Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Edon Zhegrova vetëm në 75 për qind të formës: Punë force dhe mentaliteti, kështu “Zeppetta” bindi Juven dhe Spallettin



Që fëmijë, Edon Zhegrova kënaqej duke dribluar shokët e lagjes. Ishte thuajse një obsesion, aq sa më vonë u quajt “Messi i Kosovës”, për të theksuar cilësinë teknike dhe prirjen e tij të pandalshme për driblim, shkruan Gazetta dello Sport.

Sot, Zhegrova ka një nofkë tjetër: “Mister Zeppetta”, siç e ka quajtur Luciano Spalletti – një epitet që lojtari duket se e ka pranuar me kënaqësi, duke falënderuar trajnerin e tij.

Spalletti e gjeti Zhegrovën si një “objekt të harruar” në dhomat e zhveshjes së Juventusit dhe, për një kohë të shkurtër, e shndërroi në një armë të rrezikshme në fushë. Megjithatë, menaxhimi fizik i tij mbetet thelbësor.

Menaxhimi te Juventusi

Zhegrova vuan nga pubalgjia, një problem që e kishte mbajtur larg fushës për një periudhë të gjatë para se të transferohej në Torino. Kjo gjendje vazhdon të kërkojë kujdes të veçantë, pasi çdo rritje e tepruar e intensitetit mund të sjellë rrezik dëmtimi.

Spalletti u befasua pozitivisht nga paraqitja e tij e fundit, në një moment kur Juventusi kishte nevojë urgjente për ndryshim ritmi ndaj Pisas. Zhegrova hyri në lojë dhe për 35 minuta luajti në nivel të lartë, duke i dhënë skuadrës një dozë të madhe paparashikueshmërie dhe energjie. Ai ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe u shpall lojtari më i mirë në fushë.

Kalulu breaking the deadlock in Pisa 🇫🇷🏟️

Watch the full #PisaJuve highlights 👉 https://t.co/jpQE2Kbzz3 pic.twitter.com/SajP0WlCqI
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 28, 2025

Programi i posaçëm i Zhegrovës

I afruar në fund të afatit kalimtar të verës, Zhegrova pati një periudhë adaptimi jo të lehtë te Juventusi. Pushimi i gjatë dhe nevoja për të kalibruar ngarkesat fizike bënë që Igor Tudor të mos mund të llogariste shumë tek ai në fillim: vetëm 36 minuta në tri paraqitje.

Situata ndryshoi nën drejtimin e Spallettit. Në 12 ndeshje, Zhegrova luajti 173 minuta në 8 paraqitje, duke fituar gjithnjë e më shumë besim. Kjo nuk ishte vetëm çështje besimi, por rezultat i një programi të veçantë pune, i ndërtuar nga disa departamente që punojnë në mbështetje të stafit teknik.

Përparimi fizik, 75% dhe ende në rritje

Në muajt e parë në Torino, Edoni i kushtoi rreth 70% të kohës punës fizioterapisë dhe 30% zonës së performancës. Sipas planit, ky raport është përmbysur në javët e fundit. Ai vazhdon punën e forcës, me fokus të veçantë në muskujt e poshtëm të barkut dhe gluteusët (muskujt e vitheve), për të mbrojtur zonat më të rrezikuara për një lojtar eksploziv dhe shpërthyes si ai.

Aktualisht, gjendja fizike e Zhegrovës vlerësohet në 75%, çka do të thotë se më e mira ende nuk ka ardhur.


Aspekti mendor, një armë shtesë

Vlerësime shumë pozitive kanë ardhur edhe nga mbështetja psikologjike. Zhegrova ka treguar dëshirë të madhe për t’u rikthyer në nivelin e tij më të lartë dhe është paraqitur në Torino me optimizmin e duhur për të përballuar një periudhë të gjatë rikuperimi.

Ai i ka përballuar ngarkesat e punës me mentalitetin e duhur, pa u ankuar për sakrificat. Njihet si natyrë optimiste, por është vazhdimësia në punë ajo që ka bërë diferencën më të madhe.

Edon making time for the fans ✍️🤳♥️ pic.twitter.com/MMj2duvEJA
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 3, 2025


Tani, objektivi i Juventusit dhe i stafit teknik është i qartë: ta përgatisin Zhegrovën që të jetë në gjendje të luajë deri në tri ndeshje në javë. /Telegrafi/

Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti

✇Albeu
By: V K

Edon Zhegrova, bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Pizës, duke ndihmuar në sigurimin e tre pikëve për objektivin e klubit.

Nënshkrimi i verës pati një ndikim të rëndësishëm në ndeshje me lojën dhe paparashikueshmërinë e tij, duke ia shpërblyer besimin Luçiano Spaletit, i cili po e përdor atë më vazhdimisht, duke rigjallëruar një lojtar që deri pak javë më parë dukej si i huaj. Tani i takon atij të provojë vlerën dhe rritjen e tij.

Anësori ishte një nga nënshkrimet e fundit të Juventusit në tregun e transferimeve. I nënshkruar më 1 shtator, ai u ble nga Lilë në mënyrë të përhershme dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin.

Pritjet ishin të larta, duke pasur parasysh sezonet e tij të fundit në Francë.

Për shkak të mungesës së formës fizike, Zhegrova debutoi në Seria A më 20 shtator, duke luajtur shtatë minuta në barazimin ndaj Veronës.

Më pas luajti edhe 26 minuta të tjera kundër Atalantës dhe ishte në stol kundër Milanit. Më pas luajti 25 minuta në barazimin 0-0 në derbin kundër Torinos, tetë minuta kundër Napolit, gjysmë ore kundër Romës dhe një tjetër kundër Pizës.

The post Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti appeared first on Albeu.com.

Spalletti i vendos nofkë interesante Zhegrovës



Askush deri më tani nuk e ka përkufizuar saktësisht mënyrën e lojës që e bën Edon Zhegrovën kaq të veçantë në botën e futbollit.

Sipas prestigjiozes italiane La Gazzetta dello Sport, sekreti i dallimit të tij qëndron te mënyra se si ai e prek topin – një detaj i vogël, por vendimtar, që e veçon nga të tjerët.

Zhegrova është i njohur për teknikën e tij jashtëzakonisht të lartë, për kontrollin e topit në hapësira të ngushta dhe për aftësinë për ta mposhtur kundërshtarin me një lëvizje të vetme. Pikërisht kjo mënyrë loje ka bërë që trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, t’i vendosë atij një nofkë të veçantë, të lidhur drejtpërdrejt me stilin e tij unik në fushë.

“Kam lindur me këtë aftësi”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes ndaj Pisan, duke folur për talentin e tij natyral. “Trajneri më quajti ‘Zeppetta’. E falënderoj që më dha këtë emër”.

“Zeppetta” është një term italian jo fort i zakonshëm në terminologjinë e futbollit, por që lidhet ngushtë me driblimet karakteristike të Zhegrovës, me lëvizjet e shpejta dhe të paparashikueshme që thyejnë linjat mbrojtëse dhe krijojnë epërsi numerike.

Spalletti e ka cilësuar vazhdimisht Zhegrovën si një lojtar vendimtar, një futbollist që mund ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes me një veprim të vetëm.

Dhe pikërisht kjo “Zeppetta”, kjo mënyrë e veçantë e të prekurit të topit, është ajo që po e shndërron Edon Zhegrovën në një nga emrat më interesantë dhe më të respektuar në futbollin italian. /Telegrafi/

Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi, Spalletti po më ndihmon të përmirësohem



Juventusi mori një fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Pisas në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.

Ylli kosovar Edon Zhegrova u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 60-të dhe për 30 minuta lojë ai ishte mjaft aktiv.

Pas ndeshjes, ai ka analizuar momentin e skuadrës, duke vënë theksin te uniteti i grupit, roli i tij personal dhe puna taktike nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

“Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë grupi ka qenë i bashkuar. Dua t’i vë në dispozicion të ekipit cilësitë e mia. Pashë një Juventus kompakt gjatë gjithë ndeshjes".

"Spalletti? Po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse kjo më është kërkuar edhe te klubet e mia të mëparshme dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat".

"Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, nuk kam luajtur shumë, por tani po jap kontributin tim", ka deklaruar ylli dardan./Telegrafi/

“Pasion”, Juventusi s’i ndahet Edon Zhegrovës: Publikon videon e festës së madhe të kosovarit ndaj Romës



Juventusi ka publikuar pamje të sulmuesit Edon Zhegrova, kur ky i fundit festonte, kur kontribuoi në golin ndaj Romës.

Zhegrova kundër Romës zhvilloi një paraqitje solide pavarësisht që u kritikua nga Luciano Spalleti për punën në aspektin defansiv, ndërsa edhe harkoi te goli i fitores.

Juventusi ka publikuar një video në Facebook të Zhegrovës, kur ky i fundit nis festën pasi pa që topi hyri brenda rrjetës.

“Pasion”, ndër të tjera ishte e shkruar në mbishkrim të skuadrës italiane.

Ndërkohë, Zhegrova është rikthyer në stërvitje me ekipin të premten dhe është në dispozicion të Spallettit, nëse ky i fundit vendosë t’i jep minutazhë në vikend kundër Pisa./Telegrafi/

Spalletti merr lajmin e madh: Edon Zhegrova dhe disa bashkëlojtarë të gatshëm për përballjen ndaj Pisa



Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka marrë një lajm pozitiv pasi sulmuesi Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë do të jenë gati për ndeshjen e të shtunës ndaj Pisa.

Anësori kosovar ka munguar në stërvitje në ditët e fundit shkaku se ka qenë i sëmurë, megjithatë në stërvitjen e të premtes ka qenë në fushë me bashkëlojtarët.

“Sportmediaset” raporton se Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer stërviten me grupin dhe do të jenë gati edhe për të nisur titullarë nëse Spalletti vendos t’iu jep hapësirë.

Lajmi edhe më i mirë për yllin e Kosovës është se sulmuesi portugez Francesco Conceicao ka stërvitur i vetëm dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me skuadrën të shtunën.

Kësisoj, Spallettit do t’i duhet të vendosë mes Zhegrovës, Fabio Miretti ose Vasilije Adzic për vendin në formacionin bazë.

Përballja mes Pisas dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi

Spalletti i kënaqur me fitoren ndaj Romës, por kritikon Zhegrovën për fazën defensive



Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, u shfaq i kënaqur pas fitores ndaj Romës, por njëkohësisht theksoi se skuadra e tij ende ka shumë për të përmirësuar.

Në prononcimin e tij për DAZN pas ndeshjes, tekniku italian nënvizoi rëndësinë e suksesit, por pranoi se ekipi nuk ruajti nivelin e duhur të vazhdimësisë gjatë gjithë takimit.

“Jam i lumtur, sepse fitimi i këtyre ndeshjeve është gjithmonë një sukses. Pas golit patëm një qasje tjetër, por duhet të rrisim nivelin e qëndrueshmërisë. Herë pas here ngadalësojmë, kemi pauza dhe kështu nuk mund të arrijmë nivelin e skuadrave si Roma”, u shpreh Spalletti.

Trajneri i Juventusit u ndal edhe te paraqitja e Edon Zhegrovës, duke qenë kritik ndaj kontributit të tij në aspektin defensivë.

“Zhegrova nuk di si të mbrohet, nuk di kur të sulmojë kundërshtarin apo kur të bëjë një ndërhyrje. Një ekip si Roma ka identitetin e vet, por gjithmonë ekziston një dobësi që mund të shfrytëzohet”, deklaroi Spalletti.

Ndërkohë, në një intervistë për Sky Sport, tekniku italian vlerësoi talentin e Kenan Yildizit, duke theksuar se kundërshtarët janë më të vetëdijshëm për forcën e tij sesa vetë lojtari.

“Kundërshtarët e tij e dinë sa i fortë është ai, ndoshta edhe më shumë sesa ai vetë. Ata kanë një perceptim shumë të qartë të cilësive të tij. Ai bëri një punë që nuk është pika e tij më e fortë, por kur përballesh me ekipe të ndërtuara mirë, me trajnerë që i vendosin skuadrat në mënyrë të ekuilibruar, ata të rrethojnë me mbrojtësin e tretë, të pestë dhe me mesfushorin sulmues”, shtoi Spalletti.

Në fund, trajneri i Juventusit theksoi se lojtarë si Yildiz dhe Conceicao, nëse nuk kontribuojnë në fazën mbrojtëse, bëhen më të lexueshëm për kundërshtarët, të cilët përqendrojnë vëmendjen dhe mbyllin hapësirat në zonën qendrore. /Telegrafi/

Edon Zhegrova titullar te Juventusi - sa kohë ka që nuk e ka nisur një ndeshje dhe cila ishte paraqitja e fundit?



Pritja më në fund ka përfunduar. Pas një viti të trazuar, plot lëndime, minuta të pakta dhe rikuperim të gjatë, Edon Zhegrova do të nisë sonte titullar për Juventusin në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Pafos FC.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga Luciano Spalletti në “Sky”, ndërsa tashmë është zyrtarizuar edhe nga klubi.

Ky është starti i tij i parë që nga transferimi në Torino, një moment që tifozët bardhezinj e kanë kërkuar vazhdimisht dhe që më në fund po realizohet.

Paraqitja e fundit e Zhegrovës si titullar, në fakt, daton më 14 dhjetor 2024, në një ndeshje lige Lille - Marseille që përfundoi 1-1: ai luajti vetëm 45 minuta.

Sa ka luajtur Zhegrova deri tani për Juventusin?

Ylli i Kosovës ka kaluar një periudhë të vështirë që prej ardhjes së tij. Një pubalgji e zgjatur, e cila përfundimisht kërkoi ndërhyrje kirurgjikale, e kufizoi ndjeshëm në fushë.

Vetëm 100 minuta të luajtura deri më tani me Juventusin, me të gjitha paraqitjet që kanë qenë si zëvendësues, pa asnjë ndeshje të nisur titullar. Edhe fundi i aventurës së tij te Lille nuk shkoi mirë, pasi problemet fizike nisën që aty.

Spalletti e ka futur për ta shtuar cilësinë dhe shpërthimin në repartin ofensiv – dhe pikërisisht këtë do të synojë ta japë sonte.


Pozicioni në fushë dhe skema

Trajneri bardhezi ka vendosur ta aktivizojë Zhegrovën në krahun e djathtë të sulmit, në krah të Kenan Yıldız, ndërsa para tyre do të luajë një qendërsulmues klasik, si Jonathan David.

Pas muajsh zhgënjim, pritje dhe rikuperim, kjo është mundësia që Zhegrova ka kërkuar. Një start në një ndeshje të madhe si kjo, në Ligën e Kampionëve, mund të shënojë pikën e kthesës për karrierën e tij në Torino.

Tifozët e Juventusit e kanë pritur gjatë këtë moment – dhe sonte, në Allianz Stadium, Zhegrova më në fund do të ketë mundësinë të tregojë pse u ble. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare, Juventus - Pafos: Spalletti mer vendim për Zhegrovën



Juventusi do ta presë Pafosin në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër nuk është se ka performuar mirë, pasi mban vendin e 24-të, ndërsa qipriotët janë në vendin e 25-të, me të dy ekipet që kanë nga 6 pikë.

Luicano Spalleti ka vendosur që të luajë nga minuta e parë me Edon Zhegrovën, ndërsa Jonathan Davis dhe Kenan Yildiz do të jenë po ashtu në fazën e sulmit.

💪 🏆#JuvePafos #UCL pic.twitter.com/OI86nQsUYX
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 10, 2025


Kjo është ndeshja e parë që ylli I Kosovës e luan si startues te Juventusi, prej transferimit të tij në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Në anën tjetër te Pafos luan me emra të njohur si David Luiz, Mirslav Orsic dhe Anderson Silva.

Gjyqtari spanjoll Jesus Gil Manzano do ta drejtojë këtë takim.

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Miretti, McKennie; Zhegrova, Yildiz; David.


Pafos: Michael; Bruno, Luckassen, David Luiz, Goldar; Sunjic, Pêpê; Correia, Dragomir, Orsic; Anderson Silva

/Telegrafi/

Zhegrova nga minuta e parë, formacioni i Juventusit që do të luajë ndaj Pafos



Juventusi do të kërkojë fitoren sonte ndaj Pafos-it në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që nis në orën 21:00.

Për herë të parë, sulmuesi kosovar Edon Zhegrova pritet të nisë një ndeshje nga minuta e parë për bardhezinjtë, një moment i rëndësishëm për të dhe për skuadrën.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka vendosur të luajë me një skemë 3-4-2-1, ku Zhegrova do të ketë rol kreativ pas sulmuesit David, duke mbështetur edhe Yildiz në fazën ofensive. Formacioni i mundshëm i Juventusit është: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; McKennie, Locatelli, Miretti, Cambiaso; Zhegrova, Yildiz; David.

E konfirmon Spalletti: Zhegrova do të luaj titullar ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve telegrafi.com

Pafos do të luajë në formacionin 4-2-3-1, duke tentuar të ndalë sulmet e Juventusit dhe të shfrytëzojë hapësirat në kundërsulm. Formacioni i mundshëm i skuadrës nga Qipro është: Michail; Bruno, Luckassen, David Luiz, Goldar; Sunjic, Pepe; Correia, Dragomir, Orsic; Anderson Silva.

Juventus kërkon fitoren për t’u ngjitur në renditjen e grupit, pasi deri tani ka regjistruar një fitore, tre barazime dhe një humbje në Ligën e Kampioneve.

Ky është një moment kyç për ekipin italian dhe një mundësi për Zhegrovën për të treguar potencialin e tij në një ndeshje të rëndësishme evropiane. /Telegrafi/

E konfirmon Spalletti: Zhegrova do të luaj titullar ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve



Pritjes i ka ardhur fundi, Edon Zhegrova do të luaj ndeshjen e parë si titullar me Juventusin.

Zonja e Vjetër të mërkurën mbrëma do të përballet me qipriotët e Pafos në Ligën e Kampionëve dhe Edon Zhegrova do ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë.

Ylli kosovar ka shfaqur ndeshje të mira sa herë është inkuadruar në lojë nga Juventusi, por minutat për të kanë qenë të limituara.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp për Zhegrovën, duke thënë se ai ka stërvitur mirë dhe do ta nis ndeshjen nga minuta e parë.

telegrafi.com

"Zhegrova do të luaj nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur mirë", ka thënë shkurtimisht Spalletti.

Deri më tani Zhegrova është paraqitur në tetë ndeshje për Juventusin, por në total nuk ka më shumë se 100 minuta duke mos arritur të shënojë ose asistoj.

Kundër Pafos, është rast i mirë që Zhegrova të tegojë vetën, pasi në ato minuta që ka pasur gjithmonë i ka sjell freski Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Amir Rrahmani kundër Edon Zhegrovës në derbin italian



Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani sonte (e diele) do ta zhvillojë përballjen me sulmuesin Edon Zhegrova në Serie A.

Napoli është nikoqir i Juventusit, deri italian i vlefshëm për xhiron e 14-të të kampionatit italian.

Rrahmani si zakonisht është i padiskutueshëm në formacionin bazë të Napolit, andaj edhe pritet të luajë sërish nga minuta e parë, me “Napolitanët” që kërkojnë vetëm fitore për ta vazhduar garën për titull.

Ndërkohë, te Juventusi – Zhegrova pritet që sërish ta nisë nga stoli edhe pse dha sinjale pozitive në ndeshjen e fundit kur hyri nga banka, e shumë tifozë italianë po kërkojnë që të ketë vend në 11-shen startuese.

Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani

Zhegrova ndër të tjera thuhet se është kthyer 100 për qind nga lëndimi, kësisoj mbetet të shihet nëse Luciano Spalletti do t’ia japë shansin për ta dëshmuar kualitetin nga fillimi.

Përballja e zjarrtë që assesi s’duhet humbur fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Diego Maradona”.

Kujtojmë, Napoli renditet në pozitën e tretë në Serie A me 28 pikë derisa Juventusi në vendin e shtatë me 23 sosh./Telegrafi/

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shumë minuta ndaj Napolit



Edon Zhegrova po rikthehet në formën e tij më të mirë te Juventusi pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Mesfushori kosovar ka vuajtur prej nëntë muajsh nga pubalgjia, e cila e ka penguar të luajë rregullisht që nga mbërritja e tij te klubi italian gjatë verës.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të ndeshjeve, Zhegrova ka shfaqur shkëndija të talentit të tij në pak minutat që ka pasur në dispozicion në Ligën e Kampionëve, në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Deri tani rekordi i tij nuk përfshin as gola dhe as asiste, por kjo mund të ndryshojë që sonte.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pas rikuperimit të plotë fizik, Zhegrova ka arritur nivelin e shokëve të tij të ekipit, duke e bërë atë një opsion të fortë për ndeshjen e sonte kundër Napolit.


❗️@Gazzetta_it reports that Edon Zhegrova has finally reached full physical fitness and has matched the levels of his teammates. The Kosovo international will be able to play more minutes against Napoli tomorrow. 🇽🇰 ⚪️⚫️ pic.twitter.com/U8NiIkdh2w
— JuveFC (@juvefcdotcom) December 6, 2025


Përveç kësaj, ai pritet të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve ndaj Pafos.

Megjithëse emri i Conceiçao shihet si opsioni më i mundshëm për të qenë titullar, nuk përjashtohet që Zhegrova të marrë më shumë minuta loje sesa ka pasur deri tani, duke pasur parasysh eksperiencën e tij të fundit në Kupën e Italisë kundër Udineses, ku hyri në vend të Yildiz, ndërsa Conceiçao u aktivizua dhjetë minuta më parë në vend të Miretti-t.

Ky rikthim i Zhegrovas mund të sjellë një përforcim të rëndësishëm për Juventusin në një periudhë vendimtare të sezonit, si në Ligë ashtu edhe në Evropë. /Telegrafi/

“Jam i kënaqur me perforcmancën”, Spalletti bindet nga Zhegrova



Juventusi fitoi bindshëm kundër Udineses me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës.

Bianconerët mposhtën skuadrën nga Udine për të avancuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballen me Atalantën ose me Genoan.

Trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku përveç ndeshjes lavdëroi edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

“Fitoret janë të rëndësishme sepse janë e vetmja kurë për t'u ndjerë i lirë nga presioni dhe tensioni”, ka thënë fillimisht Spalletti.

“Gjithmonë kam parë diçka më të mirë ditë pas dite. Tani ekipi po fillon të mendojë ndryshe me topin në këmbë. Le të jemi të kënaqur sepse bëmë disa gjëra të mira”.

“Jam i kënaqur me performancën e Zhegrovës; ai ka qenë jashtë loje për një kohë të gjatë, ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Gjithashtu u kënaqa kur e pashë duke ndjekur topin në zonën tonë të penalltisë”.

“Ai është një tel i fuqishëm që gjithmonë mund të të frikësojë. Ai e sheh mundësinë për të pasuar kur të tjerët shohin një mur”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Zhegrova hyri në fushë në momentet e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 83-të dhe tregoi disa gjëra të mira. /Telegrafi/

Show i shpejtë, impakt i madh – Zhegrova lë gjurmë dhe tifozët kërkojnë më shumë minuta për diamantin e Kosovës



Në rrjetet sociale po bëhet nami – të gjithë kërkojnë që Edon Zhegrova të luaj më shumë minuta me fanellën e Juventusit.

Vetëm 13 minuta lojë – dhe ja çfarë dha: 24 prekje topi, 16 pasime të sakta dhe dy driblime të suksesshme, duke treguar qartë se çfarë diamanti i Kosovës është.

Luciano Spalletti e futi në lojë vetëm pas minutës së 84-të, duke i mohuar tifozëve mundësinë ta shohin atë më gjatë në fushë, edhe pse të gjithë e shohin potencialin e jashtëzakonshëm të sulmuesit krahu.

Trajneri italian vazhdimisht thotë në konferenca se Zhegrova “nuk është gati për më shumë minuta”, duke argumentuar me dëmtimin dhe një pushim prej 9 muajsh.

Por fjalët e tij demantohen automatikisht sa herë që Edoni shkel në fushë – çdo prekje, çdo driblim, çdo pasim tregon talent dhe vendosmëri që Juventusit i mungon në sulm.

Pyetja që lind është e thjeshtë: nëse nuk mund të luajë gjithë ndeshjen, pse nuk i jep të paktën 30 minuta? Francico Conceicao, që shpesh futet më parë se Zhegrova, ka ndikim minimal në lojën e Juventusit, ndërsa Edoni në vetëm pak minuta krijon raste të rrezikshme, ndërton aksione dhe e bën skuadrën më të gjallë.

Një aksion solo ku kaloi dy lojtarë dhe krijoi një rast të madh është shembulli më i mirë i asaj që mund të japë, nëse do të kishte më shumë hapësirë.

Zhegrova is pure joy to watch. 😍

pic.twitter.com/ekdY795l91
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) December 2, 2025


Tifozët nuk po heshtin – Zhegrova duhet më shumë minuta! Ai nuk është vetëm talent, por energji dhe kreativitet - pasi i jep shpresë reale sulmin të bardhezinjve.

Spalletti duhet të kuptojë se ka një diamant në fushë që nuk mund të mbahet në rezervë dhe tani edhe tifozët i ka në krahun e tij. /Telegrafi/

Luciano Spalleti flet sërish për Edon Zhegrovën: Ai ka talent, nuk dihet kur dhe si shpërthen



Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli për Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Udineses, duke theksuar potencialin e tij edhe pse sulmuesi shqiptar po vjen nga një dëmtim i gjatë.

Ai theksoi se sulmuesi shqiptar ka pasur vështirësi për të marrë minuta gjatë këtij sezoni, shkaku i dëmtimit afatgjatë, por mund të jetë gati për të treguar potencialin e tij në këtë garë.

“Ai nuk kanë luajtur për një kohë tani. Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, ai është një lojtar… një fitil i gjallë. Kur të fillojë, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai ka një talent të tillë sa nuk e di kurrë se çfarë do të nxjerrë”, deklaroi Spalletti.

Ai shtoi se krahasimet me futbollin e mëparshëm dhe rolin e numrit 10 janë të natyrshme, por lojtari duhet të matet me forcën e ekipeve dhe nivelin e lojtarëve aktualë.

“Do ta shikoja më shumë gjatë ndeshjes, pasi ende nuk është në formën më të mirë”, përfundoi trajneri italian.

🎙️ It's time for Coach Spalletti to speak ahead of tomorrow's #JuveUdinese Italian Cup clash! 🗣️🧵#CoppaItaliaFrecciarossa pic.twitter.com/WXxgPObtk4
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 1, 2025


Zhegrova ka gjasa të startojë në ndeshjen ndaj Udineses, që do të ishte ndeshja e parë e tij nga minuta e parë si futbollist i Juventus. /Telegrafi/

Calcomercato: Zhegrova meriton një fanellë titullari te Juventusi, është i vetmi që nuk e ka pasur



Edon Zhegrova është i vetmi sulmues në skuadrën e Juventusit për sezonin 2025-26 që ende nuk ka pasur mundësinë të fillojë një ndeshje, qoftë nën drejtimin e Igor Tudor apo Luciano Spalletti, duke përjashtuar Arkadiusz Milik, i cili mungon prej më shumë se 545 ditësh për shkak të një dëmtimi.

Të gjashtë sulmuesit e tjerë të "Zonjës së Vjetër" kanë pasur minuta si titullarë këtë sezon, ndërsa Zhegrova nuk është përfshirë ende në formacionin startues.

Ylli i Kosovës, ka kaluar një vit të vështirë për shkak të dhimbjeve në ijë, të cilat ndikuan në përgatitjet verore dhe në fillimin e sezonit.

Edon Zhegrova, pjesë e Juventusit

Për këtë arsye, vendimet e Tudor dhe Spalletti e lanë atë jashtë formacionit titullar. Tani që faza më e vështirë ka kaluar, Zhegrova pritet së shpejti të ketë një shans për të debutuar si titullar në Serie A.

Sulmi i Juventusit ka pasur vështirësi këtë sezon dhe renditet i pesti për nga golat e shënuar, duke treguar nevojën urgjente për riorganizim, shkruan Calciomercato.

Zhegrova mund të sjellë ndryshimin e dëshiruar, jo vetëm për golat, të cilët nuk janë shumë të shumtë në karrierën e tij (42 gola në 213 ndeshje me klube), por më shumë për asistet dhe superioritetin numerik që mund të krijojë në fushë me teknikën dhe driblimin e tij.

Edon Zhegrova në Norvegji për ndeshjen ndaj Bodo/Glmit

Futja e Zhegrovës në formacion mund të përforcojë ndjeshëm sulmin e Zonjës së Vjetër dhe të japë impulsin e nevojshëm për rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit, shkruan ky medium. /Telegrafi/

Pesë lojtarë jashtë, Spalletti konfirmon listën e skuadrës së Juventusit për Bodo/Glimt dhe merr vendimin për Edon Zhegrovën



Kriza e lëndimeve në mbrojtje vazhdon te Juventusi, i cili ka udhëtuar drejt Norvegjisë pa pesë futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt që luhet të martën, më 25 nëntor.

Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku bien në sy mungesat e tre mbrojtësve kryesorë: Federico Gatti nuk është rikuperuar nga gripi, Daniele Rugani vazhdon të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Gleison Bremer është ende në fazën e rikuperimit pas operacionit në menisk.

Përveç tyre, mungojnë gjithashtu Carlo Pinsoglio dhe Arkadiusz Milik, i cili nuk është pjesë e listës së UEFA-s, pasi është jashtë fushave prej më shumë se një viti e gjysmë.

Edon Zhegrova është pjesë e ekipit, pavarësisht kritikave që trajneri ia adresoi gjatë ndeshjes me Fiorentinën pas përplasjes verbale që lojtari pati me tifozët vjollcë, duke qenë se kosovari mbetet ende një element i rëndësishëm në planet e klubit.

Bianconerët udhëtojnë drejt Norvegjisë në kërkim të fitores së parë në Champions këtë sezon, ndërsa Spalletti pritet të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë përditësimet e fundit mbi gjendjen e skuadrës. /Telegrafi/

📜 La lista dei convocati per la gara di domani sera di Champions League in Norvegia ✍🏻🏆#BodoJuve #UCL pic.twitter.com/HFTfLpzvfD
— JuventusFC (@juventusfc) November 24, 2025

Zhegrova i acaruar me tifozët e Fiorentinës, Spalletti reagon pas incidenteve raciste



Në Itali raportohet se Edon Zhegrova u acarua gjatë brohoritjeve në kor nga tifozët e Fiorentinës, deri në momentin që u kthye për t’u përballur me ta.

Sulmuesi kosovar ishte duke u nxehur kur mori disa fyerje nga tifozët e klubit 'Viola'.

Ky reagim i yllit kosovar nuk i ka pëlqyer trajnerit Luciano Spalletti, i cili e ka qortuar Zhegrovën dhe nuk e ka futur në lojë gjatë takimit.


On the field - Zhegrova was exasperated by the chants he heard from the crowd during his warmups. He turned to confront them with a gesture, too which Spalletti reprimanded him for (@dariopelle3) pic.twitter.com/MDj2sB8btH
— 🎥 The AJC 🏳️🏴 (@The_AJC_) November 22, 2025


Mbrëmë, tifozët e Fiorentinës ishin veçanërisht të zhurmshëm. Ata përdorën fyerje me përmbajtje raciste, duke sulmuar edhe sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, çka shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dy herë.

Pas përfundimit të takimit, Spalletti bëri një thirrje për vendosmëri ndaj fenomeneve raciste në futbollin italian, duke theksuar nevojën për të ndaluar çdo formë diskriminimi në stadiume dhe për të mbrojtur lojtarët.

Zhegrova ishte vendosur në listën e paralajmërimit të ndeshjes nga faqja e Juventusit dhe pritej të kishte minuta në fushë, por incidenti me tifozët duket se ka ndikuar që trajneri të mos e aktivizojë sulmuesin dardan. /Telegrafi/

S’ka minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi ndalet nga Fiorentina



Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Fiorentina.

Skuadra e Luciano Spalletit u pajtua me një barazim 1-1, sfidë ku në të cilën tekniku italian vendosi ta lërë në stol yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Juve ishte më kërkuese gjatë tërë kohës, ku krijoi aksione të shpejta por që assesi Dusan Vlahovici nuk i finalizonte.

Sidoqoftë, ishte Filip Kostic që shënoi pas një topi të kthyer për ta mposhtur David de Gean dhe i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, Rolando Mandragora mori një pasim të saktë nga Moise Kean për ta barazuar rezultatin (48’).

Juventusi kishte një rast të mirë me McKennie, por goditja e amerikanit përfundoi jashtë rrjetës.

Çuditërisht Spalletti vendosi ta lërë në stol Zhegrovën, ku e preferoi portugezin Conceicao para tij.

Juve qëndron në pozitën e gjahstë me 20 pikë ndërsa Fiorentina renditet e fundit me gjashtë sosh./Telegrafi/

❌