Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zogaj për debatin mbi pagat e gjyqtarëve: Kërkesat mbështeten në hapësira ligjore

Analisti Preç Zogaj komenton debatin mbi pagat e gjyqtarëve dhe kuadrin ligjor që rregullon rritjen e tyre. Për të sistemi aktual i pagave funksionon mbi bazën e referencave që ndikojnë njëra-tjetrën, por gjyqtarët kanë konstatuar se paga e tyre nuk është rritur sipas këtij mekanizmi. Zogaj theksoi se sa herë që ekzistojnë hapësira ligjore për përfitime, do të ketë gjithmonë individë që do t’i…

Source

Alarmi i kuq ndez shtëpinë e BBVK4, Vëllai i Madh dënon banorët

Banorët e ”Big Brother Kosova Vip 4” janë treguar të shkujdesur për sa i përket rregullave. Ata janë parë të flasin me mikrofon, të mos respektojnë rregullat dhe thirrjet e Vëllait të Madh. Një pjesë e tyre, sidomos Aurora, kanë dhënë informacion nga jashtë. E për shkak të sjelljeve të përsëritura, masat kanë qenë të pashmangshme. Alarmi në shtëpi e ka zbritur çmimin e madh për 10,000…

Source

Pagat e gjyqtarëve, Sulo: Thelbi është rritja me 78 mijë lekë, por Rama ka të drejtë për kompetencat

Çështja e rritjes së pagave të gjyqtarëve, që ka sjellë debat mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të drejtësisë. Analisti Arjon Sulo theksoi se në thelb bëhet fjalë për një rritje prej 78 mijë lekësh, të kërkuar nga gjyqtarët në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe reformës në drejtësi. “Nuk ka 3600 euro. I gjithë thelbi i debatit është për 780 mijë lekë të vjetra rritje…

Source

Shehi: PD është në tendencë rënie, me Bashën u morën më shumë vota

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se Partia Demokratike është në tendencë rënëse. Sipas tij, trendi pozitiv po shfaqet te grupimet e reja, të cilat po përfaqësojnë më mirë humusin opozitar që nuk ndihet më i përfaqësuar. Kjo dinamikë e re brenda frontit opozitar shihet si burim shprese për ndryshim politik. ”Grupi opozitar ka një parti të madhe që është Partia Demokratike.

Source

Lita për situatën mes Gjyqtarëve dhe Ramës: Bëhet fjalë për 5 mln euro në vit dhe jo 37 mln

Pasi doli kundër gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë lidhur me çështjen e trumbetuar prej tij, kryeministri Edi Rama e mbylli këtë të mërkurë me një vizitë në Vatikan. Gazetari Lavdrim Lita thotë se kryeministri Edi Rama në mëngjes e bëri mëkatin, në drekë u shfajësua nga ky mëkat edhe nga autoritetet e larta fetare. ”Mendoj se e gjithë kjo gjullurdi politike që po ngre Edi Rama kundrejt 900…

Source

Përmbyllet në Fier turi i dëgjesave, ministri Salla: Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla përmbylli sot në Fier turin kombëtar të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026. Në takimin përmbyllës morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, si dhe fermerë nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra dhe Fieri. Turi i dëgjesave nisi nga Librazhdi dhe u shtri në të gjitha…

Source

Ngjarje e rëndë, gruaja humb jetën pasi kafshohet nga qeni i fqinjëve

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Belshit, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën pasi është kafshuar nga një qen. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara është sulmuar nga qeni i fqinjëve të saj, duke pësuar plagë të rënda në disa pjesë të trupit. Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore…

Source

Lëkundje tërmeti, panik te banorët

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në 19:50 në qytetin e Korçës, duke shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra ka qenë 7 km larg qytetit të Bilishtit, me thellësi 5km. Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.7, por është ndjerë fort në katet e larta të qyteteve Korçë e Bilisht. Deri më tani, nuk raportohen dëme, por pritet një komunikatë zyrtare nga stacioni sizmiologjik i Korçës.

Source

Ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në spital

Ish-Presidenti Alfred Moisiu është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi ka probleme me frymëmarrjen. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor. Parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për…

Source

”Të ripërtërijmë PD”, Berisha: S’kemi keqardhje për ata që bjerrin moralin e shkojnë në krahun tjetër

Në Foltoren para demokratëve të njësive 1 dhe 3, kryetari Sali Berisha ka bërë thirrje për të ripërtërirë strukturat. Ai tha edhe se janë në kilometrin e fundit, ndërkaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit. Pjesë nga fjala Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e…

Source

Elijona befason për keq, nuk e di çka është FSK dhe nuk i njeh figurat historike

Gjatë një sfide të zhvilluar në ”Big Brother Kosova Vip 4”, Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare. Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja…

Source

Epsh-tajn, konspiracion dhe politika e heshtjes

Nga Aladin Stafa Përtej konflikteve globale, problemeve financiare dhe rendit të ri gjeo-politik, një cështje e re është hedhur në treg për opinionin publik mbarëbotëror. Dosja “Epstein“. Por kush është ky personazh misterioz që edhe pas vdekjes ende po përflitet kaq shumë? Jeffrey Epstein e nisi karrierën e tij si mësues matematike dhe fizike në shkollën private me emrin ‘Dalton School‘.

Source

Berisha Foltore me qytetarët: Rama po merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë

Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në degën 1 dhe 3 në Tiranë në selin blu, tha ndër të tjera se kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet. ”Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund…

Source

Zhupa: PS dëshironte një reformë të njëanshme, Mazniku dhe Boçi të koordinohen pa ultimatume

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se opozita nuk e ka bojkotuar Komisionin e Reformës Territoriale. Sipas saj PS-ja ka dashur të krijojë ngërç artificial për të shkuar tek një reformë e njëanshme, pasi nuk ndodh që kryetari pa pyetur nënkryetarin të vendosë agjendën e komisionit. ”PD në asnjë moment nuk ka vendosur bojkot, ne e kemi shpallur dhe kemi thënë se do të marrim pjesë në komisionin e…

Source

Rama në Vatikan në pritje të takimit me Papën, viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Askush se ka shkelur më parë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda dhe djali i tyre Zaho ndodhen në Vatikan në pritje të takimit me Papën Leoni XVI. Ndalesën e parë e kanë bërë në Bazilikën e famshme të Genazzanos, ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë ose Regina di Albania. Kreu i qeverisë thekson se që nga viti 1467, asnjë kryetar shteti ose qeverie…

Source

VIDEO/ Pianisti Azem Haziri tregon një copëz Shqipërie mes kalimtarëve të huaj në Gjermani, nderon Vaçe Zelën

Tingujt e muzikës shqiptare kanë jehuar në Bonn të Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë. Pianisti shqiptar Azem Haziri ka interpretuar në piano një nga këngët ikonë të Vaçe Zelës ”Rrjedh në Këngë dhe Ligjërime”, duke sjellë një copëz Shqipërie mes kalimtarëve të huaj. Interpretimi i mbushur me ndjenjë dhe finesë artistike. Përmes këtij interpretimi, Azem Haziri jo vetëm që…

Source

Ministrja Spiropali në Washington, takim me kongresmenin Jimmy Patronis: Bashkëpunim për investime amerikane

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali vijon takimet në Amerikë, ku këtë herë është pritur nga kongresmeni amerikan Jimmy Patronis. Në një postim në X, ku ka postuar foto nga takimi, Spiropali shkruan se në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik e strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Source

Moti i keq, shtyhen lundrimet në Durrës

Nisur nga moti i keq janë shtyrë lundrimet nga Durrësi drejt Barit. ”Sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme: Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar; Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të…

Source

❌