❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I “jepet drita jeshile”, ja roli tjetĂ«r qĂ« do tĂ« ketĂ« Altin Dumani

Ish drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, përveç prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme dhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion, do të mbajë edhe një tjetër funksion.

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Dumani ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

NdĂ«rkohĂ«, KLP ka vendosur edhe emĂ«rimin e prokurorit Arens Çela nĂ« pozicionin e drejtuesit tĂ« ProkurorisĂ« TiranĂ«, pĂ«r njĂ« mandate 3-vjeçar.

Manovra të rrezikshme në autostradë por në fund përplasen, arrestohen dy shqiptarët

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë në Lunigiana pasi bënë manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas mediave vendase, e diela u shndërrua në një makth për shoferët që udhëtonin në autostradën A15 në Lunigiana, pasi një BMW gri me targa zvicerane shkaktoi panik tek automjetet e tjera, duke bërë manovra.

Sipas forcave të rendit, gjithçka filloi në orën 11:30 të paradites së së dielës, më 21 dhjetor, kur BMW-ja, e drejtuar nga njëri prej dy shqiptarëve, filloi të ecte me shpejtësi në autostradën A15, duke rrezikuar sigurinë e shoferëve të tjerë.

Manovrat e pamatura tërhoqën menjëherë vëmendjen e Policisë Rrugore dhe patrullave të Karabinierëve të Pontremoli-t, të cilët dyshuan menjëherë se drejtimi i rrezikshëm i automjetit mund të lidhej me një shofer të dehur  ose nën efektin e drogës.

Një patrullë e policisë rrugore vuri re mjetin dhe e ndaloi, por shoferi pak çaste më vonë u largua përsëri me shpejtësi. Më pas një makinë patrullimi e karabinierëve iu vu nga pas duke bllokuar çdo rrugë të mundshme arratisjeje.

Ndjekja përfundoi në Pianturcano, mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me portën e një ferme, duke e rrëzuar.

Oficerët e policisë ndërhynë shpejt, duke arrestuar dy personat në makinë.

“Aty ku reshjet kanĂ« shkaktuar problematika”, Rama: Forcat e Xhenios nĂ« terren

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto nga terreni, ku tregon angazhimin e forcave të Batalionit të Xhenios në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas Ramës, në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë në ndërhyrje të vazhdueshme.

“GjirokastĂ«r, Kurbin dhe kudo ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit tĂ« Xhenios po ndĂ«rhyjnĂ« pĂ«r pastrimin e rrugĂ«kalimeve tĂ« bllokuara, si dhe pĂ«r rregullimin e shtratit tĂ« lumenjve“, shkruan Rama nĂ« postimin e tij.

Rikthehet nĂ« ekranin e Fax News emisioni “Alo Policia-129″, ja pĂ«r çfarĂ« do tĂ« diskutohet mbrĂ«mjen e sotme

Rikthehet nĂ« ekranin e Fax News, emisioni “Alo Policia-129”, nga Fatjon Softa.

Kjo do të jetë puntata e parë për vitin 2026 dhe fokusi do të shkojë tek dy ngjarje të aktualitetit vendas dhe botëror, situata me përmbytjet në vend dhe ajo çfarë po ndodh në botë pas ndërhyrjes së SHBA në Venezuelë.

Të ftuar në emision janë: Genc Burimi, Juxhina Sotiri Gjoni, Dedë Prenga dhe Agron Haxhimali!

“Pjesa e parĂ« e emisionit – Siguria Globale dhe Gjeopolitika: NdĂ«rhyrja nĂ« VenezuelĂ«, Groenlanda dhe rreziqet e pĂ«rplasjes SHBA- Bashkimi Europian, rreziqet e ndĂ«rhyrjes nĂ« Taiwan dhe si ndryshon arkitektura e sigurisĂ« globale.

Pjesa e dytĂ« e emisionit – PĂ«rmbytjet dhe Siguria Civile! FatkeqĂ«si natyrore apo keqmenaxhim?”, shkruan nĂ« Facebook drejtuesi i emisionit.

“Alo Policia-129” nis nĂ« ora 20:00, ndĂ«rsa mund tĂ« ndiqet edhe LIVE nĂ« dy profilet zyrtare tĂ« Fax News dhe Fax Web nĂ« Facebook.

FOTO/ Kjo Ă«shtĂ« “Makina e Vitit 2026”

Mercedes-Benz CLA u shpall “makina e vitit 2026” nĂ« Panairin e Automobilave nĂ« Bruksel sot, çmimi i dytĂ« i kĂ«tij lloji pĂ«r kompaninĂ« Mercedes nĂ« historinĂ« e kĂ«tij ankete.

PĂ«r kĂ«tĂ« çmim garonin edhe gjashtĂ« modele tĂ« tjera, “Fiat Grade Panda”, “Skoda Elrok”, “Citroen C5 Ercross”, “Dacia Bigster”, “Renault 4” dhe “Kia EV4”.

CLA fitoi 320 pikĂ« nĂ« votimin e gazetarĂ«ve evropianĂ«, me njĂ« avantazh tĂ« konsiderueshĂ«m ndaj “Skoda Elrock” me 220 pikĂ« dhe automjetit “Kia EV4”, i cili mori 206 pikĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« konkurs votuan gjithsej 59 anĂ«tarĂ« tĂ« jurisĂ« nga 23 vende. Çdo anĂ«tar i jurisĂ« kishte 25 pikĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ«, asnjĂ« makinĂ« nuk mundi tĂ« merrte mĂ« shumĂ« se 10 pikĂ« nga njĂ« anĂ«tar, dhe tĂ« paktĂ«n pesĂ« makina duhej tĂ« merrnin pikĂ« nga secili anĂ«tar.

CLA ishte zgjedhja e parĂ« pĂ«r 22 anĂ«tarĂ«t e jurisĂ«, ndĂ«rsa “Citroen C5 Aircross” mori mĂ« shumĂ« vende tĂ« para midis finalistĂ«ve tĂ« tjerĂ«, 15 gjithsej.

Juria theksoi se pavarësisht çmimit më të lartë dhe raportit disi më të keq të hapësirës dhe rehatisë, CLA ofron avantazhe të rëndësishme, siç është një platformë me energji të shumëfishtë, një version hibrid 48V dhe një version elektrik, si dhe një cilësi jashtëzakonisht të lartë drejtimi.

Blerësi i këtij automjeti ka një zgjedhje, pasi mund të përdorë një motor tradicional me ndihmën e teknologjisë elektrike ose një modalitet plotësisht elektrik kur dëshiron të ngasë pa emetime të dëmshme të gazrave.

Fitorja e CLA-sĂ« nxjerr nĂ« pah pĂ«rparimin e teknologjisĂ« sĂ« Mercedes-it , veçanĂ«risht nĂ« segmentin e automjeteve elektrike dhe hibride, dhe vendos njĂ« standard tĂ« ri nĂ« klasĂ«n e makinave kompakte premium, raporton “Autocar“.

“ËshtĂ« momenti mĂ« kritik pĂ«r vendin”, Berisha: Nuk do tĂ« na shpĂ«tojĂ« askush nga jashtĂ«

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shprehet se Shqipëria ndodhet në momentin e saj më kritik.

Sipas tij, çdo qytetarë duhet të ngrihet për të përmbysur qeverinë Rama, që ai e duan regjim, pasi shpëtimi nuk do të vijë nga jashtë.

“ËshtĂ« momenti mĂ« kritik pĂ«r vendin.

Nuk do të na shpëtojë askush nga jashtë.

Ne duhet tĂ« ngrihemi qytetarĂ«, opozitarĂ«, shoqĂ«ri civile, pĂ«r tĂ« pĂ«rmbysur kĂ«tĂ« regjim qĂ« po mban peng ShqipĂ«rinĂ«â€, shkruan Berisha nĂ« Facebook.

Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme një tryezë me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, Berisha u shpreh ndĂ«r tĂ« tjera se, “narkoshteti shqiptar Ă«shtĂ« kthyer sot nĂ« rrezik pĂ«r EvropĂ«n!”.

“ShqipĂ«ria renditet sot krahas KolumbisĂ«â€, tha ndĂ«r tĂ« tjera kreu i demokratĂ«ve.

LEXO EDHE: Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën. Mungon edhe PDIU

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 79 vjeçare aktori dhe regjisori i mirĂ«njohur shkodran, Edmond Mhilli.

“Me hidhĂ«rim tĂ« thellĂ« njoftojmĂ« ndarjen nga jeta tĂ« aktorit dhe regjisorit tĂ« mirĂ«njohur tĂ« teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli ! NgushĂ«llimet tona tĂ« sinqerta shkojnĂ« pĂ«r familjen dhe komunitetin e artistĂ«ve. Homazhet zhvillohen nesĂ«r, me datĂ« 10 Janar nga ora 09-12, nĂ« hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruhet nĂ« njĂ« reagim zyrtar tĂ« Teatrit Migjeni.

Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur nĂ« ShkodĂ«r me 23 gusht 1947. NĂ« vitin 1970, mbaroi Institutin e LartĂ« tĂ« Arteve. NĂ« periudhĂ«n kohore 1970-1974, punoi si regjisor nĂ« PukĂ« dhe mĂ« pas pĂ«r 15 vite nĂ« EstradĂ«n e ShkodrĂ«s nga 1974-1989.

Po ashtu punoi nĂ« Radio Shkodra, nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KulturĂ«s sĂ« rrethit tĂ« ShkodrĂ«s. Pas vitit 2003 edhe nĂ« Teatrin “Migjeni”.

Ai u dallua si regjisor pĂ«r shijen e mirĂ«, futjen gjerazi nĂ« repertorin e EstradĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s tĂ« skeçit tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« komedisĂ« me njĂ« akt, po ashtu nĂ« konceptet e tij regjisoriale ra nĂ« sy puna e vĂ«mendshme me fjalĂ«n, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, kĂ«mbĂ«ngulja pĂ«r vĂ«rtetĂ«sinĂ« e karaktereve, si dhe njĂ« mizanskenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht “e mbledhur”, pa lĂ«vizje tĂ« tepĂ«rta.

Seria e shfaqjeve tĂ« tij me titull “DitĂ« buzĂ«qeshjesh” nĂ« vitet 1983-1984 fiton Çmimin e ParĂ«, ndĂ«rsa njĂ« sezon mĂ« pas nĂ« atĂ« 1985-1986 vlerĂ«sohet si mĂ« tĂ« mirat nĂ« takimet e humorit nĂ« mes estradave profesioniste tĂ« zhvilluara nĂ« qytetin e ShkodrĂ«s.

Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjesĂ« skenike, ku spikat drama “NjĂ« histori e thjeshtĂ«â€.

NĂ« mes shumĂ« shfaqjeve qĂ« mbajnĂ« regjisurĂ«n e tij Ă«shtĂ« edhe ajo pas viteve 2000, “Ylli i mĂ«ngjesit”.

I shkuan në shtëpi dhe e ekzekutuan/ Ngrihen akuzat ndaj 6 personave të dyshuar për vrasjen e policit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes Departamentit të Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot ngritjen e aktakuzës ndaj gjashtë personave për përfshirjen e tyre në vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, ngjarje kjo që tronditi komunitetin më 1 prill 2025, në Kaçanik.

TĂ« pandehurit me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., sipas aktakuzĂ«s, akuzohen pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasje e rĂ«ndĂ«â€, nĂ« bashkĂ«kryerje dhe me pĂ«rgatitje paraprake, nĂ« bashkĂ«punim edhe me njĂ« tĂ« mitur, sipas nenit 173 paragrafi 1 nĂ«nparagrafi 1.9 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« lidhje me nenin 31 tĂ« njĂ«jtit kod.

Sipas përshkrimit të ngjarjes, rreth orës 23:00, afër banesës së viktimës në Kaçanik, të pandehurit kanë qëlluar me armë zjarri ndaj rreshterit Muhamed Lika, duke i shkaktuar plagë fatale nga të cilat viktima ndërroi jetë në vend. Pas kryerjes së krimit, ata u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet e autoriteteve lokale kanë identifikuar dhe lidhur secilin prej të dyshuarve, me veprën penale.

Prokurori i çështjes ka kërkuar nga Gjykata që pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për vrasjen e rëndë të rreshterit Lika. Po ashtu, është propozuar që ndaj të pandehurve të vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të procesit gjyqësor, për të garantuar zhvillimin e drejtë të hetimeve dhe shmangien e rrezikut të arratisjes ose pengimit të hetimit.
Ngjarja tronditi qytetin e Kaçanikut dhe komunitetin e policisë, duke hapur një hetim të gjerë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të vrasjes.
Aktakuza e ngritur sot sinjalizon një hap të rëndësishëm të drejtësisë në drejtim të përgjegjësisë penale për veprën e rëndë dhe zbatimin e ligjit për krimet ndaj zyrtarëve të rendit publik.

“Nuk kemi marrĂ« asnjĂ« dĂ«mshpĂ«rblim”/ PĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s, banorĂ«t protestojnĂ« pĂ«r tĂ« dytĂ«n ditĂ« para bashkisĂ«

Banorët e Kënetës, të mbështetur nga eksponentë të Partisë Demokratike, janë duke protestuar për të dytën ditë para bashkisë Durrës, lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që shkaktuan një viktimë dhe dëme të shumta në këtë qark.

Protestuesit e konsiderojnë Bashkinë Durrës si përgjegjëse për dëmet e mëdha në banesa, biznese dhe toka bujqësore.

Sipas tyre, situata e rëndë e krijuar nga përmbytjet nuk është pasojë e një fatkeqësie natyrore, por e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet publike ndër vite.

Të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, protestuesit tentuan të hyjnë në bashki, por nuk u lejuan nga kordoni policor.

Ndërkohë, situata në terren mbetet ende kritike, me banesa dhe rrugë nën ujë dhe banorë që presin të ndihmohen.

Në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji. Në qytetin e Durrësit, situata është ende e ndjeshme. Aktualisht janë 356 persona të evakuuar, prej të cilëve 123 janë akomoduar në hotele, ndërsa 304 të tjerë janë strehuar në dy konvaleshencat e ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Në Sukth, situata paraqitet disi më e lehtësuar. Në zonën e Vadardhës, uji ka nisur të tërhiqet, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të pasojave të shumta të përmbytjeve. Në këtë zonë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë strehuar në hotele, ndërsa 246 pranë familjarëve.

LEXO EDHE: PAMJE ME DRON/ Urdhërohet evakuimi i banorëve, Sukthi në pushtetin e ujit

Mori të burgosurin në shtëpi dhe ngeli shtatzënë, gjykata jep vendimin për ish-gardianen

Një ish-oficere e Policisë së Burgjeve në Derbyshire të Anglisë, Sarah Barnett, u shpall fajtor për shpërdorim detyre pasi filloi një marrëdhënie të paligjshme me një të burgosur, Scott Taylor, me të cilin mbeti shtatzënë.

Ngjarja ndodhi gjatë gushtit 2023, kur Taylor ishte liruar përkohësisht brenda natës dhe qëndroi në shtëpinë e Barnett, pavarësisht se duhej të rikthehej në burg.

Barnett pranoi se ishte në dijeni të rikthimit të Taylor dhe e inkurajoi atë të qëndronte me të, duke shkelur rregullat e burgut. Pas arrestimit të Taylor, Barnett zbuloi se ishte gjashtë javë shtatzënë me fëmijën e tij.

Gjykatësi, duke parë edhe shëndetin e saj mendor, vendosi që Barnett të shmangë burgun, duke i dhënë një urdhër dy-vjeçar për ndihmë në komunitet, përfshirë pjesëmarrjen në 25 ditë aktivitet rehabilitimi, raportojnë mediat britanike. 

Kjo është Drejtoresha e re e INSTAT

Lantona Sado është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT), prej datës 7 janar të këtij viti.

Me mbi 20 vite përvojë në statistika, ajo ka nisur karrierën e saj në  INSTAT ku ka punuar fillimisht si specialiste dhe më pas si përgjegjëse njësie për projekte statistikore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e studimeve të mëdha sociale (si HBS, DHS, MICS, LSMS).

Pas pĂ«rfundimit tĂ« doktoraturĂ«s nĂ« Universitetin “La Sapienza” tĂ« RomĂ«s, Sado ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« disa projekte bashkĂ«punimi ndĂ«rkombĂ«tar si menaxhere dhe eksperte teknike, duke fituar gjithashtu pĂ«rvojĂ« nĂ« fushat e menaxhimit administrativ dhe financiar.

Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.

Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.

Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.

“Roli i INSTAT-it Ă«shtĂ« strategjik nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« kritereve pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”, do tĂ« shprehej Sado, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« statistikave zyrtare nĂ« rrugĂ«n e re qĂ« ShqipĂ«ria synon tĂ« ndjekĂ« drejt integrimit europian.

VIDEO/ TjetĂ«r aksion spektakolar! SHBA godet rĂ«ndĂ« “flotĂ«n fantazmĂ«â€ nĂ« Karaibe

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një tjetër aksion spektakolar në Detin Karaibe, duke sekuestruar një tanker nafte të lidhur me eksportet e ndaluara të Venezuelës.

ZyrtarĂ« amerikanĂ« konfirmuan se forcat detare tĂ« SHBA-sĂ« kanĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll anijen Olina, e cila dyshohet se ishte pjesĂ« e tĂ« ashtuquajturĂ«s “flotĂ« fantazmĂ«â€ qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« shmangur sanksionet ndĂ«rkombĂ«tare ndaj naftĂ«s venezueliane.

Komanda Jugore e SHBA-ve deklaroi se operacioni u zhvillua nga marinsat dhe marinarët amerikanë në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, duke dërguar një mesazh të qartë se nuk ka strehë të sigurt për shkelësit e ligjit.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë forcat speciale duke zbritur nga helikopterët direkt në bordin e anijes, në një ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e përshkroi Olinën si një tjetër anije të flotës së errët, e dyshuar për transportimin e naftës nën embargo.
Sipas saj, tankeri ishte nisur nga Venezuela dhe po përpiqej të shmangte monitorimin amerikan, ndërsa ndodhet në listat e sanksioneve të disa shteteve. Ajo theksoi se ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar rrjetet ilegale, që përfitojnë nga tregtia e ndaluar e naftës.

 

Kjo është anija e pestë që SHBA-të kanë sekuestruar në javët e fundit, duke treguar një përshkallëzim të dukshëm të operacioneve detare amerikane në rajon.

Sipas kompanisë së sigurisë detare Vanguard Tech, Olina po tentonte të çante bllokadën detare amerikane në Karaibe dhe kishte fikur pajisjet e gjurmimit, një taktikë e zakonshme për anijet që operojnë në mënyrë të paligjshme. Sinjali i saj i fundit ishte regjistruar më shumë se 50 ditë më parë, në verilindje të Curaçaos.

Ekspertët e sigurisë detare theksojnë se këto operacione tregojnë vendosmërinë e SHBA-ve për të kontrolluar rrugët e naftës venezueliane dhe për të goditur rrjetet që tentojnë të anashkalojnë sanksionet ekonomike.

Ndërkohë, tensionet në rajon pritet të rriten, pasi Uashingtoni sinjalizon se do të vazhdojë me kontrolle dhe sekuestrime të tjera, duke e kthyer Detin Karaibe në një pikë kyçe të përplasjes gjeopolitike për energjinë dhe sigurinë ndërkombëtare.

Zi në familjen e Agron Shehajt, deputeti humb njeriun e shtrenjtë

Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm, pasi ka humbur njeriun e dashur të familjes. Babai i tij, Siri Shehaj është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Vetë ligjvënësi me një postim të gjatë dhe të ndjerë në rrjetin social Facebook, shkruan se i ati humbi jetën pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë në Itali, ku dhe jetonte.

Më tej, ai njofton se pritja në Bolzano do të mbahet të martën, 13 Janar, nga ora 09:00-14:00. Varrimi do të bëhet po të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos. Kurse në Vlorë, pritja do të mbahet në datën 16 Janar.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Të dashur miq, pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik.

Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, 3 fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim. Në vitin 1991, si shumë familje shqiptare, u nisëm me anije drejt Italisë, që në atë kohë ishte shpëtimi ynë. 35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte.

Ai ishte nxitĂ«si im mĂ« i madh pĂ«r t’u kthyer nĂ« ShqipĂ«ri dhe ishte krenar qĂ« po bĂ«ja atĂ« qĂ« ai nuk arriti ta bĂ«nte dikur. ShumĂ« nga ajo qĂ« bĂ«j sot Ă«shtĂ« edhe pĂ«r tĂ«, pĂ«r gjithçka qĂ« ajo periudhĂ« e errĂ«t nuk e lejoi tĂ« realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai qĂ« mĂ« ka mĂ«suar, frymĂ«zuar tĂ« mos dorĂ«zohem kurrĂ«. U rrit jetim, por la pas njĂ« familje tĂ« madhe, me nipĂ«r e mbesa, qĂ« do ta kujtojnĂ« gjithmonĂ« pĂ«r njeriun e drejtĂ« dhe luftarak qĂ« ishte.

Pritja në Bolzano do të mbahet të marten 13 Janar në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00-14:00. Varrimi do të bëhet të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve. Në Vlorë Pritja do të mbahet në daten 16 Janar.

Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!

Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri, Gunther Fehlinger-Jan lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj SHBA-së mes pretendimeve se Donald Trump mund të vendosë marrjen e Groenlandës, duke mos përjashtu edhe ndërhyrje ushtarake atje.

NĂ« njĂ« video tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale, Fehlinger tha se nĂ«se SHBA do tĂ« aneksonte GroenlandĂ«n, tĂ« gjitha bazat amerikane nĂ« EuropĂ« do tĂ« konfiskoheshin dhe SHBA “do tĂ« duhet tĂ« largohej”.

“NĂ«se merrni GroenlandĂ«, ne do tĂ« marrim çdo bazĂ« amerikane nga Aviano nĂ« Ramstein, nga Rumania e tĂ« gjitha bazat e tjera ushtarake, do tĂ« konfiskohen, dhe ju do tĂ« humbisni pozitat qĂ« ka pasur fuqia amerikane qĂ« nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore. NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, duhet tĂ« largoheni”, Ă«shtĂ« shprehur Gunther Fehlinger-Jan, Kryetari i Komitetit tĂ« Zgjerimit tĂ« NATO-s nĂ« Austri.

Videoja e politikanit austriak u shpĂ«rnda pĂ«rmes platformave X dhe Reddit. Ai ishte duke iu pĂ«rgjigjur pjesĂ«risht njĂ« postimi tĂ« parĂ« si provokues tĂ« podkasteres sĂ« MAGA, Katie Miller, e cila shpĂ«rndau online njĂ« imazh tĂ« GroenlandĂ«s sĂ« mbuluar me njĂ« grafik tĂ« flamurit tĂ« SHBA-sĂ«,  tĂ« shoqĂ«ruar me mbishkrimin “ShumĂ« shpejt”.

Duke iu drejtuar drejtpĂ«rdrejt Miller-it, ai shtoi se “ne mund ta mbrojmĂ« veten shumĂ« mirĂ«, dhe mund ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« pa strehĂ«n bĂ«rthamore amerikane, pa trupat amerikane nĂ« EvropĂ« dhe pa bazat amerikane”.

Liderë të tjerë europianë kanë reaguar ndaj pretendimeve se SHBA kërkon ishullin e madh në Arktik, dhe disa prej tyre kanë theksuar se një veprim i tillë nga administrata Trump mund të cojë në shpërbërjen e aleancës ushtarake të NATO-s.

LEXO EDHE: Plani i SHBA pĂ«r marrjen e GroenlandĂ«s, pagesa pĂ«r çdo banor deri nĂ«…

Sulmuesi i KombĂ«tares “flirton” me ish klubin, por ja cilat janĂ« pengesat

Rei Manaj kërkon të rikthehet te Sivaspori.

Sulmuesi i Kombëtares nuk është përshtatur me Sharjah FC dhe klubi turk konsiderohet po ashtu dritare, që të mbetet pjesë e kuqezinjve.

Fakt është se merkato e Sivaspori qëndron e bllokuar nga FIFA, për shkak të humbjes së gjyqeve.

Trajneri Mehmet Altiparmak ka zbuluar se gjithçka është drejt zgjidhjes.

“PĂ«r momentin, tĂ« gjitha dosjet lidhur me hapjen e mundshme tĂ« merkatos po shqyrtohen njĂ« nga njĂ«. Jemi afĂ«r pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«tij procesi dhe dimĂ« se mbeten shumĂ« pak. ShpresojmĂ« qĂ« kjo situatĂ« tĂ« mbyllet brenda 3-5 ditĂ«ve tĂ« ardhshme.

Shpresojmë që javën e ardhshme do të hapet merkato dhe ne do të fillojmë gradualisht me transferimet tona. Ne e duam shumë Rei Manajn. Do të donim ta kishim një lojtar si Manaj këtu, por ai ka një klub të tijin.

Nuk e dimĂ« se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« lidhje me situatĂ«n e klubit tĂ« tij, por ne po punojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, pavarĂ«sisht se a do tĂ« vijĂ« apo jo. Çdo trajner dĂ«shiron ta ketĂ« Manajn nĂ« ekip. Ne me tĂ« vĂ«rtetĂ« e duam shumĂ«. Aktualisht, prioriteti ynĂ« kryesor Ă«shtĂ« hapja e merkatos. Pasi ta zhbllokojmĂ«, do tĂ« ndajmĂ« informacionet lidhur me transferimet e tjera”, ka thĂ«nĂ« trajneri i Sivaspor.

Gjyqi pĂ«r vrasjen e shqiptarit nĂ« BelgjikĂ«/ “Koka” e klanit nga Elbasani: Jam agjent imobiliar!

Franc Gergely Çopja bashkĂ« me 8 persona tĂ« tjerĂ« kanĂ« dalĂ« para GjykatĂ«s sĂ« Krimeve tĂ« RĂ«nda tĂ« Brukselit, ku do tĂ« gjykohen pĂ«r vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qĂ«llua pĂ«r vdekje nĂ« mes tĂ« ditĂ«s nĂ« Sint-Jans-Molenbeek.

“Jam shqiptar dhe agjent imobiliar”, mĂ«sohet tĂ« jetĂ« shprehur Çopja.

Media belge “Le Soir” shkruan: NjĂ« heshtje mbizotĂ«ron nĂ« sallĂ«. Emri “Çopja” njihet shumĂ« pĂ«rtej kĂ«tyre mureve. Ai i pĂ«rket njĂ« klani tĂ« drejtuar nga dy vĂ«llezĂ«r, i cili vetĂ«m nĂ« vitin 2020 ka importuar mĂ« shumĂ« se 28 ton kokainĂ« nĂ« EuropĂ« nga Amerika Latine.

Sot, Franc Gergely po gjykohet si porositĂ«si kryesor i vrasjes sĂ« Ardit Spahiut, ndĂ«rsa bashkĂ«punĂ«tori i tij, Mikael Qosja, Ă«shtĂ« ende nĂ« arrati. NĂ« kohĂ«n e ngjarjeve, tĂ« dy jetonin nĂ« Dubai, duke pĂ«rdorur identitete tĂ« shumta pĂ«r tĂ« menaxhuar aktivitetet e tyre larg vĂ«mendjes sĂ« autoriteteve. Klani i tyre kishte investuar masivisht nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme nĂ« TiranĂ« dhe Elbasan, duke blerĂ« apartamente, ndĂ«rtesa, bare e restorante, me synimin pĂ«r tĂ« pastruar paratĂ« dhe pĂ«r t’u paraqitur si investitorĂ« tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r zhvillimin rajonal.

Presidentja e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, Isabelle De Saedeleer, ka vendosur: as ndarje e çështjes, as shtyrje e procesit.

Gjyqi do tĂ« zhvillohet sipas planit. JanĂ« nĂ«ntĂ« persona qĂ« gjykohen pĂ«r njĂ« nga narko-vrasjet e para nĂ« BelgjikĂ« me pĂ«rmasa ndĂ«rkombĂ«tare, por vetĂ«m pesĂ« prej tyre janĂ« fizikisht tĂ« pranishĂ«m nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarve, nĂ« sallĂ«n e madhe tĂ« drejtĂ«sisĂ« “Justitia” nĂ« Bruksel.

Endrit Sadedini mungon. “Klienti im Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i pamundur tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m nĂ« Bruksel, pasi ndodhet i paraburgosur nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« nga 19 shkurti”, deklaroi avokati Michel Bouchat para gjykatĂ«s. Ai kĂ«rkoi qĂ« dosja e klientit tĂ« ndahej nga tĂ« tjerat dhe tĂ« shqyrtohej mĂ« vonĂ«, duke pĂ«rmendur forcĂ« madhore. Disa avokatĂ« tĂ« tjerĂ« kĂ«rkuan gjithashtu shtyrjen e procesit, duke argumentuar se prania e tij Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r garantimin e tĂ« drejtave tĂ« mbrojtjes. Pas disa orĂ«sh diskutimi, presidentja e gjykatĂ«s njoftoi se kĂ«rkesa pĂ«r ndarje u refuzua, ashtu si edhe ajo pĂ«r shtyrjen e procesit. Gjyqi do tĂ« vazhdojĂ« sipas planit.

Endrit Sadedini u dënua më 2 dhjetor nga një gjykatë e shkallës së parë në Shqipëri me tre vjet e katër muaj burg për mbajtje arme zjarri.

Në Belgjikë, prokuroria federale e dyshon atë si njërin nga tre ekzekutorët e kësaj vrasjeje që ka tërhequr vëmendje të madhe.

Spahiu u qĂ«llua me armĂ« zjarri nĂ« njĂ« atentat mĂ« 27 nĂ«ntor 2020, ndĂ«rsa ndodhej si pasagjer nĂ« njĂ« automjet. Ai arriti tĂ« largohej fillimisht, por u ndoq nĂ« kĂ«mbĂ« nga dy persona tĂ« maskuar, tĂ« cilĂ«t e ekzekutuan. Hetimi pĂ«r vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit tĂ« platformĂ«s SKY ECC. NĂ« fund u identifikuan nĂ«ntĂ« tĂ« dyshuar, pĂ«rfshirĂ« Franc Gergelyn, figurĂ« kyçe e klanit Çopja.

Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur pĂ«r botĂ«n e krimit. Ai ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikun e drogĂ«s dhe nĂ« vitin 2010 u arrestua nĂ«n dyshimin pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« njĂ« vrasje nĂ« qytetin e tij tĂ« lindjes, Elbasan. Spahiu i pĂ«rkiste klanit Alibej, i cili prej vitesh ishte nĂ« konflikt me klanin rival Çopja.

Pas vjedhjes sĂ« 49 kilogramĂ«ve kokainĂ« nga njĂ« apartament i klanit Çopja nĂ« LondĂ«r, dhuna mes dy grupeve kriminale u pĂ«rshkallĂ«zua.

Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve.

Franc Çopja ështĂ« krimineli i parĂ« i drogĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe nĂ« BelgjikĂ«. Ai ndodhet nĂ« paraburgim nĂ« BelgjikĂ« qĂ« nga fundi i vitit 2023 dhe dyshohet se ka dhĂ«nĂ« urdhrin pĂ«r vrasjen e Ardit Spahiut.

Juria e procesit u përzgjodh të hënën. Sot procesi nisi zyrtarisht me leximin e aktakuzës, e cila përbëhet nga plot 204 faqe.

Objektivi i rradhës? Trump paralajmëron tjetër sulm: Do fillojmë me goditjet tokësore

Donald Trump Ă«shtĂ« shprehur se SHBA do tĂ« nisĂ« sulme tokĂ«sore kundĂ«r karteleve tĂ« drogĂ«s nĂ« MeksikĂ«, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se i vetmi kufi ndaj fuqisĂ« sĂ« tij globale Ă«shtĂ« “vetĂ«m morali i tij”.

Kjo deklaratĂ« vjen vetĂ«m pak ditĂ« pas “arrestimit” tĂ« presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

“Tani do tĂ« fillojmĂ« me goditjet tokĂ«sore ndaj karteleve. JanĂ« kartelet qĂ« po e drejtojnĂ« MeksikĂ«n; Ă«shtĂ« shumĂ« e trishtueshme tĂ« shohĂ«sh se çfarĂ« i ka ndodhur atij vendi,” tha Trump pĂ«r mediat amerikane.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë qe mburrur me fuqitë e tij të mëdha në politikën e jashtme, kur u pyet mbi limitet e asaj çfarë ushtria amerikane mund të bënte në rajon.

“Morali im. Mendja ime. ËshtĂ« e vetmja gjĂ« qĂ« mund tĂ« mĂ« ndalojĂ«â€, Ă«shtĂ« shprehur presidenti amerikan.

Gjithashtu, Trump ka sugjeruar se Groenlanda, Kuba dhe Kolumbia mund të jenë shënjestrën e radhës në listën e tij të operacioneve amerikane, duke zemëruar NATO-n dhe udhëheqës botërorë.

Përmbytjet, Mbrojtja: Mbi 155 efektivë në terren, dhjetëra mjete të angazhuara në ndihmë të qytetarëve

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin.

Efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Në Vlorë, janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete dhe 3 gomone dhe një ambulancë me 2 efektivë mjekësorw.

Në Durrës janë angazhuar 61 efektivë, 17 mjete, 5 gomone, 7 agregate motopompe, nga të cilat 4 janë me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

Në Gjirokastër janë angazhuar 27 efektivë me 4 mjete. Në zonën e urës së Mifolit në fshatin Ferras, në Fier po punojnë 23 forca, 34 mjete dhe 1 motovarkë.

Sakaq, në Kurbin u zhvillua një operacion xhenierik për të pastruar rrugët me 3 efektivë dhe 2 mjetë.

⁠Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

VIDEO/ Shpërthejnë polemikat në Itali, ja çfarë mbrojtësi i Milanit para penalltisë së Genoa-s

Gjatë minutave shtesë të ndeshjes Milan-Genoa, kur rezultati ishte 1-1, gjyqtari akordoi një penallti për ekipin mik.

Goditjen nga 11-metërshi e mori përsipër futbollisti Stanciu. Por përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi serb i Milanit, Pavlovic, u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë.

Goditja e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat.

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës dhe 6 zyrtarë të tjerë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) dĂ«rgon pĂ«r gjykim kryetarin e bashkisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, Benet Beci dhe gjashtĂ« zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ«, tĂ« akuzuar pĂ«rkryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, nĂ« bashkĂ«punim.

Sipas SPAK, “objekt i kĂ«tij hetimi Ă«shtĂ« njĂ« procedurĂ« prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt KĂ«rkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtĂ«dhjetĂ« e nĂ«ntĂ« milionĂ« e pesĂ«qind mijĂ«) lekĂ«â€.

Në këtë periudhë, Beci mbante postin e Drejtorit të KESH.

Bashkë me kryebashkiakun e Shkodrës, në gjykim janë dërguar edhe: Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, mĂ« datĂ« 08.01.2026, ka paraqitur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r gjykimin e procedimit penal nr. 196 tĂ« vitit 2024, nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, tĂ« akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 tĂ« Kodit Penal.

Objekt i kĂ«tij hetimi Ă«shtĂ« njĂ« procedurĂ« prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt KĂ«rkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtĂ«dhjetĂ« e nĂ«ntĂ« milionĂ« e pesĂ«qind mijĂ«) lekĂ«.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, nĂ« detyrĂ«n e Administratorit tĂ« KorporatĂ«s Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., nĂ« cilĂ«sinĂ« e titullarit tĂ« autoritetit kontraktor, nĂ« bashkĂ«punim me anĂ«tarĂ«t e njĂ«sisĂ« sĂ« prokurimit, tĂ« pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anĂ«tarĂ«t e komisionit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« ofertave, tĂ« pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanĂ« paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje tĂ« padrejta pĂ«r shoqĂ«rinĂ« fituese tĂ« kĂ«saj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

NĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« prokurimi janĂ« evidentuar veprime nĂ« kundĂ«rshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 tĂ« ligjit nr. 9643, datĂ« 20.11.2006, “PĂ«r prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 tĂ« VKM nr. 914, datĂ« 29.12.2014, “PĂ«r miratimin e rregullave tĂ« prokurimit publik”.

❌