❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Britani e Madhe, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet për shkak të dimrit të ashpër

Kushtet nga reshjet e borës dhe akullit kanë detyruar mbylljen e qindra shkollave në të gjithë Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndërprerjet e udhëtimit kanë prekur pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Paralajmërimet e motit për borë të madhe janë në fuqi në Skocinë veriore, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik Met Office.

Rrugët janë bërë të pakalueshme në disa zona, me shërbime treni dhe fluturime të anuluara.

Matthew Lehnert, një meteorolog kryesor i Met Office, tha se kushtet e rënda po përkojnë me javën e parë të plotë të punës së vitit.

“NdĂ«rsa fillojmĂ« javĂ«n e parĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« punĂ«s sĂ« vitit, pĂ«rballemi me njĂ« sĂ«rĂ« rreziqesh tĂ« motit dimĂ«ror me reshje bore dhe akull”, tha ai.

Ai shtoi se kushtet në vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten sfiduese.

Moti i ftohtë ka shkaktuar gjithashtu paralajmërime shëndetësore. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka lëshuar alarme të kuqe për të ftohtin për Anglinë deri më 6 janar.

Agostinho Sousa, kreu i Ngjarjeve Ekstreme dhe Mbrojtjes së Shëndetit në UKHSA, u bëri thirrje njerëzve të kenë kujdes për ata që janë në rrezik.

“NdĂ«rsa moti i ftohtĂ« fillon, Ă«shtĂ« jetike tĂ« kontrolloni miqtĂ«, familjen dhe fqinjĂ«t qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« prekshĂ«m”, tha ai.

PritshmĂ«ritĂ« pĂ«r ekonominĂ« nĂ« 2026/ Eksperti: Rritja e pagave dhe pensioneve ndikim pozitiv nĂ« konsum, pritet që 

SHQIPËRI- Viti 2026 nis me rritje tĂ« pagave e pensioneve pĂ«r tĂ« gjitha kategoritĂ« me synimin pĂ«r tĂ« çuar pensionin mesatar nĂ« 400 euro nĂ« fund tĂ« mandatit.

Eksperti i ekonomisĂ«, Igli Tola, i ftuar nĂ« “Money Report” u shpreh se rritja ekonomike e ShqipĂ«risĂ« pritet tĂ« ndjekĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n trajektore pĂ«r njĂ« periudhĂ« afatmesme, parashikim tĂ« cilin e kanĂ« shprehur edhe institucionet ndĂ«rkombĂ«tare si Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar apo Banka BotĂ«rore.

Ai thekson se rritja e pagave dhe pensioneve pritet me shumë interes edhe për faktin se si kjo qasje do të përkthehet në rritje të konsumit.

“Ecuria gjatĂ« 2026 mendoj se do jetĂ« nĂ« vazhdĂ«n qĂ« parashikohet nga strategjia afatmesme, deri nĂ« vitin 2030, qĂ« nuk do jetĂ« shumĂ« e ndryshme nga 2025. Siç parashikohet nga FMN dhe Banka BotĂ«rore dhe i vetmi risk potencial Ă«shtĂ« se çfarĂ« mund tĂ« ndodhĂ« nĂ« gjeopolitikĂ«n rajonale, dhe mĂ« gjerĂ« qĂ« ekonomia jonĂ«, e cila Ă«shtĂ« e hapur me tendenca importuese mund tĂ« ndikohet nga çdo krizĂ« dhe kjo reflekton. Efekte pozitive rritja e pagave dhe pensioneve. Duhet tĂ« shikojmĂ« se sa kĂ«to para do konvertohen nĂ« konsum. Inflacioni pritet tĂ« kthehet nĂ« objektiv brenda kĂ«tij viti”, tha ai.

Një tjetër nismë, e cila prek shumë biznese është falja e borxheve tatimore e doganore më te vjetra se 10 vite dhe falje e pjesshme për borxhet më të reja.

Eksperti i ekonomisĂ« u shpreh se “paqja fiskale” ka impakt pozitiv nĂ« buxhetin e shtetit pasi siguron disa tĂ« ardhura qĂ« deri dje ishin pothuajse “tĂ« humbura”, por megjithatĂ« Tola sugjeron se kjo duhet analizuar mirĂ« duke mbajtur parasysh kostot dhe pĂ«rfitimet.

“Japin ndikime nĂ« ekonomi. Duhet bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« kosto-pĂ«rfitim. Ndikimi nĂ« ekonomi mund tĂ« konsiderohet pozitiv, tĂ« ardhurat shtesĂ« pĂ«r buxhetin. Ka ndikim pozitiv pasi siguron mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura nĂ« buxhet”, tha ai./abcnews.al

 

Çmimet e arit dhe argjendit rriten pas sulmit tĂ« SHBA nĂ« VenezuelĂ«

Çmimet e arit dhe argjendit u rritĂ«n sot, duke pĂ«rfituar nga pasiguria politike nĂ« rritje pas sulmit amerikan nĂ« VenezuelĂ«n e pasur me naftĂ«.

Çmimi i gramit tĂ« arit u rrit me mĂ« shumĂ« se 2%, duke e vĂ«nĂ« atĂ« nĂ« rrugĂ«n e fitimeve pĂ«r ditĂ«n e dytĂ« tregtare tĂ« vitit 2026.

Ari ishte një nga asetet më të kërkuar vitin e kaluar, me çmimin që u rrit 65%, duke shënuar rritjen më të fortë vjetore që nga viti 1979.

Në fund të vitit 2025, ai ra në 4,275  dollarë pas arritjes së një rekordi të lartë prej pak më pak se 4,550 dollarë më 26 dhjetor.

Argjendi shënoi një fitim vjetor edhe më të madh, thuajse 150%, por ka patur luhatje të forta javët e fundit.

Pas arritjes së një rekordi të lartë prej pak mbi 84 dollarë më 29 dhjetor, ai ra përkohësisht në 70 dollarë para se të rritej përsëri me gati 4% sot duke arritur 75,5 dollarë.

Metalet e çmuara, veçanërisht ari, konsiderohen nga shumë investitorë si asete strehë e sigurt, ku mund të zhvendosin paratë e tyre në kohë pasigurie politike.

Trazirat në Venezuelë, luhatet lehtë nafta/ Arrin në 60.5 dollarë për fuçi, humbjet kompensohen nga furnizimi i bollshëm

Çmimet e naftĂ«s ranĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n, ndĂ«rsa furnizimet e bollshme globale kompensuan shqetĂ«simet lidhur me ndikimin ne flukset e karburanteve pas kapjes sĂ« presidentit Nicolas Maduro tĂ« VenezuelĂ«s nga SHBA, vendi me rezervat mĂ« tĂ« mĂ«dha globale tĂ« naftĂ«s.

Kontratat feature të naftës brent ranë me 0.4% duke arritur në 60.5 dollarë për fuçi këtë fillim jave.

Prodhimi i naftës në Venezuelë ka rënë ndjeshëm në dekadat e fundit për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve nga firmat e huaja, pasi vendi shtetëzoi operacionet e naftës në vitet 2000. Prodhimi arrinte mesatarisht në rreth 1.1 milionë fuçi në ditë vitin e kaluar, ose vetëm 1% e prodhimit global.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni do të merrte kontrollin e Venezuelës dhe se embargoja e naftës do të mbetej në fuqi. Në një treg global me furnizim të bollshëm me naftë, sipas analistëve çdo ndërprerje e mëtejshme e eksporteve të Venezuelës do të kishte pak ndikim në çmime.

Trump është zotuar që të shfrytëzojë rezervat e naftës së Venezuelës, duke deklaruar se firmat amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë për ë vënë në funksion burimet e pashfrytëzuara. Kompanitë sipas tij do të riparojnë infrastrukturën e naftës dhe do të fitojnë para për vendin.

Megjithatë, analistë të tregut thonë se pengesat kryesore për firmat e naftës që shpresojnë të shfrytëzojnë rezervat e Venezuelës janë ligjore dhe politike. Sipas tyre, kompanitë që duan të përfitojnë nga plani i Trump do të duhet të nënshkruajnë kontrata me qeverinë e re të Venezuelës kur ajo të jetë në fuqi. Po ashtu, sipas tyre kjo do të kërkonte miliarda dollarë investime dhe rreth një dekadë për të rikthyer prodhimin e mëparshëm të Venezuelës.

Vendosi tritolin në Shkodër/ Dëshmia e Gert Bushatit: Nuk kam patur dijeni për vrasje, më thanë se


Gjykata e ShkodrĂ«s ka vendosur masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r katĂ«r personat, tĂ« cilĂ«t u arrestuan pĂ«r vrasjen me tritol tĂ« Hysni Ymerit. NjĂ«ri prej tĂ« arrestuarve, konkretisht Gert Bushati ka pranuar krimin para gjykatĂ«s.

Ai ka deklaruar se nuk ka patur dijeni se sasinë e eksplozivit do ta vendoste për të vrarë ndonjë person. Ai është shprehur se i është thënë nga porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë.

“Kur kam mĂ«suar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni pĂ«r vrasje vetĂ«m pĂ«r tĂ« trembur dikĂ«. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi mĂ« kanĂ« kontaktuar pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vĂ«nĂ« me datĂ« 27 dhjetor por pa e ditur se bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r vrasje”.

Gert Bushati ka deklaruar gjjthashtu se nuk e ka idenë cila është arsyeja e vendosjes së tritolit dhe se roli i tij ka qenë vetëm për ta vendosur duke mos patur më shumë informacion rreth kësaj çështje.

Sipas burimeve hetimore disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër por herën e parë nuk ka shpërthyer. Në këto kushte Gert Bushati e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri.

Fillimisht është zhvilluar seanca për shtetasit Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj. Ndërkohë për Gert Bushatin që ka pranuar autorsinë e vendosjes së eksplozivit, masa e sigurisë u zhvillua veçmas.

Përsa kohë tre shtetasit e tjerë të dyshuar nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj, ende mbetet e paqartë cila është arsyeja e vrasjes së Hysni Ymerit.

Ndaj 4 tĂ« arrestuarve tĂ« dyshuar, rĂ«ndojnĂ« akuzat “vrasje me paramendime e kryer nĂ« bashkĂ«punim”, “shkatĂ«rrim i pronĂ«s me eksploziv”, “mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpĂ«rthyese dhe i municionit”. Gjithashtu ndaj tyre rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r “prodhim dhe shitje e narkotikĂ«ve nĂ« bashkĂ«punim” si dhe “prishje e qetĂ«sisĂ« publike”.

VĂ«llai i viktimĂ«s vite mĂ« parĂ«, nĂ« 1995 Ă«shtĂ« dyshuar pĂ«r njĂ« vrasje tĂ« shtetasit Shefqet Çekorja.

Ndërkohë në 2017 një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këto dy pista por edhe çdo pistë tjetër të mundshme sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.

Pak ditë përpara vrasjes, në Shqipëri mbërriti djali i Hysni Ymerit, i cili jeton jashtë vendit dhe ndodhej në spital me nënën e tij, e cila po lufton për jetën ndaj sëmundjes së rëndë.

Paralajmërimi i senatorit amerikan: Ditët e Kubës janë të numëruara

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se “ditĂ«t e KubĂ«s janĂ« tĂ« numĂ«ruara”, pas njĂ« operacioni ushtarak amerikan qĂ« Washingtoni e pĂ«rshkroi si njĂ« “sulm nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€, i cili rezultoi nĂ« kapjen e presidentit tĂ« VenezuelĂ«s, Nicolas Maduro.

“Pritni pĂ«r KubĂ«n. Kuba Ă«shtĂ« njĂ« diktaturĂ« komuniste qĂ« ka vrarĂ« priftĂ«rinj dhe murgesha, ata kanĂ« sulmuar popullin e tyre, ditĂ«t e tyre janĂ« tĂ« numĂ«ruara”, u tha Graham gazetarĂ«ve tĂ« dielĂ«n nĂ« Air Force One, ndĂ«rsa udhĂ«tonte me presidentin e SHBA-sĂ«, Donald Trump.

“Do tĂ« zgjohemi njĂ« ditĂ«, shpresoj nĂ« vitin 2026, nĂ« oborrin tonĂ« do tĂ« kemi aleatĂ« nĂ« kĂ«to vende qĂ« bĂ«jnĂ« biznes me AmerikĂ«n, jo diktatorĂ« narko-terroristĂ« qĂ« vrasin amerikanĂ«â€, shtoi ai.

Të shtunën, Trump njoftoi se veprimi ushtarak i SHBA-së ndaj Venezuelës rezultoi në kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, duke u zotuar gjithashtu të ushtrojë kontrollin amerikan mbi vendin për momentin, me trupa amerikane nëse është e nevojshme.

Maduro dhe Flores u dërguan në New York të shtunën vonë dhe po mbahen në një qendër paraburgimi në Brooklyn. Ata përballen me akuza federale amerikane të lidhura me trafik droge dhe bashkëpunim të dyshuar me bandat e përcaktuara si organizata terroriste.

Maduro i ka mohuar akuzat dhe zyrtarët në Karakas kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.

Kuba njoftoi gjithashtu se 32 nga luftëtarët e saj u vranë gjatë ndërhyrjes amerikane në Venezuelë, me presidentin Miguel Diaz-Canel që shpalli 5 dhe 6 janar ditë zie kombëtare.

 

Shtyhet gjyqi i Veliajt/ Mungon avokati i kryebashkiakut

TIRANË- Shtyhet nĂ« datĂ« 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut tĂ« TiranĂ«s Erion Veliaj dhe tĂ« tjerĂ«ve.

Shkak u bë mungesa e avokatëve. Edhe avokatja e caktuar kryesisht për Veliajn, Valentina Todoreskut ndodhet jashtë vendit, ndërsa ka njoftuar gjykatën me email.

Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet nga SPAK për disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv.

SPAK thotë se, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

Prej datës 10 shkurt të 2025, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbahet në paraburgim./abcnews.al

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit dhe moti i keq ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.

Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike.

Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike.

Pas VenezuelĂ«s, Trump “shĂ«njestron” KolumbinĂ«: Presidenti i tyre prodhon kokainĂ« dhe e shet nĂ« SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për gazetarët nga Air Force One, duke u nisur nga Mar-a-Lago drejt Washington DC, se ushtarët amerikanë që u plagosën në operacionin për kapjen e Maduros ndodhen në gjendje të mirë.

Presidenti ka sugjeruar gjithashtu se pĂ«rparĂ«sia e tij aktuale Ă«shtĂ« tĂ« “rregullojĂ«â€ VenezuelĂ«n nĂ« vend tĂ« mbajtjes sĂ« zgjedhjeve – dhe paralajmĂ«roi se SHBA-tĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r akses tĂ« plotĂ« nĂ« rezervat e tyre tĂ« naftĂ«s.

Po ashtu, ai sugjeroi që SHBA-të mund të ndërmarrin operacione ushtarake diku tjetër në Amerikën e Jugut.

“Kolumbia Ă«shtĂ« gjithashtu shumĂ« e sĂ«murĂ«, e drejtuar nga njĂ« njeri i sĂ«murĂ«, tĂ« cilit i pĂ«lqen tĂ« prodhojĂ« kokainĂ« dhe ta shesĂ« atĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« pĂ«r shumĂ« kohĂ«â€, tha Trump nĂ« referencĂ« pĂ«r Presidentin Gustavo Petro.

Kur u pyet nĂ«se SHBA-tĂ« do tĂ« ndĂ«rmerrnin veprime, ai shtoi: “MĂ« duket mirĂ«â€.

Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objekteve ushtarake të shkatërruara

Imazhe dramatike kanë zbuluar shkatërrimin e sulmeve amerikane të kryera në Venezuelë, si pjesë e operacionit të natës për të kapur diktatorin Nicolas Maduro.

Fotografitë ajrore tregojnë se si disa ndërtesa u shkatërruan në një sulm të vetëm, duke lënë pas sipërfaqe toke të djegura dhe tym që ngrihej sipër.

Sulmet kishin në shënjestër Fuerte Tiuna, kompleksin më të madh ushtarak të Venezuelës në Karakas.

Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë venezuelas, i paidentifikuar, pretendon se të paktën 40 persona besohet se janë vrarë në sulme, sipas New York Times.

Burimi tha se kjo përfshinte si personel ushtarak ashtu edhe civilë.

Trump tha se “sulmi nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€ u krye me qĂ«llim kapjen e Maduros dhe gruas sĂ« tij, Cilia Flores, tĂ« cilĂ«t tani po mbahen nĂ« paraburgim nĂ« New York me akuza pĂ«r trafik droge.

Maduro dhe Flores po mbahen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit metropolitan tĂ« Bruklinit, e cila Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r kushtet e saj tĂ« kĂ«qija dhe ka strehuar gjithashtu Luigi Mangione dhe Sean ‘Diddy’ Combs.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do ta qeverisin VenezuelĂ«n pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« pacaktuar ndĂ«rkohĂ«, pasi hodhi poshtĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« udhĂ«heqĂ«sja popullore e opozitĂ«s sĂ« vendit, Maria Corina Machado, tĂ« marrĂ« frenat, duke pretenduar se ajo “nuk ka mbĂ«shtetjen”

 

Danimarka i kĂ«rkon Donald Trump tĂ« “ndalojĂ« kĂ«rcĂ«nimet” pĂ«r marrjen e GroenlandĂ«s

Mette Frederiksen tha se “nuk ka absolutisht asnjĂ« kuptim tĂ« flasĂ«sh pĂ«r nevojĂ«n qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« marrin GroenlandĂ«n”, duke shtuar: “SHBA-tĂ« nuk kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« aneksojnĂ« asnjĂ« nga tre kombet nĂ« mbretĂ«rinĂ« daneze”.

Komentet e saj vijnĂ« pasi Katie Miller – gruaja e njĂ«rit prej ndihmĂ«sve tĂ« Trump, Stephen Miller – postoi nĂ« X njĂ« hartĂ« tĂ« GroenlandĂ«s me ngjyrat e flamurit amerikan sĂ« bashku me fjalĂ«n “SË SHPEJTI”.

Trump ka ngritur vazhdimisht mundësinë që Groenlanda të bëhet pjesë e aneksuar e SHBA-së, duke përmendur vendndodhjen e saj strategjike dhe pasurinë minerale.

Danimarka tashmë kishte një marrëveshje mbrojtjeje me SHBA-në që i jepte asaj qasje në Groenlandë, tha ajo, dhe Danimarka kishte rritur investimet e saj në siguri në rajonin e Arktikut.

MĂ« parĂ«, ambasadori danez nĂ« SHBA iu pĂ«rgjigj postimit tĂ« Miller – njĂ« podkastere e krahut tĂ« djathtĂ« dhe ish-ndihmĂ«se e Trump gjatĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« parĂ« – me njĂ« “kujtesĂ« miqĂ«sore” se tĂ« dy vendet janĂ« aleate dhe duke thĂ«nĂ« se Danimarka priste respekt pĂ«r integritetin e saj territorial.

Shkëmbimi vjen pasi SHBA-të kryen një operacion të madh ushtarak kundër Venezuelës të shtunën, duke kapur presidentin e saj Nicolas Maduro dhe gruan e tij dhe duke i zhvendosur ata në New York.

Trump mĂ« vonĂ« tha se SHBA-tĂ« do tĂ« “drejtonin” VenezuelĂ«n dhe kompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s do tĂ« “fillonin tĂ« fitonin para pĂ«r vendin”.

Presidenti amerikan më parë ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës për të siguruar kontrollin e Groenlandës, një ishull i madh në Arktik.

Trump ka pohuar se bĂ«rja e saj pjesĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara do t’u shĂ«rbente interesave tĂ« sigurisĂ« sĂ« SHBA-sĂ«, pĂ«r shkak tĂ« vendndodhjes sĂ« saj strategjike dhe bollĂ«kut tĂ« mineraleve kritike pĂ«r sektorĂ«t e teknologjisĂ« sĂ« lartĂ«.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s

Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 4-6 ballë.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Yjet do ju krijojnë një ambient te këndshëm dhe relaksues gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret gjithashtu do kenë mundësi te njohin një person me te cilin pas pak kohesh do fillojnë një lidhje. Financat do jene te mbrojtura nga yjet, megjithatë nuk është ende momenti i duhur për te kryer investime te mëdha.

Demi

Do kaloni çaste shume te lumtura gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do filloni te mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humor te mire kështu qe nuk do pranojnë kollaj te dalin me dike. Gjendje e financave do lere për te dëshiruar. ulini te gjitha shpenzimet nëse doni qe te mos bini ne humnere. Mendoni për te nesërmen.

Binjaket

Do tregoheni shume autoritare sot ne jetën tuaj ne çift dhe do jete pikërisht kjo gjë ajo qe nuk do i pëlqejë aspak personit qe dashuroni. Për beqaret do ketë takime, flirte dhe mundësi për aventura kalimtare. Do e kenë vete ne dore se çfarë do bëjnë me pas. Gjendja e financave nuk do ndryshoje nga disa dite me pare. Ju e dini mire çfarë taktike te ndiqni.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift pritet te përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do arrini te flisni hapur me personin qe keni ne krah dhe do kuptoheni me se miri. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ta ndryshojnë atë. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse me vone nuk do ketë me rikthim mbrapa.

Luani

NĂ«se keni ende vetĂ«m njĂ« lidhje dhe nuk keni organizuar asnjĂ« ceremoni zyrtare, sot do filloni t’i mendoni seriozisht gjerat. Beqaret gjithashtu do mundohen te gjejnĂ« mĂ«nyrĂ«n pĂ«r ta bere pĂ«r vete personin qe ju pĂ«lqen. Me pak mund do ja dalin. Financat do kĂ«rkojnĂ« me shume maturi dhe kujdes se kurrĂ« me pare. Reflektoni mire para se te shpenzoni.

Virgjeresha

Do kaloni çaste fantastike gjate kĂ«saj dite ne krahĂ«t e atij qe dashuroni dhe as qe do ju shkoje neper mend te shkĂ«puteni pĂ«r ndonjĂ« çast prej tij. Beqaret do jene gati pĂ«r aventura kalimtare. MundĂ«sitĂ« do jene te shumta. NĂ«se vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat, gjendja do vije dalĂ«ngadalĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar. Shume shpejt do kryeni edhe investimet e menduara.

Peshorja
Mos e privoni veten nga asgjĂ« sot juve qe jeni ne njĂ« lidhje, por bĂ«ni thjesht atĂ« qe ndjeni. klima yjore do jete e ngrohte dhe plot ngjyra. Beqaret duhet ende te bĂ«jnĂ« durim pĂ«r ta bere pĂ«r vete personin qe kane piketuar. Ne fillim ai do beje interesantin. Sektori i financave do jete i paqĂ«ndrueshĂ«m. VetĂ«m ndihme e specialisteve mund t’iu nxjerre nga problemet.

Akrepi

Edhe pse do jeni plot angazhime, sot duhet patjetër te gjeni pak kohe për ta kaluar me partnerin. Nëse vazhdoni ta lini pas dore, lidhjes do i vije fundi. Beqaret do interesohen njëkohësisht për shume persona, por nuk do hedhin asnjë hap me asnjërin. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi, gjendja e financave do vije duke u stabilizuar.

Shigjetari

Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndani gjithçka me te. Edhe ata qe kane pasur probleme dhe vështirësi do ndiheni me te qete. Beqaret do jene ne humor dhe do jene gati për lidhje serioze si dhe aventura kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha investimet qe keni dëshiruar.

Bricjapi

PĂ«r çdo brenge apo paqartĂ«si qe te keni sot mbi lidhjen tuaj duhet te flisni me atĂ« qe keni ne krah. Ai ehte i vetmi qe mund t’iu sqaroje dhe t’iu mbĂ«shtesĂ«. Beqaret do kenĂ« takime mbresĂ«lĂ«nĂ«se te cilat do ua shtojnĂ« dĂ«shirĂ«n pĂ«r te jetuar. te ardhurat do lĂ«nĂ« shume pĂ«r te dĂ«shiruar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Çdo gjĂ« do ju shkoje ashtu si e kishit menduar sot ne jetĂ«n tuaj sentimentale. Do ndiheni mjaft mire dhe te dashuruar marrĂ«zisht pas partnerit. Beqaret do fillojnĂ« ta shohin me njĂ« sy tjetĂ«r njĂ« mik te fĂ«mijĂ«risĂ«. Nuk ka asgjĂ« te keqe qe mes tyre te linde njĂ« ndjenje. Ne planin financiar nuk do keni pĂ«r çfarĂ« te qaheni. Gjendja do jete goxha e qĂ«ndrueshme.

Peshqit

Do tregoheni shume te arsyeshëm gjate kuaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat do rrjedhin natyrshëm. Nuk pritet asnjë mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret meshkuj do jene me më fat ne dashuri. Femrave do ju duhet te bëjnë akoma me tepër durim. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Edhe po kryet ndonjë investim te vogël nuk do ketë probleme.

“Kapitull i ri pĂ«r VenezuelĂ«n”, shpĂ«rthen festa pas arrestimit te Nicolas Maduro

Rrëzimi i Nicolas Maduro u prit me festë nga emigrantët venezuelianë në disa vende të Amerikës së Jugut dhe jo vetëm.

Venezuelianët që jetojnë në Peru u mblodhën në ambasadën e vendit të tyre në Lima, pasi mësuan lajmin për kapjen e Maduros, dhe kërkuan mbështetje ndërkombëtare.

Në Kili, festimet ishin më të zhurmshme dhe qindra venezuelas dolën në rrugë për të kënduar dhe valëvitur flamuj.

Mijëra emigrantë venezuelianë u mblodhën në qendër të Buenos Aires për të festuar rrëzimin e Nicolas Maduro.

Duke valëvitur flamuj venezuelianë, argjentinas dhe amerikanë, turma u mblodh në një atmosferë festive, me shumë që shprehën lehtësim për largimin e Maduros dhe shpresën se ndërhyrja ushtarake amerikane mund të hapë një kapitull të ri për vendin e tyre.

Edhe venezuelianët që jetojnë në shtetin amerikan të Floridës festuan lajmin për rrëzimin e Maduros. Ata valvitën flamurin e vendit të tyre, teksa brohorisnin për liri.

Lajmi solli festime në mesin e komunitetit të emigrantëve në Spanjë. Venezuelianët që jetojnë në Madrid u mblodhën jashtë konsullatës së vendit të tyre, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe duke qarë me lot gëzimi.

Nga ana tjetër në Meksikë protestuesit u mblodhën bashkë me presidenten Claudia Sheinbaum jashtë ambasadës amerikane për të dënuar administratën Trump pas kapjes së presidentit të Venezuelës.

Duke valëvitur pankarta proteste, ata shprehën shqetësimin se operacioni i SHBA mund të çojë në një ndërhyrje të mundshme në Meksikë dhe pjesë të tjera të kontinentit.

Vrasja me tritol në Shkodër/ Një mijë euro për atentatin ndaj Hysni Ymerit, zbardhen rolet e të dyshuarve

Teksa katër personat e arrestuar në Shkodër si autorë të dyshuar të vrasjes me tritol të 67-vjeçarit Hysni Ymeri pritet të dalin të hënën para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë, hetimet kanë zbardhur detaje të reja mbi rolet e secilit prej tyre.

Sipas grupit hetimor, Gerti Bushati dyshohet se është paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte viktima, më 27 dhjetor, dy ditë para shpërthimit të telekomanduar që i mori jetën Ymerit.

Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij, ndërsa nuk dihet ende nëse atij i ishte premtuar një pagesë shtesë. Bushati u identifikua përmes kamerave të sigurisë, të cilat e kanë fiksuar duke lëvizur në zonën e krimit dhe më pas duke ndërruar rrobat për të shmangur identifikimin.

27-vjeçari ishte i veshur me kominoshe, të cilat i kishte hedhur sipër rrobave të zakonshme. Pas vendosjes së tritolit, ai largohet nga zona, heq kominoshet dhe i hedh ato në anë të lumit. Pamjet janë siguruar nga kamerat e një biznesi pranë vendngjarjes, ndërsa rrobat janë sekuestruar nga policia.

Hetimet tregojnĂ« se nĂ« ditĂ«n e atentatit, nĂ« lagjen “Manush Alimani” ndodheshin edhe dy tĂ« arrestuarit e tjerĂ«, Ergys Ibrahimi dhe Edison Hasaj. Dyshimet mĂ« tĂ« forta janĂ« se shpĂ«rthimi i telekomanduar Ă«shtĂ« aktivizuar nga Ergys Ibrahimi, nĂ« momentin kur 67-vjeçari po ngjitej drejt banesĂ«s sĂ« tij.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale, për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, por ky version u rrëzua nga OSHEE, e cila konfirmoi se nuk kishte pasur asnjë problem teknik.
Pas ngjarjes, të dyshuarit u shoqëruan në polici dhe u mbajtën nën përgjim ambiental. Pa e ditur këtë, ata nisën të komunikonin mes tyre, duke forcuar dyshimet e hetuesve për bashkëpunimin në atentat.
Sipas policisë, asnjë nga të arrestuarit nuk ka pasur konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën, ndërsa ende nuk është identifikuar porositësi i vërtetë i krimit dhe as motivi i vrasjes.

Katër të dyshuarit do të përballen të hënën me gjykatën për disa vepra të rënda penale, përfshirë:
“Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim
“ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me eksploziv”
“Mbajtja pa leje e armĂ«ve dhe municioneve”
“Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, nĂ« bashkĂ«punim
“Prishja e qetĂ«sisĂ« publike”
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të atentatit dhe për identifikimin e personave që qëndrojnë pas këtij krimi të rëndë.

Venezuelë, Gjykata e Lartë emëron një grua presidente në detyrë

Gjykata Supreme e DrejtĂ«sisĂ« e VenezuelĂ«s ka njoftuar se ka urdhĂ«ruar zv.presidenten ekzekutive Delcy Rodriguez tĂ« marrĂ« “menjĂ«herĂ«â€ dhe tĂ« ushtrojĂ« detyrĂ«n e presidentes sĂ« pĂ«rkohshme, pasi SHBA-ja arrestoi presidentin Nicolas Maduro dhe e dĂ«rgoi atĂ« nĂ« New York.

Gjykata urdhĂ«roi zv.presidenten Rodriguez tĂ« marrĂ« presidencĂ«n “nĂ« pĂ«rputhje tĂ« rreptĂ« me KushtetutĂ«n dhe ligjet e VenezuelĂ«s”.

Tania D’Amelio, kryetare e DhomĂ«s Kushtetuese tĂ« gjykatĂ«s, tha se vendimi u mor pĂ«r tĂ« siguruar “vazhdimĂ«sinĂ« administrative tĂ« shtetit dhe mbrojtjen e kombit”.

Gjykata deklaroi se Maduro ndodhet nĂ« njĂ« “pamundĂ«si materiale dhe tĂ« pĂ«rkohshme” pĂ«r tĂ« ushtruar detyrat e tij.

Dje, qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për sulme ndaj objekteve civile dhe ushtarake në disa shtete të vendit dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

MĂ« vonĂ«, presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi sulmin “nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€, duke shtuar se Maduro dhe bashkĂ«shortja e tij ishin “kapur dhe larguar jashtĂ« vendit”.

Sulmet erdhën pas muajsh presioni në rritje nga SHBA-ja ndaj Maduros, të cilin Washingtoni e akuzon për përfshirje në trafik droge. Udhëheqësi venezuelian i ka mohuar këto akuza dhe ka shprehur gatishmëri për bisedime.

DETAJE/ Si arriti SHBA të arrestonte Nicolas Maduro

Për muaj të tërë, spiunët amerikanë kishin monitoruar çdo lëvizje të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, sipas BBC.

NjĂ« ekip i vogĂ«l, qĂ« pĂ«rfshinte edhe njĂ« burim brenda qeverisĂ« venezuelase, kishte vĂ«zhguar se ku flinte 63-vjeçari, çfarĂ« hante, çfarĂ« vishte dhe madje, sipas zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« ushtarakĂ«, edhe “kafshĂ«t e tij shtĂ«piake”.

MĂ« pas, nĂ« fillim tĂ« dhjetorit, u finalizua njĂ« mision i planifikuar me emrin “Absolute Resolve Operation”. Ai ishte rezultat i muajve tĂ« tĂ«rĂ« planifikimi dhe provash tĂ« imtĂ«sishme, qĂ« pĂ«rfshinin edhe ndĂ«rtimin nga trupat elitare amerikane tĂ« njĂ« kopjeje tĂ« saktĂ«, nĂ« madhĂ«si reale, tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« sigurt tĂ« Maduros nĂ« Karakas, pĂ«r tĂ« praktikuar rrugĂ«t e hyrjes.

Plani, që përbënte një ndërhyrje të jashtëzakonshme ushtarake amerikane në Amerikën Latine, të paprecedent që nga Lufta e Ftohtë, u mbajt rreptësisht sekret.

Kongresi nuk u informua dhe nuk u konsultua paraprakisht. Me detajet e sakta të përcaktuara, zyrtarëve të lartë ushtarakë u mbeti vetëm të prisnin kushtet optimale për nisjen e operacionit.

Ata donin të maksimizonin elementin e befasisë, thanë zyrtarët.

Kishte pasur një nisje të rreme katër ditë më parë, kur presidenti Trump kishte dhënë miratimin, por u vendos të pritej për mot më të mirë dhe më pak mbulim me re.
“GjatĂ« javĂ«ve tĂ« Krishtlindjeve dhe Vitit tĂ« Ri, burrat dhe gratĂ« e ushtrisĂ« sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara qĂ«ndruan gati, duke pritur me durim qĂ« tĂ« plotĂ«soheshin kushtet e duhura dhe presidenti tĂ« na urdhĂ«ronte tĂ« vepronim”, tha shefi mĂ« i lartĂ« ushtarak i vendit, gjenerali Dan Caine, nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi.

“Fat tĂ« mbarĂ« dhe Zoti ju ndihmoftĂ«â€

Urdhri nga presidenti për të nisur misionin erdhi më në fund në orën 22:46 EDT të së premtes.
“Do ta bĂ«nim kĂ«tĂ« katĂ«r ditĂ« mĂ« parĂ«, tre ditĂ« mĂ« parĂ«, dy ditĂ« mĂ« parĂ«, dhe pastaj papritur u hap mundĂ«sia. Dhe thamĂ«: Shkoni”, tha vetĂ« Trump pĂ«r Fox & Friends dje pak orĂ« pas operacionit tĂ« natĂ«s.

“Ai na tha, dhe ne e vlerĂ«sojmĂ« kĂ«të  fat tĂ« mbarĂ« dhe Zoti ju ndihmoftĂ«â€, tha gjenerali Caine.

Urdhri i Trump erdhi pak para mesnatës në Karakas, duke i dhënë ushtrisë pjesën më të madhe të natës për të operuar në errësirë.

Ajo që pasoi ishte një mision dy orë e njëzet minuta nga ajri, toka dhe deti, që befasoi shumëkënd në Uashington dhe në mbarë botën.

PĂ«r nga shkalla dhe saktĂ«sia, ai ishte praktikisht i paprecedentĂ«. Dhe shkaktoi menjĂ«herĂ« dĂ«nime nga disa fuqi rajonale, me presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, qĂ« tha se kapja e dhunshme e udhĂ«heqĂ«sit tĂ« VenezuelĂ«s vendoste “edhe njĂ« precedent jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar”.

Trump nuk e ndoqi misionin nga salla e situatave në Shtëpinë e Bardhë. Në vend të kësaj, ai ishte i rrethuar nga këshilltarët e tij në klubin Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku ndoqi një transmetim të drejtpërdrejtë të operacionit, i shoqëruar nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

“Ishte diçka e pabesueshme pĂ«r t’u parĂ«â€, tha dje Trump. “NĂ«se do ta kishit parĂ« çfarĂ« ndodhi
 e pashĂ« fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« sikur po shikoja njĂ« shfaqje televizive. Dhe nĂ«se do tĂ« kishit parĂ« shpejtĂ«sinĂ«, dhunĂ«n
 ishte thjesht diçka e jashtĂ«zakonshme, njĂ« punĂ« e mrekullueshme qĂ« bĂ«nĂ« kĂ«ta njerĂ«z”.

Në muajt e fundit, mijëra trupa amerikane janë dislokuar në rajon, duke iu bashkuar një aeroplanmbajtëseje dhe dhjetëra anijeve luftarake në grumbullimin më të madh ushtarak në dekada, ndërsa presidenti Trump ka akuzuar Maduron për trafik droge dhe narko-terrorizëm, si dhe ka shkatërruar dhjetëra varka të vogla të akuzuara për transport droge në rajon.

Por shenjat e para të operacionit  u shfaqën në qiell. Sipas zyrtarëve amerikanë, më shumë se 150 avionë përfshirë bombardues, avionë luftarakë dhe mjete zbulimi  u angazhuan gjatë natës.

“Ishte shumĂ« komplekse, jashtĂ«zakonisht komplekse, e gjithĂ« manovra, uljet, numri i avionĂ«ve”, tha Trump pĂ«r Fox News. “Kishim njĂ« avion luftarak pĂ«r çdo situatĂ« tĂ« mundshme”.

Shpërthime të forta u dëgjuan në Karakas rreth orës 02:00 me orën lokale, dhe re tymi u panë duke u ngritur mbi qytet.

“DĂ«gjova njĂ« zhurmĂ« tĂ« madhe, njĂ« shpĂ«rthim tĂ« fortĂ«â€, tha njĂ« gazetare, Ana Vanessa Herrero. “I lĂ«vizi tĂ« gjitha dritaret. MenjĂ«herĂ« pas kĂ«saj pashĂ« njĂ« re tĂ« madhe tymi qĂ« pothuajse bllokoi tĂ« gjithĂ« pamjen”.

“AvionĂ« dhe helikopterĂ« po fluturonin kudo mbi qytet”, tha ajo.

Së shpejti, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin gjerësisht video që tregonin avionë të shumtë në qiell dhe të tjera që tregonin pasojat e dukshme të shpërthimeve.

Njëra tregonte një kolonë helikopterësh që fluturonin në lartësi të ulët mbi Karakas, ndërsa tymi ngrihej nga shpërthime të dukshme.

“U zgjuam rreth orĂ«s 01:55 nga gjĂ«mimi i shpĂ«rthimeve dhe zhurma e avionĂ«ve qĂ« fluturonin mbi Karakas”, tha njĂ« dĂ«shmitare, Daniela. “Gjithçka u zhyt nĂ« errĂ«sirĂ« tĂ« plotĂ«, e ndriçuar vetĂ«m nga shkĂ«ndijat e shpĂ«rthimeve aty pranĂ«â€.

“FqinjĂ«t po shkruanin nĂ« grupin e bisedave tĂ« pallatit, tĂ« gjithĂ« tĂ« hutuar dhe tĂ« pavetĂ«dijshĂ«m se çfarĂ« po ndodhte, [dhe] tĂ« frikĂ«suar nga shpĂ«rthimet”, shtoi ajo.

Një numër videosh tregojnë shpërthime, zjarr dhe tym në zona të ndryshme të Karakasit.

Deri tani janē konfirmuar pesĂ« lokacione, tĂ« goditura gjatĂ« sulmeve, pĂ«rfshirĂ« BazĂ«n Ajrore “Generalissimo Francisco de Miranda”, njĂ« fushĂ« ajrore tĂ« njohur si “La Carlota:, dhe portin La Guaira, korridori kryesor i Karakasit drejt Detit Karaibe.

Disa nga goditjet amerikane kishin në shënjestër sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objektiva të tjera ushtarake, thanë zyrtarët.

Presidenti Trump sugjeroi gjithashtu se SHBA-ja i ndërpreu energjinë elektrike Karakasit përpara nisjes së misionit, megjithëse nuk specifikoi se si.

“Dritat e Karakasit u fikĂ«n kryesisht falĂ« njĂ« ekspertize tĂ« caktuar qĂ« ne kemi”, tha ai. “Ishte errĂ«sirĂ« dhe ishte vdekjeprurĂ«se.”

“Ata e dinin se po vinim”

NdĂ«rsa goditjet tronditnin Karakasin, forcat amerikane u futĂ«n nĂ« qytet. Ato pĂ«rfshinin anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ«sisĂ« elitare “Delta Force,” njĂ«sia mĂ« e lartĂ« e misioneve speciale tĂ« ushtrisĂ« amerikane. Ata ishin tĂ« armatosur rĂ«ndĂ« dhe mbanin edhe njĂ« pishtar prerĂ«s, nĂ« rast se do t’u duhej tĂ« prisnin dyert metalike tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« sigurt tĂ« Maduros.

Sipas gjeneralit Caine, trupat mbërritën në vendndodhjen e Maduros pak pasi nisën goditjet, në orën 02:01 me orën lokale.

Trump e pĂ«rshkroi shtĂ«pinĂ« e sigurt si njĂ« “fortesĂ«â€ ushtarake nĂ« zemĂ«r tĂ« Karakasit.
“Ata ishin nĂ« pozicion gati duke na pritur. E dinin qĂ« po vinim”, tha ai.

Trupat u qëlluan sapo mbërritën, dhe një nga helikopterët amerikanë u godit, por arriti të vazhdonte fluturimin.
“Forcat amerikane zbritĂ« nĂ« kompleksin e Maduros dhe vepruan me shpejtĂ«si, saktĂ«si dhe disiplinĂ«â€, tha gjenerali Caine.

“Ata thjesht hynĂ« me forcĂ«, dhe hynĂ« nĂ« vende qĂ« realisht nuk ishin menduar tĂ« hapeshin, dyer çeliku tĂ« vendosura pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye”, tha Trump.

Vetëm ndërsa operacioni po zhvillohej dhe që përfshiu edhe kapjen e bashkëshortes së Maduros, Cilia Flores sekretari i Shtetit Rubio filloi të njoftonte ligjvënësit për veprimin, një vendim që ka shkaktuar zemërim te disa anëtarë të Kongresit.

“Le tĂ« jem i qartĂ«; Nicolas Maduro Ă«shtĂ« njĂ« diktator i paligjshĂ«m. Por nisja e njĂ« veprimi ushtarak pa autorizimin e Kongresit dhe pa njĂ« plan tĂ« besueshĂ«m pĂ«r atĂ« qĂ« vjen mĂ« pas Ă«shtĂ« e pamatur”, tha demokrati kryesor Chuck Schumer, udhĂ«heqĂ«si i partisĂ« nĂ« Senat.

Njoftimi paraprak i Kongresit do ta kishte rrezikuar misionin, u tha gazetarëve Rubio gjatë konferencës për shtyp të së shtunës.
“Kongresi ka njĂ« prirje pĂ«r tĂ« rrjedhur informacione”, shtoi Trump. “Kjo nuk do tĂ« ishte gjĂ« e mirĂ«â€.

Në kompleksin e Maduros, ndërsa trupat elitare amerikane po hynin me shpejtësi, Trump tha se presidenti venezuelia, i cili thuhet se në muajt e fundit ka rritur mbështetjen te truprojat kubane, u përpoq të arratisej drejt një dhome të sigurt.
“Ai po pĂ«rpiqej tĂ« shkonte nĂ« njĂ« vend tĂ« sigurt, i cili nuk ishte i sigurt, sepse do ta kishim hedhur nĂ« erĂ« derĂ«n pĂ«r rreth 47 sekonda”, tha ai.

“Ai arriti te dera. Nuk arriti ta mbyllte”, tha Trump. “U sulmua aq shpejt sa nuk arriti tĂ« futej nĂ« atĂ« dhomĂ«â€.

Kur u pyet nĂ«se SHBA-ja mund ta kishte vrarĂ« Maduron, njĂ« udhĂ«heqĂ«s autoritar qĂ« mori presidencĂ«n nĂ« vitin 2013, nĂ«se ai do t’i kishte rezistuar arrestimit, Trump tha se kjo “mund tĂ« kishte ndodhur”.

Nga pala amerikane, “disa djem u plagosĂ«n”, tha ai, por asnjĂ« ushtar amerikan nuk u vra.

Autoritetet venezueliane nuk kanë konfirmuar viktima.

SHBA-ja kishte ofruar më parë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në arrestimin e Maduros. Por deri në orën 04:20 me orën  lokale të së shtunës, helikopterët po largoheshin nga territori venezuelian me Maduron dhe bashkëshorten e tij në bord, nën kujdesin e Departamentit të Drejtësisë dhe në rrugë drejt Nju Jorkut, ku pritet të përballen me akuza penale.

Pothuajse saktësisht një orë më vonë, Trump njoftoi botën për kapjen e tij.

“Maduro dhe gruaja e tij sĂ« shpejti do tĂ« pĂ«rballen me gjithĂ« fuqinĂ« e drejtĂ«sisĂ« amerikane”, pĂ«rfundoi ai.

Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset një 24-vjeçar

Një 19-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 24 vjeçar në Gjirokastër.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu u procedua penalisht edhe një 18-vjeçar, banues në Gjirokastër.

Ai akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenĂ« i pranishĂ«m gjatĂ« konfliktit, por nuk ka kallĂ«zuar ngjarjen nĂ« Polici.

Autobusi e merr para, humb jetën 46-vjeçari në Tiranë

TIRANË- NjĂ« 46-vjeçar ka humbur jetĂ«n pasi Ă«shtĂ« pĂ«rplasur nga autobusi. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” nĂ« TiranĂ«. Sipas policisĂ«, nĂ« pranga ka rĂ«nĂ« shoferi 56-vjeçar.

“NjĂ« 56 vjeç Ă«sgtĂ« arrestuar, pasi mbrĂ«mjen e djeshme, nĂ« afĂ«rsi tĂ« vendit tĂ« quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi qĂ« drejtonte ka aksidentuar kĂ«mbĂ«sorin shtetasin, 46 vjeç, i cili pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n”, njoftoi policia.

VIDEO/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në zyrat e DEA në New York

Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga momenti kur Nocolas Maduro ka mbërritur në zyrat e DEA në New York. Në video, Maduro shfaqet me shapka dhe me një shishe uji në dorë, shoqëruar nga dy agjentë të DEA.

Presidenti i Venezuelës u arrestua së bashku me gruan e tij nga Delta Force amerikane të shtunën . Ai u mor me avion ushtarak nga kryeqyteti i Venezuelës dhe më pas u dërgua në  New York.

NĂ« njĂ« video tĂ« shpĂ«rndarĂ« nga ShtĂ«pia e BardhĂ«, Maduro dĂ«gjohet duke thĂ«nĂ« “MirĂ«mbrĂ«ma, gĂ«zuar Vitin e Ri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Maduro akuzohet pĂ«r “komplot pĂ«r narko-terrorizĂ«m, komplot pĂ«r importimin e kokainĂ«s nĂ« Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim tĂ« mitralozĂ«ve dhe mjeteve shpĂ«rthyese”. Ajo shtoi se kĂ«to veprime janĂ« konsideruar si tĂ« drejtuara kundĂ«r SHBA-sĂ«.

Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, ka zbardhur akuzat ndaj Presidentit te Venezuelës, Nicolas Maduro. Ky i fundit është paditur penalisht në Distriktin Jugor të New Yorkut nën akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh.

Bondi tha se Maduro akuzohet pĂ«r “komplot pĂ«r narko-terrorizĂ«m, komplot pĂ«r importimin e kokainĂ«s nĂ« Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim tĂ« mitralozĂ«ve dhe mjeteve shpĂ«rthyese”. Prokurorja e PĂ«rgjithshme theksoi se kĂ«to veprime janĂ« konsideruar si tĂ« drejtuara kundĂ«r SHBA-sĂ«.
❌