Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MPB: Janë privuar nga liria tre shoferë të dehur, shkaktuan dhe aksidente rrugore



Më 01.01.2026, në orën 04:55, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria Z.J. (29) nga Velesi. Në rr. “Dimitar Vllahov” në Veles, ai me një automjet udhëtarësh “Seat” me targa regjistrimi të Velesit, të cilin e drejtonte, është përplasur në një kandelabër metalike. Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, u konstatua se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.66 promilë alkool në gjak.

Më 01.01.2026, në orën 00:54, në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria A.Z. (19) nga f. Poroj, rrethina e Tetovës. Më herët, në rr. “Ivo Ribar Llolla” në Tetovë, ai me një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf” me targa regjistrimi të Tetovës, ishte përplasur në një bordurë, ndërsa pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.68 promill alkool në gjak. Më pas, në Spitalin Klinik të Tetovës, ai sulmoi fizikisht nëpunës policorë që po kryenin veprime zyrtare.

Më 01.01.2026, në orën 01:50, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria D.Gj. (69) nga Koçani për shkak se drejtonte automjet udhëtarësh ,”Ford” me targa regjistrimi të Shtipit në një rrethrrotullim në drejtim të kundërt dhe vazhdoi të lëvizte në drejtim të kundërt përgjatë rr. “Dimitar Vllahov” në Koçan.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar shtetas të Maqedonisë në zjarrin në Crans-Montana



Ambasada e Maqedonisë në Bern është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Zvicër dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas maqedonas të vdekur apo të lënduar në zjarrin në Crans-Montana, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe është në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme shtetasve të saj.

Po ashtu, nga MPJ bëjnë ditur se rrjetet sociale Ambasadës Bernë dhe Ministrisë janë publikuar informacionet e kontaktit për gjithë ata kanë nevojë për mbështetje.

Durmishi: Prej sot filloi zbatimi i ligjit për punën sezonale dhe të përkohshme



Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë.

“E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos punën sezonale dhe të përkohshme në një kornizë të qartë ligjore, që do të thotë më pak ekonomi gri. Studentët dhe pensionistët tani mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme pa frikë se do të humbasin të drejtat ose përfitimet që u takojnë”, sqaroi Durmishi.

Thekson se masa është e rëndësishme sepse u lejon qytetarëve të fitojnë me dinjitet, u ndihmon bizneseve më lehtë të gjejnë fuqi pune, formalizon tregun e punës dhe zvogëlon ekonominë gri.

Nga sot, kujton Durmishi, fillon zbatimi i Ligjit për Mbështetjen Financiare për Investimet, i cili, siç thuhet në postim, ka për qëllim t’i stimulojë investime cilësore, të inkurajojë hapjen e vendeve të reja të punës dhe të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë.

"Safe City", ulet dukshëm numri i aksidenteve në trafik



Periudha testuese e implementimit të sistemit “Safe City” ka ulur për 20 për qind numrin e aksidenteve dhe për 37 për qind numrin e të lënduarve nga aksidentet në trafik. Të dhënat sipas autoriteteve i referohen territorit të Shkupit, dhe krahasimi është bërë me dhjetorin e vitit të kaluar. Kryeministri, Hristijan Mickoski nënvizoi se sistemi po jep rezultate, pasi për dallim prej dhjetorit të 2024-tës ku kishte 5 viktima, në dhjetor të 2025 numri i viktimave ishte zero.

“Në Shkup, në muajin dhjetor 2024 për shkak të aksidenteve në trafik, jetën e humbën 5 persona, ndërsa këtë vit asnjë… Ose numri i përgjithshëm i personave që jetën e tyre e humbën si rezultat i aksidenteve në trafik në 2024-tën është 142 persona, ndërsa në vitin 2025 është 131. Me ulje dramatike të numrit në dhjetor, kjo nënkupton se edhe në qytetet ku është ky lloj sistemi, qytetarët vosizin me kujdes, por njësoj edhe në autostrada ku tashmë ka të instaluara pajisje të tilla”, deklaroi Hristijan Mickoki, Kryeministër.

Toshkovski tha se deputetët duhet t’i kenë parasysh këto statistika dhe pret që të gjithë 120 të votojnë ligjin për kundërvajtje, në mënyrë që sistemi “Safe City” të hyjë në fuqi plotësisht më 1 shkurt.

“Nëse qytetarët tregojnë rezultate të tilla në drejtim pozitiv vetëm në korniza të periudhës testuese unë jam i sigurt se deputetët do ta kenë këtë parasysh, që këtë lloj të sistemit të mençur, duhet ta implementojmë ashtu siç duhet, jo vetëm në korniza të testimit. Pres nga të gjithë 120 deputetët në korniza të kuvendit të votojnë pozitivisht, të kalojë ligji për kundërvajtje, sepse vetëm ai është me dy të tretat e votave, të tjerat kanë përfunduar”, tha Hristijan Mickoki, Kryeministër.

Sistemi Safe City duhej të hynte në fuqi nga sot, por i njëjti u prolongua për më 1 shkurt. Muajin e kaluar filloi periudha testuese e sistemit, ku qytetarët e Shkupit, kanë filluar të marrin sms porosi me vërejtje për shkelje të konstatuara nga kamerat e mençura. Por, implementimi mbetet peng i ligjit për kundërvajtje në trafik, për të cilin nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend. Ndërsa përveç ligjit për kundërvajtje ka mbetur edhe Kodi Penal, për të cilin nevojitet shumicë e thjeshtë. /Alsat.mk

Nikolloski: Në vitin 2026 po hyjmë me më shumë projekte për Maqedoninë



Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, uron Vitin e Ri 2026, duke thënë se “po hyjmë në vitin e ri me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë”.

Ai e ka konsideruar vititn 2025 si vit të suksesshëm.

“Hidhini një vështrim prapa në vitin e madhërishëm 2025, me shumë projekte të filluara dhe të përfunduara. Po hyjmë në vitin e ri 2026 me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë! Gëzuar, lumturi dhe gëzim të madh në vitin 2026”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski në Facebook.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski paralajmëroi takime me deputetët dhe grupet parlamentare për shumicën e Badenterit



Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëronnë periudhën e ardhshme takime me deputetët dhe grupet parlamentare me qëllim që të zgjidhet çështja me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për të cilën kërkohet shumica e Badenterit.

“Do të bisedojmë me disa deputetë dhe grupe parlamentare për të kapërcyer këtë problem. Vlerësojmë se duhet të kapërcehet sepse është pjesë e Raportit që po përgatit Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë si shtet. Dhe nëse të gjithë duam të ecim përpara, nëse të gjithë kemi dëshirë ta shohim vendin si pjesë të barabartë brenda Bashkimit Evropian, atëherë nuk shoh asnjë arsye pse një zgjidhje e tillë të mos mbështetet dhe e gjithë kjo të mos përfundojë”, deklaroi sot Mickoski gjatë një vizite në Kavadar.

Pas daljes në pension të Avokatit të Popullit të deritanishëm Naser Ziberi, Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet propozoi Faton Selamin si Avokat të Popullit, por ai nuk mundi të votohet sepse nuk kishte mjaftueshëm deputetë për të votuar sipas Badinterit, pra mungonin votat nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.

Siljanovska Davkova: BE është qëllimi ynë, në vitin 2026 vijojnë reformat e duhura



Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pret që vendi të vazhdojë të zhvillohet këtë vit, të vazhdojë procesin e reformave në disa fusha me qëllim që të shmangen dobësitë sistemike, të punojë në sundimin e ligjit, por edhe të investojë në arsim, shkencë dhe kulturë, në të cilat, siç thotë, mund të jemi më të mëdhenj se më të mëdhenjtë.

“Dëshiroj të na kuptojnë, që të mund të arrinim dëshirën tonë natyrore, nëse kemi mundur në mënyrë historike dhe kulturore të jemi, nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë, mund ta falënderojmë, të mendojmë në mënyrë rajonale dhe evropiane, të jemi pjesë e Evropës. Është logjike që BE-ja do të jetë Evropë kur ata që janë atje ta mësojnë vërtet demokracinë nga brenda dhe shpresoj se do të bëjmë një hap drejt këtij destinacioni natyror”, tha presidentja.

Konsideron se ajo që është nisur në vend si një proces reformash duhet të vazhdojë këtë vit për të eliminuar shkaqet e dobësive sistemike.

“Çfarë na pret? Ajo që ka filluar nuk duhet të mbetet e njëjtë, por duhet të zhvillohet, sepse nëse keni filluar reformat në gjyqësor, ato duhet të vazhdojnë. Duhet të mendoni në mënyrë sistematike sepse kur analizoni problemet më tronditëse, të tmerrshme dhe tragjike si ai në Koçan, gjithmonë në fund arrijmë në përfundimin se problemi është sistemik. Nuk është një incident i lidhur me një ose disa individë. Duhet të largohen shkaqet”, tha Siljanovska Davkova.

Sipas saj prandaj është shumë i rëndësiahëm miratimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor i cili, siç thekson, është hapi i parë ose fillimi. Është i rëndësishëm edhe Ligji për Prokurorinë Publike, Kodi Penal, sepse sipas saj, ato mundësojnë një qasje sistematike në pozicionimin e institucioneve, kompetencës, por, siç thekson, kryesisht në rekrutimin e një profili njerëzish që besojnë në atë që është shkruar në ligje, sepse është një standard dhe praktikë evropiane dhe lidhet me sundimin e ligjit.

Sipas saj, është e nevojshme të ketë një plan kombëtar për zhvillim, përndryshe në të kundërtën, shumë vështirë do të dimë ku t’i ndajmë pratë, në çfarë të japim prioritet si shtet dhe në cilën mënyrë.

Hoxha-Suma diskutuan mbi menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin



Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, Jeton Suma, me ç'rast në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.

“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional me strukturat përkatëse brenda dhe jashtë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë këtë një prioritet të qartë institucional”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

LDM: Viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella në Maqedoninë e Veriut



Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella, i hapjes së portave të Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe i rezultateve të larta.

Në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, nga partia thonë se për çdo çështje aktuale do të ndërtojnë dhe do ta komunikojnë publikisht qëndrimin e tyre.

"Do të afirmojmë nevojën për reforma të thella në sistemin gjyqësor, miratimin e një ligji për luftën kundër krimit të organizuar dhe formimin e një Agjencie të pavarur kundër formave të rënda të kriminalitetit, depolitizimin e institucioneve, miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor me të cilin Maqedonia do të jetë një njësi e vetme zgjedhore dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë zgjedhore pa shpenzim të mjeteve nga Buxheti, si dhe zbatimin e programeve konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përcaktimin e një pensioni minimal. Për rinjtë do iniciojmë ata vendosin vetë për ardhmen e tyre, mënyrë krijojnë dhe veprojnë këtu, atdheun tonë, thuhet urimin e Vitit Ri nga Aleanca Demokratike.

Blerjet për tryezën e Vitit të Ri, qytetarët ankohen për çmimet e larta



Për festa dhe për fundvit, çmimet në tregun e Bit Pazarit janë rritur, ankohen qytetarët. Ata njëherësh apelojnë që të merren masa që të ulen çmimet, sidomos në prag të festave, ku qytetarët kanë nevojë më shumë të blejnë dhe të festojnë në shtëpitë e tyre.

“Çmimet edhe para festave kanë qenë kështu të larta, edhe para, edhe pas festave. Çmimet janë të larta, kështu është tek ne, edhe rrymën e kemi shtrenjtë.”, – tha një qytetar.

“Janë rritur pak çmimet. Çmimet në krahasim me vitet e kaluara janë më të larta, papunësi e madhe, çka vjen prej jashtë është më e shtrenjtë.”, – tha një qytetar tjetër.

“Normalisht çmimet para Vitit të Ri gjithnjë shtrenjtohen. Të gjitha janë më shtrenjtë, edhe frutat edhe perimet.”, – u shpreh një qytetar.

“Apeloj që të ulen çmimet, që të jetojmë një jetë më normale, sepse gjithçka është shtrenjtë.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Tregtarët, nga ana tjetër, thonë se nuk kanë shitje mjaftueshëm edhe pse jemi në prag të fundit të vitit dhe festave më pas.

“Po, çmimet janë rritur shumë, jo pak. Po pritet në këtë shtet, nuk ka asgjë të sigurt, kur thonë se nuk ka rritje të çmimeve, përkundrazi rriten edhe më shumë, çka do të bëjmë nuk e dimë. Po, blejnë shumë pak, jo si më parë.”, – tha një tregtar.

“Qytetarët blejnë, por jo si duhet. Çmimet u duken të larta dhe me të drejtë e kanë.”, – tha një tregtar tjetër.

Përderisa çmimet në vazhdimësi rriten, qytetarët janë në pritje të masave konkrete nga Qeveria për vitin e ardhshëm. /rtvm2

Në prag të Vitit të Ri, Siljanovska Davkova i vizitoi fëmijët në klinikat për fëmijë në Shkup



Në prag të Vitit të Ri, presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka vizituar fëmijët në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe të Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle.

Presidentja në publikimin në profilin e saj në Fejsbuk potencoi se në sytë e fëmijëve ka parë shpresë të sinqertë për shërim të shpejtë, ndërsa në fjalët e mençura vendosshmëri për ballafaqim me sëmundjen.

“Është ndjenjë e bukur me paketë në dorë të flasësh me miq të rinj për Babadimrin, për lojë, për mësim dhe argëtim. Ia vlen të përpiqesh t’ua largosh mendjen nga spitali për një moment dhe t’i bindësh se do të jenë në shtëpi natën e Vitit të Ri të ardhshëm. Ndihesh i dobishëm kur një fëmijë të kërkon një numër telefoni për të të telefonuar ose kur të thotë dëshirën e tij më të madhe, e ju uroni të njëjtën gjë për të. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për takimin e sotëm, i cili do të më kujtojë balerinat vizatimore të Ajlas dhe Tijanas”, shkroi Siljanovska Davkova.

Personelit mjekësor u ka shprehur mirënjohje për sakrificën, humanitetin, përkushtimin dhe kujdesin e tyre për gjënë më të çmuar – shëndetin e fëmijëve

ASH-Sela: Nga sot Këshilli i Komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe



Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj përzgjedhjes së Mitko Stefkovskit në krye të Këshilllit Komunal në Strugë.

"Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen…Nëse “ndryshimi” është Merko dhe OBRM-PDUKM, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas Selës me këtë vendim të sotit kjo nuk është zero korrupsion por është vazhdim i korrupsionit.

"Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit. Nëse zgjedhja e një kandidati të VMRO-së për kryesues të këshillit e kamufloni me bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike dhe demokraci, atëherë lind pyetja: pse Buteli, me mbi 50 për qind trup votues shqiptar, nuk e ka kryesuesin e këshillit shqiptar? Pse Bervenica jo? Dhe pse, sipas së njëjtës logjikë, nuk kryesohet Këshilli i Qytetit të Shkupit nga një shqiptar”, ka shtruar pyetje Ziadin Sela.

Nga ASH thonë se nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

MASH: Viti i Ri 2026 le të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit



Ministrja Vesna Janevska dhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u shprehin mirënjohje nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për arsim më të mirë dhe më cilësor, për angazhimin e tyre gjatë vitit 2025, dhe ju urojnë arritje edhe më të mira në Vitin e Ri 2026, njoftoi MASH.

“Nxënësit dhe studentët tanë janë gëzimi dhe krenaria e këtij vendi. Ata e meritojnë çdo përpjekje tonën për të mësuar më shumë, për të fituar aftësi të dobishme dhe kompetenca jetësore që do t’u mundësojnë të jenë qytetarë të pavarur, kreativë dhe të përgjegjshëm. Për të gjithë ata, gjatë këtij viti që po mbaron, e kemi rritur dhe forcuar mbështetjen, duke krijuar kushte për përfshirjen në arsim të sa më shumë fëmijëve, në përputhje me mundësitë e tyre.Me mbështetjen e sektorit qytetar, kemi futur arsimin fillor formal për fëmijët që janë në trajtim më të gjatë mjekësor, ndërsa një kujdes i veçantë është kushtuar edhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, shkruan në urimin e Janevskës dhe MASH-it me rastin e Vitit të Ri.

Thekson se janë siguruar tekste shkollore dhe programe të reja mësimore në disa klasa dhe janë përgatitur disa dokumente strategjike që “përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të sferave arsimore dhe shkencore”.

“Kemi bërë hap përpara në digjitalizimin e arsimit dhe shërbimeve. Për t’i përdorur teknologjitë e reja si mjet për njohuri, pa rreziqe, kemi promovuar Udhëzuesin për Inteligjencën Artificiale, me mbështetje të madhe nga komuniteti akademik.Kemi përmirësuar kushtet infrastrukturore, duke investuar në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet e vendit. Shkolla të reja, objekte të rindërtuara salla të reja sportive, dhe së shpejti edhe rikonstruimi i konvikteve shtetërore për studentë. Shkenca është bërë fushë prioritare, ku janë investuar më shumë mjete deri tani, për të mbështetur realizimin e projekteve me interes kombëtar”, bën të ditur MASH.

Shton se mësimdhënësit dhe profesorët tanë morrën paga më të larta, iu hapëm mundësi të reja për zhvillim karriere, avancuam trajnimet, të gjitha me qëllim që magjinë e njohurive ta sjellin më me sukses në klasa dhe auditorë dhe ta ndajnë atë me të rinjtë.

“Vazhdojmë edhe në vitin 2026. Me dëshira për shëndet, suksese dhe mirëqenie, urojmë që Viti i Ri 2026 të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit”, dhuhet në urimin e MASH-it.

Dënohet me burg ish-drejtori i burgut të “Shuto Orizares”



Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin në rastin me nr. 98/25, i cili ka të bëjë me abuzimet e kryera nga punonjësit e në burgun e “Shkupit”. Gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për veprat penale për të cilat u ngarkoheshin, duke vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ish-drejtori i Burgut të Shkupit në Shuto Orizare, Filip Andov – Sokol, është dënuar me tetë muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Gjykata përcaktoi se vepra penale është kryer në bashkëpunim dhe në kohëzgjatje të zgjatur.

I akuzuari P.A., gjithashtu për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, u dënua me një dënim me kusht prej gjashtë muajsh burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen një krim të ri brenda dy viteve nga data e plotfuqishmërisë së vendimit.

I akuzuari Gj.R. u shpall fajtor për krimin e kryerjes së pakujdesshme të detyrës në shërbim dhe u dënua me një dënim me kusht prej tre muajsh burgim, me një periudhë prove prej një viti. I njëjti sanksion, një dënim me kusht prej tre muajsh burgim me një periudhë prove prej një viti, iu shqiptua nga gjykata edhe të pandehurit S.P. për të njëjtin krim.

Për të akuzuarin T.N., i cili u akuzua për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për punë të pakujdesshme në shërbim, gjykata caktoi një sanksion të vetëm – dënim me kusht prej tetë muajsh burgim, i cili nuk do të zbatohet nëse nuk kryen një krim të ri në tre vitet e ardhshme.

I akuzuari E.O. u dënua për punë të pakujdesshme në shërbim dhe u dënua me dënim me kusht prej gjashtë muajsh burgim, me një periudhë prove prej dy vitesh, ndërsa i pandehuri K.V. mori një dënim me kusht prej tre muajsh burgim me një periudhë prove prej një viti.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Shkupit.

Përfundon gjysmë-vjetori shkollor



Në shkollën fillore “Mihaill Grameno” të fshatit Bllacë sikurse në të gjitha shkollat e tjera fillore dhe të mesme dita e fundit e këtij gjysmëvjetori nuk ishte thjesht një mbyllje procesi, por një festë suksesi. Mësuesja Azemine Saiti Avdiu tha se ky gjysmëvjetor ishte plot sfida, mësime të reja dhe suksese të arritura me përkushtim. Ndërsa zilja e fundit njoftoi fillimin e pushimeve dimërore nxënësit duket se morën lirinë e plotë për të shijuar pushimet pa peshën e detyrave të rënda.

“Jemi të kënaqur nga puna jonë dhe nga mësimnxënia e nxënësve. Gjithçka ka vijuar ashtu siç e kemi planifikuar, ka qenë i suksesshëm. Unë personalisht nuk i kam angazhuar aq tepër, vetëm me nga një lektyrë të vogël, leximin ta ushtrojnë më tepër në pushim kurse pjesa tjetër mbetet të jenë pak më të liruar mos të kenë angazhime të tepërta. Edhe ata le të festojnë pak, le të jenë më të lirë. Tash nxënësit i lexojnë vetëm ato që i kanë obligative kurse në aktivitete të lira nuk merren aq me lexim, nëse nuk i angazhojmë ne mbeten aty ku i lëmë”, tha Azemine Saiti Avdiu, mësuese.

Për një pjesë të nxënësve, ky gjysmëvjetor ka qenë një udhëtim zbulimesh. Për disa, ndryshimi ka qenë më i ndjeshëm, siç është kalimi nga cikli klasor në atë lëndor.

“Kemi mësuar shumë gjëra të reja, kemi bërë shumë ushtrime të bukura dhe jemi kënaqur. Cila ka qenë lënda më e preferuar ose ku je angazhuar më shumë me detyra dhe mësime? Matematika”, u shpreh një nxënës.

“Shumë mirë ishte por ishte edhe një ndryshim i madh sepse nga klasa e pestë kalova në klasë të gjashtë ku na u shtuan shumë lëndë dhe shumë mësues por kur mëson i’a del. Çfarë ishte më e vështirë në klasën e gjashtë kur përnjëherë u ballafaquat me më shumë lëndë, më shumë angazhime? Nuk ishte shumë rëndë sepse kam punuar edhe në shtëpi por gjuhët e huaja ishin më të rënda por mësuesit ishin të qartë dhe kemi kuptuar”, tha Azemine Saiti Avdiu, mësuese.

“Unë do ti kaloj pushimet dimërore, do të shkoj do të vizitoj vende, ka me kaluar me familjen time dhe ka me lexu lektyrën që ma dha mësuesja “Borëbardha”. Unë kam mësuar shumë mirë edhe të shkruaj edhe të lexoj”, tha një tjetër nxënës.

Për pushimet dimërore, nxënësit kanë plane të ndryshme. Ata bëjnë apel që bashkëmoshatarët të shmangin qëndrimin e tepërt në telefon dhe të shfrytëzojnë kohën e lirë për lexim, lojë dhe shoqërim.

“Unë për pushimet dimërore do të kaloj kohë me familjen”, u shpreh një nxënëse.

“Do të lexoj ndonjë lektyrë apo ndonjë libër. Të pëlqen leximi? Po, më pëlqen dhe lexoj lektyra në kohë të lirë. Telefonin a e përdor? E përdori por jo shumë shpesh”, tha një tjetër nxënëse.

“Unë ju bëj apel të gjithë fëmijëve të mos qëndrojnë në telefon, të lexojnë lektyra që u kanë dhënë mësuesit. Me shokët keni bërë plane, keni ble ndonjë top për të luajtur futboll ose basketboll? Po, kemi blerë top dhe këto tre javë që i kemi pushim do të luajmë me shokët”, deklaroi një nxënës.

Pushimet dimërore do të zgjasin tre javë, ndërsa nxënësit pritet t’i kthehen bankave shkollore në 20 janar, të pushuar dhe më të motivuar për vazhdimin e vitit shkollor. /Alsat.mk

Bekim Sali emërohet zëvendëskryeministër i parë



Në seancën e sotme të Qeverisë, Bekim Sali nga koalicioni VLEN është emëruar zëvendëskryeministër i parë.

Sali rrjetin social Facebook shkruan se emërimi këtë pozitë nuk është vetëm funksion por edhe përgjegjësi dhe obligim moral.

Statusi i plotë:

“Me ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe përulësie, kam nderin t’ju njoftoj se në seancën e sotme të Qeverisë jam emëruar në pozitën e Zëvendëskryeministrit të Parë.

Ky emërim për mua nuk është thjesht një funksion apo titull. Është një barrë e madhe besimi, një obligim moral dhe kombëtar për të qenë në shërbim të secilit qytetar, pa dallim, deri në realizimin e plotë të projekteve që janë jetike për të gjithë qytetarët.

Kjo qeveri, për gati dy vjet, ka dëshmuar se kur ka vullnet dhe përkushtim, ka edhe rezultate. Punësimi dhe avancimi i mijëra të rinjve e të rejave, ndarja e mjeteve për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, mbështetja financiare për çdo komunë, zgjidhja e çështjes së Medresesë, rritja dhe zhvillimi ekonomik – janë vepra konkrete që flasin më shumë se fjalët.

Por, rruga përpara nesh është ende e gjatë. Kemi shumë projekte për të realizuar dhe sfida për të përballuar. Koha nuk pret. Prandaj do të punojmë me zell, përkushtim dhe motiv të lartë, që çdo premtim i dhënë para qytetarëve të shndërrohet në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.

Me besim në Zotin, në njerëzit tanë dhe në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku, uroj që puna jonë të jetë e mbarë dhe që në fund të kësaj rruge të dalim faqebardhë para qytetarëve dhe para historisë”, ka shkruar Bekim Sali.

Kujtojmë se Sali në këtë pozitë vjen në vend të Izet Mexhiti i cili në zgjedhjet e 19 tetorit u zgjodh kryetar i Komunës së Çairit.

Prodhimi industrial në Maqedoni deri në nëntor u rrit për 1,9 për qind,  krahasuar me vitin e kaluar



Prodhimi industrial në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në nëntor të këtij viti, megjithatë, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, pati një rënie prej 2,8 për qind.

Prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në nëntor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, shënon rënie me 4,7 për qind, në sektorin e Prodhimit shënohet rënie prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe Ajër të Kondicionuar shënohet ulje prej 8,6 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 8,5 për qind, Produktet kapitale për 2,1 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 18,6 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8,7 për qind, derisa rritje vërehet te Produktet intermediare përveq energjisë për 7,7 për qind.

Kasami: Transporti publik bëhet falas për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës



Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se transporti publik i qytetit do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.

Kasami poashtu ka sqaruar se si mund të përfitojnë edhe institucionet nga kyvendim i Komunës.

Njoftimi i plotë:

Sot në Këshillin Komunal u votua një vendim me rëndësi për qytetarët tanë!

Transporti publik bëhet FALAS për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.

Nga ky vendim do të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu edhe të gjitha shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë një momerandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Një hap konkret për të shpërblyer përgjegjësinë qytetare, për të lehtësuar lëvizjen dhe për të ndërtuar një qytet më të drejtë për të gjithë.

Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike



Qeveria e Maqedonisë së Veriut, miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili prezantohet si pjesë kyçe e agjendës reformuese për sundimin e ligjit.

Me këtë zgjidhje ligjore synohet forcimi i pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit prokurorial në vend.

Risia kryesore e ligjit është ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kryeprokurorit. Parashihen kritere të qarta dhe një sistem meritash, me qëllim që procesi të jetë i liruar nga presionet politike.

“Në ligj janë inkorporuar rekomandimet relevante, në mënyrë që procesi të jetë i çliruar nga ndikimet politike dhe të bazohet ekskluzivisht në profesionalizëm, integritet dhe kredibilitet profesional”, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Gjithashtu, ligji parashikon afate të sakta për avancimin e prokurorëve, si dhe një parim të ri për përgjegjësi disiplinore, që pritet të sjellë më shumë parashikueshmëri dhe llogaridhënie në punë.

ESHS: Në nëntor ka shënuar rritje prej 6.5 për qind qarkullimi në tregtinë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit



Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin e Tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 6.5%, bën të ditur Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tregtinë me pakicë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 13.7%, dhe në terma real për 6.5%, Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 5.6%, dhe në terma realë për 1.5%, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 9.5% dhe në terma real për 3.9% dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është zvogëluar realisht për 5.7%, dhe në terma nominalë për 6.9%.

❌