Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fjolla e tensionuar me Hygerten për programin festiv: Pak respekt për mua, për karrierën time



Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Fjolla Morina është shfaqur e acaruar ndaj Hygerta Sako, në lidhje me programin e transmetuar sot.

Gjatë diskutimit, Fjolla ka kërkuar hapur më shumë respekt, duke theksuar se ndihet e nënvlerësuar jo vetëm si banore e formatit, por edhe në raport me rrugëtimin e saj profesional. Ajo ka reaguar me tone të drejtpërdrejta, duke kërkuar që të respektohet kontributi dhe karriera e saj artistike.

“Ju lutem pak respekt për mua, për karrierën time, për gjërat e mia”, është shprehur Fjolla, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si është trajtuar.

Situata ka krijuar diskutime brenda shtëpisë, ndërsa reagimi i Fjollës ka nxitur komente edhe jashtë saj, me publikun që ndjek me vëmendje çdo zhvillim dhe përplasje mes banorëve dhe figurave të përfshira në format.

Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të lojës dhe në raportet mes Fjollës Morinës dhe Hygerta Sakos, ndërkohë që tensionet në shtëpinë më të famshme në Kosovë duket se po rriten nga dita në ditë. /Telegrafi/

Fjolla i drejtohet Labit: Smundesh me ma bo kulaçin kurrë se jam prishtinalike e shehrit



Një debat ka shpërthyer ditën e sotme mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës.

Përplasja mes tyre ka ndodhur në ambientet e lavanderisë, në prani të banorëve të tjerë.

Ende nuk dihet se çfarë e nisi konkretisht debatin mes dyshes, por tensioni mes tyre ishte i dukshëm që në fillim.


Gjatë fjalosjes, në një moment Labinot Rexha u dëgjua duke përdorur termin “kulaç”, gjë që duket se nxiti reagimin e menjëhershëm të këngëtares.

Fjolla nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej.

“Ti mu kulaçin a? Ti smundesh me ma bo kurrë kulaçin se unë jam prishtinalike e shehrit… prishtinalike me rrënjë”.

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi fillimisht këtë përplasje verbale mes tyre. Banorët e tjerë u panë duke ndjekur situatën nga afër, ndërsa tensioni në ambient u ndje për disa momente.

“T’ka ikë fama, diva jonë me afat skadence”, plas debati mes Benitës dhe Fjollës



Fjolla Morina dhe Benita Zena janë përfshirë në një debat gjatë ditës së sotme.

Përplasja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në prezencë të të gjithë banorëve që ndodheshin aty.

Ende nuk dihet se çfarë e nisi konfliktin mes tyre, por dyshja u panë duke thumbuar vazhdimisht njëra-tjetrën.


“Ke ra me karrierë, t’ka ikë fama ke hy në Big me dhezë”, i tha Benita asaj, ndërsa Fjolla nuk qëndroi indiferente ndaj këtyre fjalëve.

“Unë? Unë dhezi qysh du o shpirt”, ia ktheu këngëtarja.


Thumbimet vazhduan edhe më tej, me Benitën që i drejtoi Fjollës edhe disa fjalë të tjera:

“O ylli shqiptar, o ylli jonë, oj diva jonë me afat skadence”.

Fjolla iu kundërpërgjigj menjëherë:

“Skadencën e ke ti shpirt, nana e ka bo veç një Fjollë”.

"Eja të ndezim", ngacmime e ironi mes Fjolla Morinës e Benita Zenës



Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në mes nesh të të ndezim pak”.

Përgjigjja e Benita Zenës nuk ka vonuar, duke ia kthyer me ironi: “Unë e ndezur jam”.

Ky shkëmbim replikash u perceptua si një moment humori dhe provokimi të lehtë mes tyre.

Benita ndërkaq mori një mesazh nga e ëma se është mirë dhe ta vazhdoj lojën brenda.

E për këtë, këngëtarja theksoi se do ta ndërroj lojën e do të bëhet komplet tjetër.

E ëma i kërkoi gjithashtu distancimin nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/

Përplasje të shumta e mospajtime - prishet miqësia mes Arditit dhe Fjollës në BBVK



Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ardit Stafajt dhe Fjolla Morinës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Si rezultat i publikimit të klipit me përplasjet mes këtyre dy banorëve, që ishin miq edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend, për një moment ndodhi e papritura.

Arditi, i nxehur me situatën, i dha fund miqësisë me Fjollën.

Foto: YouTube

E këngëtarja nga ana tjetër tha se bashkë do kishin bërë një lojë shumë të bukur.

Artistja shqiptare pati inat me të për faktin se kishte biseduar me të tjerët për periudhën e vështirë të saj.

E njëjta para pak vitesh kaloi një fazë jo të lehtë, ku u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.

Kjo ndodhi pas ndarjes nga biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, me të cilin u martua në ishujt Maldive. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Thuaj çka di për mua”, eskalon në Prime debati mes Fjollës dhe Arditit



Ka eskaluar debati mes Fjolla Morinës dhe Ardit Stafajt në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse dy miq të mirë jashtë, duket se në shtëpi kjo miqësi nuk po ecën edhe aq mirë.

Ajo u zhgënjye dhe u ndje e prekur nga Arditi për fjalët që kishte thënë për të së fundmi.

- YouTube www.youtube.com

E në Prime, ajo u ngrit në këmbë dhe iu drejtua këngëtarit me tone të larta, teksa i tha që t’i tregoj të gjitha çfarë di për të.

“Thuaj çka di për mua, fol”, iu drejtua ajo disa herë.

- YouTube www.youtube.com

E kjo ka të bëjë me gjendjen e saj, një periudhë të rëndë që ka kaluar, disa vite më parë.

Arditi nga ana tjetër tha se e ka kursyer dhe se tani do të sillet shumë ndryshe me të.

- YouTube www.youtube.com

Fjolla theksoi se bashkë mund të bëjnë një lojë të bukur, meqë njihen prej shumë vitesh. /Telegrafi/

Labinot Rexha e akuzon rëndë Fjolla Morinën: Ke ndarë burrat nga familjet e tyre



Një debat i tensionuar ka ndodhur së fundmi mes këngëtares Fjolla Morina dhe banorit tjetër, Labinot Rexhës.

Përplasja ka nisur kur Rexha e akuzoi artisten se ka ndërhyrë në mes të familjeve.

"Ti djemtë i ke shkatërruar. Ti je ajo që i ke ndarë burrat prej familjeve të tyre," u shpreh ai.

Foto: Instagram

Morina reagoi menjëherë dhe mohoi çdo përfshirje të tillë, duke theksuar se nuk ka ndërhyrë kurrë në jetën personale të askujt.

Ajo u përgjigj: "Unë, asnjëherë. Askush me askënd nuk ndahet".

Ky moment ka krijuar tension të dukshëm brenda ambientit ku ndodhej përplasja, ndërsa banorët e tjerë janë përpjekur të qetësojnë situatën.

Debati ka bërë që publiku të flasë shumë në rrjetet sociale, me shumë nga ndjekësit që e komentuan me tone mbështetëse për të dyja palët, por edhe me kritika për mënyrën si u shprehën. /Telegrafi/

“Pse po rren, gruaja plakë 40 vjet”, Labinot Rexha me fjalë të rënda kundrejt Fjolla Morinës



Një debat i ashpër ka nisur mes Labinot Rexhës dhe Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4.

Në tension e sipër ishte Labi i cili i drejtohet banores duke e akuzuar se po gënjen.

“Pse po rren, gruaja plakë 40 vjet”, i thotë Labi - Fjollës.

Foto: YouTube

"Unë nuk rrej, rren ti, rrenci je ti. Më lër rehat thashë", ia ktheu në anën tjetër këngëtarja.

Kjo nisi derisa po bënin punët e shtëpisë, ku artistja ndodhej në kuzhinë duke larë enët.

Ata kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin që nga fillimi, që në momentin kur Fjolla hyri në shtëpi.

E njëjta nga ana tjetër shquhet për temperamentin dhe atë se është e drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot”, Alba kritikon sjelljen e meshkujve



Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre.

Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner.

Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më tradicionalë.

BBVK/YouTube

“Si janë bërë meshkuj sot aman, ledhato njërën, ledhato tjetrën. Mua më pëlqejnë ata tradicionalë që e zgjedh një femër për t’i bërë këto gjëra. Ludo me pelqen si njëri po, si strateg po, por pëlqim femër mashkull s’kam pas. Edhe meshkujt që kanë shumë shoqe dalin me shoqe, nuk më pëlqejnë, gjithë ditën punon lodhet dhe atë kohë që i ka mbetur ta kalojë me shoqe?” – tha Alba.

Alba përfundoi bisedën duke theksuar se vlerëson meshkujt që janë të përkushtuar dhe që e respektojnë partneren e tyre, duke lënë të qartë se mënyra si sillen sot shumë prej tyre nuk përputhet me pritshmëritë e saj. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Labi fryn mbi Fjollën, kjo e fundit vjen me reagim epik



Fjolla Morina dhe Labinot Rexha kanë debatuar sërish, dhe kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Nuk dihet se çfarë e nxiti këtë herë përplasjen mes tyre, megjithatë ata u panë teksa shkëmbenin fjalë me njëri-tjetrin.

Në një moment, Labi iu afrua Fjollës dhe filloi të frynte në drejtim të saj.


Fjolla e mori situatën me sportivitet, duke e shfrytëzuar këtë veprim në favorin e saj, teksa i tha: “’Termi’ pak flokët, se i kam lënë pak të lagura”.

Më pas, Labi reagoi sërish duke i thënë: “Patjetër ta teri kahmos”.

Nuk është hera e parë që Fjolla dhe Labi janë fjalosur me njëri-tjetrin.

"Farë e fëlliqur", Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK



Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.

Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.

"Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur", tha ajo.

Foto: YouTube

Pas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë Fjollën sërish një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.

Foto: YouTube

Ky është vetëm një nga episodet e shumta ku Fjolla ka treguar shpërthime emocionale dhe tensione të forta, duke bërë që publiku të ndjekë me interes çdo lëvizje të saj brenda Big Brother VIP 5.

E njëjta ka pasur disa raste ku është përfshirë në debate me të tjerët, marrë parasysh stilin e saj të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Nuk më palon askush mua", përplasje sërish mes Fjollës dhe Labit



Debatet mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës duket se nuk kanë të ndalur.

Përplasjet verbale mes dyshes kanë qenë të shpeshta, ndërsa tensionet janë rritur nga dita në ditë.

Së fundmi, situata ka dalë jashtë kontrollit kur Labi i kërkoi këngëtares të mos fliste më, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Fjollës.

Foto: Instagram

Ajo u shpreh me tone të forta duke deklaruar: “Nuk ka bir nëne që më palon, veç i lumi Allah”.

Artistja vijoi më tej duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga shtëpia, pavarësisht tensioneve dhe debateve të vazhdueshme.

Foto: Instagram

Sipas saj, largimi do të ndodhë vetëm nëse i kërkohet nga “Vëllai i Madh”, duke e bërë të qartë se nuk do të dorëzohet përballë presionit të askujt tjetër.

Gjatë ditëve të fundit, Morina ka pasur shpërthime të shumta emocionale, duke u përfshirë në debate të forta edhe me banorë të tjerë. /Telegrafi/

Vajza e Fjolla Morinës reagon pas ngjarjeve të sotme: Nuk do të heshtë përballë ofendimeve ndaj nënës sime



Vajza e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjeve të sotme në Big Brother VIP Kosova, të cilat kanë përfshirë nënën e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka deklaruar se nuk do të qëndrojë indiferente përballë ofendimeve të drejtuara ndaj nënës së saj.

“Nuk do ta lejoj dhe nuk do të hesht përballë ofendimeve që i janë bërë nënës sime. Kritika është një gjë, loja është diçka tjetër. Por fyerja e një nëne dhe gruaje nuk do të jetë kurrë e pranueshme, në asnjë rrethanë dhe në asnjë format televiziv. Nëna ime ka dinjitet, ka emër dhe ka familje pas vetës”, ka reaguar Lediana.

Foto: Lediana / Instagram

Gjatë ditës së sotme, Fjolla Morina ka pasur një debat të ashpër fillimisht me Albën dhe me Shkurtën.

Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.

Gjatë një momenti tensioni në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj. Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.

Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën me fjalën “pise”, të cilën e përsëriti disa herë.

Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar. Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës. Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia…

Source

"Pise", Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës



Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar.

Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.

Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj.


Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.

Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën fjalën pise, derisa e përsëriti këtë term disa herë.


Ndërkohë, në një bisedë të ndarë, Fjolla u përfshi në një debat të ashpër edhe me Shkurtën, duke e tensionuar më tej situatën mes të dyjave.

Pas dushit, Dolce në qendër të vëmendjes me vallëzim provokues



Dolce ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar nga Big Brother VIP Kosova.

Në pamje, ajo shihet duke dalë nga dushi e veshur me bikini, ndërsa poshtë trupit kishte lidhur një peshqir, po ashtu edhe në kokë.

Para se të fillonte përgatitjen dhe grimin, Dolce nisi një vallëzim sensual dhe provokues, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

BBVK/Instagram

Në një çast, edhe Fjolla iu bashkua vallëzimit, ndërsa Londrimi, i cili ndodhej në dush, reagoi me lëvizje ritmike.

Dolce është shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj dhe format elegante, duke u kthyer në një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Të ka kapur menopauza”, Fjolla Morina përplaset me Bia Khalifën: Tru peshk

Dita e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës. Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të […]

The post “Të ka kapur menopauza”, Fjolla Morina përplaset me Bia Khalifën: Tru peshk appeared first on BoldNews.al.

“Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria”.
Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka ‘tru peshku’, një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza”.

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi

The post “Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës appeared first on Albeu.com.

"Si ti ka plot shqiptaria", Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës



Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria".

Foto: Instagram

Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka 'tru peshku', një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza".

Foto: Instagram

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi. /Telegrafi/

Fjolla Morina: Ka gra që përballojnë çdo gjë për hir të familjes



Fjolla Morina ka ngjallur diskutime të shumta me deklaratat e saj të drejtpërdrejta në Big Brother VIP Kosova 4, ku foli për rritjen e fëmijëve, rolin e gruas dhe zgjedhjet personale në jetë.

Ajo u shpreh se fëmijët që rriten vetëm jo domosdoshmërisht janë të dëmtuar emocionalisht, përkundrazi, sipas saj ka parë raste kur ata janë rritur të suksesshëm.

Morina theksoi se thelbësore është dashuria shpirtërore dhe njohja e vetes.

Foto: YouTube

“Duhet së pari vetja e tani të tjerat”, tha ajo.Këngëtarja preku edhe temën e ndjeshme të marrëdhënieve familjare, duke thënë se ka gra që kanë pranuar edhe një grua të dytë në jetën e burrit të tyre, vetëm për të mos e prishur familjen.

Sipas saj, këto gra shpesh sakrifikojnë për fëmijët dhe për stabilitetin familjar.

“Ka përbi gjithçka”, u shpreh tutje.

Morina shtoi se çdo familje dhe çdo grua përballet me probleme, por rëndësi ka të dish çfarë dëshiron nga jeta.

- YouTube www.youtube.com

Ajo theksoi se sot shoqëria ka ndryshuar dhe njerëzit po i japin më shumë rëndësi gjendjes shpirtërore.

“Ka ardhur koha me jetu edhe vet”, deklaroi ajo.

Në fund, Fjolla theksoi se shumë gra vazhdojnë të durojnë dhe të sakrifikojnë për të ruajtur familjen dhe traditën, pavarësisht vështirësive, duke e cilësuar këtë si një realitet të shoqërisë sonë. /Telegrafi/

❌