă«shtĂ« ndalur nĂ« vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimet e trafikut, ndërsa me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtejme.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është viktima e aksidentit fatal në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

❌