❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryeministrja Meloni: Nuk besoj te njĂ« veprim ushtarak i SHBA nĂ« GroenlandĂ«, s’e mbĂ«shtesim

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk beson te një veprim ushtarak i mundshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Groenlandë.

“Nuk besoj nĂ« mundĂ«sinĂ« e SHBA pĂ«r tĂ« filluar veprime ushtarake nĂ« GroenlandĂ«â€

Meloni theksoi se nuk do ta mbështeste një veprim të tillë.

“Nuk do ta mbĂ«shtes njĂ« veprim tĂ« tillĂ«â€, u shpreh Meloni.

Ajo shtoi se mesazhi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duket të jetë se ai nuk do të pranojë ndërhyrje nga shtetet e tjera në këtë rajon strategjik.

Meloni nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ajo shtoi se ”zgjidhjet ushtarake nuk duhet tĂ« jenĂ« opsioni i parĂ«â€.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur interesat gjeopolitike në Arktik po rriten dhe vendet e ndryshme po vëzhgojnë me kujdes lëvizjet e fuqive të mëdha në këtë zonë./abcnews.al

Shefja e Komisionit Evropian: Evropa do të mbështesë plotësisht rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Sirisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi mbështetjen e plotë të Evropës për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Sirisë, ndërsa u takua me udhëheqjen siriane gjatë vizitës së saj në Damask.

“Pas dekadash frike dhe heshtjeje, sirianĂ«t filluan njĂ« udhĂ«tim tĂ« gjatĂ« drejt shpresĂ«s dhe ripĂ«rtĂ«ritjes. Evropa do tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka qĂ« mundet pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rimĂ«kĂ«mbjen dhe rindĂ«rtimin e SirisĂ«â€, shkroi von der Leyen nĂ« platformĂ«n sociale tĂ« kompanisĂ« amerikane X.

Presidenti i KĂ«shillit tĂ« BE-sĂ«, Antonio Costa, i cili shoqĂ«roi von der Leyen, u takua me zyrtarĂ« sirianĂ«, pĂ«rfshirĂ« presidentin Ahmed al-Sharaa, duke thĂ«nĂ« se vizita e BE-sĂ« tregon “mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme pĂ«r popullin sirian”.

“Pas shumĂ« vitesh lufte dhe vuajtjesh, rĂ«nia e regjimit tĂ« Asadit mĂ« nĂ« fund i ofroi pak shpresĂ« popullit sirian
 Ka ende njĂ« rrugĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«rpara, por ju tashmĂ« keni ndĂ«rmarrĂ« hapat e parĂ«â€, tha ai nĂ« rrjetet sociale.

Vizita vjen pas angazhimit në rritje të BE-së me udhëheqjen e re të Sirisë. Në qershor 2025, Komisionerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, vizitoi Sirinë dhe tha se blloku dëshironte ta shihte vendin të bëhej i qëndrueshëm dhe i begatë.

Në maj, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi gjithashtu heqjen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga regjimi i mëparshëm.

Bashar Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u largua n

Rama mbledh ministrat/ Takim i fillimvitit me kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar, lidhur me situatën e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kabinetin qeveritar, i pari për këtë vit.

Në këtë takim pune, ministrat do të raportojnë mbi prioritetet dhe objektivat e çdo dikasteri për këtë vit për të planifikuar mënyrat me efektive për zbatimin e politikave publike.
Ndërsa një javë me vonë, të premten e 16 janarit, Rama do të presë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të partisë socialiste.

Ky takim i cili mbahet tre ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, i planifikuar për më 19 janar, ka për qëllim të koordinojë punën e deputetëve në parlament, si dhe të diskutojë mbi projektligjet dhe iniciativat e qeverisë përgjatë këtij sesioni./abcnews.al

Situata në Ferras të Fierit/ Banorët: Uji brenda banesave ka arritur në 1.5 metra, 23 banesa janë të përmbytura

FIER- Dalja nga shtrati i Lumit Vjosa ka shkaktuar pasoja të shumta në fshatin Ferras në Fier.

Banorët thonë se uji ka depërtuar brenda banesave, ndërsa lartësia e tij brenda tyre ka arritur në nivelin 1.5 metra.

Një prej banorëve i tha ABC News se kanë humbur gjithçka nga vërshimet e ujit dhe në këto kushte janë të detyruar ta kalojnë natën në makina.

Ai u shpreh se në Ferras janë afërsisht 23 banesa, të cilat janë prekur nga përmbytjet.

“Niveli i ujit ka arritur nĂ« 1.5 metra. ShtĂ«pitĂ« ndodhen nĂ«n ujĂ«. NatĂ«n do ta kalojmĂ« nĂ« makinĂ«. Banesat kanĂ« marrĂ« lagĂ«shtirĂ«. Nuk kemi shtresa dhe as rroba. Rreth 23 banesa tĂ« prekura nga pĂ«rmbytja nĂ« Ferras. “, tha ai./abcnews.al

 

Kostot e përmbytjeve/ Ministri i Financave: Kemi në dispozicion mbi 50 milionë euro për situatën e krijuar

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, bĂ«ri tĂ« ditur se qeveria ka nĂ« dispozicion mbi 50 milionĂ« euro pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« krijuar nga emergjencat civile dhe dĂ«met e shkaktuara nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore.

Sipas Malajt, në kuadër të programit të emergjencave civile janë parashikuar 30 milionë euro si shpenzime kapitale, të dedikuara për financimin e objekteve dhe projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Ai sqaroi se fondi i kushtëzuar për emergjencat civile, i menaxhuar nga Mbrojtja, kap vlerën rreth 10 milionë euro.

Gjithashtu, Malaj u shpreh se në dispozicion është edhe fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, me një vlerë prej 25 milionë euro, i cili do të aktivizohet në bazë të vlerësimeve të dëmeve në terren.

Ministri Malaj bëri me dije se ekziston edhe një fond i posaçëm për digat dhe rezervuarët, me vlerë rreth 5 milionë euro.

“NĂ« programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionĂ« euro, qĂ« janĂ« shpenzime kapitale pĂ«r programin e emergjencave civile dhe ka tĂ« bĂ«jĂ« me financimin e objekteve dhe projekte, tĂ« cilat lidhen me parandalimin e fatkeqĂ«sive natyrore.

Vlera që kemi alokuar për këtë program është 15 milionë euro. Kemi planifikuar fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që  është rreth 10 milionë euro, menaxhohet nga Mbrojtja.

Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, e cila do vendoset në dispozicion në varësi të vlerësimeve që do të bëhen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Kemi fondin për digat dhe rezervuarëve.

Ky fond Ă«shtĂ« rreth 5 milionĂ« euro. NĂ« total, nĂ«se do tĂ« bĂ«nim njĂ« vlerĂ«sim tĂ« fondeve qĂ« kemi nĂ« dispozicion vlera shkon mbi 50 milionĂ« euro, qĂ« janĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r situatĂ«n e krijuar aktualisht”, tha ai./abcnews.al

 

Si do të ndikojë situata tregtare me aleatët e Venezuelës?

Sulmet e ushtrisë amerikane në Venezuelë dhe deklaratat pasuese të bëra nga presidenti Donald Trump, kanë shtuar mundësinë e një rritjeje masive të prodhimit të naftës venezuelase nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« se kur, si apo edhe nĂ«se kjo mund tĂ« ndodhĂ«. Por, Venezuela ka rezervat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« dĂ«shmuara tĂ« naftĂ«s nĂ« botĂ« dhe Trump ka sugjeruar se kompanitĂ« amerikane do t’i çojnĂ« ato nĂ« tregje.

Nafta e papĂ«rpunuar e VenezuelĂ«s kĂ«rkohet shumĂ«, pasi Ă«shtĂ« ideale pĂ«r rafineritĂ« e specializuara – sikurse ato nĂ« Bregun e Gjirit tĂ« SHBA-sĂ« – qĂ« kanĂ« njĂ«si tĂ« posaçme qĂ« u lejojnĂ« ta pĂ«rpunojnĂ« kĂ«tĂ« naftĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« njĂ« produkt me fitim tĂ« lartĂ« si benzina dhe dizeli.

Me situatën që ende është fluide, kjo është një nga disa ndikimet e mundshme për ekonominë botërore dhe për partnerët kryesorë të Venezuelës: Rusinë, Iranin, Kinën dhe Kubën.

Rusia

Furnizimi i fortë bëri që çmimet e naftës të shënonin rënien më të madhe vjetore më 2025 që nga pandemia e COVID-19 që shkaktoi një kolaps të aktivitetit ekonomik botëror më 2020.

Për Moskën, këto rënie veçse kanë pasur ndikim dhe ngjarjet në Venezuelë pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar venezuelas, Nicolas Maduro, vetëm sa mund ta shtojnë dhimbjen.

“NĂ«se ‘partnerĂ«t’ tanĂ« amerikanĂ« marrin kontrollin e fushave tĂ« naftĂ«s nĂ« VenezuelĂ«â€, shkroi oligarku Oleg Deripaska mĂ« 3 janar, “ata do tĂ« kontrollojnĂ« mbi gjysmĂ«n e rezervave tĂ« naftĂ«s nĂ« botĂ«. Ata me siguri planifikojnĂ« qĂ« çmimet tona tĂ« naftĂ«s tĂ« mos shkojnĂ« mĂ« shumĂ« sesa 50 dollarĂ« pĂ«r fuçi”.

Deripaska është një nga pak oligarkë që kanë kritikuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia e nisi më 2022. Por, deklaratat e tij reflektojnë interesin e Kremlinit për të mbajtur të larta çmimet e naftës.

“MundĂ«sia qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« fitojnĂ« ndikim mbi prodhimin e naftĂ«s venezuelase
 Ă«shtĂ« qartĂ«sisht e papĂ«lqyeshme pĂ«r MoskĂ«n”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, analistja politike me seli nĂ« Berlin, Alexandra Sitenko.

Nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të marrë kontrollin mbi naftën e Venezuelës. Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, e betuar në Parlamentin e Venezuelës më 5 janar, ka bërë komente të paqarta rreth bashkëpunimit me Uashingtonin për këtë gjë, por fuqia e saj reale dhe qëllimet e saj gjithashtu nuk janë të qarta.

“Do tĂ« nevojiteshin investime tĂ« konsiderueshme qĂ« Venezuela tĂ« pĂ«rmbysĂ« rĂ«nien e prodhimit tĂ« vĂ«rejtur gjatĂ« dekadave tĂ« fundit”, tha pĂ«r REL-in njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AgjencisĂ« NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« EnergjisĂ«.

Sitenko tha se, duke pasur parasysh këto sfida, të shkaktuara nga keqmenaxhimi për një kohë të gjatë dhe sanksionet ndërkombëtare, rritja e prodhimit do të kërkonte kohë.

“NĂ« aspektin strategjik, Kremlini me gjasĂ« do tĂ« jetĂ« mĂ« i shqetĂ«suar pĂ«r fuqinĂ« mbi tregun sesa vetĂ«m pĂ«r vĂ«llimet e prodhimit. Zgjerimi i ndikimit tĂ« SHBA-sĂ« mbi naftĂ«n venezuelase do tĂ« forconte aftĂ«sinĂ« e Uashingtonit pĂ«r tĂ« formĂ«suar rrjedhat globale tĂ« energjisĂ« dhe çmimet, potencialisht duke minuar mekanizmat koordinuese sikurse OPEC+, te tĂ« cilĂ«t Rusia gjithashtu mbĂ«shtetet pĂ«r tĂ« stabilizuar tĂ« ardhurat e saj”, shtoi Sitenko.

Për shkak se Venezuela është shtet i izoluar, kompanitë perëndimore u larguan nga vendi, me përjashtim të të gjigantit amerikan të naftës Chevron.

“Aty ku [sektori] nuk Ă«shtĂ« shkatĂ«rruar, janĂ« kompanitĂ« ruse, iraniane dhe kineze. Natyrisht, SHBA-ja dĂ«shiron t’i largojĂ« ato”, tha pĂ«r ShĂ«rbimin rus tĂ« REL-it analisti politik, Ivan Preobrazhensky.

Nga ana tjetĂ«r, mund tĂ« ketĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r bashkĂ«punim. Uashingtoni ka sinjalizuar se Ă«shtĂ« i interesuar pĂ«r pĂ«rfitime ekonomike nga bashkĂ«punimi me MoskĂ«n. Strategjia e SigurisĂ« KombĂ«tare flet pĂ«r dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« “rivendosur stabilitetin strategjik me RusinĂ«.”.

Rusia është ndier gjithashtu e kërcënuar nga njoftimi i presidentit Trump të bërë në dhjetor për një bllokadë të cisternave të sanksionuara që shkojnë drejt ose vijnë nga Venezuela, duke rritur nivelin e rrezikut dhe pasigurisë për flotën ruse në hije, të cilën Moska e përdor për të shmangur sanksionet.

Irani

Bllokada është një nga shumë faktorët që e ekspozojnë Iranin ndaj të njëjtave rreziqe sikurse Rusia, siç u tha muajin e kaluar kur forcat amerikane sekuestruan një cisternë nafte që ishte pjesë e flotës në hije të Iranit, teksa ajo po lundronte pranë brigjeve të Venezuelës.

Për vite me radhë, Venezuela e ka ndihmuar Iranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare.

NjĂ« produkt kyç, tĂ« cilin Venezuela e ka siguruar edhe nga Rusia, Ă«shtĂ« diluanti – agjent qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r naftĂ«s sĂ« trashĂ« dhe tĂ« rĂ«ndĂ« venezuelase. Duke pĂ«rdorur anije tĂ« flotĂ«s nĂ« hije, Irani ka eksportuar sasi tĂ« mĂ«dha diluanti nĂ« VenezuelĂ« nĂ« kĂ«mbim tĂ« naftĂ«s (qĂ« mĂ« pas e ka dĂ«rguar nĂ« KinĂ«) dhe tĂ« arit.

Venezuela ka blerĂ« po ashtu armĂ« iraniane, teksa SHBA-ja ka vendosur sanksionet e fundit pĂ«r armĂ«t mĂ« 30 dhjetor. NĂ« njoftimin pĂ«r sanksionet Ă«shtĂ« pĂ«rmendur blerja e dronĂ«ve dhe “armĂ«ve konvencionale” si dhe e kimikateve pĂ«r raketat balistike.

E ardhmja e këtyre tregtive fitimprurëse duket e pasigurt, në mes të pranisë së madhe të flotës amerikane që aktualisht ka në Karaibe.

Ndërkohë, edhe mes trazirave të vazhdueshme politike në Iran, disa media iraniane kanë spekuluar se fati i borxhit prej 2 miliardë dollarësh të Venezuelës ndaj Teheranit është në dyshim.

Kina

Kina Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r partnere kyç e VenezuelĂ«s dhe ka thĂ«nĂ« se “e dĂ«non fuqishĂ«m pĂ«rdorimin flagrant tĂ« forcĂ«s nga SHBA kundĂ«r njĂ« shteti sovran”.

Shfaqja e fundit e Maduros në publik, disa orë para kapjes së tij nga forcat amerikane, ishte në një takim me Qiu Xiaoqi, të dërguarin e Kinës për çështjet e Amerikës Latine. Maduro u takua gjithashtu me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Moskë vitin e kaluar.

Krahas kontakteve diplomatike, Kina ka qenë edhe blerëse kryesore e naftës së Venezuelës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Daniel Sternoff, nga Qendra pĂ«r Politika Globale tĂ« EnergjisĂ« nĂ« ShkollĂ«n e Çështjeve NdĂ«rkombĂ«tare dhe Publike tĂ« Universitetit Columbia, sugjeroi se kontrolli amerikan mbi industrinĂ« e VenezuelĂ«s mund t’i vĂ« nĂ« rrezik kĂ«to furnizime.

“Eksportet e naftĂ«s venezuelase mund tĂ« ridrejtohen nga Kina drejt Bregut tĂ« Gjirit tĂ« SHBA-sĂ«â€, shkroi ai mĂ« 4 janar.

Por, ndonëse kjo tregti ka qenë e rëndësishme për Karakasin, kjo ndoshta është më pak e rëndësishme për Pekinin.

Kuba

Ndoshta asnjë vend nuk është më i cenueshëm nga efektet e veprimeve amerikane në Venezuelë sesa Kuba. Ky vend, që ka mungesë të theksuar parash, varet shumë nga Venezuela për furnizime energjetike, të cilat i ka marrë me çmime shumë të lira.

“Venezuela sot e furnizon KubĂ«n me rreth 35.000 fuçi naftĂ« nĂ« ditĂ«, qĂ« pĂ«rbĂ«n 50 pĂ«r qind tĂ« deficitit tĂ« naftĂ«s sĂ« ishullit”, i tha REL-it, Jorge Pinon nga Universiteti i Teksasit nĂ« Austin.

“Kuba nuk ka burime financiare pĂ«r tĂ« blerĂ« kĂ«tĂ« mungesĂ«â€ tĂ« naftĂ«s, tha ai, duke shtuar se pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« kolaps ekonomik, “Qeveria amerikane mund t’i kĂ«rkojĂ« VenezuelĂ«s tĂ« vazhdojĂ« furnizimin me naftĂ« tĂ« KubĂ«s”, shkruan REL.

“Ka filluar procesi i verifikimit tĂ« dĂ«meve”, Rama: Niveli i ujit nĂ« lumin VjosĂ« ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m

TIRAN˖ Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë të ditur se niveli i ujit në lumin Vjosë ka pësuar një rënie të ndjeshme, pas situatës së krijuar nga reshjet e fundit.

Sipas Ramës, ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën e prekur, me qëllim vlerësimin e plotë të pasojave dhe marrjen e masave të nevojshme për mbështetjen e banorëve.

Ai theksoi se strukturat përkatëse shtetërore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në shërbim të qytetarëve për çdo nevojë apo emergjencë që mund të paraqitet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave pranë lumit të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse.

“Niveli i ujit nĂ« lumin VjosĂ« ka rĂ«nĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit tĂ« dĂ«meve nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n, ndĂ«rsa strukturat pĂ«rkatĂ«se mbeten nĂ« gatishmĂ«ri dhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« gjithĂ« banorĂ«ve pĂ«r çdo nevojĂ« apo emergjencĂ«â€, shkruan ai.

“Daily Express” rekomandon TiranĂ«n, si destinacionin kryesor pĂ«r pushime nĂ« 2026

Kryeqyteti i bukur shqiptar, Tirana ka gjithçka qĂ« i duhet njĂ« pushuesi pĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« autentike dhe tĂ« gjallĂ«, shkruan Holly Kintuka nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Daily Express”.

Kryeqyteti i bukur evropian Ă«shtĂ« shpallur si njĂ« nga destinacionet kryesore pĂ«r vitin 2026 nga kompania ajrore “Ryanair”.

Linja ajrore ka përpiluar një listë me pesë vendet më të mira për të vizituar këtë vit, ndërsa miliona turistë britanikë planifikojnë udhëtimin e tyre të radhës.

Evropa ka vende të shumta mahnitëse pushimesh, që do të thotë se shumë prej tyre mbeten të fshehura dhe kryesisht të panjohura për shumicën e turistëve, përfshirë perlën e fshehur të Shqipërisë, Tiranën.

Sipas “Ryanair”, qyteti i bukur evropian ia vlen tĂ« vizitohet pĂ«r disa arsye.

“Kryeqyteti i gjallĂ« i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« njĂ« qytet ku rrugĂ«t shumĂ«ngjyrĂ«she, kafenetĂ« e gjalla dhe pamjet mahnitĂ«se malore krijojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme udhĂ«timi”, tha “Ryanair”.

“Nga gjurmĂ«t e arkitekturĂ«s osmane, italiane dhe moderne deri te Sheshi i zhurmshĂ«m SkĂ«nderbej dhe Liqeni i qetĂ« i TiranĂ«s, qyteti ofron njĂ« ndĂ«rthurje perfekte tĂ« historisĂ«, motit tĂ« shkĂ«lqyer dhe kulturĂ«s bashkĂ«kohore”, shtoi kompania.

Tirana ka shumë atraksione për të eksploruar, nga monumentet fetare dhe muzetë te monumentet dhe një ish-pallat mbretëror.

Monumenti i saj i njohur, është atraksioni më i veçantë në qytet, Piramida e Tiranës.

Vendi ka rëndësi historike për Shqipërinë. Piramida hap për herë të parë si muze në vitin 1988 dhe pak më vonë, në vitin 1991, u bë një qendër konferencash pas rënies së komunizmit. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ndërtesa u përdor si bazë e NATO-s.

NĂ« vitin 2018, njĂ« projekt i ri zbuloi planet pĂ«r ta shndĂ«rruar piramidĂ«n nĂ« njĂ« qendĂ«r IT pĂ«r tĂ« rinjtĂ« pĂ«r teknologjitĂ« krijuese, duke u pĂ«rqendruar nĂ« programimin kompjuterik, robotikĂ«n dhe startup-et nĂ«n emrin “Qendra TUMO Tirana”, dhe ndĂ«rtesa e re e rinovuar u hap pĂ«r publikun nĂ« vitin 2023.

Ajo gjithashtu përmban bare dhe restorante, dhe vizitorët mund të ngjiten në shkallët e saj dhe të përjetojnë një pamje unike panoramike të të gjithë qytetit.

Një gjë që e bën kryeqytetin të dallohet, janë zonat e bukura për këmbësorë dhe sheshet.

Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i qytetit, mban emrin e heroit kombëtar të vendit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 40,000 metrash katrorë.

Vizitorët mund të gjejnë një numër ndërtesash të rëndësishme në shesh, duke përfshirë Hotelin Ndërkombëtar të Tiranës, Pallatin e Kulturës, Operan Kombëtare, Bibliotekën Kombëtare, Kullën e Sahatit, Bashkinë e Qytetit, Bankën e Shqipërisë, zyra të shumë ministrive dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Sheshi SkĂ«nderbej Ă«shtĂ« ndĂ«r 10 vendet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« vizituar nĂ« TiranĂ«, sipas “TripAdvisor”.

“NjĂ« shesh i shkĂ«lqyer, shumĂ« i bukur dhe i pastĂ«r nĂ« TiranĂ«. U mahnita nga elementĂ«t e ndryshĂ«m arkitektonikĂ« qĂ« formojnĂ« njĂ« labirint shumĂ«ngjyrĂ«sh dhe shumĂ« tĂ« kĂ«ndshĂ«m pĂ«r syrin”, tha njĂ« vizitor.

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve, dekorimet janë vërtet sugjestive! Dyqanet shumëngjyrëshe krijojnë një qytet të gjallë dhe rinor me një ndërthurje kulturash dhe fesh.

Gjermani, falimentimet e kompanive arrijnë në nivel rekord

Falimentimet e bizneseve në Gjermani arritën në 17.605 vitin e kaluar, niveli më i lartë që nga viti 2005, duke ndikuar në rreth 170 mijë vende pune.

Sipas një raporti nga Instituti Halle për Kërkime Ekonomike (IWH), kërkesat për falimentim nga kompanitë dhe partneritetet në Gjermani arritën në 1.519 raste, duke u rritën me 17 për qind në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Raporti theksoi se numri i falimentimeve nĂ« dhjetor ishte 75 pĂ«r qind mĂ« i lartĂ« se mesatarja e muajit dhjetor nĂ« vitet 2016–2019, para pandemisĂ« COVID-19.

Instituti tha se edhe gjatë krizës globale financiare të vitit 2009, kjo shifër ishte rreth 5 për qind më e ulët.

Ekonomia gjermane mbetet e brishtë për shkak të dobësisë së vazhdueshme në sektorin e prodhimit, i cili luan një rol më të madh sesa në vendet e tjera të rajonit.

Ekonomia e vendit u tkurr me 0,2 për qind në tremujorin e dytë, pas një rritjeje prej 0,3 për qind në tremujorin e parë.

Ekonomia e shmangu ngushtë hyrjen në një recesion teknik në tremujorin e tretë të vitit, me shifra rritjeje të raportuara në 0 për qind.

Kostot e larta të energjisë, porositë e dobëta globale dhe tarifat e larta amerikane po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten sot reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në vendet e ulëta: -2 / 9 °C, në vendet malore: -6 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Sot do kaloni momente shume te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne një ëndërr te bukur. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. beqaret do kenë takime interesante dhe shume shpejt do e fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene inkurajuese, megjithatë rekomandohet qe ende te shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Demi

Sot duhet te mbyllni sytĂ« ne disa momente dhe te mos i vini re disa gjeste te partnerit tuaj. VetĂ«m ne kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« marrĂ«dhĂ«nia mes jush do jete e qĂ«ndrueshme. Beqaret do bĂ«jnĂ« shume persona pĂ«r vete, por me pas nuk do dine ke te zgjedhin pĂ«r te filluar njĂ« lidhje. Ne planin financiar duhet t’i bĂ«ni sytĂ« katĂ«r dhe te kontrolloni mire e mire gjendjen para se te shpenzoni.

Binjaket

Mos u tregoni shume autoritare sot ne jetën tuaj ne çift, por mundohuni te toleroni here pas here dhe te bëni lëshime. Beqaret nuk do realizojnë ndonjë takim te veçante dhe do mbeten serish vetëm. Për te humbur mendjen, dilni dhe argëtohuni me miqtë. Situata financiare do vije duke u përmirësuar dita ditës. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

Gaforrja

Ambienti do jete mjaft elektrizues gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe te mbushur me emocione. Do takojnë personin për te cilin aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar shmangni shpenzimet kuturu dhe maturi mire për çdo hap qe do hidhni.

Luani

Te dashuruarit do kalojnĂ« njĂ« dite shume normale dhe pa asgjĂ« te veçante. Mire do jete t’i merrni gjerat si t’iu vijnĂ«. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli gjate kĂ«saj dite, por nga ana tjetĂ«r nuk duhet as te mbyllen ne vetvete dhe te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli. Financat duhet te mbahen gjithĂ« kohĂ«s nen kontroll ne mĂ«nyrĂ« qe gjendja te mbetet e mire.

Virgjeresha

Do i zgjidhni me ne fund problemet qe keni pasur ne jetĂ«n tuaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete. Pasditja dhe mbrĂ«mja do jete shume te bukura dhe emocionuese. Beqaret duhet t’i shprehin ndjenjat qe kane pĂ«r dike, pĂ«rpara se te jete shume vone. Financat do jene goxha te mira. PĂ«rfitoni nga kjo pĂ«r te kryer ndonjĂ« investim me tepĂ«r se zakonisht.

Peshorja
Planetët do e mbrojnë gjate gjithë ditës sot jetën tuaj ne çift. Do kaloni momente te mrekullueshme me partnerin dhe do e dashuroni marrëzisht atë. Beqaret nuk do jene ende gati te ndryshojnë status edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata është tejet delikate. Beni kujdes!

Akrepi

Partneri nuk do jete aspak ne qejf gjate kësaj dite dhe nuk do e durojnë dot histerizmin tuaj. Ose ndryshoni ose merrni parasysh pasojat. Beqaret ka rrezik te fillojnë një histori dashurie te ndërlikuar dhe qe do ju sjelle me shume probleme sesa kënaqësi. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do jete goxha e mire. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Shigjetari

Dite mjaft e bukur dhe e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste fantastike dhe te paharruara pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te rëndësishëm. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë mund te kryeni edhe disa investime te konsiderueshme. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Bricjapi

Te dashuruarit do kalojnë një dite pozitive dhe pa probleme. Do merren vesh mire me atë qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime, por pa asnjë te ardhme. Përfitoni nëse ju pëlqejnë aventurat kalimtare. Financat do jene goxha delikate. Do ju duhet patjetër ndihma e specialisteve për te vene ne vije gjithçka, përndryshe do mbeteni pa asnjë para.

Ujori

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione te fuqishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ju ecin edhe me mire nga sa e kishit menduar. Beqaret nuk duhet te tregohen ëndërrimtare sepse realiteti do i zhgënjejë tej mase. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni.

Peshqit

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni edhe debate te forta me partnerin dhe nuk do hapni rruge asnjeri nga te dy. Beqaret do pëlqejnë dike, por konkurrenca do jete shume e forte. Gjeni rrugën e duhur për ta bere për vete. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Nuk pritet asnjë lloj problemi kështu qe mund te shpenzoni me qetësi.

Përmbytjet, gati paketa e dëmshpërblimeve/ Sefa: Dëmi pritet të jetë dhjetëra milionë euro

TIRANË- Fatura financiare e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga pĂ«rmbytjet pĂ«rllogaritet t’i kushtojĂ« buxhetit tĂ« shtetit dhjetĂ«ra milionĂ« euro.

KĂ«shtu u shpreh eksperti i ekonomisĂ«, Ergis Sefa, i cili ishte i ftuar nĂ« emisionin “Money Report” nĂ« ABC News.

“JanĂ« dhjetĂ«ra milionĂ« euro nga dĂ«met e shkaktuar. Kostot pĂ«r zonat e brendshme urbane Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« e lartĂ« se ajo e zonave rurale, pĂ«r shkak tĂ« aktivitetit.

Nga pĂ«rllogaritja e dĂ«mit paraprak do t’i kushtojĂ« dhjetĂ«ra milionĂ« euro buxheti tĂ« shtetit, madje dhe pĂ«rtej parashikimeve qĂ« ka bĂ«rĂ« edhe vetĂ« qeveria.”, tha ai.

Ai u shprehsh e Shqipëria ka nevojë emergjente të investojë më shumë në masat që duhen ndërmarrë në përballimin e fatkeqësive të mundshme natyrore.

“Duhen bĂ«rĂ« vlerĂ«sim edhe pĂ«r kostot e parandalimit tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore. Fondet e BE duhet tĂ« vihen nĂ« zbatim sa mĂ« parĂ«. Duhen masa konkret parandaluese pĂ«r fatkeqĂ«sitĂ« natyrore”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, eksperti vuri theksin te nevoja e ndryshimit të skemës së sigurimit të pronave. Ai thotë së sigurimi i pronave duhet konsideruar si një domosdoshmëri për cilindo qytetar.

“Nga mungesa e sigurimit tĂ« pronĂ«s, kostot e dĂ«mit i paguan buxheti i shtetit ose e thĂ«nĂ« ndryshe taksapaguesi. Nevoja pĂ«r ndryshimin e skemĂ«s  sĂ« sigurimit dhe formĂ«s edhe nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m e rĂ«ndĂ«sishme, por edhe imediate”, tha ai./abcnews.al

 

Ministrja Belinda Balluku mbledh Shtabin e Emergjencave Civile në Fier: Vjosa mbetet zona më problematike

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mbledhur me urgjencë në Prefekturën e Fierit Shtabin e Emergjencave Civile, për të analizuar situatën e përmbytjeve në qarkun Fier.

Gjatë mbledhjes, Balluku theksoi se situata paraqitet problematike veçanërisht në zonën e lumit Vjosë, ku prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrezik për zona të banuara dhe tokë bujqësore.

Ministrja kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, duke theksuar nevojën për prezencë të vazhdueshme në terren dhe ndihmë konkrete për qytetarët e prekur, veçanërisht në Bashkinë Fier.

Po ashtu, Balluku udhëzoi që njësitë vendore që aktualisht nuk paraqesin problematika nga përmbytjet të vihen në dispozicion për të ndihmuar zonat më të prekura, me mjete, forca njerëzore dhe logjistikë, në funksion të përballimit të situatës së krijuar./abcnews.al

VIDEO/ Ministrja Belinda Balluku në Novoselë, zona e prekur nga vërshimi i ujërave

VLORË- Ministrja e EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s dhe njĂ«herĂ«sh zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka mbĂ«rritur nĂ« NovoselĂ«, zonĂ« kjo, e cila Ă«shtĂ« prekur nga pĂ«rmbytjet pas daljes sĂ« lumit Vjosa nga shtrati.

Numri dy i qeverisë po inspekton nga afër zonën, e cila është në alert të plotë.

Më herët në Novoselë u urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve, ndërsa autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues me ekipet në terren.

Pas evakuimit, nis strehimi/ Banorët e Vlorës do të vendosen në konviktet e qytetit

Strukturat vendore të emergjencave civile, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si edhe një ekip i Forcave të Armatosura, janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në gatishmëri të plotë për menaxhimin e çdo zhvillimi.

Deri më tani në Vlorë janë evakuuar rreth 200 krerë bagëti, ndërkohë që shërbimet shëndetësore ndodhen në lëvizje të pandërprerë, të gatshme për të ofruar asistencë në çdo moment.

Janë evakuuar 12 familje, ndërsa është përgatitur plani për evakuime të tjera. Kanalet kulluese janë pastruar dhe po kontrollohen vazhdimisht, ndërsa të gjitha strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj çdo nevoje të banorëve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

Banorët e evakuuar janë akomoduar në konviktet e qytetit, ndërkohë që po bashkëpunohet edhe me hotelet, me qëllim sigurimin e kapaciteteve shtesë të strehimit, në rast të rritjes së nevojave.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më të mirë të situatës.

Lumi Erzen del nga shtrati, autoritetet në gatishmëri

DURRËS- Lumi Erzen ka dalĂ« nga shtrati. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raportoi se dalja e tij pritet tĂ« sjellĂ« pasojĂ« nĂ« zonat pĂ«rreth dhe konkretisht  pjesa mĂ« e rrezikuar Ă«shtĂ« Katundi i Ri.

Një familje është evakuuar.

NĂ« brendĂ«si tĂ« qytetit situata po shkon drejt pĂ«rmirĂ«simit dhe uji ka nisur tĂ« tĂ«rhiqet nga rrugĂ«t dhe banesat. Autoritetet shtetĂ«rore janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« monitoruar situatĂ«n dhe pĂ«r t’ju ardhur nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve.

DallgĂ« tĂ« forta nĂ« SarandĂ«/ Linja e tragetit drejt Korfuzit s’do tĂ« operojĂ«, ndalohen edhe anijet tĂ« dalin nĂ« det

Për shkak të motit të keq dhe i detit me dallgëzim 6 ballë sot nuk do të funksionojë linja e tragetit Korfuz- Sarandë dhe anasjelltas Sarandë -Korfuz. Njëherazi është ndaluar edhe dalja e anijeve të peshkimit në det.

Ndërkohë që era fryn me shpejtësinë 12m/s në drejtimin veri-perëndim, njofton Kapiteneria e Portit Sarandë. Rënia e temperaturave ka krijuar problem në zonën e Rrëzomës në Delvinë.

Për rrjedhojë për shkak të reshjeve të dëborës në qafën e Skërficës është krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Policia ndodhet në vend për të drejtuar lëvizjen e mjeteve me drejtim tunelin Delvinë-Kardhiq.

Në këto momente ka shkuar borëpastruesja për hapjen e rrugës. Sipas policisë së Sarandës për shkak se rruga Kardhiq është bllokuar dhe nuk lëvizin mjetet ka nisur edhe ketej të mos lejohet kalimi i tyre./abcnews.al

Zbardhen porositë/ Klodian Braho mban mbledhjen e parë si drejtues i SPAK

TIRANË– Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parĂ« si drejtues nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme me tĂ« gjithĂ« trupĂ«n e prokurorĂ«ve.

Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve. Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta./abcnews.al

❌